Page 93 of 160

Re: Merkato

Posted: Thu, 30 Apr 2009 , 00:56
by fpjalmi
kam frike se vllaznia e ketij vitit nuk tapo bahet ma se do ikin tan lojtaret.

ishalla jam gabim ,por gjysa a ma shum asht e ikun sa te mbarojn kampionati

Re: Merkato

Posted: Tue, 26 May 2009 , 19:08
by Edmond-Cela
o vllezen ne nuk kena nevoje per donje blerje te madhe. na duhet nje tranjeri i mire qe te lejohet te punoj si don ai te mos ket arnje presione. bala rraboshta te ofrohen ne sulm ta marrin edhe vilen nese asht i zoti fushaj, edhe sukajn nese rrin kjo kishte ken katejsha ma e mire e mundshme per sulmin. tham se sinanin e kisha majt edhe nje vite por i kisha futur 10-15 e fundit. mesfushe kisha majt smajlin nallbanin shtupinen kisha afru edhe 3 nga u17. me largu boadu kacin belishen docin osjen . ne mrojtje ku asht nevoja me e madhi kisha ba edhe nje 1 po 2 blerje tjera kryesore dhe prap 1-2 nga u17 me majt beqirin, kisha largu licin bashicin. porta me i than lamtumir grimes kisha pas qef kotorrin apo Liken dhe ti jepet ma shum mundesi edhe bishanit.

pra 4-5 blerje cilesore dhe te guditura skishim pas nevojen per ato qe shkojn e vijne per shetitje nga afrika brazili e tije.

edhe mos me ken te zotin me ba keto 4-5 une pa pare isha ken i knaqun me pa gjysen e u17 ne skuader se sa lojtar kot nga mali zi kroacia afrika brazili

Re: Merkato

Posted: Wed, 27 May 2009 , 18:43
by jeti
Image

C'mendet Fushaj, Vllaznia blen ronaldinhon :D :D :D

Re: Merkato

Posted: Wed, 27 May 2009 , 18:50
by Skodrinon
jeti wrote:Image

C'mendet Fushaj, Vllaznia blen ronaldinhon :D :D :D
ka kerku ronaldinho me lujte me ne por nuk ka pranu fushaj se thot nuk asht ma ai i dikurshmi :lol:

Re: Merkato

Posted: Wed, 27 May 2009 , 18:52
by Miri
jeti wrote:Image

C'mendet Fushaj, Vllaznia blen ronaldinhon :D :D :D
E ke shkru gabim,cmendet Ronaldinhio vjen te Vllaznia :D :D :D :D

Re: Merkato

Posted: Wed, 27 May 2009 , 18:53
by Skodrinon
Kush do të jetë trajneri I ardhshëm I Vllaznisë?
Lakohen shumë emra, por Deda mund të vazhdojë, pasi vlerësimet për punën e tij nga presidenti Fushaj kanë qënë mjaft pozitive


Një nga pikat më të lakueshme gjatë këtyre ditëve në qytetin e Shkodrës është problemi i trajnerit të Vllaznisë. Sezonin futbollistik 2008-2009, skuadra shkodrane e mbylli duke pasur në krye malazezin Dervish Haxhiosmanoviç, një trajner ky I dashuruar me futbollin shkodran dhe në përgjithësi edhe me Shkodrën si qytet. Përgjithësisht, përpos luhatjeve që ka pasur gjatë drejtimit të Vllaznisë, karriera e tij është vlerësuar si e suksesshme, pasi edhe rezultatet kanë qënë të tilla, kur në arkivin e tij, Deda ka koleksionuar tre kupa, një të tititullit kampion, një kupë Shqipërie dhe një Superkupë. Me një optimizëm të tillë, duke synuar që të korrë suksesin e radhës u rikthye Haxhiosmanoviç në krye të Vllaznisë edhe këtë radhë në vendin e lënë bosh nga paraardhësi I tij Agim Canaj. Deklaratat e para bërë publike nga ana e malazezit, shprehnin besimin se edhe në këtë sezon, Vllaznia do të ishte fituese trofeu, madje në objektivat e tij të para ishin të dy trofetë, ai I Kupës së Shqipërisë dhe Kampionatit. Por, mbyllja e sezonit e gjeti Vllazninë pa asnjërën prej tyre, gjë që në fakt nuk është mirëprituar aspak në qytetin verior, sidomos nga masa e sportdashësve, të cilët nga ana e tyre ishin karikuar për të mos dalë pa trofe këtë sezon, preference më e madhe e të cilëve ishte kampionati. Ashtu si edhe pjesëtarët e tjerë të skuadrës, edhe Deda, menjëherë pas mbylljes së sezonit futbollistik ka filluar pushimet, të cilat nuk pritet të zgjasin shumë ditë. Aktualisht ai është në Mal të Zi, pranë familjes së tij në Podgoricë, ndërkohë brenda kësaj do t’I duhet të jetë sërish në Shkodër ku do të marrë pjesë në mbledhjen e paralajmëruar të bordit drejtues të klubit Vllaznia, gjatë së cilës siç është thënë ditët e fundit, pas analizimit të ecurisë dhe kontributit të secilit futbollist do të përcaktohen edhe masat dhe kuotat e gjobave për secilin futbollist për dështimin në fitimin e titullit kampion, dhe më konkretisht për lojën e dobët dhe dy pikët e humbura në ndeshjen e parafundit në “Loro Boriçi” me Lushnjen.


Shanset përsëri për Dedën

Kur e mori drejtimin e skuadrës, gjatë konferencës për shtyp të dhënë për mediat, presidenti I Vllaznisë Valter Fushaj pati bërë të ditur se me Dedën ishte rënë dakord, madje ishte nënshkruar edhe një kontratë, e cila përpos tre muajve të mbetura deri në mbyllje të periudhës së mbylljes së sezonit futbollistik, ishte lënë një opsion, që të shikohej mundësia e një vazhdimi të bashkëjetesës edhe për një sezon tjetër. Kësisoj, bazuar mbi atë që është shkruar në kontratë, të dy palëve u takon të ulen në tavolinë për të diskutuar rreth së ardhmes së bashkëpunimit mes tyre. Ndërkhë, nëse mes tyre nuk ekziskton emëruesi I përbëshkët, atëherë një gjë e tillë nuk ka pse të ndodhë, dhe Haxhiosmanoviç mund të vijojë programin e tij personal, qoftë në kampionatin malazes, apo edhe në atë shqiptar, ku ai tashmë është bërë jo pak I njohur. Por, me sa bëhet e ditur ka shumë mundësi të jetë në fuqi varianti I parë, ai I bisedës kokë më kokë mes tyre për të vendosur pikat e bashkëpunimit për të ardhmen. “Koha nuk pret, pasi Vllaznia shumë shpejt do të përballet në kupat e Europës, dhe çështja e trajnerit është problemi më kryesor që duhet të zgjidhë klubi ynë”, tha për “Sport Ekspres” sekretari I klubit Agim Medja, I cili nisur edhe nga qëndrimi pozitv që presidenti Fushaj ka mbajtur ditët e fundit nga malazezit, ai lëshon një mesazh që deda, mund të jetë sërishmi në krye të skuadrës edhe për sezonin e ardhshëm futbollistik. Megjithatë, Medja vetëm sa thotë një opinion që mësohet ta ketë shprehur numri një I klubit, por që gjithsesi nuk merrë përsipër të flasë më shumë, sepse një gjë e tillë do të jetë prezente në tavolin e tyre të punës, kur gjatë mbledhjes së bordit drejtues të klubit Vllaznia, prezent do të jenë edhe pjesëtarët e stafit teknik të skuadrës kuqeblu me në krye malazezin Dervish Haxhiosmanoviç. Ndërkohë, për hirë të së vertetës, në opinion, qoftë në qarqet e tifozërisë, mediatike, apo edhe të specialistëve të futbollit, ka përplasje mendimesh dhe vlerësimesh, një palë flet me konsiderata për punën e Dedës, dhe një palë tjetër, mban qëndrim tjetër, që duke marrë për bazë humbjen e dy trofeve të sezonit, e quajnë të dështuar punën e malazeësit në krye të Vllaznisë. Sidoqoftë, ai që do të vendosë në këtë drejtim është vetë presideti Fushaj, I cili nga za mësohet, edhe pse publikisht ka lëshuar vlerësime nga malazezit, për vazhdimin e bashkëpunimit pritet t’I vendosë kushte Dedës, çka do të thotë, sepse prej tij kërkon patjetër trofe për sezonon e ardhsëm futbollistik.

S.Ekspres

Re: Merkato

Posted: Wed, 27 May 2009 , 19:18
by vvvllaznia

Re: Merkato

Posted: Thu, 28 May 2009 , 02:59
by fpjalmi
jeti wrote:Image

C'mendet Fushaj, Vllaznia blen ronaldinhon :D :D :D
e ke ba TE FORTE JETI .

:lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol:

Re: Merkato

Posted: Thu, 28 May 2009 , 03:00
by fpjalmi
Miri wrote:
jeti wrote:Image

C'mendet Fushaj, Vllaznia blen ronaldinhon :D :D :D
E ke shkru gabim,cmendet Ronaldinhio vjen te Vllaznia :D :D :D :D
EDHE KJA NUK ASHT PA GJA. :) :) :lol: :lol: :lol:

Re: Merkato

Posted: Thu, 28 May 2009 , 03:02
by fpjalmi
Skodrinon wrote:Kush do të jetë trajneri I ardhshëm I Vllaznisë?
Lakohen shumë emra, por Deda mund të vazhdojë, pasi vlerësimet për punën e tij nga presidenti Fushaj kanë qënë mjaft pozitive


Një nga pikat më të lakueshme gjatë këtyre ditëve në qytetin e Shkodrës është problemi i trajnerit të Vllaznisë. Sezonin futbollistik 2008-2009, skuadra shkodrane e mbylli duke pasur në krye malazezin Dervish Haxhiosmanoviç, një trajner ky I dashuruar me futbollin shkodran dhe në përgjithësi edhe me Shkodrën si qytet. Përgjithësisht, përpos luhatjeve që ka pasur gjatë drejtimit të Vllaznisë, karriera e tij është vlerësuar si e suksesshme, pasi edhe rezultatet kanë qënë të tilla, kur në arkivin e tij, Deda ka koleksionuar tre kupa, një të tititullit kampion, një kupë Shqipërie dhe një Superkupë. Me një optimizëm të tillë, duke synuar që të korrë suksesin e radhës u rikthye Haxhiosmanoviç në krye të Vllaznisë edhe këtë radhë në vendin e lënë bosh nga paraardhësi I tij Agim Canaj. Deklaratat e para bërë publike nga ana e malazezit, shprehnin besimin se edhe në këtë sezon, Vllaznia do të ishte fituese trofeu, madje në objektivat e tij të para ishin të dy trofetë, ai I Kupës së Shqipërisë dhe Kampionatit. Por, mbyllja e sezonit e gjeti Vllazninë pa asnjërën prej tyre, gjë që në fakt nuk është mirëprituar aspak në qytetin verior, sidomos nga masa e sportdashësve, të cilët nga ana e tyre ishin karikuar për të mos dalë pa trofe këtë sezon, preference më e madhe e të cilëve ishte kampionati. Ashtu si edhe pjesëtarët e tjerë të skuadrës, edhe Deda, menjëherë pas mbylljes së sezonit futbollistik ka filluar pushimet, të cilat nuk pritet të zgjasin shumë ditë. Aktualisht ai është në Mal të Zi, pranë familjes së tij në Podgoricë, ndërkohë brenda kësaj do t’I duhet të jetë sërish në Shkodër ku do të marrë pjesë në mbledhjen e paralajmëruar të bordit drejtues të klubit Vllaznia, gjatë së cilës siç është thënë ditët e fundit, pas analizimit të ecurisë dhe kontributit të secilit futbollist do të përcaktohen edhe masat dhe kuotat e gjobave për secilin futbollist për dështimin në fitimin e titullit kampion, dhe më konkretisht për lojën e dobët dhe dy pikët e humbura në ndeshjen e parafundit në “Loro Boriçi” me Lushnjen.


Shanset përsëri për Dedën

Kur e mori drejtimin e skuadrës, gjatë konferencës për shtyp të dhënë për mediat, presidenti I Vllaznisë Valter Fushaj pati bërë të ditur se me Dedën ishte rënë dakord, madje ishte nënshkruar edhe një kontratë, e cila përpos tre muajve të mbetura deri në mbyllje të periudhës së mbylljes së sezonit futbollistik, ishte lënë një opsion, që të shikohej mundësia e një vazhdimi të bashkëjetesës edhe për një sezon tjetër. Kësisoj, bazuar mbi atë që është shkruar në kontratë, të dy palëve u takon të ulen në tavolinë për të diskutuar rreth së ardhmes së bashkëpunimit mes tyre. Ndërkhë, nëse mes tyre nuk ekziskton emëruesi I përbëshkët, atëherë një gjë e tillë nuk ka pse të ndodhë, dhe Haxhiosmanoviç mund të vijojë programin e tij personal, qoftë në kampionatin malazes, apo edhe në atë shqiptar, ku ai tashmë është bërë jo pak I njohur. Por, me sa bëhet e ditur ka shumë mundësi të jetë në fuqi varianti I parë, ai I bisedës kokë më kokë mes tyre për të vendosur pikat e bashkëpunimit për të ardhmen. “Koha nuk pret, pasi Vllaznia shumë shpejt do të përballet në kupat e Europës, dhe çështja e trajnerit është problemi më kryesor që duhet të zgjidhë klubi ynë”, tha për “Sport Ekspres” sekretari I klubit Agim Medja, I cili nisur edhe nga qëndrimi pozitv që presidenti Fushaj ka mbajtur ditët e fundit nga malazezit, ai lëshon një mesazh që deda, mund të jetë sërishmi në krye të skuadrës edhe për sezonin e ardhshëm futbollistik. Megjithatë, Medja vetëm sa thotë një opinion që mësohet ta ketë shprehur numri një I klubit, por që gjithsesi nuk merrë përsipër të flasë më shumë, sepse një gjë e tillë do të jetë prezente në tavolin e tyre të punës, kur gjatë mbledhjes së bordit drejtues të klubit Vllaznia, prezent do të jenë edhe pjesëtarët e stafit teknik të skuadrës kuqeblu me në krye malazezin Dervish Haxhiosmanoviç. Ndërkohë, për hirë të së vertetës, në opinion, qoftë në qarqet e tifozërisë, mediatike, apo edhe të specialistëve të futbollit, ka përplasje mendimesh dhe vlerësimesh, një palë flet me konsiderata për punën e Dedës, dhe një palë tjetër, mban qëndrim tjetër, që duke marrë për bazë humbjen e dy trofeve të sezonit, e quajnë të dështuar punën e malazeësit në krye të Vllaznisë. Sidoqoftë, ai që do të vendosë në këtë drejtim është vetë presideti Fushaj, I cili nga za mësohet, edhe pse publikisht ka lëshuar vlerësime nga malazezit, për vazhdimin e bashkëpunimit pritet t’I vendosë kushte Dedës, çka do të thotë, sepse prej tij kërkon patjetër trofe për sezonon e ardhsëm futbollistik.

S.Ekspres
UN QYSH ITESH PO I HEKU SHPRERSAT.

VELLEZER.

NESE DEDA RRIN ,DO LUFTOJM PER SUPERLIGE MOS ME RA MA POSHTE

Re: Merkato

Posted: Thu, 28 May 2009 , 08:09
by GOLDIAN
cdo vit e njjta histori
do futemi fuqishem do konsolidohemi e leshin
une si besoj ma ketij staf hic

Re: Merkato

Posted: Thu, 28 May 2009 , 08:10
by GOLDIAN
jeti kush e ka sponsorizu me ardh te na ju te amerikes vec se na te europes kena krize :D
deda ik ik ikkkkkkkkkkkkkkkkkkkkkkkkkkkkkkkkkkkkkkkkkkkkkkkkkkkk

Re: Merkato

Posted: Thu, 28 May 2009 , 08:31
by GOLDIAN
sdi ca mendoni ju po tham skishte ken keq
katershja e elbasanit vrapi-fagu hallaci e pema

Re: Merkato

Posted: Thu, 28 May 2009 , 15:18
by loroborici
Deda nuk ban si trajner me na qit kampion. Une them qi ti japim nji munsi tanve si Rragami, Hafizi, Zhega etj Sidomos Feridi qi ka ba nje pune shume te mire me Mamurrsin. Ma mire nji tonin sesa me u korit me Deden

Re: Merkato

Posted: Thu, 28 May 2009 , 20:41
by vllaznia1919
Hafizi nuk pranon me ardhe te Vllaznia sepse..........!E dini vet. :wink: :wink: :wink: :wink:

Re: Merkato

Posted: Thu, 28 May 2009 , 21:41
by vvvllaznia
GOLDIAN wrote:
cdo vit e njjta histori
do futemi fuqishem do konsolidohemi e leshin
une si besoj ma ketij staf hic
stafi i vllaznis asht per mendimin tem shkaku kryesor qe futbolli ne shkoder nuk ka perparu ashtu siq pretendojm na.jane gjithmone te njejtit njerez ku nder ta asht edhe Bizi qe ka ken lojtar i madhe por sot asht pianec keshtu qe nuk e kuptoj se qa mund ti msoj 19 vjeçarve te vllaznis qe faktikisht simjet kan ba nje kampionat te dobt.kja asht shume e rand tu konsideru qe vjet 17 vjeçart kan ken kampion.duhet nje revolucion total

Re: Merkato

Posted: Thu, 28 May 2009 , 22:16
by Skodrinon
asht e veshtire me gjete nji qi nuk pin, vvvllaznia. mendoj se vetem tu e pa tu i ra topit apo tuj ba nji stop bizin ata te rite msojne shum. ata qi kan qit ita lojtart shkodrane qi jane sot kan pi ma shum, pa thane emra.

Re: Merkato

Posted: Fri, 29 May 2009 , 19:48
by Skodrinon
Vllaznia e nis me një U-21!
Mbrojtësi Semina parapëlqen rikthimin në Shqipëri: Këtu në Bullgari më do Sllavia e Sofjes


Është një emër tashmë i njohur në futbollin shqiptar. Vetëm 20 vjeç dhe me një të ardhme të sigurtë mbrojtësi shkodran Klodian Semina është edhe njëherë tjetër në merkato. Me Vllazninë por edhe me një klub të njohur bullgar të gatshëm për të marrë shërbimet e tij. ditët e ardhshme do të flasin shumë për këtë mbrojtës, i cili prej kohësh është në xhiron e ekipeve kombëtare të moshave në Shqipëri.

Karriera- E ka nisur me ekipet zinxhir të Vllaznisë dhe ka qenë një titular i padiskutueshëm edhe në ekipet kombëtare të moshave, deri tek të rinjtë dhe tani shpresat. Kërkesat ndaj vetes për të luajtur në një kampionat jashtë vendit bënë që Semina të kalonte një përvojë mjaft interesante në kampionatin bullgar, sezonin e kaluar. Duke qenë pjesë e skuadrës bullgare Belasitsa Petrich, shkodrani Semina, luajti si titullar në repartin e mbrojtjes, herë në qëndër dhe herë në krah, duke qënë një nga më të mirët, jo vetëm të skuadrës së tij. Në kampionatin bullgar, u votua disa here në 11-tëshin më të mirë të javës. Faktikisht, skuadra me të cilin është aktivizuar nuk ka qënë në nivelin e kërkuar, por kjo nuk e ka penguar aspak Seminën të evidentojë vlerat e tij të verteta si futbollist. Në një farë mënyre kjo ka qënë edhe platforma e tij. ky ka qenë në fakt edhe misioni i tij, kur pranoi të luante me këtë skuadër. Duke shfaqur vlerat e tij në fushën e lojës të tërhiqte vemendjen e klubeve të tjera, qoftë të kampionatit bullgar, apo edhe më gjerë. E në këto kushte, të parët që kanë hedhur sytë nga ai janë drejtuesit e skuadrës së Sllavies së Sofies, një nga ekipet e elitës së kampionatit bullgar. Menaxherë dhe drejtues të këtij klubi, kanë arritur të kontaktojnë disa herë me shkodranin shtatlartë që tashmë është bërë një personazh shumë i njohur në kampionatin bullgar, jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në faqet e shtypit apo emisinet televizive ku ai shpesh herë është i ftuar.

Ofertat- Gjatë një prononcimi të dhënë për “Sport Ekspres”, Semina, thotë se oferta që i është drejtuar atij nga drejtuesit e Sllavies është për t’u pasur në konsideratë, po aq sa duhet vlerësuar edhe interesimi që janë duke bërë drejtuesit e skuadrës Lokomotiv Mezdren, edhe kjo një skuadër me peshë në kampionatin bullgar. Për Seminën, qëndrimi në Bullgari do të zgjasë vetëm edhe 4-5 ditë, pasi me përfundimin e kampionatit bullgar, ai do të vrapojë me shumë kënaqësi që të kthehet në Shkodër për të kaluar disa ditë mes familjes dhe shokëve të sportit që ka lënë në këtë qytet, ditë që do t’i shërbejnë atij, jo vetëm për relaksim në Shirokën e tij të preferuar pranë tavës së krapit, siç e ka cilësuar jo pak këto ditët e fundit edhe në komunikimet përmes Facebook-ut që ai ka bërë me miqtë e tij në Shkodër, por në të njëjtën kohë edhe për testuar edhe një tjetër ide, atë të rikthimit pranë skuadrës së zemrës Vllaznia. “Që do të lëvizi nga kjo skuadër ku po luaj, “Belasitsa Petrich”, kjo nuk diskutohet, pasi skuadra e ime është tashmë e rënë nga kategoria, dhe pas pak ditësh jamë krejt i lirë për të vendosur për fatin tim pa asnjë lloj detyrimi financiar ndaj kësaj skuadre”, thotë Klodi, i cili pyetjes sonë në lidhje me Vllazninë nuk nguron t’I përgjigjet menjëherë. “Natyrisht, edhe pse në adresën time ka interesime të drejtpërdrejta nga kampionati bullgar, nuk kam pse ta fsheh, që për mua veshja e fanelës së Vllaznisë është jo vetëm nder dhe kënaqësi, por edhe sukses, pasi kjo skuadër është profesioniste. E them këtë nisur nga vetë funksionimi i klubit është për t’u marrë shembull edhe këtu në Bullgari…”, thotë Semina, i cili bën të ditur se edhe ai vetë personalisht nuk ka kujtime të bukura nga klubi me të cilin ka luajtur për çështjen e korrektesës financiare. Kësisoj, edhe pse dy skuadrat bullgare e kanë shfaqur hapur ambicjen e tyre për ta pasur në gjirin e tyre futbollistin shqiptar, njëra prej pistave të mundshme është edhe ajo e rikthimit sërishmi në Shqipëri për t’iu bashkangjitur skuadrës së zemrës Vllaznia për edicionin e ardhshëm futbollistik. Për hir të së vertetës, Semina, duhej të ishte pjesë e formacionit kuqeblu në sezonin futbollitik që sapo u mbyll. Prania e tij ishte bërë fakt i kryer, pasi ai gjatë të gjithë fazës përgatitore ishte pjesë e skuadrës shkodrane, dhe se mirëkuptimet me presidentin Fushaj ishin gjetur. Për një gjë të tillë flet edhe lista e federimit e dërguar në FSHF, ku emri i Seminës ishtë pjesë e K.F Vllaznia. Por pikërisht, një ditë përpara startit të kampionatit, kur të gjithë e prisnin në autobus për të udhëtuar në trasfertën e parë me skuadrën, një pretendim në lidhje me dokumentacionin që kishte pasur me skuadrën e tij në Bullgari e detyroi të rikthehej edhe një herë atje duke ia mohuar të drejtën dhe kënaqësinë e aktivizimit me kuqeblutë. E, tani që kartoni jeshil i aktivizimit të tij është në duart e Seminës, ndërkohë që edhe në përbërje të skuadrës kuqeblu priten largime titullarësh në masë, duket se është mundësia më e mirë për të bërë realitet atë që iu mohua një vitë më parë. “Për momenti, kjo është situata, thotë përmes një bisede në facebook Semina, unë do të jem në Shkodër në fillimin e javës tjetër, dhe gjërat do t’i diskutoj kokë më kokë me drejtuesit e Vllaznisë, dhe nëse do të gjijë mirëkuptimin e duhur, edhe oferta bullgare është joshëse, ju them sinqerisht, që unë do të zgjidhja Vllazninë për të vazhduar karrierën time sportive, për shumë faktorë, një ndër të cilat shumë bindës, është edhe ajo që ju thashë më sipër, pasi konstatoj se është një klub shumë profesionist dhe korrekt në marrëdhënie me sportistët”.

Re: Merkato

Posted: Fri, 29 May 2009 , 21:38
by GOLDIAN
ky a u kthy iher ne merkaton e dimrit

Re: Merkato

Posted: Fri, 29 May 2009 , 21:54
by Skodrinon
GOLDIAN wrote:ky a u kthy iher ne merkaton e dimrit
iku prap pra se nuk e la ekipi i vet