Page 91 of 230
Posted: Fri, 09 Jan 2009 , 02:07
by fpjalmi
Sot zgjidhet e ardhmja e Beqirit
Mbrojtësi rishfaqet në Shkodër. Do të shqyrtojë ofertën kuqeblu dhe ato të huaja
Vllaznia/Drejtuesit kërkojnë të sqarohet sa më shpejt çështja e mbrojtësit kyç
Drejtuesit e Vllaznisë
janë në pritje të një
përgjigjeje nga ana e
qendërmbrojtësit, Elvin Beqiri.
Sot lojtari pritet të jetë në Shkodër
për të filluar nga përgatitjet
e tij me ekipin kuqeblu. I gjendur
që nga fundviti i kaluar
në Shtetet e Bashkuara të
Amerikës, Beqiri ka mbyllur
pushimet. Gjëja e parë që drejtuesit
e Vllaznisë do të bëjnë
është zgjidhja e së ardhmes
së këtij lojtari me ekipi shkodran.
Të dyja palët deri tani
kanë treguar se kanë ditur të
respektojnë në mënyrën më të
mirë të mundshme kontratën
mes tyre. Pritet që ky bashkëpunim
të marrë një formë
edhe për vazhdimësinë e sezonit.
Beqiri është një ndër
pikat kyçe të skuadrës. Në
gjysmën e parë të sezonit,
mbrojtësi me paraqitjen e tij
ka arritur të fitojë edhe ekipin
përfaqësues, duke bërë një
rikthim të bujshëm në të. Afrimi
me ekipin tonë kombëtar
i këtij lojtari ka bërë
që edhe interesimi i klubeve
jashtë Shqipërisë të rritet. Ky
interesim prish krejtësisht
planet e kuqebluve, të cilët e
kishin llogaritur shërbimin
e lojtarit deri nga fundi i sezonit.
Megjithatë, drejtuesit
e klubit më të vjetër shqiptar
i ngroh shumë fakti që Beqiri
në këtë periudhë të fundit
nuk ka pasur shumë kërkesa
interesante nga jashtë kampionatit
tonë. Dëmtimi që
pati në fund të vitit të shkuar,
që i privoi atij dhe aktivizimin
në përballjet e fundit me
Dinamon, ka dhënë
ndikimin e vet në ofertat e
fundit të klubeve evropiane
për këtë lojtar. Mirëpo, nga
ana tjetër, një mungesë e
mbrojtësit në takimet e fundit
u përfol edhe si mundësi
e shkodranit për të kërkuar
një kontratë më të majme me
ekipin aktual. Ndërkohë që
të dyja palët, pra si lojtari
dhe drejtuesit e klubit, e kanë
hedhur menjëherë poshtë
këtë thashethem. Kthimi sot
i shkodranit nga SHBA-ja
mund të sqarojë dhe vazhdimësinë
apo jo të tij me kuqeblutë.
Pavarësisht se kanë
qarkulluar shumë fjalë për
një kthim të tijin në Turqi,
përsëri ajo që mësohet është
se klubi e pret Beqirin të jetë
sot në stërvitje. Drejtuesit e
Vllaznisë, ndonëse janë në
pritje të fjalës së lojtarit, nga
ana tjetër janë optimistë se
ai do të vazhdojë të paktën
deri në fund të sezonit me
skuadrën. Mësohet që t’i
kenë dhënë Beqirit edhe ofertën
e tyre për nënshkrimin
e kontratës, teksa pritet tani
vetëm fjala e mbrojtësit për
të qetësuar jo vetëm teknikun
Canaj dhe shokët e ekipit,
por edhe tifozërinë shkodrane,
që e shikon si një nga
lojtarët kyç për ecurinë e
mëtejshme të Vllaznisë në
këtë sezon. Një largim i Beqirit
do të thoshte për kuqeblutë,
hapja e një grope në
mes të mbrojtjes. Kjo do të
vështirësonte më tej punën e
kreut të pankinës, i cili edhe
me të ka pasur shumë probleme
në ndërtimin e formacionit.
Këto probleme mund të
jenë më të mëdha edhe për faktin
që pranë kuqebluve ende
deri tani nuk ka mbërritur
qoftë edhe një futbollist, që
mund të jetë pasuesi i Beqirit
në qendër të mbrojtjes.
Posted: Fri, 09 Jan 2009 , 02:08
by fpjalmi
DREJT ULQINIT
Të premten pasdite, skuadra
shkodrane do të udhëtojë
drejt Ulqinit, ku do të akomodohet
për dy javë, për të
zhvilluar mini-fazën përgatitore
në shtetin fqinj. Drejtuesit
e klubit kuqeblu kanë
zgjedhur hotelin “Olimpik”,
që e ka ndërruar krejtësisht
pamjen e tij për të akomoduar
ekipin e tyre. Ata do të
qëndrojnë aty deri në javën
e fundit të janarit. Pikërisht
para kësaj jave ekipi shkodran
pritet të kthehet në
Shkodër.
Posted: Fri, 09 Jan 2009 , 02:09
by fpjalmi
MUNGESAT
Kthehen Lici dhe Nallbani
Vllaznisë i janë bashkuar në përgatitjet e ditës së
djeshme edhe dy nga gjashtë lojtarët që kanë qenë me leje
edhe këto ditë të para të përgatitjeve. Bëhet fjalë për
mbrojtësin me eksperiencë dhe një nga më të mirët e kësaj
skuadre, gjatë gjysmës së parë të sezonit, Suad Lici, dhe
mesfushorin kosovar, Ilir Nallbani. I pari i ndodhur me
familjen e tij në Itali, ku ka kaluar pushimet e fundvitit
dhe i dyti në Kosovë, po pranë familjes. Që sot me ekipin
pritet të bashkohen edhe katër lojtarët e tjerë, që janë Beqiri
e Dhëmbi, të cilët pritet të vijnë nga Amerika, ku kanë
kaluar gjithashtu pushimet e tyre, si dhe Marko Bashiç,
që do të vijë së bashku me ganezin Xhejms Boadu, të cilët
ashtu si edhe Nallbani, kanë kaluar këto ditë pushimesh
pranë familjeve. A. U
Posted: Fri, 09 Jan 2009 , 02:15
by fpjalmi
Vllaznia, ekipi më i mirë shqiptar në botë
Nëntë herë kampionia e Shqipërisë, sipas Institutit të Historisë dhe Statistikave në Futboll (IFFHS), tashmë renditet në vendin e 213-të me 79 pikë, duke realizuar një ngjitje prej 44 vendesh në raport një muaj më parë, kur renditej në vendin e 267-të me 73 pikë
Vllaznia, kryesuesja e Kategorisë Superiore (34 pikë, pas 17 javëve) dhe "kampionia e dimrit" në kampionatin shqiptar, vazhdon të jetë skuadra e vetme nga Shqipëria që renditet midis 352 ekipeve më të mira të botës të listuara në periudhën kohore midis 1 janar 2008 e deri më 31 dhjetor 2008.
Nëntë herë kampionia e Shqipërisë, sipas Institutit të Historisë dhe Statistikave në Futboll (IFFHS), tashmë renditet në vendin e 213-të me 79 pikë, duke realizuar një ngjitje prej 44 vendesh në raport një muaj më parë, kur renditej në vendin e 267-të me 73 pikë.
Vllaznia, 6-herë fituese e Kupës së Shqipërisë, lë pas vetes jo pak, por 139 skuadra në botë, pjesëmarrëse në aktivitetet ndërkombëtare botore e europiane në nivel klubesh.
Skuadra e presidentit Valter Fushaj ka po aq pikë sa skuadra nga Arabia Saudite, Al-Ittihad Aleppo, ajo skoceze Aberden dhe Deportivo Cuenca nga Ekuadori.
Vllaznia bëri një paraqitje të mirë në Kupën UEFA, teksa eliminoi në turin e parë eliminator sllovenët e Koperit (fitoi 2-1 në Slloveni, barazoi 0-0 në “Loro Boriçi”). Në turin e dytë eliminator skuadra shkodrane u shkërmoq nga Napoli, që fitoi 3-0 në Shkodër dhe 5-0 në “Sao Paolo” të Napolit.
Renditja e re botërore kryesohet nga Mançester Junaitid me 292 pikë (+ 1 vend). Skuadra angleze ndiqet nga Bajerni i Munihut (272 pikë, + 4 vende) dhe në podiumin e tre më të mirave ndodhet edhe Liverpuli (267 pikë). Barcelona është humbsja e madhe, pasi nga vendi i parë ka zbritur në vendin e 4-t me 266 pikë.
Pak ditë më parë, në renditjen e stiluar për fortësinë e kampionateve botërore për vitin 2008, po nga Institutit të Historisë dhe Statistikave në Futboll (IFFHS), kampionati shqiptar i futbollit, Kategoria Superiore, renditej në vendin e 56-të.
Kampionati më i mirë në botë cilësohet Premier League në Angli, i ndjekur nga Seria A (Itali) dhe i treti ai i Argjentinës.
Ekipet e shqiptarëve
Marseja e kapitenit Lorik Cana është ekipi i parë që shfaqet në listën e 350 ekipeve më të mira. Skuadra franceze ndodhet në vendin e 25-të me 173 pikë (+ 5 vende nga muaji dhjetor).
Anorthosis Famagusta i portierit Arjan Beqaj ndodhet në vendin e 89-të me 125 pikë (+ 1 vend). Lacio e drejtorit sportiv shqiptar Igli Tare ndodhet në vendin e 97-të me 118 pikë (+ 23 vende).
Arisi i Selanikut i Kristi Vangjelit në vendin e 140-të me 99 pikë. Vorskla Poltava e Debatik Currit dhe Armend Dallkut ndodhet në vendin e 271-të me 71.5 pikë (+13 vende)
Omonia e Klodian Duros renditet e 279-a me 69.5 pikë (+ 31 vende). Apoel i Altin Haxhit ndodhet në vendin e 326-të me 64.5 pikë (+ 12 vende).
Palermo e Saimir Ujkanit renditet në vendin e 330-të me 64 pikë.
RENDITJA
1. (2.) Mançester Junaitid, Angli 292.0 pikë
2. (4.) Bajern Munih, Gjermani 272,0 pikë
3. (2.) Liverpuli, Angli 267,0 pikë
4. (1.) Barcelona, Spanjë 266,0 pikë
5. (5.) Boka Juniors, Argjentinë 262,0 pikë
6. (6.) Çelsi, Angli, 253,0 pikë
7. (9.) Roma, Itali 240,0 pikë
8. (10.) Estudiantes, Argjentinë 230,0 pikë
8. (11.) Fiorentina, Itali 230,0 pikë
10. (12.) Sao Paulo, Brazil 223,0 pikë
----------------
213. (267.) Vllaznia, Shqipëri 79.0 pikë
213. (237.) Al Ittihad, Arabia Saudite 79.0 pikë
213. (217.) Deportivo Cuenca, Eduador 79.0 pikë
213. (152.) Aberdeen, Skoci 79.0 pikë
E Enjte, 08 Janar 2009
Posted: Fri, 09 Jan 2009 , 02:27
by fpjalmi
Boadu siguron: Kthehem dhe bëj edhe menaxherin
8 Janar
Insinuatat për një vonesë të qëllimshme, ndoshta me tentativë për t’u larguar në ndonjë ekip tjetër, që për hir të së vertetës edhe dje nuk kanë munguar të komentohen gjatë, jo vetëm në mjedisin e tifozërisë, por edhe brenda skuadrës janë hedhur poshtë nga vetë Xhejms Boadu. Afrikani i ka telefonuar pjesëtarit të stafit ekzekutiv të klubit shkodran, Armando Lohja, duke konfirmuar mbërritjen e tij në qytetin verior. Sipas Lohjes, i cili ka qënë i ngarkuar nga ana e drejtuesve të klubit, për të shoqëruar ganezin në momentin e largimit nga Shqipëria në fundvitin e kaluar, në klubin kuqeblu nuk besojnë se Boadu do të veprojë si afrikanët e tjerë, që në fakt nuk kanë lënë shije të mirë në Shkodër. Lohja thotë, se Xhejms i ka shprehur shqetësimin e tij përmes telefonit, duke i garantuar se me të nuk do të ndodhë kurrë një gjë e tillë. “Në fakt – citohet të ketë thënë Boadu ? edhe unë kam dëgjuar, se përgjithësisht futbollistët afrikanë nuk janë treguar shumë korrektë me Vllazninë, apo edhe me skuadrat e tjera shqiptare. Dhe natyrisht që nuk më vjen aspak mirë që ka ndodhur kështu, por në rastin konkret, me mua kurrsesi nuk do të ndodhë kështu”. Ndërkohë, po nëpërmjet linjës telefonike, me këtë rast bën të ditur edhe disa probleme që i kanë dalë në lidhje me udhëtimin e tij, duke filluar nga largimi nga Shqipëria, ku si rezultat i disa ç’rregullimeve të linjave ajore edhe pse e kishte prenotuar fluturimin e tij një ditë pas ndeshjes me Dinamon, që u luajt me 27 dhjetor të vitit të kaluar në “Loro Boriçi”, atij i kanë ofruar një datë tjetër, duke ç’orientuar të gjithë ciklin e grafikut të udhëtimit të tij. Kështu që, gjithnjë sipas bisedës telefonike me Boadunë, ai ka deklaruar se do të jetë në Shkodër ditën e premte. “Saktësisht, sipas orarit që ka të fiksuar bileta që unë kam në dorë, unë duhet të zbres në aeroportin “Nënë Tereza” të Rinasit me datë 9 janar, në ora 12:00, përmes fluturimit që do të bëj me Alitalian, në etapën e fundit Romë?Rinas”, shton Boadu. Por përveç kësaj, Xhejms, përpos korektesës që do të paraqesë me klubin Vllaznia, ka nënvizuar edhe një fakt tjetër, i cili mund të jetë një lajm i mirë për tifozerinë shkodrane. “Përpara se të largohesha nga Shkodra, në bisedë me presidentin, ramë dakord që unë të interesohesha për të gjetur ndonjë futbollist cilësor, që mund të ishte i gatshëm për të luajtur tek Vllaznia dhe unë gjatë këtyre ditëve pata rastin të merrja OK e një futbollisti afrikan, që vlerësohet shumë për nivelin e lojës së tij”, thotë Xhejms. Sipas asaj që përcolli nëpërmjet telefonit Boadu, emri i këtij futbollisti që i përket repartit të sulmit është Ampofo Emmanuel, 23 vjeç, me një shtalartësi 178 centimetra. Nga sa deklaron Boadu, bashkëatdhetari i tij vlerësohet shumë për lojën e tij në repartin e sulmit dhe për këtë shpreson se duhet të jetë i vlefshëm për skuadrën shkodrane.
Posted: Fri, 09 Jan 2009 , 02:32
by fpjalmi
Xhevahir Sukaj: Më pëlqen Dinamo, por…
Autori: Andi Matraxhiu
Data: 09/01/2009
Version Print
Sulmuesi i Haxhetepes nuk ka zgjidhur ende kontratën me klubin turk
Sulmuesi i Haxhetepes, Xhevahir Sukaj, një nga talentet e fundit të futbollit shqiptar, kohët e fundit nuk ka pasur një aktivizim konstant në skuadrën turke. Ndodh edhe kështu në futboll, pasi shkodrani plot pasion nuk është lojtari i parë që nuk i dalin llogaritë në një klub të ri.
Por ish-futbollisti i Elbasanit dhe Vllaznisë nuk është pesimist. Sipas tij, aventura turke i ka shërbyer për karrierën e tij në një eksperiencë të re, në një kampionat të ri. Ditët e fundit, në median e shkruar është folur shumë për një kalim të mundshëm të shkodranit në radhët e Dinamos.
Por në “horizont” është pa dyshim dhe skuadra “mëmë”, Vllaznia, të ciën Sukaj e konsideron skuadrën e zemrës. Por sa ekziston mundësia që mëngjarashi të rikthehet në superligën shqiptare? Këtë e zbulon vetë në vijim të intervistës sulmuesi i kombëtares Shpresa, Xhevahir Sukaj.
Xhevahir, ku ndodheni aktualisht?
- Aktualisht ndodhem në Ankara. Jam në pritje për të zgjidhur disa probleme që kam me klubin këtu lidhur me kontratën time. Them se shumë shpejt të gjitha do të rregullohen dhe do të jem futbollist i lirë.
Aventura juaj në Turqi s’ka shkuar shumë mirë. Çfarë ka ndodhur, mund të na e tregoni?
- Është e vërtetë që gjërat s’më kanë ecur ashtu siç e parashikova, por me ka shërbyer shumë kjo aventurë, pasi në fund të fundit eksperiencë është e mirë.
Sa mundësi keni të “divorcoheni” nga Haxhetepe?
- Mundësitë janë, sepse kontratën e kam me një klauzolë, ku sqarohet se, nëse nuk aktivizohem në 70% të ndeshjeve në formacion, kam të drejtë prishjen e kontratës, por me një gjobë që mund ta vendosë klubi.
A jeni i gatshëm të paguani çdolloj shume?
- Për të ikur jam i gatshëm, ndërsa për ta paguar shumën, ai klub që kërkon shërbimet e mia duhet të bjerë dakord me Haxhetepen për të paguar shumën që do të vendoset. Besoj se do të zgjidhet shpejt kjo telenovelë.
- Flitet se jeni mes Dinamos dhe Vllaznisë…?
- Po, kam kontakte nga Dinamo dhe Vllaznia, por në plan të parë kam një mundësi të lëviz në Europë. Po u ktheva në Shqipëri, do të shoh mundësitë se ku do firmos për të vazhduar karrierën time.
Por Vllaznia është zemra ime në aspektin njerëzor, ndërsa në aspektin profesional, duke qenë profesionist, do të bëj detyrën time, duke zgjedhur ofertën më të mirë. Nuk e përjashtoj mundësinë që të bashkohem sërish me Vllazninë.
Do t’ju pëlqente të bashkoheshit me Dinamon dhe çfarë dini për këtë skuadër?
- Dinamo është një ekip shumë i mirë dhe ka një trajner profesionist. Është edhe pretendente serioze në të dy frontet. Te Dinamo më pëlqen, sepse është një skuadër që të lejon të luash i qetë futboll.
Dinamovitët, sot grumbullimi i parë
Ditën e sotme, skuadra e Dinamos do të grumbullohet pas periudhës së pushimeve në festat e fundvitit. Në orën 10:00, blutë do të jenë një për një përpara stafit teknik të Dinamos për të nisur përgatitjet e tyre për fazën dimërore.
Ritmet do të jenë të lehta, pasi skuadra vjen pas një pushimi gati dyjavor. Kampionët në fuqi e kanë mbyllur me fitore vitin e kaluar ndaj skuadrës që udhëheq me meritë kampionatin, Vllaznia.
Kurioziteti më i madh i tifozerisë dinamovite ditën e sotme pritet të jetë “debutimi” në stërvitje i fantazistit Elis Bakaj. Dje, mbrojtësi Goran Graniç ka qenë kroati i parë që ka mbërritur në Tiranë dhe duket se është plotësisht i gatshëm të rikuperohet pas operacionit të kryer gjatë në nëntor.
Ditmar Bici kërkohet nga stafi blu
Ish-mbrojtësi i Dinamos, Ditmar Bici, i cili në kampionatin e fundit është aktivizuar te skuadra bullgare Belasica Petriç, duket se është divorcuar përfundimisht nga skuadra e tij. Tashmë në horizont për shtatlartin e kombëtares
Shpresa është dhe skuadra e njohur për shqiptarët përmes treshes shkodrane Teli-Sukaj-Lika, Haxhetepe. Lezhjani i talentuar pritet të kryejë shumë shpejt një provë në skuadrën turke, ndërkohë që pistat e mundshme për të në kampionatin shqiptar janë Dinamo dhe Bylisi.
Dihet që Bici “i vogël” është formuar si futbollist në këtë fidanishte dhe tashmë drejtuesit blu i kanë bërë një ofertë konkrete lojtarit në fjalë, e cila mbetet ende pezull për momentin.
Posted: Fri, 09 Jan 2009 , 02:33
by fpjalmi
Ndoja: Vllaznia e nis garën si e barabartë
Autori: Gjergj Kola
Data: 09/01/2009
Version Print
Trajneri i portierëve kuqeblu, Paulin Ndoja, e vlerëson pozitivisht ecurinë e 2008-s
Vllaznia nuk i bëri një mbyllje aspak të mirë vitit 2008. Humbja me Dinamon në ditët e fundit të dhjetorit sikur e zbehu pak atë sukses të shkodranëve në ndeshjet e fundit të saj. Për rrjedhojë, edhe ai entuziazëm që kishte filluar të ishte prezent te të gjithë tifozët para asaj ndeshjeje sikur u zbeh paksa.
Ndërprerja e kampionatit ndërkohë u ka dhënë mundësinë të gjitha ekipeve jo vetëm të pushojnë e të rregullojnë gabimet e konstatuara në 17 javë kampionat, por edhe të ndërhyjnë në merkato për të plotësuar radhët e tyre me lojtarët që mungojnë.
Pavarësisht disfatës me Dinamon, njëri prej pjesëtarëve të stafit drejtues të Vllaznisë, pikërisht trajneri i portierëve, Paulin Ndoja, e quan sukses paraqitjen e kësaj skuadre në periudhën nga gushti në dhjetor. “Pavarësisht asaj humbjeje me Dinamon, sigurisht që duhet të themi se ecuria e skuadrës sonë ka qenë e shkëlqyer.
Mbase shumëkush nuk do ta kishte menduar se tani do të ishim në vend të parë dhe të shkëputur katër pikë nga vendi i dytë. Sigurisht që edhe unë e kam të qartë se po të ishin 7 pikë para do të ishte më mirë, por mendimi im është se nuk duhet ta dramatizojmë shumë atë humbje.
Dinamo është një skuadër shumë e fortë, kampione në fuqi dhe ndaj një kundërshtari të tillë nuk është çudi as të humbasësh, ashtu siç shkojmë ne për të fituar ndaj saj në Tiranë. Por edhe në kushtet aktuale që jemi, duhet të kënaqemi me ecurinë që kemi pasur, nisur nga problemet e shumta që kemi pasur në lidhje me dëmtimet e shumta të lojtarëve,” ka thënë legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja.
Duke u ndalur te dëmtimet, ai flet menjëherë edhe për problemin e merkatos së Vllaznisë, tashmë që ajo është hapur. Njeriu që punon krah Canajt nuk është i mendimit se skuadra duhet të bëjë shumë ndryshime, prandaj shton: “Tashmë çdo gjë është në dorën e presidencës, sepse ajo po vepron për të sjellë në skuadër lojtarë cilësorë.
Mendimi im është se Beqiri duhet të mbetet te Vllaznia. Po ashtu, shpresoj shumë te rikthimi i Sinanit në ditët e tij më të mira, që është një forcë shumë e rëndësishme për skuadrën. Pa lënë mënjanë edhe Kaçin, një tjetër lojtar që mendoj se do të na bëjë shumë punë në vazhdim të kampionatit.
Me këto forca dhe me një apo dy lojtarë që mund të marrim në merkato, besoj se skuadra do jetë e plotë për të ruajtur pozicionin aktual në renditje.” Po si e sheh Ndoja vazhdimin e mëtejshëm të kampionatit? Mjeshtri i portës shkodrane nuk ngutet në parashikimet e tij.
Përkundrazi, duke menduar se është vetëm gjysma e rrugës, nuk dëshiron të mendojë se Vllaznia do ta rinisë kampionatin me avantazh pikësh ndaj rivalëve të saj. “Kemi bërë gjysmën e punës. Duke qenë kështu, unë personalisht mendoj se nuk duhet të gjykojmë fare mbi faktin se jemi 4 pikë larg të tjerëve. Unë nuk i llogaris fare ato pikë.
Duhet të mendojmë sikur më 31 janar, kur nis kampionati, ne jemi me pikë të barabarta me Tiranën, Dinamon, Besën dhe gjithë skuadrat e tjera. Vetëm kështu mund të arrijmë suksesin,” ka thënë Paulin Ndoja në fund.
Vllaznia heq dorë nga sulmuesi serb
Ekipi shkodran duket se nuk ka ndër mend më të kërkojë shërbimin e sulmuesit serb që pati planifikuar. Lajmi bëhet i ditur nga burime pranë klubit. Thonë se arsyeja kryesore ka qenë një lëkundje e vetë lojtarit për të ardhur në Shqipëri dhe për këtë arsye ka qenë presidenti Fushaj ai që ka vendosur të heqë dorë nga një lojtar i tillë. Ndoshta kjo ka ardhur edhe ngaqë shkodranët besojnë shumë te sulmuesi ganez, që pritet të mbërrijë në ditët në vazhdim.
Rikardo Faccin, braziliani që pritet
Zbulohet emri i futbollistit brazilian që pritet të bashkohet në ditët e ardhshme me Vllazninë. Quhet Rikardo Faccin, është i datëlindjes 1983, i lartë 1.84 m dhe peshon 75 kg.
Nga të dhënat e tjera që mësohen për të, thuhet se ai ka luajtur në superligën braziliane dhe për pasojë duket se do të jetë një futbollist mjaft i vlefshëm për Vllazninë.
Faccin pritet të mbërrijë në Ulqin, ku do bashkohet me ekipin në stërvitje më 10 janar dhe do testohet për disa ditë nga trajneri Canaj.
Posted: Fri, 09 Jan 2009 , 21:35
by vllaznia1919
Posted: Fri, 09 Jan 2009 , 21:51
by Man in Redblue
Posted: Fri, 09 Jan 2009 , 21:56
by fpjalmi
Posted: Fri, 09 Jan 2009 , 22:00
by fpjalmi
Beqiri mban në ankth Shkodrën
Mbrojtësi shtyn mbërritjen në mënyrë enigmatike. Çështja kryesore, ende pa zgjidhje
Vllaznia/Përveç mbrojtësit, për momentin s’ka të reja nga merkato e kuqebluve
Dita e djeshme pritej
që të ishte një ditë
përcaktuese për
drejtuesit e klubit të Vllaznisë
përsa i përket çështjes “Elvin
Beqiri”. Shkodrani pritej që
dje t’i bashkohej ekipit të tij,
mirëpo në seancën stërvitore
të kësaj dite, tekniku Canaj
nuk e ka pasur dot në dispozicion
mbrojtësin. Beqiri mbetet
i vetmi problem shqetësues në
këtë merkato të janarit për
ekipin shkodran. Një largim i
tij do të ishte një minus për
këtë ekip që gjatë 17-të javëve
të para të këtij sezoni ka
hedhur një hap serioz në pretendimin
për titullin kampion.
Mosardhja në kohë e Beqirit
nga Amerika ka shqetësuar
disi drejtuesit e klubit
shkodran, të cilët dje ndoshta
prisnin që të merrnin një farë
përgjigje nga mbrojtësi i ekipit
tonë përfaqësues. Pavarësisht
mosardhjen në kohë të
Beqirit, drejtuesit e klubit kuqeblu
mësohet se nuk i kanë
humbur shpresat që ky lojtar
të vazhdojë me këtë ekip të
paktën për këtë gjysmë sezoni
të mbetur. Ndërkohë, dje me
kuqeblutë janë bashkuar
edhe dy lojtarë të tjerë, që kanë
qenë me leje. Paulin Dhëmbi
dhe Marko Bashiç janë vënë
nën urdhrat e stafit teknik.
Kanë qenë vetëm këta dy
lojtarë, që i janë bashkuar formacionit
të Canajt, duke mos
pasur asnjë emër të ri me vete.
ngesën e futbollistit tjetër kroat,
por ndoshta çdo gjë është lënë
për në ditët e ardhshme, duke
pritur që ai të bashkohet në
fazën përgatitore, që kuqeblutë
do ta zhvillojnë në Ulqin.
Ndërkohë që sot pritet
që me ekipin të bashkohet
edhe ganezi Xhejms Boadu.
Edhe ky lojtar pritet që të vijë
me një tjetër lojtar nga Gana.
Por nga sa mësohet nga
burime pranë klubit, me
shumë gjasa Boadu pritet të
vijë gjithashtu, i vetëm.
Ndërkohë që mësohet se shkodranët
presin t’i bashkohet
ekipit të tyre një lojtar
brazilian, si dhe një nga Serbia.
Pavarësisht dëshirës
dhe punës që drejtuesit e
klubit po bëjnë, ajo që deri
tani shihet është shumë larg
asaj që flitet. Të bën pesimist
fakti se drejtuesit e klubit, të
pyetur përsa i përket ndonjë
afrimi të mundshëm, nuk
thonë asgjë konkrete përveç
atyre aludimeve, që kanë
kohë që qarkullojnë në ambientet
e klubit. Megjithatë,
kohë ka ende dhe nuk mund
të përjashtohet asnjë mundësi,
që ditët në vazhdim të tregojnë
të kundërtën e këtyre
ditëve të deritanishme.
Posted: Fri, 09 Jan 2009 , 22:01
by fpjalmi
Boadu, sot
i bashkohet
skuadrës
Gjatë mesditës së sotme pritet t’i
bashkohet Vllaznisë edhe lojtari i
pestë, i cili ishte me leje, ganezi Xhejms
Boadu. Ganezi pritej që sot në
Shkodër të ishte me një bashkatdhetar
të tijin, por kjo gjë duket e
pamundur, pasi mësohet se ganezi
tjetër ka problem me marrjen e vizës
shqiptare. Megjithatë, ajo që i intereson
kuqebluve momentalisht është
që të paktën në këtë merkato të
mos ketë firo. Pavarësisht se u trumbetua
për alarm përsa i përket rikthimit
së Boadusë në Shkodër, sipas
drejtuesve të klubit kuqeblu, ky nuk
ka qenë për asnjë moment shqetësim.
Sot ekipi shkodran do të jetë i plotë
në udhëtimin për më shumë se 14
ditor për në Ulqin. Mungesa e vetme
mund të jetë vetëm mbrojtësi, Elvin
Beqiri, i cili mund t’i bashkohet ekipit
ditët në vazhdim nëse do
Posted: Fri, 09 Jan 2009 , 22:09
by vllaznia1919
Posted: Fri, 09 Jan 2009 , 22:14
by Man in Redblue
si me i kuptu une kto shkrimet e tuja, qi mi shkrun si telegram, se koht e fundit je "per shpejt" shume...
kyt rradh po tfali se ma mushe mendjen
Posted: Fri, 09 Jan 2009 , 22:50
by fpjalmi
Vllaznia trondit renditjen e IFFHS
09/01/2009 09:05
Vllaznia është skuadra më e mirë shqiptare në botë për vitin kalendarik 2008.
Ky është përfundimi në të cilin ka arritur Instituti Ndërkombëtar i Historisë dhe Statistikave në Futboll (IFFHS), bazuar në klasifikimin vjetor për 350 klubet më të mira të globit, të publikuar dje.
Nëntë herë kampionët e Shqipërisë janë pozicionuar në vendin e 213, në kuotën e 79 pikëve. Kjo renditje është e vlefshme për periudhën 1 janar 2008 deri më 31 dhjetor 2008, ku paraqitjet e Vllaznisë janë vlerësuar si të mira nga organizmi i njohur ndërkombëtar i vlerësimeve.
Ky organizëm e ka parë të arsyeshme ta katapultojë Vllazninë vetëm brenda një muaji 44 vende më lart: në fillim të muajit dhjetor, shkodranët pozicionoheshin në vendin e 267 në kuotën e 73 pikëve, ndërsa më 31 dhjetor e shikojnë veten në vendin e 213 me 6 pikë më shumë dhe 44 vende më lart.
Të vlefshme për këtë ecuri të mirë të shkodranëve në këtë klasifikim janë paraqitjet e tyre në gjysmën e dytë të sezonit 2007-2008, në gjysmën e parë të sezonit 2008-2009 dhe ato në Kupat e Evropës, ku Vllaznia mundi të kalojë një tur. Këtë pjesë të parë të sezonit aktual, skuadra e trajnerit Agim Canaj e ka kurorëzuar më së miri: e para në renditje në kuotën e 34 pikëve pas 17 ndeshjesh dhe fituese e titullit simbolik “Kampionia e dimrit”.
Shkodranët, gjashtë herë fitues të Kupës së Shqipërisë, kanë lënë pas vetes jo pak, por 139 skuadra botërore, pjesëmarrëse në aktivitetet ndërkombëtare, botërore e evropiane, në nivel klubesh.
Skuadra e presidentit Valter Fushaj ka po aq pikë sa skuadra nga Arabia Saudite, Al-Ittihad Aleppo, ajo skoceze Aberden dhe Deportivo Cuenca nga Ekuadori. Kuqeblutë shqiptarë kanë lënë pas në renditje edhe emra të njohur si holandezët e Fejnordit, serbët e Crvena Zvezdës, norvegjezët e Rosenborgut, italianët e Kaljarit dhe Torinos, rumunët e Dinamos së Bukureshtit etj. Renditja e re botërore kryesohet nga Mançester Junajtid me 292 pikë (+ 1 vend), që ndiqet nga Bajerni i Mynihut (272 pikë, + 4) Liverpuli i treti (267 pikë). Barcelona është humbësja e madhe, pasi nga vendi i parë ka zbritur në vendin e 4- me 266 pikë.
Posted: Fri, 09 Jan 2009 , 22:52
by fpjalmi
Vllaznia forcon "armaten" kuqeblu
09/01/2009 15:10
Vllaznia vazhdon prurjet, duke e forcuar edhe me shume skuadren per luften e titullit kampion.
Me skuadren shkodrane eshte bashkuar se fundi edhe ganezi Xhejms Boadu, i cili do udhetoje me kuqeblute drejt Malit te Zi per te zhvilluar fazen pergatitore te dimrit.
Me Vllaznine eshte bashkuar edhe lojtari kroat Marko Bashic, por nuk dihet ende nese ai do luaje per shkodranet ne fazen e dyte.
E kunderta po ndodh me skuadren e Lushnjes nga ku jane larguar edhe tre lojtare te tjere. Vellezerit Polizoi si dhe mbrojtesi Emiljano Cela nuk kane arritur ne nje marreveshje financiare me klubin lagunar duke vendosur te largohen.
Posted: Fri, 09 Jan 2009 , 22:54
by fpjalmi
Vllaznia, sot nisja drejt Malit të Zi
Autori: Gjergj Kola
Data: 09/01/2009
Version Print
Shkodranët do të qëndrojnë për dy javë në Ulqin, atje ku priten edhe përforcimet
Më në fund, ka ardhur edhe momenti që kuqeblutë të nisin fazën përgatitore të dimrit. Ashtu siç ishte planifikuar edhe më parë, ekipi i Vllaznisë do të niset sot drejt Malit të Zi për t’i zhvilluar atje dy javë stërvitje. Më konkretisht në Ulqin, qytetin bregdetar të shtetit fqinj. Nisja mendohet të bëhet pasdite, teksa në orën 11:00 do të zhvillohet edhe seanca e fundit në Shkodër.
Në të vërtetë, nisja drejt këtij vendi bëhet edhe më e domosdoshme nisur nga fakti se shkodranët në qytetin e tyre ditët e fundit kanë pasur jo pak probleme me kushtet e stërvitjes. Kështu, dje për shembull, ata janë stërvitur në kompleksin sportiv “Tek 10 ta”, pikërisht në fushën e minifutbollit, ngaqë reshjet e shiut që kanë rënë gjatë gjithë ditës e kanë bërë të pamundur stërvitjen në fushën e Shtojit, ngaqë ajo ka qenë e mbuluar me ujë.
Megjithëse do udhëtohet drejt Ulqinit, Canaj sërish nuk duket shumë entuziast për këtë fakt. Kjo nisur nga fakti se temperatura në vendin fqinj është thuajse e njëllojtë me Shkodrën në këto ditë. Pa lënë mënjanë pastaj edhe faktin tjetër se, në rast se do të ketë reshje shiu edhe në ditët e qëndrimit në Mal të Zi, atje do të jetë më problem, sepse nuk ekziston mundësia për të luajtur në një ambient të mbyllur.
Megjithatë, Vllaznia sot pasdite pritet të kalojë pikën doganore të Muriqanit dhe të marrë rrugën për në qytetin që përbëhet nga një popullsi thuajse e gjitha shqiptare. Kuqeblutë do të sistemohen në hotelin “Olimpik”, që është dhe rezidenca e zakonshme e ekipeve shqiptare. Ata do të qëndrojnë aty deri më datë 23 janar dhe më pas do kthehen sërish në Shkodër.
Që do të thotë se do të ambientohen një javë më përpara se të rinisë kampionati me ndeshjen ndaj Shkumbinit. Por nëse skuadra kryesuese e kampionatit do të marrë sot rrugën drejt Ulqinit, pak problem është edhe problemit i kompletimit të saj me lojtarë të tjerë. Deri më dje nuk është parë asnjë lojtar i ri i ardhur te Vllaznia.
Risia e ditëve të fundit është vetëm bashkimi me të i mbrojtësit Klodian Semina. 19-vjeçari që sezonin e kaluar ka luajtur në kampionatin bullgar me ekipin e Bellasicës, tashmë do të jetë pjesë e saj për pjesën e mbetur të sezonit. Të tjerët, ata që është folur se do të vijnë për provë, ende nuk janë dukur në Shkodër.
Mbase në këto dy ditët e fundit të kësaj jave, por edhe ato të para të javës që vjen me skuadrën mund të bashkohen disa futbollistë. Më konkretisht, bëhet fjalë për një futbollist brazilian, një ganez dhe një kroat. Ata do jenë në provë për disa ditë dhe më pas do të jetë stafi drejtues ai që do të vendosë për ta. Por deri atëherë Vllaznia duhet të mendojnë vetëm për kontigjentin aktual që ka në dispozicion.
Çështja “Beqiri”, ende asnjë zgjidhje
Ndonëse pritej që gjatë ditës së djeshme të kishte një zgjidhje të kësaj çështjeje, apo më mirë një bisedë mes tij dhe drejtuesit më të lartë të Vllaznisë, presidentit Fushaj, kjo gjë nuk ka ndodhur. Lojtari jo vetëm që nuk ka qenë as dje në stërvitje me kuqeblutë, por ka pasur edhe celularin ende të fikur.
Gjasat janë që ai të mos jetë kthyer ende nga Amerika, ku ndodhet që prej ditëve të fundit të vitit të kaluar. Kjo vonesë e tij në bashkimin me skuadrën duket se po çon në ftohjen e marrëdhënieve mes tij dhe Vllaznisë.
Që do të thotë mbase një ndarje përfundimtare tashmë që edhe kontrata mes dy palëve po i afrohet fundit. Për trajnerin Canaj ky është një problem jo i vogël, sepse krijon një boshllëk në mbrojtje, për më tepër që ende nuk është gjetur një lojtar për ta zëvendësuar.
Kthehen Dhëmbi e Bashiç, sot vjen Boadu
Pas Licit e Nallbanit, dje janë bashkuar në stërvitje me ekipin edhe dy futbollistët e tjerë, Dhëmbi e Bashiç. Këta dy të fundit kishin pasur leje nga drejtuesit e skuadrës për t’u bashkuar dy ditë me vonesë në stërvitje.
Për rrjedhojë, dje janë vënë nën urdhrat e stafit drejtues, duke zhvilluar seancën e parë. Këta katër futbollistë kishin munguar në stërvitje në ditët e para të javës, por tashmë nuk ka asnjë problem në këtë mes.
I vetmi që ende nuk është dukur është ganezi Boadu. Por edhe ai do të mbërrijë sot dhe do niset me ekipin për në Ulqin bashkë me ekipin. Në këtë mënyrë, në përgatitore skuadra thuajse do shkojë e plotë, me përjashtim të Beqirit, që ende nuk dihet nëse do të jetë apo jo pjesë e saj.
5 shkrimet e fundit nga Gjergj Kola
Posted: Fri, 09 Jan 2009 , 22:56
by fpjalmi
Ne Fokus / Xhevahir Sukaj eshte lojtar i Vllaznise
Sulmuesi shkodran firmos për skuadrën “mëmë”
Nga Astrit Kurtaj
Sulmuesi shkodran Xhevahir Sukaj është përfundimisht lojtar i Vllaznisë fal akordit të gjetur midis presidentit Fushaj dhe skuadrës së Haxhetepes. Pas një periudhe aspak të këndshme të skuadra turke, tashmë Sukaj rikthehet te skuadra “mëmë”. Pritet që ditën e premte të zgjidhet dhe cështja e mbrojtësit Admir Teli, pasi edhe ky i fundit mund t’i afrohet Vllaznisë.
Posted: Sat, 10 Jan 2009 , 01:02
by Skodrinon
Admin wrote:KRENARIA KUQ e BLU wrote:
sa lek duhen per me e pa vllaznine ktu ne faqe the?
Per me e pa ktu ne faqe nuk duhet pothujse as nji lek

, problemi asht me e pa me cilesi te mire .....
Cmimet jane te ndryshme e shkojne prej 20 euro muji deri ne 200 euro muji

Pervec ksaj problemi asht se nuk ka garanci qe ndeshjet e Vllaznise trasmetohen live ne TV ....
nuk kishin ken shum me u ba tan bashke por problemi asht se nuk i napin kurre ndeshjet e vlaznis. un kam digitalb e nuk i nep kurre. ndoshta nuk ja ka shit t drejtat televizive valteri
Posted: Sat, 10 Jan 2009 , 10:37
by Miri
Man in Redblue wrote:
si me i kuptu une kto shkrimet e tuja, qi mi shkrun si telegram, se koht e fundit je "per shpejt" shume...
kyt rradh po tfali se ma mushe mendjen
T`ka lan si te dhim
