Lajmet per skuadren e Vllaznise
Moderators: GOLDIAN, Miri, vllaznia1919
- Tifozi Kuq e Blu
- Antar
- Posts: 11
- Joined: Fri, 15 Jul 2005 , 20:29
- Location: U.S.A
Dy blerjet e reja, sot me skuadrën në Mal të Zi.
Gjatë ditës së sotme pritet që me skuadrën e Vllaznisë, që është duke u stërvitur në Gllava Zete të Malit të Zi, të bashkohen edhe dy blerjet e reja, Henri Ndreka dhe Bekim Kuli. Për të parin, kjo gjë është punë e kryer, pasi është pohuar edhe nga vetë lojtari, ndërsa për Kulin zëvendëspresienti Fushaj ka bërë të ditur se mund të quhet pjesë e skuadrës, pavarësisht se firmën në kontratë do ta hedhë pas disa ditësh. "Me Kulin kemi përfunduar çdo gjë, por kontratën do ta firmosim pas disa ditësh, meqë sekretari Hoxha për disa ditë nuk do të jetë në Shqipëri. Megjithatë, ky formalitet do të mbyllet pas disa ditësh," - ka thënë zëvendëspresidenti i kuqebluve. Në këtë mënyrë, trajneri Haxhiosmanoviç, që nga dita e sotme do të ketë në dispozicion edhe dy lojtarë të tjerë cilësorë, të cilët në njëfarë mënyre e konturojnë Vllazninë e ardhshme.

-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
Kuqeblutë, barazim në miqësoren me KOM-in
Ekipi shkodran nuk ka mundur të fitojë në miqësoren e radhës, përballë KOM it të Podgoricës, skuadër që militon në kategorinë e parë serbo malazeze. Djemtë e trajnerit Haxhiosmanoviç nuk kanë mundur të shkojnë më tepër se barazimi 1 1, por lajmet që vijnë nga Mali i Zi bëjnë të ditur se Vllaznia ka zhvilluar një ndeshje jo të mirë. Të parët që kanë kaluar në avantazh kanë qenë vendësit. Në pjesën e dytë, shkodranët kanë tentuar me çdo kusht të barazojnë dhe ta fitojnë këtë miqësore, por nuk kanë mundur të shënojnë më tepër se një gol, autori i të cilit ka qenë sërish kapiteni Sinani. Ai shënoi me 11 metërsh që e fitoi po vetë. Deri në momentin e golit të barazimit, duhet thënë se trajneri Haxhiosmanoviç ka preferuar të mos bëjë ndryshime në formacion. I vetmi ndryshim që ai ka bërë ka qenë largimi i Hotit, pas përfundimit të pjesës së parë dhe në vend luajti një sulmues malazez. "Deda" e ka nisur edhe këtë miqësore me të njëjtin formacion si para 3 ditësh, kur Vllaznia luajti ndaj Çelikut të Nikshiqit. Pra, përbërja e shkodranëve ishte kjo: Shehi në portë, në mbrojtje katërshja Hoti, Radusinoviç, Teli dhe Çetkoviç, në mesfushë Ahi, Belisha, Radonjiç dhe Kapaj, dhe në sulm Sinani dhe Doçi. Siç shihet, ky i fundit për të dytën herë radhazi po provohet në vijën e parë të sulmit shkodran, sepse, me përjashtim të Sinanit, deri dje nuk kishte ndonjë lojtar tjetër cilësor. Ky ishte i dyti barazim që djemtë shkodranë arrijnë në 6 ndeshjet miqësore që kanë zhvilluar gjatë qëndrimit në Mal të Zi. Ndërkohë, ata kanë fituar dhe 3 takime të tjera dhe kanë humbur vetëm në miqësoren ndaj Zetës të shtunën e kaluar. Bëhet e ditur se edhe sot Vllaznia do të zhvillojë një tjetër miqësore kundër një skuadre malazeze. Një numër kaq i madh ndeshjesh testuese, natyrisht që i ka shërbyer mjaft trajnerit Haxhiosmanoviç për të përcaktuar qartë nivelin e secilit futbollist. Njëkohësisht, po këto miqësore nxorën në pah nevojën e skuadrës për disa përforcime. Kjo u bë publike në disa deklarata të pjesëtarëve të stafit drejtues të ekipit. Megjithatë, me dy blerjet e fundit, ato të Ndrekës dhe Kulit, gjërat duket se janë rregulluar disi, por natyrisht, për të krijuar atë skuadër që presin të gjithë, duhen edhe disa ndërhyrje të tjera në merkato. Për lojtarët e rinj, miqësorja e sotme do të jetë e para me fanellën kuqeblu, njëkohësisht edhe e para provë e gjendjes së tyre fizike.

Vllaznia lë Gllava Zetën për Cetinjën
Ka ndryshuar vendi i akomodimit të ekipit shkodran. Kuqeblutë, prej dy ditësh nuk ndodhen më në Gllava Zete, kampingun ku ishin sistemuar që prej momentit që kishin mbërritur në tokën malazeze. Destinacioni i ri i tyre është Cetinja dhe "Grand Hoteli". Arsyeja pse është bërë kjo lëvizje ka qenë ardhja e disa turistëve në kampigun ku kanë qenë të sistemuar futbollistët shkodranë. Kështu, shkodranët janë detyruar të zhvendosen në Cetinjë. Në këtë qytet natyrisht që edhe klima është shumë më e freskët, por i vetmi shqetësim për trajnerin Haxhiosmanoviç është gjendja jo e mirë e fushës së stërvitjes. Megjithatë, edhe javën që vjen, shkodranët do të jenë të detyruar të stërviten në këtë fushë para se të kthehen në Shkodër, ku gjithsesi e njëjta situatë i pret.

Kuqeblutë, fundjava sërish në Shkodër
Për të dytën herë radhazi, ekipi i Vllaznisë ka preferuar ta kalojë fundjavën në qytetin e tij. Kështu është vepruar edhe javën e kaluar, kur shkodranët, menjëherë pas ndeshjes miqësore me Zetën, kanë kaluar pikën doganore të Hanit të Hotit dhe i janë drejtuar qytetit të tyre. Aty i kanë kaluar pranë familjeve, si një mënyrë relaksimi, pas një jave stërvitjeje intensive dhe të ngarkuar edhe me ndeshje miqësore. Në të njëjtën mënyrë, kuqeblutë kanë vepruar edhe mbrëmë. Menjëherë pas miqësores, ata kanë marrë rrugën për në qytetin e tyre, ndërsa nesër paradite do të nisen sërish drejt Cetinjës, për të zhvilluar edhe javën e fundit të stërvitjeve në tokën malazeze. Kjo sepse të shtunën që vjen, Vllaznia do t'u japë fund përgatitjeve në shtetin fqinj.

Doçi sulmues, tjetër zbulim i "Dedës"
Skuadra shkodrane e ka mbyllur me fitore edhe ndeshjen e saj të shtatë miqësore të zhvilluar në Mal të Zi. "Viktima" e radhës për të ka qenë ekipi i Cetinjës, pjesëmarrës në kategorinë e dytë të futbollit serbo-malazez. Ndeshja është zhvilluar në fushën sportive të skuadrës malazeze, aty ku dhe Vllaznia po zhvillon seancat stërvitore çdo ditë. Rezultati i kësaj miqësoreje ka qenë i thellë në favor të kuqebluve, 5-0. Autorë të golave kanë qenë Sinani dhe Doçi nga dy herë, si dhe Teli. Trajneri Haxhiosmanoviç, në këtë takim ka preferuar thuajse të njëjtin formacion me atë të ndeshjeve të fundit, ndërsa e reja ka qenë aktivizimi i të sapoardhurit Ndreka në krahun e djathtë të mbrojtjes, në vend të Hotit.
Ndërkohë, i ardhuri tjetër te shkodranët, kavajasi Bekim Kuli, është aktivizuar në pjesën e dytë. Duhet pranuar fakti se të dy këta lojtarë nuk e kanë formën e duhur sportive për shkak të nisjes me vonesë të stërvitjes, por mendohet që deri në ndeshjen me Tiranën ata të jenë gati. Trajnerët e Vllaznisë e kanë nisur lojën me Shehin në portë dhe katërshen Ndreka-Radusinoviç-Teli-Çetkoviç në mbrojtje. Në mesfushë kanë luajtur Ahi në krahun e djathtë dhe Kapaj në të majtin, ndërsa në qendër dyshja Belisha-Radonjiç. Edhe në sulm nuk ka pasur ndryshim, pasi përkrah kapitenit Sinani, trajneri malazez ka preferuar sërish Edmond Doçin. Ky i fundit nuk e ka zhgënjyer, përkundrazi po e bind gjithnjë e më tepër me lojën e tij. Ai ka shënuar dy gola në miqësoren me Cetinjën, por njëkohësisht ka marrë edhe vlerësime shumë pozitive nga ana e trajnerëve të Vllaznisë. "Ndër gjithë lojtarët e rinj që kemi pranuar në sulm me Sinanin, Doçi ka dhënë më shumë nga të gjithë. Ka më shumë forcë, ego dhe dëshirë, prandaj dhe po e bën këtë detyrë më mirë se atë të mbrojtësit apo mesfushorit, ku është aktivizuar deri tani," mësohet të jenë shprehur drejtuesit e stolit shkodran. Nga ana tjetër, ai që nuk harron të shënojë është Vioresin Sinani, i cili në 7 ndeshjet miqësore që Vllaznia ka zhvilluar këto ditë ndaj skuadrave malazeze ka shënuar po aq gola. Kjo do të thotë se Sinani po kalon një formë shumë të mirë sportive. Të njëjtat vlerësime nga pjesëtarët e stafit drejtues të skuadrës vijnë edhe për mbrojtësin Igor Radusinoviç. Lojtari
21-vjeçar, çdo ditë e më tepër po merr vlerësime shumë pozitive nga të gjithë, duke u konsideruar edhe blerjen më të mirë që mund të ketë bërë Vllaznia në vitet e fundit. Në këtë mënyrë, gradualisht, ekipi shkodran, me anë të miqësoreve të shumta që po zhvillon gjatë kësaj faze përgatitore, ka evidentuar më së miri avantazhet dhe disavantazhet. Njëkohësisht, bëhet e ditur se ndeshjet miqësore do të vazhdojnë edhe këtë javë, që është edhe e fundit për Vllazninë në Mal të Zi.

Çela-"Deda", "kokë më kokë" në Cetinjë
Stafi drejtues i kuqebluve i ka kërkuar njëshit të klubit shkodran edhe 2-3 lojtarë të tjerë për kompletimin e skuadrës në prag të nisjes së sezonit të ri. Një kërkesë e tillë pritet të realizohet në ditët e ardhshme, duke bërë të mundur kësisoj edhe kënaqjen e trajnerit Haxhiosmanoviç. Të paktën kështu ka premtuar presidenti i Vllaznisë, Agron Çela, i cili nuk ka ngurruar të ndjekë ecurinë e skuadrës së tij edhe në përgatitoren që ajo po zhvillon në Mal të Zi. Ditën e shtunë, kur njëshi i klubit shkodran ka udhëtuar drejt Cetinjës për të ndjekur miqësoren mes Vllaznisë dhe vendës, ai ka pasur një takim "kokë më kokë" me trajnerin. Qëllimi i bisedës mësohet të ketë qenë ecuria e skuadrës në këto dy javë të stërvitjeve në Mal të Zi. Trajneri Haxhiosmanoviç, në pasqyrën që ka bërë, ka evidentuar ecurinë mjaft të mirë të stërvitjes. "Skuadra në tërësi është stërvitur mjaft mirë gjatë këtyre ditëve dhe lojtarët nuk kanë pasur asnjë shqetësim fizik nga ngarkesa e lartë fizike që kanë marrë. Ne do të vazhdojmë me të njëjtat ritme edhe këtë javë, ndërkohë që kur të kthehemi në Shkodër, do të bëjmë meremetimet e fundit për sfidën me Tiranën,"ka deklaruar Haxhiosmanoviçi. Mes presidentit dhe trajnerëve është diskutuar edhe për dy lojtarët e fundit që i janë bashkuar skuadrës. Bëhet fjalë për Ndrekën dhe Kulin, lojtarë që kuptohet se për momentin nuk e kanë formën e duhur. Gjithsesi, ata konsiderohen lojtarë të rëndësishëm për Vllazninë e këtij sezoni, por çështja më e rëndësishme e diskutimit mes palëve ka qenë ajo e përforcimeve të tjera, që kërkohen për skuadrën. Trajneri Haxhiosmanoviç i ka kërkuar presidentit Çela edhe 2-3 lojtarë të tjerë cilësorë. "Nëse duam vërtet të pretendojmë për trofe, patjetër që na duhen dhe 2-3 lojtarë të tjerë,"mësohet të jetë shprehur "Deda". Pas kësaj kërkese, edhe presidenti Çela e ka garantuar stafin drejtues se brenda pak ditësh ajo mund të realizohet. Kujtojmë këtu që një premtim të tillë ka bërë para pak ditësh edhe zëvendëspresidenti Valter Fushaj. Me atë farë treguan ditët e fundit në merkato shkodranët, teksa me një "aksion blic" bënë realitet blerjet e Ndrekës dhe Kulit, duket se presidenca e klubit mund të bëjë të tjera surpriza. Vetëm një rritje e numrit të lojtarëve që janë në dispozicion të trajnerit Haxhiosmanoviç e shton konkurrencën dhe nivelin e skuadrës.

Haxhiosmanoviçi mban skuadrën në Mal të Zi
Ishte parashikuar që ekipi i Vllaznisë, menjëherë pas miqësores me Cetinjën të shtunën, të kthehej në Shkodër për të kaluar aty fundjavën. Kjo kishte ndodhur edhe javën e kaluar, por këtë radhë planet kanë ndryshuar. Skuadra shkodrane ka qëndruar në "Grand Hotel" të Cetinjës, megjithëse ditën e djeshme e ka pasur pushim. Për një gjë të tillë ka vendosur trajneri Haxhiosmanoviç, i cili e ka menduar kështu zgjidhjen e këtij problemi. Udhëtimet vajtje-ardhje, e për më tepër distanca më e madhe tashmë nga Shkodra me vendqëndrimin e kuqebluve, kanë qenë me sa duket arsyeja pse "Deda" ka vendosur për qëndrimin në Cetinjë. Stërvitja atje edhe një javë do të zgjasë dhe nuk ia vlen të shpenzosh kohën duke udhëtuar.

Vllaznia, të suksesshme ditët malazeze
Ndër 40 ditët që ka kërkuar të ketë në dispozicion për përgatitjet e sezonit të ri, trajneri Dervish Haxhiosmanoviç 15 prej tyre i ka shfrytëzuar më së miri në tokën malazeze. Fillimisht ai ka punuar në kampingun e Gllava Zetës, ndërsa ditët e fundit në Cetinjë. Çdo gjë ka shkuar sipas parashikimeve sa i takon procesit stërvitor që skuadra duhej të zhvillonte, por e njëjta gjë nuk mund të thuhet për kontigjentin e lojtarëve që Vllaznia kishte në dispozicion. Përpara se të nisnin seancat stërvitore, trajnerit malazez iu tha se do kishte të gatshëm edhe Abilion, Licin, Osjen dhe Kaçin, por asnjë prej tyre nuk iu bashkua ekipit. Një gjë e tillë natyrisht që ka prishur shumë plane, por shkodranët nuk ia nisën "të qarave", sepse "Deda" dhe ndihmësit e tij, Premçi dhe Dani, iu përveshën punës. Ekipi duhej bërë me çdo kusht e për rrjedhojë nuk munguan edhe miqësoret e shumta, të cilat shërbenin për të evidentuar vlerat e secilit futbollist. Krahas atyre me emër, natyrisht që një barrë jo e vogël do të binte edhe mbi më të rinjtë. Falë njohjeve të trajnerit të Vllaznisë me drejtuesit e disa prej ekipeve malazeze, apo më mirë falë edhe vetë emrit të mirë që gëzon skuadra shkodrane atje, u siguruan shumë miqësore. Deri dje janë luajtur 7 të tilla, ndër të cilat kuqeblutë kanë fituar 4, barazuar 2 dhe humbur vetëm një. Përveç këtyre shifrave, që realisht nuk e tregojnë Vllazninë e vërtetë, ajo që konstatohet është se skuadra ka ende probleme. Në radhë të parë, ajo nuk e ka kontigjentin e plotë të lojtarëve. Për këtë po bëhen të gjitha përpjekjet që më 27 gusht, kur do të luhet takimi i parë me Tiranën, skuadra të jetë e plotë. Dy nevojat më imediate janë për një mesfushor dhe një sulmues, të cilët do të kompletonin në njëfarë mënyre ekipin. Kuqeblutë vërtet kanë shënuar një numër të konsiderueshëm golash në 7 ndeshjet miqësore, por sërish ka nevoja edhe për të tjera përforcime. Po ashtu, pritet të vijë edhe ndonjë mesfushor tjetër, megjithëse ditët e fundit Frroku dhe Tafili, dy të rinj shumë të talentuar, kanë dhënë premisat se shumë shpejt mund të jenë titullarë te formacioni kuqeblu. Pavarësisht nga kjo, dy krerët më të lartë të klubit shkodran, presidenti Çela dhe zëvendësi i tij Fushaj, herë pas here janë shprehur se janë në kontakte me disa lojtarë, por emrat e tyre nuk i kanë bërë të njohur. Drejtuesit e presidencës mundohen ta bëjnë çdo gjë në ilegalitet të plotë, për t'i bërë të njohur emrat vetëm pasi të kenë përfunduar marrëveshjen. Në këtë mënyrë, skuadra shkodrane dje ka nisur edhe javën e tretë dhe të fundit në tokën malazeze. Kjo periudhë konsiderohet më e rëndësishmja për futbollistët sa i takon marrjes së ngarkesave fizike. Ajo çfarë pritet në ditët e ardhshme është verifikimi i gjendjes së dy blerjeve të fundit të Vllaznisë, Ndrekës dhe Kulit. Të dy këta lojtarë, në seancat e para me ekipin e tyre të ri, kanë shfaqur përgatitje jo të mjaftueshme fizike dhe njëkohësisht pritet që ata të bashkohen sa më shpejt me ritmin e grupit, ngaqë konsiderohen pjesë e rëndësishme e formacionit.

Vllaznia, e rraskapitur nga miqësoret
Takimet miqësore me ekipet malazeze nuk kanë të sosur për kuqeblutë e Vllaznisë. Ndonëse janë në javën e tretë të stërvitjes në Mal të Zi, ata vazhdojnë të zhvillojnë, përveç seancave me ngarkesa të larta fizike, edhe ndeshje testuese me skuadra vendëse. Dje është luajtur një e tillë, ku përballë shkodranëve kanë qenë vendësit e Llovenit të Cetinjës. "Pa marrë frymë" mirë, shkodranët do të luajnë sot edhe një tjetër miqësore, por kësaj here përballë tyre do të jetë ekipi i Mlladostit të Podgoricës. Për këtë arsye, kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Haxhiosmanoviç, në orët e para të pasdites do të lënë Cetinjën dhe do të marrin rrugën drejt kryeqytetit malazez. Skuadra e Mlladostit merr pjesë në kategorinë e parë të futbollit serbo?malazez, por ajo që të bën përshtypje në gjithë këtë fluks të madh ndeshjesh miqësore, është mënyra e stërvitjes që po aplikon trajneri i shkodranëve. "Deda", përveçse ka siguruar këto miqësore, i ka vazhduar me të njëjtin intensitet edhe seancat e tjera stërvitore. Edhe në ditët kur pasditeve ka ndeshje, skuadra stërvitet normalisht, pa asnjë ulje ritmi. Kështu ka ndodhur edhe dje, teksa kuqeblutë, përveç ndeshjes me Llovenin, kanë zhvilluar edhe shumë vrapime, aerobi dhe ushtrime të tjera të përgatitjes fizike. I gjithë ky intensitet stërvitjesh, natyrisht, nuk është se është pritur dhe aq mirë nga lojtarët, por edhe nuk është kundërshtuar. Kjo pasi edhe nga përvoja e mëparshme me trajnerin aktual, ata e dinë se ai që e përballon me sukses këtë periudhë të përgatitjes, është shumë i favorizuar për të dhënë maksimumin dhe për të qenë titullar gjatë sezonit. Sakaq bëhet e ditur se deri ditën e shtunë, që është dhe e fundit e qëndrimit të Vllaznisë në Mal të Zi, mund të zhvillohet edhe të paktën një tjetër ndeshje miqësore. Kjo ka gjasa të luhet pikërisht këtë fundjavë, duke shënuar kështu edhe fundin e serialit të miqësoreve ndaj skuadrave malazeze. Siç dihet, pa llogaritur ndeshjen e zhvilluar dje pasdite, kuqeblutë në këto 16 ditë të qëndrimit në Gllava Zete dhe Cetinjë, kanë zhvilluar 7 takime miqësore. Ajo çfarë konsiderohet e rëndësishme nga këto takime miqësore është aktivizimi i të gjithë lojtarëve që janë duke u stërvitur me skuadrën. Kapiteni Sinani, që është dhe lideri aktual i skuadrës, ka luajtur thuajse aq minuta sa ka luajtur edhe sulmuesi i ri Cani. Po ashtu, portieri Shehi ka luajtur aq minuta sa dhe kolegu i tij Ndoja. Pra, shansi u është dhënë të gjithëve. Tashmë edhe stafi drejtues i skuadrës, me në krye trajnerin Haxhiosmanoviç, e ka të qartë se çfarë niveli ka secili prej lojtarëve dhe sa garantojnë ata për të ardhmen e Vllaznisë.

Vllaznia, të shtunën, "lamtumirë" Malit të Zi
Drejtuesit e skuadrës shkodrane kanë bërë të ditur dje se vendimi për t'u kthyer nga Mali i Zi në fund të kësaj jave nuk ka ndryshuar. Kështu, bien poshtë edhe hipotezat që thoshin se Vllaznia mund ta shtynte edhe disa ditë qëndrimin në Cetinjë, duke qenë se në Shkodër kushtet për stërvitje nuk janë dhe aq të mira. Megjithatë, çdo gjë do të shkojë sipas parashikimit të bërë nga trajneri Haxhiosmanoviç për 40 ditët e stërvitjes në prag të sezonit të ri. Në bazë të këtij plani, stërvitja e dy javëve të ardhshme deri në ndeshjen me Tiranën do të zhvillohet në Shkodër.

Kuqeblutë, gati miqësoret edhe në Shkodër
Ekipi i Vllaznisë do të kthehet të shtunën pasdite në Shkodër, pas tri javësh qëndrimi në Mal të Zi. Siç është bërë e ditur, atje kuqeblutë kanë zhvilluar edhe 8 takime miqësore, të cilat kanë shërbyer për të parë më së miri gjendjen e futbollistëve. Por bëhet e ditur se kuqeblutë do t'i vazhdojnë ndeshjet miqësore edhe pas kthimit nga Cetinja. Kështu, janë programuar që tani dy ndeshje, me Adën e Velipojës dhe Dinamon. E para do të luhet të mërkurën e ardhshme, ndërsa kundër Dinamos të shtunën që vjen. Kjo ndeshje vjen pikërisht një javë para ndeshjes së parë të kampionatit kundër Tiranës, më 27 gusht, dhe do të jetë "prova gjenerale" për kuqeblutë e Vllaznisë.

Të hënën, stërvitja e parë në Shkodër
Ekipi i Vllaznisë është kthyer dje pasdite nga Cetinja, ku ka qëndruar ditët e fundit, duke i dhënë kështu fund stërvitjes trijavore në Mal të Zi. Ai ka zhvilluar seancën e fundit paradite dhe pas disa orësh ka marrë rrugën drejt Shkodrës. Me të nuk ka udhëtuar trajneri Haxhiosmanoviç dhe tre futbollistët Radusinoviç, Çetkoviç dhe Radonjiç, që kanë qëndruar pranë familjeve të tyre, ngaqë dita e sotme do të jetë pushim. Të njëjtën gjë kanë bërë edhe "jabanxhinjtë" e tjerë të skuadrës shkodrane, që me të mbërritur në Shkodër, u janë drejtuar qyteteve të tyre. Ndërkohë, stërvitja e skuadrës do të nisë ditën e nesërme. Seanca e parë do të zhvillohet nesër në fushën sportive të Shtojit. Kjo seancë pritet me mjaft interes, sepse në të do të jetë prezent edhe blerja e fundit e Vllaznisë, Saimir Patushi, ndërkohë që priten edhe të tjerë lojtarë.

Formacioni, "fjalëkryqi" i Haxhiosmanoviçit
Lëvizjet e fundit të presidencës së klubit e kanë vënë para një përgjegjësie të madhe trajnerin e Vllaznisë, Dervish Haxhiosmanoviç. Malazezi, deri para pak ditësh, ankohej për mungesën e lojtarëve cilësorë, por tashmë nuk ekziston një problem i tillë. Ata që kanë ardhur apo dhe ndonjë tjetër që pritet të vijë, do ta kompletojnë në tërësi ekipin shkodran. Kështu, të gjitha planet që mund të ketë bërë deri tani "Deda", duket se nuk do të zënë shumë vend. Megjithëse në 8 ndeshjet miqësore që Vllaznia zhvilloi në Mal të Zi, u provuan skema dhe formacione të ndryshme, të gjitha ato do të bien poshtë. Lojtarët që do të vijnë mund të sjellin një orientim të malazezit në vendosjen e tyre në fushë. Marrim vetëm një shembull: në disa prej miqësoreve në Mal të Zi, Haxhiosmanoviçi provoi në sulm përkrah Sinanit futbollistin Edmond Doçi. Madje të gjithë shpresuan se u fitua një lojtar i vlefshëm për këtë repart nisur nga ajo çfarë Doçi jepte në ndeshje. Por me ardhjen e Kulit, Bejzades apo të sulmuesit tjetër që pritet, pa as më të voglin dyshim që Doçi nuk shihet si favorit për këtë vend vakant. Megjithatë, jo pak probleme pritet të ketë edhe në pozicione të tjera, duke filluar nga linja e majtë, ku për një vend duket se janë dy-tre lojtarë. I njëjti shqetësim edhe për mesfushën, ku pas ardhjes së Patushit gjërat janë koklavitur për trajnerin Haxhiosmanoviç. Deri para pak ditësh, ai kishte menduar që në qendër të ishte dyshja Belisha?Radonjiç, duke hedhur pretendimin e tij për gjetjen e një mesfushori të djathtë. Por ai që erdhi është matjani, lojtar që luan në qendër të mesfushës. Duke qenë kështu, i takon që trajneri duhet ta lërë një nga këta të tre në stol ose ta adoptojë në ndonjë pozicion tjetër. Pra, gjërat nuk duken dhe aq të qarta, aq më tepër që shqetësuese mund të duket pak më vonë edhe vendosja e lojtarëve në sulm. Përkrah Sinanit, që është i palëvizshëm në formacion, nuk dihet se kush do të jetë, Kuli, Bejzade, kroati, argjentinasi apo ndonjë tjetër. Të gjithë këta emra do të luftojnë natyrisht për një vend, ndërsa të tjerët, kuptohet, në stol, duke pritur rastin të gjejnë një mundësi për të hyrë në formacion. Por a do të pranohet kjo zgjidhje nga këta lojtarë? Kësaj pyetjeje askush nuk mund t'i japë përgjigje për momentin, pa përfunduar lëvizjet në merkato. Por ajo që duket e flitet nën zë është se ndonjë nga të ardhurit edhe mund të largohet, nëse nuk e sheh veten titullar. Shumë shqetësues ndërkohë është problemi i disa prej futbollistëve shkodranë që gjenden në ekip. Nga të dhënat paraprake që mësohen, e sigurt është që në ekip titullarë do të jenë vetëm 3 futbollistë shkodranë, Teli, Belisha dhe Sinani. Të tjerët, Doçi, Ahi, Hoti, Cani, Beqiri etj., ndonëse deri para pak ditësh mendoheshin titullarë, mund të mos jenë më të tillë. Ai që ende nuk ka folur është trajneri Dervish Haxhiosmanoviç. I njohur si një trajner që vlerëson atë që jep më shumë në fushë, malazezi tashmë ka për detyrë t'i japë gjithsecilit atë që i takon.

Vllaznia Besa, miqësorja sot në ora 17:00
Seriali i ndeshjeve miqësore të kuqebluve do të vazhdojë sot me ndeshjen kundër Besës së Kavajës. Ky takim do të luhet në orën 17:00 në stadiumin "Loro Boriçi" dhe do të jetë një provë serioze për të dy ekipet në prag të startimit të sezonit të ri futbollistik. Sipas trajnerit të kuqebluve, kjo ndeshje kundër kavajasve, apo dhe ajo tjetra kundër Dinamos, që do të luhet ditën e shtunë po në Shkodër, do të jenë testi më i mirë për të parë gjendjen e ekipit të tij në prag të sfidës së parë të kampionatit. Në ndeshjen e sotme miqësore kundër Besës mund të aplikohen edhe vendosje të reja të lojtarëve të fushë, çka është e pranueshme në këtë periudhë, në mënyrë që të zgjidhet mënyra më e mirë e ndërtimit të formacionit dhe vendosjes së skuadrës në fushë.

Vllaznia Dinamo, nesër në ora 17:00
Miqësorja e fundit e ekipit shkodran në prag të nisjes së sezonit të ri do të jetë ajo që do të zhvillojë nesër kundër Dinamos. Dy ekipet që drejtohen nga dy trajnerë ish-jugosllavë do të vihen përballë njëri tjetrit në "Loro Boriçi" në orën 17:00 të ditës së nesërme. Pritet që edhe kjo miqësore të ndiqet nga një numër i madh tifozësh shkodranë (kanë qenë mbi 1 mijë të tillë në miqësoren me Besën), të cilët ndaj bluve presin të shohin Vllazninë e tyre të vërtetë. Kjo ndeshje është vlerësuar shumë edhe nga ana e trajnerit Dervish Haxhiosmanoviç, sepse për të do të jetë testi i fundit për të parë se ku është me përgatitjet e skuadrës në prag të nisjes së kampionatit. Po ashtu, në këtë ndeshje pritet të mësohet përfundimisht edhe formacioni anti Tirana dhe mënyra e lojës së kuqebluve.

Formacioni, i paqartë për Haxhiosmanoviçin
Ka mbetur edhe diçka më tepër se një javë nga ndeshje shumë e rëndësishme e hapjes së kampionatit ndaj Tiranës dhe Vllaznia duket se ende nuk është gati. Të paktën sa i takon ndërtimit të formacionit të saj. Trajneri Haxhiosmanoviç është i paqartë në dy tri pika të tij dhe ndoshta vetëm në momentet e fundit do të vendosë për të përzgjedhur më të mirët. Dilema më e madhe duket se ekziston në aktivizimin apo jo të malazezit Çetkoviç. Mbrojtësi i krahut të majtë nuk po e bind shumë me lojën e tij dhe bashkathdhetari i tij trajner nuk e ka të qartë nëse do ta lërë në stol apo jo. Nëse Çetkoviçi nuk luan, në dilemë është edhe zëvendësuesi i tij, Kapaj, apo Doçi. Edhe ky pozicion është në varësi të zgjidhjes së një tjetër dileme, kësaj here në mesfushë. Me ardhjen e Patushit bëhen tre lojtarë që luajnë në qendër, së bashku me Belishën dhe Radonjiçin. Me siguri që Belisha do të spostohet në krahun e majtë të këtij reparti, për t'i lënë vendin dyshes tjetër në qendër. Megjithatë, asgjë nuk është e qartë dhe ai që do vendosë është vetëm Haxhiosmanoviçi.

Kuqeblutë, ulet ngarkesa stërvitore
Gjatë kësaj jave, për futbollistët e Vllaznisë ka pasur më pak lodhje. Kjo sepse në ndryshim me javët e kaluara, kësaj here kanë zhvilluar më pak seanca stërvitore dhe këto me pak ngarkesë. E gjitha kjo ka qenë e planifikuar në programin stërvitor të trajnerit Haxhiosmanoviç, i cili tashmë ka filluar ta bëjë gati skuadrën për ndeshjen e parë të kampionatit. Në të vërtetë, ditët e fundit, kuqeblutë kanë treguar shenja lodhjeje fizike, si pasojë e ngarkesave të mëdha fizike që kanë marrë, sidomos në tri javët e qëndrimit në Mal të Zi. Kjo lodhje u reflektua edhe në miqësoren e së mërkurës me Besën, por Haxhiosmanoviçi nuk duket i shqetësuar nga ky fakt, përkundrazi e vlerëson shumë faktin se lojtarët e tij janë lodhur, që tregon se ata kanë punuar shumë. Ndërkohë që nga e hëna skuadra shkodrane vetëm të martën ka zhvilluar dy seanca. Ditët e tjera, "Deda" është mjaftuar vetëm me seancën e pasdites. Kështu ka ndodhur edhe dje, kur kuqeblutë janë stërvitur vetëm një herë, për t'u bërë gati pastaj për miqësoren e sotme kundër bluve të Dinamos. Me ekipin dy ditët e fundit është stërvitur edhe i riu Gilman Lika, që ka gjetur gjuhën e mirëkuptimit me presidencën sa i takon firmosjes së një kontrate të re.

Miqësorja me Dinamon, me drita
Ka ndryshuar orari i zhvillimit të ndeshjes miqësore kundër Dinamos. E planifikuar për t'u luajtur në orën 17:00, ky takim është lënë për t'u luajtur nën dritën e projektorëve dhe do të fillojë në orën 19:00. Kështu kanë rënë dakord drejtuesit e të dy skuadrave dhe, për rrjedhojë, takimi është spostuar dy orë më vonë. Bëhet e ditur se kanë qenë drejtuesit e klubit "Vllaznia" ata që e kanë kërkuar një gjë të tillë dhe që ka gjetur më pas edhe mirëkuptimin e dinamovitëve. Shkodranët duan që përmes miqësores së sotme të vënë në provë pikërisht ndezjen e projektorëve dhe mbarëvajtjen e gjithçkaje sa i takon këtij problemi, ngaqë një javë më pas do të luhet po në të njëjtën mënyrë edhe ndeshja zyrtare e hapjes së kampionatit kundër Tiranës. Përveç kësaj, të luajturit e miqësores kundër bluve, me shumë të ngjarë do të krijojë një ambient shumë domethënës në "Loro Boriçi", pasi tifozëria shkodrane mezi e pret nisjen e sezonit të ri.

Vllaznia, sezon i ri me skemë të re
Një vendosje në fushë nganjëherë rezulton mjaft decizive në paraqitjen e një skuadre. Prandaj jo më kot kanë dalë edhe variante të ndryshme taktike, të cilat zbatohen sipas preferencave të trajnerëve. Në këtë fillim sezoni të ri për Vllazninë, ajo për të cilën po diskutohet jo pak është skema 4 4 2, që po kërkon të aplikojë trajneri Haxhiosmanonoviç. Një vendosje e tillë kërkon lojën në bllok të të gjithë ekipit dhe për më tepër edhe një lojë të rrezikshme. Me zhvillimin e 10 ndeshjeve miqësore në këtë prag sezoni, "Deda" pikërisht këtë ka pasur si objektiv: konsolidimin sa më shpejt të grupit të lojtarëve me këtë skemë. Por për fatin e keq të tij dhe të Vllaznisë njëkohësisht, jo çdo gjë ka shkuar ashtu si duhet. Teli e Belisha i janë bashkuar disi vonë skuadrës, pikërisht pas përfundimit të aventurës europiane me Elbasanin. Ndërkohë, edhe më vonë kanë ardhur Ndreka, Kuli e Patushi. Kjo ka bërë që Doçi, për shembull, është detyruar të provohet në detyrën e sulmuesit, ndërkohë që tashmë do të kthehet sërish në pozicionit të tij të vjetër, atë të mbrojtësit të krahut të majtë. Po ashtu, Radonjiçi ka luajtur gjithnjë në rolin e mesfushorit të qendrës, ndërkohë që tashmë detyrohet të kalojë në krahun e djathtë të mesfushës pas ardhjes së Patushit. Në këtë mënyrë, në skuadër është krijuar njëfarë pështjellimi dhe kjo u pa edhe në miqësoren me Dinamon. Dy pikat ku skuadra çalonte më tepër ishin krahu i majtë i mbrojtjes dhe i djathti i mesfushës. Megjithatë, në skuadër ka optimizëm. Ajo që mbetet për t'u rregulluar është harmonizimi sa më parë i reparteve me njëri tjetrin. Ndaj bluve u vërejt herë pas here një shkëputje e tyre, sidomos në lojën ofensive, ku sulmuesit morën shumë pak topa, pa thënë që Kulit iu desh disa herë të kthehej prapa për të marrë vetë topin. Por ai që nuk shqetësohet për këtë është trajneri Haxhiosmanoviç. "Skuadra po përmirësohet, prandaj nuk shqetësohem. Do të luajmë me këtë skemë, 4 4 2, kjo as që diskutohet. Me këtë lloj skeme luan e gjithë bota dhe nuk ka pse të bëjë ndryshim edhe Vllaznia," ka thënë trajneri malazez. Në të vërtetë, "Deda" e ka provuar edhe më parë me kuqeblutë aplikimin e lojës në vijë të drejtë në prapavijë, por nuk ka arritur ta mbajë gjatë. Këtë herë duket ndryshe, edhe sepse duket se ka gjetur lojtarët e duhur për të siguruar mbrojtjen. Me dyshen Teli Radusinoviç në qendër, shkodranët kanë fituar sigurinë, prandaj duket se do ta fitojnë "bastin". Këtë e pranon edhe vetë mbrojtësi Teli, i cili ka siguruar se do të bëjë më të mirën së bashku me kolegët e tij për të qenë në maksimumin e vet, në mënyrë që kjo vendosje të rezultojë efikase. Nga ana tjetër, duke luajtur me 4 4 2, Haxhiosmanoviçi ka ndër mend mbi të gjitha të sigurojë prapavijën, duke bërë që skuadra të mos pësojë aq shumë gola sa sezonin e kaluar. Prandaj vetë trajneri malazez është i bindur se sezoni i ri me këtë skemë të re do të sjellë edhe rezultatet e kërkuara nga të gjithë sportdashësit dhe drejtuesit e Vllaznisë.

Rriten çmimet e biletave në "Loro Boriçi"
Drejtuesit e klubit "Vllaznia" kanë menduar të bëjnë një lëvizje të çmimit të biletave për sezonin e ri futbollistik. Kështu, nga sa mësohet, duke filluar nga ndeshja e javës së parë të kampionatit të ri, ajo e së shtunës kundër Tiranës, një biletë në tribunën qendrore të "Loro Boriçit" do të kushtojë 5 mijë lekë të vjetra, në krahasim me 3 mijë lekë që ka qenë sezonin e shkuar. Po ashtu, ka lëvizur edhe çmimi i biletës në tribunën përkarshi, ku tashmë tifozët shkodranë do ta blejnë me 4 mijë lekë të vjetra. Një rritje e tillë e çmimit të biletave ka ardhur nga fakti që 13 nga 18 ndeshjet e kampionatit të ri, që Vllaznia do të luajë në Shkodër, do të zhvillohen nën dritën e projektorëve. Në këtë mënyrë, edhe për sportdashësit shkodranë ndeshje të tilla priten të kthehen në festa të vërteta. Por ndërkohë, duke parë këtë rritje të çmimit të biletave, sportdashësit shkodranë kanë filluar të preferojnë blerjen e një aboneje vjetore, e cila kushton 50 mijë lekë të vjetra. Kjo për arsye se i bie më lirë sa i takon çmimit të biletës, por edhe sepse e ke vendin të rezervuar për gjithë sezonin.