Page 10 of 160
Posted: Tue, 23 May 2006 , 23:29
by Admin
Tranjeri i Vllaznise Hysen Dedja asht shkarku nga posti qe kishte.
Ka shum mundsi qe tranjeri i ri me ken malazes.
Ju si mendoni per ket ndryshim???
Posted: Wed, 24 May 2006 , 13:35
by vllaznia1919
Trajneri asht i ransishem por po nuk fillu me mendu edhe per lojtart ska trajner qe na bjen ne fije.
Posted: Wed, 24 May 2006 , 13:40
by vllaznia1919
Seri me at ekip qe ka pase nuk me duket se ba pune te keqe.
Posted: Thu, 25 May 2006 , 13:47
by vllaznia1919
Leandro, fjala e dhënë Elbasanit
- Ndryshe nga herë të tjera, kur presidenti elbasanas Arben Laze ka qenë tepër i matur për të dhënë emra futbollistësh, që ka patur në plan për t'i veshur verdheblu në kohë merkatoje, këto ditë ai është treguar i gatshëm dhe ka dhënë më shumë sqarime për median, lidhur me këtë problem. Madje, presidenti i kampionëve në fuqi ka bërë të ditur se për përforcimin e skuadrës së tij, midis dy alternativave për marrjen e futbollistëve, pra, vetëm për kompeticionin europian dhe të afrimit të tyre për Elbasanin e sezonit të ardhshëm, ai vetë është "partizan" i alternativës së dytë. "Ne do të bëjmë përpjekje për të mbajtur skuadrën tonë në këto nivele, që ajo paraqiti në kampionatin që sapo përfundoi, sqaron presidenti Laze për "Sport Ekspres". - Prandaj, ky është edhe synimi ynë në bisedat paraprake që kemi bërë dhe vazhdojmë të bëjmë me disa nga futbollistët e kampionatit tonë". Ndërsa, kur i kërkon ndonjë emër konkret, Laze nuk ngurron që të japë, së pari, emrin e brazilianit Leandro, i cili luajti me Vllazninë në kampionatin e fundit. "Leandro nuk ka ngurruar të japë përgjigje pozitive për të luajtur me Elbasanin sezonin e ardhshëm, kur kërkuam të dinim dëshirën e tij, thotë presidenti elbasanas. - Madje, ai aktualisht ndodhet në Brazil, por na ka thënë se do të rrijë për disa kohë atje, pranë të afërmve të tij, ndërsa kur të kthehet do të vijë në Elbasan, për të mbyllur gjithçka me ne". Mesfushori brazilian ka qenë ndër më të mirët e skuadrës shkodrane në sezonin e sivjetëm, madje, sportdashësit elbasanas e vlerësuan së tepërmi atë, kur Vllaznia luajti në "Ruzhdi Bizhuta" në fazën e tretë dhe ai ishte më i miri për miqtë.
Posted: Fri, 26 May 2006 , 13:17
by vllaznia1919
Vllaznia e re, në "dorë" të malazezëve
Objektivat e drejtuesve të Vllaznisë tashmë janë të qarta. Skuadra që do të ndërtohet do të ketë një bazë kryesisht malazeze. Kështu të paktën bëhet e ditur nga burime pranë klubit, sipas të cilave shkodranët po e shohin me mjaft interes këtë pistë. Për rrjedhojë, jo më kot presidenti Agron Çela prej ditësh po "eksploron" tregun e vendit fqinj që sapo fitoi pavarësinë. Nga Podgorica dhe qytetet e tjera të Malit të Zi pritet të përzgjidhen për të ardhur në Shkodër jo vetëm disa futbollistë, por tashmë është vendosur edhe për trajnerin. Madje bëhet e ditur se bisedimet për këtë gjë janë në rrugë të mbarë dhe me shumë mundësi brenda këtyre ditëve do të ketë edhe zhvillime të reja në këtë drejtim, shoqëruar ndoshta edhe me emërimin e trajnerit të ri të Vllaznisë. Bisedat paraprake janë bërë me disa trajnerë nga ky vend, por, nga sa merret vesh, më pranë stolit kuqeblu duket Vojo Pejoviç. Presidenti Çela thuhet të jetë takuar me të dy ditë më parë në vizitën që ka bërë në Podgoricë dhe paraprakisht kanë filluar kontaktet për të parë mundësinë e uljes së tij në stolin e mbetur bosh pas mbarimit të kontratës së Hysen Dedjes. Por ndërkohë gjërat pritet të saktësohen pas një takimi tjetër, që palët do të kenë brenda këtyre ditëve. Nëse bëhet realitet kjo lëvizje, atëherë malazezi Pejoviç do të bëhet trajneri i dytë nga ky vend që drejton në vite Vllazninë. I pari ka qenë Dervish Haxhiosmanoviç, një trajner jo shumë i njohur për cv në e tij në drejtimin e ekipeve, por që në Shkodër rezultoi i suksesshëm. Në krye të skuadrës shkodrane ai arriti të shpallej kampion në sezonin 2000 01, titull ky që është i fundit i fituar nga shkodranët. Që atëherë "Deda" ka ardhur edhe dy herë të tjera në "timonin" e kuqebluve, por pa e pasur më suksesin e mëparshëm. Ndërkohë, tashmë presidenca e klubit më të vjetër në Shqipëri po shikon mundësinë e gjetjes së një trajneri tjetër të suksesshëm nga ky vend. Bashkë me të pritet të vijnë edhe disa lojtarë, ku pa dyshim që Vukçeviçi do të jetë i pari në listën e lojtarëve të piketuar nga shkodranët. Mbrojtësi 22-vjeçar pëlqehet shumë nga drejtuesit e Vllaznisë, ndërkohë që është zbuluar edhe një tjetër emër që do të provohet në "Loro Boriçi". Ai është një tjetër mbrojtës, edhe ky 22-vjeçar, 1.95 m i lartë dhe quhet Gavrillo Petroviç. Ky lojtar në sezonin e fundit ka luajtur në Bosnjë dhe tashmë është vënë në kërkim të një ekipi tjetër. Në këtë mënyrë ka filluar të projektohet edhe mbrojtja e ardhshme e Vllaznisë, e përbërë nga një katërshe që mendohet të jetë e pakalueshme, duke pasur brenda tre malazezët Radusinoviç, Vukçeviç, Petroviç dhe shkodranin e njohur Teli. Por ndërkohë "gjuetia" e shkodranëve në vendin fqinj mund të mos ndalet këtu, pasi edhe lojtarë të tjerë mund të vijnë nga ky vend, pa lënë këtu mënjanë edhe ndonjë preferencë që mund të ketë trajneri që do të drejtojë Vllazninë. Në këtë mënyrë, presidenca shkodrane, më parë se të fillojë punë me bisedat me lojtarët shkodranë, ka nisur kontaktet me atë malazezë, të cilët pritet të jenë në një numër të konsiderueshëm këtë sezon në radhët e kuqebluve.
Posted: Fri, 26 May 2006 , 13:18
by vllaznia1919
Radusinoviç, gati rinovimi me kuqeblutë
Dëshira e lojtarit malazez që luajti sezonin e fundit me Vllazninë, Igor Radusinoviç, për të gjetur një skuadër tjetër jashtë Shqipërisë për vazhdimin e karrierës së tij duket se ka filluar të venitet. Kjo pasi tek ai është rikthyer sërish dëshira për të luajtur edhe një sezon tjetër në radhët e kuqebluve. Një dëshirë e tillë është shfaqur në një bisedë që vetë lojtari ka pasur para dy ditësh në Podgoricë me presidentin e Vllaznisë, Agron Çela. Ata kanë biseduar jo pak në lidhje me sezonin që kaloi, por edhe mbi të ardhmen. Pikërisht në këto biseda mësohet që mbrojtësi që luajti 30 ndeshje në kampionatin e fundit si titullar me Vllaznisë, ka lënë gjithçka hapur në lidhje me mundësinë e firmosjes së një kontrate të re me shkodranët. Arsyeja pse malazezi ka ndërruar mendje, ngaqë deri tani ka menduar kalimin në futbollin hungarez, ka qenë korrektesa që ka gjetur te presidenti Çela. Një arsye më shumë që mund ta bëjë Radusinoviçin të ndërrojë mendje është edhe fakti tjetër, se sezonin e ardhshëm te skuadra shkodrane nuk do të ndihet i vetëm, ngaqë aty do të ketë edhe trajnerin, por edhe disa futbollistë të tjerë nga vendi i tij i origjinës. Duke qenë kështu, pritet që në ditët e ardhshme palët të firmosin një tjetër kontratë bashkëpunimi.
Posted: Sat, 27 May 2006 , 15:14
by Admin
Leandro, ofertë edhe nga Verona
Mund të duket e pabesueshme por thuhet të jetë e vërtetë. Braziliani që luajti sezonin e fundit me Vllaznisë Leandro da Silva, ka marrë një ofertë për të luajtur sezonin e ri në futbollin italian. Bëhet fjalë për klubin e Veronës, në të cilën kanë luajtur edhe shqiptarët Bogdani, Myrtaj dhe Behrami. Lajmi bëhet i ditur nga burime pranë futbollistit brazilian i cili duket se kësisoj kërkon të realizojë kapërcimin e shumë ëndërruar drejt një kampionati të tillë si ai italian. Ndërkohë siç kemi bërë të ditur, Leandro ka një kontratë me Vllazninë deri në fund të tetorit të këtij viti e po ashtu përveç shkodranëve, në kërkim të tij është vënë edhe skuadra kampione e Shqipërisë, Elbasani. Por para këtyre dy ekipeve, mesfuhsori shumë elegant në përdorimin e topit sigurisht që do zgjidhte ofertën e Veronës. Gjithsesi një gjë e tillë mbetet për t’u verifikuar ditët e ardhsme sesa do realizohet.
Posted: Sat, 27 May 2006 , 15:17
by Admin
Pankina e Vllaznisë sot pret përgjigjen e Pejoviç
Trajneri i ri i skuadrës shkodrane duket tashmë në horizont. Për të mos thënë se është vetëm një hap larg emërimit në këtë detyrë. Bëhet fjalë për malazezin Vojisllav (Vojo) Pejoviç i cili paraprakisht e ka pranuar ftesën për të drejtuar Vllazninë në sezonin e ardhshëm. Megjithatë ajo që ka mbetur pa u konkretizuar është edhe marrëveshja financiare mes palëve. Për këtë arsye, sot presidenti i klubit shkodran do të jetë në Podgoricë për të mbyllur çdo gjë me këtë trajner. Nga sa merret vesh, nuk bëhet fjalë për ndonjë mundësi të mbylljes jo në mnëyrën e duhur të bisedimeve pasi ata çfarë ofrojnë skuadrat shqiptare, janë shumë më tepër nga sa trajnerët dhe futbollistët malazezë përfitojnë në vendin e tyre. Që do të thotë se trajneri “i piketuar” për të zënë vendin e mbetur bosh pas largimit të Dedjes, i ka të gjitha shanset të mos e refuzojë ofertën kuqeblu. Një ofertë e tillë ka ardhur në momentin më të bukur të karrierës së tij si trajner. Vojo Pejoviç të mërkurën ka arritur një sukses si trajner teksa ka fituar kupën e Malit të Zi. Duke drejtuar ekipin e Crvena Stijena të kryeqytetit malazez, Pejoviç, në këtë mesjavë ka arritur të mundë në finale ekipin tjetër të Podgoricës, KOM me rezultatin 1-0. ky duket se është suksesi i parë në karrierën e tij si trajner ndërkohë që duhet përmendur fakti se ai është përgjithësisht një trajner i ri, mosha e të cilit vërtitet rreth të dyzetave. Në kampin shkodran ndonëse nuk duan ta komentojnë shumë këtë lëvizje, e pranojnë që janë në bisedime me një trajner nga vendi fqinj. Por nga ana tjetër, drejtuesit shkodran nuk kanë shumë dëshirë ta bëjnë fakt të kryer emërimin e tij në krye të Vllaznisë përderisa gjërat nuk kanë përfunduar. Marrëveshja përfundimtare siç thamë nuk është çudi që të mbyllet që sot dhe skuadra shkodrane kësisoj mund të njohë pasardhësin e Hysen Dedjes që e drejtoi atë deri në përfundim të sezonit të kaluar. Ky do jetë trajneri i shtatë në “epokën” e drejtimit të presidentit Agron Çela dhe i dyti nga malazezët. Mësohet gjithashtu se Pejoviç ka kërkuar nga drejtuesit e Vllaznisë përpara se t’i thotë “po” përfundimisht ofertës së tyre, të njihet me përbërjen e mundshme të skuadrës dhe objektivat që ajo do ketë në sezonin e ri. Nga ana tjetër, thuhet se presidenti Çela i ka lënë dorë të lirë atij për të parë tregun malazez dhe për të gjetur ndonjë lojtar cilësor që të veshë fanellën e Vllaznisë. Objektivi kryesor do jetë padyshim gjetja e një mesfushori- organizator pikërisht në vendin fqinj. Sakaq të gjitha këto janë pastaj vetëm plane për ditët e ardhshme por më parë se të mendohet për to, sigurisht që duhet vënë firma përfundimtare në kontratë me trajnerin. Kjo është gjëja kryesore nga duhet të nisin punët për kuqeblutë dhe presidenca e Vllaznisë e ka kuptuar më së miri këët gjë. Gjithsesi ajo që mbetet është se Vojisllav Pejoviç është më pranë se kurrë marrjes së drejtimit të pankinës shkodrane.
Gjergj KOLA
Posted: Sun, 28 May 2006 , 13:45
by vllaznia1919
Vllaznia, deri të hënën pa trajner
Çështja e trajnerit të ri të Vllaznisë duket se do t'i mundojë edhe për disa ditë të tjera drejtuesit dhe sportdashësit e Vllaznisë. Kur pritej që gjithçka të përfundonte dje, nuk ka ndodhur kështu, ngaqë palët nuk janë takuar. Kjo ngaqë presidenti i kuqebluve, Agron Çela, ka qenë shumë i ngarkuar me punët e tij të biznesit dhe për rrjedhojë nuk ka mundur të udhëtojë dot drejt Podgoricës, ku e kishin lënë të drekonin me kandidatin për trajner të skuadrës shkodrane, Vojo Pejoviç. Duke qenë kështu, bëhet e ditur se palët kanë kontaktuar në telefon dhe janë marrë vesh për t'u takuar shumë shpejt dhe për të mbyllur çdo gjë sa i takon marrëveshjes së emërimit të tij në krye të Vllaznisë. Kësisoj, stoli shkodran prej më se një jave është bosh që pas mbarimit të kontratës së Hysen Dedjes, megjithatë në këto pozita duket se nuk do të shkohet shumë. Maksimumi brenda ditës së hënë pritet dhe përgjigjja përfundimtare e malazezit Vojo Pejoviç, megjithëse gjasat janë që marrëveshja të jetë e përfunduar me pëlqimin e të dy palëve. Sa për kujtesë të tifozëve kuqeblu, bëjmë të ditur se Pejoviçi nuk ka drejtuar ndonjëherë ekipe të kategorive të larta as në Mal të Zi dhe as në ndonjë vend tjetër, kjo edhe për shkak të moshës së tij të re. Por sakaq, përvoja e punës me një ekip modest të kryeqytetit malazez, siç është Crvena Stijena, i ka dhënë atij shumë kënaqësi dhe njëkohësisht edhe sukses. Duke e drejtuar këtë ekip në tri vitet e fundit, Vojo Pejoviç ka arritur të dalë tri herë në finalen e kupës së Malit të Zi dhe e ka fituar atë në dy vitet e fundit radhazi. Në edicionin e sivjetëm të kupës së vendit fqinj, skuadra e kandidatit të stolit kuqeblu ka mundur në finale ekipin tjetër të Podgoricës, KOM in, me rezultatin 1 0. Ndërkohë, kalimi te Vllaznia mund të përbëjë kulmin e karrierës së tij të deritanishme si trajner. Ndonëse nuk ka shumë gjëra të mbyllura, bëhet e ditur se me shumë mundësi Vojo (është shkurtimi i emrit Vojisllav) Pejoviç, nëse ulet në stolin kuqeblu, do të sjellë me vete edhe ndihmësin e tij. Kjo të paktën flitet nga burime pranë klubit shkodran, megjithëse asgjë nuk ka përfunduar ende. Në këtë mënyrë, me sa duket, tifozërisë kuqeblu do t'i duhet të presë deri të hënën për të mësuar nëse në krye të skuadrës së tyre do të ulet apo jo malazezi Pejoviç. Për drejtuesit e Vllaznisë, kjo pritje nuk është ankth, pasi deri në fillimin e përgatitjeve për sezonin e ri ka edhe shumë kohë në dispozicion. Duke qenë kështu, askush nuk kërkon të nxitohet në këtë mes, megjithëse nuk bëhet fjalë këtu për taktikë të veçantë në përzgjedhjen e trajnerit. Ai nuk është emëruar ende, ngaqë e kanë penguar disa çështje të vogla, që nuk kanë pasur të bëjnë fare me kërkesat e tij, apo pretendimet e presidencës.
Posted: Mon, 29 May 2006 , 02:51
by Admin
Kuqeblutë në kërkim të një organizatori
Merkatoja e shkodranëve ndonëse në hapat e para të saj, tashmë e ka të përqendruar objektivin. Përveç rikthimit të futbollistëve shkodranë që luajnë për ekipet e tjera, drejtuesit e Vllaznisë janë duke “eksploruar” edhe në tregun malazez. Kryesisht po shikohet dhe është kontaktuar me disa mbrojtës, por vëmendja më e madhe duket se është përqendruar tek gjetja e një mesfushori-organizator. Duke qenë se në kampionatin tonë nuk ka ndonjë të tillë të mirëfilltë që mund të jetë i lirë pa kontratë me ndonjë ekip tjetër, atëherë po shikohet mundësia e gjetjes së një lojtari me karakteristika të tilla në tregun malazez. Për këtë arsye, detyra kryesore për gjetjen e një lojtari të tillë i është lënë njeriut që mendohet të marrë drejtimin e Vllaznisë, pra Vojo Pejoviçit. Ende nuk ka asgjë konkrete në këtë drejtim megjithatë shpresohet që tregu malazez sivjet të jetë i frutshëm.
Posted: Mon, 29 May 2006 , 02:53
by Admin
Zëvendëstrajneri malazez, tranjer i portiereve Isa Sukaj
Këto janë projektet e drejtuesve të Vllaznisë sa i takon pankinës që do ta drejtojë atë në sezonin e ri. Siç bëhet e ditur, Pejoviç, njeriu që pritet të emërohet sot si trajner i skuadrës shkodrane i ka vënë një kusht presidentit Çela. Të sjellë me vete edhe ndihmësin e tij. Një kërkesë që duket se nuk është kundërshtuar nga numri 1 i klubit kuqeblu. Nga ana tjetër, sa i takon përgatitësit të portierëve, mendohet që të emërohet Isa Sukaj, një ish-portier i njohur ky i Vllaznisë së viteve më parë. në këtë mënyrë ka filluar të konfigurohet në këtë mënyrë stafi që do ta drejtojë këtë ekip në sezonin e ri megjithatë për çdo gjë më saktë do flitet vetëm pasi të jetë marrë “po”-ja përfundimtare e Vojo Pejoviç.
Posted: Mon, 29 May 2006 , 13:27
by vllaznia1919
Po maj naqe por nuk bahet ekipi me zevends trajnera e trajnera portjerash.Tane lojtart ma te mire thojne qe dona me ike dhe hala nuk asht ble asnji lojtar.
Posted: Mon, 29 May 2006 , 13:30
by vllaznia1919
Osja: Jam akoma verdheblu
Shkodranet e skuadres verdheblu, Safet Osja dhe Albert Kaci, nuk e kane nderprere aktivitetin e tyre futbollistik edhe ne kete periudhe pushimi. Ata, te pakten deri mbreme vone, kane qene te angazhuar, se bashku me disa futbolliste te tjere shkodrane, ne aktivitetin e pervitshem te futbollit te plazhit, qe organizohet ne Ulqin te Malit te Zi, duke qendruar larg atmosferes se merkatos, per te cilen po flitet gati per dite ne median tone sportive. "Se bashku me disa shoke te tjere, si Kaci, Belisha, Kraja, etj., bejme pjese ne skuadren "Kalabria", sqaron Osja nepermjet telefonit dhe sot ne mbremje (dje), kemi per te luajtur takimin final te kupes qe organizohet ne Ulqin. Keshtu, si une, ashtu edhe Kaci nuk mund te themi ndonje gje te qarte ne lidhje me ate qe na kerkoni, pra, se cdo te ndodhe me pas. Nese duhet te them dicka per vete, une i jam mirenjohes te gjitheve ne Elbasan per respektin qe kane treguar ndaj meje. Kam kaluar dy vite te mrekullueshme ne Elbasan, por kjo nuk do te thote se bashkepunimi im me kete skuader ka perfunduar. Nuk mund te mohoj se te Vllaznia duket nje fare interesimi per ne shkodranet, qe kemi luajtur per skuadra te tjera, por tani per tani une mendoj per Elbasanin, pasi jam akoma pjese e kesaj skuadre, me te cilen do te luajme ndeshjet e Liges se Kampioneve. Ndiehem i respektuar dhe i nderuar, nese do te jem perseri pjese e skuadres kampione edhe per sezonin e ardhshem. Por, te shohim...". PIRRO KITTA
Posted: Mon, 29 May 2006 , 23:06
by Admin
vllaznia1919 wrote:Po maj naqe por nuk bahet ekipi me zevends trajnera e trajnera portjerash.Tane lojtart ma te mire thojne qe dona me ike dhe hala nuk asht ble asnji lojtar.
Ca me ba naqe, e kan marr avash avash kta, po sot duhet me lviz sa ma shpejt...
Posted: Tue, 30 May 2006 , 20:03
by vllaznia1919
Se kur ti kujtohet ktyne te tonve me leviz kan me met me gisht ne goje.
Si gjithmone!
Posted: Wed, 31 May 2006 , 13:51
by vllaznia1919
"Kalabria" bën atë që s'e bën presidenca kuqeblu
Dy ditë më parë, në Ulqin të Malit të Zi ka përfunduar një turne tjetër ndërkombëtar i futbollit në rërë. Në këtë turne kanë marrë pjesë edhe disa futbollistë shkodranë, të cilët kanë luajtur me ekipin e emërtuar "Kalabria" nga shqiptarët e Ulqinit. Ka qenë një gjë e bukur të shikoje së bashku duke luajtur Osjen e Kaçin të Elbasanit, Krajën e Besës, Belishën e Doçin të Vllaznisë, apo dhe trajnerin e Adës, Armando Cungun. Ky ekip me emrin "Kalabria" ka arritur të zërë vendin e parë dhe të meritojë kupën e këtij turneu. Të njëjtën gjë patën bërë edhe pak ditë më parë, në një turne tjetër, por atëherë në ekip ishte edhe portieri i Vllaznisë, Grima, edhe mbrojtësi Hasani me mesfushorin Volumi. Por më shumë sesa rëndësia e dy kupave të fituara, duket se ka fakti që "Venus" dhe "Kalabria", dy ekipet e shqiptarëve të Malit të Zi, arritën të bëjnë atë që s'po e bën presidenca e Vllaznisë, pra bashkimin e të gjithë futbollistëve shkodranë te Vllaznia edhe një herë tjetër. Madje, çfarë është më e keqja, sezoni që po vjen me shumë të ngjarë do t'i gjejë ata më të shpërndarë në ekipet e tjera.
Posted: Wed, 31 May 2006 , 13:51
by vllaznia1919
Shifni qfare kulmit.Hhahahahahahahaha!
Kuku per ne qfare presidencet kena.
Posted: Fri, 02 Jun 2006 , 03:18
by Admin
Çështja e trajnerit, mungon akordi përfundimtar
Vllaznia do jetë pa trajner deri javën e ardhshme. Kështu është vendosur nga drejtuesity më të lartë të klubit të cilët nuk preferuan të arrijnë akordin përfundimtar me malazezi Vojo Pejoviç që këtë të hënë. Nisur nga ajo çfarë shihet, arsyeja pse presidenti Çela nuk ka dashur të mbyllë këtë çështje, ka qenë mosmarrja e “po”-së edhe nga dy donatorët e tjerë. Këta të fundit nisur nga ato çfarë kanë deklaruar, nuk kanë qenë kundër trajnerit si emër ngaqë nuk kanë njohuri për të. Por ata kanë qenë kundër mënyrës si është vepruar për zgjedhjen e tij pa qenë të gjithë donatorët në unison. Nga ana tjetër, fakti që ditët e fundit është rritur shumë presioni për krijimin e shoqërisë aksionere nga donatorët e Vllaznisë të cilët kanë paralajmëruar edhe një heqje dorë nga financimi i mëtejshëm i skuadrës ka bërë që Pejoviç të qëndrojë në pritje. Çela nuk ndodhet aktualisht në Shqipëri dhe si rrjedhojë deri javën tjetër nuk mund të merret një përgjigje përfundmitare për këtë çështje.
Posted: Fri, 02 Jun 2006 , 13:24
by vllaznia1919
Djema banju gati per kategorine e pare sot i vjete.Si ja kan nise kta sh.... njaja pune na pret.
Posted: Wed, 07 Jun 2006 , 13:44
by vllaznia1919
Ndreka, largimi i radhës nga Vllaznia
Ditët e fundit është lakuar shumë në shtyp udhëtimi i tij drejt Ukrainës për t'u provuar në një nga ekipet e këtij vendi, por Henri Ndreka ende nuk duket se ka vendosur përfundimisht se çfarë do të bëjë. Ai edhe dje ka qenë në Shqipëri duke lënë të kuptojë se nuk ka asnjë gjë të sigurt për të ardhmen. "Jam në Shqipëri dhe nuk kam lëvizur, megjithëse është deklaruar se do të shkoj për t'u provuar në Ukrainë. Ka qenë vetëm një ofertë, nëse mund të quhet e tillë, për të shkuar për t'u provuar, por nuk e di se çfarë do të bëj," ka thënë mbrojtësi lezhjan për "Sportin shqiptar". Dyshimet e futbollistit për të shkuar apo jo për provë në vendin e Shevçenkos, duket se kanë ardhur ngaqë për të nuk është hera e parë që provohet në futbollin ukrainas. Ai ka kontaktuar edhe në të njëjtën periudhë të sezonit të kaluar me skuadra të këtij vendi, megjithatë nuk e arriti akordin e duhur. Për rrjedhojë, firmosi me Vllazninë, por në janar të këtij viti ai udhëtoi sërish drejt Ukrainës, ku ishte shumë pranë firmosjes me Vorllska Poltavën. Megjithatë çdo gjë u prish vetëm në momentet e fundit, ngaqë drejtuesit e këtij klubi luajtën nga premtimet e tyre. Por kjo provë te kjo skuadër i kushton shumë Ndrekës edhe në paraqitjen e mëtejshme me Vllazninë. Prej atij momenti ai u largua dhe erdhi katër herë në radhët e kësaj skuadre, lëvizje këto që natyrisht ndikuan edhe në formën e tij. Megjithatë, mbrojtësi shtatlartë ka qenë në formacionin e Dedjes në ndeshjen finale të kupës ndaj Tiranës, por pa arritur dot të ndihmojë skuadrën e tij për ta bërë të vetën këtë trofe. Që prej atij momenti, Henri Ndreka është një lojtar tashmë i lirë. Lezhjani që ka luajtur 22 ndeshje në sezonin e fundit në formacionin kuqeblu, teksa ka shënuar edhe një gol, e ka mbaruar kontratën me këtë skuadër. Burime pranë klubit shkodran bëjnë të ditur se ekziston mundësia që presidenca aktuale e klubit t'i bëjë një ofertë edhe për sezonin tjetër, por dje vetë lojtari ka thënë se shanset për të luajtur edhe një sezon tjetër në "Loro Boriçi" janë shumë të pakta. "Ende nuk e di ku do të luaj në sezonin e ri. Mbase ekziston edhe mundësia për të lëvizur jashtë Shqipërisë, ndonëse këtë gjë nuk e shikoj parësore. Vllaznia? Nuk kam komunikuar me asnjërin prej drejtuesve të saj dhe deri më sot askush nuk më ka bërë një ofertë. Megjithatë, aktualisht nuk mendoj se do të qëndroj sërish te kjo skuadër. Me shumë të ngjarë do të luaj sërish me ndonjë nga skuadrat e kryeqytetit," ka shtuar Ndreka. Kaq ka thënë ai dhe gjërat duken më se të qarta. Mbrojtësi lezhjan nuk ka dëshirë të qëndrojë më te skuadra shkodrane. Kështu, pas Bokatolës, ai bëhet futbollisti i dytë që thuajse zyrtarisht "divorcohet" me kuqeblutë. Pa lënë pas dore edhe shumë të tjerë, që janë gati të firmosin me ekipet e tjera. Situata e turbullt që po kalon Vllaznia ka bërë që futbollistët titullarë të saj ta shohin veten gjithnjë e më larg Shkodrës. Mbase gjërat mund të marrin rrjedhë tjetër edhe brenda një dite, megjithatë deri më tani nuk mund të flasim për një të ardhme entuziaste.