Posted: Fri, 29 Jun 2007 , 00:28
Josa, strategjia “anti-Blazevic”
28 Qershor Vetem dy dite kohe ka ne dispozicion tekniku Josa, kur te shtunen Vllaznine e tij e pret ndeshja e kthimit te Intertotos, perballe NK Zagreb, ndaj ka “vrapuar” te percaktoje pikat e strategjise anti?Blazevic. Problemet e mbartura nga ndeshja e se shtunes te kaluar, qe nga incidenti “Dabulla”, per te vazhduar me kartonin e kuq te Ahit, apo dhe demtimet e Dalipit e te Licit, kane qene ne qender te vemendjes ne ditet e kesaj jave.
Ndeshja e kontrollit
Njoftimi se dje do te kishte ndeshje kontrolli, ka bere qe ne tribunen e “Loro Boricit” te kishte me teper tifoze se ne ditet e tjera. Serioziteti i seances se djeshme dukej qarte qe kur skuadra doli ne fushe me kostumet e reja sportive, te porositura enkas per pjesemarrjen ne Intertoto. Ne nje fare menyre, ne testin e djeshem eshte mesuar edhe formacioni i se shtunes. Duke iu referuar ndeshjes se pare, eshte thuajse po ajo perberje, me perjashtim te ndryshimeve te detyruara ne mesfushe dhe sulm. Fjala eshte per Ahin, qe u ndeshkua me kartonin e kuq, ndersa Josa e kishte zevendesuar me Eri Hotin, i cili edhe ne Zagreb luajti dinjitoz si zevendesues. Ndersa “operacioni” tjeter ka qene ne sulm, ku ne vendin e Dalipit te demtuar u rikthye Xhevahir Sukaj, “etja” e te cilit duket se eshte mjaft e madhe per te luajtur ne kete ndeshje, pasi nuk udhetoi dot ne Zagreb, per shkak te problemeve qe i dolen me pasaporten. Pikat e tjera te formacionit jane po ato, duke filluar me Grimen ne porte, Licin, Kotrrin e Telin ne mbrojtje, nderkohe qe ne qender te mesfushes Josa vazhdon t’i besoje dyshes Osja?Simo, e cila duket se ka funksionuar mjaft mire ne ndeshjen e pare, duke pasur ne te majte Liken teknik; ne vijen e pare, Sukaj do te jete i mbeshtetur me dyshen e re te ketij sezoni, Kacin dhe Noren, te cilet debutuan mjaft mire ne ndeshjen e pare, ne Zagreb.
Plani “A” dhe ai “B”
Gjithsesi, gjithcka qe thame me siper eshte “plani A” i Joses, ndersa ne “xhep” eshte edhe “plani B”. Fjala eshte per Vioresin Sinanin, emri i te cilit eshte lakuar jo pak gjate ketyre diteve. Edhe pse ushqeheshin shpresat per te udhetuar ne Kroaci, Sinani nuk arriti te ishte pjese e grupit, ndersa edhe pas kthimit te skuades nga Kroacia, Josa pohoi se ai eshte jashte planeve edhe per ndeshjen e kthimit. Por dje, Sinani eshte aktivizuar gjate gjithe lojes me formacionin e dyte, duke treguar se ka nje rritje ne treguesit e gjendjes fizike. Kjo do te thote se Josa do ta kete te gatshem ne pankine “Kepucen e Arte”, per te mos thene se, ndoshta deri te shtunen, Sinani mund te jete edhe ne fushe nga minuta e pare. Ne kete rast, kuptohet qe edhe formacioni do te kishte ndryshime. Pervec Sinanit, nje tjeter pikepyetje eshte edhe gjendja e Klevis Dalipit, i cili dje ka qene spektator ne pisten e stadiumit. Sipas mjekut Zyhdi Coba, gjendja e tij mund te normalizohet deri diten e shtune, por garancite e plota do t’i jape mjeku sportiv i kombetares malaziase, tek i cili Dalipi, por edhe Kaci per nje shqetesim ne kocken e kembes se djathte, kane bere nje vizite dje paradite, ne kliniken e tij ne Podgorice, cka do ta perserisin edhe sot pasdite.
GASPER MARKU