Kupa Intertoto T1:KS Vllaznia-NK Zagreb

Ketu ndodhet te gjithe ato tema, te cilat jane te vjetra apo ne te cilat nuk diskutohet.
Post Reply
futbollist
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 523
Joined: Fri, 26 Nov 2004 , 23:37
Skuadra: Vllaznia, Bayern
Location: Rus-Maxharr

Post by futbollist » Fri, 29 Jun 2007 , 00:28

Josa, strategjia “anti-Blazevic”
28 Qershor Vetem dy dite kohe ka ne dispozicion tekniku Josa, kur te shtunen Vllaznine e tij e pret ndeshja e kthimit te Intertotos, perballe NK Zagreb, ndaj ka “vrapuar” te percaktoje pikat e strategjise anti?Blazevic. Problemet e mbartura nga ndeshja e se shtunes te kaluar, qe nga incidenti “Dabulla”, per te vazhduar me kartonin e kuq te Ahit, apo dhe demtimet e Dalipit e te Licit, kane qene ne qender te vemendjes ne ditet e kesaj jave.

Ndeshja e kontrollit

Njoftimi se dje do te kishte ndeshje kontrolli, ka bere qe ne tribunen e “Loro Boricit” te kishte me teper tifoze se ne ditet e tjera. Serioziteti i seances se djeshme dukej qarte qe kur skuadra doli ne fushe me kostumet e reja sportive, te porositura enkas per pjesemarrjen ne Intertoto. Ne nje fare menyre, ne testin e djeshem eshte mesuar edhe formacioni i se shtunes. Duke iu referuar ndeshjes se pare, eshte thuajse po ajo perberje, me perjashtim te ndryshimeve te detyruara ne mesfushe dhe sulm. Fjala eshte per Ahin, qe u ndeshkua me kartonin e kuq, ndersa Josa e kishte zevendesuar me Eri Hotin, i cili edhe ne Zagreb luajti dinjitoz si zevendesues. Ndersa “operacioni” tjeter ka qene ne sulm, ku ne vendin e Dalipit te demtuar u rikthye Xhevahir Sukaj, “etja” e te cilit duket se eshte mjaft e madhe per te luajtur ne kete ndeshje, pasi nuk udhetoi dot ne Zagreb, per shkak te problemeve qe i dolen me pasaporten. Pikat e tjera te formacionit jane po ato, duke filluar me Grimen ne porte, Licin, Kotrrin e Telin ne mbrojtje, nderkohe qe ne qender te mesfushes Josa vazhdon t’i besoje dyshes Osja?Simo, e cila duket se ka funksionuar mjaft mire ne ndeshjen e pare, duke pasur ne te majte Liken teknik; ne vijen e pare, Sukaj do te jete i mbeshtetur me dyshen e re te ketij sezoni, Kacin dhe Noren, te cilet debutuan mjaft mire ne ndeshjen e pare, ne Zagreb.

Plani “A” dhe ai “B”

Gjithsesi, gjithcka qe thame me siper eshte “plani A” i Joses, ndersa ne “xhep” eshte edhe “plani B”. Fjala eshte per Vioresin Sinanin, emri i te cilit eshte lakuar jo pak gjate ketyre diteve. Edhe pse ushqeheshin shpresat per te udhetuar ne Kroaci, Sinani nuk arriti te ishte pjese e grupit, ndersa edhe pas kthimit te skuades nga Kroacia, Josa pohoi se ai eshte jashte planeve edhe per ndeshjen e kthimit. Por dje, Sinani eshte aktivizuar gjate gjithe lojes me formacionin e dyte, duke treguar se ka nje rritje ne treguesit e gjendjes fizike. Kjo do te thote se Josa do ta kete te gatshem ne pankine “Kepucen e Arte”, per te mos thene se, ndoshta deri te shtunen, Sinani mund te jete edhe ne fushe nga minuta e pare. Ne kete rast, kuptohet qe edhe formacioni do te kishte ndryshime. Pervec Sinanit, nje tjeter pikepyetje eshte edhe gjendja e Klevis Dalipit, i cili dje ka qene spektator ne pisten e stadiumit. Sipas mjekut Zyhdi Coba, gjendja e tij mund te normalizohet deri diten e shtune, por garancite e plota do t’i jape mjeku sportiv i kombetares malaziase, tek i cili Dalipi, por edhe Kaci per nje shqetesim ne kocken e kembes se djathte, kane bere nje vizite dje paradite, ne kliniken e tij ne Podgorice, cka do ta perserisin edhe sot pasdite.

GASPER MARKU
:::::::::::FORZA VLLAZNIA :::::::::::FORZA SHQIPERIA::::::::

User avatar
Ultras Kuqeblu
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 209
Joined: Fri, 26 Jan 2007 , 20:00
Contact:

Post by Ultras Kuqeblu » Fri, 29 Jun 2007 , 01:12

Josa-Vllaznisë: Të bëjmë kujdes në Shkodër!
28-06-2007


Trajneri kuqeblu, Mirel Josa, pavarësisht shanseve, kërkon përqendrim për kualifikimin

Rezultati i ndeshjes së parë, për më tepër loja e zhvilluar nga ekipi i tij, e kanë ngrohur shumë Mirel Josën. Ai tashmë e ka për detyrë të bëjë gati skuadrën ashtu siç duhet për ndeshjen e kthimit, në mënyrë që Vllaznia të jetë skuadra e kualifikuar për në turin tjetër. Në Zagreb, sipas trajnerit të kuqebluve, ekipi ka dhënë maksimumin e tij dhe kjo në njëfarë mënyre e ka bërë edhe më tepër entuziast atë. Ndoshta nuk e ka pritur një paraqitje të tillë, për vetë faktin se në krahasim me kroatët, që ishin në kulmin e stërvitjes, shkodranët kanë qenë shumë prapa në këtë drejtim. "Ajo për të cilën jam më shumë se për gjithçka tjetër i kënaqur, është paraqitja e Vllaznisë në atë ndeshje. Nga një ekip që mendohej se do të mundej lehtë, madje me rezultat të thellë, u shfaqëm një ekip i denjë dhe me pak shans më tepër mund ta kishim fituar takimin. Megjithatë, rezultati 2‑1 është shumë i favorshëm për ne dhe për më tepër më ngroh loja që kemi zhvilluar. Ekipi i Zagrebit është në fundin e fazës përgatitore, ngaqë pas tri javësh nis kampionati kroat, ndërsa ne gjatë këtyre dy javëve jemi stërvitur vetëm sa për të mbajtur trupin në formë, sepse në një periudhë kaq të shkurtër nuk mund të merrnim ngarkesat e duhura.

Për të gjitha këto arsye, unë jam shumë i kënaqur me ndeshjen e parë," ‑ ka shpjeguar Josa rezultatin e ndeshjes së parë. Ndërkohë, gjatë kësaj jave, skuadra shkodrane është duke u bërë gati për sfidën e kthimit. Në "Loro Boriçi", të shtunën duhet vetëm një 1‑0 dhe Vllaznia kualifikohet për në turin tjetër. Ky do të ishte një sukses jo vetëm për skuadrën, por për të gjithë futbollin shqiptar, sepse do të kalonim një skuadër jo të nivelit të rëndomtë, por që përfaqëson Kroacinë dhe që në stol ka një emër të madh si Blazeviç. Vetë trajneri i ekipi shkodran ka besim se kualifikimi është plotësisht i arritshëm, por për këtë arsye duhet bërë shumë kujdes, prandaj shton: "Për ndeshjen e kthimit duhet të bëjmë shumë kujdes. Na duhet vetëm një fitore minimale dhe Vllaznia do të ishte në turin tjetër, duke gëzuar kështu veten, presidentin, tifozët dhe të gjithë. Por për të mundur kroatët nuk do të jetë kaq e lehtë.

Ata kishin një ekip mjaft të mirë dhe, çka ishte më kryesorja, prej dy vitesh kishin një stereotip loje të pandryshueshëm, çka e bën Zagrebin një skuadër shumë kompakte, prandaj dhe duhet të kemi shumë kujdes në administrimin e lojës." Kroatëve në këtë ndeshje do t'u mungojë sulmuesi kryesor, i dalë me karton të kuq në ndeshjen e së shtunës së kaluar, por edhe Vllaznia do të ketë mungesa. Josa thotë se Sinani thuajse nuk llogaritet fare për të qenë në këtë takim, ngaqë ende nuk ka prekur top me këmbë në këtë periudhë. Ndërkohë rikthehet Sukaj, që mungoi në ndeshjen e parë, por për fatin e keq mund të jetë jashtë Dalipi, i cili u dëmtua në Zagreb. Po ashtu, do të mungojë edhe Ahi i ndëshkuar me karton të kuq në takimin e parë dhe kësisoj gjërat nuk janë aq në rregull për kuqeblutë. Megjithatë, të gjithë presin prej tyre kualifikimin dhe prandaj duhet shpresuar në këtë fakt.
PARA VLLAZNIAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Fri, 29 Jun 2007 , 01:24

kuqeblu wrote:Rregullu s'jam hala, se kam edhe nji gjygj me 20 korrik, e pres ca pa del, mgjs s'kam fort shpresa me m'a hek akuzen e 'nisjes t'automjetit nen influencen e alkoolit'. Do thojn qe m'falin, do thojn qe s'm'falin, veq po pres n'shpres t'avukatit.

Ekipin e paskena ba nish iheran. Ba me pas men n'kry e mas me hup neshjet mren, Simjet duhena me fitu kampjonatin me kyt ekip. Ishalla po hecim n'Intertoto iheran, kishte me ken e malle me i kalu te tre turet e me u fut n'UEFA.

Admini ka bahet iher?
Tytjeta jote naqe,

IPa me vjen mire qe keke mire me shnet e pa me vjen keqe se paske pas njata probleme , e ishalla kalojne pa pasoja :wink:
E here tjera me mend n'kry :) Ishalla t'falin naqe.

Skuadra ka ba da perforcime, po t'shohim nqs pa vjen Duro se kishte me ken klas, por na duhet edhe ndonji mborjts i mire si edhe po pati rrezik me ik Dabulla, atehere duhet sesban me nderhy ne merkato.

Ishalla te shtunen kta tont sbajne ndonji film e na kurisin.....



Forca Vllaznia
Vllaznit Ultras

Image

PARTIZANI
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 945
Joined: Fri, 18 May 2007 , 16:25
Location: ITALIA
Contact:

Post by PARTIZANI » Fri, 29 Jun 2007 , 09:55

sot degjova se sinani do luaj
FORCA DEMAT E KUQImage

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Fri, 29 Jun 2007 , 10:56

Sinani në fushë ndaj NK Zagreb

Për takimin e kthimit kundër NK Zagrebit, Vllaznia duket se ka filluar të mendojë më shumë për vijën e sulmit.
Kuqebluve u duhet një gol i vetëm dhe të mos pësohet asnjë, në mënyrë që të jenë në turin tjetër. Shqetësim i madh për shkodranët ka qenë dëmtimi i Dalipit. Kjo ka bërë që tekniku kuqeblu Josa të kërkojë edhe ndihmën e kryegolashënuesit të sezonit të kaluar, afrimit të fundit të shkodranëve, Vioresin Sinanit. Lojtari më i mirë i kampionatit të kaluar e ka pasur të pamundur aktivizimin në takimin e parë në Zagreb. Ndoshta, edhe në takimin e dytë lojtari sulmues nuk ka dashur të ishte në fushën e lojës, pasi një fakt të tillë Sinani e ka theksuar shumë herë të tjera. Por mungesa e Dalipit mund të bëjë që ai të jetë të paktën një pjesë loje në fushën e "Loro Boriçit", për të kontribuar për kalimin e turit.
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 29 Jun 2007 , 13:27

Ju lumte goja Partizan,e Edmond.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

forri
Kuqeblu Perjet
Kuqeblu Perjet
Posts: 859
Joined: Mon, 19 Sep 2005 , 11:37
Skuadra: Ça pyetje?!!!!!
Location: Tiranë
Contact:

Post by forri » Fri, 29 Jun 2007 , 15:01

kuqeblu wrote:
Ku jeni iheran mar burra.

Ku je mor,se na thave sytë?!! :)
P.S.: Nqs najnjenin prej jush qe asht n'Amerik dhe e ka marr malli per mu :P ose i ka shku menja me ardh me pushime n'Martha's Vineyard, Mass., ma bani naj zile te 508-560-1602, se ma zhbllokoj Cinguleshi numrin e celit.
Aha! na dole dursh edhe ti më duket!! :D
Ça janë more kto ftesa?!! apo më duket se e ke me "Gocën_Sportiste" ëëë...!!!! :P
Mos u lodh kot se s'ka me ta var!
Para VLLAZNIA!

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Post by Man in Redblue » Fri, 29 Jun 2007 , 15:20

Kuqeblue
tpaska taku periher me Paris Hilton, mas keni ken bashke nmakine se edhe ajo per njatarsye asht arrestu :lol: :lol:
e kam me qesh naqe ma ban hallall, e ishalla po e kalon me sukses kyt pune.

futbollist
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 523
Joined: Fri, 26 Nov 2004 , 23:37
Skuadra: Vllaznia, Bayern
Location: Rus-Maxharr

Post by futbollist » Fri, 29 Jun 2007 , 16:29

Hala asnji informacion se ku do transmetohet ndeshja e neserme Vllaznia - NK Zagrep.Ishalla po merret gja vesht neser.
:::::::::::FORZA VLLAZNIA :::::::::::FORZA SHQIPERIA::::::::

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Fri, 29 Jun 2007 , 18:12

ndeshja do transmetohet nga `sopersport`

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Fri, 29 Jun 2007 , 18:29

kupa intertoto:Vllaznia me mungesa ndaj Nk zagreb
neser ne mbremje,Vllaznia do zbres ne stadiumin 'loro borici'per te mbyllur aktin e dyte ndaj Nk zagreb per kupen intertoto,duke e rinisur ndeshjen nga humbia 2-1 e para nje jave.Tranjeri Mirel Josa ka deklaruar se ne kete sfide do te mungojne Klevis Dalipi,i cili eshte demtuar dhe mbrojtesi Rezart Dabull qe duhet te zgjidhe me pare mosmarreveshjen me presidentin Valter Fushaj.Josa pranoi se dhe mundesia e aktivizimit te Sinanit eshte shume e vogel,pasi ai nuk ka arritur formen optimale.ndeshja do filloje ne oren 20:00 dhe do te transmetohet direkt nga paketa 'superspor'.

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Fri, 29 Jun 2007 , 19:39

akaliptos wrote:kupa intertoto:Vllaznia me mungesa ndaj Nk zagreb
neser ne mbremje,Vllaznia do zbres ne stadiumin 'loro borici'per te mbyllur aktin e dyte ndaj Nk zagreb per kupen intertoto,duke e rinisur ndeshjen nga humbia 2-1 e para nje jave.Tranjeri Mirel Josa ka deklaruar se ne kete sfide do te mungojne Klevis Dalipi,i cili eshte demtuar dhe mbrojtesi Rezart Dabull qe duhet te zgjidhe me pare mosmarreveshjen me presidentin Valter Fushaj.Josa pranoi se dhe mundesia e aktivizimit te Sinanit eshte shume e vogel,pasi ai nuk ka arritur formen optimale.ndeshja do filloje ne oren 20:00 dhe do te transmetohet direkt nga paketa 'superspor'.
ku e ke marr vesht naqe?
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

vvvllaznia
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 887
Joined: Thu, 02 Jun 2005 , 21:04

Post by vvvllaznia » Fri, 29 Jun 2007 , 19:44

Hajt ishallan fitojm neser e kalojme me lujt me turqit

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 29 Jun 2007 , 19:48

Lajm hata qe e nepka supersporti.Oleeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee!
Fitoshimmmmmmmmmmmmmmm!
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Fri, 29 Jun 2007 , 20:09

3.6 e kena ne per fitore 1.7 e kane ata
i perjashtuar

PARTIZANI
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 945
Joined: Fri, 18 May 2007 , 16:25
Location: ITALIA
Contact:

Post by PARTIZANI » Sat, 30 Jun 2007 , 09:43

hajde vllazni 1 fitore sot.poshte sllavet :D
FORCA DEMAT E KUQImage

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sat, 30 Jun 2007 , 12:28

Te lumte goja naqe.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Sat, 30 Jun 2007 , 12:41

te top-channell naqe e shkuante.
para vllaznia.

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Sat, 30 Jun 2007 , 12:57

Besoj se ndeshjen mundeni me e pa edhe online tek faqja.
Tek faqja e pare keni linkun.

Hajt ishalla pa na nderon Vllanzia sonte.

Forca Vllaznia
Vllaznit Ultras

Image

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Sat, 30 Jun 2007 , 13:31

Vllaznia pritet te luaje me kete formacion:

Grima - Teli, Kotrri, Hoti, Simo - Lici, Osja, , Lika, Kaçi, - Sukaj, Nora.

Te gatshem per Vllaznine do te jene:
Sinani, Bishani, Beqiri, Cani, Tafili, Guri.

Ndersa ekipi i Nk Zagrebit pritet te luaje me kte informacion:

Stojkić - Labudović, Nadarević, Čutura - Mujdža, Lajtman, Parlov, Ibričić, Pejić - Mandžukić, Jurendić.

Ndeshja do te gjykohet nga treshja maltese me kryesor
Joseph Attard dhe anesore Ingmar Spiteri e Edward Spiteri.
Gjyqtar i katert Christakis Skapoullis nga Qipro.
Vllaznit Ultras

Image

Post Reply