Page 10 of 72

Posted: Sat, 03 Mar 2007 , 19:45
by kuqeblu
Ka 12 minuta qe ka fillu neshja midis Mattersburgut dhe Ridit, ku lun Salihi. Ishalla po ban noj gol sot :D

Posted: Sat, 03 Mar 2007 , 20:51
by kuqeblu
Hamdi Salihi ka shenu ne minuten e 58-te golin e pare te tij ne Austri, duke barazuar per Ried rezultatin ne 1-1.

Posted: Sat, 03 Mar 2007 , 21:04
by kuqeblu
Salihi ka shenu edhe golin e dyte ne minuten e 67-te, duke kalu Ried-in ne avantazh 1-2, ne transfertene veshtir te Mattersburgut, ekip i cili ndodhet ne vendin e dyte ne tablen e klasifikimit.

Forca Salihi, dhe nderoje emrin e qytetit ku ke lind, je rrit dhe je ba futbollist.

Posted: Sat, 03 Mar 2007 , 21:18
by GOLDIAN
po me vjen mire per slihin dhe aj duhet cdo ndeshje me ba dy gola se niveli i kampionatit asht shume i ulet dhe kur ban zikler40 vjec gola gjynah mas me ba salihi

Posted: Sat, 03 Mar 2007 , 21:57
by kuqeblu
Image

Hamdi Salihi shënon golat e parë austriakë

Iu deshën vetëm dy ndeshje dhe arriti të tregojë veten. Hamdi Salihi, një nga snajperët më të mirë shqiptarë të golit, arriti të shënonte dje në fushën e Mattersburg-ut, jo një po dy gola. “Hamdushi”, siç e quajnë me përkëdheli shokët e të afërmit në Shkodër, e nisi simfoninë e tij në minutën e 58-të, duke i dhënë barazimin ekipit të tij, SV Ried në Mattersburg. Pa kaluar 9 minuta dhe Salihi e shënoi sërish emrin e tij në tabelën e shënuesve: 2-1 për Ried-in si vizitor. Vendasit kishin kaluar të parët në epërsi që në 32’, me anë të Holenak-ut, ndërsa në minutën e fundit të pjesës së parë mbetën me 10 lojtarë sepse u përjashtua Pauschenëein-i.

Java e 23-të e Bundesligës austriake bëri të mundur që Ried të ngjisë një shkallë në tabelë, duke qenë tani i 4-ti (me pikë baraz me Tirol-in, 29), pasi Altach-i u mund në fushën e tij, nga Sturm i Graz-it. Nga një ekip që rrezikonte rrëzimin në kategorinë e dytë, ky i Salihit mund të pretendojë ndoshta edhe një vend në kupat europiane.

Marre nga www.albania-sport.com

Posted: Sat, 03 Mar 2007 , 22:19
by GoL
po mbahet qejfi qe paska ba dy gola dhe i paska dhan fitoren riedit, ishalla ka 2 gola cdo neshje, boll ka :P

Posted: Sun, 04 Mar 2007 , 04:57
by Admin
Hallall Salihit edhe ishalla vazhdon kshu

Posted: Sun, 04 Mar 2007 , 17:32
by vllaznia1919
I lumte Sals.

Posted: Sun, 04 Mar 2007 , 22:50
by kuqeblu
Golat e Salihit te dy shum te bukur. Mund t'i shifni te linku i maposhtem:
http://albania-sport.com/mat.php?idm=3601

Posted: Mon, 05 Mar 2007 , 00:33
by Admin
Hallall Salihit, aj aksioni i golit te pare ishte perfekt.

Posted: Mon, 05 Mar 2007 , 08:34
by Shkodrani81
Mashallah, i lumte Hamdiut, se gola t'bukur, sidomos ai i pari me pelqej shume.

Posted: Mon, 05 Mar 2007 , 13:41
by Man in Redblue
GOLDIAN wrote:po me vjen mire per slihin dhe aj duhet cdo ndeshje me ba dy gola se niveli i kampionatit asht shume i ulet dhe kur ban zikler40 vjec gola gjynah mas me ba salihi
mos ia thuj kujt ne austri kyt gja se po te bahen me nerva :lol:

Posted: Mon, 05 Mar 2007 , 14:37
by vllaznia1919
Edhe Bushi ka shenu prep ne kampionatin grek.

Posted: Tue, 06 Mar 2007 , 01:14
by Edmond-Cela
Media austriake për Salihin: “Një yll ka lindur”

Nga Bledar Kuka


Albania-sport- “Një yll ka lindur”. Ky është titulli i sitit austriak sportnet.at pas shënimi të dy golave nga shqiptari Hamdi Salihi në fitoren në transfertë të SV Ried me SV Mattersburg (1-2), ku blerja më e rë e Ried realizoi një dopietë në një debutim të jashtëzakonshëm dhe një lojë klasi në kategorinë maksimale të kampionatit austriak.

Ried prej shumë kohësh ishte në kërkim të të një zëvendësuesi të denjë të gjahtarit të golave Sanel Kuljic. Fillimisht i tillë u shpresua se do të ishte sërbi Jovan Damjanoviç, por sulmuesi 24-vjeçar deri tani nuk i ka përbushur shpresat që klubi austriak kishte te ai.

Gjatë pauzës dimërore skuadra nga Austria e sipërme angazhoi sulmuesin shqiptar Hamdi Salihi ndaj të cilit kishte shfaqur interesim edhe rekordmenia a Austrisë, Rapidi i Vienës. Që 22-vjeçari Salihi është njëriu gol, këtë e kishte treguar edhe në sezonin e fundit me Tiranën ku shënoi 29 gola me Tiranën duke siguruar edhe “Këpucën e Artë”. Dhe këtë Salihi e dëshmoi edhe në Austri, me dy golat e tij kundër Matteburg. Vetë Hamdi Salihi, pas ndeshjes tha për nachrichten.at: “Nuk është shumë e rëndësishme kush i bën golat, kryesore është që ne fituam. Unë nuk e kisha menduar natyrisht se do të shënoja dy gola. Sonte natyrisht që do të festojmë paksa”.

“A e ka gjetur Ried, Sanel Kuljicin e ri? Me dygolëshin e Hamdi Salihit në ndeshjen e ti të dytë, mund të thuhet se po”, shkruan siti austriak OÖnachrichten.at. “AI është i shpejtë dhe për më tepër që ka orientimin e duhur në zonën e rreptësisë. Shumë shpejt ai mund të shndërrohet shëmbylltyra e vetme e Ried në sulm”.

Me 23 vjeç Salihi është ende i ri. Për këtë ai ka shumë kohë përpara, por ai padyshim do të jetë një shembull i bukur për t’u ndjekur. Ashtu si bashkëkombasit e Salihit, Erjon Bogdani dhe Igli Tare, janë prej kohësh në Serinë A italiane. Por, Salihi mendon vetëm për Austrinë.

“Unë dua të qendroj këtu. Ried është një hap i parë”, thotë Salihi. “Atmosfera më pëlqen shumë, është tamm si në familje. Unë isha një herë në Greqi me kontratë. Por atje ishte krejt ndryshe”.

Salihi është përshtatur shumë mirë me lojën e ekipit, por jo aq shpejt me gjuhën gjermane. Madje në Turqi shokët e tij qeshnin shumë me gabimet e tij në gjuhën gjermane. “Unë num mund të flas ende gjermanisht. Por, shokët e ekipit mi përkthejnë disa tekste në anglisht. Kështu funksion kjo punë”, thotë Salihi që më shumë kohë i kushton fotografive se sa teksteve.

Salihi ka ndryshuar edhe skemën e lojës së Ried nga 4-2-3-1 në një formacion më ofensiv 4-4-2. Trajneri Helmut Kraft thotë: “Në se ai do të kishte pranë një sulmues të dytë në krah, ai do të ishte i pandalshëm në zonë. Ai mund të thyejë çdo mbrojtje”.

Ried përundimisht ka në fushë një yll, që në të ardhmen mund të shndrohet në një burim të mirë financiar.

Posted: Tue, 06 Mar 2007 , 03:00
by Ultras Kuqeblu
Sulmuesi shqiptar i Karlsruhes dhe i kombetares shqiptare, Edmond Kapllani po vazhdon te shenoje rregullisht dhe te hedhe dorashken te gjithe sulmuesve te Bundesliges 2 ashtu dhe te kombetares. Kapllani me paraqitjet e tij dhe golat e shenuar, u jep te drejte zerave se eshte kuqeziu me ne forme per momentin.

Pikerisht sot, ne duelin e te henes per Bundesligen 2, skuadra e Kapllanit, e cila udheheq klasifkimin qe nga fillimi i ketij kampionati ka pritur ne fushen e saj skuadren e FC Kolnit. Nje ndeshje ku te dyja skuadrat luftonin per 3pikeshin. Karlsruhe ka filluar me fort ndeshjen si vendase qe ishte duke kerkuar shume golin. Ja ka arritur qellimit ne minuten e 13', pas nje asisti te Edmond Kapllanit, ka qene sulmuesi i ri Freis i cili ka kaluar skuadren e tij ne avantazh. Koln nuk eshte dorezuar me kaq, dhe vetem pas 8 minutash u ka prishur gezimin vendasve. Ne minuten e 21' do te jete Novakovic qe barazon per skuadren e tij, duke hapur ndeshjen nga fillimi dhe njehere tjeter.

Karlsruhe e Kapllanit do te kerkoje me teper golin por nuk do ta arrije ta gjeje ne pjesen e pare, pjese e cila mbyllet me rezultatin 1:1. Pjesa e dyte fillon me nje Karlsruhe agresive qe kerkon meodemos fitoren. Dhe sikur thote populli, kush kerkon gjen keshtu dhe Karlsruhe gjen rrjeten ne minuten e 65' me te zakonshmin Kapllani i cilin kalon ne avantazh skuadren e tij.

Te dyja skuadrat do te kerkojne golin tjetr por asnjera nuk do ja arrije. Ky gol ka qene i 13 per bobmberin kuqezi, i cili me kete gol arrin shokun e tij te skuadres Federico, te cilet jane golashenuesit me te mire te Bundeslies 2. Kapllani ne kete ndeshje jo vetem dha nje asist, shenoi, por golii tij kishte vleren e 3 pikeve. Kapllani u aktivizua gjate gjithe ndeshjes duke udhehequr skuadren e tij ne kete fitore te veshtire

Posted: Thu, 08 Mar 2007 , 22:50
by Man in Redblue
Lexoj te albaniasport me te madhe se ka ba tre gola tare e duhet me e thirr ne komtare, kur shof lazio ka fitu 15- 0 ne miqsore e gjysa e skuadres ka ba gol, fajin e kan kto gazetart ton qi bajn propagand me e thirr taren e mandej ia vejn fajin baric.

Posted: Fri, 09 Mar 2007 , 02:01
by Ultras Kuqeblu
I kam lexua mor naqe boll sdi ca me thane kta here i shajne here i cojne ne qiell se kam fjalen ktu vec te tare po edhe te tjeret.Por per sa i takon (Tares) a i ka dhane sa ka pase mundesi per kombetaren dhe tani ka ardhe koha me ju leshua vendin te tjerve qe jane ma te ri dhe lozin me skuadrat e tyre pothuajse gjithe lojen keshtu qe edhe me lane jashte sduhet me i ardhe si e pa pritur se reparti i sulmit thuajse ashte i mbipopudhuar ne kombetare.Per sa i perket gazetareve tane dihet se si ata transmetojne lajmet thojne fluturoi gamari fluturon e shkrujne si japin lajmet si duhet nuk jane realista aspak persa i perket te vertetes atehere ma mire se edine tranjeret ose njerezit e precaktuar per te ndjekur lojtaret se din kush.Mendimi im

Posted: Fri, 09 Mar 2007 , 13:06
by vllaznia1919
Leni mare djema ata faqe kote.Po kta pseudo gazetart tone skan qa me shkru e bajne mizen bull.

Posted: Sat, 10 Mar 2007 , 20:02
by kuqeblu
Sot luhet prep kampjonati austriak. SV Ried lun kunder Cashpoint SCR Altach, dhe Salihi asht perseri i pranishem ne 11-shen e par te Ried-it, deh ishalla po ban prep gol.

Posted: Sun, 11 Mar 2007 , 06:15
by kuqeblu
Image

Salihi 90 minuta ne fitoren e 3-te rrjesht te Ried

Sulmuesi shkodran i SV Ried, Hamdi Salihi ka qene perseri titullar me skuadren e tij sot ne ndeshjen qe ajo zhvilloi ne fushen e saj kunder ALTACH. Ndeshja ka mbaruar me rezultatin 2:0 ne favor te skuadres se sulmuesit shqiptar. Kjo ka qene fiorja e 3 rrjesht per SV Ried, e cila nje muaj me pare synonta mbijetesen ne Lige, ndersa tani synon nje vend ne kupat Uefa.

Ndeshja ka filluar e barabarte per te dyja skuadra. Pas 10 minutash loje, Sv Ried ka krijuar epersi por pa arritur te kaloje ne avantazh. Ne minuten e 17' do te jete dyshja e sulmit te Ried, Sulimani - Salihi qe do te krijojne nje rast te bukur por nuk do tja arrijne dot te shenojne. Perseri dy shqiptaret ne minuten e 31' me kombinime te bukura, do te arrijne afer golit, por pa shenuar. Pjesa e pare mbylet me rezulatin e bardhe 0:0.

Ne pjesen e dyte skuadra e Ried do te jete me agresive dhe do arrije te kaloje ne avantazh vetem pas 4 minutash loj, me serbin Damjanovic. Ne minuten e 87' do te jete Martinez ai qe do te dyfishoje rezultatin per Ried, i cili kishte zevendesuar 6 minuta me pare shenuesin e golit te pare.

Ndeshja do te mbaroje me rezultatin 2:0, nje rezultat qe con Sv Ried ne kuoten e 32 pikeve dhe vetem 3 pike nga vendi i 3. Hamdi Salihi beri nje paraqitje te mire, duke vene shpesh here ne rrezik mbrojtjen kundershtare por dhe me pasimet per shoket e skuadres.

Marre nga Albania-Sport