Page 10 of 22
Re: Kampionati Anglez
Posted: Mon, 06 Apr 2009 , 08:37
by GOLDIAN
cfar fatit kan dhe kta
Re: Kampionati Anglez
Posted: Thu, 09 Apr 2009 , 13:34
by Miri
Re: Kampionati Anglez
Posted: Thu, 09 Apr 2009 , 14:25
by Miri
Mançester Junaited kërkon Xhixhi Bufonin
Mançester Junaited është i interesuar për të marrë shërbimet e portierit italian, Xhanluixhi Bufon. Lajmin e publikon sot e përditshmja torineze “Tuttosport”, duke e lënë të hapur mundësinë e transferimit të tij në Premier Ligë që këtë verë.
Vetë skuadra e Juventusit është e gatshme për të lënë të lirë futbollistin për çdo ekip që mund të derdhë në arkat e saj 70 milion euro. Kjo shifër është paksa e ekzagjeruar për buxhetin që ka në dispozicion Sir Aleks Ferguson për këtë merkato. Në garë për të marrë shërbimet e Bufonit është edhe skuadra e Mançester Sitit.
Re: Kampionati Anglez
Posted: Fri, 10 Apr 2009 , 19:47
by GOLDIAN
van der sarin se kan keq pra
Re: Kampionati Anglez
Posted: Wed, 15 Apr 2009 , 00:52
by vllaznia1919
Re: Kampionati Anglez
Posted: Wed, 15 Apr 2009 , 03:51
by fpjalmi
v1919 shkruan
Asht shum larg me Bufonin.
_________________________________________________-
v1919.
van der star po shkon me barcelonen dhe manchesteri ka ra ne hall
dhe i duhet me e zevendesu por asht shum e merzitur se nuk mundet.
manchesteri kujton kupat e kampioneve me me van derstarin dhe ma larg se vjet van der stari i priti penalltine qe nxori manchesterin kampione europet.
mandej mancesteri po mendon dhe ka ra ne hall ,sepse e dine se bufon nuk ka fitu hala nje kupe kampionesh me asnji klub italian ,kurse van der stari i ka dhan 4 kupa kampionesh 12 kupa kampionqatit ne angli e 8 kupa anglihet ,dhe asht merzit qysh se van der starin po e blen skuadra ma e mire ne bote barcelona.
bufon ka veq nji kupe botet dhe van der star ka 4 kupa kampionesh me manchesterin ,12 kupa kampionatit ne angli e 8 kupa te mbretit mos me harru 1 kupe uefet me ajaxin ,nji kupe kampionesh me ajaxin ,dhe 5 kupa kampionatit ne holland me ajaxin e 4 kupa hollandet.
pra kuptoje se cfare karrieret ka van der star dhe cfare karrieret vetem me 1 kupe botet ka bufo0n.
mandoj se nuk ia vlen ma me fol
mandej manchesteri sma han mendja se blen bufonin ,se e din se bjen mrend
sido qe te jete puna mund te them qe bufon asht ne 2 portierat ma te mire ne historine italiane dhe asgja ma shum.
Re: Kampionati Anglez
Posted: Wed, 15 Apr 2009 , 03:54
by fpjalmi
dhe e dyta veq me nji ndeshja bufon i hangri 3 gola si shak kunder hollandes .;
a nuk duket shum.
po van der star sa hangri.
ne ndeshjen holland itali 3 me 0 u pa shum mire se kush asht van der star dhe kush asht bufon.
bufon ka kohe te rritet dhe te bahet si van der star.
ndoshta ,edhe mund ti afrohet gjysmes se sukseseve te vqan der star.
me sa di un para 3 mujsh van der star theu rrekordin e botes ,duke kalu shum minuta pa hanger gol.
po bufon ,sa gola han ne cdo ndeshje ,2 apo 3
Re: Kampionati Anglez
Posted: Wed, 15 Apr 2009 , 04:00
by fpjalmi
kur bufon han ka 3 gola ne ndeshje ne kampionatin italian ,po ne kampionatin anglez qe asht ma i forti ne bote ,sa do hajn ,5 a 6
un mendoj se edhe me i dhan lek bufonit me shuma te medha ,nuk shkon te manchesteri.
mund te thoni pse.
sepse shkaterron karrieren e tij dhe i ik edhe ai pak nam qe ka marre ne itali,sepse shpartallohet ne gola ,dhe e vrasin tifozat anglez
Re: Kampionati Anglez
Posted: Wed, 15 Apr 2009 , 11:56
by Skodrinon
pjalmi
kure i fitoi van der sar 4 kupa kampionesh? masanej, nuk e percaktojne fitoret kush asht lojtare ma i mire. se nuk asht ma i mire toni qi ka fitu nji botnor se crujf qi nuk ka fitu asnji.
pyt tifozat e juventusit a i pelqen ma shum buffon a van der saar. per faj te hollandezit kane hupe 2 kampionate.....
Re: Kampionati Anglez
Posted: Wed, 15 Apr 2009 , 15:24
by shv13
skodrinon s paske pa futboll kto vitet e fundit m duket.Vd sarit i kan ba monument n midis te torinos plus qe vjet qe tuj marre titullin si golshenusi ma i mire i championsit po ia mori c.ronaldo per pak..
Kjo puna e rekordit te pesimit te golave asht marri se merita asht 90% e mbojtjes.Per titujt ca ka fitu s ja vlen me fole se pjalmi e ka n qejf me i shtu ka 5-6 hollandezeve e me ju heke 2-3 tjereve po nejse.
Me krahasu buffonin me vd saarin asht si me krahasu bleten me mizen.Qysh mbas fjaleve qe kane dale se me nji oferte te mire buffon mund e shitet,barca asht e para qe asht interesu.
Une s jam me italiant e s du me i pa me sy po para buffonit s mundem me thane gja...
ps:mos te rreshqitte terry e kishte prite gjithsesi se u shifte n sy se ja kushte kuptu krahun...
Re: Kampionati Anglez
Posted: Wed, 15 Apr 2009 , 19:31
by GOLDIAN
une nuk bana asi lloj krahasimit po thash thjesht van der sarin nuk e kan keq
pasi ndeshjen kunder portos ai i shpetoi
e kam thane dhe ma perpara se bufoni asht njishi dhe pse dosha me ken kahni
Re: Kampionati Anglez
Posted: Thu, 16 Apr 2009 , 05:19
by fpjalmi
skodrinon shkruan
pjalmi
kure i fitoi van der sar 4 kupa kampionesh? masanej, nuk e percaktojne fitoret kush asht lojtare ma i mire. se nuk asht ma i mire toni qi ka fitu nji botnor se crujf qi nuk ka fitu asnji.
pyt tifozat e juventusit a i pelqen ma shum buffon a van der saar. per faj te hollandezit kane hupe 2 kampionate.....
__________________________________________
ka fitu 5 kupa kampionesh naqe ,e ja 4 .
ne rradhe te dyte nuk asht lojtare por asht portier ,dhe un thashe qe ka nje karriere te shkelqyshe dhe prap e tham .
mos don me ma krahesu me kahnin e gjermanise apo si e ke punen .
ja per gja por po me fut ne ngaterrese me goldin e shvk se gadi jane ata se te vrasin me i permend gjermanin
mandej nuk e di pse po me permend ton stervinen qe nuk i afrohet as thembres se krojfit .
krojfi asht lojtare qe nuk i vjen kurr europes ,kurse toni nji bir bethet.(me falni per shprehjen )
gjersa ma bane toni ma te mire se krojfin ,atehere skam qa diskutoj ma per ket gja naqe dhe kuptoje dhe ti qe ska kuptim me fol ma per ket gja.
mund te them qe toni ka shpik futboillin total dhe toni ne 74 i ka ba cdo skuadres ne 5 minutat e para nga dy gola dhe nuk asht krojfi
Re: Kampionati Anglez
Posted: Thu, 16 Apr 2009 , 05:22
by fpjalmi
goldiani shkruan
une nuk bana asi lloj krahasimit po thash thjesht van der sarin nuk e kan keq
pasi ndeshjen kunder portos ai i shpetoi
e kam thane dhe ma perpara se bufoni asht njishi dhe pse dosha me ken kahni
_____________________________________
ke te drejte naqe ,por foli pak skodrinonit
un mendoj se kahni asht ma i mire se bofoni
Re: Kampionati Anglez
Posted: Thu, 16 Apr 2009 , 05:26
by fpjalmi
shvk shkruan
Kjo puna e rekordit te pesimit te golave asht marri se merita asht 90% e mbojtjes.
_________________________________
naqe.
tash po ia fut kot .
si keka mbrojtja ajo qe e shpeton van der starin.
me sa di un van der star ka dal njihere portieri ma i mire ne bote me dukewt.
megjithate ty goldianit dhe skodrinonit skam qa iu baj sepse vetem ju ma bani tonin ma te mire se krojfin
Re: Kampionati Anglez
Posted: Thu, 16 Apr 2009 , 05:46
by fpjalmi
gold.
me ty skam gja naqe ,por shvk me skodrinonin po me vijn hakut.
edhe pse ma bajn te bardhen ngjyre te zeze ,nuk ka problem.
mjafton qe vllaznia ti marrin te dyja kupat dhe ta festojm tan bashke me nji heninken qe kudo kryeson
Re: Kampionati Anglez
Posted: Thu, 16 Apr 2009 , 14:06
by Skodrinon
fpjalmi wrote:ka fitu 5 kupa kampionesh naqe ,e ja 4 .
m'duket se e ngatrron kupen e kampioneve e curling cup ti pjalm
kjo asht kupa e kampioneve
ne rradhe te dyte nuk asht lojtare por asht portier ,dhe un thashe qe ka nje karriere te shkelqyshe dhe prap e tham
pse portieri nuk quhet lojtare a? nuk lun futboll a?
jo nuk mund te krahasohen. diferenca asht e madhe. ne favor te kahn, kuptohet.....
mandej nuk e di pse po me permend ton stervinen qe nuk i afrohet as thembres se krojfit .
krojfi asht lojtare qe nuk i vjen kurr europes ,kurse toni nji bir bethet.(me falni per shprehjen )
gjersa ma bane toni ma te mire se krojfin ,atehere skam qa diskutoj ma per ket gja naqe dhe kuptoje dhe ti qe ska kuptim me fol ma per ket gja.
mund te them qe toni ka shpik futboillin total dhe toni ne 74 i ka ba cdo skuadres ne 5 minutat e para nga dy gola dhe nuk asht krojfi
un nuk krahasova tonin me krujf. une mora nji shemull qi me te treg se nuk asht detyrimisht lojtari ma i mire ai qi fiton ma shum. asht arsyetimi jot qi e ban tonin ma t'mire se krujfin....
Re: Kampionati Anglez
Posted: Fri, 17 Apr 2009 , 04:46
by fpjalmi
jo nuk mund te krahasohen. diferenca asht e madhe. ne favor te kahn, kuptohet....
m'duket se e ngatrron kupen e kampioneve e curling cup ti pjalm
kjo asht kupa e kampioneve
pergjigje
ndonje dite tapo na ban edhe grimen ma te mirin ne bote naqe
kurse per kupat e kaqmpioneve faleminderit qe ma mesove se se kam dit hiq.
.
Re: Kampionati Anglez
Posted: Fri, 17 Apr 2009 , 06:50
by fpjalmi
skodrinon dhe shvk.
lexoni dicka per bufonin se qa thote.
e pranon se portieri i interit asht ma i mire dhe i forte se ai
Re: Kampionati Anglez
Posted: Fri, 17 Apr 2009 , 06:50
by fpjalmi
Bufon: Hulio Sezar është më i fortë se unë
Autori: Denis Hakani
Data: 16/04/2009
Version Print
Ndërkohë, portieri bardhezi ka pranuar se nuk do ta duronte një humbje të shtunën kundër zikaltërve
Eshtë një Bufon që ka folur qartë dhe në mënyrë direkte për gjithçka. Duke filluar nga Juventusi i tij, e kaluara, dhe mbi “Calciopolin” ka lëshuar një akuzë : “Na kanë copëtuar, duke na sulmuar në të gjitha mënyrat e mundshme”. Gjithashtu, ka zbuluar edhe një prapaskenë të karrierës së tij, një depresion të madh që e ka goditur në vitin 2004, por ka bërë edhe një premtim për të ardhmen.
“Shpresoj të tërhiqem nga futbolli para se të mbush 40 vjeç dhe të vazhdoj të qëndroj në botën e futbollit. Besoj se mund të shërbej për brezat e rinj”, ka thënë ai.
Por, për momentin, duhet të merremi me të tashmen dhe ta lëmë të ardhmen mënjanë, dhe e tashmja shikon një Juventus në vendin e dytë dhjetë pikë larg kampionëve të Italisë në fuqi, mbi të gjitha për shkak të dy rezultateve zhgënjyese të marra në dy ndeshjet e fundit kundër Kievos dhe Xhenoas, takime në të cilat Bufon ka pësuar gjashtë gola.
“Eshtë e vërtetë, jam çarë nga të gjitha anët. Në këtë moment Hulio Sezar është më i fortë se unë. Interi e meriton vendin që mban, por nuk i duhet vënë faji vetëm mbrojtjes. Kur pësohen kaq shumë gola faji është i të gjithëve”. Gjithsesi, kundër Interit do të shohim një Juventus luftarak.
“Një humbje tjetër, pas asaj në fazën e parë, edhe pse në atë ndeshje unë kam munguar, do të më bezdiste shumë”, ka vazhduar Bufon. Ndërkohë, numri një i bardhezinjve është një nga ata kampionë që nuk e kanë braktisur Juventusin pas rënies në kategorinë B dhe kjo eksperiencë për të do të mbetet e paharrueshme. “Askujt nuk i kanë bërë atë që na kanë bërë neve, - ka treguar portieri. - Ky është një fakt.
Nuk ka qenë e lehtë për ne të rifillonim gjithçka nga e para. Gjyqtarët? Pas “Calciopolit” qëndrimi i tyre ndryshoi ndaj ekipeve të mëdha, tani ata nuk ndikohen aspak psikologjikisht. Në të kaluarën disa gjëra të caktuara nuk ndodhnin shumë shpesh kundër nesh apo ekipeve të tjera. Tani për të treguar një farë transparence egzagjerohet në marrjen e vendimeve kundër skuadrave të mëdha”.
Bufon ndihet akoma një lojtar i Juventusit, dhe nuk ka ndërmend të ndryshojë fanellë. “Unë i shitshëm? Nuk jam gati, - ka thënë ai. - Më pas nuk kam marrë asnjë ofertë”. Kur është transferuar nga Parma tek bardhezinjtë janë paguar 105 miliardë lireta: “Tani në moshën 31-vjeçare vlej 50-60 milion euro, kështu që duket se kam qenë një investim i mirë”, ka përfunduar Bufon.
Pronari
Elkan: Duhet të ruajmë vendin e dytë
Xhon Elkan i ka sqaruar objektivat e Juventusit. Ka mbërritur në “Vinovo”, qëndra sportive e bardhezinjve, rreth orës 10:30 të mëngjesit të djeshëm, pak mbas administratorit të deleguar Blank dhe ka mbledhur skuadrën tek dhomat e zhveshjes. Elkan ka përsëritur se për klubin, pasi është larguar mundësia për të fituar kampionatin, tani ruajtja e vendit të dytë është bërë e detyrueshme. Ashtu si arritja në finalen e Kupës së Italisë, pa harruar përballjen direkte me Interin, një ndeshje që duhet fituar mbi të gjitha për nderin.
Drejtuesi
Blank: Ranieri nuk largohet
Xhon Elkan kërkon vendin e dytë, por Juventusi ka besim të plotë tek trajneri i saj, Klaudio Ranieri, dhe e ka konfirmuar edhe për sezonin e ardhshëm. “Ranieri është trajneri jonë dhe, pavarësisht nga rezultati që do të arrijmë këtë vit, do të jetë me ne edhe vitin tjetër. Diego tek Juventus? Për merkaton do të flasim në qershor. Nedved? Juvja është e hapur të diskutojë me kampionët e saj që duan të nisin një karrierë të dytë. Nëse egziston kjo dëshirë, ne do të tregojmë se shpirti fitues mund të gjejë hapësirë në klubin tonë”, ka thënë Blank.
Re: Kampionati Anglez
Posted: Fri, 17 Apr 2009 , 06:55
by fpjalmi