Page 10 of 87

Posted: Thu, 16 Jun 2005 , 14:20
by piero
Pa ca me ka ba me nerva ca k..... ju desht me e fute ate kry aty edhe ai.
Nje ndeshje qe lun edhe njate here te prish pune.

papapapa :evil:

Posted: Fri, 17 Jun 2005 , 00:25
by vllaznia1919
Per njate pune merr rrogen ai naqe.Me rrasin golin. :lol:

Posted: Mon, 20 Jun 2005 , 20:12
by piero
Ekipi verdheblu siguron Serine A edhe nje vit fale Gilardinos dhe Frey.
Ne fakt ndeshja fillon e shpejte dhe Bologna kerkon qe te mbylle shpejt diskutimin e ndeshjes fale edhe fitores se arritur ne Tardini 3 dite me pare.Rastet e ekipit te Macones sa vine e shtohen dhe Frey shpejt do te tregoje se eshte ne nje dite te jashtezakonshme.Por ajo qe nuk pritej ndodhi.Goditje kendi per Parmen Morfeo devion me koke,topi perplaset ne kembet e kapitenit verdheblu Cardone dhe perfundon ne rrjete.1-0 per Parmen dhe 8 tifoza verdheblu shperthejne ne feste.Bologna nuk dorezohet dhe pak minuta me pas nje kros nga e djathta e sulmit perfundon tek Tare,i cili gjuan fort me koke.Te gjithe bertasin gol,por nuk eshte i ketij mendimi Sebastien Frey.Portieri francez ben nje pritje te jashtezakonshme,nje mrekulli e vertete.Loja vazhdon pastaj nervoze dhe arbitri Collina (ndoshta ne ndeshjen e tij te fundit) fishkellen shume faulla.Gjygjtari katert tregon minutat shtese.Ata jane 2 dhe pikerisht ne keta dy minuta Parma kryen permbysjen e madhe.Kros nga e majta e Breshanos,Legrotalie del huq dhe topi kete here karambolon ne kembet e sulmuesit me te forte italian Alberto Gilardino dhe 2-0.Te gjithe vrapojne drejt harkut mbushur me tifoza verdheblu.Dukej Tardini dhe jo Dal'Ara.Pjesa e pare mbyllet ketu.Ne pjesen e dyte Bologna eshte shume kembengulese,por te gjitha rastet e krijuara neutralizohen nha Frey,i cili i thote jo Meghni,Belluci,Ferrante e me radhe te tjeret.Ne fakt portieri francez shpallet me i miri ne fushe dhe po te mos ishte per te Parma sot do te gjendej ne Serine B.Fidhkellima e fundit e Collines starton festen verdheblu.Te gjithe lojtaret shkojne poshte harkut dhe u dhurojne fanellat tifozave verdheblu.Shihen qarte lotet e gezimit te Gilardinos dhe Frey-t protagonistat absolut te ndeshjes.Ndersa per Pagliucen dhe shoke ka ardhur koha qe ndoshta te ndryshojne ajer.Ne fakt shume lojtare do te largohen nga ekipi kuq e blu.Mes tyre eshte dhe Tare qe si destinacion duket se do gte kete Chievon.

Posted: Tue, 05 Jul 2005 , 14:40
by vllaznia1919
Urime per Parmen naqe.Megjithse me dhimet edhe Bologna!

Posted: Fri, 09 Sep 2005 , 13:22
by vllaznia1919
Kasano-Roma, vjen rinovimi

Antonio Kasano dhe Roma më në fund kanë gjetur marrëveshjen për rinovimin e kontratës, që aktualisht e lidh talentin barez meverdhekuqtë deri në qershor 2006. Krejt papritur, dje paradite është mbajtur takimi mes prokuratorit të sulmuesit,Bepe Boco, dhe drejtuesve verdhekuq. Sipas zërave të parë, flitet se Kasano ka zgjatur për një ose dy vite kontratën etij aktuale. Në këtë mënyrë, sulmuesi i talentuar rifiton vendin te Roma dhe ndoshta edhe në Kombëtaren italiane, ndërkohë që Roma eviton rrezikun e largimit të tij pa marrë asnjë euro në shkëmbim. Një zgjidhje që i ka kënaqur të gjithë dhe që me shumë mundësi do t’i lejojë Kasanos të largohet në fund të sezonit, me destinacion Juventusin ose Milanin. Një tratativë e tejzgjatur, që është mbyllur me fund të lumtur, pas takimit të djeshëm, që ka ardhur një ditë para parashikimeve. Pas “betejës” së muajve të fundit, sinjalet e para të afrimit u dhanë që javën e kaluar, kur tifozët e duartrokisnin sulmuesin në stërvitje, ndërkohë që Spaleti e ftonte të firmoste, duke i premtuar rehabilitimin. Me sa duket, në takimin e djeshëm Kasano ka ulur kërkesat ekonomike, ndërsa klubi verdhekuq ka ngritur pak ofertën. Tashmë duhet të presim dhe të shohim rezultatet e kësaj marrëveshjeje, pra nëse Kasano do të jetë në fushë të dielën kundër Udinezes.

Posted: Mon, 03 Oct 2005 , 20:43
by piero
Ekipi bardhezi likuidon Interin me nje 2-0 te thate dhe tani numeron te plagosurit qe ka lene rruges.

Juve sa e frikshme qe je.


Juventusi marshon e qete drejt objektivave qe i ka vene vetes.Kesaj here perballe ishte as me pak as me shume por Interi,i cili ka dy vite qe mund bardhezinjte ne Torino.Mancini heq dore nga Veron i demtuar dhe ne vend te tij luan Pizarro.Ne sulm dyshja Adriano-Martins.Capello ne krah te djathte vendos Blazin ne vend te zebinase te demtuar dhe Ibra-Trezege formojne dyshen sulmuese.Loja fillon e shpejte per dyja ekipet dhe duket se do te jete nje loje e ashper pasi numri i faullave fillon e rritet.Pikerisht nga nje faull Juventusi kaoln ne avantazh.Gjuan fuqishem Ibrahimovic,Julio Cezar ben sa mundet duke grushtuar topin Aty gjendet i lite Trezeguet i cili e percjell ne rrjete duke kaluar bardhezinjte ne avantazh 1-0.Interi perqpiqet te ndryshoje dicka ne loje por nuk ia arrin.Samuel shkakton nje tjeter faull dhje ndeshkohet me karton te verdhe.Kesaj here godet Nedved dhe topi perfundon ne rrjete duke mos i dhene asnje shans portierit brazilian Julio Cezar te nderhyje.Interi duket se ka pesuar nje goditje te rende psikologjike.Ne fakt Juventus vazhdon te sulmoje dhe i afrohet shume golit te trete por nje pritje e shkelqyer e Julio Cezar i mohoin gezimin e golit.Ne fund te pjeses se pare demtohet Ibrahimovic dhe ne vend te tij hyn Del Piero.Ne pjesen e dyte Mancini provon te korrigjoje dicka ne formacion,por tashme duket se eshte teper vone,pasi bardhezinjte e mbrojne rezultatin me mjeshteri.Pjesen tjeter e ben Abbiati i cili ben dy mrekulli kunder Recobes dhe Martins.Perfundon 2-0 per Juven dhe tashme lind pyetja "Kush do ti ndaloje bardhezinjte?"

Posted: Mon, 03 Oct 2005 , 20:59
by piero
Notat e disa prej protagonistave te ndeshjes Juventus-Inter sipas shtypit italian.



Abbiati:7.Me ne fund nje prove e sigurte e ish milanistit.Ne fakt Interi nuk eshte se ben shume ne sulm,por ne ata dy-tre raste qe portierit i duhet te nderhyje e ben ate me mjeshteri.


Julio Cezar:6.5.Nuk ka faj per golat qe peson.Shpeton golin e trete me nje pritje te bukur qe ben kunder Vierase.


Cannavaro:6.5.I kujdesshem dhe i sakte.Drejton me mjeshteri mbrojtjen edhe pas daljes se Thuram.Gladiator.


Materazzi:4.Ibrahimovic ia fsheh topin nga te gjitha anet dhe ai pergjigjet me faulla shume te renda.Nuk eshte i afte te kontrolloje veten dhe ne fund te pjeses se pare ia arrin qellimit duke demtuar suedezin me nje nderhyrje prej kasapi.



Emerson:7.5.Braziliani gjendet ne cdo cep te fushes.Ndihmon sulmin ne pjese te pare dhe pastaj ne pjese te dyte ndihmon mbrojten.Leader i padiskutueshem.



Pizarro:6.5.Kileni luan nje ndeshje te mire,duke pare qe te gjitha aksionet e rrezikshme lindin nga kembet e tij.Gjithmone i sakte ne pasime,Mancini e sakrifikon ne fund per nje sulmues te katert.



Ibrahimovic:7.5.Krijon rremuje ne mbrojtjen e Interit me lojrat e tij te bukura dhe me forcen e tij fizike.Materazzi i deshperuar nga superioriteti i tij nderhyn rende dhe e detyron te lere fushen e lojes.Kampion i padiskutueshem.



Adriano:5.Duket si nje kusheri i larget i kampionit brazilian qe te gjithe njohim dhe admirojme.Kampion i trishtuar.

Posted: Mon, 03 Oct 2005 , 21:11
by piero
Rezultatet e tjera:

Ascoli3-1Parma
Fiorentina3-2Livorno
Lecce3-0Cagliari
Messina1-4Sampdoria
Roma2-3Siena
Milan2-1Reggina
Palermo2-2Empoli


Jane luajtur te shtunen:

Chievo0-0Treviso
Udinese3-0Lazio




Klasifikimi

1Juventus 18
2Milan 13
3Fiorentina13
4Sampdoria12
5Inter12
6Livorno11
7Palermo11
8Chievo10
9Siena10
10Lazio10
11Udinese9
12Roma8
13Empoli7
14Ascoli6
15Lecce4
16Pama4
17Messina3
18Reggina3
19Cagliari3
20Treviso1

Posted: Tue, 04 Oct 2005 , 13:47
by vllaznia1919
He ma Piero u ktheve??? :lol: :lol: :lol: Ke hupe krejt maj naqe.Pak si teper te kan zgjate kta pushime. :lol: :lol: Mas e ban ma her tjeter. :lol: :lol: :lol: :lol:
Megjithate ska problem se je kthy me fitoren e Juves. :wink:

Posted: Tue, 04 Oct 2005 , 17:18
by piero
normal u ktheva me fitore po tesh do te vazhdoj prep me shkru.Po megjithate u doshin pak pushime.ciao

Posted: Wed, 05 Oct 2005 , 13:41
by vllaznia1919
Qi duhen pak jam dakort,por ti bane shum. :lol: :lol: :lol: :lol: :lol:
Tallem.Ciao naqe

Posted: Wed, 05 Oct 2005 , 14:22
by Admin
hahhaha Vllaznia1919 :P

Piero mir se u ktheve naqe :D
Ishalla pushimet kan shku mire !!!
Suksese e gjith te mirat !!! :P

Posted: Thu, 06 Oct 2005 , 13:29
by vllaznia1919
Po nuk ja terhoqe pak veshin ktyne dalin prej rrugs te drejte e hupin. :lol: :lol: :lol: :lol:

Posted: Thu, 06 Oct 2005 , 14:02
by Admin
vllaznia1919 wrote:Po nuk ja terhoqe pak veshin ktyne dalin prej rrugs te drejte e hupin. :lol: :lol: :lol: :lol:
Hhahhahahaha :D :arrow:

Posted: Fri, 07 Oct 2005 , 13:16
by vllaznia1919
Apo e kam gabim?????? :lol: :lol:

Posted: Sun, 16 Oct 2005 , 12:17
by vllaznia1919
Roma: Nuk ka më tolerancë për Kasanon

Roma ia "përplas" derën në fytyrë Antonio Kasanos, me të cilin prej disa muajsh kishin nisur bisedimet për rinovimin e kontratës. "Bisedimet me Kasanon janë mbyllur,ka thënë administratorja e deleguar e klubit verdhekuq, Rosela Sensi.Ne i bëmë një ofertë të rëndësishme, por ai s'na ktheu përgjigje. Toleranca ka përfunduar. S'do të takohem më me Kasanon dhe agjentin e tij." Kësaj here ka marrë fund, ndoshta përgjithnjë. Klubi, me fjalët e Rosela Sensit, u ka dhënë fund bisedimeve për rinovimin e kontratës së Antonio Kasanos dhe kështu që talenti barez, me përjashtim të ndonjë të papriture, do të shitet në janar ose në qershorin e vitit të ardhshëm, kur i përfundon edhe kontrata. Administratorja e deleguar është treguar tepër e ashpër, edhe pse më pas ka lënë një shteg të hapur në rast se do të ekzistojnë mundësitë që të arrihet një marrëveshje ("Ne duam ta mbajmë, nuk ka skaduar asnjë ultimatum. I bëmë një ofertë të rëndësishme, vetëm Toti te Roma ka një pagë më të lartë"). Por zor se kjo do të ndodhë, duke qenë se në shumë raste lojtari ka thënë se nuk dëshiron t'i pranojë kushtet e paraqitura nga klubi dhe tani ky i fundit ka bërë të ditur se nuk do të lëvizë nga oferta e bërë. Sulmuesi, që tani është i dëmtuar, nuk do të lihet jashtë organikës: "Nuk e kam thënë kurrë se nuk do të luajë, ne kemi nevojë për persona që të mos mendojnë për kontrata, por për të luajtur. Dhe Spaleti në bazë të këtij parimi do të vendosë".
Ndërkohë Kasano është dëmtuar para pak ditësh në stërvitje në kaviljen e djathtë dhe do t'i mungojë Romës ndoshta për dy javë. Sulmuesi verdhekuq është aktivizuar pak me skuadrën e tij në ktë fillim sezoni dhe në mëngesë të vazhdueshme të aktivizimit të tij në fushë, rrezikon të humbasë edhe Botërorin e Gjermanisë. Një situatë e pakëndshme për barezin, që në këtë rast është i detyruar të pranojë kushtet e klubit, siç bëri dhe Iakuinta me Udinezen.

Posted: Mon, 17 Oct 2005 , 18:39
by piero
Në Cagliari, dyshja e sulmit kuqezi vendos fitoren. Interi goleadë me Livornon. Roma në krizë

Milan: Gila dhe Sheva nuk i ndahen Juves



Cagliari - Milan 0-2

Shënues: Gilardino 1', Shevcenko 27'

Kaljari: Karini, Lopez (Pizano 66'), Kanini, Bega, Agostini, Kontikio (Cossu 31'), Abeijion (Langela 31'), Budel, Gobbi, Esposito, Suazo. Tr: Balardini.

Milan: Dida, Stam, Costacurta, Maldini, Serginho, Gatusso, Vogel, Rui Costa (Kaka 68'), Sedorf, Gilardino (Jankulovski 78'), Shevçenko (Inzaghi 83'). Tr: Ançeloti.
Gjyqtar: Mesina
.
Kartonë të verdhë: Lopez, Serzhinjo.


Interi shpërthen, Roma është në krizë dhe Lacio fluturon në vendet më të larta të renditjes, falë edhe pritjeve të Perucit. Këto janë tri ndeshjet që spikatën në javën e 7-të të kampionatit italian, i cili me përjashtim të fitores së Milanit jashtë fushe, nuk pati asnjë sukses në transfertë. Palermo është ndaluar nga Kievo në "Barbera", duke barazuar 2-2. Askoli, me dy gola të mesfushorit Tosto, ka mundur Sampdorian, që është ngushëlluar vetëm me golin e golashënuesit më të mirë të Serisë A, Bonacoli. Parma nuk merr më shumë se një barazim në "Tardini" ndaj Trevizos së vendit të fundit.
Nuk e ka pasur edhe aq të vështirë Milani të fitojë mbrëmë në Cagliari. Kuqezinjve u kanë mjaftuar dy gola që në pjesën e parë, me anë të Xhilardinos dhe të Shevçenkos. Ish parmensi ka shënuar që në minutën e parë të ndeshjes, teksa ka përfituar nga një rrëmujë e mbrojtjes sarde në zonë dhe ka zhbllokuar rezultatin. Ndërsa në minutën e 27 të, ka ardhur dhe goli i dytë, ku Rui Kosta shërben saktë për Shevçenkon, që bën gjithçka vetë: merr topin, godet nga 23 metra dhe portieri Karini ndëshkohet për herë të dytë. Milani luajti me një skuadër të sajuar, për shkak të dëmtimeve dhe lodhjes së disa lojtarëve të grumbulluar me kombëtaret e tyre. Kështu, përveç Kostakurtës, që zëvendësoi Nestën, dje është rikthyer edhe Filipo Inzagi, që zëvendësoi Shevën në pjesën e dytë. Megjithatë, është një fitore e rëndësishme, sepse i lejon kuqezinjtë të qëndrojnë larg Juves me pesë pikë epërsi. Interi fiton edhe pa Adrianon, madje shumë thellë, 5-0. Një goleadë në "San Siro" për skuadrën e Mançinit, që në ndeshjen e tij të 100-të në stolin zikaltër ka "shtypur" Livornon e Donadonit. Interi, pa Adrianon, me problemet e famshme të avionit (edhe pse ka ardhur dje), dhe Martinsin, nuk e ka pasur të lehtë të luajë "tenis" para publikut të tij. Dhe ka gjetur një kundërshtar që ka paguar shtrenjtë problemet në mbrojtje. Pa Lukarelin e pezulluar, toskanët nuk durojnë dot më shumë se dhjetë minuta, ku goli i Materacit zhbllokoi rezultatin. Më pas shënuan Kruzi, Kambiasoja, Kordoba dhe Rekoba. Ka qenë gjithçka e lehtë për zikaltrit, që i përgjigjen kështu fitores së Juves të shtunën dhe zbulohen të bukur dhe fitues. Te Livornoja është shënuar një rikthim i shëmtuar i Kokos në "San Siro", që del nga fusha me karton të kuq pas një faulli ndaj Ze Marias. Java e shtatë ka nxjerrë në dukje krizën e rëndë që po kalon Roma. Gjithnjë në rënie të lirë, por edhe shumë zhgënjyese skuadra e Spaletit, që në "Kastelani" ndaj Empolit është gjunjëzuar, edhe pse vendësit luajtën për më shumë se një orë me dhjetë lojtarë. Por nga Nonda dhe Toti as që duken gjurmë. Trajneri Soma heq Riganon, vuan pak dhe shënon me të zakonshmin Tavano. Një gol që mund t'i shtoheshin edhe të tjerë, nëse toskanët do të kishin finalizuar mirë në portën verdhekuqe. Përveç problemeve për mosrinovimin e kontratës së Kasanos, Roma pëson humbjen e dytë radhazi. Spaleti nuk fiton prej 5 javësh dhe kuotat e tij kanë filluar të zbresin. Një "biletë" e shëmtuar vizite për të dielën që vjen, duke parë se është derbi me Lacion. Ndërkohë, nga ana tjetër e kryeqytetit, buzëqeshet. Lacio luan në mënyrë të barabartë dhe kalon në epërsi me anë të Zaurit. Një gol vendimtar ky i anësorit lacial, pa harruar as pritjet vendimtare të Perucit, që i vuri "drynin" portës ndaj goditjeve të Tonit e Pacinit.

Posted: Mon, 17 Oct 2005 , 18:45
by piero
Trajneri i Juventusit lavdëron skuadrën për fitoren e shtatë në po aq ndeshje, si dhe lojtarët

Kapelo: Goli i Del Pieros, i jashtëzakonshëm




Fabio Kapelo e ka komentuar shumë i kënaqur fitoren e shtatë të Juventusit të tij, në po aq ndeshje të luajtura deri tani në kampionat. "Kemi qenë gjatë gjithë kohës në brendësinë e ndeshjes, nuk u dorëzuam për asnjë çast dhe krijuam shumë raste. Më vjen keq që nuk u treguam disi më konkretë dhe që vuajtëm deri në fund, - shpjegoi trajneri. - Abiati u tregua shumë i zoti që na shpëtoi në minutat e fundit nga gjuajtja e tyre e vetme. Del Piero? Shënoi një gol të jashtëzakonshëm". Kapelo ka shpjeguar zgjedhjet e tij taktike dhe aktivizimin e Mutusë në 11-shen titullare. "E dinim se ata nuk kishin një anësor të mirëfilltë në korsinë e majtë, por një mesfushor si Donati, i cili ka më tepër prirje të shkatërrojë lojën e kundërshtarëve. Kështu që aktivizova Mutunë, i cili u paraqit mirë derisa ia lejoi fiziku. Më pas pashë që ata nisën të na sulmonin pikërisht në atë zonë dhe kështu që vendosa ta ndihmoja disi Zambrotën, duke futur Kamoranezin në vend të rumunit dhe duke zhvendosur Nedvedin në të majtë." Trajneri i bardhezinjve i druhej kësaj ndeshjeje, edhe sepse kombëtaret ia kishin kthyer lojtarët jo në formën më të mirë. "Por ja që u kthyen të gjithë të përqendruar dhe të bindur në mundësitë tona, - shpjegoi tekniku. - Në mënyrë të veçantë Del Piero, i cili shënoi një gol të jashtëzakonshëm, ndihem i kënaqur nga paraqitja e tij, por edhe nga loja e skuadrës. Gjithnjë e organizuar dhe e vendosur mirë, i lejuam vetëm një nismë atyre dhe Abiati u tregua tepër i zoti." E shkëlqyer edhe paraqitja e Emersonit, i cili u rikthye të premten në mëngjes nga Brazili. "Emersoni është një lojtar i madh, ka cilësi dhe luajti shumë mirë, por më pëlqeu shumë edhe Xhianikeda, i cili, edhe pse kishte një shqetësim në dorë, luftoi për çdo top. Për ne, edhe ai është një lojtar shumë i rëndësishëm", - i ra shkurt Kapelo, i cili më pas përgëzoi edhe qendërmbrojtësit e tij, Turam dhe Kanavaro. "Janë dy lojtarë shumë të fortë në të gjitha aspektet, nga pikëpamja fizike, e shpejtësisë dhe e vëmendjes, sulmuesit e kanë të vështirë t'i kalojnë, janë të shkëlqyer edhe në lojën me kokë. Po lëvizin mirë, shumë të koordinuar, duke mos krijuar shumë boshllëqe mes reparteve." Trezegeja e nisi ndeshjen nga stoli, ndërsa Ibrahimoviçi nga fusha. "Doja ta lija pushim Trezegenë që të shërohej plotësisht, ndërsa Ibrahimoviçi ishte mirë dhe ndaj e aktivizova."

Kapiteni: Kritikat? Unë kështu luaj

Alesandro del Piero po e shijon golin: "Pas çdo kritike më thuhet se jam kthyer në formë. Por unë kështu luaj." Sulmuesi i Juves, njeriu i fitores ndaj Mesinës, nuk pranon t'i thuhet se ka nevojë për kritika dhe stimuj. Gjysmëserioz, ai komenton: "Kam dëgjuar të ma thonë shpesh. Por ajo që ka rëndësi, është që unë ndihem i kënaqur për formën time dhe pa dyshim edhe për golin. Por mbi të gjitha për fitoren që na jep një tjetër të shtyrë në kampionat." Më pas, duke analizuar ndeshjen ndaj Mesinës, Del Piero pohoi se Juvja hasi shumë vështirësi: "Sigurisht, pas pushimit je në ankth se si do të paraqitesh në fushë, pasi të jerët kanë pasur më shumë mundësi për ta përgatitur ndeshjen dhe në fakt Mesina luajti shumë mirë. Këtë gol ua kushtoj të gjithë atyre që më duan."

"Pinturikio", titullar edhe ndaj Bajernit

Paraqitja në kombëtaren italiane ndaj Moldavisë dhe tani ajo e kurorëzuar nga një gol i mrekullueshëm ndaj Mesinës. Alesandro del Piero me siguri që është sulmuesi më në formë i Juventusit. Zor se Fabio Kapelo nuk do ta aktivizojë edhe në angazhimin e ardhshëm, në transfertën e Mynihut në Ligën e Kampioneve. Kështu që njëri mes Ibrahimoviçit dhe Trezegesë do të qëndrojë me siguri në stol.
Del Piero e ka rifituar Juventusin dhe tani për Fabio Kapelon do të jetë shumë e vështirë, të paktën për sa kohë do të luajë kështu, ta lërë jashtë fushës. Angazhimi i ardhshëm është nesër: luhet transferta e Championsit në Mynihu, çka mund t'u sillte torinezëve kualifikimin e parakohshëm për në 1/8 e finaleve. Ndaj bavarezëve, numri 10 bardhezi do të jetë sërish titullar, kështu që vendin s'e ka të sigurt njëri mes Ibrahimoviçit dhe Trezegesë.

Barelisti i Udines: Ja si më goditi Obodo!

Siena Udineze do të kujtohet, veç tregolëshit të shkëlqyer të Di Mikeles, edhe për një ngjarje të rrallë. Një barelist, që hyri në fushë për t'i ardhur në ndihmë një lojtari, u godit nga vetë lojtari me një shishe uji. Nga pamjet televizive, dinamika e asaj që ndodhi s'është plotësisht e qartë, duket vetëm njeriu në fjalë, që ishte përkulur drejt Obodos, të bëjë një kërcim prapa a thua të ishte goditur nga Majk Tajson. Nga lëvizja e kryer kanë qenë të shumtë ata që e kanë akuzuar punonjësin e shërbimit publik se ka bërë gjoja, por ai është mbrojtur me vendosmëri: "Po e hipja në barelë, por më goditi me shishen e ujit në hundë. Nuk bëra sikur. U vizitova te ndihma e shpejtë, më dhanë një prognozë prej tri ditësh. Më dhemb ende buza, por historia mund të mbyllet me kaq."

Roma: Trajneri s'preket, Kasano po!

Nuk ka fjalë për të komentuar dështimin e pësuar në Empoli. Ishte një ndeshje që nuk shikohej, më e dobëta, që Roma ka luajtur deri tani. Por ju lutem, mos e merrni me Spaletin, jemi të kënaqur nga puna e tij. Trajneri ynë s'është në diskutim." Daniele Prade, drejtori sportiv verdhekuq, mbron trajnerin dhe stigmatizon paraqitjen e Totit me shokë: "Jemi me të. Në fund jemi të sigurtë që puna e tij do të na e shpërblejë, por futbollistët duhet ta ndjekin. Kasano? Besoj se Rosela Sensi tha gjithçka: Antonio refuzoi ofertën tonë të rinovimit dhe nëse vazhdon kështu, në janar pa dyshim do ta shesim."

Posted: Fri, 04 Nov 2005 , 16:58
by piero
"Caro Adriano ti scrivo..." (Gazzetta dello Sport)

Lettera aperta di Gianluca Vialli al bomber carioca dalle pagine della rosea.

Caro Adriano, voglio dirti che capisco quello che stai provando. Lo capisco perché qualche anno fa, quando io giocavo e tu eri ancora un bambino, ho provato le stesse cose. Anch’io ero considerato un campione e, come te, ero spesso al centro dell’attenzione. Anch’io, come te, sono stato caricato di grandi responsabilità, calcistiche s’intende, quando ero ancora un ragazzo con qualche pregio e molti difetti. Anch’io avevo un rapporto con la maggior parte dei giornalisti basato sulla massima sfiducia e comunque li consideravo una bella scocciatura. Durante i periodi di scarsa vena, puntualmente cominciavano a circolare strane voci. Allora mi arrabbiavo e mi incupivo, un po’ come te, e smettevo di sorridere, soprattutto in campo.

Oggi, pensando ai momenti difficili della mia carriera di giocatore, provo un po’ di nostalgia. Perché erano comunque momenti importanti. Perché è quando le cose non funzionano che si impara a conoscere se stessi, di che pasta si è fatti. Quando devi guardarti dentro e cercare il coraggio, la forza e la determinazione per cominciare la risalita. Perché si dice che si cade per imparare a rialzarsi. Piano piano ho imparato che ci vuole pazienza. Ho capito che in certi momenti la cosa più importante era allenarsi seriamente per ritrovare la forma e la gioia di correre veloci senza fare fatica. Ho capito che era importante arrivare al campo per primi e andarsene per ultimi curando tutto nei minimi dettagli. Ho capito che era altrettanto giusto ed importante staccare la spina e vivere i propri 20 anni, ma sempre con un po’ di giudizio e buon senso.

Scusandomi per l’intrusione con affetto e ammirazione,

Gianluca Vialli

Posted: Sat, 05 Nov 2005 , 22:05
by vllaznia1919
Naqe un tesh spo kam munsi por ishte dashte me e perkthy shqip kyt artikull,se ndoshta jo te gjithe e kuptojne.