Page 89 of 230

Posted: Wed, 07 Jan 2009 , 05:29
by fpjalmi
Sukaj?Teli, tani duan Vllazninë
6 Janar Lojtarët kthehen në çështje në Turqi, pasi nuk udhëtojnë me ekipin në fazë përgatitore



Xhevahir Sukaj dhe Admir Teli mund të jenë pjesë e skuadrës së Vllaznisë për pjesën e mbetur të edicionit të dy lotjarët kanë shprehur dëshirën për të mos vijuar aventurën e tyre me skuadrën e Haxhetepes, madje për ta konfirmuar këtë nuk janë grumbulluar me ekipin për fazën përgatitore që do të zhvillohet në Antalia. Në linjë telefonike nga Turqia Sukaj thotë: “As unë, as Teli nuk kemi udhëtuar me skuadrën dhe tani presim se çfarë do të ndodhë me ekipin tonë. Kemi kërkuar leje kalimin dhe ka shumë mundësi të na e japin. Ndoshta shkojmë në formë huazimi diku, dhe nëse është kështu, pse jo do të na pëlqente të luanim te skuadra shkodrane. Tani jemi me Telin në hotel sepse nuk kemi ikur me skuadrën dhe jemi në pritje të asaj çfarë do të ndodhë”. Sigurisht që ky është një lajm shumë i mirë për stafin kuqeblu që kurrësesi nuk do t’i thonin jo një mundësie për t’i riparë të dy lojtarë të paktën për gjashtë muaj kuqeblu.

Posted: Wed, 07 Jan 2009 , 05:32
by fpjalmi
a tu asht e vertete mor zot.

nuk kishte pas gja ma te mire se me te ardh lnji sulmues ,dhe nji mbrojtes .

ishalla vijn prap ne forme huazimi

Posted: Wed, 07 Jan 2009 , 05:34
by fpjalmi
Fluks të huajsh për t’u provuar
Dy brazilianë, një kroat, një serb e një ganez pritet të zbarkojnë së shpejti në Shkodër
Vllaznia/ Bëhet fjalë për 2 mbrojtës e 3 sulmues, s’kanë asnjë eksperiencë në Shqipëri



Drejtuesit e klubit të
Vllaznisë nuk e
kanë ndalur për
asnjë moment punën e tyre
për të pasur në Shkodër
lojtarët, të cilët do t’i
nevojiten si përforcime për
gjysmën e dytë të sezonit.
Shkodranët janë futur menjëherë
në kërkim të lojtarëve,
të cilët do të jenë të domosdoshëm
për këtë ekip në të
tre repartet. Nga sa mësohet
nga burime pranë klubit shkodran,
që të gjithë këta
lojtarë aktualisht aktivizohen
jashtë Shqipërisë. Madje,
asnjë prej tyre nuk ka
qenë deri më sot pjesë e kampionatit
shqiptar. Deri tani
drejtuesit e klubit kanë në
planet e tyre plot 5 futbollistë,
që i përkasin katër kombësive
të ndryshme. Bëhet
fjalë për një mbrojtës kroat,
një tjetër brazilian dhe për tre
sulmues që vijnë nga Serbia,
Brazili e Gana. Mendohet që
të gjithë lojtarët t’i bashkohen
ekipit kuqeblu në fazën
përgatitore, e cila do të zhvillohet
në qytetin e Ulqinit.
Nga sa shihet, shkodranët
kanë hedhur fuqishëm “grepat”
për sulmues të rinj.
Pranë kuqebluve pritet të
jenë tre të tillë për provë, nga
të cilët një ose maksimumi
dy do të marrin lejen e qëndrimit
pranë Vllaznisë. Mungesa
në këtë repart e një
tjetër sulmuesi “alla-Sinani”
e ka bërë më se të domosdoshme
gjetjen e një emri të
dytë për vijën e parë. Duhet
ADMIR URUÇI
thënë se i vetmi dështim që
kanë pasur kuqeblutë gjatë
merkatos së verës, ka qenë
pikërisht tentativa për të
gjetur një koleg për Sinanin.
Sulmuesi çek i ardhur tek
ekipi shkodran, është dëmtuar
pa filluar mirë sezoni
pa mundur të kontribuojë
në asnjë takim për ekipin e
Vllaznisë. Sulmuesi tjetër që
pritet të vijë nga Gana, sipas
bashkëpatriotit të tij që
ndodhet pranë kuqebluve
Boadu, është me tepër eksperiencë.
Me shumë gjasa
një nga të përzgjedhurit e
Canajt mund të jetë edhe
futbollisti që pritet të vijë
nga Serbia. Fare pak informacion
ka për brazilianin e
sulmit që pritet të jetë në
provë pranë kuqebluve.
Ndërkaq, reparti për të cilin
shkodranët nuk po gjejnë
dot emrin e duhur për këtë
merkato mbetet mesfusha.
Kuqeblutë dhe vetë tekniku
Canaj menjëherë pas përfundimit
të takimit të fundit
për vitin 2008, janë shprehur
publikisht se ekipi i tyre
do përforcime në të tre repartet.
Kjo gjë mësohet edhe
nga drejtuesit e tjerë të Vllaznisë,
të cilët shprehen të
bindur se vazhdojnë
kërkimet edhe për lojtarë të
tjerë, të cilët nuk janë të kombësive
të sipërpërmendura.
Madje, një pistë e
mundshme e kuqebluve
mbetet edhe futbolli boshnjak.
Për presidentin Fushaj,
më shumë rëndësi ka që
blerjet t’i vlejnë ekipit dhe të
jenë cilësore dhe jo sa për të
kaluar radhën. Me objektivat
që Vllaznia ka në këtë
sezon, blerjet duhen të jenë
më cilësore dhe më frytdhënëse
për të bërë të mundur
përmbushjen e objektivave.
Ky është dhe qëllimi i
drejtuesve të Vllaznisë.

Posted: Wed, 07 Jan 2009 , 05:36
by fpjalmi
Për Beqirin, duhet pritur data 8 janar




Një nga shqetësimet e drejtuesve të Vllaznisë
për momentin mbetet dhe çështja e kontratës së
mbrojtësit të njohur shkodran, Elvin Beqiri.
Mbrojtësi i Kombëtares është në skadencë kontrate
te skuadra e Vllaznisë. Drejtuesit e klubit
kanë filluar bisedimet me lojtarin që në fillim të
muajit dhjetor për të bërë të mundur që kontrata
e tij të rinovohet, por deri tani nuk ka asgjë
konkrete në lidhje me këtë çështje “të nxehtë” të
shkodranëve. Beqiri, i cili momentalisht ndodhet
me pushime në SHBA së bashku me familjen e tij,
është shprehur se është në pritje të ofertave
nga ekipe jashtë Shqipërisë. Përsa i përket kampionatit
shqiptar, për lojtarin nuk bëhet fjalë të
ketë tjetër emër përveç Vllaznisë. Drejtuesit e
klubit kuqeblu shtojnë se duhet pritur data 8 e
këtij muaji që të vazhdohen bisedimet mes Beqirit
dhe Vllaznisë. Beqiri ka qenë në këtë gjysmësezoni
një nga më të mirët e skuadrës kuqeblu dhe
një mungesë e tillë në repartin e mbrojtjes do të
hapte një tjetër problem për teknikun Canaj, i cili
shpreson se edhe për pjesën tjetër të sezonit të
ketë ndihmesën e vyer të mbrojtësit të ekipit tonë
përfaqësues. A. Uruçi

Posted: Wed, 07 Jan 2009 , 05:36
by fpjalmi
Kuqeblutë
rifilluan dje
stërvitjen




Ka mjaftuar vetëm një javë
pushim dhe ekipi shkodran i
drejtuar nga Agim Canaj u
është kthyer seancave
stërvitore. Seanca e parë,
e cila ka filluar rreth orës
14:15, të ditës së djeshme
në stadiumin “Loro Boriçi”,
shënon edhe fillimin e fazës
përgatitore për ekipin e Vllaznisë.
Në këtë seancë
kanë munguar shtatë nga
lojtarët titullarë. Beqiri, Lici,
Grima, Dhëmbi, Bashiç,
Boadu dhe Nallbani nuk
kanë qenë në dispozicion të
stafit teknik të kuqebluve.
Me përjashtim të Grimës, i
cili ishte dhe nuk mori pjesë
në stërvitje për arsye
dëmtimi, të gjashtë tjerët
kanë marrë leje për t’u bashkuar
pas dy ditëve me
ekipin. Ndërsa me kuqeblutë
është bashkuar në këtë seancë
të parë të këtyre përgatitjeve,
sulmuesi shtatshkurtër
Albert Kaçi dhe
qendërmbrojtësi i ri i sapokthyer
në Shkodër, shkodrani
Klodian Semina.
A. Uruçi

Posted: Wed, 07 Jan 2009 , 05:44
by fpjalmi
Klodian Semina, 2 vite kuqeblu
News 06 January, 2009 11:16:00
Mbrojtesi shkodran, Klodian Semina Mbrojtesi shkodran firmos per Vllaznine




Pasi eshte divorcuar nga skuadra e Belasices ne Bullgari, tashme mbrojtesi i ri shkodran Klodian Semina do te jete per dy vite pjese e Vllaznise. Largimi i mundshem i Beqirit nga skuadra e drejtuar nga Agim Canaj, ka bere qe stafi teknik i kampioneve te mendoj per alternative te tjera. Tashme Semina do te nise nje tjeter aventure me skuadren “meme” te Vllaznise, e cila sot me shume se kurre lufton per titullin kampion ne kampionatin e 70-te Kombetar.

Posted: Wed, 07 Jan 2009 , 08:51
by GOLDIAN
po me bahet qejfi per seminen
ishalla sukaj e teli po vijne e spo na i merr nej skuader tjeter e superliges
sa per keta te huajt mu sme interesojne hic
du qe dhe beqiri te rrrijne deri ne fund te sezonit

Posted: Wed, 07 Jan 2009 , 22:15
by vllaznia1919
Teli e Sukaj ne gjetshin nej ekip jashte nuk kthehen.Ishalla nenjeni prej te hujve na del persmarit por un kam kuptu diqka:kur te hujt provohen ne mal te zi o jashte Shkodret jane gjithmone bllofa :?: :?: :?: :?:

Posted: Wed, 07 Jan 2009 , 22:45
by Admin
vllaznia1919 wrote:Teli e Sukaj ne gjetshin nej ekip jashte nuk kthehen.Ishalla nenjeni prej te hujve na del persmarit por un kam kuptu diqka:kur te hujt provohen ne mal te zi o jashte Shkodret jane gjithmone bllofa :?: :?: :?: :?:
Si ka mundsi qe nuk jepen asnji e dhane per kta lojtar .... as emri as se ku kane lujt ma pare !!!!

Sdq me vjen mire per Seminen e ishalla e justifikon vedin.
Sa per Sukaj e Telin sma merr mendja se kthehen ne Shkoder....

Posted: Wed, 07 Jan 2009 , 22:50
by fpjalmi
ndoshta ne shkoder nuk kthehen por po na i merr nej tirane a dinamo.

asht shum e veshtire qe keta 2 lojtare te lozin me ndonje ekip tjeter ,pasi dihet se teli e sukaj kan lujt shum pak per accepten.

un mendoj se mundesia ma e madhe asht qe mund te kthehen ne superligen shqiptare

Posted: Wed, 07 Jan 2009 , 23:29
by GOLDIAN
fpjalmi wrote:ndoshta ne shkoder nuk kthehen por po na i merr nej tirane a dinamo.

asht shum e veshtire qe keta 2 lojtare te lozin me ndonje ekip tjeter ,pasi dihet se teli e sukaj kan lujt shum pak per accepten.

un mendoj se mundesia ma e madhe asht qe mund te kthehen ne superligen shqiptare
edhe une e kam ate frike naqe se po na i marrin keto dy lojtare

Posted: Wed, 07 Jan 2009 , 23:31
by fpjalmi
Dyshja s’preferon Shkodrën. “Duam ekip në Evropë, kështu synojmë Kombëtaren”
Teli e Sukaj refuzojnë Vllazninë
Haxhetepe u ofron huazimin, por dy shkodranët duan zgjidhjen e kontratës



Gjatë ditëve të fundit
ë s h t ë p ë r f o l u r
shumë për mundësinë
e rikthimit të dy futbollistëve
më me emër shkodranë
pranë Vllaznisë. Bëhet
për mbrojtësin Admir Teli
dhe sulmuesin Xhevahir
Sukaj, të cilët gjatë merkatos
verore kaluan në radhët e
skuadrës turke, Haxhetepe.
Situata
Faza e parë e këtij kampionati
regjistroi thuajse javë
pas jave rezultate të dobëta
për ekipin debutues në Ligën
Superiore të Turqisë, duke u
renditur në fund të tabelës së
klasifikimit. Ashtu si për
skuadrën e Haxhetepes, ku
gjërat në kampionat nuk
funksionuan mirë, edhe për
futbollistët shkodranë ndodhi
e njëjta gjë. Mesfushori
Gilman Lika ka luajtur rregullisht
me këtë skuadër, kurse
mbrojtësi Admir Teli diçka
më pak. Mirëpo akoma më
pak, për të mos thënë fare pak,
është aktivizuar sulmuesi
Xhevahir Sukaj. Në këto
kushte dy shkodranët e fundit
kanë kërkuar që të prishin
kontratën me skuadrën e
Haxhetepes, për të kërkuar
më pas fatin diku tjetër, në
ndonjë skuadër evropiane.
Drejtuesit e skuadrës turke
kanë vlerësuar maksimalisht
mesfushorin Lika, i cili do të
vazhdojë të qëndrojë aty, pasi
paraqitjet e tij kanë qenë
mbresëlënëse. Në krahun
tjetër, krerët e këtij ekipi e
kanë parë të udhës që Teli e
Sukaj të gjejnë strehë përkohësisht
te ndonjë ekip tjetër
në formë huazimi. Megjithatë,
dy ish-lojtarët e Vllaznisë
kanë kërkuar që Haxhetepe
t’i lërë të lirë, mirëpo kjo nuk
është pranuar nga drejtuesit
turq, pa paguar një shumë të
madhe financiare në arkën e
këtij klubi, e që për momentin
duket e papërballueshme
për çdo ekip shqiptar apo
edhe më gjerë.
Deklarata
“Kemi kërkuar letrat dhe
të lihemi të lirë, si unë edhe
Teli, por deri tani nuk na është
hapur rruga, - ka thënë fillimisht
përmes linjës telefonike,
nga Turqia, për gazetën
‘Panorama Sport’, sulmuesi
Xhevahir Sukaj. - Është folur
shumë gjatë këtyre ditëve për
një afrimin të mundshëm
timin e të Telit pranë Vllaznisë,
por për momentin e
shoh të pamundur. Kjo për
dy arsye: së pari, unë dhe Teli
kërkojmë të gjejmë ndonjë
ekip në Evropë, që të plotësojë
kushtet tona; së dyti, shuma
financiare që ka vënë klubi
i Haxhetepes për t’u
paguar nga ana jonë, që të
jemi të lirë, është e papërballueshme
për çdo klub shqiptar.
Prandaj, unë nuk
shoh ndonjë mundësi për t’u
kthyer në kampionatin shqiptar,
pavarësisht se kemi
oferta. Synimi ynë mbetet
vetëm ndonjë skuadër në
Evropë, qoftë edhe në formë
huazimi. Megjithëse, drejtuesit
e Haxhetepes na kanë
këshilluar që në formë huazimi
mund të vijmë te Vllaznia,
synimet tona janë për
më lart, pasi synojmë edhe
kombëtaren”, ka mbyllur
prononcimin e tij ish-futbollisti
i Vllaznisë, Xhevahir
Sukaj, i cili tashmë luan në
radhët e skuadrës së Haxhetepes
në Turqi. Sukaj dhe Teli
nuk kanë udhëtuar me
skuadrën turke për fazën
përgatitore, pasi për fazën e
dytë, drejtuesit e këtij ekipi
nuk i konsiderojnë pjesë e
planeve të tyre dy futbollistët
në fjalë.

Posted: Wed, 07 Jan 2009 , 23:32
by fpjalmi
Një seancë
Shkodranët e ulin
ritmin në stërvitje
Skuadra e Vllaznisë nuk do të ketë ngarkesë të madhe stërvitore
këto ditë të para të muajit janar. Kjo duket qartë edhe nga
numri i seancave stërvitore, që shkodranët po aplikojnë, të
paktën për ditët e para. Madje, duket se stafi teknik i Vllaznisë
ka menduar që të mos e ngarkojë skuadrën me përgatitje të
lartë fizike këto ditë që po qëndrojnë
në Shkodër. Me datën 9
ose 10 janar, kuqeblutë do të
udhëtojnë drejt Ulqinit, ku do të
zhvillojnë për dy javë fazën
përgatitore të dimrit. Kështu, që
në këto dy javë skuadra shkodrane
do të marrë gjithë
ngarkesën e plotë stërvitore, për
të qenë pastaj e gatshme për
fillimin e pjesës së dytë të sezonit.
Dje Vllaznia ka zhvilluar
vetëm një seancë stërvitore dhe
një të tillë parashikohet ta bëjnë
edhe sot. Kontingjenti ende nuk është plotësuar në stërvitje, por
mendohet se në momentin e nisjes për në Ulqin, gjithçka do të
jetë gati. E ndërsa kuqeblutë stërviteshin dje, drejtuesit e klubit
shkuan në Mal të Zi për të parë nga afër kushtet e akomodimit
dhe të stërvitjes për dy javët e qëndrimit atje. A. Uruçi

Posted: Wed, 07 Jan 2009 , 23:50
by GOLDIAN
o pjalm keta gazetat po na losin mendsh
sot e dojne vllznine teli me sukajn e neser jo
hajde merri vesht
ishalla spo na i merr nej tirane a dinamo

Posted: Wed, 07 Jan 2009 , 23:52
by Skodrinon
Kerkojne ekip europjan qe me arrite komtaren? Po kur ishin me Vllaznine kan lujt n'komtare. Jan te ri e per 5 muj qi po lozin n'Shqipni nuk i maron karriera. Kan mundsi me fitu kampionatin me Vllaznise. Nuk di a e dine ça don me thane.....
Per sa i perket lekve qi dojn turqit, nuk ma merr mendja se jane ma teper se shuma qi i kan pagu Vllaznise. Biles duhet te jene ma pak se lojtart jane zhleftsu nga mosaktivizimi. Pra nqs Valteri don me fitu kampionatin duhet me i qite prej xhepit nji pjese te lekve qi ka marre nga shitja e tyne e me i pru edhe nji here ne Shkoder. (un po flas a thu se nuk e njof....)

Posted: Thu, 08 Jan 2009 , 00:14
by GOLDIAN
krenaria kuq e blu hallall se mke pelqy me ate shprehjen ne kllapa
sa bukur e ke than :lol:
se po lexosha tan ate shkrim qe bane thash pa ma pa ke drejte ti por kur lexova kllapat thashe te marrsha te keqen :D

Posted: Thu, 08 Jan 2009 , 00:56
by fpjalmi
goldiani shkruan

o pjalm keta gazetat po na losin mendsh
sot e dojne vllznine teli me sukajn e neser jo
hajde merri vesht
ishalla spo na i merr nej tirane a dinamo

______________________________________________________

e pra naqe.

edhe un habitem me keta marrina.

ndoshta sukaj e teli skan than asgja ,e gazetart flasin kot.

panorama sport e ka shkru naqe,megjithate gazetat jan ba si 1 prilli

Posted: Thu, 08 Jan 2009 , 01:00
by fpjalmi
krenaria kuq e blu shkruan

Kerkojne ekip europjan qe me arrite komtaren? Po kur ishin me Vllaznine kan lujt n'komtare. Jan te ri e per 5 muj qi po lozin n'Shqipni nuk i maron karriera. Kan mundsi me fitu kampionatin me Vllaznise. Nuk di a e dine ça don me thane.....
Per sa i perket lekve qi dojn turqit, nuk ma merr mendja se jane ma teper se shuma qi i kan pagu Vllaznise. Biles duhet te jene ma pak se lojtart jane zhleftsu nga mosaktivizimi. Pra nqs Valteri don me fitu kampionatin duhet me i qite prej xhepit nji pjese te lekve qi ka marre nga shitja e tyne e me i pru edhe nji here ne Shkoder. (un po flas a thu se nuk e njof....)

______________________________________________________

krenaria kuq e blu.

VALTERI thote qe do i kishte ble ,por nuk ia mbushin mendjen ,se ai mendon se nuk jan ne forme :lol: :lol: :lol: :lol: :lol:

Posted: Thu, 08 Jan 2009 , 07:25
by fpjalmi
Interneti, Shqipëria në epokën e mesjetës

Vllaznia e Shkodrës mund të quhet “kampione e Shqipërisë në internet”





Bledar KUKA- “Sulmues: Bledar Devolli ... Daniel Xhafa (Xhafaj”. Ajo që quhet faqja zyrtare e Teutës së Durrësit në internet, “teuta.bravehost.com” ka mbetur pikësisht kaq prapa në pasqyrimin e ecurisë së skuadrës së njohur shqiptare. Aty gjen edhe Mehmet Dragushën apo ndonjë tjetër që nuk janë aspak në radhët e bregdetarëve. Një faqe që quhet jozyrtare nuk ekziston aspak, ndërsa nuk ke uebsajt tjetër që të shkruajë vetëm për Teutën.
Tirana
Tirana ka një faqe zyrtare, “kftirana.al”, por ajo ende nuk është e përfunduar (adresa nuk gjendet – address not found, të shkruan interneti kur e kërkon) dhe sekretari i klubit, Eduard Gjini, sot ka një takim me “Albania Onlajn” (Albania Online) pikërisht për uebsajtin zyrtar të bardhebluve. Të paktën, informacion për rekordmenët e titujve, superkupave dhe kalimeve të tureve në Europë gjen në dy faqe jo zyrtare, “sktirana.com” dhe “kftirana.info”.
Vllaznia
Vllaznia e Shkodrës mund të quhet “kampione e Shqipërisë në internet” pasi faqja e saj është zyrtare dhe mjaft e pajisur. Aty gjen presidencën me identitete dhe foto, drejtuesit teknikë të skuadrës, zyrtarë të klubit gjithashtu me foto, lajmet e fundit deri ditën e dielë (4 janar), skuadrën me identitete dhe foto, skuadrën e të rinjve 2007-2008, skuadrën e paratërinjve (U17) po të sezonit paraardhës, albumin fotografik dhe natyrisht forumin.
Historia jepet shkurt, por jepet, ashtu siç është përkujdesi për të vendosur në faqe sponsorët, posterët, trofetë, flamuri, informacion për qytetin (nëpërmjet linqeve), partnerët (po nëpërmjet linqeve), tifozët (dy faqe link) si dhe bluzat zyrtare të ekipit. Mungesa e vetme është ajo e javës së fundit të kampionatit, të 17-ës si në rezultate ashtu edhe në tabelë, ndoshta për të mos e hidhëruar periudhën festive me humbjen 0-1 ndaj Dinamos në “Loro Boriçi”.
Flamurtari
Flamurtari është një klub krenar i një qyteti po kaq krenar si Vlora dhe faqja e tij në internet, “skflamurtari.com” ka jo pak larmi. Lajme, forum, historik (bashkë me shumësportëshin), statistika historike si dhe skuadrën aktuale. Edhe freskia e lajmeve nuk është keq, duke pasur parasysh nivelin e përgjithshëm në vend, i fundit njoftim është i datës 5 janar 2009.
Partizani
Ajo e Partizanit është një faqe e pashme, ndërtuar bukur e thjeshtë, ndonëse jo shumë e freskuar dhe tek lajmet mbetemi tek humbja 0-1 në shtëpi me Apoloninë më 28 shtator 2008, renditja është deri pas javës së tretë. Ka një përpjekje për pasqyrimin e ekipeve të moshave dhe të akademisë, por të lënë në tentativë pasi përbërjet e skuadrave nga U19 deri më poshtë nuk janë në faqe. Sidoqoftë, faqja të jep një kronologji të mirë të historisë së kuqe, por jo të dhënat statistikore. Partizani ka një faqe jo zyrtare, “partizani.net” në gjuhën shqipe dhe angleze.
Apolonia
Për Apoloninë e Fierit ka një uebsajt që quhet “kfapoloniafier.ëordpress.com”. Pavarësisht se është shumë e thjeshtë, të paktën në të gjen skuadrën aktuale, ku emri i trajnerit është ai i sakti, Esad Karishiç dhe jo ish-trajneri Gerti Haxhiu si dhe jepen rezultatet deri tek i fundit. Madje, klubi myzeqar gëzon edhe pasjen e një faqeje jo zyrtare në “freeëebs.com”.
Elbasani
Elbasani është mjaft më mirë në faqen “kfelbasani.com”, por që duket se është faqe tifozësh dhe jo zyrtare e klubit. Jo më kot, në krye të saj, aty ku janë vendosur fotot e dy skuadrave kampione të 1984-ës dhe 2006-ës, ndodhet edhe stema e grupimit të tifozëve “Tigrat Verdheblu” me shkrimin “Elbasani Ultras”. Sidoqoftë, lajmet dje ishin deri të datës 5 janar, me foton e prezantimit të Nevil Dedes si lojtar verdheblu. Faqe tjetër në internet për Elbasanin nuk gjen.
Shkumbini
Shkumbini mund të jetë përfaqësues i një qyteti të vogël si Peqini, por të paktën ka një faqe interneti që mund të quhet zyrtare “ksshkumbini.com” e cila është e pajisur me lajme që mbajnë ritmin kohor. I fundmi që gjendet është shkrimi i kolegut Halluli tek “Sporti Shqiptar”, nxjerrë në faqe më datën 5 janar, pra pardje. Pavarësisht se nuk gjen përbërjen e skuadrës, të shtabit teknik dhe zyrtarët e klubit (bashkë me sponsorin Ismaili), të paktën ekziston forumi, fotoalbumi dhe sondazhet.
Të tjerë
Për Besën e Kavajës informacionin e gjen të përfshirë në faqen “kavajaonline.com” ku statistikat të shpien deri më 15 shtator 2008 dhe albumi fotografik deri më 16 korrik 2008. Nuk ka faqe tjetër për futbollin kavajas, kurse as nuk mund të gjesh një faqe për Bylisin e Ballshit, skuadrën tjetër të Kategorisë Superiore. Lushnja është futur në botën e internetit me një faqe, “kslushnja.com” ku lajmet vërtet ngecin deri më 10 dhjetor 2008 dhe rezultatet e renditja deri në javën e 15-të (13 dhjetor 2008), por ekziston përkujdesi që të jepen edhe rezultatet e ekipeve U19 dhe U17 si dhe formacionet e ekipeve lushnjarë në këto ndeshje

Posted: Thu, 08 Jan 2009 , 09:15
by kristiani
Pse nuk flasin edhe per faqen tone ku asht shum ma e mir se aja zyrtare....