Page 88 of 230
Posted: Sun, 04 Jan 2009 , 22:30
by fpjalmi
goldiani shkruan
hala pyes vedin
ca ndodhi qe pengoi hys zmijanin mu ba trajner i joni
se ai erdh per kete pune ne shkoder
__________________________________________________
me sa di un ai nuk ka liqence.
Posted: Sun, 04 Jan 2009 , 23:57
by fpjalmi
Klodian Semina vazhdon stervitjen individuale ne Shkoder
Madhesia e germave: Albaniasoccer News 05 January, 2009 04:44:00
Futbollisti largohet nga Belasitsa, bashkohet me Vllaznine
Nga Kel NARACI
Futbollisti i kombetares Shpresa Klodian Semina ka vendosur perfundimisht te rikthehet ne Shkoder dhe te luaje me Vllaznine gjate pjeses se mbetur te ketij sezoni. Pas problemeve me klubin Bullgar Bellasica, Semina eshte kthyer ne qytetin e lindjes, ku pas operacionit ne gju, e ndjen vehten plotesisht te rikuperuar dhe gati per tu aktivizuar me skuadren e Vllaznise.
“Jam rikthyer ne vendlindje per tu aktivizuar me skuadren e Vllaznise, pasi jam larguar perfundimisht nga klubi Bullgar Bellasitsa. Ika, sepse kushtet tek ajo skuader po keqesoheshin akoma me shume, duke patur parasysh problemet ekonomike, financiare dhe drejtuese qe ka ai klub”, u shpreh posaçërisht per Albaniasoccer.com, mbrojtesi i ri dhe talentuar Klodian Semina.
“Nga Belasitsa, vendosa te largohem, pasi klubi nuk i eshte pergjigjur kerkesave te mija. Kisha kater muaj pa marre rrogen dhe ajo qe eshte me e keqja, kur u demtova dhe gjuri kerkonte operacion, pasi kisha demtuar meniskun ata nuk e morren ne konsiderate fare kerkesen dhe nevojat qe paraqiteshin per tu rikuperuar dhe rikthyer ne formen e plote sportive », shpjegon mbrojtesi 19-vjecar disa nga arsyet kryesore qe e shtyne per tu larguar nga klubi Bullgar.
Klodiani ka disa dite qe eshte duke u stervitur ne menyre individuale, derisa te filloje fazen pergatitore me skuadren e Vllaznise ne javen e ardhshme.
"Jam duke u stervitur ne menyre individuale, shumicen e kohes ne palester dhe jam duke punuar intensivisht per te arritur formen optimale dhe te jem gati pas operacionit te suksesshem qe pata ne menisk, proçedurat e te cilit i perfundova ne nje Klinike Amerikane ne kryeqytet. Ndihem shume mire fizikisht dhe shpresoj qe te arrij te ndihmoj skuadren e Vllaznise per te arritur objektivat e veta si dhe per te ndihmuar skuadren kombetare te moshave", theksoi Semina, i cili akoma nuk i ka mbylluar marredheniet me klubin bullgar.
"Une dhe perfaqesuesit e mij kemi bere kerkese zyrtare prane organeve ligjore me te larta te futbollit (UEFA – FIFA) ne lidhje me prapaskenat e klubit Belasitsa te cilet nuk kane kryer pagesat financiare 4 muajt e fundit si dhe nuk kane paguar per kurimet mjeksesore qe une i kisha te nevojshme pas demtimit qe pesova kur isha duke luajtur per ate skuader. Me dt. 9 janar pritet qe te marrim nje pergjigje nga mbledhja e rradhes qe do te zhvillohet, pasi edhe vete zyrtaret e klubit e kane pranuar qe nuk kane qene korrekt me mua", perfundoi prononcimin e tij per Albaniasoccer.com, mbrojtesi shtatlarte Klodian Semina i cili kete gjysem sezoni zhvilloi vetem nje takim me skuadren e Bellasitsa, diten e çeljes së kampionatit ndaj CSKA
Posted: Mon, 05 Jan 2009 , 00:02
by fpjalmi
Ne Fokus / Admir Teli , drejt huazimit ne ekip tjeter
Madhesia e germave: Albaniasoccer News 04 January, 2009 01:09:00
Mbrojtesi kombetares, pritet te transferohet nga klubi turk
Nga Fatjon Pandovski
Nje tjeter lojtar i kombetares shqiptare qe aktivizohet prane skuadres turke Hacettepe, pritet qe te huazohet tek nje ekip tjeter gjate kesaj periudhe. Behet fjale per mbrojtesin Admir Teli i cili duket sikur eshte ne levizje e siper nga drejtuesit e skuadres. "Kam patur disa probleme me kete ekip dhe jemi duke biseduar per nje levizje te mundshme timen qe gjate pese muajve te ardhshem te huazem tek nje ekip tjeter", u shpreh posaçerisht per Albaniasoccer.com, mbrojtesi Admir Teli. Akoma nuk eshte e sigurte se tek cila skuader do te mund te vazhdoje aktivizimin e tij 27 vjecari Teli. "Akoma nuk dihet perfundimisht se tek cila skuader mund te shkoj, por gjate 2-3 diteve te ardhshme besoj se do te merret vesh se cfare do te ndodhi », shprehet mbrojtesi shqiptar.
Nderkohe shume skuadra do te jene te interesuara menjehere per sherbimet e tij. Pa harruar ketu Vllaznine apo edhe ndonje klub tjeter ne Qipro dhe Turqi. Pavaresisht, interesave qe mund te vijne ne drejtim te tij, Teli akoma nuk ka asgje te perfunduar. "Jane thjesht hipoteza dhe mundesira, asgje nuk eshte konkrete dhe nuk dihet se tek cili ekip do te perfundoje. Mundesite qe ofrohen nuk jane te keqija, por megjithate gjithcka pritet te vendoset ne ditet ne vazhdim", perfundoje prononcimin e tij mbrojtesi energjik shqiptar, skuadra e te cilit aktualisht ndodhet ne fazen pergatitore ne Antalia deri me daten 16 janar. Kampionati turk rifillon me 25 janar 2009.
Posted: Mon, 05 Jan 2009 , 00:04
by fpjalmi
pra simbas shkrimit edhe teli mund te rikthehet per 5 muaj te vllaznia ,ne forme huazimi.
nese kjo gja do te arrihet do te ishte fantastike me pas telin ne mbrojtje per 5 muaj,por nuk dihet nese presidenca e vllaznise do ti paguajn rrogen ,pasi ndoshta shuma qe fiton ky lojtare ,nuk mund te paguhet nga vllaznia .
le te shohim qa mund te bahet
Posted: Mon, 05 Jan 2009 , 00:36
by GOLDIAN
o pjalm po ky gazetari qe paska marre ne interviste seminen ky paska talent
tka lezet me ja lexu shkrimet
Posted: Mon, 05 Jan 2009 , 00:57
by fpjalmi
goldiani shkruan
o pjalm po ky gazetari qe paska marre ne interviste seminen ky paska talent
tka lezet me ja lexu shkrimet
______________________________________________________
nuk e di kush asht gazetari naqe po e mora prej albania soccer .com
dhe linku asht
http://albaniasoccer.com/al/Lajme/legji ... koder.html
a thu ia fisin kot goldia a?

Posted: Mon, 05 Jan 2009 , 10:46
by Miri
GOLDIAN wrote:o pjalm po ky gazetari qe paska marre ne interviste seminen ky paska talent
tka lezet me ja lexu shkrimet
hahahahahahaha
Shkodran me duket se asht Goldi

Posted: Mon, 05 Jan 2009 , 12:14
by GOLDIAN
Miri wrote:GOLDIAN wrote:o pjalm po ky gazetari qe paska marre ne interviste seminen ky paska talent
tka lezet me ja lexu shkrimet
hahahahahahaha
Shkodran me duket se asht Goldi

une e di anti tirans

Posted: Mon, 05 Jan 2009 , 17:48
by Miri
Një kroat e një serb për provë te Vllaznia
Ekipi shkodran ka filluar menjëherë lëvizjet në merkato dhe kërkon përforcime në të tri repartet
Pushimet e kampionatit dhe për më tepër humbja e fundit me Dinamon i kanë vënë menjëherë në lëvizje drejtuesit e Vllaznisë. Ata janë të përqendruar maksimalisht te merkatoja dhe dëshirojnë që të plotësojnë radhët e ekipit të tyre me lojtarë cilësorë, ngaqë rruga deri në fund të kampionatit parashikohet shumë e vështirë dhe mendohet të ketë një garë shumë të fortë sportive, të paktën mes 4 skuadrave të para.
Duke qenë kështu, drejtuesit kuqeblu, ndonëse ditët e fundit kanë qenë të gjitha të shoqëruara me ambiente festive, nuk e kanë hequr vëmendjen nga problemi i përforcimit të skuadrës.
Ndonëse ende nuk ka gjë zyrtare, burime pranë klubit të Vllaznisë bëjnë të ditur se në ditët e ardhshme, pikërisht kur skuadra të shkojë për të zhvilluar fazën përgatitore në Ulqin, me të do të bashkohen edhe dy futbollistë.
Bëhet fjalë për një kroat dhe një serb, për të cilët është folur me konsideratë tepër të lartë për nivelin e tyre nga njerëzit që i kanë sugjeruar. Por shkodranët, para se të gjykojnë kështu, kanë shprehur dëshirën t’i shohin më parë hollësisht në stërvitje.
Dy lojtarët që në fund të javës së ardhshme pritet të mbërrijnë në Shkodër. Ata luajnë në repartin e mbrojtjes dhe sulmit. Në prapavijë luan kroati, bashkatdhetari i Marko Bashiçit, futbollistit aktual të Vllaznisë.
Ndërsa serbi luan në sulm. Shpresat janë të mëdha që ata të rezultojnë të dobishëm, megjithatë do jetë stafi drejtues i skuadrës ai që do të vendosë nëse do të qëndrojnë apo jo. Skuadra kryesuese e kampionatit ka shpallur si pikësynim të saj përforcimin në të tri repartet në merkaton e janarit.
Kjo do të thotë se në ditët në vijim do të vendoset edhe për një mesfushor dhe, megjithëse ofertat janë të shumta në këto momente, kryesisht për futbollistë të huaj, ende asgjë nuk është vendosur.
Drejtuesit e klubit janë, duke i bërë mirë llogaritë. Çështja kryesore për momentin për ta është edhe ajo e mbylljes punë me Elvin Beqirin. Lojtarit të përfaqësueses shqiptare i mbaron kontrata në fund të janarit dhe për pasojë ai është duke menduar për një skuadër të re. Kuptohet, pa lënë mënjanë edhe idenë e qëndrimit në Shkodër deri në fund të sezonit aktual.
Megjithatë, duket se 28 vjeçari po ngacmohet nga disa oferta që i kanë mbërritur, ku më joshëse duket një nga Turqia, por ai ende nuk ka vendosur. Me siguri që në ditët e ardhshme do të ketë edhe një bisedë të fundit me presidentin Fushaj dhe vetëm pas saj do të vendoset se çfarë do të ngjajë me Beqirin: do të mbesë te Vllaznia, apo do të largohet.
Edhe nëse ai vendos të qëndrojë, drejtuesit shkodranë sërish kanë ndër mend përforcimet në të tri repartet dhe të parët që do të mbërrijnë, janë një futbollist kroat dhe një serb, identitetet e të cilëve ende nuk janë bërë të njohur.
Faza përgatitore vendoset për në Ulqin
Në fillim u mendua dhe u diskutua që ekipi i Vllaznisë do ta zhvillonte fazën përgatitore në Antalia të Turqisë. Një ide e tillë u pëlqye nga shumëkush fillimisht, por më pas është ndryshuar destinacion.
Përfundimisht, është vendosur që skuadra shkodrane për një periudhë dyjavore të stërvitet në Ulqin të Malit të Zi. Për këtë arsye, drejtori ekzekutiv i klubit, Kujtim Shaba, ka kryer një inspektim në këtë qytet, ku ka parë nga afër kushtet që afronin disa nga hotelet e Ulqinit, si dhe fushat ku do zhvilloheshin stërvitjet.
Mundësia më e madhe është që skuadra të sistemohet te hotel “Olimpik”, megjithatë edhe mund të lëvizet në ndonjë tjetër. Për kuqeblutë, Ulqini nuk është i panjohur, madje në shumë raste aty është zhvilluar faza përgatitore.
Dy vitet e fundit në fakt ka pasur një dyndje të ekipeve shqiptare drejt Malit të Zi dhe për pasojë kushtet nuk kanë qenë të mira. Kjo mbase ka qenë dilema e madhe për drejtuesit shkodranë që menduan edhe Antalian.
Nga ana tjetër, është vendosur për Ulqinin nisur nga fakti se është shumë afër dhe për rrjedhojë edhe lojtarët që do të vijnë për provë, është e lehtë të bashkohen me skuadrën. Vajtja në Mal të Zi mendohet të bëhet nga fundi i javës që vjen.
Shkodranët festojnë të shpërndarë
Futbollistët dhe drejtuesit e Vllaznisë e kanë festuar në mënyra të ndryshme ndërrimin e viteve. Kështu, lojtarët e huaj të saj, pikërisht ganezi Boadu, kroati Bashiç dhe kosovari Nallbani, menjëherë pas ndeshjes me Dinamon kanë shkuar pranë familjeve të tyre, për t’u rikthyer pikërisht dje dhe sot, në mënyrë që të nisin stërvitjen me ekipin.
Dy futbollistë të tjerë kuqeblu, pikërisht Paulin Dhëmbi dhe Elvin Beqiri kanë udhëtuar drejt Amerikës për ta festuar atje Vitin e Ri. Presidenti Fushaj ndërkohë ka dashur të qetësohet paksa para se të nisë punën me merkaton, prandaj ka pushuar për pak ditë në Mal të Zi, ndërkohë që drejtori Shaba ka qenë në Bosnjë. Të tjerët përgjithësisht kanë festuar pranë familjeve të tyre. Megjithatë, pushimi për të gjithë ata merr fund nesër kur nisin përgatitjet për pjesën më të vështirë të sezonit.
Grima i dëmtuar, dy javë pushim
Largimi i tij nga fusha në minutat e fundit të ndeshjes me Dinamon ka rezultuar pak më i rëndë nga sa dukej. Ai ka pasur probleme me muskujt rrëzë kofshës dhe prandaj ka kërkuar ndërrim.
Në fakt, Grima prej disa ndeshjes ka luajtur me probleme dhe për këtë arsye shkalla e dëmtimit ka ardhur duke u rritur, derisa ndodhi ndërprerja në ndeshjen ndaj bluve. Menjëherë pas asaj ndeshjeje, portieri shkodran është konsultuar me fizioterapistin kroat të Dinamos dhe, sipas këtij të fundit, numrit një të portës së Vllaznisë i duhet të pushojë për një periudhë dyjavore.
Në fakt, më mirë tashmë që ndodhi në këtë periudhë, ngaqë është pushim dhe do ketë mundësi të rigjenerohet derisa të fillojnë sërish ndeshjet.
Posted: Mon, 05 Jan 2009 , 21:06
by toni kuqeblu
hajt ishalla i to lojtar jan te hajrit e ambjentohen kollaj ne Shkoder.
ne se jan kualitativ nuk i duhet gjate se lojtari mire ambjentohet kollaj
Posted: Tue, 06 Jan 2009 , 01:06
by Edmond-Cela
robrika sportive e TV1 Shkodra
http://www.vimeo.com/2731696
Posted: Tue, 06 Jan 2009 , 01:16
by Admin
Posted: Tue, 06 Jan 2009 , 02:01
by fpjalmi
ishalla jan lojtare te hajrit se shum here neper merkato thojn se jan te mire ,por ne fund heken nga tranieri qysh diten e pare te stervitjes.
Posted: Tue, 06 Jan 2009 , 02:03
by fpjalmi
Posted: Tue, 06 Jan 2009 , 02:03
by fpjalmi
faleminders mondi p[er videon
Posted: Tue, 06 Jan 2009 , 06:07
by fpjalmi
‘Merkato përcaktuese për sezonin’
Armir Grima: Kemi qenë të suksesshëm në çdo drejtim, por na duhen tri përforcime
Vllaznia/ Portieri, i kënaqur për ecurinë e skuadrës, bën apel për disa afrime cilësore
Pavarësisht se mbyll
ja e vitit 2008 nuk ish
te më e mira për
ekipin e Vllaznisë, përsëri
katër pikët e diferencës me
Tiranën ndjekëse dhe vendi i
parë mund të quhet me plot
gojën një sukses për ekipin
shkodran. Portieri i kuqebluve,
veterani Armir Grima,
i cili është shpallur për të
pestën herë futbollisti i vitit
2008 në Shkodër, nga anketa
e zhvilluar nga gazeta “Vllaznimi
Sportiv”, bën një analizë
të pjesës së parë të sezonit
2008-2009. Ai e konsideron të
mrekullueshme dhe shumë të
suksesshme këtë ecuri të Vllaznisë
në gjysmën e parë të
sezonit. “Pavarësisht se nuk e
bëmë mbylljen e vitit ashtu siç
duhet, përsëri unë do ta konsideroja
një gjysmësezoni të
mrekullueshëm dhe tepër të
suksesshëm për ekipin e Vllaznisë.
Të gjithë duhet të jenë
të kënaqur me këtë Vllazni
dhe me paraqitjen e saj sidomos
në këto 17-të javët e para
të këtij kampionati dhe në
takimet e kupës, pasi përsëri
edhe në këtë edicion jemi mes
ekipeve më të mira në vend.
Unë do të thosha që jemi në
rrugën e duhur, - thotë Grima.
- Jemi në vend të parë me
katër pikë të shkëputur nga
vendi i dytë, ku ndodhet Tirana,
dhe është marrë maksimumi
nga ky kontingjent
lojtarësh. Nuk duhet të harrojmë
që në çdo ndeshje, që
nga java e parë e deri në fund,
kemi pasur mungesa të shumta,
si rezultat i dëmtimeve e në
ndonjë rast edhe nga kartonët.
Me kalimin e javëve kemi krijuar
stabilitet në lojë dhe rezultate,
si rrjedhojë e këtyre
komponentëve arritëm në
vend të parë, madje me diferencë
pikësh kundrejt ndjekësve.
Në fillim të sezonit
pakkush ka besuar se ky kontingjent
do të arrinte të merrte
kreun e kampionatit dhe
ne e bëmë një gjë të tillë, falë
punës sonë të përbashkët në
çdo drejtim”, vazhdon gardiani
i portës shkodrane.
Vazhdimësia
Pavarësisht se ekipi shkodran
nuk bëri atë mbyllje që
pritej vitit 2008, kjo nuk
duket se i ka ndryshuar
aspak planet e shkodranëve
për këtë sezon. Kuqeblutë të
shkëputur katër pikë nga Tirana
ndjekëse i kanë të gjitha
mundësitë për të vazhduar
siç duhet edhe në 16 javët e
mbetura të këtij sezoni.
“Humbja me Dinamon nuk
erdhi në momentin e duhur,
por kjo nuk besoj se do të
ndikojë në vazhdimësinë e
mëtejshme të ekipit tonë në
këtë sezon. Mendoj se me
kontingjentin që kemi aktualisht
si dhe me disa përforcime
në të të tria repartet, janë
mundësitë për të ruajtur dhe
të për të thelluar diferencën në
vartësi edhe të takimeve. E
kam thënë edhe më përpara
se, për ne më shumë rëndësi
ka që të jemi me ‘këmbë në
tokë’ dhe të kemi fatin që na
ka shoqëruar në 16 javët e
para. Unë për këtë jam optimist”,
thotë portieri Grima.
Merkato
Nuk ka shumë fjalë për
portierin e ekipit shkodran.
Në janar drejtuesit kuqeblu e
kanë shumë të domosdoshme
hyrjen në merkato, përndryshe
gjithçka mund të vështirësohet
përsa i përket arritjes së
objektivit. “Mendoj se në janar
duhet ndërhyrë domosdoshmërisht
në merkato, jo
vetëm në një repart, por në
të gjitha repartet. Skuadra
jonë ka nevojë emergjente
për përforcime, pasi janë
edhe 17 javë kampionat dhe
lufta për vendin e parë sa
vjen e bëhet edhe më e fortë.
Edhe drejtuesit e Vllaznisë
besoj se e kanë të qartë një
gjë të tillë dhe nuk do të rrinë
duarkryq në janar. Merkatoja
e janarit mund të jetë përcaktuese
për ecurinë e mëtejshme
pozitive të Vllaznisë”,
përfundon numri një i ekipit
kuqeblu, Armir Grima.
Posted: Tue, 06 Jan 2009 , 06:08
by fpjalmi
MERKATO
Drejtuesit e klubit të Vllaznisë kanë
filluar përgatitjet për një merkato cilësore,
që sipas të gjithëve, do të jetë përcaktuese
për vazhdimësinë e këtij sezoni.
Sipas drejtuesve të këtij klubi, po
kërkohen afrime në të tria repartet. Pavarësisht
se drejtuesit e ekipit kanë piketuar
tri emrat, që do të jenë pjesë e kuqebluve
për pjesën e mbetur të sezonit, asnjë
nga ata nuk ka dhënë asnjë emër
konkret që mund të kenë filluar minimal-
Piketohen blerjet e reja
isht bisedimet e me ta. Lista e të
kërkuarve nga kuqeblutë nuk është e shkurtër,
por as shumë e gjatë. Drejtuesit
kërkojnë që lista e tyre të përbëhet nga
emrat të arritshëm për momentin dhe që
mendohen se do të jenë të nevojshëm
për teknikun Agim Canaj. Ajo që pretendohet
prej kuqebluve është që këta
lojtarë të jenë cilësorë dhe që të gjithë të
vlefshëm në rolet ku ka më shumë
nevojë Canaj. A. Uruçi
Posted: Tue, 06 Jan 2009 , 08:01
by Miri
Nuk asht sulmus por mbrojtes.
deri ne fund te janarit nuk dihet saktesisht per kyt lojtar a do jete pjes e vllaznis apo jo.
Posted: Tue, 06 Jan 2009 , 18:19
by Admin
Lista nuk asht e shkurt po as e gjate shkrun Uruçi ... !!!!
Sme duhet gja se sa asht lista e randsishme asht se sa lojtare cilesore mund te vijne, me ba lista asht kollaj krejt !!!
Posted: Wed, 07 Jan 2009 , 05:19
by fpjalmi
admini shkruan
Nuk asht sulmus por mbrojtes.
deri ne fund te janarit nuk dihet saktesisht per kyt lojtar a do jete pjes e vllaznis apo jo.
_____________________________________________
me ke skuader ne greqi ka lujt miri ,se ti mund ta dish ma mire.
mu nuk me besohet se vjen greku me lujt ne shqipni .
ja per gja ,por skam ndi nej here qe kampionati shqiptare ka pas grek