Lajmet per skuadren e Vllaznise

Lajme te fundit nga Vllaznia

Moderators: GOLDIAN, Miri, vllaznia1919

Post Reply
Ujku
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 830
Joined: Fri, 19 Dec 2008 , 20:57

Post by Ujku » Tue, 30 Dec 2008 , 17:29

GOLDIAN wrote:
fpjalmi wrote:ishalla nuk do te ndodhin kja gja mar gold,
sepse vllaznia do shkaterrohet se si puna e
beqiein jan 4 ne skuader.

kontratat e futbollistave jan ba pa mend
nga presidenca dhe te tjeret ,sepse duhet ti shkote nder mend se e len klubin gjysmak,ne periudhen ma te mire te saj
naqe valteri po ti shet e po ban lek boll se spo i dhimet vllaznia jo
po te shkretit na thuj
VLLAZNIA esht nji skuader me dal kampio ikyt zezion.dhe asht nji grup ci i sfidon te tan rivalt,mirpo mendimi ijem asht se z fushaj nuk econ ner men me marr titullin.
THam kshtu per disa arsye.
1 ska ba ala publike asgja per merkato.
2beqirin po e len me ik .edhe Sinanin

kto jan fakte qe me bajn me besu se valteri mbetet tan jeten njaj VALJAci un kam njoft tash 30 vjet,KUMARXHI mar vllazen.

alti1985
Antar
Antar
Posts: 17
Joined: Wed, 25 Oct 2006 , 17:49
Location: Florida,USA

Post by alti1985 » Tue, 30 Dec 2008 , 20:36

me vjen keq me e thane kete por me sa me kane thane njerzit qe kane kene ne stadium per ndeshjen me dinamon thojn qe ndeshja asht shit sepse nje njeri afer vllaznis ka fut 100000 euro ne baste sportive per me fitu nje shume te mire sepse dinamo e ka pas koeficentin shume te mire.

edhe po ta shikosh ndeshjen me vemendje ka disa fragmente qe te bajn me dyshu. 1) penaltia a sinanit u gjujt dy her edhe te dyja penalltit jan gjujt si me kene nje lojtar si gjune penallti per her te par (dmth shume te lehta), 2) grima doli jasht (per mendimin tem nuk i ka ra shtylles hic), 3) penalltia e dinamos- si nje lojtar si lici nderhyn ne ate menyr ne zone te rreptesis (nje nderhymje si me kene tuj lujt per her te pare ne ekip te superliges), dhe 4) beqiri nuk lujti (thone qe u vra ne stervitje por une dyshoj).

shpresoj qe te mos jene te verteta por me ca me kane thane ndeshja asht lane jo dinamos por per baste.
Shkodran perjete

Ujku
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 830
Joined: Fri, 19 Dec 2008 , 20:57

Post by Ujku » Tue, 30 Dec 2008 , 22:06

alti1985 wrote:me vjen keq me e thane kete por me sa me kane thane njerzit qe kane kene ne stadium per ndeshjen me dinamon thojn qe ndeshja asht shit sepse nje njeri afer vllaznis ka fut 100000 euro ne baste sportive per me fitu nje shume te mire sepse dinamo e ka pas koeficentin shume te mire.

edhe po ta shikosh ndeshjen me vemendje ka disa fragmente qe te bajn me dyshu. 1) penaltia a sinanit u gjujt dy her edhe te dyja penalltit jan gjujt si me kene nje lojtar si gjune penallti per her te par (dmth shume te lehta), 2) grima doli jasht (per mendimin tem nuk i ka ra shtylles hic), 3) penalltia e dinamos- si nje lojtar si lici nderhyn ne ate menyr ne zone te rreptesis (nje nderhymje si me kene tuj lujt per her te pare ne ekip te superliges), dhe 4) beqiri nuk lujti (thone qe u vra ne stervitje por une dyshoj).

shpresoj qe te mos jene te verteta por me ca me kane thane ndeshja asht lane jo dinamos por per baste.
PO mar Alti1985. te tan menojm se kan ba naj hordhek, se edhe mu m kan ba me dyshu, po shpresojm ishalla ka ken horlleku i funit.
un sapo ka maru neshja e kam shkru , sejam i habitun
si ka munci ci Sinani me hup 2 her te njejten penallti.
GJithsesi ne jena tifoza e s na metet gja tjeter vec me udeshpru,por edhe me shpresu

Un prap jam optimist,per VLLAZNIN e shpresoj te naj blemje cilsore ne merkaten e janarit.
Ishalla Vllaznia 2009 esht pa pazarlleqe rrugacesh.

VLLAZNI T DU FOOOORT.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Tue, 30 Dec 2008 , 22:14

Nuk di qa me thane gjithqka te shkon menja veq kam mendu me vedin:Qfare mut kampionatit qe per qdo ndeshje merre ma para parasysh leshimet se vlera sportive!!!!!!
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Wed, 31 Dec 2008 , 00:16

altini 1985 shkruajti


me vjen keq me e thane kete por me sa me kane thane njerzit qe kane kene ne stadium per ndeshjen me dinamon thojn qe ndeshja asht shit sepse nje njeri afer vllaznis ka fut 100000 euro ne baste sportive per me fitu nje shume te mire sepse dinamo e ka pas koeficentin shume te mire.

edhe po ta shikosh ndeshjen me vemendje ka disa fragmente qe te bajn me dyshu. 1) penaltia a sinanit u gjujt dy her edhe te dyja penalltit jan gjujt si me kene nje lojtar si gjune penallti per her te par (dmth shume te lehta), 2) grima doli jasht (per mendimin tem nuk i ka ra shtylles hic), 3) penalltia e dinamos- si nje lojtar si lici nderhyn ne ate menyr ne zone te rreptesis (nje nderhymje si me kene tuj lujt per her te pare ne ekip te superliges), dhe 4) beqiri nuk lujti (thone qe u vra ne stervitje por une dyshoj).

shpresoj qe te mos jene te verteta por me ca me kane thane ndeshja asht lane jo dinamos por per baste.
_____________________________________________________

ndeshja ka mundesi edhe qe asht shit ,dhe jam dakort me altinin qe sinani gjujti si fmi 2 here.

edhe un dyshoj jo vetem te penalltite e sinanit ,por edhe se si lici e shkaktoj penalltine ne dam te vllaznise ,dhe ma shum dyshoj ne 2 minutat e fundit.

pra 75 perqind edhe un dyshoj qe ndeshja asht e shitun .

nese asht ishtu ,sinanit mos ia prift zoti mar ,dhe jo vetem sinaninit por cdo lojtarit te vllaznise qe ka pas dore ne te .

ne gazeta flitet qe beqiri nuk ka lujt per rinovim kontratet ,dhe ndoshta beqiri nuk ka lujt sepse nuk ka dasht me u ba pjese e manipulimeve .

nese asht shit ,haram iu bashin ato pare cdo pjesetarit qe ka pas ne dore ate gja

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Wed, 31 Dec 2008 , 02:11

Ska lezet qe me vu ne dyshim mundin e SINANIT qe ka dhan shume shume shume tek Vllaznia per nji ndeshje!!!!

Penallti kan hup edhe lojtar te kalibrit botnor (Kluivert 2 penallti ne gjysfinale te botnorit).

Sa i takon trukimit te ndeshjes prej drejtusve gjithcka mund te nollin, por sma merr mendja se kja ndeshje ka ken e trukume!!!
Sic ka shkru edhe MRB mas 10 ndeshjeve ku ke vetem fitore asht normale qe qellon nji ndeshje terrs !!!

Kja humbje ma mire qe ka ardh tesh ne menyre qe Vllaznia te bajne nji merkato te vlefshme.
Vllaznit Ultras

Image

kristiani
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 624
Joined: Sat, 05 Feb 2005 , 22:27
Location: France

Post by kristiani » Wed, 31 Dec 2008 , 11:31

Edhe un nuk mendoj se vllaznia ka shit ndeshje per vet faktin se nuk kishte pas hiq kuptim me e shit ndeshjen kur je ne vend te par edhe don me majt distance te madhe mandej gjithmon njerzit qesin muhabete kotit kan vu baste te mdhaja e tjera por kta jan vetem thaqetheme sduhet me ja vu veshin vllaznia nuk pati fat se e pati vet fitoren ne dor.
FORZA VLLAZNIA

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Wed, 31 Dec 2008 , 18:07

Admin wrote:Ska lezet qe me vu ne dyshim mundin e SINANIT qe ka dhan shume shume shume tek Vllaznia per nji ndeshje!!!!

Penallti kan hup edhe lojtar te kalibrit botnor (Kluivert 2 penallti ne gjysfinale te botnorit).

Sa i takon trukimit te ndeshjes prej drejtusve gjithcka mund te nollin, por sma merr mendja se kja ndeshje ka ken e trukume!!!
Sic ka shkru edhe MRB mas 10 ndeshjeve ku ke vetem fitore asht normale qe qellon nji ndeshje terrs !!!

Kja humbje ma mire qe ka ardh tesh ne menyre qe Vllaznia te bajne nji merkato te vlefshme.
Mas na krahaso Kluivertin me asin tone maj naqe.Qa jane kta krahasime kotit. :lol: :lol: :lol: :lol:
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Wed, 31 Dec 2008 , 21:04

v1919 shkruan

Mas na krahaso Kluivertin me asin tone maj naqe.Qa jane kta krahasime kotit :lol: :lol: :lol:

_____________________________________________________

edhe un jam dakort me v1919. biles me asin tone nuk krahesohet as furbollisti ma i mire i shekullit per europen johahan cryff ,dhe as ylli i milanit dhe i europes van basten qe e kan marre secili topin e arte ka 3 here si kerkush tjeter :lol: :lol: :lol: :lol: :lol:

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Wed, 31 Dec 2008 , 21:12

na paskan fik gazetat.

harrova qe asht viti i ri e per nja 5 dite asnji gazete ska me shkru :lol:

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Fri, 02 Jan 2009 , 07:23

Midis shpërthimit të Vllaznisë dhe mpakjes së Partizanit…


Kampionati 70-të Kombëtar i futbollit, i themeluar më 1930 sidomos falë skuadrës së Shkodrës, në gjysmë të rrugës së tij ka marrë drejtimin për te Qyteti i Futbollit, lart në Veri. Antipodi i këtij udhëtimi është Partizani, dikur i Ushtrisë Popullore, i cili me shumë lojtarë shkodranë ka arshivuar në një histori mrekulluese të tij 15 tituj të Kampionit të Shqipërisë. I futur mbrenda këtyre dy kufijve të kaheve të ndryshme, Kampionati i 70-të të cilit në 10 vjetët e fundit (1999-2008) kryeqyteti i ka rrëmbyer 8 nga 10 titujt e rradhës (SK Tirana 6 + Dinamo 2) në ftohtësinëe ecurisë së tij të ngadalshme të Shekullit XXI, duket se kërkon të ndërmarrë një rrugëtim tjetër. Dhe me dy vendime të pamshirshme: me titullin e Kampionit drejt Shkodrës dhe me përjashtimin e rreptë prej shoqërisë së tij të vjetër, të 15 herë kampiones me emrin Partizani.

Po për hir të së vërtetës, të guxosh të përcaktosh apo parashikosh kësisoji 16 javë para mbarimit të tij, edhe pse shkodranët kryesojnë për 5 javë rresht dhe se Partizani është në fund po tash 5 javë rresht - e kësisoji në vendosjen e tyre në këto skaje të largët midis vedi i bashkon dita e 29 nëntorit 2008 - prap të duket tejet e guximshme.

I përshkuar prej rënies së SK Tiranës, kryesuese e pandërprerë nga Java 4 deri te e 12-ta, për të mbërritur te hovi i Teutës, te zgjimi i Flamurtarit të ri prej Edmond Liçajt, apo te uljengritjet e Besës dhe përparimi i Flamurtarit e deri te paraqitja disi enigmatike e KS Elbasanit dhe te rënia e butë e Dinamos, Kampionati i 70-të, megjithate, mbetet ende i padeshifruar plotësisht.

Eshtë një Kampionat me numrin më të paktë të golave, diçka rreth 1.80 për ndeshje më e ulta e 34 vjetëve të fundit (më 1973-74 ishte 1.67 gola për ndeshje). Dhe vështroni për një çast: vetëm 6 skuadra kanë shënuar 1 gol për ndeshje. Ndërsa 6 të tjerat janë nën 1!

Eshtë një Kampionat me numrin më të pakët të spektatorëve në histori, as 2000 për ndeshje, një Kampionat me shkarkime të vazhdueshme trajnerësh, deri tash 21 trajnerë të ndërruar! Një Kampionat ende me shfaqje të papranueshme etike në stadiumet, dhe në fund të fundit, një Kampionat me një promovim të nivelit të ulët kulturor, ai asesi nuk ngjan si një Kampionat jubilar. Me ahistori e harresë të paraardhësve të tij, me një nxitje uniform në TV, në radio e gazeta, nuk mund të themi se ky Kampionat ka një rritje sado të vogël në krahasim me të të tjerët e viteve të fundit. I fryrë deri në skaj me bumin e skuadrave të forta si SK Tirana apo dhe Dinamo, që aq shpejt u shua - një shuarje ende e paspjegueshme - i çrregullt në financat e tij herë të ngritura në qiell e herë të rëna për tokë, Kampionati i 70-të, nuk po sjell diçka të veçantë që të të bindë se futbolli mbrenda tokës arbnore ecën në kahun evropian.

E megjithate Vllaznia. E vetmja risi e tij. Një risi befasuese, të cilën trajneri i saj Agim Canaj, i cili vjen prej një kulture futbolli të Vlorës dhe sidomos të Dinamos, dy “krahina” shqiptare të sportit tonë nobël, që asnjëherë nuk i kanë shërbyer Vllaznisë së Shkodrës, hap mbas hapi ka sendërtuar një rrugë për te një titull i mundshëm për Shkodrën sportive. Siç kemi titulluar diku, në fund të fundit, Vllaznia vetëm shpalos titullin. Sepse me gjithë epërsinë në pikë, ende është tepër larg për të paracaktuar ne, Kampionen e Kampionatit të 70-të jubilar të Shqipërisë. Janë përpara edhe plot 16 javë për t’u luajtur. Logjika dhe alogjika e Kampionatit, ka dhënë gjatë këtyre 17 javëve një shembull kuptimplotë përmes rastit të Sportklub Tiranës: në fillim u paracaktua si një e pa rival teksa në Javën 8, më 25 tetor 2008, ndodhej 6 pikë mbi Vllazninë, po e cila tash është Kampione e Dimrit 2008-09! Madje në epërsi joshëse mbi mëtuesin më të afërt që është mu Sportklubi i mësipërm.




2.




Ajo ishte dhe është një Vllazni e cila në 8 ndeshjet e fundit kishte marrë 7 fitore dhe vetëm 1 barazim, dhe e cila mbrenda këtyre 50 ditëve ka përmbysë gjithë parashikimet kampionale, edhe pse të nxitura tejet sidomos prej një shtypi sportiv më tepër i afërt me qarqet e Tiranës.

Nuk është e lehtë të spjegohet se si u bë e mundur që drejtimi i Kampionatit të kalojë në duart e Vllaznisë, kur përveç të tjerave, dihet se ajo hodhi në treg tre lojtarët më të mirë të saj: Teli, Lika, Sukaj, të cilët tash janë pjesë e Kampionatit të Turqisë! Kësisoji, nuk na duket se është kaq e lehtë të gjejmë sekretin e këtij ndryshimi befasues të Skuadrës së Veriut. Nuk ka dyshim se rënia e SK Tiranës, po aq befasuese në kahun tjetër, futbolli papritmas disi i lodhur i saj, u bë një “armë” jo e drejtpërdrejt në duart e Vllaznisë. Skuadrës shkodrane, e cila mbasi eliminoi Nënkampionen e Sllovenisë, NK Koper, ia arriti të sillte në Shqipëri, Napolin e Italisë, të cilit iu dorëzua në mënyrën më të arësyeshme të mundshme, padyshim që edhe kjo pjesëmarrje i ka shërbyer jo pak.

Ndërkaq, nuk mund të themi se Kampionati i Shqipërisë është diçka e prerë me thikë sa për t‘iu trembur dikuj. Vllaznia nga ana e saj është bindur se një skuadër që ka titullarë të saj një Elvin Beqiri apo një Grimë, një Lici apo një Belishë, një Osja apo një Dhëmbi, e mbi të gjitha një Sinan, nuk ka pse të tutet. Ndoshta nuk ia arrijmë të spjegojmë, se si ndodhi që mbas humbjes në Kavajë, asaj të 25 tetorit 2008, gjithçka të ndryshojë kaq fort për mirë.

Dyshja Sinani – Dhëmbi në bashkimin e saj në sulm qe me sa duket, lëvizja që ngatërroi gjithë skuadrat, teksa Vllaznia e shndërroi ate në një dyshe sulmuese, edhe pse Dhëmbi, korçari i cili në gjithë këto vite ka ndërruar plot 4 skuadra - Skenderbeu, Partizani, Dinamo, Vllaznia - me gjithë aftësinë e tij për të shënuar befasisht në çaste qetësie, nuk është një sulmues mirëfilli. Rikthimi i Elvin Beqirit të Kombëtares në “tokën nanë”, mundet që të jetë shkaku i dytë i kthesës shkodrane. Në një kohë që shkëmbimi Tiranë – Stamboll që solli në Shkodër lojtarin e Gençerbirligi nga Gana, James Boadu, për fat i një stili tradicional të Vllaznisë - teknikë, futboll sulmues, krijues - duket se krijoj një baraspeshë të vërtetë teknike në lojën e skuadrës shkodrane. Pa harruar ndërkohë, rininë e saj: Smajli 23 vjeç, Basic 24, vetë Boadu 23, Guri 21, madje deri edhe te dy 17-18 vjeçarë si Rraboshta dhe Bala.

Ajo është një Vllazni, që përveç të tjerave, mbas kaq vitesh ka hyrë në psikologjinë e vlerësimit deri në skaj të ndeshjeve me “të vegjlit” e Kampionatit. Rasti i fitores 4-1 në Lushnje dhe asaj 2-1 në Fier, te një Apoloni gjithsesi rinore tek e cila Vllaznia shkoi pa E.Beqirin, pa Dhëmbim, pa Nallbanin, pa Belishën, pa Kaçin po e po, e provojnë argumentin tonë. E Fierit ishte e 5-ta fitore në 6 ndeshje. Qe dukë si një fitore e rradhës. Nuk është mu kështu. Ishte një fitore e qëndrueshmërisë së madhe, që rriti tejet besimin te skuadra e Shkodrës.

Tashmâ ajo po paraqiste një baraspeshë teknike dhe fizike të të gjithë atyre javëve që sot mund të themi se të gjitha së bashku mishërojnë një Vllazni mëtuese e titullit. Dhe në ndryshim nga gjithë të tjerët formacioni shkodran përbën skuadrën më “vendase” të Kampionatit. Eshtë e vetmja skuadër që në 90 përqind përbëhet nga lojtarë të dalë nga farishtja e saj e pashterrshme e futbollit, çka ia ruan besnikërisht stilin dhe traditën e saj, një dukuri që thuajse ka humbur te të gjitha skuadrat e tjera shqiptare, të cilat kërkojnë jashtë mase të rrëmbejnë “kultura” të tjera futbolli, pa patur aftësinë për t’i përftuar ato, duke prishur jo pak “kulturën”e tyre tradicionale.

Emblema shkodrane duket qartë se është Vioresin Sinani, 31 vjeçari, i cili mbërrin në kuotën e 187 golave në 318 ndeshjet e tij në Kampionate – rekordmen ende në fushën e lojës, sepse Fortuzi me 169 gola në 282 ndeshje ka mbetur mbas. Mjafton të vështrosh ritmikën e këtij shënuesi për kah shifrat, për të kuptuar se ai iu rri pranë më të mëdhenjve të Shqipërisë në këte zhanër: Lushta, Resmja, Jareci, Pano, Jashari, Pernaska, Kola, Fortuzi - sa për të përmendur kryeshënuesit më tipikë të më shumë se 1 here në Kampionatin Shqiptar. Ecuria e shënimve të tij në 6 kampionatet e fundit është spektakolare:




2002/03 SINANI - Vllaznia * 18 gola!

2003/04 SINANI - Vllaznia * 36 gola!

2004/05 SINANI - Vllaznia * 15 gola!

2005/06 SINANI - Vllaznia * 13 gola!

2006/07 SINANI - SK Tirana * 23 gola!

2007/08 SINANI - Vllaznia * 20 gola!




Në një vështrim tjetër, Vllaznia, mbetet nën “kontrollin” e punës stërvitore dhe drejtuese të trajnerit Agim Canaj, i pari trajner nga Vlora për Shkodrën, i cili ka mbështetjen e drejtimit të klubit shkodran me në krye presidentin Valter Fushaj, prej mendimeve të të cilit gjithnjë del një vrull i tanë optimizmi.

Kështu ecën logjika e ndryshimit, qoftë dhe përkohësisht, të kahut të rrugëtimit të gjatë për te titulli i 70-të i futbollit në Shqipëri. Në lojë janë edhe plot 16 javë dhe mund të përmbyset gjithçka. Tash Vllaznia do të ketë një gjendje shpirtërore krejt tjetër, sepse nga ndjekëse ajo është shndërruar në udhëheqëse, e, psikologjikisht kjo është më e vështira. Do t’i sulen të gjithë. Dhe kur kujton se Shkodrës gjithmonë i janë sulë, do t’i sulen disi edhe me “egërsi”, pa mëshirë me skena e mbrapaskena. Si përherë…




3.




Duke iu kthyer paksa historisë, mësojmë ndërkaq, se është hera e parë që Vllaznia kryeson Kampionatin e Shqipërisë mbas Javës 14, sa për të marrë një shembull tipik. Për herë të fundit ajo ka qenë kryesuese e mbas Javës 14, para 17 vjetëve: 15 dhjetor 1991. Java 14 e Kampionatit 1991-1992. Nuk pat zbritur më deri më 17 maj 1992, kur mbas fitores dëfryese 5-2 në Fier, është bërë Kampionia e parë e Shqipërisë Demokratike. A.Dani, H.Dedja, A.Noga, Z.Shpuza, A.Gruda, B.Gruda, A.Lika, E.Bilali, R.Bisha; por dhe A.Premçi, D.Nako, G.Filipi, A.Halili, V.Gjuzi, B.Bizi, I.Keçi. Trajner Astrit Hafizi së bashku me Esat Rakiqin dhe Paulin Ndojën. Këta janë emrat që shpejt stili i sotëm gazetaresk shqiptar i ka harruar. Me 20 gola të asaj stine, në Edmir Bilalin ajo kishte edhe kryeshënuesin e Kampionatit. Dhe qysh atë vit, Vllaznia nuk ka mundur të fitojë më shumë se edhe dy herë titullin e Kampionit, për të fundit herë më 2001. Ishte për të 9-tën here. Tash ëndërron titullin Nr. 10 në Kampionatin e 70-të jubilar…

Eshtë ajo që thotë Koliqi: “Ândrra âsht e bukur e s’dishroj me u zgjue…”.

Do ta zgjojë vetë realiteti i Kampionatit, një realitet që do ta ndjekë pa mëshirë javë për javë, kryesuesen e re nga Shkodra. Dhe mund të ndodhë që fjalën ta marrë forca e historisë, që mund të mbërrijë mu prej atij, skajit të fundit të Kampionatit, 15 herë kampionit Partizani, i cili është mu në fund, skuadër e famshme shqiptare, e cila një herë, më 2001, ka pa edhe kategorinë e dytë dhe që është bërë gati ta shohë për herë të dytë mbrenda kësaj dekade të parë të Shekullit XXI. E ndjen, e kupton se ky nuk është shekulli i tij. I tij ishte ai tjetri, Shekulli XX, shekulli i Partizanit të Ushtrisë Popullore: 15 herë i pari, 19 herë i dyti, 8 herë i treti – shifra këto që nënkuptojnë se në 70 Kampionate të Shqipërisë ai ka qenë plot 42 herë në podiumin e medaljeve të arta, të argjenta dhe të bronzta, çka kurr deri më sot FSHF-ja jonë e datura më 1930 edeh ajo, nuk ia arriti t’i ligjronte e t’i shpërndante për hir të nderit të futbollit!

Do të mund të kemi kësisoji, një Kampionat që mund të shpërbëjë kreun prej një trysnije që mund të vijë nga fundi?

Situata duket dramatike. Partizani do të kërkojë të shpëtojë lavdinë e mbi 815 ndeshjeve të fituara në 62 vjet jetë të tij në Kampionatin Kombëtar, prej të cilave 1 (një) e vetme i përket Kampionatit të 70-të në plot 17 Javë – rekord absolut i tij për një gjysmë Kampionati, si dhe plot 8 herë i fundit në Renditje, gjithashtu një rekord më vete i tij!

Kështu, duke iu sulur atyre që shpirti ia thotë se mund ta shpëtojnë përpara se t’i sulet KS Lushnjes, Apolonisë apo Bylisit, me një fjalë, më të fortëve, do t’i duket vetja si dikur, si gjithmonë i fortë midis të fortëve. Aty është toka e Anteut pëpr te.

Ndonëse nuk duket kështu megjithate, ndonëse Partizani, mund të luajë një rol. Dhe rolet kah fundi, si ai figuranti që papritmas shfaqet në epilogun e dramës duke bartë mbi supe një verdikt befasues, shpesh janë vendimtare edhe në futboll. Dhe si në kundërshtim të rreptë, le të jemi të pamshirshëm të paktën një herë: është e vështirë që Kampionati të mund të pëfitojë diçka prej dramës partizanase. Aq më tepër kur merret me mend se ajo që quhet periudha (faza) e dytë e Kampionatit, do të sundohet kryesisht prej interpretimeve të reja të të tjerëve. Kjo do të thotë se mund të ndodhemi në pritje të këtyre dukurive apo ndodhive:

Kthesa e Sportklub Tiranës.

Shpërthimi Dinamos.

Ambicjet e reja të Besës.

Plani “i fshehtë’ i Teutës.

“Euforia” e Flamurtarit të ri.

Forca e fushës së pamposhtur të Peqinit.

Sulmi i KS Elbasanit.

Siguria e Bylisit

Dhe në fund dueli Fier –Lushnje, me ose pa pjesëmarrjen e Partizanit.

Mandej do të shohim nëse do t’i rikthehet apo jo, Kampionatit të tij të 70-të publiku braktisës shqiptar…

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Fri, 02 Jan 2009 , 08:01

shum e bukur ky shkrimi per vllaznine.

miri,te cila gazete e ke marr naqe

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 02 Jan 2009 , 14:47

Gazeta kashta. :lol: :lol: :lol: :lol:
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Fri, 02 Jan 2009 , 20:51

:lol: :lol: :lol: :lol:

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Sat, 03 Jan 2009 , 12:41

Une e kam shkru mar apo nuk ta mushi mendjen :D
Te gazeta paloma :D :D

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Sat, 03 Jan 2009 , 12:58

“Zemra mal për këtë Vllazni”


Hysen Zmijani ka qenë dhe mbetet një legjendë e futbollit të qytetit të Shkodrës, një legjendë që edhe sot nuk mund të ndahet nga Vllaznia. Në prag të superndeshjes së kampionatit, Vllaznia-Tirana në “Loro Boriçi”, ish-mbrojtësi elegant kuqeblu dhe i kombëtares shpreson që ekipi i tij i zemrës të bëjë shkëputjen vendimtare ndaj kryeqytetasve. Natyrisht, ai shikon Sinanin si liderin absolut të kësaj skuadre, por nuk mund të rrijë pa nënvizuar rolin e rëndësishëm të Elvin Beqirit. Ja si flet, “Hysa” për gazetën ...

-Z. Zmijani, si ju duket që Vllaznia është në krye të tabelës, pas kaq vitesh?

“Normal që na bëhet zemra mal, jemi shumë të gëzuar. Biles deshta t’ju heq një vërejtje të vogël ju gazetarëve në Tiranë që, kur Vllaznia është 5 apo 7 pikë para, thoni se Tirana mund ta mbërrijë, ndërsa kur Tirana është 7 pikë para thuhet se është e paarritshme ... (bën pauzë) ... natyrisht, këtë e them me humor, pavarësisht se Vllaznia duhet mbuluar më shumë mediatikisht sepse e meriton dhe sepse ka shumë tifozë që e njohin mirë futbollin”.

-A besoni se ekipi juaj i zemrës do të dalë kampion?

“Padiskutim që besoj, ndonëse kampionati është ende shumë i gjatë. Nëse gjërat nuk ndryshojnë, pra skuadrat mbeten këto që janë, mendoj se Vllaznia e fiton kampionatin. Por në janar gjërat mund të ndryshojnë dhe ajo skuadër që do të dijë të përforcohet më mirë, do të ketë edhe shanse më të mëdha. Unë shpresoj që edhe Vllaznia të marrë përforcimet që i duhen dhe të bëhet pretendonte absolute për fitimin e titullit”.

-Këtë të shtunë, ndeshja me Tiranën?

“Është momenti për të fituar dhe për të bërë një shkëputje. Nëse fitohet, distanca do të ishte vërtet e madhe dhe Vllaznia do ta kishte më të lehtë”.

-Çfarë vlerësoni më shumë tek kjo skuadër?

“(Sikur pyet veten) Çfarë vlerësoj ... në radhë të parë Sinanin, që është udhëheqësi i ekipit. Këtë kampionat Vllaznia nuk është shumë mirë me sulmin, kemi mangësi dh Sinani e ka ndihmuar shumë që të shënojë gola dhe të dalë përpara”.

-Besoj se edhe prania e Beqirit në mbrojtje është shumë e rëndësishme. Do të ishte plus i madh për Vllazninë nëse ai do të qëndronte.

“Padiskutim. Të gjithë e dimë se kush është Beqiri. Ai ka qenë i mirë që përpara se të shkonte në kombëtare. Aty fitoi edhe emrin, por pati dëmtime dhe këtë sezon po kthehet në formën e dikurshme. Do të ishte shumë mirë nëse klubi i Vllaznisë do ta mbante këtë lojtar sepse do t’i jepte një garanci shumë të madhe mbrojtjes. Unë mendoj se mbrojtja është reparti më i mirë i ekipit, duke i dhënë më shumë qetësi në lojë me sigurinë e saj”.

-Së fundi, a mendoni se tifozët shkodranë janë afruar më në fund, si dikur me ekipin e tyre?

“Dihet se Vllaznia ka tifozë të shumtë dhe të pasionuar pas skuadrës së tyre. Stadiumi ka qenë gjithnjë plot. Por gjithë këto thashetheme për baste, për shitblerje ndeshjesh kanë pasur ndikimin e tyre. Edhe nëse nuk janë të vërteta, fjalë të tilla i ftohin tifozët. Por tani që ekipi i Vllaznisë është në krye, besoj se nuk ka arsye që ata të qëndrojnë larg dhe mendoj se që ndaj Tiranës stadiumi do të jetë plot”.

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Sat, 03 Jan 2009 , 21:58

hala pyes vedin
ca ndodhi qe pengoi hys zmijanin mu ba trajner i joni
se ai erdh per kete pune ne shkoder
i perjashtuar

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sun, 04 Jan 2009 , 18:53

Zdi qa me thane naqe vetem se shof tan kyt eksperience te Hyses me drejtu nji ekip me pretendime fill.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Ujku
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 830
Joined: Fri, 19 Dec 2008 , 20:57

Post by Ujku » Sun, 04 Jan 2009 , 19:36

GOLDIAN wrote:hala pyes vedin
ca ndodhi qe pengoi hys zmijanin mu ba trajner i joni
se ai erdh per kete pune ne shkoder
Un kisha dasht me pa i her HYS ZMIJANIN tranjer te VLLASNIS.
Edhe menoj se e meriton, siHYSA edhe na tifozat, qe e majm men kur lute me at grint te stilit te ti.
mirpo nuk edi se a ka maru naj kurs me drejtu skuader t nivelit superior.

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Sun, 04 Jan 2009 , 22:14

une me sa di ka maru kursin per trajner
i perjashtuar

Post Reply