Lajmet per skuadren e Vllaznise

Lajme te fundit nga Vllaznia

Moderators: GOLDIAN, Miri, vllaznia1919

Post Reply
Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Mon, 29 Dec 2008 , 19:57

Canaj ia premton titullin Vllaznisë


Humbja 0-1 e së shtunës ndaj Dinamos i ka turbulluar disi ujërat në kampin shkodran, por, megjithatë, është trajneri Agim Cana ai që kërkon të “mbysë” çdo lloj dramaciteti dhe garanton të gjithë se edhe në javën e fundit të sezonit 2008-2009 do të jenë ata kampionët.

Sipas tij, duhet parë vetëm përpara, duke shpresuar besimin e tij të plotë se shkodranët do të vazhdojnë të jenë të parët deri në javën e fundit të sezonit.

“Duhet të shohim përpara. Gjatë pjesës së parë të sezonit kemi pasur një kontingjent të reduktuar lojtarësh, madje një pjesë e tyre nuk kanë qenë në gjendjen e tyre maksimale dhe ju e patë edhe vetë në ndeshjen me Dinamon, por edhe në javët e kaluara, se kemi pasur shumë dëmtime.Mjaft futbollistë nga java në javë kanë sakrifikuar, duke u vendosur në pozicione të ndryshme, jo në atë natyral. Pavarësisht humbjes me Dinamon, së cilës unë ia di vlerat dhe nuk duhet të harrojmë se është kampionia në fuqi e vendit, kjo nuk na i zbeh aspak vlerat tona.Kemi zhvilluar një pjesë të parë të sezonit të shkëlqyer dhe kjo ka rëndësi për ne, që tani jemi në vend të parë dhe të festojmë vitin e ri kështu. Jemi të parët dhe kam bindjen se këtë pozicion do ta ruajmë deri në javën e fundit të sezonit”, ka thënë në fillim numri një i pankinës së Vllaznisë.

Por për Canajn skuadra e tij ka nevojë urgjente për përforcime në të gjitha repartet.

kristiani
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 624
Joined: Sat, 05 Feb 2005 , 22:27
Location: France

Post by kristiani » Mon, 29 Dec 2008 , 20:22

Edhe t'bajn prov e t'mas ta majn fjalen :lol: :lol: :lol:
FORZA VLLAZNIA

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Post by Man in Redblue » Mon, 29 Dec 2008 , 23:10

Miri wrote:kush e din se sa jan fut tjer pa numrim mbi mure :lol: :lol:
eh ca kan ken ato kohna kur hyshim mshehtas nstadium prej murit a deres te tribuna e vogel :lol: :lol:

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Tue, 30 Dec 2008 , 00:13

10 sportistat ma te mire kazeta Vllaznimi sport
http://uk.youtube.com/watch?v=YpUATEeua9o
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Tue, 30 Dec 2008 , 00:23

canaj asht nje tranier i zoti,dhe mos te harrojm qe vjet dinamo u ba kampione vetem nga canaj,kurse daja ishte me fat qe vllaznia ia la ndeshjen e parafundit dinamos per kampionat qe dinamo doli kampione

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Tue, 30 Dec 2008 , 01:53

Hysen Zmijani: “Zemra mal për këtë Vllazni”






Bledar KUKA - Hysen Zmijani ka qenë dhe mbetet një legjendë e futbollit të qytetit të Shkodrës, një legjendë që edhe sot nuk mund të ndahet nga Vllaznia. Në prag të superndeshjes së kampionatit, Vllaznia-Tirana në “Loro Boriçi”, ish-mbrojtësi elegant kuqeblu dhe i kombëtares shpreson që ekipi i tij i zemrës të bëjë shkëputjen vendimtare ndaj kryeq ytetasve. Natyrisht, ai shikon Sinanin si liderin absolut të kësaj skuadre, por nuk mund të rrijë pa nënvizuar rolin e rëndësishëm të Elvin Beqirit. Ja si flet,:“Hysa” :

-Z. Zmijani, si ju duket që Vllaznia është në krye të tabelës, pas kaq vitesh?
“Normal që na bëhet zemra mal, jemi shumë të gëzuar. Biles deshta t’ju heq një vërejtje të vogël ju gazetarëve në Tiranë që, kur Vllaznia është 5 apo 7 pikë para, thoni se Tirana mund ta mbërrijë, ndërsa kur Tirana është 7 pikë para thuhet se është e paarritshme ... (bën pauzë) ... natyrisht, këtë e them me humor, pavarësisht se Vllaznia duhet mbuluar më shumë mediatikisht sepse e meriton dhe sepse ka shumë tifozë që e njohin mirë futbollin”.

-A besoni se ekipi juaj i zemrës do të dalë kampion?
“Padiskutim që besoj, ndonëse kampionati është ende shumë i gjatë. Nëse gjërat nuk ndryshojnë, pra skuadrat mbeten këto që janë, mendoj se Vllaznia e fiton kampionatin. Por në janar gjërat mund të ndryshojnë dhe ajo skuadër që do të dijë të përforcohet më mirë, do të ketë edhe shanse më të mëdha. Unë shpresoj që edhe Vllaznia të marrë përforcimet që i duhen dhe të bëhet pretendonte absolute për fitimin e titullit”.

-Këtë të shtunë, ndeshja me Tiranën?
“Është momenti për të fituar dhe për të bërë një shkëputje. Nëse fitohet, distanca do të ishte vërtet e madhe dhe Vllaznia do ta kishte më të lehtë”.

-Çfarë vlerësoni më shumë tek kjo skuadër?
“(Sikur pyet veten) Çfarë vlerësoj ... në radhë të parë Sinanin, që është udhëheqësi i ekipit. Këtë kampionat Vllaznia nuk është shumë mirë me sulmin, kemi mangësi dh Sinani e ka ndihmuar shumë që të shënojë gola dhe të dalë përpara”.

-Besoj se edhe prania e Beqirit në mbrojtje është shumë e rëndësishme. Do të ishte plus i madh për Vllazninë nëse ai do të qëndronte.
“Padiskutim. Të gjithë e dimë se kush është Beqiri. Ai ka qenë i mirë që përpara se të shkonte në kombëtare. Aty fitoi edhe emrin, por pati dëmtime dhe këtë sezon po kthehet në formën e dikurshme. Do të ishte shumë mirë nëse klubi i Vllaznisë do ta mbante këtë lojtar sepse do t’i jepte një garanci shumë të madhe mbrojtjes. Unë mendoj se mbrojtja është reparti më i mirë i ekipit, duke i dhënë më shumë qetësi në lojë me sigurinë e saj”.

-Së fundi, a mendoni se tifozët shkodranë janë afruar më në fund, si dikur me ekipin e tyre?
“Dihet se Vllaznia ka tifozë të shumtë dhe të pasionuar pas skuadrës së tyre. Stadiumi ka qenë gjithnjë plot. Por gjithë këto thashetheme për baste, për shitblerje ndeshjesh kanë pasur ndikimin e tyre. Edhe nëse nuk janë të vërteta, fjalë të tilla i ftohin tifozët. Por tani që ekipi i Vllaznisë është në krye, besoj se nuk ka arsye që ata të qëndrojnë larg dhe mendoj se që ndaj Tiranës stadiumi do të jetë plot”.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Tue, 30 Dec 2008 , 02:02

Post-humbja


Nuk do të ketë
pasoja për ekipin
Humbja me Dinamon nuk pritet të shoqërohet me
probleme për Vllazninë. Mësohet se drejtuesit e klubit
nuk janë marrë shumë me këtë humbje ditën e djeshme.
Madje, ajo mund të kalojë pa asnjë problem në çdo
aspekt. Krerët e kuqebluve
duket se janë kënaqur me
arritjen e vendit të parë në
këto 17-të javë të para dhe
gjithçka e kanë fokusuar
pikërisht në këtë arritje. Pavarësisht
se kjo humbje
mund të ketë ndikimin e saj
në ecurinë e mëtejshme, vëmendja
nuk është përqendruar
absolutisht te rezultati
i këtij takimi. E vetmja
gjë, prej së cilës nuk
mundën të përfitonin dot
në këtë fundvit lojtarët shkodranë
ishte premioja e
vendosur për fitoren. Për
futbollistët kuqeblu ka më
shumë rëndësi që gjithçka
të shkojë mirë e bukur në
periudhën e mbetur të sezonit.
Sipas drejtuesve të
klubit, Vllaznia ka humbur një mundësi të mirë për të
ruajtur shkëputjen prej shtatë pikësh me ekipin ndjekës,
Tiranën, por jo mundësinë që në fund të sezonit
të jetë në vendin e parë dhe të kurorëzohet pas tetë
vitesh kampione e vendit.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Tue, 30 Dec 2008 , 02:04

Vllaznia/ Trajneri kuqeblu analizon fazën e parë të sezonit
“Pengu im, që nuk
kënaqëm tifozët”
Agim Canaj: Humbëm një betejë, por meritojmë kryesimin




“Kemi humbur veç një
ndeshje kampionati,
të humbësh
një betejë nuk do të thotë të
humbësh krejt luftën”. Këto
kanë qenë fjalët e para të teknikut
Agim Canaj pas takimit të
fundit për këtë vit kalendarik.
Humbja minimale vetëm në
minutat e fundit me Dinamon
nuk e kanë zbehur aspak vendin
e parë që ekipi shkodranë
ka arritur pas këtyre 17-të javëve.
Kuqebluve në këtë takim,
pavarësisht dëshirës dhe
këmbënguljes, u ka munguar
disi edhe fati. Kapiteni i ekipit
shkodran, Vioresin Sinani
nuk ka qenë me fat në dy gjuajtjet
e njëpasnjëshme nga pika
e bardhë e 11-metrave. Mesa
duket pasditja e së shtunës së
27 dhjetorit nuk ka qenë me
fat për kuqeblutë, të cilët për
më shumë se gjithçka kanë
zhgënjyer sportdashësin e
shumtë që kanë mbështetur
këtë ekip pavarësisht temperaturave
të ulëta. “Në përgjithësi
jam i kënaqur me lojën e
ekipit dhe mendoj se nuk e
meriton një humbje në këtë
përballje. Po ta shohësh në
përgjithësi takimin e kemi
kontrolluar, por i tillë është
futbolli. Megjithatë e kam
theksuar se pika kulmore e
takimit për ekipin tonë ishte
humbja e atij 11-të metërshi, i
cili mund të them se rriti presionin
pranë ekipit tonë përsa
i përket vazhdimësisë. Ajo
që më ka lënë shijen më të
hidhur është që ne nuk arritëm
të kënaqnim publikun e
shumtë që na mbështeti deri
në fund”, - thotë Canaj.
Megjithatë ky takim prej kuqeblutë
nuk shihet si fundi i
asaj ëndrre që një javë më parë
u duk sikur ishte më pranë se
kurrë, arritjes së fitimit të trofeut
të kampionatit. Një humbje
që ka lënë shijen jo të mirë
tek tifozeria shkodrane nuk
duket se do të ndikojë aspak
tek vazhdimësia e këtij ekipi
për të ardhmen. Ndërprerja e
sezonit për kuqeblutë duket se
ka ardhur në momentin e duhur,
pasi një humbje e tillë
mund të kishte një ndikim më
të madh nëse topi do të vazhdonte
të lëvizte pa këtë
pushim. “Kjo ishte një takim
mes rivalësh. Unë e njoh mirë
ekipin e Dinamos ashtu siç
edhe njoh mirë ekipet e tjera.
Në këtë sezon nuk ka shumë
diferenca. Ashtu siç fitoi Dinamo
ashtu edhe mund të fitonim
ne pas atij barazimi me
një lojë të bukur në Tiranë i
tillë është futbolli. E theksoj
edhe një herë nuk kemi humbur
më shumë se një betejë dhe
kjo humbje nuk na mohon
aspak vlerat tona në këtë sezon
dhe vendin e parë, ku ne
gjendemi”, thekson Canaj.
Tekniku shpreson që viti tjetër
të jetë më i mbarë për të dhe
ekipin e tij e sidomos në aspektin
e mos dëmtimeve të
lojtarëve të tij. Kuqeblutë në
këtë aspekt kanë vuajtur
shumë në këtë sezon. “Ekipi
ynë ka vuajtur shumë në këtë
pjesë të sezonit sidomos nga
dëmtimet. Disa nga lojtarët
tanë nuk kanë pasur gjendjen
e tyre më të mirë në këtë pjesë
të sezon dhe kjo e bënë të domosdoshëm
ndërhyrjen e
shpejtë në tre repartet në merkaton
e janarit. Të luftosh në
dy trofetë siç po bëjmë ne do të
thotë që të kesh një kontingjent
më të plotë lojtarësh dhe këtë
shpresoj se do t’ia arrijmë. Unë
shpresoj që këtë vend të parë
do ta ruajmë edhe gjatë vitit
2009. Pengu i vetëm e theksova
ishte se nuk arritëm të gëzonim
siç duhet tifozerinë shkodrane
në këtë takim të fundit”,
përfundon tekniku i ekipit
shkodranë Agim Canaj.

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Post by Man in Redblue » Tue, 30 Dec 2008 , 02:05

fpjalmi wrote:Hysen Zmijani: “Zemra mal për këtë Vllazni”






Bledar KUKA - Hysen Zmijani ka qenë dhe mbetet një legjendë e futbollit të qytetit të Shkodrës, një legjendë që edhe sot nuk mund të ndahet nga Vllaznia. Në prag të superndeshjes së kampionatit, Vllaznia-Tirana në “Loro Boriçi”, ish-mbrojtësi elegant kuqeblu dhe i kombëtares shpreson që ekipi i tij i zemrës të bëjë shkëputjen vendimtare ndaj kryeq ytetasve. Natyrisht, ai shikon Sinanin si liderin absolut të kësaj skuadre, por nuk mund të rrijë pa nënvizuar rolin e rëndësishëm të Elvin Beqirit. Ja si flet,:“Hysa” :

-Z. Zmijani, si ju duket që Vllaznia është në krye të tabelës, pas kaq vitesh?
“Normal që na bëhet zemra mal, jemi shumë të gëzuar. Biles deshta t’ju heq një vërejtje të vogël ju gazetarëve në Tiranë që, kur Vllaznia është 5 apo 7 pikë para, thoni se Tirana mund ta mbërrijë, ndërsa kur Tirana është 7 pikë para thuhet se është e paarritshme ... (bën pauzë) ... natyrisht, këtë e them me humor, pavarësisht se Vllaznia duhet mbuluar më shumë mediatikisht sepse e meriton dhe sepse ka shumë tifozë që e njohin mirë futbollin”.

-A besoni se ekipi juaj i zemrës do të dalë kampion?
“Padiskutim që besoj, ndonëse kampionati është ende shumë i gjatë. Nëse gjërat nuk ndryshojnë, pra skuadrat mbeten këto që janë, mendoj se Vllaznia e fiton kampionatin. Por në janar gjërat mund të ndryshojnë dhe ajo skuadër që do të dijë të përforcohet më mirë, do të ketë edhe shanse më të mëdha. Unë shpresoj që edhe Vllaznia të marrë përforcimet që i duhen dhe të bëhet pretendonte absolute për fitimin e titullit”.

-Këtë të shtunë, ndeshja me Tiranën?
“Është momenti për të fituar dhe për të bërë një shkëputje. Nëse fitohet, distanca do të ishte vërtet e madhe dhe Vllaznia do ta kishte më të lehtë”.

-Çfarë vlerësoni më shumë tek kjo skuadër?
“(Sikur pyet veten) Çfarë vlerësoj ... në radhë të parë Sinanin, që është udhëheqësi i ekipit. Këtë kampionat Vllaznia nuk është shumë mirë me sulmin, kemi mangësi dh Sinani e ka ndihmuar shumë që të shënojë gola dhe të dalë përpara”.

-Besoj se edhe prania e Beqirit në mbrojtje është shumë e rëndësishme. Do të ishte plus i madh për Vllazninë nëse ai do të qëndronte.
“Padiskutim. Të gjithë e dimë se kush është Beqiri. Ai ka qenë i mirë që përpara se të shkonte në kombëtare. Aty fitoi edhe emrin, por pati dëmtime dhe këtë sezon po kthehet në formën e dikurshme. Do të ishte shumë mirë nëse klubi i Vllaznisë do ta mbante këtë lojtar sepse do t’i jepte një garanci shumë të madhe mbrojtjes. Unë mendoj se mbrojtja është reparti më i mirë i ekipit, duke i dhënë më shumë qetësi në lojë me sigurinë e saj”.

-Së fundi, a mendoni se tifozët shkodranë janë afruar më në fund, si dikur me ekipin e tyre?
“Dihet se Vllaznia ka tifozë të shumtë dhe të pasionuar pas skuadrës së tyre. Stadiumi ka qenë gjithnjë plot. Por gjithë këto thashetheme për baste, për shitblerje ndeshjesh kanë pasur ndikimin e tyre. Edhe nëse nuk janë të vërteta, fjalë të tilla i ftohin tifozët. Por tani që ekipi i Vllaznisë është në krye, besoj se nuk ka arsye që ata të qëndrojnë larg dhe mendoj se që ndaj Tiranës stadiumi do të jetë plot”.
pjalmi paske ken ma i shpejt se une,
desha edhe une me e botu kyt interviste te nji nga lojtaret me model te vllaznise dhe shqiperise si ne fushe tfutbollit dhe jasht saj

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Tue, 30 Dec 2008 , 02:05

demtimi i grimes

Pavarësisht se është larguar
me shumë nxitim nga fusha e
lojës i dëmtuar në brinjë, portieri
Armir Grima, nga sa mësohet,
nuk ka pasur probleme
serioze. Fatmirësisht, portieri
veteran, i shpallur një nga 10-
të sportistët më të mirë të qytetit
të Shkodrës, do të ketë
një kohë të mjaftueshme në
dispozicion për t’u rikuperuar
plotësisht. Një javë që ekipi
ka pushim deri në fillimin e
fazës përgatitore, sipas
stafit mjekësor të kuqebluve
është e mjaftueshme për t’u
rikuperuar pjesërisht. Ndërsa
pjesën tjetër të rikuperimit
pritet ta fitojë pas
fillimit të përgatitores.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Tue, 30 Dec 2008 , 02:14

man in read blu

pjalmi paske ken ma i shpejt se une,
desha edhe une me e botu kyt interviste te nji nga lojtaret me model te vllaznise dhe shqiperise si ne fushe tfutbollit dhe jasht saj
___________________________________________________

:lol: :lol: :lol: :lol: :lol:

njisoj asht maj naqe ,si un si ti e njejta gja.

ky lojtare vlihet te permendet sepse ka ken jo vetem fitues ne dy luftim ,por edhe shume teknik,dhe penalltite e vllaznise i gjute te tana ky,dhe hysen zmijani me jeren qe kan lujt ne ate kohe,kan ken ma te miret e vllaznise ,pa lan pa permend vukatanen ,ferit rragamin e shum te tjere.



a e din qa po mendosha man in read blu .mendosha pse e lane me gjujt sinani prap per here te dyte dhe nuk lane nej lojtare tjeter.sinani per here te dyte e gjujti me frike dhe e dite dhe vete qe do ta humbte ,dhe u pa nervozizmi i tij kur e bani golin me dore :lol: :lol: :lol:

po ta kishte gjujt hysen zmijani penalltine qe humbi sinani 2 here ,do te kishim ken sot 8 pike diference me dinamon ,dhe 7 me tiranen ,megjithate nuk duhet me u merzit se tashti ka mbaru e here tjeter vllaznia duhet me kam ne toke ,edhe pse nuk kishim shans aspak

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Post by Man in Redblue » Tue, 30 Dec 2008 , 02:51

fpjalmi wrote:

a e din qa po mendosha man in read blu .mendosha pse e lane me gjujt sinani prap per here te dyte dhe nuk lane nej lojtare tjeter.sinani per here te dyte e gjujti me frike dhe e dite dhe vete qe do ta humbte ,dhe u pa nervozizmi i tij kur e bani golin me dore :lol: :lol: :lol:
pjalmi edhe une tham qi Canaj duhet te kishte nderhy shpejt dhe te kishte caktu nji lojtar tjeter per me gjujt penalltine, ngaqi sinani ishte i ram psikologjikisht... penalltia e dyte ishte si me gjujt nji fmi 10 vjec..edhe kotorri e tha te sporti shqiptar...

Sinani asht ujk i vjeter, por naiher ndosh qi edhe kshi sulmusa rracet me pas emocione para portet si i ka ndosh roberto bagios me shoke...

tkishte nderhy Canaj shpejt kishim pas 8 pike larg Dinamon...

megjitahte brravo i qofte Canes dhe djemve kuqeblu per fazen e pare te mrekullueshme qi na kan dhuru, dhe per mu te flasin sa te dojn tiransit apo edhe shkodran te tjere se kampionati asht i shitun se une nuk du me i besu ato gjana as nuk me interesojn nai fije.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Tue, 30 Dec 2008 , 04:42

MAN IN RED BLU SHKRUAJTI


megjitahte brravo i qofte Canes dhe djemve kuqeblu per fazen e pare te mrekullueshme qi na kan dhuru, dhe per mu te flasin sa te dojn tiransit apo edhe shkodran te tjere se kampionati asht i shitun se une nuk du me i besu ato gjana as nuk me interesojn nai fije.
_____________________________________________________
tamam naqe.te flasin sa te dojn,se ky kampionat deri itesh nuk asht i shitun ,dhe nese ndodh ne fazen tjeter aja asht pun tjeter,sepse ne fazen e fundit kur jan 5 a 6 ndeshjet e fundit shiten ndeshjet,por mendoj se vllaznia deri tash ka marr cdo gja me gjak dhe shpirt.

na duhet merkato e mire man in red blu , sepse kam shum frike se fushaj nuk do te marrin futbollista cilesore ,dhe qa po ndigjohet doka me na ik beqiri e boadu .cdo skuader po mban lojtaret qe kane dhe neve po na iken lojtaret ma te mire ne fazen ma te veshtire.

duhet ta dime ,pse futbollistat po na ikin ne kete faze te veshtire.

kush mund ta kete fajin ketu.

do ti lutesha presidentit fushaj ,qe ma mire mos te bajn merkato hiq sea te lajn keta lojtare me ik ne kete faze te veshtire,sepse nese ikin 3 lojtaret ma cilesore te ekipit ,kam frike qe fushaj do blejn 3 lojtare qe nuk krahesohen me ato lojtare qe kishim,dhe vllaznia ne vend se me u ba ma e forte bahet ma e dobt,duke dit qe skuadrat e tjera nuk do heqin asnji ,dhe do blejn ma shum.

nese kjo do ndodhin te vllaznia atehere nuk duhet te shpresojm ma per titullin kampion qe kete faze edhe pse kena 4 pike diference me ekipin e dyte tiranen.

vllaznia varet ne doren e presidentit ,dhe nese fushaj don me majt premtimin PER TITULLIN KAMPION atehere nuk duhet asnji te lajn te levizin ,e ti japin pare ma shum veq te rrijn deri ne fund te sezonit sepse merkatoja e janarit asht shum e randesishme per titullin kampion ne shkoder

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Tue, 30 Dec 2008 , 08:52

mbarevajtja e sezonit do varet 90% nga merkato e janarit
vllaznia-tirana-dinamo kush ban merkato te mire del kampion mendoj une
i perjashtuar

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Tue, 30 Dec 2008 , 09:00

Elvin Beqiri, tani çështje në Shkodër
29/12/2008 10:10

Elvin Beqiri tashmë është shndërruar në një çështje për klubin e tij, Vllazninë. Gjithçka rreth mbrojtësit të kombëtares është bërë më e dukshme menjëherë pas ndeshjes së të shtunës ndaj Dinamos.

Deri ditën e mërkurë të javës së shkuar, u mor vesh fakti se Elvin Beqiri nuk do të ishte i gatshëm për javën e fundit të pjesës së parë të sezonit 2008-2009, me argumentin se ishte i dëmtuar.

Por shumë fjalë dhe mjaft aludime kanë qarkulluar që nga ajo ditë në kampin shkodran dhe më gjerë për këtë çështje. Aludimet kanë arritur deri aty saqë flitet se nga Beqiri ka pasur mungesë dëshire për t’u aktivizuar në këtë ndeshje, si një presion ndaj drejtuesve të klubit për të rinovuar kontratën, që i mbaron në janar, me një kosto financiare më të lartë se kjo që po mbyllet, ose në të kundërt mund të largohet, por që destinacioni i tij nuk dihet ende: në kampionatin shqiptar apo më larg.

Por, nga ana tjetër, burimet zyrtare të klubit shkodran konfirmojnë faktin se nuk bëhet fjalë për asnjë lloj problemi tjetër në këtë rast, veç dëmtimit të Beqirit, i cili është një dëmtim i vjetër. Por edhe për tifozerinë shkodrane Elvin Beqiri është kthyer në një çështje, nëse do të qëndrojë te Vllaznia, apo do të largohet në janar.

Kjo mbetet për t’u verifikuar dhe për t’u vërtetuar në ditët e ardhshme

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Tue, 30 Dec 2008 , 09:05

goldiani shkruan

mbarevajtja e sezonit do varet 90% nga merkato e janarit
vllaznia-tirana-dinamo kush ban merkato te mire del kampion mendoj une
_____________________________________________

naqe,me qa po shihet vllaznise i kan fillu problermet dhe nuk besoj ne merkato te mire ,dhe lojtaret po na ikun.

un kam ken gjithmone pesimist ,por nese 3 lojtaret cilesore shtylla e ekipit do ikin ,atehere un nuk besoj ma ne titull kampion.

ishalla nuk asht e vertete ,por nese asht ,atehere skena qa te bajm.rti shterngojm doren tiranes dhe dinamos dhe ti themi ,vazhdoni sepse nuk jena per titull

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Tue, 30 Dec 2008 , 09:19

UNE E RESPEKTOJ BEQIRIN SEPSE ASHT VERTETE FIGURE E KOMPLETUAR E NJE FUTBOLLISTI
SDOJA FALJA KURR LARGIMIN NE TIRANE TEK TIRANA APO DINAMO NE KETE FAZE KU NDODHEMI TANI
MAS ME THOJNE KERKUSH SE PER LEK KA BA BOLL E SKA NEVOJE ME LUJT MA HIC
E NE SHKOFTE TE DINAMO PER 10 MIJE EURO MA SHUM SHKON
E NJAJA SHUME SBESOJ SE PO I SHTON ATIJ FORT PESHE
i perjashtuar

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Tue, 30 Dec 2008 , 09:32

ishalla nuk do te ndodhin kja gja mar gold,
sepse vllaznia do shkaterrohet se si puna e
beqiein jan 4 ne skuader.

kontratat e futbollistave jan ba pa mend
nga presidenca dhe te tjeret ,sepse duhet ti shkote nder mend se e len klubin gjysmak,ne periudhen ma te mire te saj

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Tue, 30 Dec 2008 , 09:37

fpjalmi wrote:ishalla nuk do te ndodhin kja gja mar gold,
sepse vllaznia do shkaterrohet se si puna e
beqiein jan 4 ne skuader.

kontratat e futbollistave jan ba pa mend
nga presidenca dhe te tjeret ,sepse duhet ti shkote nder mend se e len klubin gjysmak,ne periudhen ma te mire te saj
naqe valteri po ti shet e po ban lek boll se spo i dhimet vllaznia jo
po te shkretit na thuj
i perjashtuar

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Tue, 30 Dec 2008 , 09:46

goldiani shkruan

naqe valteri po ti shet e po ban lek boll se spo i dhimet vllaznia jo
po te shkretit na thuj
__________________________________________________

5 lojtareve i mbaroj kontrata naqe,e nuk mendoj se valteri fiton lek,kur lojtareve i mbARON KONTRATA.

TI THUJ KUKU PER NE QE NUK KENA 4 DONATOR SI TIRANA ME MAJT LOJTARET E MOS ME I LAN ME SHKU E ME I RINOVU KONTRATA E I MERR SKUADRA TJETER PA PAGU KLUB ,VEQ DA LEK LOJTARIT. :lol: :lol: :lol:

Post Reply