Page 86 of 160

Posted: Wed, 14 Jan 2009 , 20:47
by vllaznia1919
Nji lojtar si Teli duhet gjithmone por ska gja se pa mrojtsa nuk jena.

Posted: Fri, 16 Jan 2009 , 00:30
by Admin
Nuk tham se Belisha asht lojtar i keq, por ja ndoj fenomen.

Masandej tek Ne Belisha ma shume ka lujt ne mbrojtje e mesfushor i terhekun se sa organizator ...

Tek Besa me siguri ka pas ma shume hapsina edhe perket ka ra ma shume ne sy por tek Vllaznia nuk asht tu ba ndoj hata me aq sa e kam ndjek ne opinione gazetash e njaq pak sa e kam pa ne kronika.



Telit ishalla i prihet mbare njatje ku ka shku :)

Posted: Fri, 16 Jan 2009 , 07:46
by fpjalmi
nuk di qa me te than admin ,sepse nuk e kam pa shum here tu lujt ,por ama me tiranen delte fitimtare edhe pse lute ne mbrojtje.

mandej mos harro se kur nje mesfushor lot ne mbrojtje nuk asht roli i tij,edhe pse ne mbrojtje ka pas shum sukses.

megjithate per ta pare ma mire mund ta shohim sezonin e ri ku padyshim do jete mesfushor nga qe mbrojtja asht pothuajse e blindume me bashiq beqir e semin.

Posted: Fri, 16 Jan 2009 , 10:31
by Skodrinon
Si do t'vendoset mbrojtja per mendimin tuj?

Posted: Fri, 16 Jan 2009 , 13:45
by Miri
KRENARIA KUQ e BLU wrote:Si do t'vendoset mbrojtja per mendimin tuj?
Mbrojtja do vendoset para portierit :D :D

Posted: Fri, 16 Jan 2009 , 14:32
by Skodrinon
Miri wrote:
KRENARIA KUQ e BLU wrote:Si do t'vendoset mbrojtja per mendimin tuj?
Mbrojtja do vendoset para portierit :D :D
:lol: :lol: :lol:
para portierit tone apo para portierit kundershtar? :D :D :D

Posted: Fri, 16 Jan 2009 , 15:06
by Miri
KRENARIA KUQ e BLU wrote:
Miri wrote:
KRENARIA KUQ e BLU wrote:Si do t'vendoset mbrojtja per mendimin tuj?
Mbrojtja do vendoset para portierit :D :D
:lol: :lol: :lol:
para portierit tone apo para portierit kundershtar? :D :D :D
nuk lot rrol kja ranci ka qe mas me nej mas portet :D :D

Posted: Fri, 16 Jan 2009 , 22:15
by gyska
mirmrama... shifni na gjeni nai vidio te vllaznis kur ka dal kampjon ne 2000 shin se me ka marr malli e du me i pa .. me ka ik menja kur e pash te tvsh ... emocojn i papam .. shpresooj ta perserim prap ishalla .. naten ja kaloshi mir... ja per gja pa asht gjyna se titull veq ne dim me festu tamam e kena djeg :)

Posted: Fri, 16 Jan 2009 , 22:24
by fpjalmi
krenaria kuq e blu shkrtuan

Si do t'vendoset mbrojtja per mendimin tuj?
\
----------------------------------------------------------

miri shkruan

Mbrojtja do vendoset para portierit
----------------------------------------------------------------------

haaaa :lol: :lol: :lol: :lol: :lol:

Posted: Fri, 16 Jan 2009 , 22:25
by kuqeblu4ever
Edhe une do kisha pas qef me e pa edhe njihere ate video kur jena shpall kampion ne 2001, ka ken feste e madhe. Njihere me duket se thate qe dikush e ka regjistru edhe po e hedh ne internet por hala nuk po duket gja. Ishalla po na e bini ketu.

Posted: Fri, 16 Jan 2009 , 22:28
by fpjalmi
un mendoj se do ishte ma fantastike me pas

bashiq beqiri dhe semina

nuk e di si do lozin semina me vllaznine pasi ka lujt shum pak kur ishte josa,POR UN mendoj se do jete boshti i mbrojtjes dhe mendoj se do kemi shum sukses.

nese mbrojtja do ishte me 4 ,un do kisha vu edhe at lezhnjanin qe spo me kujtohet emri

Posted: Fri, 16 Jan 2009 , 23:06
by fpjalmi
Teli, gati të heqë dorë
nga 3 mijë € për kuqeblutë




Pavarësisht se u fol se mbrojtësi Admir Teli do të ishte
pjesë e ekipit kroat të Rijekës për pjesën e mbetur të sezonit,
përsëri në kampin shkodran ka shumë shpresa për ta ribashkuar
shumë shpejt shtatlartin me Vllazninë. Drejtues
të ekipit kuqeblu bëjnë të ditur se është biseduar përsëri me
qendërmbrojtësin dhe ata
shpresojnë që ta realizojnë
kthimin e tij në Shkodër. Nga
sa mësohet, Teli ka zgjedhur
ekipin e Rijekës vetëm për
3000 euro më shumë nga çfarë
i ka afruar presidenti Fushaj.
Nisur nga problemet që përflitet
të ketë në ekipin kroat përsa
u përket pagesave dhe këmbëngulja
që po tregojnë drejtuesit
e klubit kuqeblu, mund
ta bindin Telin të ndryshojë
mendje dhe ashtu si Sukaj, të
riveshë përsëri fanellën e Vllaznisë.
Ai do të ishte një përforcim i mirë, për të ndihmuar
ekipin e tij të zemrës, që të fitojë titullin kampion, i
cili i mungon në Shkodër që nga viti 2001. Një rikthim i
mundshëm i futbollistit të Kombëtares në radhët e kuqebluve,
do ta bënte mbrojtjen e Vllaznisë një ndër më të
fortat e kampionatit shqiptar. A.Uruçi

Posted: Fri, 16 Jan 2009 , 23:11
by fpjalmi
nje lajm shum i mire per vllaznine.teli nuk ka nenshkru kontrate me klubin kroat ,dhe shuma qe i ka afru klubi kroat ishte vetem 3 mije dollare ma shum.

tashti klubi jone vllaznia ka shum shpresa ta ktheje telin me vllaznine dhe ne shkoder te gjithe enderrojne...

qa pret fushaj.jepi telit 3 mije dollar ma shum biles dhe jepi edhe nji dollar ma shume se skuadra kroate.

nese do ishte bashku komplet forumi jone ,do ti kishte ba 3 mije e nji dollar me ia llan fushajt per telin,ku secilit do ti kishte ra me pagu jo ma shum se 80 dollar.

do te kishte ken dicka fantastike ku nuk ka ndodh hala ne forumet e botes. :lol: :lol: :lol:

Posted: Fri, 16 Jan 2009 , 23:14
by fpjalmi
gyska ku je naqe.

po pate mundesi fol me presidentin tone maj naqe.

thuj qe forumi asht gadi me pagu ,nese ti nuk paguan.

:lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol:

nese do bashium nje blemje te telit atehere do ishim kampionet e padiskutushem,siq e thote edhe gazeta.do ishte mbrojtja ma e mire ne shqipni.

gyska mos harro e na kthe pergjigje naqe se qa thote :roll: :roll:

Posted: Sat, 17 Jan 2009 , 19:44
by Edmond-Cela
gyska wrote:mirmrama... shifni na gjeni nai vidio te vllaznis kur ka dal kampjon ne 2000 shin se me ka marr malli e du me i pa .. me ka ik menja kur e pash te tvsh ... emocojn i papam .. shpresooj ta perserim prap ishalla .. naten ja kaloshi mir... ja per gja pa asht gjyna se titull veq ne dim me festu tamam e kena djeg :)
se shpejti do e shikoni ketu edhe pak ore dhe ju pruaj psejen 1 me 30 minuta video do vije me pjese brenda 2-3 jave dhe asht e ndame ne 3 pjese. pjesen e pare do vije edhe pak

Posted: Sat, 17 Jan 2009 , 20:57
by vllaznia1919
Teli ka kalu ne Azerbaixhan. :cry: :cry: :cry: :cry:
Te pritet nji mbrojts braziljan. :o :o :o :o
Na kena nevoje per organizator se ne mbrojtje sjena keq.

Posted: Sun, 18 Jan 2009 , 00:27
by fpjalmi
Sukaj, i rikthyer për titullin
“I kemi të gjitha mundësitë për t’u shpallur kampion. Jemi ekipi më i fortë në kampionat”
Vllaznia/Sulmuesi kuqeblu shpreson të bëjë realitet ëndrrën e tij në këtë sezon



Blerja e vetme e ekipit
të Vllaznisë deri
tani, për merkaton e
janarit, është sulmuesi shkodran
Xhevahir Sukaj. I rikthyer
nga skuadra turke, Haxhetepe,
në formë huazimi, për
pjesën e mbetur të sezonit,
Sukaj ka një ëndërr, që
shpreson ta bëjë realitet: të
shpallet kampion me Vllazninë.
“Pavarësisht se
çfarë u fol në media të ndryshme
gjatë ditëve të para të
janarit, përsa i takon
lëvizjes sime, unë Vllazninë
e kam në zemër dhe në çdo
kohë ndihem krenar e i
lumtur që luaj për të. Kështu
që jam shumë i kënaqur,
që jam rikthyer edhe një
herë në radhët e kuqebluve,
por këtë herë për të shijuar
një tjetër trofe, pas atij të
Kupës së Shqipërisë sezonin
e kaluar, titullin kampion.
Kam bindjen se këtë
vit Vllaznia i ka të gjitha
mundësitë për t’u shpallur
kampione. Këtë gjë e ka
treguar edhe në pjesën e
parë të sezonit, pasi në përbërjen
të saj ka lojtarë mjaft
cilësorë, të cilët japin në
fushën e blertë maksimumin
e mundshëm”, tha
për “Panorama Sport” sulmuesi
shkodran. Ky i fundit
vazhdon përgatitjet
dimërore me skuadrën në
Ulqin.
Ambientimi
Pavarësisht shkëputjes
për një periudhë gjashtëmujore
nga Vllaznia, për
lojtarin shkodran nuk përbën
aspak problem ambientimi
me lojën e skuadrës,
pasi e njeh mirë atë. Sukaj
thekson faktin se ka gjetur
një Vllazni më të fortë nga
ajo që la në gusht, kur iku
drejt Turqisë. “Me thënë të
drejtën kam gjetur një Vllazni
më të fortë se ajo që
lashë në gusht. Këtë e tregojnë
fare mirë rezultatet e
pjesës së parë të sezonit, ku
kuqeblutë kryesojnë me
meritë kampionatin. Për
mua nuk është aspak problem
akomodimi apo ambientimi
me lojën e skuadrës
sime te zemrës. Për një periudhë
gjashtëmujore nuk
ka ndryshuar asgjë, kështu
që çdo gjë do të jetë mjaft e
lehtë për mua. Shpresoj që
të shënoj sa më shumë
gola, që të jenë të vlefshëm
për të arritur rezultate
pozitive. Pavarësisht se
pjesa e dytë e sezonit është
më e fortë dhe më e vështirë
se ajo e parë, mendoj
se Vllaznia i ka shanset
për t’u shpallur kampione
e sezonit”, është shprehur
optimist më sulmuesi i
huazuar nga Haxhetepe.
Gjithashtu futbollisti kuqeblu
ka folur edhe për
punën e mirë, që po bëhet
nga stafi teknik dhe të
gjithë futbollistët në këtë
javë të parë të fazës përgatitore.
“Këtu në Ulqin kushtet
e stërvitjes, por edhe të
akomodimit, janë shumë të
mira. Serioziteti dhe përkushtimi
i të gjithëve gjatë procesit
stërvitor është maksimal, si
nga lojtarët ashtu edhe
nga stafi. Pas kësaj faze
përgatitore, që them se do
të jetë përcaktuese për të
ardhmen e kuqebluve, Vllaznia
do të marrë formën
e saj të plotë të përgatitjes
së gjithanshme dhe konsolidimit
në çdo aspekt apo
repart, për të qenë plotësisht
e gatshme për pjesën
e dytë të sezonit”, tha në
përfundim të fjalës së tij
Xhevahir Sukaj.

Posted: Sun, 18 Jan 2009 , 00:29
by fpjalmi
Shkodranët, asnjë lëvizje në merkato




Është afruar sulmuesi Xhevahir Sukaj,
ka rinovuar mbrojtësi Elvin Beqiri dhe
deri tani asnjë lëvizje tjetër nuk ka për merkaton
e shkodranëve. Me gjithë përpjekjet
e drejtuesve të Vllaznisë, të cilat janë
shtrirë në të gjitha pistat e mundshme,
jashtë Shqipërisë, ende nuk ka asgjë të
saktësuar. Shumë emra, që lakohen, e të
gjithë këta vetëm për dy vende, por gjithçka
duket vetëm në kuadrin e diskutimeve
e të alternativave. Trajneri Agim Canaj dy
ditë më parë është shprehur se pret edhe
dy përforcime, por ato nuk duken asgjëkundi.
Me gjithë dëshirën e mirë të të
gjitha palëve në kampin shkodran për ta
përforcuar akoma më shumë skuadrën,
përsëri merkatoja ka mbetur në vendnumëro.
Gjithsesi, ditët në vazhdim do
të sjellin ndoshta të tjera risi në merkaton
e Vllaznisë, pasi “pjaca” e shkodranëve
në këtë drejtim është rritur
ndjeshëm. A. Uruçi

Posted: Sun, 18 Jan 2009 , 00:29
by Miri
vllaznia1919 wrote:Teli ka kalu ne Azerbaixhan
ah medet per ne ku ka arrit puna e kampionatit shiptar me ik lojtaret e me lujt ne Azebaixhan kja asht marre allahalla :(

Posted: Sun, 18 Jan 2009 , 00:30
by fpjalmi
KUQEBLUTË
Që nga dita e djeshme, numri i skuadrave
shqiptare që po kryejnë fazën përgatitore
në Ulqin ka shkuar në katër. Vllaznia
ka qenë ekipi i parë që ka mbërritur
në tokën malazeze, duke u shoqëruar
më pas nga Lushnja, Shkumbini e së fundi
Bylisi. Ndonëse të gjithë shprehen të
kënaqur për kushtet e stërvitjes dhe të
akomodimit, duket se të gjithë lojtarëve u
mungon diçka shumë e rëndësishme. Në
kontakt me pjesën më të madhe të futbollistëve
të skuadrave shqiptare, ata tre-
Të “uritur” për shtypin e shkruar
gojnë se kanë një farë “urie” për shtypin
e shkruar sportiv. Kjo, për faktin se dëshirojnë
të mësojnë të rejat më të fundit në
futbollin shqiptar. Ndonëse gazetat kombëtare
shqiptare të sportit i kalojnë
kufijtë tanë shtetërorë, në Ulqin nuk mbërrin
asnjë gazetë dhe valët e kanaleve
televizive shqiptare mbërrijnë shumë
dobët. Prandaj, sipas tyre, e vetmja
mënyrë dhe që mund të jetë edhe më e
lehta mund të ishte shtypi i shkruar, i cili
u mungon shumë.