Page 86 of 125
Re: Lajme nga Liga Superiore
Posted: Fri, 25 Sep 2009 , 01:54
by fpjalmi
Gramozi në gjendje “shoku”, kërkon fitore për jetë a vdekje
25 Shtator Kolonjarët, ditën e shtunë i pret një ndeshje shumë e vështirë ndaj ekipit të Flamurtarit, kur duan me një tre pikësh të ngrejnë moralin e skuadrës, që duhet thënë se ka rënë shumë në humbjen e fundit që ka pësuar në Korçë. i këtij mendimi është mbrojtësi i Gramozit, shkodrani Klodjan Semina, sipas të cilit, ajo që i duhet ekipit në këto momente është morali i humbur. Një fitore këtë javë ndaj Flamurtarit do të ishte një farë kthese, që do të vinte pikërisht në momentin e duhur.
…
- Vini pas një rezultati negativ në Korçë. Cili pritet jetë reagimi i skuadrës?
- Është e vërtëtë që kemi ardhur pas një ndeshje jo të mirë me Skënderbeun, por shpresojmë që këtë javë të marrim tre pikë ndaj Flamurtuarit dhe të rikthejmë gjithçka në normalitet.
- Si është morali i ekipit pas kësaj situate kritike për Gramozin?
- Kuptohet që morali pas ndeshjes me Skënderbeun ka rënë, por është detyra jonë që të gjejmë forca për të reaguar në ndeshjen me Flamurtarin. Mendoj se ndeshja e së shtunës do të jetë një shans për t’u rikthyer dhe për t’iu larguar vendit të fundit.
- Pra, nuk mendohet rezultat tjetër përveç fitores?
- Nuk diskutohet që do të luftojmë për fitore dhe për asgjë tjetër. Çdo rezultat përveç fitores do të ishte fatal për ne. Nje tre pikësh me Flamurtarin do të ishte dhe ndërprerja e rezultateve negative që po na ndjekin.
- A nuk ju duket se mbrojtia nuk ka qënë në lartësinë e duhur, pasi ka pësuar shumë gola?
- Nuk është vetëm faji i mbrojties, pasi përgjegjësinë e ka i gjithë ekipi. Si rezultat i lojës së skuadrës janë kushtëzuar dhe rezultatet. Dihet që po nuk shënove do të pësosh.
- A besoni se do të keni forcë për të fituar me Flamurtarin?
- Unë mendoj se po. Do të jetë për ne një ndeshje për jetë a vdekje.
- Pa a mund të mundet Flamurtari vetëm me premtime?
- Besoj se do ta bëjmë këtë dhe me lojë.
- E dini që tifozëria është zhgënjyer?
- Sigurisht që është zhgënjyer me rezultatet që kemi arritur. Unë besoj se do t’i kemi pranë, për ta kaluar këtë moment të vështirë dhe për këtë iu premtoj, se këtë të shtunë ata do të dalin me kokën lart nga stadiumi, pasi i gjithë ekipi është i mobilizuar dhe me plot gojë mund të shprehem, se Gramozi këtë javë do të dalë me tre pikë.
Re: Lajme nga Liga Superiore
Posted: Fri, 25 Sep 2009 , 01:54
by fpjalmi
Kavajasit transferohen… në Rrogozhinë
25 Shtator Fusha e vjetër është gati për tapetin, infrastruktuara mbetet problemi i vetem i Beses
E nisi javën e re me një stërvitje në plazhin e pishave të buta të Golemit (të hënën), ndërsa dje Besa është spostuar në fushën sportive ku luan Egnatia e Rrogozhinës, madje duke e filluar seancën më herët, në oren 14.00. Çeshtja e infrastrukturës te Besa kohët e fundit është bërë shume shqetesuese. Gjendja e fushës së stadiumit “Besa” është bërë problematike, për cilësinë e dobët të tapetit aktual. Kurse në fushën e vjetër sportive, ku mendohet se se shpejti do të stërvitet ekipi, gjithçka është bërë gati dhe pritet vetëm shtrimi i tapetit të ri me bar sintetik, një proces që kërkon më tepër shpejtësi në finalizimin e tij, pasi sezoni vjeshtor po troket dje dihet që shoqerohet dhe nga shirat.
Fusha e vjetër – Eshtë një investim me vlerën e 200 mijë eurove për sipërfaqen e kësaj fushe, e cila është bërë gati që të vishet me tapet sintetik. Bashkia e Kavajës, KF.Besa, presidenti i saj Nexhat Bizhdili kanë kërkuar që të shpejtohen punimet dhe ndoshta brenda dy javëve do të përfundojë kryerja e këtij detyrimi. Një ndihmë është pritur edhe nga FSHF-ja, për ta përshpejtur mbylljen e këtij investimi. Eshtë një nga impiantet në të cilin Besa ka shkruar ndër vite historinë e saj më të mirë, por që duhet vënë sa më shpejt në eficiencë, për të krijuar komoditetin e duhur skuadrës së të rriturve, po dhe ekipeve të moshave, për ndeshjet e kampionateve të tyre që kanë nisur tashmë. Vitet e fundit, Besa ka vuajtur veçanërisht në sezonin vjeshtor e dimëror, për të gjetur një fushë stërvitje normale. Ndoshta pikërisht per këtë arsye ka ardhur amortizimi më i shpejtë nga sa është menduar i fushës së stadiumit “Besa”. Në fushat e komunave Qerret e Synej, që janë shumja afër qytetit të Kavajës, tani gjendja e terreneve nuk është dhe aq e mirë si në Luz e Rrogozhinë, ku dy fushat e fundit janë të ekipeve që luajnë në kategorinë e dytë dhe janë më të pranueshme për kushtet që paraqesin.
Stërvitja – Seanca e djeshme ka shkuar mjaft mirë. Gjithçka po ecën mirë në proçesin e ndërtimi të një staratagjie efikase, për ta parapërgatitur me nivelin e kërkuar sfidën e radhës në Kavajë përballë Skënderbut. Gjendja fizike e futbollistëve, me përjashtim të Paulin Dhëmbit që ende stërvitet veçmas grupit është mjaft e mirë. Sikunder nuk ka asnjë mungesë dhe nga ndëshkimet me kartonat, që për fat nuk kanë qenë të shumta për ekipin në 4 javët e para. Të gjashte lojtarët, Mihani, Mancaku, Fagu, Arapi, Poçi e Vrapi kanë secili nga një karton të verdhë dhe nuk rrezikojnë asgjë për takimin e radhës. Formacioni – Ndoshta do të bëhet i qartë sot, ku mundet të luhet edhe një ndeshje miqësore me Egnatian e Rrogozhinës në fushën e kësaj të fundit. Besa ka përpara një takim të rëndësishëm dhe me një kundërshtar si Skëndërbeu i Korçës, që e ka vetëm një hap pas në renditjen aktuale, kështu që formacioni do të jetë i plotë, si në katër ndeshjet e para. Nga portieri Shehi që ka pësuar vetëm një gol në 4 javë dhe që në takimin e fundit me Tiranën ishte deçiziv me pritjen e atij 11-metërshi, që nuk e prishi bardhësinë e shifrave 0-0 të barazimit ndaj kampionëve në fuqi edhe në repartet e tjera, mbrojtja, mesfusha e sulmi, nuk mendohet se do të ketë ndryshime, të paktën deri më tani ku gjendja e lojtarëve kryesorë të formacionit bazë është mjaft e mirë.
Re: Lajme nga Liga Superiore
Posted: Fri, 25 Sep 2009 , 01:55
by fpjalmi
Ju tregoj rikthimin ne shtepi”
25 Shtator
Sina: nuk ehste njesoj si ne te shkuaren, por ketu jam gjithnje ne ambjentin tim te preferuar
Elvis Sina eshte rikthyer te Tirana vetem ne ditet e fundit te merkatos. Ka gjetur nje ambient ndryshe nga ai qe la kur u largua para tre viteve. Te tjere lojtar, tjeter atmosfere por per Sinen Tirana eshte e njejta, shtepia e tij dhe klubi qe e ka rritur su futbollist dhe qe I ka dhene nje numer te madh titujsh ne karrieren e tij. Eshte rikthyer te Tirana dhe ka arritur te zere vend ne formacion edhe pse pranon qe nuk ka ende formen e tij me te mire pasi gjate veres nuk ka zhvilluar nje faze pergatitore por vetem stervitje individuale.
Forma – Gjate veres Sina u largua nga Dinamo dhe per nje periudhe kohe ishte pa skuader çka e detyroi te stervitej individualisht ne pritje per te gjetur skuader. U rikthye ne shtepine e tij te Tirana dhe ka arritur te gjeje hapsira ne formacionin kryesor. Sina pranon qe I duhet edhe pak kohe e stervitje per te gjetur formen me te mire dhe per kete po punon fort. “Kam ardhur ne fund te merkatos, ne fund te veres te Tirana dhe vetem pas tre diteve stervitje me skuadren jam futur ne fushe. Nuk kam pasur kondicionin me te mire fizik ne keto jave te para por duke u stervitur them se gjerat po ndryshojn pozitivisht. E rendesishme eshte qe te punoj shume per te rekuperuar ditet e humbura gjate veres megjithese kam punuar individualisht”, eshte shprehur Sina.
Skuadra – U largua ne fund te sezonit 2007-2008 per tu aktivizuar ne vitin e kaluar te Dinamo e per tu rikthyer serish ne shtepine e tij te Tirana. 30-vjeçari pranon se kontigjenti I lojtareve qe skuadra ka ne perberje nuk eshte I njerti me ate çka ka pasur para dy sezonesh por ai shprehet se I njeh te gjithe lojtaret qe ka ne ekip pasi ka luajtur me pjesen me te madhe te tyre. “Nuk jane po ata lojtare qe kane qene ne kohen kur une luaja me Tiranen duke perjashtuar Nallbanin, Muken, Sefen apo dhe ndonje tjeter por pjesen me te madhe te ekipit I njoh pasi kemi luajtur bashke. Atmosfera eshte e njejte edhe pse disa gjera jane permirsuar ndjeshem. Tirana eshte shtepia ime ku jam rritur e formuar si futbollist. Gjithmone ndihem mire kur jam ketu. Kam gjetur nje skuader te kompletuar, me nje trajner qe do te thoja eshte nga me te miret qe me ka qelluar te punoj dhe per me teper çdo rol eshte I dubluar me dy lojtar çka do te thote se duhet te stervitemi fort per te merituar nje vend ne formacion. Eshte trajneri ai qe vendos e per me teper qe kampionati eshte I gjate dhe ka hapsira per te gjithe. Çdo lojtar eshte I nevojshem per nje ekip kampion dhe qe pretendon serish te fitoje jo vetem kampionatin por edhe kupen. Ne kete fillim kampionati kemi pasur shume mungesa dhe besoj qe me rikthimin e lojtareve si Memelli, Muka apo dhe Lila qe eshte I skualifikuar mund te kemi nje Tirane te frikshme ne fushe”, ka deklaruar Sina.
Karriera – Rikthimi te Tirana per Sinen nuk do te thote pak. Ai shprehet se edhe pse ka fituar nje numer te madh titujsh motivimi dhe oreksi per te fituar serish nuk I mungon. “Jam vetem 30 vjeç dhe te mendosh terheqjen nga futbolli eshte ende heret. Jam ne kulmin tim si futbollist dhe jam pjekur pas gjithe kesaj kohe qe un kam luajtur. Rikthimi te Tirana per mua do te thote nje mundesi per tu shpallur kampion e per te fituar te tjere trofe. Kam besim qe do te arrijme ta bejme ne kete sezon”, eshte shprehur 30-vjeçari.
Rivalet – Bardheblute ende nuk kane bindur ne keto jave te para te kampionatit dhe ne javen e kaluar barazimi me Besen ne “Qemal Stafa” eshte konsideruar si nje rezultat negativ. Dinamo dhe kavajasit kryesojne kampionatin me nga 10 pike por Tirana eshte vetem –3 pike ndaj tyre. “Dinamo dhe Besa jane dy skuadra te perforcuara ndjeshem gjate merkatos dhe do ti kemi rivale per titull. Nuk mund te le pa permendur edhe Vllaznine per traditen qe ka edhe pse deri tani nuk ka treguar forme te mire si skuader. Te gjithe duan dhe kerkojne ti afrohen titullit kampion por gara eshte e gjate dhe gjate rruges te gjithe tregojne per sa vlejne”,
Apolonia – Ne fundjave Tiranen e pret nje ndeshje mjaft e veshtire ne transferte perball Apolonise se Fierit. Per Sinen nuk do te jete e lehte por Tirana futet ne fushe per te marre tre piket e ne nje moment si ky bardheblute kane nevoje per te mos lene pike. “Nuk na lejohet nje tjeter hap fals e te mos marrim piket maksimale. Do te jete e veshtire pasi Apolonia ka ne skuader lojtare cilesore sidomos dy sulmuesit serb qe jane mjaft lojtar te rrezikshem. Do te kemi veshtiresi por na duhet te zgjidhimim kete takim per te fituar tre pikeshin qe vlen me shume se çdo gje tjeter”, ka perfunduar deklaraten e tij mbrojtesi I Tiranes Elvis Sina
Re: Lajme nga Liga Superiore
Posted: Fri, 25 Sep 2009 , 01:56
by fpjalmi
Dinamo ime është gjithnjë pretendente…”
25 Shtator Diop: Unë kam sezone që luaj këtu, jemi një ekip që rritemi vit pas viti.
Ka 4 sezone që luan me Dinamon dhe madje është shpallur kampion i kategorisë superiore dy sezone më parë. Në atë finale kur blutë mundnin Partizanin me rezultatin 2-1 në ndeshjen e fundit të kampionatit dhe fitonin titullin kampion. Madje ajo, sipas Diob ka qenë dita më e bukur e karrierës së tij si futbollist. Me një shqipe thuajse për tu admiruar, pasi përdor një gramatikë ndoshta më të mirë se edhe vetë shqiptarët që flasin me zhargon të përditshëm, Diob nuk ka problem aspak me komunikimin. Madje, duket se është edhe lojtari më i ingranuar në skuadrën e bluve. Trajneri Muça i ka gjetur një rol tjetër në skuadër, atë të mesfushorit “shkatërrues” së bashku me Allmuçën. “Më pëlqen ajo që bëj, përsa kohë skuara ime, Dinamo është duke ecur në rrugë të mbarë”, sqaron Diob. Nuk ka shumë fjalë, madje është nga ata që s’para flet shumë në lojë. Sigurisht ndonjë e sharë, gjithmonë në shqip i shpëton kur humbet ndonjë aksion. Por, gjithçka mbaron aty për aty. Sipas Diob ndeshja me Vllazninë ishte një nga ato ndeshje ku Dinamo duhet të jetë e kënaqur me barazimin. Ndërsa, për ndeshjen e ardhshme me Shkumbinin, ai ka dëshirë që të marrë 3 pikët, pavarësisht nga loja, qoftë kjo e bukur, apo e shëmtuar e skuadrës…
…
- Një barazim në “Loro Boriçi” të Shkodrës ndaj Vllaznisë. Çfarë mungoi për të shkuar tek fitorja?
- Goli. Mendoj se na mungoi vetëm fakti që nuk e çuam topin në rrjetë. Megjithatë, të jemi realistë, unë mendoj se ai barazim në Shkodër ishte shumë pozitiv për ecurinë e skuadrës. Të mos harrojmë që Vllaznia është një kundërshtar shumë i fortë dhe është një rivale për titull. Pra, sipas mendimin tim barazimi ishte një rezultat shumë i mirë për ne dhe nuk duhet ta quajmë si një sfidë ku kemi dështuar. Kemi marrë një pikë në fushën më të vështirë ndaj kundërshtarit më të vështirë. Nuk kemi pse qahemi. Në fund të fundit s’mund t’I fitojmë të gjitha ndeshjet, apo jo?
- Pra, mendoni se barazimi ndaj Vllaznisë është rezultat pozitiv, edhe pse sezonin e kaluar po kjo Dinamo, në 4 javët e para ka marrë 13 pikë?
- Nuk jemi më në sezonin e kaluar. Mos harroni që ne kemi zhvilluar katër ndeshje, por tre nga të cilat i kemi zhvilluar në transfertë dhe atje kemi marrë pikët maksimale. Pra, ajo që dua të them është se ne kemi arritur të përmbushim objektivin tonë në këto katër javë, sepse ndodhemi në vend të parë dhe realisht mendoj se jemi shumë mirë. Mund të bënim edhe më tepër dhe të fitonim në Shkodër? Sigurisht, por në fund të fundit futbolli kështu e ka. Nganjëherë edhe nëse zhvillon një lojë shumë të mirë nuk mund të fitosh dhe anasjelltas, mund të fitosh edhe duke zhvilluar një lojë të dobët. Sepse në këtë mes hyn nganjëherë edhe fati i një skuadre.
- Trajneri Muça ka deklaruar se nëse skuadra do të ishte më e vendosur, atëherë edhe mund të fitohej ndaj Vllaznisë…
- Nganjëherë vendosmëria nuk është e mjaftueshme. Pra, sipas meje, ne në Shkodër na mungoi vetëm goli. U munduam ta gjenim dhe loja ishte shumë e mirë. Por, Vllaznia është një kundërshtar i fortë dhe na i mbylli të gjitha hapësirat.
- 10 pikë në 4 ndeshje. Kjo Dinamo po ecën në rrugën e duhur?
- Unë e thashë edhe më përpara dhe do të vazhdoj ta them. Ne jemi brenda objektivit tonë dhe jemi duke ecur me një hap normal për një skuadër që pretendon të dalë kampione.
- Dhe sipas mendimit tuaj është Dinamo pretendente reale për të dalë kampione?
- Sigurisht që është. Kam shumë vite me Dinamon dhe them se kjo skuadër është gjithnjë pretendente për të dalë kampione. Kështu është edhe këtë sezon. Ne gjithmonë na kanë penalizuar ndeshjet e fillimit në çdo kampionat që nuk kemi arritur objektivin, sepse linim pikë në ndeshje që nuk duhej. Por tani mendoj se është ndryshe. Ne nuk do të lëmë më pikë në ndeshje të tilla dhe do i shikojmë të gjitha si finale.
- Diob që sezonin e kaluar po luan në një rol të ri në skuadër, në atë të mesfushorit. Si ju duket ky rol?
- Si çdo rol tjetër. Kam luajtur në një ndeshje sezonin e kaluar për arsye emergjence dhe trajneri Muça ka menduar se ky është pozicioni në të cilin mund të jap më shumë, duke parë edhe faktin se mbrojtja është ndoshta edhe reparti më i blinduar që ne kemi. Kemi pësuar vetëm një gol në katër ndeshje. Mendoj se kjo është shumë pozitive, apo jo. Unë ndihem shumë mirë në këtë rol, sepse në fund të fundit jemi profesionistë dhe dalim në fushë për të ndihmuar skuadrën. Kjo më mjafton.
- Besa, Tirana dhe Vllaznia. Kur do të shkëputet Dinamo nga këta rivalë?
- Unë mendoj që në këtë javë dhe në javët në vazhdim. Ne do të bëjmë lojën tonë dhe do të kërkojmë pikët maksimale në çdo ndeshje. Megjithatë mendoj se është akoma shpejt për të folur për fundin e kampionatit, apo shkëputjet që tani.
- Shkumbini është një kundërshtar, ashtu si të gjithë të tjerët?
- Një kundërshtar shumë i fortë dhe shumë i vështirë, edhe pse luajmë në ‘shtëpi’. Pra, sipas meje do të jetë një ndeshje e vështirë, por ne do të mundohemi ta kalojmë edhe këtë pengesë dhe të marrim 3 pikët
Re: Lajme nga Liga Superiore
Posted: Fri, 25 Sep 2009 , 01:56
by fpjalmi
E pakënaqur nga gjykimi,Lushnja proteston hapur
25 Shtator
Klubi: Do të bëjmë ankesë zyrtare edhe në FSHF, katër javët e para kanë qenë një “ferr”
Klubi lushnjar ka shprehur mjaft pakënaqësi në lidhje me gjykimet që i janë bërë skuadrës verdhëjeshile në këto katër javë të para të kampionatit. Nëpërmjet sekretarit të këtij klubi Ardian Prifti, bëhet e ditur dhe nëpërkëmbja e skuadrës nga gjykimet. “Po shohim që futbolli nuk po drejtohet nga individë me topin në zemër”, kanë thënë drejtuesit lagunarë. Sekretari i klubit lushnjar sulmoi ashpër dhe kryesorin Bogdani të ndeshjes Kamza-Lushnja. “Në pjesën e parë Bogdani ishte në nivelin më të mirë të mundshëm, ndërsa pas pushimit ai mori përsipër një fushatë të egër ndaj skuadrës sonë. Nuk e di ç’ndodhi me gjyqtarin pas pushimit. Ai ndryshoi në total gjykimin e ndeshjes. U dha një gol nga një pozicion i dukshëm jashtë loje, nuk u dhanë dy penallti në favorin tonë. Gjyqtari keqmenaxhoi këtë pjesë loje duke dëmtuar lojën efektive. Pamë lojtarë që simulonin dhe rrinin pa asnjë arsye të shtrirë në fushë. Nuk pamë një lojtar të mjekohej jashtë vijave të fushës. Sapo dilte jashtë për mjekim, menjëherë futej brenda në fushë. Gjyqtari na dha shumë kartona duke na dëmtuar dhe për ndeshjen e radhës. Gjithçka që ka ndodhur në mënyrë institucionale do të transmetojmë në FSHF” tha sekretari Prifti.
Pogradeci- Trajneri i Lushnjës, Artan Bano ka zhvilluar një test-kontrolli me skuadrën e tij verdhëjeshile, në kuadrin e ndeshjes me Pogradecin. Tekniku lushnjar u shpreh i kënaqur me përgatitjet e skuadrës. “Skuadra është sjellë serioze dhe profesioniste në përgatitjet për ndeshjen. Kemi mungesa të rëndësishme dhe do të lëvizim skuadrën nga brenda. Mund të thërrasim dhe futbollistë të rinj për t’u plotësuar. Arbrin e kam stërvitur në mënyrë të diferencuar, sepse ai ka një problem, por, besoj që do të jetë i gatshëm për të shtunën. Edhe kundërshtari ka mungesa të rëndësishme. Kështu që do të luajmë në kushte të barabarta. i kujtoj lojtarëve që ne jemi Lushnja dhe pavarësisht rrethanave në fushën tonë nuk duhet të diskutojmë askënd”, u shpreh numri një i pankinës verdhëjeshile Artan Bano.
Re: Lajme nga Liga Superiore
Posted: Fri, 25 Sep 2009 , 01:56
by fpjalmi
Partizani ndryshon me 4 lëvizje
Do të ndryshojë mbrojtja me dy elementë, mesfusha me një, dhe në sulm luan tani Asllani
Partizani vazhdon të ndryshojë nga java në javë. Të kuqtë ende nuk kanë arritur që të krijojnë një formacion bazë. Ka shumë lëvizje dhe prova. Edhe ekipi i kësaj fundjave pritet të ketë jo pak ndryshime. Shkak janë mungesat dhe rikthimet gjithashtu. Trajneri Eduart Zhupa ka filluar të provojë skemat për sfidën e së shtunës ndaj Beslidhjes. Tekniku nuk ka në dispozicion dy prej futbollistëve më të mirë të skuadrës. Kapiteni Luan Pinari është i pezulluar, ndërsa Egert Bakalli i dëmtuar. Për këtë ndeshje do të jetë gati Rigers Çeka, i cili është rikuperuar pas dëmtimit që e mbajti për tre javë jashtë fushave.
Ndryshimet – Zhupa zhvilloi dje një ndeshje kontrolli brenda grupit. Nga njëra anë formacioni që pritet të luajë ndaj Beslidhjes dhe nga ana tjetër rezervat. Për Pinarin duket se vendimi për pezullim nuk do të ndryshojë. Kapiteni është përfshirë dje në skuadrën e rezervave, çka do të thotë se do të mungojë ndaj Beslidhjes. Në mbrojtje mungon edhe Bakalli që është i dëmtuar në kavilje. Në këtë repart trajneri pritet të aktivizojë dy të rinj. Beqiri në të djathtë, Sheta e Pashaj në qendër, ndërsa Hithi në të majtë. Për Beqirin dhe Hithin do të jetë hera e parë që luajnë nga minuta e 1. Pashaj thjesht do të spostohet në vend të Pinarit, pasi vendi i tij është në të djathtë. Në mesfushë rikthehet Çeka. Në qendër ai do të luajë së bashku me Ishka, Karapici në të majtë dhe Agolli që rikthehet në formacion në të djathtë. Dyshja e sulmit do të përbëhet nga Bejzade-Asllani. Duket se trajneri nuk do ti besojë Dashit nga minuta e parë. Në portë duket se Sejdo e ka fituar tashmë duelin me Xhikën. Në ndeshjen e kontrollit, formacioni i parë është paraqitur mirë. Në pjesën e parë kanë shënuar nga një gol Agolli, Bejzade e Asllani. Në pjesën e dytë, trajneri Zhupa ka bërë disa zëvendësime duke aktivizuar edhe lojtarë të rinj.
Skuadra – Gjatë këtyre katër javëve të para, trajneri Zhupa ka aktivizuar shumë lojtarë të rinj. Shkëmbi, Beqiri, Hithi, Agolli apo edhe disa të tjerë janë provuar nga trajneri Zhupa në takimet e kampionatit që janë zhvilluar deri tani. Sa për arsye dëmtimesh, kartonash apo edhe çështje besimi, trajneri Zhupa nuk ka pasur asnjë formacion të njëjtë në katër sfidat që janë luajtur deri tani. Duket se kryepankina e “demave” do të vazhdojë të provojë thuajse çdo javë. Të paktën edhe për dy ndeshjet në vazhdim. Deri në transfertën e Gjirokastrës ka ende probleme në skuadrën e Partizanit.
Re: Lajme nga Liga Superiore
Posted: Fri, 25 Sep 2009 , 02:00
by fpjalmi
Shehi: Kujdes nga morali i lartë i Skënderbeut!
“Gardiani” durrsak Orges Shehi mbetet pa dyshim “dryni” dhe siguria e prapavijës verdhezi
Jo vetëm se priti atë 11-metërsh në “Qemal Stafa” ndaj Tiranës, por Orges Shehi deri tani ka treguar se mbetet blerja më e qëlluar e presidentit të Besës, Nexhat Bizhdili. Në jo pak raste pritjet e tij vendimtare i kanë dhënë siguri dhe besim ekipit kavajas për të kërkuar rezultat pozitiv. Ka pësuar vetëm një gol dhe atë në Peqin në minutat shtesë, për më tepër pas gjuajtjes së dytë të Mustafajt. Askush më mirë se ai, falë përvojës, nuk mund të japë një mendim realist për sfidën e radhës me Skënderbeun.
? Në “Qemal Stafa” merituat duartrokitjet e mbi 1500 tifozëve verdhezinj, tek pritët atë 11-metërsh ndaj Tiranës…?
- Ishte fundi i pjesës së parë dhe një moment vendimtar për fatet e lojës. Sigurisht, bëra detyrën time dhe besova se pas kësaj Besa do ta fitonte takimin. Mendova se Tirana u godit psikologjikisht, por ne nuk mundëm të përfitonim. Pavarësisht kësaj, barazimi në Tiranë është një rezultat pozitiv, që na la përsëri në krye dhe të pamposhtur në katër javë.
? Kundërshtari i radhës është Skënderbeu. Me 9 pikët e grumbulluara ju kërcënon për kreun, kur keni 10 të tilla…?
- Nuk është problemi se na kërcënon për vendin e parë, po Skënderbeun unë e shoh si një ekip që po kalon momentin e tij më të mirë. Ka realizuar tri fitore dhe me gola. Në Kavajë vjen me moral të lartë, sepse fundja s’ka çfarë të humbasë. Edhe nëse mundet, ka një arsye e justifikim, sepse u mund nga Besa. Po për ne nuk ka justifikim nëse gabojmë.
? E çfarë kërkohet që të mos gaboni?
- Së pari, e mbi të gjitha, një vlerësim real e angazhim maksimal në fushën e lojës. Për mua, tri pikët janë po tri si në Kavajë, si në Peqin ku i morëm, po ashtu kushtojnë nëse i lë. Të gjitha ekipet janë forcuar. Ju na patë se sa të vështirë e patëm me Laçin, ku fituam me një gol e disa prisnin ndoshta fitore të thellë. Pra, thelbi është vlerësimi njësoj i të gjithë kundërshtarëve.
? Pra, tifozëria kavajase do të presë fitoren e radhës?
- E çfarë të presin tjetër? Kur korçarët me të drejtë kërkojnë të mos dalin pa pikë në Kavajë, po ne që luajmë në fushën tonë dhe kryesojmë me meritë kampionatin, çfarë duhet të bëjmë? Nëse gjithçka ecën sipas parashikimeve tona, që do të thotë angazhim maksimal dhe pa asnjë gabim, besoj se i kemi kualitetet dhe mundësitë për ta fituar takimin. Takimi me Skënderbeun ka rëndësi jo të vogël, sepse na lë përsëri në kryesim me Dinamon.
? Keni provuar disa fanella. Mund të bëni ndonjë vlerësim për këto muaj verdhezi?
- Jo se e them unë, por me sa kam folur edhe me shokë e kolegë, kushdo që ka firmosur me presidentin Bizhdili, ka qenë mjaft i kënaqur si tek asnjë klub tjetër. Unë jam familjar dhe s’luaj për karrierë, por e kam profesion që ushqej familjen, ashtu si edhe mjaft futbollistë. Dua të them se korrektësia financiare e zotit Bizhdili, njohjet më parë me Xhafajn, Fagun, Mancakun, Vrapin e të tjerë, ma bëjnë më komode qëndrimin te Besa, pa folur për ish-trajnerin tim dhe aktual, Shpëtim Duron. Me pak fjalë, ndihem mjaft mirë falë edhe një tifozërie vërtet të zjarrtë dhe dashamirëse.
Re: Lajme nga Liga Superiore
Posted: Fri, 25 Sep 2009 , 02:01
by fpjalmi
Shoshi: Tirana e motivon dyfish Apoloninë
Qendërmbrojtësi fierak Mariglen Shoshi shprehet se ekipin nuk ka nevojë ta motivosh këtë javë
Apolonia e ka lënë pas humbjen me Laçin për javën e katërt dhe ka filluar të mendojë në mënyrë të menjëhershme dhe mjaft seriozisht për takimin e radhës, atë me Tiranën. Kundër bardhebluve kampionë të Shqipërisë, fierakët do të kishin mundësinë të rehabilitoheshin pas një ndeshjeje të përjetuar keq në Laç dhe kjo do të kërkohhet përmes lojës dhe jo vetëm. Pavarësisht se për forcë të zakonit duhet një deklarim për ndeshjen, fierakët nuk nguten që ta bëjnë diçka të tillë, por preferojnë më mirë të rrisin përkushtimin e tyre në përgatitje dhe të mos bëjnë përcaktime.
Kjo nuk ndodh për të qenë të kujdesshëm dhe për ruajtje të etikës, por është mjaft e vështirë të shprehesh dhe të deklarohesh përpara një ndeshjeje që duhet të luash kundër Tiranës. Dhe fierakët kanë vendosur që të mos gënjehen nga ana e jashtme dhe ajo që është evidente te skuadra e Tiranës, e cila vuan disa mungesa jo pak të rëndësishme në përbërjen e vet e, megjithatë, mbeten kampionët e Shqipërisë dhe kjo është më se e mjaftueshme.
Do të duhet që në fushë të zbresë një ekip i motivuar dhe i përgatitur për të luajtur në nivelet e duhura kundër bardhebluve dhe trajneri Karishik ka nisur ofensivën e tij në këtë drejtim, për të bërë skuadrën e duhur. Edhe lojtarët e Apolonisë e kanë të qartë përgjegjësinë që kanë për këtë takim dhe janë të gatshëm ta përballojnë këtë sfidë të vështirë për ta.
Zëvendëskapiteni i fierakëve, qendërmbrojtësi Mariglen Shoshi, flet në emër të ekipit se do të luhet për emrin e skuadrës dhe se do të luajnë me më të mirën e mundësive të tyre. Sipas Shoshit, nuk duhen bërë diferencime në ndeshje të lehta dhe të vështira, pasi të gjitha takimet janë të rëndësishme, por, gjithsesi, Tirana kërkon një vëmendje dhe një trajtim të veçantë. “Sigurisht që do të ishte më mirë që të mos kishim ardhur pas një rezultati dhe një ndeshjeje të tillë si ajo e Laçit, por kjo nuk do të thotë asgjë në lidhje me ndeshjen me Tiranën.
Tradicionalisht, Tirana ka qenë skuadra pretendente numër një për fitimin e titullit kampion në Shqipëri dhe ekipi që u ka dhënë tonin kampionateve shqiptare. Kundër bardhebluve, të gjitha ekipet përpiqen të jenë të kujdesshme dhe të japin maksimumin e mundësive të tyre. Apolonia ka mundësinë e saj të ngjitet në nivele të mira të paraqitjes së saj dhe ne po përgatitemi për të qenë të gatshëm të luajmë një ndeshje të karikuar maksimalisht që nga e para minutë.
Eshtë një takim i vështirë dhe kjo gjë nuk do fjalë të tepërta, por çdo ndeshje kërkon përgatitje të lartë, aq më tepër Tirana. Synimi ynë, ashtu si dhe në të gjitha ndeshjet që kemi luajtur apo do të luajmë më vonë, është ballafaqimi sa më i mirë dhe sa më i frytshëm. Apolonia nuk e ndan asnjëherë lojën nga rezultati, por nuk do të më pëlqente që të bëja ndonjë parashikim të nxituar, pasi më duket herët. Do të preferoja që ta jepte fusha versionin për këtë takim,” ? është shprehur qendërmbrojtësi i Apolonisë, Mariglen Shoshi.
Re: Lajme nga Liga Superiore
Posted: Fri, 25 Sep 2009 , 02:02
by fpjalmi
Trajneri Ilir Qirjako ka ngritur tonet për lojën e dobët në Korçë
Qirjako kritikon ashpër lojtarët e Gramozit
Humbja e thellë dhe e papritur e skuadrës kolonjare në ndeshjen e javës së katërt ndaj Skënderbeut është analizuar nga stafi teknik i Gramozit. Dje, para stërvitjes, trajneri Ilir Qirjako, ndihmësit e tij Aliko dhe Hitaj, si dhe drejtori teknik Altin Hodo, duke pasur edhe pamjet filmike, kanë zhvilluar analizën me futbollistët, që si asnjëherë tjetër, ka qenë tepër e ashpër dhe ka zgjatur 1 orë e pak. Gjatë analizës, ku shpesh janë ngritur edhe tonet, në shënjestër është vënë edhe mungesa e përgjegjësisë dhe karakteri i dobët i lojtarëve në fushën e lojës, sidomos ai i repartit të mbrojtjes. Ashtu siç pritej, njëshi i stolit kolonjar ka qenë tepër kritik me të gjithë titullarët, të cilët i cilësoi fajtorë të asaj çka ndodhi në Korçë
Trajneri Qirjako u ka kërkuar të gjithë futbollistëve që në të ardhmen të impenjohen maksimalisht, përballë kujtdo kundërshtari. “Duhet ta respektoni fanellën e Gramozit dhe presidentin, ashtu siç bën klubi dhe presidenti me gjithë secilin prej jush, duke qenë tepër korrekt. Në Korçë ekipi ynë nuk ka luajtur futbollin që pritej, sidomos reparti i mbrojtjes ka bërë gabime trashanike.
Nëse nga të tilla gabime nuk nxjerrim mësime për të ardhmen, zor se mund të ecim sipas parashikimeve,” - u ka thënë me tonë tepër të ashpra trajneri Qirjako futbollistëve të tij. Më tej, gjatë analizës, trajneri është ndalur dhe në lojën e secilit prej futbollistëve. Ai ka qortuar një nga një të gjithë protagonistët e ndeshjes me Skënderbeun, duke dhënë shpjegimet për gabimet e dhëna. Lojtarët i kanë pranuar përgjithësisht gabimet. Qirjako në fund ka dhënë udhëzimet e nevojshme për programin stërvitor për ndeshjen e së shtunës me Flamurtarin. Pritet që deri në prag të kësaj ndeshjeje të mos ketë asnjë tolerim në stërvitje dhe gjatë javës të bëhen ndryshime të tjera për të rregulluar imazhin e prishur në javën e fundit nga Gramozi.
Re: Lajme nga Liga Superiore
Posted: Fri, 25 Sep 2009 , 02:02
by fpjalmi
Zhbllokohet sulmi fierak
Më në fund, në javën e katërt të kampionatit, ofensiva fierake është kthyer te goli, pasi i kishte munguar në javët e mëparshme. Kështu, kanë qenë të dy futbollistët serbë të vijës së parë që kanë shënuar në portën e Llanit të Laçit. Kapiteni Sead Haxhibuliç është treguar i saktë nga pika e bardhë e penalltisë së fituar nga sulmuesi Brkiç, ky i fundit autor i golit të dytë të Apolonisë. Megjithatë, golat e dy sulmuesve fierakë kanë qenë të pamjaftueshëm për Apoloninë, pasi janë zhvleftësuar nga gjykimi tendencioz i ndeshjes.
Re: Lajme nga Liga Superiore
Posted: Fri, 25 Sep 2009 , 02:03
by fpjalmi
Memushi iku nga Flamurtari, “Kali i Trojës” ka mbetur aty
Flamurtari i këtij sezoni duhej të ishte më i miri, logjikisht, jo se kështu mendoj unë apo edhe shumë të tjerë, por sepse vjen si produkt i një investimi disavjeçar. Veçanërisht pas asaj fitoreje me Tiranën, në premierën e këtij kampionati, brenda në “Qemal Stafa”, të gjithë e konsideruam skuadrën vlonjate me petk pretendenteje serioze. Edhe specialistët e futbollit nënvizuan pas ndeshjes në fjalë se ky Flamurtar do të sulmonte edhe trofetë. Por nuk paska qenë e thënë që jetë vërtet kështu, pasi ajo fitore plot shkëlqim ndaj Tiranës mbeti si relike. Bilanci i fillimkampionatit flet qartë dhe ka kthyer në kampin vlonjat atë atmosferë mbytëse dhe jo pak të rëndë, që përcolli edhe humbjen e thellë 8-1 të Flamurtarit në Skoci. Nga katër ndeshje, tri humbje, dy prej të cilëve brenda në shtëpi, me rezultat të pastër 3-0 (me Dinamon dhe Teutën), nuk i shkojnë për shtat një skuadre si Flamurtari. Jo vetëm nga emri që ka, por edhe nga investimi i bërë për këtë skuadër nga presidenti Shpëtim Gjika dhe tërë strukturat përkatëse në Vlorë. Kaq mjaftoi që trajneri Memushi të ikte nga stoli kuqezi. Duke marrë përsipër përgjegjësitë e rezultateve negative, pavarësisht se përgjegjësia ka shumë aktorë në një skuadër futbolli, si lojë kolektive që është. Megjithatë, kjo dorëheqje e Memushit gjykoj se ishte largim i paragjykuar, i parapërgatitur, rezultat i një ambienti aspak sportiv dhe konkurrues, por ndoshta i përgatitur skutave të errëta, apo prapaskenave alla Vlora. Në kësi rastesh, pasi largohet trajneri, shumë besojnë se u gjet zgjidhja, u gjet fajtori, duhet të shpresojmë e besojmë se në vijim Flamurtari do të bëjë namin.
Nëse do të fokusohemi te një fajtor i vetëm, fjala vjen vetëm te Memushi i dorëhequr, nuk e kemi vënë gishtin në plagë. Pavarësisht se kudo, në rastet kur një ekip futbolli nuk ka rezultate, i pari që e pëson është trajneri, jam absolutisht kundër shfajësimit të të tjerëve, qofshin këta individë të veçantë, por edhe struktura përgjegjëse të futbollit vlonjat. Nëse do të kujtojmë disa ndeshje të drejtuara nga Memushi, Flamurtari ka bindur në aspektin tekniko-taktik, në mbulim, agresivitet, kundërsulm, presing apo në të ashtuquajturën lojë plot temperament. Prandaj, përgjegjësia nuk mund të lokalizohet totalisht te trajneri vlonjat i dorëhequr, pasi Memushi meriton një bravo të madhe. Ai është futur tashmë në grupin e trajnerëve shqiptarë me të ardhme, apo më saktë, rreshtohet denjësisht në aradhën e kolegëve të vijës së parë. Edhe përse kishte një “Kalë Troje”, që e largoi Memushin, siç ndodh rëndom në futbollin shqiptar, sa u përket raporteve trajner-lojtarë, ai implementoi dhe po realizonte me besim e kurajo profesionale investimin e presidentit Shpëtim Gjika. Një investim sa ekonomik, po aq edhe moral, që iu besua Memushit, bashkë me ndihmësit e tij. Ishte puna e Memushit, bashkë me ndihmësit e tij, pa mohuar edhe strukturat e tjera të klubit, që i sollën një trofe qytetit të futbollit modern pas 20 e ca vitesh. Dhe pa dyshim, në krye të këtij suksesi qëndron Memushi, gjenerali që udhëhoqi lojtarët kuqezinj, drejtoi Flamurtarin e zemrës së tij drejt trofeut të Kupës së Shqipërisë. Vetëm për këtë fakt Memushi nuk e meritonte largimin pas katër javësh kampionat. Gjithsesi, sportdashësit vlonjatë duhet t’i thonë “faleminderit Memushi”, sepse ai tregoi se përtej një trajneri profesionist, qe një vlonjat i vërtetë, që donte më shumë Flamurtarin sesa postin, se përtej “miqve” të prapaskenave, ai mendonte për të ardhmen e Flamurtarit të Vlorës. Sidoqoftë, Memushi u largua vetë, për të mos e mbajtur të tendosur situatën në kampin vlonjat, çka ia rrit akoma më shumë portretin moral, mbi të gjitha, por e keqja qëndron sërish aty. Nëse Shpëtim Gjika akuzon se dikush ka punuar kundër interesave të Flamurtarit, kuptohet se diçka serioze e mundon skuadrën vlonjate. Në këtë pikë, më duhet të kujtoj barcaletën vlonjate të autobusit, të cilin donin ta bënin të ecte gjerazi, pasi të gjithë donin vendin e parë në të. Kështu më duket se ndodh edhe me specialistët e futbollit të Vlorës, që duan të jenë në timon, duke e dëmtuar rëndë skuadrën e zemrës me “Kalin e Trojës”. Dhe përfundimi është një dhe i vetëm: Tradhtari, i tradhtuari, i dëmtuari është Flamurtari, por edhe investimi ekonomik, njerëzor, moral, kohor i Shpëtim Gjikës. Pas kryebashkiakut-president ndihen të tradhtuar me radhë të tjerët, që nga Memushi i dorëhequr, deri te punëtori i fushës. Sinqerisht jam ndier keq pas tri humbjeve të çuditshme të vlonjatëve, teksa në një studio televizive më dridhej zëri kur komentoja golat e pësuar në portën e Moçkës. Jo pse po mundej Flamurtari, por sepse isha i bindur që nuk ishte ky ekipi vlonjat anti-Tiranë. Gjithçka luhej sipas një skenari, që dukej se kishte synim kryesor largimin e trajnerit. Skenar i cili u përfundua me sukses nga futbollistë të papërgjegjshëm, pjesë të klaneve anti-Flamurtar, të cilët paguhen jo për t’i futur “shkopinj nënë rrota” ekipit të tyre. Natyrisht, grindjet brenda grupit apo trajner?lojtarë janë hasur shpesh, por Flamurtari ka institucione si klub, ndaj përplasja e ideve ballë për ballë do të qe rruga e duhur. E kundërta, duke shitur klubin, skuadrën, është një sjellje më shumë se e turpshme.
Memushi iku duke mbyllur gojën, duke mos thënë të vërtetën, ashtu si shumë kolegë të tjerë shqiptarë. Ndoshta ra dakord me dhimbjen e presidentit, se dikush, diku, nuk e donte si trajner të Flamurtarit. Pavarësisht se e dërgoi Kupën e Shqipërisë në Vlorë pas shumë viteve pritjeje. Një lloj besëprerjeje nga të tijtë, nga ata që e rrethonin Memushin në punën e tij, apo produkt i prapaskenave alla shqiptare, kjo ka pak rëndësi tani. E dhimbshme është se në futbollin shqiptar vijojnë ta bëjnë ligjin futbollistë të papërgjegjshëm, që në vend të stërviten e të luajnë sikurse paguhen, si profesionistë, ngrenë kurthe e largojnë trajnerë sa herë t’u teket. Derisa “bishti të jetë më i rëndë se sqepari”, jo Flamurtari, por edhe tërë skuadrat e tjera shqiptare nuk do të bëhen pjesë e profesionalizmit, pa të cilin nuk mund të ketë suksese në futboll
Re: Lajme nga Liga Superiore
Posted: Fri, 25 Sep 2009 , 14:17
by Admin
O Fpjalmi mos i perzij postimet naqe, ktu asht tema per Superligen e lajmet e lajmet per kategorine e pare mundesh me i vu tek tema e vet a ja ktu......
Re: Lajme nga Liga Superiore
Posted: Fri, 25 Sep 2009 , 22:31
by fpjalmi
ne rregull admin
Re: Lajme nga Liga Superiore
Posted: Sat, 26 Sep 2009 , 03:49
by fpjalmi
Gjyqtarët e javës së V-të
nga AlbaniaSoccer E premte, 25 Shtator 2009 17:28
Renditja e përdoruesit: / 1
DobëtMirë
Arbitrat kryesor të ndeshjeve të javës së V të Kategorisë Superiore :
Gramozi - Flamurtari – Sadiku
Besa - Skënderbeu – Taullau
Apolonia – Tirana – Jorgji
Kastrioti – Laci – Jareci
Dinamo – Shkumbini – Hoxha
Teuta – Vllazia – Pashaj
Të gjitha ndeshjet do të luhen nesër në orën 16:00’
Re: Lajme nga Liga Superiore
Posted: Sat, 26 Sep 2009 , 03:49
by fpjalmi
Apolonia me mungesa ndaj Tiranës
nga Klevis Bejkolli E premte, 25 Shtator 2009 13:15
Skuadra e Apolonisë ka zhvilluar sot paradite stërvitjen e fundit para përballjes së vështirë që ka nesër me kampionët e vendit. Trajneri Karishik ka bërë disa ndryshime taktike të detyruara këto dhe nga mungesat e shumta që ka. Për ndeshjen e nesërme të sigurta janë mungesa e Hotit, Kelmendit dhe Gramit. Gjithashtu në mëdyshje është dhe mesfushori Haxhibulici pasi ka një kontraktim të kofshës. Skuadra e Apolonisë është e grumbulluar në hotel “Silvi” në rrugën e Patosit.
Re: Lajme nga Liga Superiore
Posted: Sun, 27 Sep 2009 , 22:10
by fpjalmi
Superlige, kreu nuk ndryshon
26/09/2009 18:20
Dinamo dhe Besa vazhdojne serine e fitoreve dhe kryesimin e Superliges, nderkohe qe Apolonia ka mposhtur 2-0 Tiranen, duke u ngjitur ne vendin e 3 dhe vene ne rrezik vazhdueshmerine e Loncarevic si trajneri i bardhebluve.
Kryeqytetasit e Muces, nuk kane kursyer as Shkumbinin me 10 lojtare, duke mundur keta te fundit 2-1 ne “Qemal Stafa”.
Blute kane zhbllokuar rezultatin vetem 4 minuta para perfundimit te pjeses se pare, fale Elis Bakajt.
Duke mos mjaftuar humbja 1-0, Shkumbini detyrohet qe te luaje 30 minutat e fundit me 10 lojtare pas daljes me te kuqe te Capjes.
Duke perfituar nga epersia numerike, Dinamo shfaqet me e rrezikshme, madje shenon serish ne te 78 minute me ane te Elis Bakaj.
Atehere kur mendohej se ndeshja do te mbyllej me kete rezultat, Rekal shenon golin e vetem per Shkumbinin, gol qe nuk sherben me shume sesa per statistike.
Edhe Besa ka fituar ne javen e 5, 1-0 me Skenderbeun. Edhe pse me veshtiresi, kavajasit e Duros kane arritur te marrin 3 piket fale golit te Xhafaj ne pjesen e pare.
Surpriza e kesaj jave eshte Apolonia e cila ka mundur 2-0 Tiranen e Loncarevic.
Vetem 6 minutat e fundit i kane mjaftuar fierakeve te cilet brenda ketij harku kohor kane shenuar 2 here me Meto dhe Berkic.
Teuta ka fituar 1-0 me Vllaznine, duke thelluar akoma me shume krizen te shkodranet te cilet kane 3 jave qe nuk po arrijne te fitorja. Gugash Magani e ka nisur me humbje aventuren e tij te Flamurtari.
Skuadra vlonjate eshte mundur 2-0 nga Gramozi, rezultat ky qe i ngjit keta te fundit ne vendin e 8, nderkohe qe fundos Flamurtarin ne fund te klasifikimit.
Sfida e vetme e javes se 5 qe ka perfunduar ne barazim dhe pa u shenuar asnje gol eshte ajo mes Kastriotit dhe Lacit.
Re: Lajme nga Liga Superiore
Posted: Sun, 27 Sep 2009 , 22:16
by fpjalmi
Apolonia, leksion pretendenteje Tiranës
Autori: Bujar Rama
Data: 27/09/2009
Version Print
Fierakët mposhtin në shtëpinë e tyre kampionët, duke konfirmuar hapur ambiciet e tyre
Një ndeshje që i kishte ruajtur kulmet e veta pikërisht në minutat "in extremis". Apolonia ka arritur një nga fitoret më të bukura të saj, duke mposhtur pikërisht kampionët në fuqi, Tiranën. Bindës, në lojë dhe në rezultat. Një ndeshje që ka folur e gjitha për vendasit, të cilët kanë mundur t’i ngrenë "kurthin" e radhës në shtëpinë e tyre edhe për tiranasit, të cilit kishin ardhur me shumë trumbetim për të marrë një fitore në Fier. Por gjithçka ka qenë në favor të fierakëve, të cilët e kanë ndërtuar gradualisht lojën e tyre, deri në marrjen e tri pikëve. Ka qenë një fitore e sigurt dhe me shifra diktuese e vendasve. 2?0 ndaj bardhebluve është një rezultat i lakmueshëm nga shumë ekipe. Në spektrin e kronikës së lojës, Apolonia e ka kërkuar golin, por pa pasur rrezikshmërinë e duhur në pjesën e parë. Deri në minutën e 20 të, ishin miqtë nga Tirana që kanë luajtur më mirë dhe kanë pasur më shumë aksione në drejtim të portës së Haxhos, ndërsa më pas, Apolonia do të baraspeshojë dhe do të ketë mundësitë e veta. Megjithatë, pjesa e parë mbyllet në barazim, në një lojë të barabartë dhe mjaft korrekte. Në pjesën e dytë, qysh në fillim bie në sy këmbëngulja e vendasve, të cilët pasi kanë studiuar lojën e Tiranës, kanë rritur pretendimet e tyre për të kërkuar fitoren. Por edhe bardheblutë nuk rrinë "duarkryq". Lonçareviç ka hedhur në fushë Muzakën dhe pastaj edhe Abrahamin e Malindin, por janë fierakët ata që kanë korrektuar gjithçka nga pjesa e parë dhe kontrollojnë në çdo sektor të fushës. Në një moment të caktuar, kapiteni Haxhibuliç ka ngritur në këmbë tifozërinë fierake e cila ka qenë e pranishme si rrallëherë, një numër rekord në stadium, por lojtari i Apolonisë ka gabuar pikërisht në fund. Tirana e ndien se po i rrëshqet edhe barazimi nga duart dhe është konfuze në sulm, duke filluar të mëndojë më shumë për mbrojtjen. Por sërish Apolonia vazhdon të jetë edhe më kërkuese. Ka qenë Meto që ka çliruar në fillim fierakët me golin e tij dhe pastaj Brkiç i ka dhënë kësaj fitoreje peshën e një rezultati autoritar dhe më së të merituar. Pjesën e dytë, me lojën që ka zhvilluar, Apolonia ka bërë që Tirana të "firojë" në fushë dhe të mos kishte asgjë të përbashkët me emrin e kampionëve të Shqipërisë. Një fitore që përligj faktin se Apolonia nuk fal në "shtëpinë" e vet përballë çdo kundërshtari, sado i vështirë që të jetë, por "molla e ndaluar" mbetet sërish transferta, atje ku Apolonia e komprometon paraqitjen e vlerësueshme që bën në "Loni Papuçiu". Megjithatë, i duhet të provojë sërish dhe jo më larg se "stacioni" më i afërt, Skënderbeu i Korçës.
Deklarojnë…
Esad Karishik, trajner i Apolonisë: "Ishte një fitore shumë e rëndësishme për tifozët tanë, për skuadrën tonë, për mua, për të gjithë ne. Me sa di unë, në pesë ndeshjet e fundit, ne kishim dalë jo vetëm të humbur, por nuk kishim mundur t’i shënonim Tiranës asnjë gol. E kontrolluam mirë lojën dhe diktuam me ritmin e duhur, duke e merituar fitoren. Kemi pasur edhe raste të tjera dhe mund të kishim një rezultat akoma më të mirë, por ky është futbolli. Ne kemi humbur në fund të takimit në Shkodër dhe kemi fituar në fund ndaj Tiranës. Shpresoj të kemi lojëra të tjera të niveleve të tilla dhe me rezultate të tilla."
Ilija Lonçareviç, trajner i Tiranës: "E përgëzoj Apoloninë për fitoren e arritur. Me të njëjtën dëshirë e qëllim për të marrë fitore, erdhëm edhe ne në Fier. Në pjesën e parë, skuadra jonë luajti mirë, por jo aq sa Apolonia në pjesën e dytë. Futbolli të ndëshkon në raste të tilla, pasi duhet luajtur 90 të minuta të plota. Megjithatë, nuk duhet të demoralizohemi. Te skuadra jonë vihen re se ka probleme në lojën sulmuese, gjë që nuk është vetëm e këtij takimi. Do të kërkojmë që shumë gjëra të ndryshojnë në mënyrë të menjëhershme shumë shpejt. I uroj suksese skuadrës së Apolonisë."
Të veçanta
- Në tribunën "VIP" kanë qenë të pranishëm presidenti i nderit të Apolonisë, Koço Kokëdhima, presidenti, Endri Puka, presidenti i Tiranës, Refik Halili, kryebashkiaku i Fierit, Baftjar Zeqaj, presidenti i gjyqtarëve shqiptarë, Tahir Kastrati etj. Gjithashtu, ka rënë në sy edhe prania e ish?trajnerit të Flamurtarit, Eqerem Memushi.
- Grupimi i tifozëve të Apolonisë, "Brigada C", ka shpalosur një flamur të madh me siglën "FAN KLAB APOLONIA".
Re: Lajme nga Liga Superiore
Posted: Sun, 27 Sep 2009 , 22:16
by fpjalmi
vllaznia dhe tirana pertoke
Re: Lajme nga Liga Superiore
Posted: Sun, 27 Sep 2009 , 22:21
by fpjalmi
nga Klevis Bejkolli E diel, 27 Shtator 2009 09:52
Mbrojtësi i Gramozit të Ersekës, Klodian Semina ka thënë për Albaniasoccer.com se : “ E parandjeja fitoren më skuadrën e Flamurtarit. Ishte një ndeshje përfekte për ne dhe e interpretuar nga të gjithë futbollistët në mënyrën më të mirë.Ishte fitorja e parë e Gramozit në Superlig dhe u arritë para tifozërisë së saj të mrekullueshme. Na presin e shumë ndeshje të tjera të vështira, por kjo fitore na ka ngritur shumë moralin dhe skuadra po përshtatet mirë më idenë që jemi në Superlig”.
Në përfundim të ndeshjes me Flamurtarin lojtarët e skuadrës së Gramozit janë shpërblyer me nga 100-mij lek. Premiot janë shpërndarë diret nga drejtuesit e skuadrës.
Re: Lajme nga Liga Superiore
Posted: Mon, 28 Sep 2009 , 21:19
by Miri
Agim Canaj është trajneri i ri i Gramozit
Agim Canaj është trajneri i ri i Gramozit, duke zëvendësuar në bankinën Ilir Qirjakon. Është paksa befasuese ky zëvendësim, nisur dhe nga fakti se të shtunën e kaluar, Gramozi fitoi 2-0 me Flamurtarin.
Gjithsesi, me vetëm 5 pikë në po aq javë, drejtuesit e klubit kolonjar kanë menduar t'i japin një profil më agresiv skuadrës së tyre dhe personaliteti e kapaciteti një trajneri me përvojë të madhe me ekipet e vogla, si ai i Agim Canajt, përmbush kriteret e klubit të mbështetur financiarisht nga kompania "Taçi Oil International".
Ilir Qirjako bëhet kështu trajneri i tretë këtë sezon që largohet nga drejtimi i një skuadre të Superligës, teksa më parë kanë dhënë dorëheqjen Gugash Magani nga Shkumbini (aktualisht drejton Flamurtarin) dhe Eqerem Memushi nga Flamurtari.
Agim Canaj ka një karrierë të pasur si trajner, teksa për vlonjatin numërohen skuadra të tilla si Dinamo, Shkumbini, Flamurtari, Besa. Skuadra e fundit që ka trajnuar Canaj është Vllaznia, por tekniku u zëvendësua më pas te kuqeblutë shkodranë nga malaziasi Dervish Haxhiosmanoviç.
Gramozi në javën e 6-të do të përballet me Besën, që nga ana e saj bashkëkryeson me Dinamon (nga 13 pikë) e që nuk ka pësuar asnjë humbje në pesë javët e para. Një debutim i vështirë për Canaj përpara publikut të zjarrtë kolonjar.