Page 84 of 230

Posted: Sun, 14 Dec 2008 , 17:45
by vllaznia1919
Boaduja po na nderon.Blemje shum e mire,megjithse jo per bravur te drejtusve tone.

Posted: Sun, 14 Dec 2008 , 22:42
by GOLDIAN
ishalla spo na ik ne janar

Posted: Mon, 15 Dec 2008 , 03:28
by fpjalmi
Marshon Vllaznia, vendos ganezi Boadu






Vllaznia duhet t’i falet ganezit Xhejms Boadu, i cili në mungesë të goleadorit Vioresin Sinani, ishte edhe një herë tjetër përcaktues për kryesuesit e kampionatit. Vllaznia-Flamurtari (1-0), nisi me 20 minuta vonesë nga koha e rregullt për shkak të shiut të “çmendur”. Edhe pse shënoi qysh në minutën e dytë, 90 minutat prodhuan vetëm një gol, por që mjaftoi për të ruajtur diferencën +4 pikë ndaj Tiranës. Kjo ishte fitorja e 64-t e Vllaznisë në 136 ndeshje midis dy ekipeve (41 fitore Flamurtari, 31 barazime).

--------------------------------------------------------------------------------

Vllaznia - Flamurtari 1 - 0
Shënues: Boadu 2′

Vllaznia: Grima, Smajli, Lici, Bashiç, Osja, Shtubina (Hoti 77′), Belisha, Nallbani, Doçi, Dhëmbi (Bala 90′), Boadu (Rraboshta 87′). Trajner: A.Canaj.
Flamurtari: Moçka, Paniç, Kon (Malaj 46′), Beqiri, Veliu, Begaj, Arifaj (Galica 68′), Alvizh, Kuqi (Guna 46′), Çaushaj, Brajkoviç. Trajner: E.Liçaj.
Gjyqtarë: R.Sadiku (Elbasan), E.Miho, F.Elezi (Durrës)
Kartonë të verdhë: Shtubina, Brajkoviç, Alvizh, Guna, Guna, Malaj, Veliu

KATEGORIA SUPERIORE
JAVA 15, 13.12.2008


Elbasani-Dinamo 2-2
Besa-Shkumbini 2-0
Lushnja-Bylisi 1-1
Tirana-Apolonia 3-0
Vllaznia-Flamurtari 1-0
Partizani-Teuta 0-0

RENDITJA PAS JAVËS 15
PIKË GSH GP
1 Vllaznia 31 23 12
2 Tirana 27 19 10
3 Teuta 24 12 8
4 Dinamo 23 18 11
5 Besa 22 16 15
6 Shkumbini 20 16 13
7 Flamurtari 20 11 9
8 Elbasani 20 13 12
9 Bylisi 17 10 16
10 Apolonia 12 13 24
11 Lushnja 12 11 21
12 Partizani 10 9 17




E Diele, 14 Dhjetor 2008

Posted: Mon, 15 Dec 2008 , 03:34
by fpjalmi
Ndeshja me Flamurtarin rrezikoi të shtyhej. Canaj: Luajtëm regbi, por fituam

Vllazninë nuk e ndal as... shiu

Një “blic” i Boadusë në minutën e 2-të mban shkodranët + 4 nga vendi i dytë

Një fitore e vështirë
e skuadrës së Vl
laznisë në stadiumin
“Loro Boriçi” të Shkodrës,
përballë Flamurtarit.
Në fakt një gol i ganezit
Xhejms Boadu ka mjaftuar
që kuqeblutë të merrnin
edhe tri pikë të tjera dhe për
të ruajtur diferencën me
skuadrat e tjera ndjekëse të
tyre. Minuta e dytë do të
sillte avantazhin për shkodranët,
në një ndeshje, e cila
u zhvillua jashtë të gjitha
jashtë kushteve dhe standardeve
normale. Kjo erdhi
për shkak të terrenit tepër
të rënduar të fushës së stadiumit
të Shkodrës, ku
reshjet e shiut nuk ishin
ndërprerë në 24 orët e fundit.
Gjithsesi, rezultati i fiksuar
që në minutën e dytë
të ndeshjes i ka lënë me gojë
hapur të gjithë në “Loro
Boriçi”. Pas shënimit të
golit, Vllaznia hidhet në
sulm për të kërkuar golin e
sigurisë, por miqtë mbrohen
me forca të shumta,
duke kërkuar të godasin me
anë të kundërsulmit, por
nuk ia arrijnë qëllimit, pasi
nuk i afrohen asnjëherë
portës së Grimës. Pjesa e
dytë do t’i gjente përsëri
shkodranët në sulm, por
gol nuk pati. Autori i golit
të parë, Boadu, i kishte të
gjitha mundësitë të
shënonte sërish në minutën
e 57-të, por topi nuk futet
në potë. Flamurtari do t’i
afrohej dy herë portës së
Grimës në 45-minutëshin e
dytë, me të njëjtin autor
Çaushajn. Fillimisht goditja
e tij përfundon jashtë,
ndërsa në rastin e dytë
“gardiani” i portës shkodrane
bën mrekullinë, duke
grushtuar dhe e nxjerr
topin në rivënie anësore
për kundërshtarin. Me kalimin
e minutave Vllaznia
kërkonte të mbronte rezultatin,
duke mos rrezikuar
në prapavijë, por duke
goditur vetëm me topa të
gjatë. Edhe pse iu afrua
disa herë portës së Flamurtarit,
Vllazia nuk ishte e
rrezikshme. Të dyja skuadrat
u munduan ta zgjidhnin
gjithçka me topa të
gjatë, sepse ishte e vetmja
mënyrë që topi të lëvizte
nga një cep i fushës në
tjetrin, pasi për qarkullim të
tij nuk bëhej fjalë. Vlen të
theksohet se shkodranëve
në këtë ndeshje u mungonte
kapiteni Sinani, mbrojtësi
Elvin Beqiri dhe sulmuesi
Albert Kaçi, të tre të dëmtuar.
Ndërsa vlonjatët
s’kishin asnjë mungesë dhe
shpresuan që të merrnin të
paktën një pikë, por dhanë
fare pak për të arritur objektivin.
Veç meritës, Vllaznia
ka qenë edhe me fat në rastin
e shënimit të golit.

Posted: Mon, 15 Dec 2008 , 03:35
by fpjalmi
Trajner i Vllaznisë
Trajneri i Vllaznisë, Agim Canaj, deklaroi se në
“Loro Boriçi” nuk u luajt futboll, por regbi. “Ka
qenë një terren shumë i vështirë, që nuk lejonte
as taktikë dhe as nivel loje. Megjithatë, ne ia dolëm,
shënuam shpejt dhe arritëm ta administronim mirë
këtë avantazh deri në fund, - tha Canaj. - Në
ndeshje të tilla duhet vetëm të bësh luftë të fortë
sportive për t’ia dalë mbanë. E rëndësishme është
që e realizuam objektivin tonë. Nuk ka qenë e
lehtë, pasi Flamurtari na vuri në vështirësi, por
Canaj: Luajtëm regbi, por ia dolëm mbanë
mua më intereson fitorja e skuadrës sime. Pavarësisht
se kishim mungesa, ia dolëm dhe kjo tregon edhe
njëherë tjetër se kjo skuadër ka karakter. Duke u ndalur
sërish te fusha, aty nuk mund të luhej futboll, por vetëm
regbi. Megjithëse luajtëm regbi, ne ia dolëm dhe fituam.
Kjo ndeshje nuk duhej zhvilluar në një terren të tillë. Ne
nuk donim të luanin, pasi edhe ju e patë vetë se çfarë
terreni ishte, por njerëzit kompetentë në këtë aspekt
vendosëm që ndeshja të zhvillohej”, përfundoi trajneri
kuqeblu.


Liçaj: Një
humbje e
merituar
Trajneri i Flamurtarit, Edmond
Liçaj, u shpreh se Vllaznia e
meritoi fitoren në takimin e
djeshëm dhe se është me meritë
në krye të renditjes. “Loja
pothuajse ishte e barabartë
dhe kuptohet që ndikoi shumë
terreni. U ndëshkuam shumë
shpejt. Në pjesën e parë Vllaznia
luajti më mirë, sepse iu
përshtat më shpejt terrenit dhe
na vuri shumë në vështirësi me
lojtarin afrikan. Në pjesën e
dytë, me zëvendësimet që
bëmë, e përmirësuam ndjeshëm
lojën dhe fati nuk e deshi që të
merrnim një pikë. Vllaznia e
meritoi fitoren, e cila këtë sezon
ka bërë mjaft investime
dhe ka objektiva madhore, që
unë i uroj suksese dhe është
me meritë në krye të renditje,
por fakti që luajtëm si të barabartë
ndaj saj, na jep shpresa
se në të ardhmen rezultatet
tona do vijnë duke u rritur”,
përfundoi Liçaj.

Posted: Mon, 15 Dec 2008 , 03:37
by fpjalmi
tifozat

Presidenti i Vllaznisë, Valter Fushaj, e ka ndjekur ndeshjen
përkrah kryebashkiakut të Vlorës, Shpëtim Gjika, njëkohësisht
edhe president i Flamurtarit, gjithashtu edhe në krah të
trajnerit të boksit të Vllaznisë, Zef Gjoni, i cili është një mik i
vjetër i presidentit të Flamurtarit. Ndonëse gjatë gjithë
ndeshjes ka pasur reshje shiu, rreth 1 mijë tifozë shkodranë
kanë qëndruar në shkallët e stadiumit “Loro Boriçi” dhe e kanë
mbështetur Vllazninë në fitoren e saj të radhës.

Posted: Mon, 15 Dec 2008 , 03:49
by fpjalmi
Konfrontohen lojtaret ne takimin Vllaznia-Flamurtari
Madhesia e germave: Albaniasoccer News 13 December, 2008 01:41:00
Suad Lici i fut duart ne fyt sulmuesit te Flamurtarit Mate Brajkovic

Nga Shkodra, Astrit Kurti

Ndonese ne nje terren te renduar se tepermi nga shiu i vazhdueshem, pas 20 minuta diskutim, u vendos qe takimi Vllaznia-Flamurtari te zhvillohej ne Stadiumin "Loro Borici" te qytetit te Shkodres. Terreni i renduar nuk i pengoi skuadrat qe te zhvillonin nje loje te forte edhe me shume tension. Disa here tensioni kaloi edhe ne atakime midis lojtareve te te dyja paleve. Momenti me delikat ishte kur mbrojtesi me pervoje i Vllaznise, Suad Lici konfrontohet me sulmuesin e Flamurtarit Mate Brajkovic, duke i futur edhe duart ne fyt ne nje moment, qe paksa nuk degjeneroi ne nje "sherr" masiv. Sulmuesi Brajkovic, pasi ka bere nje veprim antisportiv dhe te panevojshem ndaj portierit dhe kapitenit te Vllaznise Armir Grima, Suad Lici per ti ardhur ne mbrojtje bashkelojtarit te tij, e ka konfrontuar sulmuesin kroat. Fale nderhyrrjes se lojtareve, te gjyqtareve dhe stafeve drejtuese, gjendja u qetesua.


http://albaniasoccer.com/al/Lajme/shqip ... rtari.html

Posted: Mon, 15 Dec 2008 , 05:34
by fpjalmi
Vllaznia mban distancen me Tiranen

E Diele, 14 Dhjetor 2008


Vllaznia vazhdon te kryesoje bindshem Kategorine Superiore. Ne "Loro Borici", sulmuesi ganez i ardhur ne forme shkembimi nga turqit e Hacetepes, Boadu, shenoi golin e vetem te ndeshjes, ndaj Flamurtarit, ne pjese te pare. Ky gol rezultoi ne fund i mjaftueshem per t'i dhene tre pike skuadres se tij, e cila ne prag te mbylljes se pjeses se pare te ketij edicioni ka te gjitha shanse te kurorezohet, kampione dimri. Vllaznia pati probleme me te demtuarit para ndeshjes, por kjo nuk e pengoi ekipin e Agim Canajt qe te vijoje kampionatin me serine e fitoreve. Kuqeblute po kalojne nje moment te mire dhe nese presidenti i ekipit, Valter Fushaj do te veproje ne merkato, per te afruar elemente te tjere, ashtu sikurse edhe premtoi pak kohe me pare, atehere ne pjesen e dyte te gares se Kampionatit te 70-te Kombetar te Futbollit, Vllaznia do te jete nje prej kandidateve kryesore qe te fitoje titullin kampion, sukses qe i mungon prej tete vjetesh ne Shkoder. Aktualisht, Vllaznia ndodhet kater pike para rivales se saj, Tiranes. Bardheblute priten ne "Selman Stermasi" Apolonine e Fierit. Nje ndeshje qe eshte dominuar nga ana e Tiranes, e cila nen drejtimin e trajnerit te ri Agustin Kola, i rikthehet fitores se munguar dhe shmang paksa problemet e shfaqura gjate javeve te fundit. Tirana, favorite kryesore ne fillim te kampionatit. Por edhe sulmuesi Daniel Xhafaj, me dy goleshin qe shenoi ndaj Apolonise, sikur kishte pritur largimin e trajneri Blaz Slishkovic per t'u zhbllokuar. Para se te largohej ne mesjave, ish-trajneri Blaz Slishkovic ishte ankuar disa here se ekipi nuk shenonte lehte dhe Daniel Xhafaj kishte shenuar vetem nje gol ne ndeshjet e fazes se pare. Dje vlonjati i Tiranes ishte deciziv para portes se Apolonise se Fieri, duke shenuar ne fund dhe ne fillim te pjeses se pare. Andi Lila e vulosi rezultatin dhe fitoren e paster te Tiranes, duke i dhene nje start te shkelqyer punes se trajnerit te ri, Agustin Kola, i cili nuk nguroi te falenderonte ne fund te ndeshjes skuadren e tij per lojen dhe per piket qe siguroi ne fushe. Nje fitore qe per Vllaznine dhe Dinamon ndoshta do te thote se gara tashme ka nisur dhe beteja do te jete shume me e forte. Tirana, pas afrimit te trajnerit te ri, pritet te reagoje edhe gjate merkatos se dimrit. Disa lojtare mund te largohen dhe te tjere te vijne ne radhet e bardhebluve. Por edhe Dinamo ne dy javet e mbetura do te kerkoje te afrohet me kryesuesit.

Aranit Muraci

Posted: Mon, 15 Dec 2008 , 05:37
by fpjalmi
goldiani shkruan

ishalla spo na ik ne janar

_____________________________________________________

a dihet gja kur i mbaron kontrata boaduse.

Posted: Mon, 15 Dec 2008 , 14:25
by vllaznia1919
Hala zdihet a asht ne huazim apo asht i joni krejt.Kush i merr vesht gjanat qe bahen te Vllaznia??????

Posted: Tue, 16 Dec 2008 , 01:36
by Edmond-Cela
ketu mas pak mund te shikoni robriket sportive te TV Rozafa i ftuar Hamdi Salihi

Posted: Tue, 16 Dec 2008 , 06:03
by fpjalmi
te lumshin durt mondi.me ka marr madhi me pa tv rozafen.

Posted: Tue, 16 Dec 2008 , 06:04
by fpjalmi
v1919 shkruan

Hala zdihet a asht ne huazim apo asht i joni krejt.Kush i merr vesht gjanat qe bahen te Vllaznia??????
__________________________________________________

ishalla spo na e merr tirana se kam frike boll

Posted: Tue, 16 Dec 2008 , 07:02
by fpjalmi
“Më motivojnë fitoret e vuajtura”
Kupa, tekniku i shkodranëve sfidon Teutën: Janë të fortë, por jo të pathyeshëm
Vllaznia/ Agim Canaj, i kënaqur nga arritjet e skuadrës, edhe pse me shumë mungesa

Një ndër ndeshjet
më interesante të
javës së 15-të të kampionatit
ka qenë ajo e luajtur
në stadiumin “Loro
Boriçi” të Shkodrës, mes
skuadrës së Vllaznisë dhe Flamurtarit,
pavarësisht terrenit
të vështirë ku u zhvillua. Kjo
u pa qartë si gjatë lojës, edhe
në deklarimet e pasndeshjes
të kreut të pankinës shkodrane,
Agim Canaj. Ky i fundit
nuk hezitoi të shprehej se
për organizmin e takimeve të
tilla, të cilat nuk plotësojnë
asnjë kusht minimal për të
luajtur futboll, por vetëm për
regbi, mbajnë përgjegjësi ata
që menaxhojnë dhe organizojnë
aktivitetet futbollistike
në vend. E megjithatë, sipas
teknikut Canaj, me gjithë terrenin
e vështirë, Vllaznia e tij
tregoi se është e aftë të mundë
çdo kundërshtar, si brenda
dhe jashtë shtëpisë. “Ju e keni
parë edhe vetë që ne jemi zhveshur
për 15 minuta për të
zbritur në fushë për nxemjen
në prag të takimit me Flamurtarin.
Në Durrës u anulua një
ndeshje, pasi fusha nuk plotësonte
kushtet për të luajtur, në
një kohë që gjendja e saj ishte
20 për qind më e mirë se e jona.
Gjithsesi, këto janë vendime që
u përkasin atyre që janë
përgjegjës për menaxhimin e
kampionatit. Nuk dua të
ndalem më gjatë tek ky fakt.
Ajo që ka rëndësi tani për ne
është se, pavarësisht mungesave
të shumta, kontigjenti i
lojtarëve gjen forca për të
mposhtur çdo kundërshtar,
brenda apo jashtë, madje edhe
në terrene të tilla si ai i ditës së
shtunë, ku vetëm regbi mund
të luhej, e kurrsesi futboll. E
gjitha kjo na bën akoma më
optimistë për të ardhmen, për
të vazhduar kështu në rrugën
që kemi nisur. Mua më motivojnë
shumë edhe fitoret e
vuajtura”, - u shpreh vlonjati
i pankinës shkodrane. Më tej,
trajneri kuqeblu pohon se janë
duke menduar për ndeshjen
e radhës, e vlefshme për kupë,
që do të luhet të mërkurën ndaj
Teutës, si dhe për dy takimet
e fundit në prag të vitit të ri,
me Bylisin dhe Dinamon.
Parashikimet
“Parashikoj një ndeshje të
vështirë me Teutën, por jo të
pakalueshme, për kupë, të
mërkurën. Edhe pse jemi mjaft
optimistë se do të kalojmë në
turin tjetër, çdo gjë do t’ia lëmë
fushës së lojës. Sigurisht, për
mua dhe Vllazninë ka shumë
rëndësi t’i kalojmë këto tri
ndeshje që kemi përpara. Pas
sfidës me ‘djemtë e detit’, ne do
të udhëtojmë drejt Ballshit, për
t’u përballur me Bylisin, të cilin
gjithashtu nuk e mendoj një ekip
të lehtë. Ndërsa më pas, na pret
takimi me blutë e Dinamos. E në
këto tri ndeshje, unë dua që të
marrim maksimumin e pikëve,
për të menduar më tutje për
pjesën e dytë të sezonit”, – tha
trajneri i skuadrës shkodrane,
Agim Canaj. Sipas tij, Vllaznia
ndodhet me shumë meritë në
vendin e parë, e shkëputur me
katër pikë nga ndjekësja më e
afërt, skuadra e Tiranës

Posted: Tue, 16 Dec 2008 , 07:03
by fpjalmi
pergatitjet

Ndonëse jo me kontigjent
të plotë, skuadra e Vllaznisë
edhe dje ka zhvilluar një
seancë stërvitore të lehtë
në stadiumin “Loro Boriçi”.
Kryesisht futbollistët
shkodranë, me në krye
zëvendëstrajnerin Armando
Cungu, për rreth një orë
kanë zhvilluar disa vrapime
të lehta, si dhe disa
ushtrime gjimnastikore.
Ndërsa sot, rreth orës
11:00, pritet që ekipi
kuqeblu të jetë i plotë në
stërvitje.

Posted: Tue, 16 Dec 2008 , 07:31
by fpjalmi
ketu flitet per vllaznise qe e ka zevendesuar mjaft mire sukajn telin dhe liken me baudune dhe dhembin.

thote per baudune qe asht i huaji ma i mire qe ka ardhur ne shqiperi dhe canaj e ndjen veten kampion.lexoni ma mire qa thote

_______________________________________________________


Futboll

Është një Vllazni cinike, I ka të gjithë elementët Për të besuar te titulli
15 Dhjetor Fiton në fund. Madje edhe pa lojtarët titullarë



Vllanzia i ka të gjitha shanset teorike të besojë se ky është viti i duhur. Ka disa elementë shumë të rëndësishëm që e përkrahin tezën shkodrane gjatë këtij edicioni. Në ndryshim nga vitet e shkuara skuadra këtë radhë është bërë më cinike, luan futboll më pragmatist dhe në ndonjë rast del nga natyra e saj duke preferuar rezultatin përpara lojës së bukur. Pothuaj të gjitha ndeshjet i ka dominuar dhe të vetmin takim që nuk kanë luajtur mirë, atë të Vlorës, kanë pranuar humbjen si xhentëllmenë. Një element i rëndësishëm që i jep të drejtë shkodranëve është fakti që e provon fitoren në të gjithë mënyrat. Ka pasur ndeshje që i ka fituar në minutat e fundit. Ndërkohë që gjithashtu ka pasur ndeshje që i ka zgjidhur që në fillim, si dy takimet e fundit. Në përgjithësi ka ditur të menaxhojë situatat.

Lojtarët – asnjëherë Vllaznia nuk ka dalë me formacionin më të mirë në fushë. Në javën e fundit problemet fizike, prekën Sinanin, Kaçin dhe Beqirin, ndërkohë që edhe Dhmëbi vinte pas një dëmtimi të shkuar. Në këtë kontest skuadra dhe stafi është duke i marrë 100% vetes. Nëse dhe titullarët e rëndësishëm kthehen në formën e tyre më të mirë, kanë edhe më shumë shanse për tu ndjerë superiorë kundrejt të tjerëve.

Merkato – Vllaznia ka ditur të sillet si një skuadër pretendente edhe në merkato. Pasi ka përfituar 200 mijë euro nga largimi i treshes Teli?Lika?Sukaj trajneri Canaj ka dhënë Ok për ardhjen e Dhëmbit dhe Boadusë, dy futbollistë që deri tani kanë qenë ndër më të rëndësishmit. Klubi ka ruajtur boshtin e skuadërs së vitit të shkuar, ndërkohë që ka rigjeneruar sportivisht dy futbollistë, të cilët dukej se i kishin humbur ambiciet: Grima dhe Lici. Dy futbollistët me eksperiencë që po e drejtojnë në mënryë të shkëlqyer repartin e mbrojtjes.



Canaj “ndihet” kampion

Trajneri Canaj i ka të gjitha të drejtattë ndihet në parim një kampion. Edicionin e shkuar e ka lënë Dinamon në vendin e parë ndërkohë që përtej gjithë parashikimeve ekpi i tij është duke luajtur shumë mirë dhe me meritë ruan vendin e parë.



Boadu, një i huaj jo “si të tjerët”

Nëse në fund të bëhej bilanci mes të hujave jo cilësorë dhe atyre cilësorë që kanë ardhur shpesh në vendin tonë, grupimi i jo cilësorëve do të kishte fituar dukshëm. Që në fillim kishte një arsye për të besuar se ganezi i Vllaznisë do të ishte ndryshe. Boadu vinte në formë huazimi nga një kampionat shumë i rëndësishëm si ai turk, ndërkohë që Ok që dha Canaj të linte të kuptonte se ishte diçka ndryshe nga të tjerët. Canaj përgjithësisht nuk është pro futbollistëve të huaj dhe nëse Boadu mori një aprovim të shpejtë do të thonte se kishte vlera. Në javët e para lojtari pati një farë ngërçi, por sidomos në ndeshjet kundër Dinamos dhe Tiranës tregoi se ishte një klas më vete nëse do të kishte edhe nuhatjen drejt portës, ashtu sikundër veprimet për të shpërthyer do të ishte dhe ai një lider absolut edhe jashtë fushës është karizmatik: “Kam ardhur nga fundi i Botës për një titull kampion”, tha përpara disa javësh për mediat. Interesant

Posted: Tue, 16 Dec 2008 , 07:34
by fpjalmi
Futboll

Bylis, i pakënaqur nga pika: “Po me Vllazninë ç’do bëjmë?”
15 Dhjetor Skuadra e Dedjes ndihet e disavantazhuar për këtë javë, në krahasim me dy rivalët e saj



Një tjetër barazim dhe një pikë e marrë për Bylisin, në një ndeshje ku skuadra mallakastriote ka qenë më e kuotuar për të fituar. Kundër lushnjarëve, një përballje në fushë asnjanëse në Peqini, Bylis ka përsëritur barazimet me Elbasanin në kampionat dhe Flamurtarin në kupë dhe sërish autori i golit ka qenë Endri Bakiu.Në ndryshim nga dy takimet e mëparshme Bakiu nuk ka shënuar nga pika e bardhë e penalltisë dhe një tjetër fakt është që në këtë takim ka qenë Bylis ai që ka kaluar i pari në avantazh. “Dueti” Mirselovski – Bakiu ai që i ka dhënë epërsinë kësaj skuadre në minutën e 38?të të pjesës së parë, por që nuk është pasuar nga gola të tjerë dhe është barazuar në pjesën e dytë nga lushnjari Blerim Hasalla. Ky barazim nuk se i ka shërbyer shumë skuadrës mallakastriote, për vetë ambiciet që ka ky ekip, edhe pse diferenca me skudrat me ndjekëset edhe pas kësaj jave vazhdon të mbetet po e njëjtë. Gjithë 90 – minutëshi i luajtur në Peqin nuk është ngjitur dot në nivelin e lojërave të mira, e kushtëzuar kjo nga reshjet e shumta të shiut. Kjo ka bërë që skuadrat të mos shfaqeshin siç duhet dhe më tepër të ruheshin për të mos pësuar. Bylis ka qenë më këmbëngulës pas golit të lushnjarëve që krioji balancën, kanë rrezikuar disa herë, por nuk kanë mundur dot të ndryshojnë shifrat e barazimit. Për autorin e golit që tashmë është edhe shënuesi më i mirë i Bylisit me 4 gola, Endri Bakiu, gëzimi i momentit të shënimit është fashitur në fund të takimit, për faktin se skuadra e tij nuk ka arritur të marrë tri pikët. “Nuk mund të pretendoje më tepër nga një fushë në gjendje të tillë, ku të luaje futboll ishte e pamundur”, deklaron Bakiu. “Ka qenë një ndeshje në të cilën u futëm me objektiv të vetëm fitoren, por kushtet e motit të keq dhe kujdesi i lushnjarëve në prapavijë, nuk na lejuan të merrnim tri pikët. Golit im do të kishte më tepër vlerë nëse nuk do të na kishin barazuar. Kështu do të kishim mundësi t’i gëzoheshim fitores”, përfundon autori i katër golave për bardhekuqtë. Pas kësaj jave, trajnerit Dedja i duhet të mendojë për ndeshjen e radhës. Kalendari ka rezervuar një përballje tepër të vështirë me kryesuesit e kampionatit që kanë treguar se nuk e kanë shumë problem “efektin fushë”. Do të jetë një motivim ekstra për tu përgatitur sa më mirë këtë ndeshje e për të synuar një rezultat pozitiv.

Posted: Tue, 16 Dec 2008 , 07:38
by fpjalmi
Canaj: Vllaznia ime, ekip plot grintë!


Autori: Gjergj Kola
Data: 15/12/2008
Version Print
Agim Canaj, drejtuesi i stolit kuqeblu, duke parë mungesat, është i kënaqur nga loja

Edhe ndaj Flamurtarit ka vuajtur mungesën e disa lojtarëve të rëndësishëm të saj. Përpos këtij fakti, drejtuesit e skuadrës shkodrane kanë qenë kategorikisht kundër zhvillimit të ndeshjes në atë terren të rënduar nga shirat të “Loro Boriçit”.

Megjithatë, Vllaznia ia ka dalë, duke fituar dhe duke vazhduar kryesimin e renditjes edhe pas javës së 15 të të kampionatit. Natyrisht, me meritë, sepse është një skuadër që po tregon stabilitet në lojërat e saj dhe kjo konstatohet edhe në faktin se prej 7 javësh nuk e njeh humbjen.

Duke folur pas ndeshjes së fituar me Flamurtarin, trajneri Agim Canaj ka vënë në dukje një nga karakteristikat kryesore të skuadrës që ai drejton. “Kjo skuadër luan me shpirt dhe prandaj kemi këto rezultate,” ka thënë ai. Ka të drejtë, sepse në pamje të parë, nuk kemi të bëjmë me një skuadër “yjesh”.

Thjesht është një alternim i shkëlqyer i disa lojtarëve me përvojë me ata që kanë ardhur këtë sezon në skuadër, si dhe me disa të rinj, që po luajnë mjaft mirë. Rasti i Shtubinës është shembulli më i mirë për këtë, teksa pas golit shumë deciziv që i shënoi Teutës dy javë më parë, tashmë e sheh veten titullar në formacion.

Të paktën kështu ka qenë në dy takimet e fundit dhe merita, përveçse e tij, është edhe e stafit drejtues, që beson në aftësitë e këtij lojtari. Pa dalë pastaj te dy elementët e tjerë të rinj, Rraboshta e Bala, respektivisht 18 dhe 17 vjeç, që po kontribuojnë edhe ata sadopak në këtë ecuri pozitive të Vllaznisë.

Dhe të mendosh se këta lojtarë, së bashku me Hotin, Gurin, Vucajn e Hasanin, përbëjnë stolin e kuqebluve, bindesh për konkluzionin e mësipërm se shkodranët nuk kanë një skuadër “yjesh”. Trajneri Canaj, pas fitores me Flamurtarin, ka nxituar t’i falënderojë djemtë e tij për lojën e zhvilluar, teksa ka thënë: “Në atë terren tepër të rënduar nuk mund të luhej futboll, por vetëm regbi.

Vllaznia fitoi dhe tregoi se di të fitojë edhe në regbi, sepse është një skuadër e vendosur për të ecur përpara. Edhe për arsyen tjetër, se çdo ndeshje e konsiderojmë si një finale, prandaj kjo ishte fitorja jonë e radhës. Vazhdojmë të jemi të parët në renditje, por kjo nuk do të thotë asgjë për ne.”

Në pamje të parë, kuqeblutë duken modestë për arritjen e deritanishme. Këtë gjë në fakt ua ka kërkuar edhe presidenti Fushaj, i cili edhe vetë nuk ka ndër mend të “fluturojë”. E rëndësishme, sipas tij, është të vazhdohet në këtë rrugë, sepse deri tani gjërat kanë funksionuar në mënyrën më të mirë të mundshme.

Vllaznia është e para, kur shumëkush mund të mos e ketë menduar kështu. Ky është realiteti dhe për rrjedhojë ata duhen respektuar. Më shumë se gjithçka, të paktën për faktin se janë për momentin ekipi më në formë i kampionatit.

——————————————————-

Boadu, gjithnjë e më tepër përcaktues

Të shtunën ka shënuar golin e tretë për Vllazninë. Një gol me vlerën e tri pikëve dhe për rrjedhojë është shndërruar në një personazh të rëndësishëm për skuadrën shkodrane. Xhejms Boadu, ganezi i ardhur në fillim të këtij sezoni, i huazuar nga ekipi turk i Gençlerbirligisë, ka rezultuar një blerje shumë e rëndësishme për kuqeblutë.

Një lojtar shumë interesant, i cili në fillim te shumë specialistë krijoi përshtypjen se vepronte mirë në fushë, por kishte probleme para portës kundërshtare. Por në fakt, edhe këtë “defekt” ai duket se e përmirësoi dhe në katër ndeshjet e fundit ka shënuar tri herë. Aq sa në njëfarë mënyre ka bërë që të mos ndihet edhe mungesa e Sinanit.

Formën e mirë të këtij lojtari e ka evidentuar në ndeshjen e fundit edhe trajneri i Flamurtarit, Edmond Liçaj, i cili e ka konsideruar Boadunë një lojtar shumë problematik për ekipin e tij. Në këtë mënyrë, Vllaznia krenohet me këtë blerje, ashtu si edhe me Dhëmbin, Bashiç e Smajlin. Një merkato e studiuar mirë, e cila bëri që të harrohej treshja Teli Lika Sukaj.

—————————————————-

Kuqeblutë, dje pushim, sot stërvitje

Stafi drejtues i Vllaznisë i ka lënë pushim futbollistët ditën e djeshme dhe sot, në orën 11:00, do të zhvillojnë seancën e parë stërvitore, duke nisur kështu përgatitjet për ndeshjen e kupës me Teutën. Dita e sotme njëkohësisht do të jetë pak a shumë përcaktuese edhe për fatin e dy futbollistëve të saj, Sinanit dhe Beqirit.

Ata nuk kanë luajtur të shtunën si pasojë e dëmtimeve që kanë pasur dhe kësisoj pritet të shikohet gjendja e tyre aktuale, për të shpresuar më pas nëse do të jenë të gatshëm për ndeshjen e pasnesërme.

Sinjalet për Sinanin duken më pozitive, por ende asgjë nuk është vendosur. Takimi ndaj durrsakëve konsiderohet shumë i rëndësishme për ekipin e Vllaznisë, pasi ai e ka humbur me rezultatin minimal 1 0 ndeshjen e parë dhe prandaj duhet përmbysur

Posted: Wed, 17 Dec 2008 , 05:23
by fpjalmi
Shulse i fiton
13.500 euro
Vllaznisë
Ndarja e ish-teknikut gjerman, Ulrich
Shulse, me ekipin shkodran i
ka kushtuar jo pak para këtyre të
fundit. Pas një gjyqi në organet e
UEFA-së, klubi i Vllaznisë do t’i
japë ish-trajnerit gjerman 13500
euro. Kjo është shuma që do të
merrte Shulse pas ndërprerjes së
kontratës me kuqeblutë. Vlera e
shumës që duhet të paguajnë kuqeblutë
përbëhet nga 8500 euro
gjobë dhe 5000 euro rrogë, që
ekipi shkodran nuk ia ka paguar
këtij të fundit. Pavarësisht se
drejtuesit e klubit kuqeblu kanë
bërë të pamundurën për ta fituar
këtë gjyq, disa veprime në
lidhje me zgjidhjen e kontratave,
kanë bërë shkodranët ta humbin
gjyqin, ashtu si dhe atë me serbin
Drobnjak.

Posted: Wed, 17 Dec 2008 , 05:25
by fpjalmi
Shkodranët ia kanë frikën Teutës
Taktikat e Starovës “vënë në alarm” djemtë e Canajt në përballjen e nesërme për kupë
Vllaznia/Kuqeblutë shpresojnë në kalimin e turit përballë ekipit të fortë të durrsakëve

Pavarësisht se doli me
një rezultat jo pozi
tiv nga takimi i parë
në Durrës, ekipi shkodran ndihet
shumë optimist për ta kaluar
me sukses këtë tur të dytë të
Kupës së Shqipërisë. Vllaznia,
me përjashtim të humbjes minimale
1-0 në Durrës të
mërkurën e shkuar, njeh vetëm
rezultate pozitive. Suksesi i
radhës për shkodranët ishte ai
përballë vlonjatëve të shtunën
në një ndeshje që ishte e vlefshme
për kampionat. Kuqeblutë
kërkojnë të përsëritin të
njëjtin sukses edhe ndaj Teutës
nesër për kupë. Optimizmi i
kuqeblu është i ligjshëm, pasi
ky ekip po tregon gjithmonë e
më shumë se, pavarësisht mungesave,
po arrin që të marrë
maksimumin në fushën e lojës.
Si çelësin e suksesit, kuqeblutë
konsiderojnë forcën e grupit.
Tekniku Canaj, drejtues të tjerë
të klubit kuqeblu dhe futbollistët
e shohin kupën si një objektiv
të tyre dhe besojnë plotësisht
në arritjen e tij.
Kualifikimi
Në kampin shkodran ekziston
besimi te përmbysja e rezultatit
të takimit të parë dhe
për të bërë të mundur kualifikimin.
Vetë tekniku Canaj e
ka quajtur shumë të vështirë
këtë përballje ndaj “djemve të
detit”, ndërsa shpreson që ekipi
i tij mund të dalë fitues dhe
njëherësh i kualifikuar nga kjo
sfidë. Gjendja e mirë që po
kalojnë shkodranët në kampionat,
kërkohet që të jetë e tillë
edhe në ndeshjen për kupë.
Humbja minimale javën e
kaluar me durrsakët ka sjellë
shqetësim pranë klubit kuqeblu.
Vështirësia e ndeshjes lidhet
me faktin se Teuta ka një
grup lojtarësh të rinj e të talentuar,
që bëjnë lojë kolektive dhe
drejtohen nga një teknik si
Starova, i cili ka mundur ta
ngjitë këtë skuadër në vendin
e tretë të tabelës së klasifikimit
pas javës së 15-të. Veç optimizmit
dhe mundësive që Vllaznia
ka për të qenë në turin
tjetër, ekziston edhe frika që
sjell një kundërshtare e tillë si
Teuta. Fakti që kanë e fituar
ndeshjen e fazës së parë ndaj
durrsakëve vetëm në sekondat
e fundit të takimit, i bën kuqeblutë
ta konsiderojnë të vështirë
këtë përballje. Minimalisht
shkodranët duhet të fitojnë me
dy golave diferencë. Kuqeblutë
i tremben më shumë se
gjithçkaje tjetër, taktikave që
përdor tekniku Starova, i cili
njëherësh njihet si zbatues i
mirë i lojës në mbrojtje e
kundërsulm të rrezikshëm.
Veç kësaj, shkodranët u tremben
shumë edhe kushteve atmosferike,
sepse në asnjë prej
takimeve të fundit moti nuk
kanë qenë shumë favorizues
për shkodranët. Një tjetër frikë
dhe shqetësim është mungesa
e një prej pikave më të forta të
kuqebluve, kapitenit Vioresin
Sinani. Pavarësisht se lojtari
po bën të pamundurën për t’u
rikuperuar, ai është në
pikëpyetje për takimin e
radhës. Gjithashtu, në
pikëpyetje për ndeshjen e
ardhshme është edhe mbrojtësi
Beqiri. Gjithsesi, shkodranët
janë optimistë, pasi mundësitë
për kualifikim janë të mëdha,
por njëherësh ata ndiejë frikë
dhe presion, pasi për këtë përballje
nuk mjafton vetëm një fitore
minimale, por duhet më
shumë së një gol.