Tension dhe pasiguri te bardheblutë
Është konfirmuar tashmë plotësisht se ndaj Agollit, Xhafajt, Abrahamit, apo dhe ndonjë elementi tjetër kryesor në radhët e Tiranës ka pasur oferta nga klube të huaja, oferta këto që e kanë bërë klubin bardheblu ta zënë “ethet”. Tensioni e pasiguria janë të pranishëm kudo në ambientet e bardhebluve, nisur edhe nga fakti se plani B, i parashikuar në rast të largimeve të shumta, nuk mund të vihet lehtë në zbatim, pasi për realizimin e tij kërkohet një kosto e madhe financiare, çka do të sillte një
krizë të vërtetë për 23-herë kampionët. Abrahami është pothuajse i larguar brenda 20 janarit, ndërkohë që Agolli pothuajse e ka shprehur hapur dëshirën e tij për të kaluar te klubi i Bundesligës 2, Greuther Furth, ku niveli i futbollit dhe pagesat financiare janë më të larta. Në fund të fundit, Agolli është lojtar i kombëtares dhe kërkon rritje të performancës së tij. Xhafaj është objekt në merkato i shumë klubeve. Disa titullarë të tjerë gjithashtu nuk janë të garantuar në skuadër, përfshi këtu edhe Andi Lilën, një nga futbollistët më të mirë të Tiranës. Burime pranë drejtuesve
të klubit theksojnë se po bisedohet në shumë plane për afrimin e disa lojtarëve, por asgjë konkrete deri tani. Përkundrazi, për afrime të reja duket që nevojitet një kosto e madhe financiare. Vilford Hysa është një nga lojtarët e talentuar te Teuta, por klubi durrsak ende nuk e lë të lirë. Edhe për mbrojtësin e mesfushorin boshnjako-kroat, Nikoliç, duket e vështirë blerja, pasi ai është mjaft i shtrenjtë. Në këtë mënyrë, kur është mbyllur 1/3 e merkatos, Tirana është kapur nga një tension i madh, pasi
i ka të pasigurta investimet e saj.
Nqs e majne vendin e dyte ne renditje deri ne fund te kampionatit jane mire