Page 82 of 230
Posted: Thu, 27 Nov 2008 , 14:23
by Miri
ishalla po e marrim se na kishte ba pune boll ne sulm.
Posted: Thu, 27 Nov 2008 , 14:32
by vllaznia1919
Per ne kishte me ken ni hata e vertet por per karrieren e tij do te ishte gja jo e mire.
Posted: Thu, 27 Nov 2008 , 14:57
by Miri
Tifozët shkodranë: Po Nallbani pse s’u dënua?
Në ndeshjen me Tiranën nuk kanë munguar edhe incidentet. Në fushë ato kanë qenë të vogla, ndërkohë që në shkallët e stadiumit më të mëdha. Tifozët e Vllaznisë, më shumë se për problemet që kanë pasur me ata të Tiranës, ndalen te gjesti shumë i shëmtuar i portierit Nallbani në adresë të tyre.
Bëhet fjalë për momentin e shënimit të golit të barazimit nga bardheblutë, kur Nallbani u është drejtuar tifozëve shkodranë krejt hapur me sharje dhe ofendime, që janë shoqëruar edhe me gjeste. Ato janë parë qartë nga të gjithë, kuptohet edhe nga gjyqtarët e vëzhguesi.
Por në fakt, për “Tatën” nuk ka pasur asnjë ndëshkim. Tifozët shkodranë kujtojnë këtu rastin e Licit në Kavajë, kur nuk ka bërë asgjë në krahasim me Nallbanin, por u ndëshkua me karton të kuq. Këtë radhë as të verdhë jo për portierin e Tiranës!?
Posted: Thu, 27 Nov 2008 , 17:56
by Man in Redblue
Posted: Thu, 27 Nov 2008 , 17:59
by Man in Redblue
Miri wrote:Vllaznia pretendon të rimarrë Hamdi Salihin
shpresoj qi te mos jet lajm i vertet, kam hala shpresa qi Salihi te bahet dikushi ne futbollin nderkombetar, e nqs kthehet ne kampionatin shqiptar ka maru me te tana,
nqs realizohet me lujt me ne ne kupat e evropes do te kishte ken mrekulli
Posted: Thu, 27 Nov 2008 , 18:55
by GOLDIAN
nje gja ta dini vllazen nese kthehet salihi ne shqiperi
do vishet bardheblu
mos u merrni me gazeta kot
realiteti a tjeter send
Posted: Thu, 27 Nov 2008 , 19:59
by Miri
Man in Redblue wrote:Miri wrote:Vllaznia pretendon të rimarrë Hamdi Salihin
shpresoj qi te mos jet lajm i vertet
e ca don me than ti me kete qe une jam rrenacak aaa??????????
rri mire se tu turra ne shpin hahahahah
Posted: Thu, 27 Nov 2008 , 21:10
by Admin
Sma merr mendja se Salihi kthehet ne Shqipni.... jane lajme kot thjesht sa me shit disa gazeta ma shume

Posted: Fri, 28 Nov 2008 , 21:58
by Man in Redblue
Miri wrote:Man in Redblue wrote:Miri wrote:Vllaznia pretendon të rimarrë Hamdi Salihin
shpresoj qi te mos jet lajm i vertet
e ca don me than ti me kete qe une jam rrenacak aaa??????????
rri mire se tu turra ne shpin hahahahah
tlutem shume djal i mire, une nuk thashe se ti je rrenacak, por qi shpresoj te jesh rrenacak

Posted: Fri, 28 Nov 2008 , 22:53
by vllaznia1919
Posted: Sat, 29 Nov 2008 , 03:53
by fpjalmi
Vllaznia/Tekniku kuqeblu skicon formacionin anti-Partizani
Canaj s’ndryshon: Luhet
në sulm, si me Tiranën
“Formacioni, vetëm ndonjë ndryshim në vendosjen e lojtarëve”
Nisur nga çfarë ka
paraqitur në fush
ën e stërvitjes,
tekniku i ekipit të Vllaznisë,
Agim Canaj, me shume
mundësi ditën e shtunë në
tapetin e “Loro Boriçit”, do
të paraqesë të njëjtin formacion
që ka përdorur edhe përpallë
ekipit të Tiranës. Pavarësisht
se trajneri kuqeblu
është shprehur se, pranë Vllaznisë
mund të ketë edhe
ndonjë lëvizje të vogël përsa
i përket formacionit. Ka
shumë gjasa që Canaj do t’i
qëndrojë besnik 11-shit të
lojtarëve që e filluan takimin
me kryesuesen e kampionatit.
Një gjë e tillë do të jetë
nisur edhe nga pamundësia
për të qenë e gatshme dyshja
sulmuese Sinani e Kaçi. Të
dy këta lojtarë janë të pamundur
për të qenë në fushën
e blertë në takimin e fundjavës,
pasi vazhdojnë të jenë
të dëmtuar. “Formacioni,
përveç ndonjë ndryshimi të
vogël, do të jetë i njëjtë me atë
që kemi përdorur në takimin
e fundit dhe kjo e ndikuar
edhe nga rrethanat. Ajo që
ka rëndësi për mua është që
t’i shërbej ekipit. Në fushën
e blertë vetëm pak ndryshime
lojtarësh do ketë dhe
këto në vendosjen e tyre”,
është shprehur tekniku vlonjat
i ekipit kuqeblu, Agim
Canaj.
Vendosja
Mesa duket, trajneri do të
kërkojë që në takimin e
radhës me Partizanin të
hedhë në fushë një ekip më
me vizion sulmues se ai që
ka paraqitur në fushën e
“Qemal Stafës” me Tiranën.
Në këtë përballje, kuqebluve
do t’i duhet të jenë me një
sulm të përgatitur dhe sulmuesit
Boadu e Dhëmbi të
jenë më pranë portës të Shehit.
Ndoshta në këtë aspekt,
tekniku Canaj mund të ndryshojë
skemën e lojës dhe vendosjen
në vartësi të saj të
lojtarëve në fushën e blertë.
Skema
Pavarësisht se tekniku i
ka provuar të dyja skemat si
atë 3-5-2, ashtu edhe atë 4-4-
2, skema që mendohet të përdorë
në takimin e së shtunës
mund të anojë më shumë nga
ajo 3-5-2. Para kësaj ndeshjeje,
trajneri kuqeblu ka të skicuar
natyrshëm edhe formacionin
anti-Partizani. Grima
si gjithnjë do të jetë në
mbrojtje të portës së tij.
Ndërsa mbrojta do të ketë
emrat e Beqirit në të djathtë,
Bashiç në qendër dhe Liçit
në të majtë. Një mbi popullim
lojtarësh do të ketë mesfusha.
Smajli në të djathtë,
Nallbani, Belisha, Osja në
qendër dhe Doçi në të majtë
priten të jenë lojtarët mesfushorë
të ekipit të Vllaznisë.
Dhëmbi dhe Boadu do të
jenë të instaluar që në sekondat
e para të takimit në vijën
e sulmit. Megjithatë, tekniku
ka provuar që të ketë të
gatshëm edhe lojtarët e tjerë,
të cilët kanë treguar se kanë
vlera reale për këtë ekip në
rastet kur i është dhënë
mundësia.
Posted: Sat, 29 Nov 2008 , 03:54
by fpjalmi
Kërkohet mbështetja
e zjarrtë e tifozëve
Tekniku i kuqebluve, Agim Canaj, gjatë konferencës
për shtyp nuk ka lënë pa përmendur dhe pa falënderuar
edhe tifozerinë e zjarrtë shkodrane, e cila ka qenë një
mbështetje e madhe për Vllazninë. Ata nuk kanë munguar
asnjëherë në shkallët e stadiumit “Loro Boriçi”
dhe as në takimin e fundit, kur skuadra e tyre e zemrës
u ndesh në “Qemal Stafa” me Tiranën. Këtë mbështetje
tifozët kuqeblu duhet ta bëjnë edhe në ndeshjen ndaj
Partizanit, pasi është mënyra më e mirë për t’i dhënë
forcë skuadrës. “Shpresojmë se do të dimë të justifikojmë
besimin që ka te ne tifozeria
e zjarrtë shkodrane.
Në fushën e
blertë do të bëjmë maksimumin
për të marrë
pikët e plota, në mënyrë
që tifozët tanë të mos
zhgënjehen. Ashtu si
në takimin me Tiranën,
ku gjatë gjithë takimit
kanë ditur të na mbështesin
ndjeshëm, edhe
në ndeshjen me Teutën,
tifozeria na nxiti të shkonin
drejt fitores.
Edhe në takimin me
Partizanin jam i bindur
se do të na përkrahin
fuqishëm. Në këto
momente më shumë se
kurrë kemi nevojë për
mbështetjen e tyre. Tifozeria
duhet të na përkrahë, ashtu siç ka bërë
deri tani. Ndeshjen ndaj Partizanit unë do ta quaja
një derbi, pavarësisht gjendjes dhe vendit ku
gjenden të kuqtë”, është shprehur Canaj. Megjithëse
në letër flitet për një takim të lehtë të ekipit të Vllaznisë
me Partizanin, tekniku dhe grupi kuqezi nuk e
shikojnë si të tillë. Tifozeria shkodrane edhe kësaj here
duhet të jetë e shumtë në numër ashtu siç ka qenë
gjatë gjithë përballjeve të këtyre dy emrave të mëdhenj
të futbollit shqiptar. A. Uruçi
Posted: Sat, 29 Nov 2008 , 04:05
by fpjalmi
Vllaznia, kujdes maksimal me Partizanin
Trajneri Canaj dhe presidenti Fushaj mendojnë se një gabim në këtë moment do të ishte fatal
Shumëkush mund ta mendojë ndeshje të lehtë këtë me Partizanin për ekipin e Vllaznisë. Arsyet janë të shumta, por mund të kenë të bëjnë me diferencat që ekzistojnë mes dy skuadrave, jo vetëm në renditje. Pavarësisht këtyre faktorëve, trajneri Agim Canaj mendon ndryshe. Në fund të fundit, do të luhet ndaj një skuadre me emër dhe kjo mjafton për t’i kushtuar rëndësi maksimale. “Partizani mund të ketë një vend poshtë në renditje sot, por nuk duhet të harrojmë kurrsesi se luajmë ndaj një skuadre me emër dhe traditë. Si e tillë, duhet vlerësuar maksimalisht dhe në asnjë mënyrë nuk duhet ta konsiderojmë një ndeshje të lehtë. Nëse mendojmë kështu, mund të kemi pasoja, që në këtë periudhë të kampionatit, kur ndodhemi vetëm një pikë larg kreut, do të jenë fatale,” ka thënë ai.
Edhe presidenti Valter Fushaj, gjatë gjithë këtyre ditëve, ka qenë në këtë linjë. Kuptohet, është shumë i kënaqur me ecurinë e Vllaznisë në ndeshjet e fundit, por, sipas tij, asnjëherë nuk duhet kaluar në eufori. “Po bëjmë vetëm detyrën dhe vendi i dytë në renditje nuk duhet të na kënaqë, përkundrazi, duhet të na impenjojë më tepër për të kapur vendin e parë, sepse mundësitë janë. Për këtë arsye, pres nga ekipi që ta vlerësojë drejt çdo ndeshje, duke nisur që nga kjo me Partizanin, sepse vetëm kështu mund të arrijmë objektivat që kemi,” ka theksuar Fushaj. Ambienti në radhët e kuqebluve duket shumë entuziast, madje aq sa askush tani nuk mendon për mungesat apo kontigjentin e reduktuar.
Të gjithë duan fitoren dhe tifozët shkodranë ia kanë vënë si detyrë këtë gjë skuadrës së zemrës. Me një fitore ndaj Partizanit dhe një ndalesë të mundshme të Tiranës me Teutën, i bie që Vllaznia ta shohë veten në krye të renditjes. Por për të festuar duhet ende kohë dhe për këtë arsye, vetë futbollistët dhe stafi drejtues, janë duke parë vetëm ndeshjen me skuadrën e kuqe. Të paktën nga ajo çfarë është parë nga seancat stërvitore të kësaj jave, trajneri Canaj ka ndër mend ta nisë këtë ndeshje me të njëjtin formacion si ndaj Tiranës. Kjo do të thotë se nuk do të ketë asnjë ndryshim, as në skemë dhe as në emra. E sigurt është që sulmuesi Sinani do të jetë i pamundur dhe tashmë kjo nuk është e re.
Megjithatë, pjesëtarët e Vllaznisë janë të bindur se goli edhe në këtë takim nuk do të jetë asnjë problem, sepse dikush do të shënojë. Atmosfera rreth e qark skuadrës tashmë është shumë më entuziaste se disa javë më parë dhe të gjithë kanë filluar të mendojnë për titullin. Kuptohet që edhe interesimi për ecurinë e kuqebluve duket më i madh. Këtë e tregoi më së miri fakti, që të dielën, në ndeshjen me Tiranën, në shkallët e “Qemal Stafës” kishte më shumë shkodranë se tiranas.
5 shkrimet e fundit nga Gjergj Kola
Posted: Sat, 29 Nov 2008 , 10:44
by Miri
Posted: Sat, 29 Nov 2008 , 10:49
by fpjalmi
Me Partizanin është sfidë rivalësh
Nallbani: Të motivuar e të përgatitur për një takim të vështirë. S’ka vend për nënvlerësim
Vllaznia/Mesfushori i kuqebluve e cilëson përballjen e sotme si shumë të rëndësishme
Përballja me Partiza
nin në kampin e Vl
laznisë shihet me
syrin e një sfide të vështirë.
Shkodranët duket se po i
mbushin mendjen vetes se me
të kuqtë nuk ka shumë vend
për nënvlerësim. Ekipi i drejtuar
nga Canaj e ka të vërtetuar
faktin që në Shkodër nuk
ka shumë vend për tolerime.
Vllaznia, pikërisht në këtë
aspekt, ka vuajtur në takime
me ekipe si Bylisi, Shkumbini
e së fundmi me Teutën.
Ndoshta një gjë të tillë nuk
kërkon ta përsërisë me Partizanin.
Nisur nga të gjitha
aspektet, ekipi i drejtuar nga
Canaj është favorit për të arritur
një fitore të lehtë, por
lojtarët dhe drejtuesit e tij e
vlerësojnë më shumë emrin
dhe fanellën e kuqe të Partizanit,
sesa gjendjen dhe pikët
që ky ekip ka në këtë sezon.
“Ky është një takim i rëndësishëm
për ne. Kjo për vetë
faktin se nuk na lejohet të
gabojmë, por edhe për faktin
tjetër që përballë kemi një
emër si Partizanin, i cili, pavarësisht
momentit që po kalon,
mbetet një rival yni historik
dhe nuk mendojmë se
është në krizë. Për këtë mund
të them se ekipi e ka vlerësuar
drejt këtë takim, - thotë mesfushori
kosovar, Nallbani. -
Ndeshjen me Tiranën, tashmë
e kemi lënë pas krahëve,
pavarësisht se me një peng që
nuk mundëm të merrnim
maksimumin. Tani e gjitha
vëmendja jonë është
fokusuar tek takimi i radhës
dhe shpresojmë që atë grintë
dhe atë lojë që treguam me
bardheblutë, ta tregojmë edhe
ndaj Partizanit”.
Motivimi
Mirëpo, edhe në këtë
takim, ashtu si një javë më
parë me Tiranën, Vllaznisë
do t’i mungojnë dy nga pikat
më kyçe të saj, Sinani e Kaçi.
Mirëpo një fakt i tillë, sipas
Nallbanit, nuk do të ketë
ndikim në lojën e ekipit.
“Para kësaj sfide, Vllaznia
ndihet tepër e motivuar në të
gjitha aspektet. Gjatë gjithë
javës është punuar për të
marrë në fund të këtij takimi
më të mirën. Teknikët kanë
punuar me ne në të gjitha aspektet.
E theksoj edhe një herë
se jemi përgatitur për një përballje
të vështirë dhe nuk ka
vend për nënvlerësim. Ajo që
duhet të bëjmë është të
përpiqemi të shënojmë sa më
shpejt, në mënyrë që t’ia bëjmë
vetes më të lehtë këtë takim.
Dy mungesat, ajo e Sinanit
dhe Kaçit, do të ndihen ashtu
si në ndeshjen me bardheblutë,
por megjithatë besojmë
se ekipi do të ketë përsëri
forcat që të fitojë. Ky është
objektivi ynë në këtë përballje,
për të cilin kemi punuar
gjatë gjithë këtyre ditëve”,
thekson lojtari. Një motiv më
tepër për të arritur tre pikët e
radhës është dhe premio që
përfitojnë lojtarët kuqeblu pas
çdo fitoreje.
Vazhdimësia
Shkodranët vazhdojnë të
jenë në ndjekje të Tiranës që
prej tri takimesh dhe shpejt
kërkojnë që të këmbejnë vendet
me të. Kuqeblutë e humbën
një mundësi reale në
përballjen direkte, por nuk
kanë humbur kurrsesi objektivin
për arritjen e vendit të
parë në renditje. “Ajo çka
duhet të bëjmë është që t’i
marrim takimet njëri pas
tjetrit dhe të mendojmë që të
marrim prej tyre maksimumin.
Vetëm kështu mund
të arrijmë të fitojmë vendin
e parë. Nuk duhet të
shikojmë atë që do të bëjë
Tirana, ne duhet të shohim
veten. Unë dhe ekipi besojmë
se kjo gjë do të
ndodhë shpejt, por e theksoj
edhe një herë se duhet ta
punën tonë në mënyrën më
të mirë të mundshme. Në
çdo sfidë duhet të japim
maksimumin, nëse vërtetë
duam vërtetë të arrijmë objektivin
që i kemi vetes”, -
përfundon deklaratën e tij
mesfushori kosovar i ekipit
kuqeblu, Ilir Nallbani.
Posted: Sat, 29 Nov 2008 , 10:50
by fpjalmi
E ARDHMJA
Nallbani, deri
në qershor kuqeblu
Mesfushori i Vllaznisë, Ilir Nallbani, ka qetësuar tifozerinë
shkodrane dhe drejtuesit e skuadrës, teksa ka deklaruar
se deri në qershor do të jetë pjesë e ekipit kuqeblu.
Ky vendim i marrë nga kosovari me presidentin Fushaj
bën edhe një herë të qartë objektivat e klubit për këtë sezon.
Kosovari ka pasur një kontratë me ekipin shkodran deri
në fund të vitit, por mesa duket të dyja palët u kanë paraprirë
punëve, duke nënshkruar rinovimin e kontratës, kjo
për një periudhë 6-mujore deri në fundin e qershorit. Nallbani
mund të quhet i pari lojtar i konfirmuar pranë kuqebluve,
deri në fund të këtij sezoni. A. Uruçi
Posted: Sat, 29 Nov 2008 , 20:52
by vllaznia1919
Posted: Sun, 30 Nov 2008 , 09:00
by Miri
ok pra si mendon ti qe i denuari te na sjell 1 foto por ksaj rradhe jo me flamur grek por me ate serb???

Posted: Sun, 30 Nov 2008 , 11:37
by vllaznia1919