Page 82 of 125

Re: Lajme nga Liga Superiore

Posted: Wed, 02 Sep 2009 , 07:45
by fpjalmi
mendoj se asht shum shpejt me u thaN KRYEFJALE

Re: Lajme nga Liga Superiore

Posted: Wed, 02 Sep 2009 , 07:47
by fpjalmi
Fitorja ne Peqin, shperblim 300 EURO
nga AlbaniaSoccer E martë, 01 Shtator 2009 11:18


Renditja e përdoruesit: / 0
DobëtMirë
- Presidenti Nexhat Bizhdili i ka ngrohur sërish xhepat lojtarëve të tij. Fitorja në trasfertën e Peqinit e ka kënaqur shumë presidentin e klubit verdhezi i cili nuk ka nguruar ti shpërblej futbollistët me një premio të majme prej 300-Euro.

- Skuadra e Besës në drejtimin e trajnerit Duro ka zhvilluar seancën e parë për këtë javë. Stërvitja ka filluar në orën 17:30 dhe ka përfunduar rreth orës 19:10. Në stërvitje binte në sy mungesa e portierit Orges Shehi si dhe e sulmuesit Mancaku të cilët kishin marrë leje tek trajneri pasi ishin të ftuar në një emision sportiv në një nga mediat lokale të qytetit. Stërvitjen e zhvilluar në stadiumin e Kavajës e kanë përcjelle dhe një numër i madh tifozësh të cilët herë pas herë nuk kanë nguaruar të duartrokasin idhujt e tyre të rinj. Binte në sy që në ambjentet e stadiumit ishin vënë disa reklama të reja dhe këto sipas burimeve pranë klubit kanë të bëjnë me të drejtën ekskluzive per komercializim të ndeshjeve nga kompania që i ka blerë.

Re: Lajme nga Liga Superiore

Posted: Wed, 02 Sep 2009 , 07:47
by fpjalmi
Shpresat lënë pushim Elbasanin
nga AlbaniaSoccer E martë, 01 Shtator 2009 11:58

Skuadra e Elbasanit nuk do ta zhvilloje ndeshjen e kësaj jave përballë Sopotit. Kjo ndeshje është e vlefshme për javën e dytë të Kategorisë së parë dhe do të luhet në një datë tjetër pasi skuadra e Elbasanit ka lojtare në përbërjen e skuadrës Shpresa dhe kjo ka bë rë që ky takim të zhvendoset nga programi. Kanë qenë drejtues të skuadrës të cilët e kanë pohuar këtë fakt per Albaniasoccer.com

Klevis Bejkolli

Re: Lajme nga Liga Superiore

Posted: Thu, 03 Sep 2009 , 07:11
by fpjalmi
Renditja e klubeve, bien Vllaznia e Tirana


IFFHS-ja publikoi renditjen e re të 354 klubeve më të mira të botës






Instituti Ndërkombëtar për Historinë e Futbollit dhe Statistikat (IFFHS) publikoi renditjen e re të 354 klubeve më të mira të botës. Vllaznia ra nga vendi i 283 i një muaji më parë në të 294-in, (me 72 pikë), ndërkohë që të njëjtin fat pati dhe Tirana, nga nga vendi i 295-të në atë të 310-të, me 70 pikë. Flamurtari në shtator renditej i 345-ti, ndërsa tani nuk figuron më në këtë klasifikim

Re: Lajme nga Liga Superiore

Posted: Thu, 03 Sep 2009 , 07:12
by fpjalmi
Kristaq Mile, trajneri i ri i Shkumbinit


Tekniku i njohur beratas do të pasojë Gugash Maganin






Kristaq Mile është trajneri i ri i Shkumbinit. Lajmi u zyrtarizua për televizionin informativ “Ora News” nga sekretari i klubit peqinas, Astrit Isai.

TRAJNER KARRIERE
Tekniku i njohur beratas do të pasojë Gugash Maganin, ky fundit dha dorëheqjen pas barazimit të Shkumbinit me Gramozin(0-0)në Ersekë dhe humbjes me Besën (1-2) në Peqin, që kondicioni dhe largimin e legjendës së qytetit të vogël. Mile, së fundi në Superligë ka drejtuar Teutën (ia doli ta mbajë në Kategorinë Superiore në edicionin 2007-2008), por në karrierën si teknik të ish-futbollistit të famshëm janë dhe klube si Tomori, Bylis e Lushnja.

Skeda
Kristaq Mile
Mosha: 51 vjeç
Statusi: I martuar me 3 fëmijë

Si futbollist:
Me Shkëndijën 1975-1977, me Tomorin 1977-1988, me Skraparin 1988-1989.

Me Kombëtaren: 8 ndeshje
I aktivizuar me të gjitha kombëtaret e moshave, U15-U21.

Si trajner: 1990-1993 ekipin U-21 vjeç të Tomorit, me Tomorin (vitet 1993-2003, 2005-2007, 2008-2009) me Bylisin (2003-2004, Lushnjën 2004-2005 dhe Teutën (2007-2008).

Re: Lajme nga Liga Superiore

Posted: Thu, 03 Sep 2009 , 07:13
by fpjalmi
Bylis fiton me Partizanin, Lushnja me Turbinën


Takimi Sopoti-Elbasani nuk u zhvillua.






Bylis fitoi 1-0 me Partizanin në “Adush Muça” në derbin e parë të madh të Kategorisë së Parë, falë një autogoli të mbrotjësit Arjan Sheta në minutën e 65-të, duke marrë pas ndeshjeve të javës së dytë dhe kryesimin e Kategorisë së Parë. Lushnja fitoi 3-0 në transfertë me Turbinën e Cërrikut. Bubeqi shënoi një dopjetë (3’, 90’) e shoqëruar me golin e Bizhutit (42’). Bilishti pas humbjes me Partizanin në javën e parë në kryeqyteti, fitoi me të njëjtin rezultat 1-0 me Gramshin me një gol të realizuar nga Allamani (43’). Ada nuk fali Burrelin, duke fituar 2-1: Shjetani (10’) e Përvati (60’) shënuan për velipojakët, ndërsa për matjanët golin e statitistikave e realizoi Xhetani (90’). Skrapari e Memaliaj u ndanë në barazim 1-1. Takimi Sopoti-Elbasani nuk u zhvillua. Të martën, Luftëtari fitoi 3-2 me Pogradecin. Për gjirokastritët realizuan Shalari 14’, Zharkalliu 37’e Shkoza 43’, ndërsa për pogradecarët Jahaj 77’ dhe Kreka 90’.



KATEGORIA E PARË
Java II

Të martën, 01.09.2009
Luftëtari–Pogradeci 3-2
Shalari 14’, Zharkalliu 37’, Shkoza 43’/ Jahaj 77’ Kreka 90’

TË MËRKURËN
02.09.2009

Skrapari–Memaliaj 1-1
Bilishti–Gramshi 1-0
Allamani 43’
Bylis–Partizani 1-0
Sheta 65’ (autg)
Besëlidhja–Dajti 0-0
Ada–Burreli 2-1
Shjetani 10’, Pervati 60’/ Xhetani 90’
Turbina-Lushnja 0-3
Bubeqi 3’, 90’, Bizhyti 42’
Sopoti–Elbasani (e shtyrë)

Re: Lajme nga Liga Superiore

Posted: Thu, 03 Sep 2009 , 07:16
by fpjalmi
Sherr me Devollin e Dabullen, Tirana largon Mohelebin
3 Shtator Francezi eshte rikthyer ne atdhe. Bardheblute e gjobisin



Francezi i Tiranes, Laurent Mohelebi zyrtarisht nuk do te jete me pjese e Tiranes. Mesfushori i rikthyer ne kryeqytet vetem ne fillim te muajit qershor i ka dhene fund aventures bardheblu pasi ka shkaktuar nje incident ne perfundim te pjeses se pare ne ndeshjen Tirana-Skenderbeu duke debatuar fillimisht me Dabullen dhe Devollin. Ne dhomat e zhveshjes ka ndodhur ky episod e me pas francezi pa pyetur askend ka zgjedhur te futet ne dushe per tu larguar me pas nga stadiumi. Eshte veteperjashtuar nga skuadra pasi ka krijuar nje incident te papreçedent ne klubin bardheblu dhe drejtuesit e Tiranes kane vendosur qe te largojne perfundimisht lojtarin duke vendosur edhe gjobitjen e tij.

Incidenti – Ka filluar ne momentin qe ka perfunduar pjesa e pare e ndeshjes Tirana-Skenderbeu dhe kur lojtaret bardheblu i jane drejtuar dhomave te zhveshjes, Mohelebi ka nisur nje debat me dy prej lojtareve te skuadres, me Devollin dhe Mohelebin. Fillimisht lojtaret kane debatuar me njeri tjetrin dhe kjo ka ardhur si rrjedhoje e lojes jo te mire te te gjithe skuadres gjate fraksionit te pare te ndeshjes. Ka nderhyre stafi teknik dhe debati mes lojtareve ka mbaruar me aq dhe kur gjerat duhet ti ktheheshin normalitetit, Mohelebi ka bere sipas kokes se tij duke hequr uniformen e duke u futur ne dush. “Shkoj ne shtepi”, eshte shprehur francezi ne gjuhen anleze dhe pa dhene tjeter shpjegim ka marre çanten dhe eshte larguar nga stadiumi. Ka qene kontakti i fundit me skuadren dhe me stafin teknik dhe me pas Mohelebi eshte larguar drejt Frances.

Reagimi – Drejtuesit e klubit por dhe stafi teknik kane ngelur te shtangur fillimisht nga ky reagim i lojtarit dhe me pas kane vendosour te ndeshkojne me perjashtim lojtarin duke e gjobitur. Drejtori teknik Alban Tafaj eshte shprehur se lojtari ka shkelur rregulloren e brendshme te klubit dhe ka prishur kontraten ne menyre te nje anshme e per kete arsye ai nuk do te jete me pjese e Tiranes. “Mohelebi nuk do te jete me pjese e Tiranes pasi ka thyer rregulloren e brendshme te klubit, e per me teper ka prishur ne menyre te nje anshme kontraten. Ai eshte vete perjashtuar me kete sjellje dhe kjo na ka bere ne si klub te vendosim sanksione per lojtarin duke e perjashtuar por jo vetem kaq pasi ai do te gjobitet. Ka prishur imazhin e klubit pasi nje rast i tille te Tirana eshte i pa preçedente dhe per me teper ka ndeshkuar skuadren pasi eshte i federuar si lojtar dhe kjo do te thote qe nuk mund ta zevendesojme me ndonje lojtar tjeter.

Re: Lajme nga Liga Superiore

Posted: Thu, 03 Sep 2009 , 07:17
by fpjalmi
Bakaj nuk ndihet një ‘hero’: “Këtu jemi të gjithë njësoj”
3 Shtator “Rivalët tanë? Prisni, sepse ka një Tiranë dhe një Vllaznia që duhet të futen në garën për titull”



Ka shënuar dy golat që i kanë hapur rrugën më pas suksesit të Dinamos në dy ndeshjet e para të kampionatit, atë ndaj Kastriotit, të fituar 3-1 dhe atë ndaj Flamurtarit, 3-0. Megjithatë, Elis Bakaj nuk ndihet aspak një hero. Një gjë të tillë ai e pranon vetë, kur thotë: “Kam bërë vetëm detyrën. Tek Dinamo jemi të gjithë njësoj”, ka thënë ai. Ndihet i kënaqur për ecurinë e skuadrës, edhe pse e pranon se, pavarësisht kësaj, është ende herët për të folur për objektivin titull. “Titulli është gjithmonë objektivi ynë. Por, realisht në këtë moment nuk mund të flas për këtë. Sapo ka përfunduar java e dytë e kampionatit dhe mendoj se ka kohë të mjaftueshme për të folur për objektivin”, ka sqaruar Bakaj. Pak keqardhje që nuk është grumbulluar në përfaqësuese, por megjithatë, sipas Bakajt, “këto gjëra i di më mirë trajneri”…





- Dy fitore, të dyja mbi tre gola dhe në transfertë. Kjo Dinamo duhet patur frikë tani?

- Ne nuk jemi një skuadër debutuese, megjithë respektin për ato skuadra debutuese këtë sezon, që bëmë dy rezultate pozitive dhe tani kundërshtarët duhet të na kenë frikë. Ne jemi një skuadër që e ka nisur këtë sezon me një objektiv shumë të qartë, ashtu si edhe sezonin e kaluar dhe siç e ka nisur ky ekip dhe klub të gjitha edicionet. Pra, synimi ynë është që të shpallemi kampionë në fund të aktivitetit.

- Dhe po ia arrini më së miri…

- Kanë kaluar kaluar vetëm dy ndeshje. Realisht nuk jam aq i çmendur që të besoj se ne tani jemi më të fortë se të gjithë dhe do t’I mundim të gjitha skuadrat. Ne kemi bërë vërtet dy fitore, por duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë. Nuk jemi ndeshur akoma me skuadrat e tjera por vetëm me dy të tilla.

- Megjithatë, një fitore në Vlorë, ndaj Flamurtarit nuk është një “lojë fëmijësh”, apo jo?

- Sigurisht që nuk është. Ata vinin nga një fitore me Tiranën, ndërsa ne nga një me Krujën. Pra si ndeshje ishte shumë e vështirë. Por ne e dinim se kë kishim përballë dhe bëmë maksimumin për të arritur fitoren, duke zbatuar detyrat e trajnerit dhe duke dhënë edhe nga vetja jonë atë marsh plus që duhet për të fituar. Ia dolëm dhe kjo ishte më e rëndësishmja.

- Keni shënuar dy golat e parë për skuadrën, në Krujë dhe Vlorë. Bakaj tani, përveçse ndihmon skuadrën, ka nisur të kërkojë edhe diçka më tepër në aspektin personal?

- Jo, nuk është ashtu. Mua më bëhet qejfi që kam arritur të shënoj dy gola dhe që kam ndihmuar skuadrën të zhbllokohet, por mendoj se nuk kam asgjë më tepër se të tjerët. Pra, kam bërë vetëm detyrën time. Dhe për këtë jam mëse i qetë. Nuk jam nga ata që fluturojnë, por siç e thashë dua të qëndroj me këmbë në tokë, ashtu siç dua që edhe skuadra ta bëjë këtë, edhe pse kemi fituar dy ndeshje të vështira në transfertë.

- Një sulm i frikshëm ai i Dinamos, me Bakajn, Kulin, Sefën, Plakun dhe Sozën; duket se goli tani nuk është fare i vështirë…

- Goli është gjithmonë i vështirë, pavarësisht nga sulmuesit që ndodhen në fushë. Pra, në skuadër gjërat nuk funksionojnë me repartee në ndara. Ne mbrojmë të gjithë dhe sulmojmë të gjithë. Pra, jemi një grup dhe një skuadër, që duam suksesin dhe e arrijmë të gjithë bashkë atë. Këtu nuk ka individualizma, por kolektivitet. Pikërisht për këtë më duhet të them se të gjithë tek Dinamo janë njësoj.

- Por në gjashtë gola të shënuar, pesë janë shënuar nga sulmuesët?

- Sepse kjo është detyra e sulmuesve. Edhe në shpërndarjen e golave në skuadrat e tjera, nëse do të shikoni, golat më shumë i kanë shënuar sulmuesit. Në fund të fundit janë ata që duhet ta shënojnë golin.

- Realisht, pas dy ndeshjeve të kampionatit, kë shikoni si rivalët tuaj kryesorë për titull?

- Nuk mund ta them këtë vetëm pas dy ndeshjeve sepse nuk do të ishte reale. Pra, është Tirana dhe Vllaznia që ende nuk kanë hyrë realisht në garë por do ta bëjnë këtë shumë shpejt. Atëherë mund të flasim për rivalitetin. Ka mbaruar vetëm java e dytë dhe asgjë më tepër.

- Të ndalemi tek kombëtarja; nuk jeni grumbulluar me Danimarkën, pavarësisht formës së treguar në këto dy ndeshje kampionati. Keqardhje?

- Sigurisht që më vjen keq, sepse çdo lojtar do të deshte të ishte atje. Dhe unë kam qenë pjesë e përfaqësueses në më shumë se një herë. Megjithatë, një gjë të tillë e di trajneri. Ajo që mund të bëj unë është të mundohem të jap më të mirën dhe të bëj edhe më shumë se ç’kam bërë për t’I mbushur mendjen trajnerit Kuzhe.

Re: Lajme nga Liga Superiore

Posted: Thu, 03 Sep 2009 , 07:17
by fpjalmi
Memushi I shokuar nga Flamurtari I tij: “Kete s’e prisja”
3 Shtator Vleresimet e trajnerit pas humbjes me Dinamon: Ishim amatore





Flamurtari ka analizuar dje, përpara se të fillonte seancën e stërvitjes analizën e humbjes të pësuar me Dinamon. Ka zgjatur pak më shumë se gjysëm ore ky takim me debate dhe diskutime midis stafit të trajnerëve dhe futbollistëve, por në fund siç mësohet gjithçka është mbyllur si dhe herë të tjera në “paqe” midis palëve. “Të gjithë luajtën keq dhe të gjithë kemi pergjegjësi për këtë humbje të pësuar” – mësohet t’u ketë thënë futbollistëve të tij trajneri Memushi. Pas kësaj, trajneri vlonjat është prononcuar për shtypin, duke kompensuar në njëfarë mënyre mos paraqitjen e tij në konferencën për shtyp pas ndeshjes.” Kam qenë tepër i mërzitur dhe shqetësuar pas asaj humbje shokuese dhe vendosa të mos prononcohem pas ndeshjes. Tani që ndihem pak më ndryshe jam i gatshëm të bëj vlerësimet e mia për këtë humbje”- është shprehur në fjalët e tij të para trajneri vlonjat që më poshtë ka sqaruar : “Ishim përgatitur gjatë gjithë javës me Dinamon për te bërë një ballafaqim prej fituesi, por nuk ndodhi kështu. Në prag të kësaj ndeshje jam shprehur se mosha e re që ka skuadra do të bëjë që të dëmtohemi nga euforia e fitores me Tiranën. Në fakt kështu ndodhi dhe ne pranojmë humbjen pa asnjë jusfikim. Dinamo në këtë ndeshje na dha një leksion të mirë që do të na shërbejë shumë për ndeshjet e ardhshme. Kampionati ka vetëm dy javë që ka filluar dhe skuadra do të gjejë forca për të ndryshuar, që në javën e ardhshme në përballjen e rradhës me Skënderbeun”, tha Memushi, I cili ka marre edhe disa leksione te tjera me pare, sicc eshte humbja 8-1 ne Skoci nga Mothereell ne Europa League. Pa shumë komente në këtë deklarim të bërë përpara shtypit, Memushi e ka pranuar plotësisht humbjen e pësuar nga Dinamo i trajnerit Shkëlqim Muça .

“Mbrojtja ishte per notën 3”- Në këtë ndeshje ishte reparti më dobët i skuadrës. Jo vetëm në momentet e pësimit të tre golave e ka lene portierin Moçka të vetëm përballë sulmuesve kundërshtare, por gjatë gjithë kohës ka qënë e ç’organizuar dhe pa impenjimin e duhur. Pak, shumë pak dyluftime u fituan, duke lënë sulmit të Dinamos hapesirën e nevojshme për të qënë pranë portës të Flamurtarit. Ndoshta të tre zevendësimet e kryera në pjesën e dytë duheshin bërë vetëm te ky repart. Ndryshe nga një javë më parë futbollistët e Flamurtarit në këtë ndeshje janë treguar më shumë amatorë se duhet. Dikush në këtë repart të skuadrës e quan veten të pazevdësueshëm, kur në fakt në pankinë ka dhe futbollistë të tjerë që kanë treguar se dinë të bëjnë një paraqitje edhe më të mirë. Të paktën me ato çfarë shprehu dje trajneri Memushi në këtë repart mund të ketë rotacion për vendet e titullarëve.

Mesfusha - Një ditë te keqe për këtë repart të skuadrës të Flamurtarit.Vetëm në një rast shkodrani Belisha ka treguar diçka nga vlerat e tij, kur në fillim të pjesës së parë ka goditur tranversën, sepse gjithçka tjetër ka qenë një ndeshje për t’u harruar sa më shpejt. Në vendosje mesfusha në përgjithësi ka qënë e manovrueshme, por aktorët e asaj kanë lënë për të dëshiruar. Disa futbollistë jo vetëm që nuk e përballuan si duhet ngarkesën e kësaj ndeshje, por në fund të saj mbetën me sy nga gjyqtari për të lëshuar sa më shpejt vërshëllimën. E thënë më qartë ky repart i skuadrës nuk ju përgjigj ashtu siç duhet kërkesave të lojës. Edhe në ato momente që skuadra mbeti me dhjetë futbollistë ( karton I kuq për Belishën) paniku që përfshiu këtë repart ishte shumë i dukshëm, saqë kundërshtari i kënaqur nga rezultati 3-0 filloi të hidhte në zbatim, diçka nga leksionet e tij nga seancat e stërvitjes. Ndryshimet e bëra në këtë repart duket që nuk rezultuan efektive, përderisa nuk u regjistrua asnjë aksion sulmues për të shënuar. Të gjithë futbollistët e mesfushës vlonjate për këtë ndeshje nuk e merituan të qenurit titullar në formacionin e parë. Ndoshta është momenti që Memushi të fusi më mirë në garë për formacion çdo futbollist të këtij reparti që ka në dispozicion për të treguar edhe atë se te fanella e Flamurtarit nuk dhurohet, por fitohet me punë dhe stërvitje.

Sulmi - Në këtë ndeshje tregoi se mbetet një pikat më dobëta të skuadrës vlonjate. Mema gjatë gjithë ndeshjes mbeti i izoluar nga mesfusha, ndërkohë që nga krahët Roshi, Shehaj dhe në pjesën e dytë Zhunior u prezantuan shumë pak përpara portës të Dinamos. Sulmuesi slloven Djukiç për minutat që u aktivizua si për herë të parë tregoi se duhet ende kohë për t’u përshtatur me skuadrën. Të gjitha këto kanë bërë që trajneri Memushi në emër të skuadrës të pranoje humbjen, por të mos humbase shpresën për të pritur ndryshimin nga skuadra e tij kur është shprehur: “Do ta shfrytëzojmë fortë këtë periudhë ndërprerje të kampionatit, me shpresën se skuadra do të gjejë forca për ta kaluar këtë moment të vështirë që ka sjell tek të gjithë pjestarët e ekipit të Flamurtarit kjo humbje e pësuar nga Dinamo”.

Re: Lajme nga Liga Superiore

Posted: Thu, 03 Sep 2009 , 07:18
by fpjalmi
Lëvizja e Riedit një apel për klubet shqiptare
3 Shtator Skuadra e Riedit do të përiftojë 600 mijë euro nëse Rapid do ta transferojë Salihin diku tjetër në tri vitet e ardhshme. Duke besuar se Rapidi do ta bëjë një gjë të tillë, atëherë e shumta totale që do të përfitojë skuadra e vogël austriake nga “pazari” Salihi do të jetë 1.5 milionë euro.

Është e vështirë të besosh se klubet shqiptare do të mund të përfitojnë një shumë të madhe edhe për pak vite. Infrastruktura e rënduar e klubeve nga pikëpamja administrative dhe të mos qënit konkurues në të një treg ku mbizotërojnë agjentët, menaxherët dhe “lidhjet e shkurtëra apo të gjata” i bën përgjithësisht shqiptarët t’i shesin yjet e tyre të rinj për hiç gjë.

Por kjo nuk i ka penguar të njëjtat klube shqiptare që të mësojnë herë pas here nga manovrat ndërkombëtare në raste të kësaj natyre. Dhe nëse nuk ka ndodhur është thjesht sepse nëse nuk dinë, as nuk duan ta mësojnë se funksionon një mekanizëm që për hir të së vërtetës mban gjallë një futboll të tërë botëror.

Asnjë klub shqiptar në shitjet që bën nuk realizon një klauzolë me klubin tjetër ku parashikohet që nga shtija në të ardhmen e lojtarit, klubi do të përiftojë së paku 20% të shumës. Për të mos folur pastaj me shifra konkrete.

Nëse Tirana e cila e kishte nën kontratë Salihin, kur ky u shit në parametra zero do të kërkonte nga Riedi që në momentin e shitjes të përfitonte 20% të kontratës atëherë sot Tirana do të kishte futur në xhepat e saj së paku 170 mijë euro. Shembuj në Botë të kësaj mënyre ka plot. Porto aplikon përgjithësisht “gjëra të tilla”. Duke ditur që lojtarët e saj luajnë në një kampionat jo me shumë peshë, por janë të talentuar, dhe në pamundësi për t’i shitur me shifra astronomike i “heq qafe” lojtarët me çmime të arsyeshme, por përfiton rregullisht në bazë të kontratave nga çdo shitje pasardhëse që lojtarët bëjnë.

Re: Lajme nga Liga Superiore

Posted: Thu, 03 Sep 2009 , 07:20
by fpjalmi
Tirana mbetet “gjysmagjel” në stërvitje


Autori: Erion Saliu
Data: 02/09/2009
Version Print


Bardheblutë kanë nisur përgatitjet për sfidën e radhës me mungesa të shumta

Pasi kanë qëndruar dy ditë pushim pas sfidës së fituar me korçarët, dje nën drejtimin e Tafajt, Keçit dhe përgatitësit të portierëve Astrit Nallbani, skuadra e Tiranës e cunguar ka nisur përgatitjet për takimin e radhës. Këto dy javë përgatitje do t’i shërbejnë skuadrës kryeqytetase për të rikuperuar formën e tyre të dobët që kanë shfaqur gjatë dy ndeshjeve të para, ndërkohë që pritet të rikthehen edhe disa nga lojtarët e dëmtuar për sfidën e javës së tretë me Gramozin e Ersekës.

Mungesa të shumta: Në radhët e kampionëve dje kanë munguar disa lojtarë që kanë qenë të grumbulluar me ekipin përfaqësues të teknikut Kuzhe dhe Shpresën. Në seancën stërvitore nuk janë parë të përgatiten me pjesën tjetër të grupit A.Lila dhe Sefa, por edhe S.Lilaj, Bici, Hajdari, Metani, Karabeci dhe Ferra, që është thirrur urgjentisht paraditen e djeshme nga tekniku Artan Bushati. Krahas lojtarëve që janë grumbulluar me kuqezinjtë tanë, në seancën e djeshme nuk kanë qenë edhe dy të huajt, Abraham dhe francezi Mohelebi. I pari pritet që t’i bashkohet ekipit ditët e ardhshme.

Vetëlargimi i Mohelebit: Mesfushori francez Laurent Mohelebi, i cili u rikthye në radhët e kampionëve gjatë verës dhe u vu nën urdhrat e teknikut Lonçareviç në përgatitoren e Ohrit, dje nuk është parë në stërvitje. Lojtari i cili njihet për një temperament të nxehtë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe jashtë saj, nuk e ka “përtypur” zëvendësimin në takimin e javës së kaluar me Skënderbeun, kur la fushën e lojës sapo përfundoi pjesa e parë, duke qenë se po tregonte një formë të dobët. Por nuk ka mbetur me kaq.

Në dhomat e zhveshjes, ai ka thyer disiplinën duke debatur me shokët e skuadrës pa shkak, ndërsa u ka komunikuar drejtuesve të klubit se do të largohej me gjithë familjen në drejtim të Francës. Në lidhje me çështjen “Mohelebi”, drejtori teknik i kampionëve, Alban Tafaj sqaron: “Mohelebi u vetëlargua nga Tirana. Lojtari, pasi është zëvendësuar, ka bërë debate me lojtarët, madje në fund të sfidës është larë, është veshur dhe ka thënë i mërziur se “do të marr familjen dhe do të iki në Francë”.

Jo vetëm kaq, por në prani të skuadrës dhe stafit ai ka përdorur edhe fjalë fyese. Ndaj lojtarit do të zbatohet edhe rregullorja e brendshme e klubit dhe për të do të ketë masa deri në ekstrem, pasi ai ka thyer këtë rregullore. Ne e kemi federuar atë, ai nuk mund të largohej në atë mënyrë, pasi u zëvendësua sepse lojtarët do t’u përgjigjen kërkesave të klubit dhe jo klubi kërkesave të lojtarëve. Ndaj Mohelebi, krahas formës së dobët që ka treguar, nuk duhet të reagonte në atë mënyrë.”

Kartonët e Bicit dhe Malindit: Më në fund, është zgjidhur edhe problemi i dy lojtarëve bardheblu për aktivizimin e tyre në takimet e ardhshme. Bëhet fjalë për Ditmar Bicin dhe Enco Malindin, të cilëve deri dje nuk u kishin mbërritur kartonët nga klubet ku ishin aktivizuar më parë. Ka qenë një ndërhyrje e drejtuesve bardheblu, që i kanë dhënë zgjidhjen përfundimtare aktivizimit të tyre në të ardhmen te kampionët. Tashmë Lonçareviçi do të ketë nën urdhrat e tij edhe dy lojtarë të Shpresës, që për arsye objektive nuk janë aktivizuar në këtë fillimsezoni.

Miqësore me Shpresën: Drejtori teknik i bardhebluve, Alban Tafaj, krahas përgatitjeve të përditshme me nga dy seanca në ditë, ka programuar edhe një përballje miqësore me përfaqësueson U-21, për të parë gjendjen e lojtarëve. Kjo ndeshje testuese do të zhvillohet pasditen e së enjtes në kompleksin sportiv “Skënder Halili”.

Re: Lajme nga Liga Superiore

Posted: Thu, 03 Sep 2009 , 07:23
by fpjalmi
Shifrat e javës së 2?të të superligës:

- U realizuan 13 gola (4 në 45 minutat e para), ose 2.16 gola për çdo takim.

- Ndryshe nga java e parë, këtë herë vetëm një futbollist ishte autor i një dopiete: kapiteni i Teutës, V.Mile.

- E.Bakaj i Dinamos dhe O.Abazaj i Kastriotit qenë shënues golash edhe në javën e parë.

- E.Bakaj (Dinamo), O.Abazaj (Kastrioti), E.Hoti (Apolonia), D.Xhafaj (Besa) dhe kroati Milian (Skënderbeu) kryesojnë listën e golashënuesve më të mirë të kampionatit, me nga 2 gola secili.

- Dy futbollistë me një njëjtin mbiemër, Nallbani, Blendi i Tiranës dhe Iliri i Vllaznisë, shënuan golat e fitores së skuadrave të tyre, pikërisht ndaj Skënderbeut dhe Apolonisë.

- Si edhe para një jave, u dhanë 3 penallti, por këtë radhë u realizuan të gjitha. Krahas B.Nallbanit të Tiranës, shënuan edhe V.Mile i Teutës dhe A.Nora i Laçit.

- Si edhe në javën e kaluar, dy skuadra udhëtuese fituan: Dinamo dhe Besa, të cilat udhëheqin edhe tabelën e renditjes.

- Java e dytë qe kopje e së parës: u regjistruan 5 fitore dhe 1 barazim.

- Kundër Apolonisë, Vllaznia sigloi fitoren e 40?të jubilare dhe njëkohësisht fitoren e katërt radhazi.

- Ndaj Shkumbinit, Besa arriti dy shifra jubilare: fitoren e 15?të dhe ndërkohë S.Çikalleshi shënoi golin e 30?të.

- Kundër Flamurtarit, S.Plaku shënoi golin e 190?të jubilar të Dinamos.

- Ndaj Teutës, Abazaj realizoi golin e 15?të jubilar të krutanëve.

- Këtë javë elbasanasi E.Jorgji është i vetmi nga gjyqtarët e rretheve që iu besua për të drejtuar një takim në superligë.

- U dhanë 23 kartonë të verdhë.

- Pati edhe 4 kartonë të kuq.

Re: Lajme nga Liga Superiore

Posted: Thu, 03 Sep 2009 , 07:23
by fpjalmi
Shifrat e javës së 2?të të superligës:

- U realizuan 13 gola (4 në 45 minutat e para), ose 2.16 gola për çdo takim.

- Ndryshe nga java e parë, këtë herë vetëm një futbollist ishte autor i një dopiete: kapiteni i Teutës, V.Mile.

- E.Bakaj i Dinamos dhe O.Abazaj i Kastriotit qenë shënues golash edhe në javën e parë.

- E.Bakaj (Dinamo), O.Abazaj (Kastrioti), E.Hoti (Apolonia), D.Xhafaj (Besa) dhe kroati Milian (Skënderbeu) kryesojnë listën e golashënuesve më të mirë të kampionatit, me nga 2 gola secili.

- Dy futbollistë me një njëjtin mbiemër, Nallbani, Blendi i Tiranës dhe Iliri i Vllaznisë, shënuan golat e fitores së skuadrave të tyre, pikërisht ndaj Skënderbeut dhe Apolonisë.

- Si edhe para një jave, u dhanë 3 penallti, por këtë radhë u realizuan të gjitha. Krahas B.Nallbanit të Tiranës, shënuan edhe V.Mile i Teutës dhe A.Nora i Laçit.

- Si edhe në javën e kaluar, dy skuadra udhëtuese fituan: Dinamo dhe Besa, të cilat udhëheqin edhe tabelën e renditjes.

- Java e dytë qe kopje e së parës: u regjistruan 5 fitore dhe 1 barazim.

- Kundër Apolonisë, Vllaznia sigloi fitoren e 40?të jubilare dhe njëkohësisht fitoren e katërt radhazi.

- Ndaj Shkumbinit, Besa arriti dy shifra jubilare: fitoren e 15?të dhe ndërkohë S.Çikalleshi shënoi golin e 30?të.

- Kundër Flamurtarit, S.Plaku shënoi golin e 190?të jubilar të Dinamos.

- Ndaj Teutës, Abazaj realizoi golin e 15?të jubilar të krutanëve.

- Këtë javë elbasanasi E.Jorgji është i vetmi nga gjyqtarët e rretheve që iu besua për të drejtuar një takim në superligë.

- U dhanë 23 kartonë të verdhë.

- Pati edhe 4 kartonë të kuq.

Re: Lajme nga Liga Superiore

Posted: Thu, 03 Sep 2009 , 08:24
by fpjalmi
Pllumb Jusufi zgjedh Kastriotin e Krujes
E mërkurë, 02 Shtator 2009 14:23




Mesfushori me tipare sulmuese Pllumb Jusufi, ka zgjedhur skuadren e tij te re per edicionin 2009-2010. Behet fjale per Kastriotin e Krujes, i cili prej ditesh kerkonte sherbimet e shqiptaro-maqedonasit me nenshtetesi kroate. Ne sezonin e kaluar lojtari ne fjale ka qene pjese e Dinamos se Tiranes. Vete futbollisti ka pohuar : “Po kam firmosur per Kastriotin dhe tani do te jap me te miren per kete skuader", eshte prononcuar per albaniassocer.com kembeshpejti Jusufi.

Re: Lajme nga Liga Superiore

Posted: Thu, 03 Sep 2009 , 08:26
by fpjalmi
Altin Haxhi e fillon sezonin e ri me gol
E hënë, 31 Gusht 2009 05:59

Altin Haxhi e ka filluar sezonin e ri me gol, por nuk ka qene i mjaftueshem qe skuadra e tij APOEL, kampione e Qipros te arrije te fitoj takimin e pare.te ketij sezoni. APOEL luante jashte fushe dhe ishte ne avantazh 3-2, kur vendasit shenuan 2 gola brenda tre minutave duke permbysur rezultatin ne favor te tyre. Haxhi shenoi golin e dyte per skuadren e tij ne minuten e 30-te duke i dhene avantazhin provizor kampioneve ne fuqi

Kostakis Bozoris

Re: Lajme nga Liga Superiore

Posted: Thu, 03 Sep 2009 , 08:27
by fpjalmi
postimi i fundit le te shihet nga fshiresit e mesazheve sepse asht postu ne vend te gabum

Re: Lajme nga Liga Superiore

Posted: Thu, 03 Sep 2009 , 08:40
by fpjalmi
Muka: Tirana e vërtetë, pas dëmtimeve
» Vendosur: 01/09/2009 - 08:22





Tirana i bëri një nisje aspak të këndshme kampionatit të ri, duke humbur takimin e parë ndaj Flamurtarit dhe duke fituar pa shkëlqim një ndeshje të dobët ndaj Skënderbeut. Por jo të gjithë ndajnë këtë mendim, e një ndër ta, kapiteni Devi Muka, beson fuqishëm se skuadra do t’i rikthehet shumë shpejt normalitetit. “Tirana është mësuar të fitojë gjithmonë dhe sigurisht që nisja jo e mirë e kampionatit nuk i shkon për shtat kësaj skuadre, me emër të madh dhe padyshim me përbërjen më të mirë në Superiore. Por faktorët dihen, pasi ne e nisëm kampionatin me mungesa të tilla që kushtëzuan lojën dhe rezultatet, pa folur për faktin se këto dy javë u aktivizuan shumë të rinj të ardhur. Mirëpo kjo gjendje është e përkohshme dhe më besoni, do të duhet të presim vetëm pak ditë për të parë Tiranën e vërtetë. Besoj se sulmi nuk ka pasur forcën e duhur, pasi unë, Malindi dhe Memelli kemi qenë jashtë grupit, pa folur këtu për mungesat e tjera si Muzaka, Lila etj., që kushtëzuan këtë gjendje aspak të mirë. Veçse mua më habit fakti se si janë përgjigjur rivalët, në një mënyrë të çuditshme dhe aspak profesionale”, ka pohuar Muka

Re: Lajme nga Liga Superiore

Posted: Fri, 04 Sep 2009 , 07:27
by fpjalmi
Dinamoja le pa rroga Flamurtarin
E enjte, 03 Shtator 2009 22:31


Renditja e përdoruesit: / 1
DobëtMirë
- Futbollistëve të Flamurtarit ju është komunikuar nga trajneri Eqerem Memushi mbajta e rrogës mujore si gjobë për humbjen me skuadrën e Dinamos. Kur javën e parë po këta djem mundën skuadrën kampione të Shqipërisë Tiranën u bënë heronj dhe morën lavde pa fund, por u desh një humbje në javën e dytë të kampionatit dhe gjithcka kthehet në krahë të kundërt. Vetem në futbollin shqiptar ndodh që të mundesh në një ndeshje dhe aq më shumë në fillim të kampionati dhe të ndëshkohesh me gjobë.

- Skuadra ka zhvilluar dy seanca stërvitore ditën e sotme. Të dyja sencat janë zhvilluar në aneksin e stadiumit “Flamurtari”. Të gjithë lojtarët kanë qenë të pranishëm me përjashtim të futbollistëve të grumbulluar me skuadrën Shpresa.

Klevis Bejkolli

Re: Lajme nga Liga Superiore

Posted: Fri, 04 Sep 2009 , 07:27
by fpjalmi
Skerdi Bejzade : Në Ballsh fitoi arbitri
E enjte, 03 Shtator 2009 20:28

Sulmuesi dhe në të njëtën kohë zëvëndës trajner i Partizanit Skerdi
Bejzade ka fajësuar arbitrat e ndeshjes për humbjen që skuadra e
kuqe ka pësuar në Ballsh. Ai është parë shumë i revoltuar dhe ka akuzuar në mënyrë direkte arbitrat dhe krerët e FSHF-së të cilët sipas tij po luajnë në kurriz të Partizanit. “Arbitri kryesor na mbyti me faulle kurse anësorët me dorën të stampuar lart sinjalizonin pozicione të paqena jashtë loje. Ata na ndihmuan për të mos djersitur ne si skuadër. Ishte e pamundur të kaloje mesfushën tonë. Mesa duket këta duan të na zbresin sërish një kategori më poshtë. Duhet të pyesim Kotheren se cfarë mendon për arbitrimin e ndeshjes Bylis-Partizani”.

Klevis Bejkolli

Re: Lajme nga Liga Superiore

Posted: Fri, 04 Sep 2009 , 07:48
by fpjalmi
Josa: Tri pikët e para na dhanë qetësinë e duhur


Autori: Dorian Agolli
Data: 03/09/2009
Version Print


Trajneri i Teutës, Mirel Josa, thotë se fitorja me Kastriotin i çon më të qetë ndaj Dinamos




“Kemi një ndeshje të vështirë përpara, si ajo me Dinamon, por kjo ndërprerje e kampionatit na shërben që të përgatitemi sa më mirë.” Kështu shprehet trajneri i Teutës, Mirel Josa, i cili shton se është i kënaqur me djemtë, që fituan vetëm në sajë të këmbënguljes dhe durimit që treguan në fushën e lojës. Josa ka komentuar gjithashtu tripikëshin e parë të durrsakëve në “Niko Dovana”, një tripikësh i rëndësishëm edhe për moralin e skuadrës së Teutës. Sipas Josës, kjo fitore i jep ekipit qetësinë e nevojshme për t’u përgatitur për ndeshjen e radhës, që do të jetë një sfidë e vështirë kundër Dinamos në trasfertë. “Ekipi ynë u paraqit ndryshe dhe luajti me personalitet, por pa dyshim ka edhe të meta, të cilat tashmë do të kemi kohë t’i riparojmë, duke qenë se do të luajmë pas dy javësh.


Sa për gabimin që solli golin e kundërshtarit, mund të them se të tilla gabime ndodhin në futboll, edhe në kampionate nga më të mirat, dhe nuk është diçka për t’u ndalur hollësisht. E rëndësishme është që lojtarët tanë luajtën me sedër dhe u paraqitën mirë. Nuk ishte një fitore aq e mundimshme, sepse ne ishim vazhdimisht në sulm dhe ushtruam presion gjatë 90 minutave, kështu që e merituam plotësisht atë fitore. Kundërshtari u mbrojt vazhdimisht dhe tentoi të rrezikonte vetëm me kundërsulme, ku na ndëshkoi si pasojë e një gabimi nga ana jonë.

Në përgjithësi, mendoj se ishte një fitore e merituar dhe shumë e rëndësishme edhe për faktin që ishte e para në këtë sezon,” - thotë Josa, sipas të cilit ekipi durrsak nuk ka pasur probleme në këtë ndeshje. “Nuk kemi pasur probleme në mesfushë apo në ndonjë repart tjetër, pasi, siç e thashë, edhe goli i kundërshtarit erdhi në një episod të vetëm në sajë të gabimit tonë, ndërkohë që ekipi ynë zhvilloi vazhdimisht një lojë sulmuese.

Unë jam i kënaqur nga djemtë me lojën e zhvilluar dhe me rezultatin e arritur, që janë tri pikët e para në fushën tonë, që na japin qetësinë e duhur për të punuar me përqendrim për ndeshjen e radhës pas dy javësh kundër Dinamos, që do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, me një kundërshtar që pretendon këtë sezon. Djemtë duhet të kenë përkushtim maksimal kundër Dinamos, sepse në ndeshje të tilla edhe një gabim sado i vogël mund të të ndëshkojë, ndërkohë që kjo është e ndërsjellë, pasi edhe një gabim të kundërshtarit ne duhet ta shfrytëzojmë në maksimum, kështu që duhet të jemi shumë të kujdesshëm në këtë transfertë të vështirë,” - ka përfunduar trajneri i Teutës, Mirel Josa.