Page 81 of 230
Posted: Wed, 26 Nov 2008 , 00:41
by fpjalmi
Futboll
Kuqblutë tani mahnisin edhe presidentin Fushaj
25 Nentor Më parë ishte skeptik, tani numri 1 i klubit është në delir
Kanë udhëtuar për fitore në Tiranë, por edhe me barazimin janë të kënaqur. Ky është përgjithësisht opinioni në kampin kuqeblu të Vllaznisë. Madje, një gjë të tillë e pohon gjatë një bashkëbisedimi edhe numri 1 i klubit Vllaznia, presidenti Valter Fushaj. “Ishte një ndeshje emocionuese, që përligji më së miri vlerat e dy skuadrave rivale, të denja njëra me tjetrën”, thotë Fushaj, i cili kurrsesi nuk e fshehë kënaqësinë që i ka dhënë skuadra që ai financon. Madje, përpos asaj që ka ndjerë në tribunën VIP të stadiumit kombëtar “Qemal Stafa”, presidenti shkodran ka treguar të njëjtën gjë edhe jashtë mjediseve të stadiumit, kur në momentin e largimit e kanë rrethuar një turmë e madhe tifozësh kuqeblu, të cilët kanë kërkuar të festojnë së bashku me presidentin e tyre. “Kur tifozët janë të kënaqur, unë dhe stafi im e ndjejmë dyfishë kënaqësinë, sepse me thënë të drejtën ne jemi borxhli ndaj tyre, për atë pasion të pashtershëm që kanë, në ndjekjen e skuadrës, brenda dhe jashtë qytetit”, thotë Fushaj. Më pas, duke iu rikthyer ndeshjes, ai përcjellë vlerësimet e tij për paraqitjen dinitoze, që bëri skuadra në këtë përballje të vështirë. “Jemi ndeshur me skuadrën kryesuse të kampionatit dhe në fushën e saj, duke bërë një paraqitje mjaft të mirë”, vijon Fushaj, i cili padyshim ndalet te pjesa e parë, në të cilën Vllaznia dhuroi spektakël në fushën e loj-s. Sipas tij, Vllaznia kishte disa mundësi për ta mbyllur takimin që në 45 minutat e para, por moskonkludimi si duhet i Dhëmbit, i dha Tiranës mundësinë të merrte veten në pjesën e dytë, duke i dhënë një farë ekuilibri takimit. Në një farë mënyre, për Fushaj, barazimi ishte rezultat i drejtë, por duke llogaritur edhe përmirësimin e ndjeshëm të lojës në pjesën e fundit të takimit, ai gjykon se Vllaznia mund të shpërblehej edhe me një fitore tre pikëshe, që nëse do ta realizonte, do të ishte plotësisht e merituar.
Titulli? Duke vijuar të flasim për ndeshjen me Tiranën, përpos vlerësimit që ai vazhdon të përcjellë për këtë ndeshje, në fjalët e presidentit shkodran duket se ka filluar të besohet edhe për fitimin e mundshëm të titullit kampion. “Barazimi e thashë edhe më sipër, se është vlerësuar si një rezultat pozitv nga ana e jonë”, thotë presidenti Fushaj, por më shumë se sa rezultati, ai e vë theksin tek loja e mirë që po vazhdon të paraqesë skuadra, gjatë periudhës së fundit. “Kemi arritur tre fitore radhazi dhe së bashku me këtë që mund ta konsiderojmë fitore për vlerat që treguam, duhet thënë se janë bërë katër ndeshje, që kanë prezantuar në fushën e lojës, një Vllazni bindëse”, vijon Fushaj duke përgëzuar të gjithë futbollistët dhe stafin e tyre për punën e mirë që kanë bërë. Po vazhduam kështu, kam besim të madh, se Vllaznia do të jetë kampione e Shqipërisë”, thotë presidenti, tashmë i entuziasmuar nga paraqitja e kuqebluve në ndeshjet e fundit. Megjithatë, ai e pranon se një rrugë e tillë që të çon tek titulli është mjaft e vështirë, prandaj së bashku me stafin e tij po merr masat e duhura, për të mbajtur të karikuar skuadrën, në përballimin me sa më shumë sukses, të periudhës në vazhdim të kampionatit.
Posted: Wed, 26 Nov 2008 , 00:45
by fpjalmi
Vllaznia habit edhe në merkato: Vjen një grek
25 Nentor Mbrojtësi Venzelios 1.91 cm i gjatë ka mbërritur në Shkodër. Do të testohet
Për të pretenduar fitimin e titullit kampion, natyrisht që kërkohet një skuadër sa më e fortë, në gjirin e së cilës të jenë një grup sa më i madh lojtarësh cilësorë, të cilët do të jenë në gjendje të përballojnë me sukses javët e vështira të kampionatit, deri në mbyllje të tij. Momentalisht, Vllaznia duke se nuk e ka këtë luks, pasi kontigjenti aktual i saj është mjaft i cunguar. Për fatin e keq të saj, dy lojtarë të merkatos së verës, që ishin planifikuar të ishin pjesë e rëndësishme e formacionit të parë, si çeku Kausal dhe ganezi Mohamed, jo vetëm që nuk janë aktualisht pjesë e Vllaznisë, por ndërkohë që i pari u detyrua të largohej pa luajtur asnjë minutë në fushë, si rezultat i dëmtimit të rëndë i dyti, pas një përvoje aspak positive të dy ndeshjeve të para, u largua pa “lënë gjurmë”. Kësisoj për Vllazninë, hyrja në merkato është një domosdoshmëri e padiskutueshme, kjo edhe për faktin tjetër shumë shqetësues, se gjatë kësaj periudhe, skuadra ka vuajtur shumë nga dëmtimet e titullarëve, gjë për të cilën flet fakti, se tekniku Canaj asnjëherë nuk e ka patur komoditetin, për të luajtur me një formacion bazë. Një gjë të tillë e pranon edhe presidenti Fushaj, madje duke theksuar se stafi i tij ka kohë që po studion alternativa. “Dje ka mbërritur në Shkodër një futbollist nga kampionati grek i futbollit dhe menjëherë është vënë në shërbim të stafitteknik për t’u testuar”, thotë Fushaj, duke pohuar se në ditët në vazhdim, në bazë të bisedave paraprake me menazherë të ndryshëm, priten të vijnë edhe futbollitë të tjerë nga jashtë vendit. Këmbënguljes sonë, për të ditur se ku po përqëndrohet “gjuetia” shkodrane, ai pohon se futbollistët që priten të vijnë për t’u provuar tek Vllaznia, janë kryesisht të rajonit të Ballkanit, por ndërkohë nuk përjashtohet mundësia edhe të ndonjërit nga larg. “Mund të vijnë pesë për provë, por tre prej tyre duhet të qëndrojnë”, citon presidenti shkodran, duke shpresuar se do të arrijnë të gjejnë futbollistët e duhur, të cilët nuk do të kenë fatin e atyre që u larguan. Duke u kthyer tek i ardhuri nga Greqia, që ka mbërritur dje në Shkodër, drejtuesit e klubit thonë se bëhet fjalë për Venzelios Anifantakis, një futbollit shtatlartë 191 centimetra, që i përket repartit të mbrojtjes, kryesisht në qendër. Është 24 vjeç, dhe thuhet se më parë ka luajtur me ekipit e kategorisë së parë të futbollit grek, Agalio dhe më pas te Ergotelis.
Posted: Wed, 26 Nov 2008 , 00:46
by GOLDIAN
o MIR car internetit ke qe ske gjet asi te dhan per kete lojtar
ky keka klas krejt

Posted: Wed, 26 Nov 2008 , 00:47
by fpjalmi
ishalla fushaj poo ban nji merkato te mire e ishalla po merr futbollista te mire se per te keq ma mire mos ti marrin hiq.
harxhoji da pare fushaj e mos u ban koprrac

Posted: Wed, 26 Nov 2008 , 00:48
by GOLDIAN
fpjalmi wrote:ishalla fushaj poo ban nji merkato te mire e ishalla po merr futbollista te mire se per te keq ma mire mos ti marrin hiq.
harxhoji da pare fushaj e mos u ban koprrac

e ka kap kriza financiare naqe
mas i ven faj
se koprac nuk asht

Posted: Wed, 26 Nov 2008 , 00:49
by Man in Redblue
Per hater skisha dasht me pas grek nskuader as ne kampionatin shqiptar hic, e shpresoj qi apolonia e serbizume te bijn prej kategoriet
Posted: Wed, 26 Nov 2008 , 01:01
by fpjalmi
Posted: Wed, 26 Nov 2008 , 01:05
by Edmond-Cela
cpo te bahet daje tifoz i dyfisht
Posted: Wed, 26 Nov 2008 , 01:06
by fpjalmi
e ka kap kriza financiare naqe
mas i ven faj
se koprac nuk asht
_______________________________________________
ka fitu pare boll prej te drejtave televizive e prej sukaj telet e likes,i ka mush gjepat prap.
mos vall asaht problemi financiar qe shulsi tranieri gjerman i fitoi gjygjin e i mori da pjese te hollash?

Posted: Wed, 26 Nov 2008 , 01:08
by fpjalmi
Posted: Wed, 26 Nov 2008 , 01:10
by fpjalmi
Vllaznia/ Presidenti flet për objektivat e shkodranëve
Fushaj: Do ta shihni,
ne do jemi kampionë
“Jemi në rrugë të mbarë. Në janar do të ketë afrime”
Takimi i radhës i Vllaznisë
me një rivale
direkte për titull, e sidomos
niveli i kënaqshëm që
kanë shfaqur kuqeblutë në këtë
përballje me udhëheqësen e kampionatit,
Tiranën, e ka bërë
optimist presidentin e këtij klubi,
Valter Fushajn. Që në fillim
të këtij sezoni, ai premtoi se
skuadra e tij do të kishte si objektiv
parësor fitimin e titullit
kampion. Premtim të cilin, kreu
i klubit më të vjetër shqiptar ia
bëri tifozerisë së zjarrtë shkodrane
që pas fitimit të Kupës së
Shqipërisë, më 7 maj të këtij viti.
Me kalimin e javëve, Vllaznia
po e përligj të qenit në vendin e
dytë të tabelës së klasifikimit,
por ajo po tregon njëherësh, me
lojërat e zhvilluara, se objektivi
që i ka vënë vetes para nisjes së
sezonit mund të arrihet.
“Natyrisht, tani më shumë se
kurrë mund të them se kjo
skuadër është e aftë për të qenë
kampione. Me këtë kontingjent
lojtarësh dhe me momentin e
mirë që po kalon, mund të them
se objektivi ynë i vetëm në këtë
fazë të dytë mbetet fitimi i titullit,
- shprehet kreu i klubit kuqeblu.
– Vllaznia ka në përbërje
të saj futbollistë vërtetë të talentuar
dhe me shumë eksperiencë,
çka të bën të ndihesh edhe më
tepër optimist se objektivi ynë
është më se i arritshëm. Kësisoj,
kam shumë besim në këtë
skuadër. Megjithatë, duhet të
përpiqemi t’i shohim gjërat me
qetësi, pa shumë eufori e me
këmbë në tokë takim pas takimi.
Sepse gjithçka duam të realizojmë
përmbushet vetëm
nëpërmjet punës e përkushtimit
në stërvitje. Natyrisht, edhe
me shpirt të lartë gare”, - ka
theksuar presidenti Fushaj.
Merkato
Për arritjen e këtij objektivi
kaq madhor në futboll, fitimin
e titullit kampion, Vllaznisë
natyrshëm do t’i duhen edhe 2-
3 lojtarë të tjerë cilësorë. Për
rrjedhojë, në merkaton e janarit
mendohet që kuqeblutë të futen
fuqishëm në të. Mirëpo
mësohet se merkatoja shkodrane
nuk do të bëhet në kampionatin
shqiptar, por jashtë tij.
Këtë e ka pohuar vetë presidenti
i ekipit shkodran, madje para
mediave. Por si gjithmonë, i
kujdesshëm e fjalëpakë, nuk ka
Posted: Wed, 26 Nov 2008 , 01:11
by fpjalmi
“Gjithçka bëhet në
kohën e duhur. Duhet të tregohemi
të matur dhe të bëjmë më
të mirën e mundshme në këtë
merkato. Na duhen lojtarë cilësorë
dhe pikërisht në vendet që
tekniku ka nevojë. Është herët
për të thënë emra apo diçka
tjetër rreth kësaj çështje. Ajo që
është e sigurt është se ne kemi
filluar punën për të gjetur elementët
që na duhen, për t’i
shërbyer sa më mirë kështu arritjes
së objektivave që i kemi
vënë vetes në këtë sezon”, - ka
theksuar njëshi i klubit shkodran,
i cili nuk ka ndërmend
të ngutet, ashtu siç ka bërë
edhe në fillim të këtij sezoni,
ku duhet thënë se afrimet
kanë qenë cilësore dhe të që
të gjitha të goditura.
Takimi
Ndeshja e fundit e Vllaznisë
me bardheblutë e Tiranës ka
kënaqur, por jo dhe aq drejtuesit
e saj. Në fakt, sipas drejtuesve
të klubit, loja e kuqebluve
në këtë sfidë ka qenë
ndër më të mirat, mirëpo
përsëri ata nuk kanë mundur
të marrin maksimumin, ashtu
siç edhe shpresohej deri pak
minuta para përfundimit të
takimit. “Nga njëra anë jam i
kënaqur me atë që Vllaznia tregoi
në fushën e lojës, e natyrisht
edhe me rezultatin, sepse
luante përballë një kundërshtari
direkt. Por unë mendoj se
skuadra jonë mund ta kishte
mbyllur më herët ndeshjen, që
në pjesën e parë. Ne shpërdoruam
disa raste të pastra, të
cilat po të ishin shfrytëzuar siç
duhet, me siguri do ishim ne
sot në vendin e parë. Ndërsa
në pjesën e dytë, loja jonë ra
disi, e pikërisht nga ky moment
përfitoi dhe kundërshtari.
Megjithatë, në përgjithësi
jam i kënaqur me atë që djemtë
e mi dhanë në fushën e blertë,
pavarësisht se e theksoj edhe
një herë që ndaj Tiranës mund
të merrnim dhe maksimalen”,
përfundoi presidenti i klubit
shkodran, Valter Fushaj.
Posted: Wed, 26 Nov 2008 , 01:11
by Man in Redblue
ktij venizelloos ja kisha vu nji emer femnet: VACE

Posted: Thu, 27 Nov 2008 , 03:20
by fpjalmi
Vllaznia/Trajneri ka rezerva për lojën me Tiranën, por përgatitet për sfidën e radhës
Canaj tani mendon për Partizanin
“S’duhet konsideruar takim i lehtë. Madje, e shohim atë si një ekip rival e me emër”
Barazimi në kryeqytet
me Tiranën, për Vl
lazninë ka qenë një
sukses i radhës, por kuqeblutë
mund të kishin marrë
më shumë, nëse do të ishin
treguar më të saktë në rastet
e krijuara. Për teknikun
Agim Canaj, ekipi i tij në
takimin me bardheblutë u
ndëshkua vetëm nga vetvetja.
Tekniku vlerëson paraqitjen
e Vllaznisë, ndërkohë
që është ndier jo mirë
nga mentaliteti i paraqitur,
sidomos në pjesën e dytë të
lojës. “Të jem i sinqertë, po
të më pyesnit para takimit
me Tiranën, do thosha se
edhe me 1 pikë do të isha
tepër i kënaqur, sepse
bardheblutë janë një emër
i madh dhe kanë udhëhequr
me plot meritë kampionatin
gjatë gjithë fazë së
parë. Si në çdo takim tonin,
edhe në të fundit ishim përgatitur
mjaft mirë, në
mënyrë që nga fusha e blertë
të mos dilnim pa pikë, -
shprehet fillimisht Canaj. -
Për mendimin tim, sidomos
në pjesën e dytë të ndeshjes,
mentaliteti ishte vendimtar.
Është pikërisht kjo, që më
shqetëson mua si teknik,
pasi ky mentalitet ndryshoi
edhe rezultatin e takimit.
Tërheqja e pa vullnetshme
në pjesën e dytë të përballjes
ndodhi pikërisht për
këtë arsye. Ajo që më ka
shqetësuar është se, lojtarë
të veçantë duhet të merrnin
më shumë përsipër”, përfundon
Canaj.
Mungesat
Shkodranët në përballjen
e fundit kanë pasur
mungesë kryesore sulmuesin
dhe njëherësh goleadorin
Vioresin Sinani.
Kuqeblutë jo vetëm në këtë
përballje, por edhe në
takimet e tjera që kanë zhvilluar,
kanë vuajtur mungesën
e disa lojtarëve titullarë.
Gjithsesi, ata kanë
arritur t’i përballojnë me
sukses këto takime. Në
ndeshjen ndaj Tiranës,
tekniku Canaj ka eksperimentuar
në vijën e sulmit
dyshen Boadu e Dhëmbi.
“Sulmuesit Boadu e Dhëmbi
për momentin ishin dyshja
më e mirë, që ne kishim
në dispozicion. Mund të
them se ajo justifikoi tërësisht
veten, pavarësisht se
mund t’i shfrytëzonte më
mirë rastet e krijuara dhe
gjithçka mund të kishte
ndikim të mirë në aspektin
psikologjik. Në shumë
takime kemi krijuar më pak
raste për shënim, por i kemi
shfrytëzuar më mirë ato.
Megjithatë, me këta lojtarë
duhet të përballojmë edhe
pjesën e mbetur të sezonit”,
shprehet tekniku
kuqeblu, Canaj.
Partizani
Tashmë shkodranët i
kanë mbërthyer ethet për
takimin e radhës me Partizanin.
Pavarësisht se në
letër dhe nisur nga renditja,
të dyja këto skuadra
kanë synime të kundërta,
kjo gjë duket se nuk i qetëson
aspak shkodranët, të
cilët duhet të bëjnë kujdes
në ndeshje të tilla. “Ne nuk
duhet ta konsiderojmë këtë
takim si të lehtë. Pavarësisht
se kërkesat tona janë
diametralisht të kundërta
përsa i përket kampionatit,
kjo nuk na lejon neve ta
Megjithëse takimi i së dielës ndaj
Elbasanit, që zhvilloi në Fier përfundoi
në barazim, ekipi i Apolonisë
është i bindur se me lojën
e zhvilluar sidomos në pjesën e
dytë, meritonte më shumë. Për
ta, fitorja do të kishte qenë rezultati
më i drejtë. Mirëpo duke
parë lojën në përgjithësi, drejtuesit
e klubit bardhejeshil, deri
diku kanë mbetur të kënaqur me
atë çka u arrit, ndonëse pretendimet
dhe dëshira e tyre ishte
fitorja. Mesfushori i kësaj skuadre,
protagonisti i golit të parë,
Shkëlzen Kelmendi, flet me optimizëm
për ekipin e tij, të drejtuar
nga trajneri boshnjak, Esad
Karishik dhe mendon se Apolonia
duhet të shkojë përtej këtij
barazimi, për të kërkuar një
vazhdimësi pozitive të kampinënvlerësojmë
Partizanin.
Madje, e shohim atë si një
ekip rival dhe si një emër
të madh, pavarësisht problemeve
që po kalon. Ne në
këtë përballje duhet të
bëjmë shumë kujdes dhe të
shprehim lojën tonë.
Shumë e rëndësishme është
që të mos ndikohemi nga
aspak nga kundërshtari
dhe gjendja e tij e momentit.
Duhet të tregojmë
më të mirën e mundshme
me çdo skuadër që do të
ndeshemi, pavarësisht
pozitave të saj në klasifikim”,
përfundon tekniku
i ekipit shkodran, Agim
Canaj
Posted: Thu, 27 Nov 2008 , 03:21
by fpjalmi
Sulmuesi
Sinani s’do jetë
ndaj të kuqve
Ekipi shkodran edhe në takimin me Partizanin nuk
pritet të paraqitet i plotë në përbërje të tij. Sipas teknikut
Canaj, në përballjen e fundjavës me Partizanin, Vllaznia
nuk do të ketë në fushën e lojës sulmuesin dhe kapitenin
e saj Vioresin Sinani. Ndoshta do të jetë stafi mjekësor i
skuadrës, ai që do të vendosë për një fakt të tillë.
Mundësitë që Sinani të aktivizohet në ndeshjen e fundjavës
janë shumë të pakta. Tekniku shkodran do të ndërtojë
skemën e ekipit kuqeblu në bazë të lojtarëve që do të
ketë 100% të gatshëm. A. Uruçi
Posted: Thu, 27 Nov 2008 , 03:22
by fpjalmi
Kuqeblutë
Përgatitjet për
sfidën e radhës
Shiu i vazhdueshëm që ka rënë gjatë ditës së djeshme
në qytetin verior të Shkodrës, nuk e ka penguar aspak
ekipin shkodran që të vazhdojë përgatitjet për takimin e
radhës me Partizanin. Kuqeblutë kanë vazhduar punën
në fushën e stërvitjeve në Shtoj. Në stërvitje ka qenë i gatshëm
i gjithë formacioni me përjashtim të Sinanit dhe Kaçit.
Sinani ka zhvilluar stërvitje të diferencuar, ndërsa sulmuesi
tjetër Kaçi është i pamundur për t’iu bashkuar ekipit,
pasi dëmtimi i tij është shumë serioz dhe kërkon një
periudhë kohore më të gjatë për t’u shëruar. A. Uruçi
Posted: Thu, 27 Nov 2008 , 03:31
by fpjalmi
Dy javë ferri për Partizanin
Të kuqtë do të luajnë të shtunën në Shkodër kundër Vllaznisë së vendit të dytë, përpara se të ndeshen një javë më pas me Tiranën, dy ekipe me të cilat ka pësuar humbje me rezultat të njëjtë (2-1) në fazën e parë
Partizanin e presin dy javë ferri. Të kuqtë do të luajnë të shtunën në Shkodër kundër Vllaznisë së vendit të dytë, përpara se të ndeshen një javë më pas me Tiranën, dy ekipe me të cilat ka pësuar humbje me rezultat të njëjtë (2-1) në fazën e parë.
SHENJA “X” – Tre barazimet në katër ndeshjet e fundit ende nuk e kanë “spostuar” Partizani nga dy katet e fundit të kullës “12- katëshe” të Kategorisë Superiore. Edhe pse i kishte të gjitha mundësitë (teorike) të merrte për herë të dytë gjatë 12 javëve pikët e plota ndaj Lushnjës, me të cilën bashkëndan edhe vendin e fundit, 15-herë kampionët e Shqipërisë bënë një gjysmëhapi fals. Gjithsesi, Partizanin është duke e përgatitur me kujdes takimin e radhës, ku mungesa zyrtare është ajo e mesfushorit Viktor Gjyla, për shkak të kartonëve të verdhë.
SULMI - Në impiantin e dytë sportiv më të madh në Shqipëri do të përballen dy skuadra me statistika ekstreme përsa i përket sulmit e golave të shënuar. Ballë për ballë do të jenë sulmi më i mirë , Vllaznia me 18 gola e Partizani, skuadra me sulmin më të dobët në kampionat: vetëm 6 gola në 12 javë, aq sa ka shënuar i vetëm një ish si Paulin Dhëmbi te formacioni i Agim Canajt, sa për statistikë Dhembi shënoi golin e dytë në fitoren 2-1 të Vllaznisë në Tiranë. Partizani ka një mesatare shumë të ulët golash, pro më e dukshme ajo bëhet në transfertë, në gjashtë ka mundur të shënojë vetëm dy gola, teksa emrat që përbëjnë sulmin e 15-herë fituesve të Kupës së Shqipërisë nuk trembin shumë.
STATISTIKA - Transferta e Shkodrës është më e vështira për formacionin e Shpëtim Duros, pasi përballë do të ketë një skuadër që ëndërron titullin prej tetë vjetësh, që nga sezoni 2000-2001, kur Vllaznia fitoi nën drejtimin e presidentit të ndjerë Myftar Çela e ish-teknikut malazias Dervish Haxhiomanoviç. Përballja me shkodranët (mungojnë sërish Sinani e Kaçi) në letër duket e humbur, por futbolli është i paparashikueshëm, teksa statistika e fundit në “Loro Boriçi” ofron barazimin 1-1, me golin e shënuar nga Elis Bakaj për Partizanin, ende pa gol në sezonin aktual. Edhe drejtuesit e Vllaznisë nuk e konsiderojnë të lehtë sfidën me Partizanin, madje kanë bërë thirrje për mobilizim maksimal, ndaj një skuadre që nuk konsiderohet si shumë e mirëpritur.
Posted: Thu, 27 Nov 2008 , 03:36
by fpjalmi
votat e tranierve shqiptare se kush do ta fitoje kampionatin.votat jan tirana 8 vota e vllaznia 8 vota kurse te tjeret me poshte.lexojini ma mire
Futboll
“Do të ketë finale, 8-8 mes Tiranës e Vllaznisë”
26 Nentor Votojnë trajnerët e Superiores
Është fundit i majit 2009. Tirana e Vllaznia përplasen në “Qemal Stafa” në një ndeshje finale për të nxjerrë kampionen e këtij sezoni. Një festë e madhe dhe një stadium i tejmbushur. Gjithçka, të paktën për një ditë është vetëm futboll.
Kjo do të ishte atmosfera hipotetike e fundit të këtij kampionati duke u bazuar te votat e trajnerëve të Superligës. 10 pre teknikëve japin votën e tyre dhe Tirana e Vllaznia dalin barazim, me nga tetë. Të tjerat vijnë shumë mbrapa, Dinamo me vetëm tr vota dhe Elbasani, Shkumbini, Besa e Teuta kanë marrë nga dy vota. Ndokush mund të çuditet kur sheh në tabelë edhe Flamurtarin me një votë, por tekniku i kësaj skuadre, Edmond Liçaj, mendon se kuqezinjtë kanë shanse të përfundojnë të parët. Thuajse të gjithë trajnerët mbështeten te kulitetet që ka Tirana dhe Vllaznia, por gjithashtu vlerësojnë edhe faktin që kampionati po zhvillohet i fortë dhe diferencat janë të pakta. Kjo anketë bëhet pas përfundimit të fazës së parë, duke mos përfshirë periudhën e merkatos së janarit kur skuadrat mund të ndryshojnë shumë.
Skuadrat Votat
Tirana 8
Vllaznia 8
Dinamo 3
Elbasani 2
Shkumbini 2
Besa 2
Teuta 2
Flamurtari 1
Hysen Dedja - Për trajnerin e Bylisit, Hysen Dedja, titulli kampion i këtij sezoni do ti takojë Vllaznisë. Sigurisht, vota e teknikut shkodran ka edhe nota tifozlliku. “Duhet të jesh profet për të parashikuar një gjë të tillë që tani që sapo ka nisur faza e dytë. gjithsesi, mendoj se Vllaznia do të shpallet kampione në fund të sezonit. Natyrisht që jam tifoz me shkodranët dhe dua që të jenë ata triumfuesit, por kanë edhe një skuadër me kontigjent të mirë lojtarësh dhe që luajnë të gjithë për atë fanellë. Këtë e treguan edhe në ndeshjen e javës së kaluar ndaj Tiranës”, shprehet tekniku i Bylisit. “Sigurisht që duhet të shohim edhe merkaton e janarit që do të bëjnë skuadrat, për të folur më mirë. Ashtu si Vllaznia, edhe Tirana apo skuadrat e tjera mund të hyjnë në merkato dhe kjo ndikon në vazhdimësinë për pjesën e mbetur të sezonit”, përfundon prononcimin e tij, trajneri i Bylisit, Hysen Dedja.
Vasil Bici - Trajneri i Lushnjes, Vasil Bici, nuk ka preferuar të veçojë asnjë skuadër lidhur me pyetjen se cila do të shpallet kampione në fund të këtij sezoni. “Mund të them se është shumë shpejt për të vendosur gishtin te një ekip. Sapo ka nisur faza e dytë dhe nuk mund të përcaktohet që tani se cila skuadër do të shpallet kampione”, shprehet tekniku lezhjan i pankinës lushnjare. Sipas, Bicit, pesë skuadrat e para të tabelës do të luftojnë deri në fund duke u shprehur se nuk kanë asnjë difrencë të veçantë mes tyre. “Për mendimin tim, të pesë ekipet e para të tabelës janë në luftë për titullin kampion. i kam ndjekur dhe nuk kanë diferenca mes tyre. Të gjitha kanë përbërje të mira dhe luajnë fort. Kështu që gjithçka do të luhet deri në fund për trofeun më të rëndësishëm të sezonit”, shpreh mendimin e tij, kryepankina e Lushnjes, Vasil Bici.
Zlatko Daliç - Edhe pse ka përfunduar faza e parë e kampionatit, trajneri i Dinamos Zllatko Daliç, mendon se është ende herët për të thënë se kujt do t’i takojë titulli i kampionatit të 70?të kombëtar. Megjithatë, ai e ka një ide se ndërmjet kujt do të bëhet lufta për këtë titull. Ai beson se me përforcimet e merkatos së Janarit, në garë do të jetë edhe Dinamo. “Është tepër herët për të thënë një emër konkret për titullin, pasi ka edhe shumë ndeshje përpara. Por, besoj se lufta dotë zhvillohet ndërmjet 5 ekipeve, të cilat në fazën e parë kanë shfaqur qëndrueshmëri në lojë dhe rezultate. Aq më tepër, që diferenca në pikë ndërmjet këtyre skuadrave është shumë e ngushtë. Bëhet fjalë, për Tiranën, Dinamon, Vllazninë, Besën dhe Teutën. Pas përforcimeve që do të bëjmë në janar, unë shpresoj që të jetë Dinamo, ajo që do të kurorëzohet kampione”, tha Daliç.
Shpëtim Duro - Për trajnerin e Partizanit, Shpëtim Duro, titulli kampion do të diskutohet mes dy vendeve të para, Tiranës e Vllaznisë. “Mendoj se këto dy ekipe do të rivalizojnë mes tyre deri në fund dhe trofeu më i rëndësishëm i sezonit do të ndahet mes Tiranës e Vllaznisë. Janë skuadra që kanë kontigjent të mirë lojtarësh dhe i kanë të gjitha mundësitë për të fituar titullin kampion”, jep mendimin e tij, tekniku i “demave”. Duro habitet paksa me Dinamon, e cila po kalon një krizë rezultatesh. “Padyshim që çuditem nga ky ekip. Është ndërtuar me lojtarë cilësorë dhe janë shpenzuar shuma të mëdha për Dinamon, por renditja e saj dhe rezultatet nuk janë ato që priten. Megjithatë, mendoj se do të arrijë ta gjejë veten, por jo deri në atë masë. Për mua dy të parat janë pretendentet kryesore”, përfundon prononcimin e tij, kryepankina e kuqe, Shpëtim Duro.
Dhimitër Papuçiu - Për zv/trajnerin e Apollonisë, Dhimitër Papuçiu, shprehet se Tirana do të jetë ajo që do të shpallet kampione në fund të sezonit. “Është shumë herët për të përcaktuar skuadrën kampione mbasi kampionati është ende i gjatë dhe në vazhdim do të bëhet më i fortë dhe patjetër që ruan brenda vetes edhe supriza të shumta të natyrave të ndryshme. Siç po shihet, janë disa skuadra që kanë shpallur hapur synimet e tyre për fitimin e titullit kampion, por që megjithatë kanë shfaqur dhe luhatje në lojën e tyre nga ndeshja në ndeshje. Gjithsesi për mendimin tim skuadra që do të fitoj titullin e këtij sezoni, do të jetë ekipi i Tiranës. Është një skuadër që nuk ka shfaqur vështirësi financiare, e konsoliduar si duhet dhe që ka brenda vetes kualitete dhe lojtarë cilësor. Pavarsisht nga ndonjë luhatje në ndeshjet e fundit, them se shumë shpejt do ta gjej vetveten mbasi ka forcat, mundësitë dhe potencialin e duhur”.
Gugash Magani - Trajneri i Shkumbinit, Gugash Magani, sheh dy ekipet e para të tabelës si pretendentet kryesore për të fituar titullin kampion. “Nuk mund të flas me siguri, por di të them padyshim se pretendentët kryesorë janë Tirana dhe Vllaznia dhe mendoj se një prej tyre do ta marrë këtë trofe të rëndësishëm. Nuk mund ta them me saktësi sepse kampionati është ende shumë i gjatë dhe është herët të përcaktosh apo parashikosh”, shprehet kryepankina peqinase. Magani është ndeshur me të dyja këto ekipe dhe shprehet se nuk ka parë asnjë diferencë. “Ne jemi ndeshur me të dy ekipet dhe asnjëra prej tyre nuk ka bërë një diferencë të madhe teksa në të dy ndeshjet kemi marrë barazim. Do të luhet fort deri në fund dhe vetëm në finish mendoj se do të shpallet skuadra kampione”, përfundon prononcimin e tij, trajneri i Shkumbinit, Gugash Magani.
Edmond Liçaj - Për trajnerin e Flamurtarit, Edmond Liçaj, skuadra që ai drejton i ka të gjitha mundësitë që në fund të shpallet kampione. “Është shumë shpejt për të folur konterisht. Skuadrat janë shumë pranë njëra?tjetrës në klasifikim dhe në të ardhmen do të ket?_je dhe ngritje në renditje. Të gjithë mund të thonë se pretendentë të mundshëm janë tre ekipet që kryesojën për momentin. Unë mendoj shumë ndryshe. Për mua, pretendent është dhe i ka të gjitha mundësitë edhe Flamurtari”. Pse? “Vlerësimi im nuk bëhet duke parë pikët që janë sot, por bëj llogari edhe ato që do të marrë skuadra ime në ndeshjet e ardhshme. Skuadrat e tjera që dëshironjnë titullin kampion, nuk kanë asgjë më tepër se ekipi ynë. Unë e them me shumë bindje se të tjerët duhet ti bëjnë llogaritë edhe me Flamurtarin”, përfundon bindjen e tij, tekniku vlonjat, Edmond Liçaj.
Sulejman Starova - Në opinionin e tij se cila skuadër do të shpallet kampione në fund të këtij sezoni, trajneri i Teutës fut edhe skuadrën e tij, por deri tani veçon Tiranën dhe Vllazninë. “Janë luajtur vetëm 12 ndeshje të kampionatit, kështu që është herët për të parashikuar se kush do të dalë kampion. Ky kampionat është mjaft interesant pasi skuadrat nuk kanë shumë diferenca me njëra?tjetrën dhe këtë e tregojnë dhe pikët në renditje. Deri tani më pak gabime kanë bërë Tirana dhe Vllaznia, por nuk mendoj se lufta do të jetë vetëm midis këtyre të dyjave, pasi shumë pranë janë dhe skuadra të tjera ku midis tyre është dhe Teuta. Lufta është fortë dhe kjo shihet qartë nga java në javë. Ndoshta me përfundimin e fazës së dytë, mund të jepet një parashikim më i afërt për skuadrën që do të shpallet kampione për këtë sezon”, shprehet tekniku i durrsakëve, Sulejman Starova.
Mirel Josa - Trajneri i Elbasanit, Mirel Josa, nuk jep ndonjë emër të veçantë si fitues të titullit kampion, por vlerëson paraqitjet e tre ekipeve të para. “Tirana është shfaqur më e mira së bashku me Vllazninë e Shkumbinin deri tani. Ndërsa Dinamon dhe ekipin e Elbasanit të cilin e drejtoj, i prisja shumë më mirë sesa aty ku ndodhen. Po e keqja e ekipeve tona qëndron në faktin se kujtohen për të marrë pikë kur kanë humbur disa të tilla. Shpresoj që javët në vazhdim të jenë më të bukura dhe kampionati të bëhet më i fortë dhe me një lojë sa më sulmuese”, shprehet tekniku tiranas i Elbasanit. “Për mendimin tim kampionati i Superligës shqiptare ka rivalitet, por duhet ta pranojmë që diferencat mes ekipive nuk janë të mëdha. Në këtë kampionat bie në sy fakti që të gjitha ekipet kanë të perfeksionuara në lojën mbrojtëse. Loja në këtë repart është më e thjeshta dhe këtu ekipet tona luajnë më mirë.Me keqardhje e them që Superligës i mungojnë lojtarët cilësorë”.
Agim Canaj - Trajneri i Vllaznisë, Agim Canaj, sheh dy ekipet e kreut si pretendentet kryesore për të fituar titullin kampion këtë sezon, por pa anashkaluar edhe skuadrat e tjera. Natyrisht që dy skuadrat kryesuese në tabelën e klasifikimit, Tirana dhe Vllaznia janë më afër se të tjerat në pretendimin për të fituar titullin kampion. Por në të njëjtën kohë, përfshihen edhe ekipe të tjera, si Dinamo, Elbasani e Besa, të cilat mund të rriten në pretendime për javët në vazhdim. Unë mendoj se faktor determinant në këtë është merkato, e cila do të sjellë të rejat e fundit në skuadrat pretendente. Kështu, ajo skuadër që do të jetë më e aftë në cilisinë e blerjes së lojtarë kualitativ dhe të gatshëm për të përballuar me sukses kampionatin, ajo do të jetë edhe favorite për trofe”, përfundon Canaj, duke pasur parasysh kryesisht grupin e parë të skuadtrave.
Posted: Thu, 27 Nov 2008 , 03:37
by fpjalmi
Futboll
Rakiqi: Boadu i mirë, por jo si sulmues
26 Nentor Sipas veteranit të Vllaznisë, afrikani nuk mundet të vendoset mirë në vijën e parë
Tre fitoret radhazi, si dhe barazimi në kryeqytet ndaj Tiranës, kanë krijuar një klimë shumë optimiste në qytetin verior. Pasi ia kanë matur “pulsin” rivales direkte, Tiranës, është krijuar një besim i madh, se Vllaznia e këtij sezoni do të jetë kampione e vendit. Rakiqi shreh kënaqësinë e tij, për këto rezultate pozitive që po arrin Vllaznia në javët e fundit dhe për këtë krahas futbollistëve, një meritë të madhe ia faturon edhe drejtuesve të skuadrës, presidenit, i cili i ka krijuar kushtet e duhura, sidomos ato të aspektit financiar, që sot janë një kusht kryesorë për mbarëvajtjen e aktivitetit. Por, ajo që kërkon të nënvizojë vetarani Rakiqi, i cili aktualisht është aktualisht në pankinës së Laçit, përkrah nxënësit të tij Edi Martini, është kujdesi që duhet të ketë skuadra për ndeshjen e ardhshme dhe konkretisht atë me Partizanin, që do të luhet ditën e shtunë në stadiumin “Loro Boriçi”. “Ne shkodranët jemi pak “mendjemëdhenj” në përgjithësi, gjë që është vërejtur edhe në kohën tonë, kur edhe pse kemi qënë në formën më të mirë sportive duke dalë kampionë, kanë ardhur në Shkodër dhe na kanë mundur skuadra modeste të kampionatit shqiptar”, thotë Rakiqi. Madje, ai preferon të ndalet edhe në një ndeshje të veçantë, atë me 31 Korrikun e atëhershëm të Burrelit, kur një gol që ata shënuar në portën e Vllaznisë, në minutën e tretë të takimit, Vllaznia edhe pse luajti me një portë për 87?të minuta radhazi, nuk arriti të shënojë në portën matjane. Rakiqi i druhet ndonjë shenje nënvleftësimi ndaj kundërshtarit, kur ka parasysh pozitën aktuale të Partizanit. Ndërkohë, duke folur për ndeshjen e së dielës së kaluar ndaj Tiranës, Rakiqi thotë se Vllaznia i ka pëlqyer sidomos në pjesën e parë, kr krijoi një epërsi të padiskutueshme, të cilën me rastet e paraqitura duhej të shkonte, pse jo edhe në 4?0 në favor të saj. Në veçanti, ai ka vlerësuar futbollistin ganez Xhejms Boadu, i cili i ka bërë përshtypje për mënyrën se si po luan në radhët e kuqebluve. “Më duket se është ambjentuar shumë shpejt me skuadrën, aq sa të krijon përshtypjen, se ka vite që është në Shkodër. Ky është një element shumë i rëndësishëm, të cilin nuk e gjen tek të gjithë futbollistët e huaj, të cilët përpos vlerave shumë cilësore që mbartin, vonojnë shumë për t’u njohur me lojën e skuadrës së re”, thotë Rakiqi. Sipas tij, Xhejms ka veti tepër të mira në përdorimin e topit, dhe kjo e ndihmon shumë atë për ta qarkulluar atë në mënyrën më të mirë në repartin e mesit të fushës, drejt mësymjes së portës kundërshtare. Por, gjithnjë sipas Rakiqit, me rolin e ri që mori në skuadër, si rezultat i mungesës së sulmuesit të mirëfilltë Sinani, ai shfaqi disa probleme në vendosjen e tij, sidomos për pjesën e dytë kur është zënë në 12 raste në pozicion artificial jashtë loje. “Ai duket mjaft qartë që nuk e njeh aspak këtë rol, ndaj edhe nuk është në gjendje që të vendoset si duhet, duke mos u orientuar fare në raport me rreshtimin e mbrojtësve kundërshtarë, aq sa kishte momente që pozicioni i tij i kapur nga arbitri ishte me disa metra përpara mbrojtësve”, përfundon komentin Esad Rakiqi.
Posted: Thu, 27 Nov 2008 , 14:21
by Miri
Vllaznia pretendon të rimarrë Hamdi Salihin
Ekipi shkodran i Vllaznisë kërkon të rimarrë në gjirin e vet bomberin e kampionatit austriak, Hamdi Salihin. Lajmi i publikuar sot në të përditshmen “Sport Ekspres” thotë se vëllai i lojtarit ka patur një takim dje në presidencën e klubit.
Shuma për një transferim të mundshëm të lojtarit nuk bëhet e ditur, por thuhet se është mjaft joshëse. Problemi kyç i kësaj lëvizjeje është kontrata e lojtarit me klubin e Riedit në Austri. Skuadra austriake do ta kishte thuajse të pamundur të lëshonte një nga benjaminët e saj që ka në organikë.
Nëse nuk arrihet marrëveshja me Riedin, lojtari tregohet i gatshëm për të luajtur me ekipin e tij të lindjes në kupat e Europës gjatë muajve të verës.
“Nuk mund të bëhet një kalim i tillë, pasi gjithçka e ka në dorë Riedi, -shprehet Hamdi Salihi. –Unë për respekt të klubit të vendlindjes sime, do të bëj të pamundurën të luaj në kupat e Europës”.
Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare që luan në kampionatin austriak, është shpallur si lojtari i dytë më i mirë në këtë kampionat nga votat e tifozëve austriake. Aktualisht Vllaznisë do t’i shërbente shumë shkodrani i ri, pasi ekipi ndodhet në vendin e dytë të klasifikimit, dhe i ka shfaqur hapur ambiciet për fitimin e titullit.