Lajme nga Liga Superiore

Diskutoni rreth ecurise , rezultateve , etj. të Kampionatit Shqiptar

Moderators: GOLDIAN, vllaznia1919

Post Reply
fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Sat, 29 Aug 2009 , 22:06

Kategoria e parë nis jo pa surpriza, fiton Partizani dhe Elbasani


Autori: editor
Data: 29/08/2009
Version Print


Me disa skuadra me traditë në futbollin shqiptar në gjirin e saj, Partizani, Elbasani dhe Lushnja, kategoria e parë pritet me interes këtë edicion. Gjë e cila, në fakt, nuk ka rezultuar edhe aq e tillë javën e parë, në ndeshjet e luajtura të shtunën e 29 gushtit 2009. Partizani i emrit të madh është paraqitur në stadiumin “Selman Stermasi” me dy anët e medaljes, më tre-katër lojtarë veteranë (Bejzade, Sheta, Bakalli) dhe të tjerët lojtarë krejt të rinj, të cilët vinin nga ekipet zinxhir. Të kuqtë i ka shpëtuar një gol i Pashajt, mbrojtësit të ri të kuq, shënuar në pjesën e parë, i cili ngeli i pandryshuar deri në fund të lojës. Bilisht Sporti, vecanërisht në pjesën e dytë, i ka vënë në vështirësi të kuqtë, por ka gabuar në finalizim, për të konkluduar disa aksione tepër të volitshme për gol. Nga skuadrat elitare, të zbritura tashmë në kategorinë e parë, ka fituar Elbasani, në shtëpi, duke mundur 2-1 Besëlidhjen, ndërsa Bylisi ka triumfuar 2-0 ndaj Memaliajt, në fushën e kësaj të fundit. Lushnja, edhe kjo një skuadër e zbritur nga superliga, nuk ka shkuar dot më larg se barazimi 0-0 në “Roza Haxhiu” me Luftëtarin. Në fushën e Kamzës, Dajti vendas, që tashmë ka ndryshuar emër, duke u quajtur FK Kamza, pavarësisht blerjeve cilësore që ka bërë këtë sezon, mezi ka fituar 1-0 ndaj Adës së Velipojës. Goli i Gjokesë i ka dhënë 3 pikët e para skuadrës nga Kamza, e cila e paraqet veten si pretendente kryesore për t’u ngjitur në superligë edicionin e ardhshëm. Fitore minimale ka mundur të sigurojë edhe Pogradeci, 1-0 ndaj Turbinës, në ndeshjen e luajtur në stadiumin e qytetit të Korcës. Barazime kanë sigluar ndeshjet e tjera, konkretisht ajo e luajtur në “Liri Ballabani”, mes Burrelit vendas dhe Sopotit 1-1, ashtu sin ë fushën e Gramshit, ku vendasit kanë barazuar 1-1 me miqtë e Skraparit. Në mënyrë telegrafike, rezultatet e javës së parë të kategorisë së parë janë si më poshtë:



Kategoria e parë

Java 1



FK KAMZA-ADA 1-0

POGRADECI-TURBINA 1-0

LUSHNJA-LUFTETARI 0-0

ELBASANI-BESELIDHJA 2-1

BURRELI-SOPOTI 1-1

GRAMSHI-SKRAPARI 1-1

PARTIZANI-BILISHT S. 1-0

MEMALIAJ-BYLIS 0-2

5 shkrimet e fundit nga editor

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Sat, 29 Aug 2009 , 22:41

Besa mund Shkumbinin, trajneri Magani jep dorëheqjen


Autori: editor
Data: 29/08/2009
Version Print


Nuk ka zgjatur shumë, vetëm dy javë, dhe ka ikur një “kokë” trajneri. Fjala është pikërisht për trajnerin e Shkumbinit të Peqinit, Gugash Magani, i cili, menjëherë pas humbjes me Besën në shtëpi, ka publikuar dorëheqjen, të motivuar pikërisht me rezultatin negativ në sfidën e fundit. Kujtojmë se ndeshja Shkumbini-Besa u parapri nga njëfarë tensioni, si rezultat i polemikave jo të pakta në të shkuarën e këtyre dy sfidave. Kjo bëri që në këtë ndeshje të ishte i pranishëm vetë kreu i FSHF-së, Armand Duka, të cilit, në njëfarë mënyre, “i kërkoi besën” klubi kavajas. Ndeshja në fushën e lojës nuk ka pasur probleme fare, ndërkohë që Besa ka arritur të kalojë në epërsi në që minutën e 5-të, duke treguar kësisoji haptazi synimet në këtë ndeshje. Nga ana e tyre peqinasit nuk kanë treguar karakter për të reaguar, cka ka bërë që Besa të shënojë edhe golin e dytë, duke e siguruar fitoren e saj në një transfertë të konsideruar tepër të vështirë. Goli në fund të ndeshjes i Mustafarajt nuk ka ndryshuar gjë, sa i takon rezultatit teknik, i cili ka arkivuar 3 pikë të tjera për Shkumbinin, por, sikurse duket, ka mjaftuar që trajneri Magani të japë dorëheqjen. Në momentin e dorëheqjes, Magani e ka bazuar në këtë rezultat negativ veprimin e tij, por kjo nuk duket si argument i vërtetë. Kujtojmë se është vetëm java e dytë e kampionatit, në javën e shkuar Shkumbini barazoi 0-0 në fushën e Gramozit, kështu që nuk ishte fundi i botës. Pastaj, të të mundë Besa në këtë kampionat nuk është dicka turpëruese, pasi skuadra kavajase ka bërë një merkato të fuqishme, ka grumbulluar në radhët e saj lojtarët më të mirë të kampionatit shqiptar, ndërsa Shkumbini ka humbur shumë nga sezoni i shkuar, jo vetëm në lojtarë, por edhe presidentin Xhavit Ismaili. Kjo logjikë të bën të mendosh se tjetërkund qëndron shkaku i dorëheqjes së Maganit, i cili shquhet për integritetin e tij profesional dhe nuk bëhet pjesë e kompromiseve dhe gjërave të këtij lloji. Ndoshta kjo e fundit mund të jetë një shkak potencial, pse Magani ka vendosur të japë dorëheqjen nga Shkumbini

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Sat, 29 Aug 2009 , 22:42

kaq shpejt :oops: :oops: :oops:

keta gjana ndodhin veq ne kampionatin shqipetare

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Sun, 30 Aug 2009 , 17:10

Tirana i falet nje 11-metershi te dyshimte
30/08/2009 08:35

Pritej shume nje reagim i Tiranes, por ai ka ardhur vetem sa i perket rezultatit. Nderkohe qe bardheblute stonojne ende ne loje.

Nje gje te tille e konfirmon fakti se ne ndeshjen e djeshme, te luajtur ne stadiumin “Qemal Stafa”, kane mundur me shume veshtiresi Skenderbeun e saporikthyer nga Kategoria e Pare ne fund te sezonit te kaluar.

Per te mundur korçaret modeste, kampionet ne fuqi i jane falur nje 11-metershi shume te dyshimte ne minutat shtese te lojes, i kthyer ne gol nga portieri Blendi Nallbani.

Java e dyte ka nxjerre ne pah serish Tiranen ne pike te hallit, e cila nuk po mundet te dale ne lojen e saj me te mire, ndoshta edhe per shkak te mungesave te shumta qe ka pasur ne kete takim.

Trajneri Ilia Lonçareviç nuk ka pasur ne dispozicion per kete ndeshje, per shkak te demtimit, kapitenin Mukaj, sulmuesit Memelli e Malindi, mesfushorin Muzaka dhe per arsye skualifikimi mbrojtesin Andi Lila.

Nderkohe perballe kane pasur nje skuader, e cila mund te konsiderohet vertet modeste per nga menyra se si eshte ndertuar ne vetem pak dite para fillimit te sezonit dhe per nga objektivat sezonale qe ka (thjesht qendrimin ne kategorine Superiore).

Megjithate ne radhet e saj jane afruar disa futbolliste kroate, te cilet kane bere nje paraqitje te mire edhe dje ne “Qemal Stafa”.

Takimi ka filluar i mire per bardheblute, te cilet kane mundur te administrojne lojen dhe te ndertojne disa aksione, por kane munguar rastet e mira per te shenuar.

Pjesa e pare eshte mbyllur me rezultatin 0-0. Ne te dyten eshte pare nje nivel loje thuajse i barabarte per te dyja skuadrat, por ne fushe ka munguar grinta.

Te pakta kane qene rastet ne porta, aq sa mund te numerohen me gishtat e njeres dore. Miqte humben nje mundesi te mire per te shenuar ne pjesen e dyte, por porta bardheblu shpetoi per merite te portierit Nallbani, i cili ndali me kembe topin qe po shkonte drejt rrjetes.

Bardheblute shkuan vetem dy here ne zonen kundershtare, ku ne njerin rast tronditen traversen me ane te Sefes, i cili me pak me shume fat mund te kishte shenuar.

Bardheblute, ne dukje disi te lodhur, kane vuajtur shume ne kete takim dhe per te zhbllokuar rezultatin eshte dashur te presin deri ne minutat shtese.

Nje aksion nga e majta ne minuten e pare shtese, nje nga bardheblute arrin te depertoje ne zone dhe aty rrezohet.

Edhe pse nje rast i dyshimte, gjyqtari drejton doren nga pika e 11-metershit, duke akorduar nje penallti per bardheblute.

Ky veprim acaron korçaret, te cilet kane protestuar ashper, madje nuk kane kursyer edhe shtyrjet ndaj arbitrit, i cili sipas tyre kishte dhene nje 11-metersh te paqene.

Kontestime kishte edhe nga tribuna, ndersa ne fushe per te qetesuar gjakrat hyjne shume forca policore. Tirana ia beson portierit Nallbani ekzekutimin e saj: numri 1 i bardhebluve gjuan fort, topi perplaset ne traverse dhe perfundon ne rrjete.

Ky ishte fundi i takimit, i cili i ka dhuruar edhe tri piket e para sezonale kampioneve, qe pritet te kalojne nje jave jo shume te qete per shkak se do te jene ne qender te kritikave per nivelin e lojes se paraqitur ne kete takim.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Sun, 30 Aug 2009 , 17:11

Besa triumfon, Dinamo “shfryn” Flamurtarin
30/08/2009 09:00

Java e dyte e Kategorise Superiore ka konfirmuar dy skuadra, Dinamo dhe Besa, qe tashme tregojne se jane ne gjendje te fitojne edhe ne transferte, madje ne fusha te veshtira.

Dinamo ka shpartalluar Flamurtarin ne Vlore, 3-0, ndersa Besa ka mundur Shkumbinin ne Peqin 2-1. Ne kete menyre, te dyja skuadrat, jo vetem jane ne krye te renditjes me pike te plota, me nga dy fitore secila, por kane zhvilluar lojerat me bindese dhe kane arritur rezultatet me pretenduese te mundshme.

Ndeshja e zhvilluar dje ne stadiumin “Flamurtari” te Vlores ka pare te perballen dy skuadrat me te mira te javes se pare te sezonit.

Vlonjatet qe kishin mundur 1-3 Tiranen ne kryeqytet vinin ne kete takim me synimin per te ruajtur ate vazhdimesi te mire edhe ndaj bluve.

Ndersa Dinamo, pas nje fitoreje kunder te krutaneve te sapopromovuar ne eliten e futbollit shqiptar, kerkonte rikonfirmim si nje pretendente e denje per titull pikerisht ndaj Flamurtarit.

Fati i ka buzeqeshur skuadres se Muçes, e cila ka rezultuar me efikase. Pas vetem 37 minutash loje, Bakaj ka bere te heshte stadiumi “Flamurtari” me golin e avantazhit.

Me rifillimin e pjeses se dyte, kur pritej reagimi i vendasve, Sefa çon ne dy numrin e golave per Dinamon. Goli i “KO”-se ka ardhur ne minuten e 64, ku Plaku shenon edhe golin e fitores 3-0.

Nje humbje zhgenjyese per Flamurtarin, i cili merr nje grusht te forte, ndoshta ne nje moment euforik. Besa ia del te fitoje ne Peqin nje ndeshje te paralajmeruar si shume te tensionuar.

Ne minuten e trete shenon Cikalleshi per Kavajasit dhe dyfishon Mihani ne te 63-en. Ne te 81-en ngushton Mustafaraj, por kaq nuk mjafton per Shkumbinin.

Rigjen fitoren Teuta e Durresit, ne shtepi, duke mundur 2-1 Kastriotin e Krujes, qe nuk e njeh ende piken ne kete kampionat, nderkohe qe Gramozi befason Laçin, ne fushe, teksa barazon 1-1.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Mon, 31 Aug 2009 , 05:36

SuperDinamo turpëron Flamurtarin në shtëpi
31 Gusht Dinamo ka fituar edhe në Vlorë. Një fitore e pastër me një rezultat bindës (3-0), që ndryshe do të thotë se skuadra e Muçës, pas Krujës ka treguar se di të ngrejë flamurin edhe në Vlorë. Bakaj, Sefa dhe Plaku janë autorët e golave dinamovitë, duke ndëshkuar më së miri euforinë e vlonjatëve, pas fitores të arritur në javën e parë. Dinamo e ka merituar fitoren, jo vetëm se ka luajtur thjesht dhe bukur, por ka qënë e saktë në intepretimin e kësaj ndeshje. Me një përkushtim dhe përgjegjësi maksimale, djemtë e Dinamos janë treguar profesionistë në lojën e tyre. Pisha e Mallota, Delmonte e Panticani në mbrojtje, ku prapa ka pasur një portjer të kujdeshëm si Kotorri ishin barrikada që nuk lejuan vlonjatët në minutat e para të ndeshjes të kalonin në avantazh. Në mesfushë Allmuça i palodhur, Soza i shpejtë. Muça i fortë, Kuli inteligjent, i dhanë lojës dinamovite më shumë hapësirë dhe bukuri. Sefa dhe Bakaj në vijën e parë të sulmit, që në pjesën e dytë kishin si partnerë për shumë minuta edhe Plakun, jo vetëm që realizuan më së miri detyrën e tyre me tre golat e shënuar, por treguan me perfomancën e tyre se keëtë vit do të jenë kandidatët kryesor për të fituar trofetë. Nga ana tjetër ka qëndruar një Flamurtar tërësisht amator, në një antitezë të plotë me vetveten e një jave më parë. Në këtë ndeshje mund të mbahet mend vetëm mënyra se si Dinamo kalonte në avantazh me lojë të thjeshtë dhe tepër konkrete. Gabime të mëdha në mbrojtje, ku u luajt hapur dhe pa përgjegjësi. Në mesfushë veprime në zona të ngushta dhe pa mendim. Aksionet e sulmuesve në pjesën më të madhe kishin brënda defektin e mungesës të theksuar të saktësisë. Vetëm minutat e para të dy pjesëve të lojës është parë në fushë ai Flamurtar që prisnin të gjithë, sepse gjithë pjesa tjetër të kësaj ndeshje nuk ishte veçse një zhgënjim, që kishte brënda vetëkënaqësinë dhe euforinë për t’u treguar një skuadër e madhe. Pikërisht këtij fenomeni ka kërkuar t’i shmangej skuadrën trajneri Memushi, por këtu e ka gjetur pikën e dobët Dinamo i Mucës, duke ju dhënë vlonjatëve leksionin e duhur brënda në Vlorë, që në javën e dytë të kampionatit.



Thanë pas ndeshjes:

E. Memushi: Nuk është paraqitur në konferencën për shtyp, por pas ndeshjes ka hyrë në dhomat e zhveshjes të skuadrës së tij dhe më pas së bashku me ndihmësit është parë duke diskutuar momentet difektoze të kësaj ndeshje të humbur.

Sh. Muça: “Kemi fituar një ndeshje të vështirë. Djemtë sot kanë treguar një formë të mirë sportive. Është ndeshja e dytë që fitojmë jashtë fushës tonë dhe kjo na jep besimin e duhur për të ardhmen. Kemi shënuar tre gola të bukur dhe e veçanta qëndron dhe në atë, se të tre janë shënuar nga sulmuesit. Janë zhvilluar vetëm dy javët e para të këtij kampionati dhe presim në të ardhmen dhe ndeshje të tjera më të vështira. Me këtë fitore të dytë, nuk dëshiroj të them se kemi arritur gjithçka. Do t’i shfrytëzojmë në maksimum ditët e ndërprerjes të kampionatit, duke synuar të përmirësohemi edhe më shumë në drejtim të kondicionit fizik”.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Tue, 01 Sep 2009 , 08:22

Partizani rrezikon perjashtimin
31/08/2009 15:15

Partizani kete vit do te luaje nje kategori me poshte. Por kjo mund te konsiderohet e keqja me e vogel, pasi nje nga skuadrat me te suksesshme te futbollit shqiptar, tashme rrezikon edhe perjashtimin nga kampionati i kategorise se pare.
Qe prej rreth 2 vitesh, 15 here fituesit e kampionatit, jane ne nje krize te rende financiare, thuajse te gjithe lojtaret nuk kane marre rrogat prej disa muajsh ashtu si dhe trajneret e kesaj periudhe, dy protagoniste keta te cilet pranuan te luanin e te drejtonin pa rroga fale pasionit per futbollin.

Ne kete sezon te ri “Demat e kuq”, pseudonimi qe i kane vene tifozet nje nder skuadrave me te suksesshme te Shqiperise, jane zbutur shume, nje pjese e lojtareve u larguan dhe kriza vazhdon ende.

Partizani ka luajtur diten e shtune ndeshjen e pare si nje skuader e kategorise se pare, ku mundi Bilshtsportin me rezultatin minimal 1-0 ne “Selman Stermasi”.

Kjo ishte premiera e skuadres se Eduard Zhupes ne kete sezon qe mund te jete dhe ndeshja e fundit.

Burime konfidenciale prane Federates Shqiptare te Futbollit kane konfirmuar se Fubtoll Klub Partizani nuk ka paguar kuoten e antaresimit per kete sezon, nje kuote e cila eshte prej 230 mije lekesh.

Aktualisht drejtuesit e klubit kane kerkuar nje afat minimal per pagesen e kesaj kuote brenda pak ditesh, ne rast te kundert ata do jene dakord per sanksionet, e perkthyer ndryshe, do te jene dakord me perjashtimin nga kampionati.

Nese zbritja e tyre nje kategori me poshte ndodhi ne kete sezon per here te dyte ne historine e klubit qe ka fituar 15 tituj kampione dhe 15 kupa te Shqiperise, perjashtimi do te jete per here te pare qe nga viti 1947.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Tue, 01 Sep 2009 , 08:28

Krizë bardheblu?Por trajneri … “nuk preket”
1 Gusht Kroati dhe lojtarët, raporte të shkëlqyera



Tirana dhe Lonçareviç së bashku kanë përreth dy muaj që bashkëpunojn dhe trajneri 65-vjeçar nga Kroacia ka fituar besimin e të gjithë grupit dhe lojtarët ndihen mirë nën urdhrat e tij. Bardheblutë vazhdojnë të vuajnë mungesën e 5-6 titullarëve dhe ndaj Skënderbeut kanë marrë një trepikësh të vuajtur por që i vlen shumë. Një skuadër që ka vuajtur përgjatë 90 minutave dhe në fund ai që ka zgjidhur rezultatin ka qenë portieri Blendi Nallbani që ka shndërruar në gol penalltinë e fituar nga i riu Ferra. Në limitet e kohës shtesë Tirana ka kaluar në avantazh dhe ka zgjidhur një takim që po përfundonte me rrjeta të paprekura. Nallbani ka kaluar Tiranën në avantazh dhe portieri 38-vjeçar ka vrapuar rreth 50 metra për tja dedikuar golin trajnerit Lonçareviç. Gëzim i ligjshëm për “Tatën” që pas ka realizuar golin e fitores për bardheblutë ka përqafuar trajnerin kroat. Një mesazh i qartë dhe domethënës që kroati ka arritur të fitojë simpatinë e lojtëve të Tiranës. “Golin ja dedikoj trajnerit Lonçareviç pasi dhe ai ka vuajtur me ne në këtë takim por dhe në ndeshjen e parë të kampionatit”, kanë qenë këto fjalët e portierit Nallbani në përfundim të ndeshjes me Skënderbeun ndërsa një javë më parë Tata u shpreh në stërvitje se i druhej përballjes me trajnerin pasi për të ishte e sikletshme ti dilte para kroatit pas humbjes ndaj Flamurtarit. Në krahun tjetër, Devi Muka në përfundim të ndeshjes është parë të diskutojë gjatë me trajnerit dhe këtë gjë kapiteni e bën shpesh edhe gjatë seancave stërvitore ku të dy konsultohen me njëri tjetrin dhe flasin në gjuhën kroate. “Është e thjeshtë të komunikosh me të dhe është një trajner që ka bërë që të krijohet harmonia brënda grupit. Ka krijuar grupin duke e konsoliduar çdo ditë e më tepër, ka një metodë pune që nuk ngjason fare me trajnerët shqiptar, është profesionit dhe besoj se është goditja e merkatos për Tiranën e këtij sezoni”, ka deklaruar kapiteni i Tiranës Devi Muka.

Mungesat - Trajneri kroat gjatë dy ndeshjeve të para të kampionatit, atë të superkupës por dhe në takimin e dytë në ligën e kampionëve përball Stabaek, ka pasur një numër të reduktuar lojtarësh të gatshëm për ti aktivizuar dhe kjo ka kondicionuar paraqitjen e skuadrës së tij. Edhe pse Tirana nuk ka treguar asgjë nga skuadra kampione e sezonit të kaluar apo dhe nga ajo skuadër që është shpallur në letër si ekipi pretend për të rifituar titullin, kjo nuk është për faj të trajnerit por sepse ai ka pasur alternativa të pakta. Gjatë dy muajve që ka stërvitur skuadrën, kroati ka treguar energji në drejtim pasi veç titullarëve ka punuar shumë edhe më të rinjtë që ka në skuadër dhe në fund ka testuar dhe disa prej tyre në formacion në ndeshjet e fundit. Ka zgjedhur ta bëjë nga njëra anë sepse nuk ka pasur të tjera alternativa por në krahun tjetër për ti treguar lojtarëve që nuk mund të pretendojnë një vën titullari.

Të rinjtë – Tirana në fillim të muajit gusht ka zhvilluar një ndeshje miqësore me Partizanin që këtë sezon do të luajë në kategorinë e parë dhe ky takim ka përfunduar në barazim 1-1. Në përfundim të ndeshjes, Lonçareviç i ka thënë lojtarëve të rinj që ka në skuadër se vlejnë për të luajtur në kategorinë e dytë dhe jo te Tirana. Të njëjtën gjë ka bërë edhe në ndeshjet miqësore që bardheblutë kanë zhvilluar në ditët e fundit para fillimit të kampionatit ku kroati ka hedhur në fushë shumë lojtarë të ri duke i testuar dhe në fund i është drejtuar lojtarëve duke i pyetur nëse janë të bindur për vlerat që kanë dhe se a e panë vetën përgjatë 90 minutave në fushë se sa vlenin.

Rivaliteti – Në javën e fundit të merkatos Tirana ka qenë mjaft aktive në afrimin e disa lojtarëve dhe në lidhje me këtë fakt, Lonçareviç është shprehur se kjo do ta ndihmojë skuadrën që të ketë një lloj rivaliteti e ku të gjithë lojtarët të jenë të motivuar për tu stërvitur më tepër për të fituar një vënd titullari. Kroati ka deklaruar se duhet pritur që të rikthehen disa prej lojtarëve kryesor të skuadrës që mungojnë dhe disa të tjerë të gjëjnë kondicionin e duhur e më pas Tirana e tij mund të jetë një skuadër që bën diferencën në fushë.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Tue, 01 Sep 2009 , 08:29

Ishte fundjava e minutës 92’
1 Gusht Nallbani “dy herë” dhe Mile në Durrës shpëtojnë nderin e së paku tre skuadrave



Të besosh gjeri në minutën e fundit. Kjo më së shumti në një ndeshje futbolli u ndodh skuadrave favorite. Kur janë pritëse është edhe më e natyrshme. Ka ndodhur në kampionatin shqiptar ditën e shtunë. Në së paku tre fusha.

Tiranë – edhe vetë lojtarët e Tiranës duket se e kishin të vështirë të besonin se mund të ishte një fund i tillë. Pas dy përpjekjeve të vërteta me Ferrën dhe me Sefën bardheblutë po shkonin drejt një barazimi pa gola shumë të merituar për nga mënyra se si luajtën. Shumë të merituar në kontestin që nuk meritonin më shumë. Por për ta mendoi Lako. Mbrojtësi korçar me një naivitet të pashpjegueshëm shakton një faull të panevojshëm në zonë, në minutën e 92’. Fatale. Nallbani, kapiteni bardheblu shënon nga pika e bardhë. Tirana shpëton merr tri pikët dhe mendon për rikthimin e titullarëve.

Durrës – Mile, kapiteni i Teutës ka shënuar golin e fitores në një ndeshje të vuajtur për skuadrën vendase. Kastrioti është mbajtur fort deri në fund, derisa një nga mbrojtësit ka shkaktuar një super penallti dhe e ka ndihmuar vetë bandën e Josës që të shkojë drejt fitores së parë të kampionatit. Ishte minuta e fundit.

Shkodër – tifozët në stadium, trajneri Lika dhe drejtuesit me siguri ishin bërë gati për të thënë që nuk merituam asgjë më shumë. Këtë radhë nuk ishte penallti. Megjithëse ishte sërish një Nallbani. Këtë radhë kosovar, që në një rrëmujë aty në afërsi të zonës së portës fierake shtyn topin për në rrjetë. Një gol i vogël për nga mënyra e ndërtimit por shumë i rëndësishëm për nga mënyra se si po shkojnë gjërat në kampin shkodran.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Tue, 01 Sep 2009 , 08:30

Plaku-Sefa-Bakaj, ky Është sulmi më i mirë?!
1 Gusht Kanë të paktën 8 muaj që luajnë së bashku te Dinamo e Muçës



Asgjë nuk është e rastësishme. Nëse Dinamo deri tani ka shënuar 6 gola dhe i ka shënuar këto gola pikërisht në transfertë kjo do të thotë që kjo skuadër ka një sulm cilësor. Por sulmi nuk lind vetvetiu. As golat. Sulmi i skuadrës blu është një produkt disa mujor. Të tre së bashku mund të bënin po kaq mirë dhe nëse bashkoheshin në javën e fundit. Por kur kanë muaj që luajnë bashkë, gjërat bëhen edhe më të thjeshta. Me një futbollist të përfaqësueses, një kandidat për përfaqësuese, dhe një pykë të gjatë si Sefa që megjithë problemet teknike që mund të ketë e bën futbollin një lojë shumë të thjeshtë, Dinamo është e destinuar të gabojë shumë rallë përpara portës. Dhe kur gabon rallë, atëherë edhe ke shanse më shumë të fitosh.

Bakaj – megjithëse nuk është grumbulluar në përfaqësuese për ndeshjen kundër Danimarkës, Elis Bakaj vijon të jetë ndoshta sulmuesi më i talentuar i kampionatit. Me së paku 4-5 vite në superiore, megjithëse vetëm 22 vjeç sulmuesi i Dinamos ka arritur pjekurinë për tu konsideruar një nga lojtarët më të rëndësishëm në futbollin në vend. Të gjithë presin nga ai që të shpërthejë diku në një kampionat të huaj, megjithatë për sa kohë është këtu duhet “shijuar”. Këtë po bën Dinamo që ka marrë prej tij dy gola të rëndësishëm, në Krujë dhe në Vlorë. Të dy gola “zhbllokimi”. Asnjëherë nuk mund të thuash që karakteri i tij është përmirësuar kaq shumë sa nuk e njeh më “konfliktin”, megjithatë në unison të gjithë mendojnë që kartonat dhe sherret nuk janë më pjesë e pandarë e repertorit të tij. Në aspektin personal në rritje. Në atë futbollistik, tashmë ato që bën në fushë duken të zakonshme nga të gjithë.

Plaku – me 23 vite mbi shpinë Sebino Plaku është një lojtar shumë interesant për tu studiuar. Karakteristikat që ka, sulmues që i bën të gjitha në vijën e parë e bëjnë të veçantë në llojin e vet, megjithatë fakti që ka dështuar disa herë për të kaluar në një eksperiencë ndërkombëtare e penalizon. Nëse do të kishte menduar të ishte përqëndruar më shumë në vend, dhe kalimi jashtë shtetit të vinte natyrshëm si pasojë e pse jo edhe thirrjes apo prezantimit në përfaqësuese, për Plakun gjërat mund të ishin ndryshe. Është ende në kohë. Me Dinamon ka një “feeling” të veçantë. Luan mirë, shënon rregullisht dhe nga pikëpamja karakteriale është jashtëzakonisht paqësor. Fiks për këtë skuadër. Ky mund të jetë sezoni i tij. Nëse shënon rregullisht dhe lë shenja të mira te trajneri i përfaqësueses thirrja mund të mos mungojë. Dhe nëse shkon në përfaqësuese, fiksimi i tij për një aventurë ndërkombëtare mund të jetë i lehtë për tu bërë.

Sefa – le ta themi hapur, mund të mos jetë sulmuesi shtatlartë më i mirë i kampionatit, megjithatë ka një mesatare shënimi interesante dhe një prezencë në fushë prej një lojtari të zgjuar. Muça mund t’ja ketë thënë që ditën e parë: me topin nuk mund të bësh gjëra të mëdha. Mjaftohu me gjërat e thjeshta. Është pozicional dhe ndihmon shumë dyshen Plaku-Bakaj. Kur “I vjen për mbarë” edhe shënon. Mund të ketë një karrierë të gjatë në skuadrën blu. Por duhet parë edhe i vetëm?! Plaku dhe Bakaj në fund të fundit të bëjne të ndihesh komod.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Tue, 01 Sep 2009 , 08:30

E pamë në moviolë, goli ishte i rregullt”
1 Gusht Laçi proteston për golin e anulluar të gjirokastritit Nora, në ndeshjen me Gramozin



Goli i anulluar padrejtësisht nga virojtësi Rexha, në fund të pjesës së parë teksa Nora ka çuar në rrjetë një top të ardhur nga ballorja, ka vulosur përfundimisht mendimin, se treshja e gjyqtarëve me në krye Pezën ka qënë e destinuar të “vërshellejë” kundra vendasve. Pas mëdyshjeve në fushë, ndërsa vetëm mbrojtësi Çela ka kontestuar i ka ardhur radha pamjeve filmike, që në superiore nuk të lënë të “livadhisësh”. Ata flasin qartë se sulmuesi gjirokastrit i Laçit ka realizuar një gol të rregullt, çka do të thotë se kontestimi nga laçjanët përgjatë tërë sfidës së bërë treshes së gjyqtarëve paska qenë i drejtë. Të paktën kështu janë shprehur nga kampi i Laçit dje kur përmes zv.trajnerit A. Laska, kanë hedhur “dorashkën”. Ja si komenton kurbiansi në krah të Nicës: “Të ishte java e fundit ne “dolëm” nga kategoria. Asgjë më shumë nuk bëri virojtësi Mali në takimin që i kushtoi sezonin Partizanit në fazën e play-out me krutanët muaj më parë. Unë jam i bindur se treshja e gjyqtarëve ka ardhur me mision në Laç. Ata në unison kanë punuar kundra Laçit me kulmin në të 45-të, kur virojtësi Rexha ka injoruar rregulloren e ndëshkuar skuadrën tonë. Nora ka shënuar mrekullisht por…Laçi “s’duhej” të fitonte. Edhe goditja e dënimit që Peza i dha miqve në rastin e golit të barazimit për ne, ishte super dhuratë”,

ka thënë Ardian Laska.

Ndërkaq i dyti i stafit teknik ka folur edhe për të tijtë. “Nuk kemi qenë në ditën më të mirë. Një skuadër si Laçi me shumë kualitete, ka luajtur jo mirë. Defekte në mesfushë e pasiguri në prapavijë. Ç’ekulibrime u panë edhe në vijën e parë. Nora u përpoq, por ja që shpesh mbeti i izoluar nga pjesa tjeter. Periudha e pushimeve, do të na ndihmojë që të shohim se ku kemi gabuar. Laçi do ta marrë shpejt veten, në klub ka praktika inkurajuese prej të cilave them se do stimulohen lojtarët, ata që kanë detyrimin të ngjisin Laçin në vende të qeta”, mbylli Laska.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Tue, 01 Sep 2009 , 08:31

Besa, më shumë lojë se sa gola!
1 Gusht Në startin e mbarë të kavajasve dy fitore nuk janë as shumë e as pak



U fitua në Peqin, një ndeshje transferte që sigurisht doli më e lehtë nga vështirësia që ishte llogaritur se do të kishte. Megjithatë, fuqia konkluduese e sulmit kavajas mund të konsiderohet pjesërisht e mirë. Në raport me volumin e lojës dhe atë “prodhimtari” të madhe sulmesh që çuditërisht në vend që të ishin interpretuar më me efikasitet në një ditë të tillë ndeshjeje ku dhe kundërshtari ka paraqitur dobësi, rastet e shumta janë përcjellë si gjithnjë me ... naivitet nga kavajasit.

Pikët – Në plan të parë në këtë transfertë Besa kishte vënë fitimin e pikëve. Por baza e suksesit për tripikëhsin e dytë rresht ka qenë kompaktësia. Loja kolektive i ka dhënë notë maksimale faktit të pakontestueshëm se Besa ishte e aftë dhe shumë e zonja të “prodhonte” më tepër lojë. Falë futbollistëve me përvojë të gërshetuar më së miri sipas reparteve, kompaktësia e kavajasve i ka bërë peqinasit të mos ndjeheshin në asnjë rast komodë në fushën e tyre që të thyenin barrierat që kishte ngritur Besa në të tre repartet. Me pikët e plota të fituara në dy javët e para, megjithë përkujdejen që te verdhezinjtë të mos ketë asnjë lloj euforia të panevojshme në këto momente, të gjithë janë të bindur se Besa po i kompleton nga java në javë bazat për një sukses të mundshëm e të shumë ëndërruar në kampionatin e ri.

Trajneri – Shpëtim Duro po përjeton momente magjike në Kavajë. Paraprakisht ai ka deklaruar se me kushtet që i janë krijuar në fazën përgatitore të zhvilluar në trekëndëshin Kavajë, Mavrovë e Ohër, kanë qenë model. Po kështu dhe në plotësimin e grupit me ato nivel futbollistësh që sipas Duros kanë “këllqe” të plota në përballimin e ngarkesës së ndeshjeve falë përvojave të tyre të rëndësishme, trajneri Duro duket sheshit se është dirigjenti i të gjithë punëve të nisura mjaft mbarë. Falë mbështetjes së madhe që kanë dhënë të gjithë pjestarët e tjerë të stafit me në krye presidentin Nexhat Bizhdili. Ka qenë Xhati që pas fitores së parë me Vllazninë nuk kishte nguruar ta shpërblente ekipin me 5000 euro për fitoren shtëpiake me shkodranët. Një masë që ka dhënë shtysën e vet në lidhje me atë pretendim të shfaqur me potencë dhe në ndeshjen e fitoren e dytë që Besa arriti edhe në transfertë ndaj peqinasve. Dihet që do të ketë një tjetër premio të majme për gjithë protagonistët e suksesit të dytë, dhe për të parapërgatitur me shumë kujdes edhe sfidën e tretë të 13 shtatorit ndaj debutuesve Laçjanë në Kavajë. Qetësia dhe maturia në drejtim e vendimarrje, aftësia e komunikimit dhe bashkërendimit të të gjithë faktorëve kontribues, duket se janë “shtyllat” fillestare të suksesit që trajneri Shpëtim Duro ka menduar se do të ketë me të gjithë të besuarit e tij.

Cikalleshi –E kishte deklaruar që nga mesjava e kaluar se Sokol Cikalleshi do të luante në formacion nga minuta e parë. Ata që i kanë ndjekur me vëmendje hapat që ka bërë ky djalosh i talentuar (datëlindja 27.07.1990), s’ka se si të mos e kuptojnë atë zell e pasion shembullor të tij për tu afirmuar denjësisht në radhët e verdhezinjëve. “Mjafton të kujtosh episodin e golit të parë, finalizimit mjeshtëror për të kuptuar se Cikalleshi është një mesfushor me tipare sulmuese që luan në disa pozicione dhe kjo është një plus i madh”, tha dje Ilirijan Berati një prej pjestarëve të stafit teknik të Besës që ka meritën se ka qenë i pari specialist që e ka pikasur progresin e bërë nga ky lojtar që nga ekipet e grupmoshave të KF.Besa.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Tue, 01 Sep 2009 , 08:31

“Elbasani do te rritet dita dites”
1 Gusht Mbyllja me sukes e ndeshjes së javës së parë të kampinatit të ri është përjetuar me emocione të jashtëzakonëshme nga verdheblutë të cilët duke mundur në fushën e tyre Beslidhjen e Lezhës i kanë bërë një nisje dinjitoze kampionatit. Pavarësisht se mposhtja e kundërshtarit nga ana e tyre nuk ka qenë dhe aq e lehtë, ajo u cilësua mëse e merituar sepse në fushë u pa një Elbasan që e kërkoi fitoren gjatë gjithë ndeshjes. Futbollistët e rinj të ekipit verdheblu në ndryshim nga supertëpaguarit e edicionit të fundit i bënë të gjitha përpjekjet për të marrë maksimumin në këtë ndeshje. Edhe pse ky grup ka një moshë mjaft të re dhe pa eksperiencë për të përballuar ngarkesën e një kampionati me kaq rivalitet sikurse është gara e kategorisë së parë në këtë edicion, arriti ta kalojë me sukses premierën e se shtunës. Në disa raste futbollistët e Elbasanit u shfaqën si profesionistë të vërtetë duke ngjallur shpresat për rikthimin e këtij ekipi në Superligë. Niveli i kënaqshëm i tyre e vuri në alarm kundërshtarin dhe porta e Beslidhjes u bë tabelë qitjeje për minuta të tëra edhe pse vetëm dy herë u shënua nga ana e Elbasanit gjatë kësaj ndeshjeje. Gjuajtjet e shumta në drejtim të portës nga të gjitha pozicionet ishin një tregues pozitiv i futbollistëve verdheblu. Trajneri i tyre e vlerëson së tepërmi kalimin me sukses të sfidës së vështirë me lezhjanët. “Kjo fitore do të rrisë moralisht Elbasanin në të gjitha aspektet prandaj merr një rëndësi të shumëfishtë”, deklaroi Dosti. Sipas tij verdheblutë e kanë nisur kampionatin mes shumë problemesh prandaj arritja e fitores ndaj një ekipi me pretendime merr kaq shumë vlera. “Por, kjo kurrsesi nuk do të thotë se Elbasani ka aritur gjithçka. Kampionati sapo ka filluar dhe rruga drejt fundit të tij është e gjatë dhe mjaft e vështirë prandaj jemi duke punuar me kujdes që ta përballojmë me sukses. Dalëngadalë ekipi po konsolidohet dhe shpresojmë që ai të rritet javë pas jave në të gjitha drejtimet. Rëndësi ka që ky grup është ambicioz dhe që karakterizohet nga shpirti i sakrificës”, shprehet Dosti. Por, ajo të cilën kërkon trajneri është që ky grup të shfaqet sa më solid dhe të luajë sa më lirshëm në fushë gjatë ndeshjeve zyrtare duke arritur që volumin e punës ta konvertojë në rezultate sa më pozitive. Sa më produktiv të jetë sulmi aq më i sigurtë do të jetë suksesi i Elbasanit në këtë kampionat, por kjo ka nevojë që të shoqërohet me perfeksionimin e lojës mes të gjitha reparteve. Këtë verdheblutë synojnë që ta arrijnë sa më shpejt sepse kampionati është i fortë në çdo javë të tij.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Tue, 01 Sep 2009 , 08:35

Tifozëria fierake, shembull për t’u ndjekur

Ashtu siç e kishin premtuar përpara ndeshjes, tifozët fierakë kanë udhëtuar drejt Shkodrës për të ndjekur skuadrën e tyre në një nga transfertat më të vështira të këtij kampionati. Sportdashësit e bardhejeshilëve kanë shpalosur në mjediset e “Loro Boriçit” simbolet e tyre dhe të skuadrës dhe kanë qenë një përkrahje dhe nxitje e vazhdueshme për djemtë e Apolonisë.

Eshtë një risi që grupe të organizuar tifozësh të shkojnë për të ndjekur skuadrën e tyre edhe në transfertë, gjë që ka nisur nga tifozëria fierake qysh në sezonin e kaluar. Njëherësh, duhet vlerësuar mjaft pozitivisht edhe qëndrimi i tifozërisë shkodrane, që ka treguar kulturë të lartë qytetarie dhe sportive karshi rivalëve të tyre. Të dyja rastet janë për t’u marrë shembull edhe për qytetet e tjera

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Tue, 01 Sep 2009 , 08:35

Karishik: Asgjë nuk ka ndryshuar nga objektivat


Autori: Bujar Rama
Data: 31/08/2009
Version Print


Trajneri i Apolonisë, Esad Karishik, thotë se ekipi duhet ta menaxhojë më mirë lojën

Në javën e dytë të superligës, fierakët janë dënuar nga ligji i pamëshirshëm i futbollit. Pasi ka bërë një ndeshje mjaft dinjitoze dhe ka luajtur si e barabartë në Shkodër, Apolonia i është gëzuar përpara kohe barazimit në “Loro Boriçi”. Minutat shtesë kanë qenë fatale për bardhejeshilët, të cilët kanë humbur në mënyrë të pabesueshme një pikë në këtë transfertë, duke dalë duarthatë ndaj nënkampionëve të Shqipërisë. Megjithatë, kjo gjë nuk mund ta zbehë aspak portretin e skuadrës fierake në këtë ndeshje dhe lojën që kanë zhvilluar futbollistët e Apolonisë.

Ka qenë një ndeshje e kujdesshme në shtrirjen e gjithë minutazhit të saj, ku skuadra e trajnerit Karishik nuk ka menduar vetëm për t’u mbrojtur, por është organizuar herë pas here edhe në sulm, duke qenë jo pak të rrezikshëm, madje kanë pasur rastet e tyre për të shënuar me anë të Brkiçit, Kelmendit dhe Semir Haxhibuliçit. Gjithsesi, shkodranët u kanë kujtuar fierakëve se ndeshja luhet deri në vërshëllimën e fundit të gjyqtarit dhe kanë përfituar nga një gjendje kaotike në zonën e Haxhos për të marrë frymë lirisht dhe për t’u çliruar nga makthi i një ndeshjeje pa gola, që i kishte kapluar gjatë gjithë 90?minutëshit.

Ka qenë një humbje jobindëse për mënyrën se si ka ardhur e, megjithatë, trajneri Karishik nuk pezmatohet, pasi tashmë ka si gur të fortë prove dy ndeshjet që ka zhvilluar ekipi i tij, të cilat i kanë krijuar kujtdo një përshtypje të qartë të asaj që Apolonia është. Pikërisht, duke analizuar me kujdes gjithë zhvillimin e ndeshjes, trajneri Karishik hedh vlerësimet e fundit për ekipin e vet, duke qenë i kënaqur me atë që futbollistët dhanë në fushë, por duke dashur njëherësh që të jenë më luftarakë ndaj fatit të keq të minutave të fundit. “Ka qenë një ndeshje me shumë ritëm dhe me një luftë të bukur sportive.

Ekipi ynë e kishte shumë të qartë se ndaj kujt luante dhe se si duhet të rreshtohej në fushë për të bllokuar shkodranët. Duhet thënë se lojtarët tanë i zbatuan mirë detyrat e ngarkuara, duke e futur ndeshjen në ekuilibër të plotë dhe, në jo pak raste, e kemi marrë ne kryesimin e takimit, duke u shprehur edhe me mundësi shënimi. Jemi dënuar sërish nga një gol i sekondave të fundit dhe mua më është kujtuar humbja që na është shkaktuar nga Vllaznia në fazën e tretë të sezonit të kaluar, me një gol në minutën e 88?të.

Por ky është futbolli, këto janë ligjësitë e tij. Duke lënë mënjanë rezultatin e kësaj ndeshjeje, ku për mua do të ishe më i merituar një barazim, them se ndaj Vllaznisë, Apolonia është treguar edhe një herë skuadër bindëse, që i ka të qarta objektivat e veta, por duhet shtuar më tepër kujdesi për të menaxhuar dhe administruar edhe më mirë rezultatin.

Humbja në Shkodër është një fakt i hidhur, por na vlen në këtë drejtim dhe ne do të punojmë fort edhe në këtë drejtim. Eshtë vetëm java e dytë, kampionati sapo ka filluar dhe ka mjaft hapësira dhe kohë për të bërë rikuperimin e një humbjeje. Asgjë nuk ka ndryshuar nga objektivi ynë,” - është shprehur Karishik.

E vërteta është se në Shkodër, Apolonia jo vetëm që nuk i ka dhënë kënaqësinë e një goleade skuadrës vendëse dhe presidentit Fushaj, por i ka bërë me “zemër” deri në fund të ndeshjes, duke ua rrezikuar seriozisht fitoren. Ndërprerja e kampionatit do t’i japë mundësi trajnerit Karishik dhe skuadrës së tij që ta hedhin pas krahëve këtë humbje dhe të përgatiten siç duhet për ndeshjen me Shkumbinin e Peqinit.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Wed, 02 Sep 2009 , 07:33

Devolli: Kush tha që Tirana është në krizë?


Autori: Erion Saliu
Data: 01/09/2009
Version Print


Mesfushori Bledar Devolli e sheh skuadrën si pretendenten kryesore për titullin kampion

Tifozët bardheblu janë larguar të kënaqur nga stadiumi “Qemal Stafa” nga ajo fitore minimale e skuadrës së tyre, por gjatë gjithë takimit kanë kontestuar lojën e dobët që kanë shfaqur “djemtë” e teknikut kroat Lonçareviç.

Kampionët, pas javës së dytë të superligës, kanë tri pikë, nga gjashtë të mundshme. Situata e pakëndshme që ka kaluar Tirana gjatë kësaj periudhe dyjavore ka ardhur si rrjedhojë e disa faktorëve, ku më kryesorë janë mungesat e shumta, çka ka ndikuar direkt në ecurinë e ekipit. Dikush mund ta konsiderojë krizë të momentit jo të mirë që po kalon ekip 24 herë kampion, por mesfushori gjirokastrit, Bledar Devolli, nuk është i këtij mendimi. Ai beson se skuadra e tij e kaloi momentin e vështirë dhe shumë shpejt ka për të qenë në krah me ekipet e tjera pretendente.

Dje, gjatë një prononcimi për “Sportin shqiptar”, Devolli tha: “Ishim përgatitur për ta fituar takimin me Skënderbeun dhe ia dolëm mbanë, edhe pse me pak vështirësi, pasi kemi pasur mungesa lojtarësh në këto dy javë. Tirana në krizë? Kush e tha këtë? Është një moment i keq që, e kemi kaluar tashmë me fitoren e arritur ndaj Skënderbeut javën që shkoi. Ishte një rezultat pozitiv i arritur “in extremis”, megjithatë ka vlerat e tri pikëve dhe kjo na gëzon së tepërmi që morëm fitoren e parë pas dy javëve kampionat. Kjo na ka çliruar shumë nga ana psikologjike dhe jemi më të qetë për ndeshjet e radhës.


Duke përfituar nga kjo periudhë ndërprerje dyjavore, kam besimin e plotë se Tirana do të rikthehet në lojërat e saj më të mira, gërshetuar edhe me rezultate pozitive,”- deklaroi mesfushori Devolli. Pritet që në takimin e radhës në Ersekë, skuadrës t’i rikthehen edhe lojtarët e dëmtuar dhe grupi ka për të qenë i plotë, ndryshe nga dy takimet e para. Për Devollin, kjo periudhë ndërprerje e kampionatit e favorizon shumë Tiranën.

“Tashmë që e kaluam Skënderbeun me sukses, po përgatitemi të qetë për ndeshjen e radhës, me Gramozin e Ersekës. Kemi disa ditë kohë në dispozicion dhe na duhet si qetësia ashtu dhe puna. Na favorizon kjo periduhë ndërprerje edhe për rikuperimin e disa lojtarëve apo edhe përshtatjen me njëri-tjetrin, duke qenë se ka pasur blerje që kanë ardhur vetëm para ka ditësh. Kështu kemi për të qenë edhe më dinjitozë në javët e ardhshme dhe Tirana shumë shpejt do të jetë aty ku e meriton, në vendet e para të klasifikimit,” - përfundoi mesfushori i kampionëve, Bledar Devolli

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Wed, 02 Sep 2009 , 07:33

Bardheblutë i vënë “çelësin” merkatos

Skuadra e Tiranës nuk do të bëjë më afrime lojtarësh, të paktën deri në muajin janar të vitit të ardhshëm, atëherë kur do të rihapet sërish merkatoja. Kampionët kanë qenë mjaft aktivë gjatë kësaj periudhe, ku ka pasur jo pak hyrje-dalje. Nga sezoni që lamë pas janë larguar Agolli, Pezo, Xhafaj dhe Deliallisi, tre prej të cilëve kanë qenë titullarë të padiskutueshëm në formacionin e vjetshëm. Për sa u përket ardhjeve, bie në sy rikthimi i disa emrave që kanë kontribuar edhe më parë me këtë skuadër, si Dede, Sina, Ahmataj e Mohelebi. Ndërkohë, ndryshe nga edicionet e kaluara, kur realizoheshin blerje te bujshme, merkatoja e Tiranës, me ardhjen e trajnerit Lonçareviç, është përqëndruar shumë edhe te elementët e rinj. Këtë verë janë afruar disa lojtarë nën 23 vjeç, si Abilaliaj, Malindi, Bici, Karabeci, edhe pse deri më tani vetëm i pari ka provuar të aktivizohet me bardheblutë.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Wed, 02 Sep 2009 , 07:34

Kampionët “lajnë duart” me Pezon

Pavarësisht se kishte zëra gjatë javës së kaluar se kroati Toni Pezo do të rikthehej, skuadra e Tiranës ka “larë duart” me lojtarin. Për mbrojtësin 21-vjeçar u fol javën e kaluar se do të bashkohej me kryeqytetasit, madje do të fillonte stërvitjen. Vetë Pezo shprehu dëshirën për t’u rikthyer te skuadra me të cilën vjet u shpall kampione, mirëpo ai nuk u bë më i gjallë, madje shmangu edhe kontaktet me drejtuesit e bardhebluve

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Wed, 02 Sep 2009 , 07:34

Çështja” Bici në dorë të Federatës Bullgare

Mbrojtësi shtatlartë Ditmar Bici, i cili deri më tani nuk është aktivizuar për mungesë të kartonit, që nuk i ka ardhur nga klubi bullgar i Belasicës ku është aktivizuar, i duhet të presë ende për kartonin, edhe pse është i federeruar me bardheblutë. “Çështja” Bici tashmë ka kaluar në dorë të Federatës Bullgare të Futbollit, atje ku do të marrë zgjidhje, ndërsa lojtari në fjalë pret që të aktivizohet me skuadrën e Tiranës.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Wed, 02 Sep 2009 , 07:44

Dinamo dhe Besa, të dyja janë “kryefjalë” e kampionatit!


Autori: editor
Data: 01/09/2009
Version Print


Nga Fatbardh JERA…………………………………

Pritej jo pa interes java e dytë e superligës, për vetë faktin se disa skuadra elitare, si Tirana dhe Vllaznia, e kishin startuar garën në mënyrë të keqe, me humbje të pastra. Po kështu, dy skuadra të tjera, me lojtarë cilësorë dhe plot eksperiencë në radhët e tyre, Dinamo dhe Besa, ngërthenin në vetvete konfirmimin e pretendimeve. Fitoret respektive në javën e parë kërkonin vijueshmëri të tyre, edhe pse kalendari i vinte përballë dy kundërshtarëve të vështirë, aq më keq në transfertë. Por ia dolën, me plot meritë, çka të bën të pohosh me plot gojën se java e dytë pati shenjën e Dinamos dhe të Besës. Dy skuadrat në fjalë kanë paraqitur gjithçka duhet në dy ndeshjet e para të kampionatit të ri, për të qenë pretendentë seriozë e realë për titullin. E them këtë, jo vetëm se kanë fituar, por sepse kanë bindur në lojë, kanë treguar se dinë t’i kalojnë me sukses edhe transfertat. Dhe në kampionatin shqiptar, ajo skuadër që di të fitojë në transfertë, ka të gjitha shanset për ta prerë e para finishin e garës. Dinamo pritej të kishte një nisje të tillë, edhe për faktin se është ndër të vetmet skuadra që ka vazhdimësi në grupin e lojtarëve, në staf teknik dhe garanci financiare. Me disa përforcime të verës, skuadra blu përbën pa asnjë diskutim grupin më të konsoliduar në këtë kampionat. Në secilin repart “ta prekësh”, Dinamo rrezaton siguri, eksperiencë, psikologji e mentalitet fituesi, ashtu sikurse s’e ka fare problem ta gjejë golin, i cili në futboll ka vlerë përcaktuese. Mjafton të kujtojmë se në dy ndeshjet e para, kjo skuadër ka shënuar plot gjashtë gola, në dy transferta të vështira, për të konkluduar në një fakt: Dinamo duket se do të jetë “makineri” golash. E si mund të mos e besosh këtë gjë, kur shikon në sulmin blu një treshe tepër potente, të përbërë nga të shpejtët e teknikët Bakaj e Plaku, me një pykë pa të dytë në kampionatin tonë, si Sefa? Me një grup të tillë lojtarësh, ku edhe stoli ka luks, i mbetet trajnerit Muça të menaxhojë sa më mirë situatën, siç po bën deri më tani, dhe suksesi i pritshëm nga të gjithë nuk ka pse të mungojë. Jo më larg Dinamos qëndron Besa. Me pjesën kryesore të grupit, të ruajtur nga edicioni i shkuar, por me përforcime shumë të spikatura, presidenti Bizhdili ia ka bërë më së miri hyzmetin punës. Veçanërisht heqja dorë nga të huajt, që vinin dhe iknin kur të donin, përbën një bazament të fortë për synimet e skuadrës kavajase. Lojtarë të tillë si Shehi, Dhëmbi, Poçi, D.Xhafaj etj., përveç eksperiencës, do të injektojnë te verdhezinjtë besimin dhe mentalitetin e fituesit. Sepse të tillë janë, kanë fituar tituj kampioni. Në këto lartësi qëndron edhe trajneri Duro, i cili përbën një garanci më shumë për ëndrrën kavajase, fitimin e titullit kampion. Përmbledhtazi, te Besa, tre komponentët kryesorë të futbollit të sotëm, financë-lojtarë-trajnerë, janë në shkallën sipërore, sa i takon nivelit të kampionatit shqiptar. Pikëpyetje la përfundimi i javës së dytë për dy skuadrat e tjera pretendente, të paktën në letër, Vllazninë dhe Tiranën. Si për kuqeblutë, ashtu edhe për kampionët në fuqi, u desh njëfarë fati, ai i minutave shtesë, që të shpëtonte nderin e tyre. Me shumë vështirësi ato morën 3 pikët e para. Vllaznia zhvilloi një pjesë të parë të mirë me Apoloninë, por me kalimin e minutave u vu re bjerrja në cilësi e individualiteteve kuqeblu. Një shenjë jo e mirë kjo, aq më tepër që Vllaznia duket se nuk i ka elementët e duhur, në numër dhe cilësi, për të rivalizuar objektivat e të tjerëve. Kjo duket tani për tani, të paktën, edhe pse është shpejt për të dalë në konkluzione madhore. Ogur i mirë mund të konsiderohet fitorja e Tiranës, edhe pse pa shkëlqim, sepse do të thotë se kampionatit do t’i shtohet rivaliteti e cilësia. Natyrisht, deri më tani Tirana ka vuajtur mungesat e shumta të titullarëve, por dy javët pushim, në funksion të ndeshjes së kombëtares me Danimarkën, do të jenë të mjaftueshme për t’u plotësuar grupi dhe konfirmuar formacioni bazë bardheblu.

Apolonia dhe Teuta po tregojnë se janë të konsoliduara. Madje, të dyja do të bëjnë surpriza në këtë kampionat, qoftë në objektivat që mund të arrijnë, por edhe “pit stop”-et që kanë mundësi t’u bëjnë pretendentëve të sipërshënuar. Loja e fierakëve në “Loro Boriçi” ishte dinjitoze, ashtu siç do të ishte i merituar edhe barazimi, që e ruajti deri në minutën e fundit shtesë. E njëjta gjë vlen edhe për Teutën. Pjesa tjetër e skuadrave të superligës, siç gjykuam edhe në analizën e javës së parë, do të luftojnë për mbijetesë. Gramozi po i ngjit shkallët një e nga një. Ka dy barazime, por ama ka treguar se di edhe të mos humbasë. Barazimi që mori në Laç tregon se kurbinasit nuk janë në rrugën e duhur. Ndoshta largimi një javë para fillimit të kampionatit i trajnerit Edi Martini, i cili e ngjiti Laçin në superligë, ka prishur diçka në mekanizmin e funksionimit të kësaj skuadre. Edhe Skënderbeu, i formuar vetëm dy javë para nisjes së garës, nuk besoj se mund të shkojë larg. Në fund dy fjalë edhe për Shkumbinin, i cili në javën e dytë meriton të analizohet në përqasje me dorëheqjen e Maganit se sa me humbjen karshi Besës. Për mua nuk mund të kërkohet dhe mbahet përgjegjësi profesionale në futboll kaq shpejt, sepse dy javë nuk mjaftojnë për të treguar të mirën apo të keqen e një skuadre, aq më tepër të trajnerit. Ndoshta jam i gabuar, por gjykoj se ka diçka të brendshme në klubin peqinas, që e ka detyruar Maganin të largohet. Si një njeri, futbollist dhe trajner me integritet të lartë moral e profesional, me kontribute të jashtëzakonshme për futbollin e qytetit të tij, Magani s’mund të bëhet vegël e askujt. Gjë që e tregoi edhe në fundin e kampionatit që shkoi, në ndeshjen me Bylisin, kur u largua nga stoli peqinas, duke e ditur fundin e 90 minutave të paracaktuara në rezultat

Post Reply