Post
by Miri » Thu, 13 Mar 2008 , 18:21
Bushati i shpall “luftë” Greqisë
Trajneri i Shpresave, Artan Bushati shpalli listën e lojtarëve për ndeshjen kundër Greqisë, e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Europian U-21, takim që do të luhet, më mars në Vlorë. Bushati ka thirrur vetëm katër lojtarë që luajnë në kampionatet e huaja: dy portierët Enea Koliqi (Iraklis, Greqi)
e Samir Ujkani (Palermo, Itali), mbrojtësin Renato Arapi (Silkeborg, Danimarkë) dhe sulmuesin Edgar Çani (Palermo, Itali). Pjesa e madhe pëbëhet nga lojtarë të Flamurtarit (4), Teuta (4), Partizanit (3), Skënderbeut (1), Vllaznisë (1), Apolonisë (1), Besa (1).
Në ndeshjen e parë kundëre Greqisë, më 21 nënntor 2007, Shqipëria U-21 edhe pse u mposht me vështirësi në “Apostolodhos Nikolaidhis” me rezultatin e ngushtë 2-1 me Shpresat e Greqisë la një përshtypje shumë të mirë, në ndeshjen e shtatë të saj për eliminatoret e Kampionatit Europian 2009. Sulmuesi Xhevair Sukaj shënoi golin e barazimit të përkohshëm 1-1 në minutën e 38-të, duke vendosur ekulibrat në fushë pas golit të realizuar me penallti nga na e Hristodopulos (28’). Për shkodranin ky ishte goli i tij i katërt në kualifikuese, pas 3 golave kundër Ishujve Faroe katër ditë më parë. Greqia U-21 ndodhet në vedin e tretë me me 13 pikë, tre më shumë se Shqipëria (10). Shqipëria luajti në Greqi me këtë formacion: Koliqi, Arapi, Guga, Arifaj, Abilaliaj (58’ Kani), Malindi (85’ Zeqiri), Sefa, Sukaj (91’ Vila), Lika, Progri, Fagu. Trajner; A.Bushati
Në testin e fundit të zhvilluar po në stadiumin “Flamurtari”, kombëtarja shqiptare U-21 nuk bëri një paraqitje shumë shpresdhënëse në miqësoren me moshatarët e tyre maqedonase duke humbur me rezultatin 0-1.
LISTA U-21
Enea Koliqi (Iraklis, Greqi)
Samir Ujkani (Palermo, Itali)
Shpëtim Moçka (Flamurtari)
Andi Lila (Besa)
Maringlen Shoshi (Apolonia)
Erbim Fagu (Tirana)
Renato Arapi (Silkeborg, Danimarkë)
Bledion Guga (Flamurtari)
Shaqir Stafa (Teuta)
Arben Likmea (Teuta)
Emiljano Veliu (Flamurtari)
Hair Zeqiri (Flamurtari)
Edgar Çani (Palermo, Itali)
Emiljano Vila (Teuta)
Ilirjan Çashaj (Teuta)
Jozef Thana (Skënderbeu)
Erando Karabeci (Partizani)
Elis Bakaj (Partizani)
Enco Malindi (Partizani)
Xhevair Sukaj (Vllaznia)
Arbër Abialaj (Partizani)
EURO U-21: NDESHJET E LUAJTURA
01.06.2007
Itali-Shqipëri 4-0
06.06.2007
Shqipëri-Ishujt Faroe 1-0
08.09.2007
Shqipëri-Kroaci 1-0
11.09.2007
Shqipëri-Itali 0-1
17.10.2007
Azerbajxhan-Shqipëri 1-1
17.11.2007
Ishujt Faroe-Shqipëri 0-5
21.11.2007
Greqi-Shqipëri 2-1
Do të luhen
26.03.2008
Shqipëri-Greqi
06.09.208
Kroaci-Shqipëri
10.09.2008
Shqipëri- Azerbajxhan
RENDITJA
Italia 7 19
Kroacia 8 18
Greqia 7 13
SHQIPËRIA 7 10
Ish.Faroe 8 3
Azerbajxhani 7 1
* Në fazën e plej-ofit kalojnë 10 ekipet e para të grupeve dhe katër vendet më të mira të dyta.