Post
by kuqeblu4ever » Wed, 25 Mar 2009 , 15:29
Shpresojme qe flamurtari te luajne me ndershmeri ndaj tiranes sepse kam frike se per hakmarrje ndaj Vllaznise te ja lene ndeshjen tiranes. Edhe pse u pa nga te gjithe ne fushe qe Vllaznia e meritoi fitoren 120%, megjithate shikoni cfare thone vlonjatet:
FLAMURTARI
Mema: Vllaznia nuk është skuadër për titull
Zhurma e madhe që lindi në përfundim të takimit Vllaznia-Flamurtari,
e përcjellë me shumë mllef për dy ditë me radhë, të
jepte përshtypjen se çështja e gjyqtarëve nuk do të mbyllej.
Ndeshja ndaj Vllaznisë u konsiderua në fillim si “atentat” ndaj
Flamurtarit, por për drejtuesit e skuadrës vlonjate duket se
nuk ka ndodhur gjë, pasi sot, me rinisjen e përgatitjeve, në
kampin kuqezi lojtarë e drejtues janë shfaqur mjaft të qetë.
Analiza e fortë që pritej të zhvillohej pas duelit në Shkodër ia
ka lënë vendin vetëm stërvitjeve, pasi mësohet se një gjë e
tillë është bërë në autobus, gjatë rrugës së kthimit të skuadrës
për në Vlorë. Kështu, Flamurtari i Memushit, që vazhdon të
mos njohë fitore në transfertë, mjaftohet vetëm me një analizë
në udhëtim e sipër. Gjykimi që la për të dëshiruar, por edhe
pritja e rezervuar vlonjatëve në Shkodër, nuk përbëjnë më
shqetësim për klubin. Por në radhët e kuqezinjve ka edhe
lojtarë të sinqertë, të cilët nuk i kërkojnë gabimet vetëm tek
gjykimi, por edhe tek vetvetja, gjë që nuk e bën stafi vlonjat.
Autori i golit të barazimit provizor në Shkodër, Devis Mema,
nëpërmjet një deklarate në mediat lokale, pasi ka shprehur
habinë për penalltinë e paqenë, ka fajësuar edhe veten. Duke
iu referuar ndeshjes ndaj shkodranëve, ai tha se përballë nuk
kishin një skuadër të fortë dhe se për sulmuesin vlonjat, Vllaznia
nuk është për titull, prandaj ai shtoi se Flamurtari duhej
të jepte më tepër në fushë. “Loja jonë la për të dëshiruar në
pjesën e parë dhe mund të them që deri në ato momente kemi
qenë bashkëpunëtorë në fitoren e Vllaznisë”, ka argumentuar
Mema. Pra, siç shihet edhe nga deklaratat e lojtarëve kuqezi,
Vllaznia nuk është një skuadër e fortë për Flamurtarin, prandaj
stafi kuqezi dhe të besuarit e tij duhej të këmbëngulnin më
tepër për një fitore në transfertë, e cila i mungon vlonjatëve
qysh nga java e parë e këtij sezoni. Problemi është që ky takim
edhe mund të harrohet, por ecuria e Flamurtarit po vihet sërish
në pikëpyetje. Situata bëhet mjaft e nderë kur mendon që
në Vlorë zbret së shpejti Tirana, teksa Flamurtarit i duhet të
përballojë sërish Partizanin në takimin e Kupës. Me pak fjalë,
ekipi ndodhet para vështirësive të mëdha. Gjithsesi, Mema mbetet
optimist për të dyja sfidat, duke theksuar se Flamurtari do të
bëjë më të mirën në të dy takimet, aq më shumë kur rihapet
sërish mundësia e kualifikimit në Kupë. Artur Demaj
VLLAZNIA, BAYERN MÜNCHEN, BARCELONA