Posted: Mon, 09 Jul 2007 , 22:51
@ forri
hey actually you are right maybe but you know teams and fans are different.
so Trabzonspor have to make happy to us, so 6-0 because for that.
forget it, important is our brothers anymore
some photo from me, but not from official site
can you translate this to English ?
hey actually you are right maybe but you know teams and fans are different.
so Trabzonspor have to make happy to us, so 6-0 because for that.
forget it, important is our brothers anymore
some photo from me, but not from official site
can you translate this to English ?
Code: Select all
Sport/Besi Bekteshi
“Vllaznia” shkaterrohet ne Trabzon. Ekipi vjen kokeulur ne Rinas. Tifozeria paragjykon rezultatet dhe tashme ekipin ne pergjithesi.shqimi i keq shkakton diare te lojtaret.
Shkoder—Stadiumi “Hysen Avni Aker” ka treguar se “Vllaznia” qe ne minuten e 11-te te pjeses se pare, kur eshte pesuar goli i pare nga Martin dhe me pas me golat e Eris, Aran, Balci, perseri Martin dhe Riza, nuk eshte nje rival, por nje skuader femijesh qe ka shkuar per te pesuar dhe mos reaguar asnjehere realisht. Ne aeroportin e Rinasit skuadra shkodrane ka ardhur koke ulur dhe veç e veç, ku te thenat e para nga disa lojtare shkarazi ishin se “ekipi ka qene me bark”. Kalojne Kotrri, Sinani dhe Sukaj te gjithe veçmas dhe me shpejtesi. Diare dhe pa mundesi per te luajtur fort. Kjo mund te kete qene edhe shakaja e rradhes e mbase edhe e verteta e vetme e thene, por turpi sidoqofte eshte ndjere ne kthimin pa lavdi apo me mire te themi me humbje te rende te futbollisteve te Joses. I vetmi qe u ndal si gjithmone me edukate, ishte sekretari klubit Agim Medja i cili na vertetoi ne ekskluzive perseri per gazeten tone se “UEFA” edhe kesaj rradhe ka hyre ne dhoma dhe ka deklaruar se ekipi eshte ne monitorim te forte sepse bastat jane te larta per humbjen e tij. Kesaj rradhe Medja tha se ekipi duhej te fitonte dhe ai shtoi se ky kontroll, monitorim dhe paralajmerim i nje skuadre keshtu, nuk eshte pare deri me tani.Gjithsesi polemika te medha jane hapur ne qytetin e madh dhe sportedashes te Shkodres. Perveç indinjates per nje reultat “lojrash me dore” sikunder edhe mediat sportive turke benin fjale, ne Shkoder ka edhe shume hije dyshimi mbi te gjithe veprimtarine e ekipit qe nga NK-Zagreb dhe deri tani. Sot ne Shkoder bisedohen edhe ne ekip, por edhe ne opinion se nje grup lojtaresh jane ankuar per mungesen e premiove. Nga ana tjeter si Josa, por edhe portieri Grima kane kohe qe deklarojne se jane akoma larg formes se detyruar per keto kompeticione. eshte gjithashtu prezente edhe tashme “ndodhia” Dabulla me te gjitha drite hijet e saj si dhe premtimet per shkuarje te nje rruge te caktuar deri ne Trabzon dhe kryerja e saj krejtesisht ndryshe, te cilat kane pllakosur tani shume shpejt Shkodren futbollistike.Patjeter qe Josa me problemin e tij te denimit dhe mos zgjidhjen e problemit te mbrojtesit Dabulla ku pakenaqesite dypaleshe presidence-futbollist kane pasur jehone mediatike, por edhe me disa zera brenda ekipit qe kerkojne aktivizim, perbejne edhe bazen e nje analize te priteshme ne ekip.“Ushqimi i prishur” qe ka bere me bark disa lojtare te “Vllaznise” ndoshta eshte shume i vertete dhe meriton te permendet, por akoma me helmim se sa ky ushqim jane edhe momentet disi te paqarta te ekipit dhe sidomos ajo qe perben bazen e te gjithave dhe qe eshte dyshimi i madh jo vetem i UEFA-s ne nje presing te tille mbi bazen e basteve per “Vllaznine”.U be e dyta here qe emisaret e UEFA-s pretendojne te ndodhe e kunderta e rezultatit dhe kjo ka nje shije teper te hidhur, akoma me te hidhur se sa gjella e “Trabzonspor-it. Te shtunen tifozeria shkodrane nuk do te kete vullnetin e duhur per te shpalosur flamujt dhe dhene spektaklin e radhes ne “Loro Boriçi”. Sot nje pjese e madhe e tyre ishin teper te zemeruar, kurse ato me te deshperuarit kishin shumica syte e njome, per shansin e humbur per te pretenduar diten e shtune, kur “Trabzonspor-i” do te luaje ne Shkoder.