Page 9 of 72

Posted: Thu, 08 Feb 2007 , 21:15
by vllaznia1919
Hala nuk e kuptoj Bariç qe Tare ka maru?
UUUUU,tesh e kuptova pse e thrret prep:Sepse don nji te moshes vet per muhabet ne hotele,me kujtu kur kan kene ne lufte. :lol: :lol: :lol: :lol:

Posted: Thu, 08 Feb 2007 , 21:29
by GOLDIAN
vllaznia1919 wrote: UUUUU,tesh e kuptova pse e thrret prep:Sepse don nji te moshes vet per muhabet ne hotele,me kujtu kur kan kene ne lufte. :lol: :lol: :lol: :lol:
naqe je i madh
pasa zoten tu baft dita nje mije se je njish

Posted: Fri, 09 Feb 2007 , 14:28
by vllaznia1919
Falimners naqe.Por ba mas me kene edhe ju ktu un skam vlere absolutisht. :wink: :wink: :wink: :wink:

Posted: Fri, 09 Feb 2007 , 15:59
by Man in Redblue
na bani nder ky aliaj qi mylli karrieren, a thirret futbollisti i kategoris tdyt kroate ne komtare!

Posted: Mon, 12 Feb 2007 , 22:49
by GOLDIAN
kapllani shenon serish
ne ndeshjen qe po luhet mes duisburg dhe karlsruhe kapllani shenon golin e pare te takimit por fatkeqesisht vendasit udheheqin 2-1

Posted: Tue, 13 Feb 2007 , 04:06
by Admin
Hallall Kapllanit, pothujse per cdo jave asht tu shenu.
Per mendimin tem duhet me i dhan sa ma shume hapsine kti lojtare.

Posted: Tue, 13 Feb 2007 , 12:44
by vllaznia1919
Per momentin asht sulmusi shqiptar qe gzon formen ma te mire.

Posted: Tue, 13 Feb 2007 , 22:33
by forri
Edhe Berisha,është lojtar goxha i mirë.Por më shumë nga të gjithë lojtarët që luajtën kundër Maqedonisë,më ka pëlqyer Hyka.Ishte fantastik fare dhe besoj që ka për të bërë emër,kudo që ai të luajë

Posted: Wed, 14 Feb 2007 , 14:55
by vllaznia1919
Tane e levdojne,ishalla bahet lojtar i madh per te edhe per komtaren.

Posted: Wed, 14 Feb 2007 , 16:22
by GOLDIAN
LALA ZGJAT KONTRATEN E TIJ ME HANOVER DERI ME 2009
nje shans per berishen pasi trajneri stevens ka perjashtu nga skuadra serbin ljuboja i cili do jete pjestar i skuadres amatore te hamburgut
nuk dihet deri kur por ishalla e majne gjat ne ligen amatore

Posted: Wed, 14 Feb 2007 , 16:48
by Admin
Per Lalen me vjen mire edhe e miriton nje respekt te tille nga Hanover.
Shpresoj qe ne te ardhmen te vazhdoje te kontribuoje prep ne sport, pse jo duke u ba edhe tranjer.
Sa i takon Berishes aj asht me te vertet nje lojtar me prespektive edhe i fuqishem.
Me than te drejten nga njena ane sme vjen mire qe Lubonja asht largu, edhe Berisha me lujt ma shume.
Nqs Berisha e ndin vedin te mire te stervitet fort edhe te xajne vendin e Lubonjes apo te ndonji tjetrit sepse mundesite i ka.

Posted: Sun, 25 Feb 2007 , 00:02
by kuqeblu
E Shtune, 25 Shkurt 2007:
Sot rifilloi kampionati austriak (T-Mobile Bundesliga) me javen e 22-te, dhe ekipi i ri i Hamdi Salihit, SV Ried, barazoi ne fushen e Sturm Gracit me rezultatin 1-1. Salihi e filloi neshjen si titullar, por u zevendesua ne minuten e 68-te pa arritur te shenoje.
Paraqitje te mire bani Erjon Bogdani, i cili shenoi 2 gola ne fitoren 3-0 te ekipit te tij, Chievo Verones, ndaj Torinos.
Ne Bundesligen gjermane, ekipi i Besart Berishes, Hamburger SV, fitoi ndaj Eintracht Frankfurtit me rezultatin 3-1. Ndeshje ne te cilen, futbollisti shqiptar nuk u aktivizua per anje minute.
Ne ndeshjen Hannover 96 - Borussia Dortmund, kapiteni i vendasve, Altin Lala, eshte aktivizuar gjate gjithe 90 minuteshit, por pa konkretizuar formen e mire qe gezon ne keto momente me gol.
Ne ndeshjen Energie Cottbus - Arminia Bielefeld, e fituar nga vendasit me rezultatin 2-1, Fatmir Vata eshte futur ne fushen e lojes ne minuten e 43-te, por pa arritur te shpetoje ekipin nga humbja, megjithese kryesonin pas pjeses se pare me rezultatin 0-1.
Ne ligen e pare franceze, ekipi i Lorik Canes, Olimpiku i Marsejes u mund ne fushen e Tuluzes me rezultatin e paster, 3-0. Cana u aktivizua gjate gjithe ndeshjes, pa arrtitur te ndihmoje ekipin e tij ne shmangien e humbjes.

Posted: Sun, 25 Feb 2007 , 02:17
by vllaznia1919
Mu ba qefi shum per Bogdanin.

Posted: Sun, 25 Feb 2007 , 18:49
by Ultras Kuqeblu
Sulmuesi i ri i kombetares sone, 25 vjecari Edmond Kapllani, eshte nga legjionaret me te susksesshem shqipetare. Kavajsi i cili aktivizohet ne Bundesligen 2, nuk po pushon se shenuari per skuadren e tij Karlsruhe, e cila vazhdon te udheheqe e vetme klasifikimin e Bundesliges 2. Kapllani renditet ne vendin e dyte te golashenuesve te Bundesliges 2 me vetem nje gol diference nga shoku i tij i skuadres Federico i cili udheheq kete liste.

Keshtu bomberi kuqezi ne ndeshjen e sotme, ne transferten e Karlsruhes ne fushen e veshtire te FC Augsburg ka shenuar golin e vetem te skuadres se tij, dhe te dymbedhjetin e tij personal ne kete sezon. Pavaresisht ketij goli, Skuadra e Kapllanit nuk arriti te merrte pike, dhe humbi me rezultatin 3:1.

Ndeshja ka filluar me Ausburgun te kerkoje me teper golin, duke ja arritur qellimit ne minuten e 21’ me autor Straub. Ausburgu do te vazhdoje te dyfishoje rezultatin, dhe ne minuten e 33’ Teinert do te beje 2:0. Gjakrat do te ndezen ne mes te lojtareve, dhe jane ata te Karlsruhes qe tregojne nervozizem dhe qe do ndeshkon me kartona te verdhe. Pjesa e pare do mbaroje me rezultatin 2:0, dhe duket qe Karlsruhe nuka do tja arrije ta ndryshoje rezultatin.

Nevrat vazhdojne dhe ne pjesen e dyte ku dote jete Kapllani ai qe do te ndeshkohet me karton te verdhe. Ndersa te gjithe mendonin se kjo ndehsje kishte mbaruar, Edmond kapllani do te shenoje gol per skuadren e tij, ne minuten e 66’ dhe do jape shprese skuadre se tij per nje permbysje rezultati. Trajneri Becker do te besoje nkesaj permbysje dhe do te fuse ne loje dy sulmues te fresket. Por te gjitha shpresat do te permbysen ne minuten e 75’ kur Molzl do te beje 3:1 dhe shpresat e skuadres se shqiptarit do te shuhen.

Ky rezultat nuk do te ndryshoje deri ne fund te ndeshjes. Pavaresisht humbjes, Karlsruhe qendron ne vendin e pare te klasifikimit me 48 pike e ndjekur nga Duisburg i vendit te dyte me 43 dhe nje ndeshje me pak. Vendi i pare per skuadren e shqiptaritnuk rrezikon edhe kesaj jave qe kerkon medoemos te ngjitet ne Bundesligen e 1 Gjermane.

Posted: Mon, 26 Feb 2007 , 01:07
by Ultras Kuqeblu
Alban Bushi vazhdon që të sfidojë tranerin e kombëtares shqiptare Otto Bariç i cili e ka lënë jashtë ekipit kombëtar golashënuesin më të mirë. Sulmuesi i skuadrës greke Apollon Kallamaria ka shënuar golin e vetëm për skuadrën e tij në ndeshjen e humbur nga AEK-u i Athninës me rezultatin 2:1.

Ndeshja ka filluar keq për skuadrën e Bushit pasi në minutën e 14-të skuadar e AEK-ut ka shnëuar golin e avantazhit me anë të Kampadais. Gjthsesi vetëm tre minuta më vonë sulmuesi shqiptar ka barazuar rezultatin në 1:1 për të rikthyer në lojë ekipin e Apollon Kallamaria. Pjesa e parë është mbyllur me këtë rezultat, por në pjesën e dytë Cesar ka shënuar me penallti në minutën e 49-të të ndeshjes për fitoren e AEK-ut.

Ky ishte goli i 6-të i Alban Bushit në këtë edicion të Superligës greke, ndërsa ka shënuar edhe një tjetër gol ndaj Panathinaikosit në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Greqisë.

Posted: Mon, 26 Feb 2007 , 02:08
by Admin
Hallall Kapllanit, metamam qe asht nji nder lojtart me ne forme shqiptare.
Per momentin aj sduhet me e diskutu vendin ne komtare.

Posted: Mon, 26 Feb 2007 , 14:09
by vllaznia1919
Un e kam thane edhe nji here tjeter:per mu ma mire me thirre Bushin se Taren.

Posted: Mon, 26 Feb 2007 , 16:26
by GOLDIAN
duhet me e thirr kete bushin se po ban gola te rendesishem per skuadren e tij qe ndodhet ne vendet e fundit
kapllani po vazhdoj ishtu ka me shku te ne nji skuader qe lun ne kupat e europes vitin tjeter mane ne mend
se une si tifoz gjrman qe jam i njeku shume dhe te gjitha skuadrat kane kriza sulmusish
me e mundshmja eshte me kalu tek leverkusen pasi voronin sulmusi ukrainas do lujne te liverpul sezonin tjeter

Posted: Mon, 26 Feb 2007 , 22:54
by vllaznia1919
Me ishte ba qefi ba me kalu te nej skuader e madhe.

Posted: Wed, 28 Feb 2007 , 21:39
by Edmond-Cela
Bogdani gol kunder Romes, 3 ne dy ndeshje - ( VIDEO )

Nga Kastriot Gjini


Erjon Bogdani, bomberi kuqezi, i cili javen e kaluar ka zhvilluar nje ndeshje te shkelqyer duke shenuar dopieten e tij te dyte per kete sezon u ka treguar te gjitheve se eshte ne forme dhe se e vetmja gje qe priste ishte goli i pare me fanellen e Kievos, gol qe do ta "zhbllokonte". Ai erdhi te shtunen e kaluar dhe jo nje por dy.

Por Erjon Bogdani sikur kishte deklaruar se" ky eshte vetem fillimi", e mbajti fjalen, duke u treguar te gjitheve se ajo qe ndodhi javen e kaluar nuk ishte nje flluske qe do te shperthente shpejt. Bogdani shenoi perseri kete jave, por kete rradhe kunder Romes. Ishte Bogu i cili hapi rezultatin ne minuten e 17, nga nje kros i Semiolit do te godiste topin me koke duke kaluar skuadren e tij ne avantazh 1:0. Chievo e cila ishte e motivuar pas fitores se shtunes se kaluar dyfishoi golat e saj, kete rradhe me Semiolin ne minuten e 33.

Por Roma do te filloje te kerkoje me teper golin, dhe ne minuten e 34 do te jete Francesko Totti ai qe do te shkurtoje rezultatin. Pjesa e pare do te mbaroje me rezultatin 2:1. Ne fillimin e pjeses se dyte, do te jete perseri Totti i cili me nje goditje me koke do te barazoje rezultatin ne 2:2. Roma do te kerkoje golin e fitores por nuk do te mund ta arrije, pasi djemte e Del Nerit mbrojne bukur porten.

Bogdani u zevendesua nga Del Neri ne minuten e 65, per mos ta lodhur shume, sepse te Dielen Kievo do te perballet me Milanin. Bomberi shqiptar u ndeshkua dhe me nje karton te verdhe. Ky eshte goli i tij i peste per kete sezon, dhe i 3 per skuadren e Kievos. Vlen te permendim se 3 golat qe ka shenuar me Kievon , jane bere ne ndeshje te njepasnjeshme. Kjo eshte nje pike e rendesishme per Chievon ne luften per mbijetese ne Serine A, dhe sidomos ndaj nje skuadre si Roma e cila ndodhet ne vendin e dyte te klasifikimit.