Kampionati italian

Ketu mund te diskutoni mbi kampionatet e huaja si kamponati Italian,Gjerman,Anglez, Spanjoll, etj.
Post Reply
piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Tue, 17 May 2005 , 12:48

Trajneri i "axurrëve" vlerëson Juventusin, justifikon Totin dhe "largon" Del Pieron nga kombëtarja


Lipi: Titullin e fitoi skuadra e duhur


Trajneri i kombëtares italiane, Marçelo Lipi, analizon pjesën e mbetur të këtij sezoni, kampionatin, finalen e Ligës së Kampioneve dhe pa dyshim "axurrët". Lipi e fillon nga ky kampionat i paparashikueshëm, që pavarësisht nga titulli, është karakterizuar nga një ekuilibër i madh, para së gjithash në zonat e ulëta të renditjes. E fillon nga e shkuara e tij, Juventusi. Lipi thotë: "E ka fituar titullin tashmë. Përsa i takon vendit të katërt, UEFA-s dhe rënies nga kategoria, mund të ketë ndeshje shtesë mes skuadrave. Duke parë ndeshjen ndaj Norvegjisë për "Gjermania 2006", kjo gjë nuk më shqetëson, por më krijon probleme për turneun në Amerikë. Grumbullimet për këtë miqësore do t'i bëj në fund të kampionatit, kur i nxehti të shtohet edhe më shumë".
Komisari teknik pastaj analizon të dielën e kaluar të Serisë A: "Në fillim pashë pak nga derbi Roma-Lacio, - vazhdon Lipi, - pastaj nga Leçe-Milan dhe në fund Fiorentina-Atalanta, nga momenti që filloi me vonesë, ndryshe nga të tjerat. Vërejta një javë shumë të nxehtë, ndoshta e para në këtë kampionat dhe kjo ka ndikuar. Në derbin roman, një shqetësim i tillë u shndërrua në "padron" dhe të dyja skuadrat u kënaqën". Lipin e ka tërhequr shumë lufta për shpëtim në kampionat: "Mund të ndodhë gjithçka, - nënvizon tekniku "axurr", - janë ende edhe gjashtë pikë për t'u marrë. E pashë Fiorentinën duke luajtur me dëshirë të madhe, por nuk arriti të fitonte ndaj një Atalante të shkëlqyer dhe në fund, me atë top për gol të Pacinit, nuk pati fat". Përsa i përket kombëtares, Lipi nuk tregon shumë të dhëna dhe e nis me Del Pieron: "E mendoj, do ta shikoni nëse do të bëjë pjesë mes të grumbulluarve. Po e ndjek, si gjithë të tjerët. Çdo të diel dërgoj në stadiume për të vëzhguar tetë specialistë. Kristiano Lukareli? Të shohim. Totin e kam parë të zemëruar dhe të dëshpëruar. Është fat për të që do të luajë ndeshjet e Kupës së Italisë, për të ruajtur njëfarë forme. Nuk më duket se Kielini është në krizë, po përjeton dy sezone të shkëlqyera". Pas tetë ditësh, në Stamboll, Milani do të luajë finalen e Championsit ndaj Liverpulit. "Milani, - pohon Lipi, - duhet të djersisë për të fituar. Nuk u besoj gjërave të vogla dhe atyre që thonë se Milani do të fitojë Championsin, sepse Juventusi ka fituar titullin. Po Liverpuli ç'do të bëjë? Fitorja e Juventusit është e drejtë, ka fituar skuadra që gjithnjë ka qenë në krye dhe që ka fituar takimin direkt vendimtar". Lojtari i huaj më i mirë sipas Lipit, në këtë sezon, është pa hije dyshimi Ibrahimoviçi, ndërsa Sampi është skuadra që e ka shtangur më shumë.


"Tringjyrëshi", ndoshta që të premten?

Juventusi i Fabio Kapelos mund të arrijë një tjetër rekord, pasi mund të jetë skuadra e parë e kampionatit italian, që mund të festojë nga shtëpia një titull të fituar. Nëse të premten në mbrëmje, në ndeshjen e vetme të javës së 37-të, Milani nuk fiton ndaj Palermos, bardhezinjtë do të shpalleshin matematikisht kampionë të Italisë dhe mund të festojnë kështu të dielën para ndeshjes me Livornon. Milani do të luajë të premten, për shkak se të mërkurën e javës që vjen, do të zhvillojë finalen e Championsit.

piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Tue, 17 May 2005 , 12:51

Mesfushori flet për dështimin në Spanjë dhe dëshirën për të rishkëlqyer

Fiore: Interi? Hëpërhë vetëm zëra



Stefano Fiore ëndërron Italinë ose një rikthim në të më saktë. Pas një sezoni zhgënjyes te Valencia në fund të kampionatit, ai do të largohet nga Spanja me shpresën që ta rigjejë shkëlqimin e humbur në një tjetër klub, mundësisht italian.
"Edhe për pak kohë në Spanjë? Nuk e di, ? ka pohuar për "Radio Radio" ish-bardhekaltri, i cili të dielën e ka ndjekur Lacion në derbi. - E pashë derbin, por jo në stadium, preferova ta shihja në televizor, edhe pse ndodhesha në Romë. Përshtypja që krijova, ishte se dy skuadrat u shqetësuan më tepër, për të mos krijuar probleme reciproke, me shpresën që të mbërrinin rezultate të favorshme nga fushat e tjera, por që nuk erdhën. Frikë për rënien e Romës dhe Lacios nga kategoria? Pika e derbit nuk i ka shpëtuar ende plotësisht, sidomos verdhekuqtë. Java e ardhshme do të jetë thelbësore."
Më pas, lojtari iu kthye aventurës së tij në Spanjë: "Do të thosha se kam bërë një zgjedhje të gabuar. Por u largova mbi të gjitha për ta ndihmuar Lacion, pasi në kohën time situata ishte bërë alarmante. Më pas, trajneri i Valencias më donte dhe në momentin kur e bëra zgjedhjen, premisat ishin të mira. Kam dëshirë të bëj kthesë, të ndryshoj mjedis, nëse kjo do të ndodhë në Itali apo gjetkë, këtë nuk e di ende. Edhe Korradi, ? konfirmoi ai, ? ka dëshirë ta harrojë këtë zhgënjim. Nga çfarë rrjedhin pakënaqësitë tona? Është e vështirë të përgjigjesh, - skatësoi ai. - Nuk besoj se ai spanjoll është një kampionat i papërshtatshëm për ne italianët. Erdhëm në një klub fitues me një trajner që solli pesë italianë. Dhe jo vetëm që Ranieri na aktivizoi me "pikatore", por madje kur iku ai, nuk luajtëm më fare. Më do Mançini? Hëpërhë janë vetëm zëra. Nuk ka pasur kontakte me klubet italiane, por me siguri s'do të më vinte aspak keq sikur të ritakoheshim. Gjëja që më intereson më tepër, është të rimarr veten pas një sezoni kaq negativ. Më mungon fusha, pasi kam luajtur vetëm 10 ndeshje sivjet dhe dua të rikthehem në kombëtare, pasi do të ishte fantastike të luaja në një botëror."
[/b]

piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Thu, 19 May 2005 , 12:51

Mbrojtësi i PSV-së është lojtar i Çelsit. Me anglezët po diskutohet edhe për të ardhmen e Veronit

Interi, tani "grepat" brazilianit Aleks



Interi dhe Çelsi kanë javë që flirtojnë. Dhe jo vetëm për të ardhmen e Huan Sebastian Veronit. Ka edhe shumë interesa të tjera mes klubit të Roman Abramoviçit dhe atij të Masimo Moratit. Në fakt, nga klubi londinez mund të mbërrijë edhe një mbrojtës i bëshëm, që në këtë sezon ka shkëlqyer te PSV Eindhoveni, kundërshtari krenar i Milanit në gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve dhe zotërues i kampionatit holandez. E kemi fjalën për Aleksin, një gjigant që veç të mbrojë, di edhe të jetë vendimtar në goditjet standarde: në fakt, qendërmbrojtësi 22-vjeçar, përveç se shkëlqen në goditjet me kokë, shquhet edhe për goditjet shumë të fuqishme të dënimit. Kurrikulumi i tij sezonal është domethënës: 27 ndeshje në kampionat dhe 3 gola. Edhe më e lartë përqindja e tij realizuese në Ligën e Kampioneve, duke parë se në 13 ndeshje ka shënuar 2 herë. Aleksi mbërriti në Europë verën e kaluar nga Santosi, me një pozicion kurioz kontraktual. PSV Eindhoveni e ka marrë hua për dy vjet, pikërisht nga Çelsi, që vendosi ta ndihmonte në këtë mënyrë klubin holandez për blerjen e mesfushorit mëngjërash, Arien Roben. Kështu që Aleksi ka një kontratë me klubin e Abramoviçit, deri më 2008-n. Arsye për të cilën tani Interi duhet të trokasë në derën e Pitër Kenionit, për të mësuar se sa kushton kartoni i brazilianit. Sipas disa burimesh angleze, Aleksi kuotohet rreth 8 milionë euro, një shifër e rëndësishme, por jo e pamundur. Pasi, tek e fundit, mbrojtësi nga Niteroi është thuajse 10 vjet më i ri se Marko Materaci, lojtarit të cilit mendohet se do t'i zërë vendin. Ja përse në Rrugën "Durini" po e ndjekin me shumë vëmendje.
Të hënën, në martesën e Hernan Krespos, këshilltari i merkatos, Lele Oriali, nuk është kujdesur vetëm për kortezitë lidhur me këtë ngjarje. Për të përfaqësuar Çelsin, ndodhej një prej këshilltarëve të Abramoviçit: si për rastësi një prej protagonistëve të blerjeve të Krespos dhe Veronit. Dhe takimi shërbeu për të programuar kohët e kësaj çështjeje. Nuk ka një datë të saktë, por ekziston vullneti reciprok për t'u ritakuar shpejt. Që në prill, Marko Branka dhe Lele Oriali kishin qenë në Londër për të kontaktuar për herë të parë. Por në atë moment, Çelsi ishte i shpërqendruar nga angazhimet sportive, ndërsa Interi sapo kishte filluar të mendonte për merkaton. Kësaj here (më shumë se kurrë), klubi i Masimo Moratit ka nevojë të ruajë ekuilibret e organikës. Ja përse çdo ardhje duhet të shoqërohet të paktën me një shitje, për të mos thënë me më shumë. Dhe kjo, natyrisht, për të shpenzuar pak dhe për t'i krijuar Roberto Mançinit mundësi sa më të mira për të administruar grupin.

kristian
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 360
Joined: Wed, 20 Apr 2005 , 13:29
Location: Shkoder ==> France
Contact:

Post by kristian » Fri, 20 May 2005 , 09:23

Dygolëshi i "Bobos" dhe ai i Martinsit skualifikojnë Kaljarin. Mançini: Për pak e pësuam

Vieri çon Interin në finalen e kupës


Interi është finalisti i parë i Kupës së Italisë për sezonin 2004-2005. Falë fitores së merituar 3-1 në "San Siro" ndaj Kaljarit (ndeshja e parë në "sant'Elia" kishte dalë 1-1), zikaltrit kualifikohen në finale, e para për ta në një sezon plot ulje-ngritje. Megjithatë, skuadra e Mançinit duhet të presë sfidën e sotme të kthimit mes Udinezes dhe Romës në "Friuli".
Gjithçka në "San Siro" mban "vulën" e dyshes Vieri-Martins. Po, sepse ka qenë pikërisht sulmuesi 32-vjeçar, njeriu që e ka çuar Interin në finale me një dygolësh të rëndësishëm. Në të vërtetë, Kaljari e rihapi ndeshjen me anë të golit të Lopezit, por disa minuta para fundit të takimit, nigeriani Obafemi Martins e mbyll llogaritë duke shënuar golin e tretë. Zikaltrit kanë qenë në përsosmëri të plotë me njëri-tjetrin dhe protagonist ishte padyshim Vieri, që, pas golave në kampionat, vazhdon të shënojë edhe në Kupën e Italisë.
Misioni u përmbush dhe menjëherë pas ndeshjes, Roberto Mançini ka marrë frymë lirisht, duke buzëqeshur: "Një shpërqendrim në pjesën e dytë na kushtoi shtrenjtë, - tha trajneri në fund të ndeshjes, por në përgjithësi skuadra luajti mirë dhe bukur. Ndihemi mirë dhe po e tregojmë. Vieri? Është në formë dhe po tregon se nuk ka harruar të shënojë, por mendon se ka ende mundësi të përmirësohet. Kë do të doja në finale mes Udinezes e Romës? Nuk ka asnjë ndryshim. Janë dy skuadra të mira dhe do të na duhet të vuajmë".
VLLAZNIA PER GJITHMON

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 20 May 2005 , 13:42

Ktu po,tesh je ne rregull. :lol:

kristian
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 360
Joined: Wed, 20 Apr 2005 , 13:29
Location: Shkoder ==> France
Contact:

Post by kristian » Sun, 22 May 2005 , 09:07

"Perandori" grumbullohet nga Brazili. Mungesë në finalen e Kupës së Italisë dhe ndoshta në paraeliminatoret e Championsit

Adriano: Nuk e prisja lënien në stol


Adriano "shpërthen" sërish. Sulmuesit të Interit s'i ka ardhur aspak mirë për lënien jashtë në gjysmëfinalen e së mërkurës ndaj Kaljarit dhe prishjes së fytyrës pas ndeshjes tanimë i ka bashkangjitur edhe një koment veçanërisht kritik: "Isha përgatitur shumë për të luajtur në atë ndeshje, - ka deklaruar ai për agjencinë "DIRE", - dhe s'më erdhi mirë që qëndrova në stol, nuk e prisja. Gjithsesi, nuk kam folur ende me askënd për këtë".
Deklarata, të cilat në vetvete përmbajnë njëfarë pakënaqësie. Por në këtë pikë është klubi ai që duhet t'i sqarojë gjërat. Nuk është hera e parë që Adriano i kritikon zgjedhjet e trajnerit, kjo kishte ndodhur edhe në derbin e fundit në kampionat ndaj Milanit. Ndërkohë, shtypi spanjoll nuk ka asnjë dyshim: Real Madridi dhe Çelsi po i ndjekin zhvillimet e çështjes me interes. Liga do të ishte kampionati më i pëlqyeshëm për brazilianin, në rast divorci me klubin zikaltër, dhe tifozët e "merengesëve", të cilët kanë kohë që i kanë bërë "dalje" Ronaldos, do ta prisnin krahëhapur.
Ndërkaq, komisari teknik brazilian, Parreira, e ka mbajtur fjalën: në Kupën e Konfederatave, që është në program nga 15 deri më 29 qershor, janë grumbulluar lojtarët më të mirë. Kështu që Adriano do të mungojë në finalet e Kupës së Italisë, por mbi të gjitha golashënuesi do t'i shtyjë pushimet dhe ekziston një hipotezë konkrete, se pyka mund të mungojë edhe në paraeliminatoret e Ligës së Kampioneve në gusht. Interit, që është përpjekur me të gjitha mënyrat ta mbajë kampionin e tij, i është dashur të dorëzohet.
Ditën e enjte, drejtuesit e Selesaos kanë shpallur listën e "frikshme" të të grumbulluarve dhe në të, me rastin e angazhimit të dyfishtë të eliminatoreve për Botërorin 2006 (kundër Paraguait dhe Argjentinës) si dhe për Kupën e Konfederatave, që do të zhvillohet në Gjermani 15-29 maj, ndodhej edhe emri i "Pernadorit" zikaltër (së bashku me të edhe Dida, Kakà dhe Emerson, që aktivizohen në Itali). Nuk ka shërbyer për asgjë puna diplomatike e klubit të Rrugës "Durini", që ka një angazhim të dyfishtë në finalen e Kupës së Italisë ndaj Romës (më 12 dhe 15 qershor). Trajneri Parreira ka dashur të grumbullojë të gjithë më të mirët, me përjashtim të Kafusë dhe Roberto Karlosit, të cilët do të largohen nga grupi pas ndeshjeve eliminatore të botërorit.
Në këtë pikë lind problemi i çlodhjes së lojtarit, i cili edhe në verën e kaluar, për shkak të Kupës së Amerikës, s'kishte mundur të pushonte: jo rastësisht, Interi ka pasur të bëjë me një lojtar të "shteruar" gjatë këtyre muajve të fundit. Kështu që braziliani s'do të jetë në nisjen e përgatitjeve dhe do t'i bashkohet grupit vetëm në fillim të gushtit. Për rrjedhojë, ai s'do të jetë as në paraeliminatoret e Ligës së Kampioneve, çka është një tjetër dëm për klubin. Për sa kohë s'do të ketë një kalendar të vetëm, do të vazhdojë të ketë situata të tilla, me lojtarë tejet të angazhuar dhe, për rrjedhojë, do të jenë më të shumta edhe rreziqet e dëmtimeve. Forma e Adrianos kohët e fundit është një tregues i qartë për këtë.


Kupa e Italisë, finalja e parë në Romë
Takimi i parë, më 12 qershor në Romë, kurse ai i kthimit, më 15 qershor në Milano. Liga e futbollit ka zyrtarizuar rendin e takimeve të finales së Kupës së Italisë mes Romës dhe Interit, që u përcaktua nga shorti i hedhur dje. Oraret dhe programimet televizive do të bëhen të ditura në ditët në vazhdim.
VLLAZNIA PER GJITHMON

kristian
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 360
Joined: Wed, 20 Apr 2005 , 13:29
Location: Shkoder ==> France
Contact:

Post by kristian » Sun, 22 May 2005 , 11:11

Qfar golit kishte ba Kostakurta ne porte te vet :lol: :lol: me pa dasht me e ba me qellim nuk e kishte ba ma bukur :lol: :lol:
VLLAZNIA PER GJITHMON

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sun, 22 May 2005 , 13:12

Hahahahaha!Asht plak maj naqe,ka maru boll ka lujt. :lol:

kristian
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 360
Joined: Wed, 20 Apr 2005 , 13:29
Location: Shkoder ==> France
Contact:

Post by kristian » Mon, 23 May 2005 , 07:11

Ta nalin pra.
VLLAZNIA PER GJITHMON

piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Mon, 23 May 2005 , 10:46

Mos ma shani Billi Kostakurten se e kam 1! :lol:
nje fitore e bukur fort,gjithe shqiperia na uron
nje pershendetje spektatorit qe te ndihmoi me dale kampion

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Tue, 24 May 2005 , 00:09

E ke pase njish,ka kry pun tesh.

kristian
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 360
Joined: Wed, 20 Apr 2005 , 13:29
Location: Shkoder ==> France
Contact:

Post by kristian » Sat, 28 May 2005 , 11:31

Kapiteni i Juventusit i jep ultimatum skuadrës, pas një sezoni të karakterizuar nga shumë zëvendësime

Del Piero: S'ka më stol, ose ika!


Kohë bilancesh për Aleks Del Pieron. As fitimi i një tjetër titulli me fanellën bardhezi nuk ka arritur t'ia fshijë hidhërimin për një sezon të karakterizuar nga dëmtime të shumta. "Dëshira ime është të qëndroj, por me kusht që të jem mes protagonistëve. Përndryshe mund të shoh rreth e rrotull," - ka shpjeguar fantazisti, i cili nuk e ka kursyer edhe një "shigjetëz" për Kapelon: "Nëse e kam falënderuar? Nuk shoh ndonjë arsye përse duhet ta bëja një gjë të tillë".
Mund të mbyllet pas 12 sezonesh historia e dashurisë mes "Zonjës" dhe "Pinturikios". Fitimi i titullit numër 28 nuk i ka mjaftuar Aleksit për t'i harruar kafshatat e shumta të hidhura që i është dashur të kapërdijë gjatë sezonit. Ai, kapiteni historik i Juventusit, i lënë shumë herë jashtë, i trajtuar shumë herë si një dosido, i hedhur në fushë për t'u rithirrur më pas sërish në stol. Që të kalojë një tjetër sezon të tillë, Aleks Del Piero as që do të dëgjojë të flitet. "Unë ndihem ende një simbol. Kam nënshkruar për të qëndruar dhe për ta mbyllur karrierën te Juventusi, por dua të luaj si protagonist, - ka deklaruar hapur ai. - Nëse do të vë re se s'mund t'ia dal mbanë, mund të marr në konsideratë edhe hipotezën për t'u larguar. Nuk e di nëse do të jem i gatshëm ta përballoj një sezon si ky." Kuptohet qartë se mesazhi i drejtohet Kapelos, i cili në sezonin që pritet të mbyllet këtë të diel, nuk ka ngurruar të bëjë shpesh edhe pa të. Aq sa atyre që e pyesnin nëse e ka falënderuar trajnerin, Aleksi u është përgjigjur i vendosur: "Përse duhet ta bëja këtë? Më thoni vetëm përse duhet ta falënderoja. Unë e falënderoj Kapelon sikurse i falënderoj të gjithë për këtë fitore, nga shokët e skuadrës te drejtuesit e klubit. Ai ka meritat e tij, ashtu sikurse çdokush ka meritat e veta për këtë titull. S'besoj se ka ndonjë gjë për ta falënderuar në mënyrë të veçantë trajnerin. Ai ka meritat e tij, sikurse të gjithë ne". Mesazhi për trajnerin dhe për klubin është i qartë dhe i pastër: "Pinturikio" do të mbetet bardhezi vetëm nëse do t'i jepen garanci të veçanta. Të jetojë një tjetër sezon të "dorës së dytë" dhe të koleksionojë rekorde zëvendësimesh, është diçka që s'bën për të. Aleks Del Piero ka ripërshkruar sezonin e tij: "Kam zhvilluar një sezon të madh, në vijë të drejtë me të tjerat, pasi 16 gola i kam shënuar apo jo? Zëvendësimet? Mendoj se në jetë duhet të jesh i aftë të mbledhësh forcat dhe të rinisesh. S'më intereson ta di nëse të tjerët mund ta kishin bërë më mirë se mua apo jo". Kapiteni bardhezi vazhdon të mendojë ende për kombëtaren: "S'besoj se jam përjashtuar nga përfaqësuesja. Me Lipin kam folur. Ai më përgëzoi mua dhe Juven. Të shohim si do të luaj. Nëse do të më zemëronte një mosthirrje e mundshme? S'do ta merrja për ters, por, nëse do të luaja mirë dhe s'do të më thërriste, do të më mbetej qejfi."


Italia: "Pinturikio" sërish jashtë?
Pavarësisht nga fjalët e mira të javëve të fundit, duket se trajneri i kombëtares italiane, Marçelo Lipi, s'ka ndër mend ta thërrasë Alesandro Del Pieron as në ndeshjen eliminatore ndaj Norvegjisë, në program në Oslo, më 4 qershor. Kjo gjë duket se i shuan edhe më shumë shpresat që juventini të marrë pjesë në Botërorin e Gjermanisë, në 2006-n.
VLLAZNIA PER GJITHMON

kristian
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 360
Joined: Wed, 20 Apr 2005 , 13:29
Location: Shkoder ==> France
Contact:

Post by kristian » Sun, 29 May 2005 , 10:45

Trajneri i Interit flet për ekipin e tij, në prag të fundsezonit

Mançini: Vieri s'largohet nga Interi

Gjëja e parë që doli nga goja e trajnerit të interit Roberto Mançini, në konferencën për shtyp të ditës së djeshme, kishte të bënte me "kushërinjtë" e Milanit. Ka qenë një fjalë në mbrojtje të kolegut Ançeloti: "Ai s'ka faje për humbjen në finalen e Championsit; janë gjëra që ndodhin. Skuadra që aktivizoi ishte e përkryer, por shpesh kështu ndodh." Interi sot pret Rexhinën në ndeshjen e fundit të kampionatit: "Ndoshta do të provojmë një ekip me tre sulmues. S'e di nëse do të jenë Vieri, Adriano dhe Martins; skuadra ka pesë pyka të shkëlqyera së bashku, dhe me Rekobën e Kruzin, kur luhen shumë ndeshje në një vit s'është e drejtë të flitet për titullarë fiks dhe rezerva." Meqë ra fjala për Bobon, trajneri zikaltër shpjegoi problemet që mund të ketë pasur me të: "Përtej miqësisë që mund të kihet me një futbollist, një trajner është i detyruar të bëjë disa zgjedhje, sepse është e rëndësishme që një trajner të mendojë për të mirën e skuadrës, pasi në disa momente të caktuara s'mund të mendosh për shoqërinë. Vieri do të qëndrojë tek Interi, pasi hëpërhë s'ka asgjë që e bën të mundshme të kundërtën. Tani ai do të përqendrohet për Kupën e Italisë dhe më pas do të mendojmë për të ardhmen."
VLLAZNIA PER GJITHMON

kristian
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 360
Joined: Wed, 20 Apr 2005 , 13:29
Location: Shkoder ==> France
Contact:

Post by kristian » Sun, 29 May 2005 , 10:46

Trajneri ka bërë të ditur se nuk i jep garanci askujt dhe ka përjashtuar blerjen e Xhilardinos

Kapelo: Del Piero? Luan vetëm kush e meriton


Një ditë pas "shigjetës" së Alesandro del Pieros ka mbërritur pa vonuar përgjigjja e Fabio Kapelos: "Rezultatet më kanë dhënë të drejtë. - ka deklaruar trajneri, - Një falenderim më shumë apo më pak, krahas atyre të shumtë që kam marrë për titullin, nuk ndryshon asgjë. Një klub si Juvja nuk mund t'i japë garanci një lojtari, sepse në fushë zbresin ata që e meritojnë. Nëse ka kërkuar garanci ai, po të tjerët ç'duhet të bëjnë?".
Tanimë plaga është e hapur. Nëse përgjatë gjithë sezonit Alesandro del Piero e kishte maskuar, në njëfarë mënyre, zhgënjimin për zëvendësimet e vazhdueshme, tani që kampionati thuajse ka përfunduar është e pamundur që çështja të mos përballohet në mënyrë direkte. Dhe sulmit të së premtes, nga ana e "pykës", kapelo i përgjigjet me vendosmëri, duke e lënë veçmas diplomacinë: "Kur pata thënë se Del Piero do të më falenderonte, - sulmoi "Don Fabio", - e kisha fjalën për rezultatet e arritura nga skuadra, dhe për asgjë tjetër. Rezultatet më kanë dhënë të drejtë, duke qenë se e fituam kampionatin. Kështu që një falenderim më pak apo më shumë nuk ndryshon asgjë". Ama, Del Piero ka thënë se dëshiron të jetë protagonist, ka kërkuar garanci... "Si mund t'i jap garanci një lojtari të vetëm, kur unë kam një grup të tërë që duhet të menaxhoj? Me mua luan vetëm kush e meriton: kjo ka qenë gjithnjë filozofia ime. Nëse Del Piero do ta meritojë, do të luajë, përndryshe do të sillet si ç'bëjnë gjithë të tjerët. Ama, nëse do ta përqendrojmë konferencën për shtyp te Del Piero, unë po largohem...".
Në këtë pikë ishte i pashmangshëm ndryshimi i argumentit: "Ky titull ka qenë i merituar dhe është titulli i të gjithëve, përfshi edhe magazinierët. Sikurse e kam thënë edhe më parë, këtë titull ia kushtoj doktor Umberto Anjelit që më deshi këtu në Torino". Mund të thuhet se merkatoja është hapur që tani, pasi ka kohë që flitet për Xhilardinon. "Disa lëvizje në merkato tanimë i kemi kryer. Ama, ne kemi nevojë edhe për dy lojtarë të tjerë që ta bëjnë diferencën dhe, duke qenë se në sulm kemi bollëk, s'do të kërkojmë asnjë sulmues tjetër." Pas pezullimit kthehet Mutuja. A hyn rumuni në projetet tuaja për të ardhmen? "Mutu ka pasur disa muaj të vshtirë, por e rimori veten mirë; për meritë edhe të skuadrës që e ka pritur në mënyrën më të mirë. Ai ka disa muaj që po stërvitet me profesionalitet të madh. Të dielën do të niset nga stoli, por do të luajë. Sidoqoftë, do të luajmë me tri pyka. Të vetmet mëdyshje mbeten në mbrojtje dhe në mesfushë". Për të përfunduar, një fjali për Milanin dhe finalen e Championsit. "Fitoi Liverpuli që nuk u dorëzua për asnjë çast dhe që pati pakëz fat më shumë. Milani e pati kupën në dorë, por, për fatin e tij të keq, e la që t'ia merrnin...".
VLLAZNIA PER GJITHMON

kristian
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 360
Joined: Wed, 20 Apr 2005 , 13:29
Location: Shkoder ==> France
Contact:

Post by kristian » Sun, 29 May 2005 , 10:46

Por, zv.presidenti kuqezi shton: Nëse do ta kishte hequr njërin prej sulmuesve, rrezikonte stolin!

Galiani nuk e tradhton Karlon


Dyshimet pas finales së dështuar të Stambollit duken të fshira. Karlo Ançeloti do të jetë trajneri i Milanit, edhe për sezonin e ardhshëm. Këtë e konfirmon vetë Adriano Galiani, që ka pasur një telefonatë me padronin Berluskoni, duke qetësuar Ançelotin dhe mjedisin kuqezi: "Nëse në fund të pjesës së parë Ançeloti do të kishte hequr njërin ose të dy sulmuesit, atëherë do të ishte në rrezik," - konfirmoi zv-presidenti milanist.
Pas shumë polemikave ditët e fundit, Milani kërkon të mbyllë çdo lloj diskutimi mbi të ardhmen e Ançelotit. Menjëherë, pak minuta pas humbjes me Liverpulin, Silvio Berluskoni i kishte qetësuar të gjithë tifozët mbi të ardhmen e teknikut, por, duke parë qarkullimin e shumtë të zërave pas ndeshjes, padroni kuqezi i paska telefonuar të premten Ançelotit, për t'i thënë se, pavarësisht nga humbja, besimi ndaj tij mbetet i padiskuteshëm. Konfirmimi vjen direkt nga Adriano Galiani, që është kthyer të flasë për ndeshjen e së mërkurës: "Pasi pësuam tre golat nga Liverpuli, filluam të luanim, duke krijuar shumë raste për gol. - tha Galiani. - Ndoshta ishte shkruar që duhej të përfundonte ashtu. Berluskoni nuk është i inatosur për humbjen; ai nuk e pranon lojën e keqe: vetëm kaq. Milani e humbi Championsin, por luajti mirë. Kjo ka qenë gjithnjë filozofia jonë". Megjithatë, numri dy i kuqezinjve të lë të kuptosh se konfirimimi i trajnerit, në një farë kuptimi, është ndikuar nga dëshira e tij për të luajtur një lojë sulmuese: "Nëse në fund të pjesës së parë, kur ishim 3-0, Ançeloti do të kishte hequr njërin prej sulmuesve, atëherë stoli i tij do të kishte qenë në rrezik. Jemi të dytët në Europë, dhe kjo është gjë e mirë. Nga kjo humbje duhet të gjejmë stimujt për të ndërtuar fitoret tona të ardhshme".

Milani shton "gazin" për Xhilardinon
Milani po shpejton procedurat për Xhilardinon, dhe Adriano Galiani është gati ta rrisë ofertën për klubin emilian. Takimi me Parmën është parashikuar për javën e ardhshme, ndërkohë që kuqezinjtë do të sqarojnë edhe rolin e Krespos. Çelsi ka ndër mend ta rimarrë argjntinasin, kuotat e të cilit janë shtuar sërish pas finales së pafat të Championsit. Pavarësisht nga kjo, klubi kuqezi mund ta vlerësojë mundësinë e blerjes së kartonit të Xhilardinos, që është shumë i shtrenjtë, pasi Baraldi (administratori i deleguar i Parmës) ka folur për 50 milionë euro.

Papadopulo: Fitorja na çon në Intertoto!
Lacio e Papadopulos do të luajë sot për fitore në Palermos, për të shmangur fantazmat e Serisë B ose ndeshjen shtesë: "Nuk e di se kush do të shkojë në Serinë B. - tha trajneri i Lacios. - Sigurisht, nuk do të shkojë Lacio. Jemi të përqendruar e të qetë për ta përballuar Palermon. Di Kanio do të luajë; gjatë javës m'u duk shumë i motivuar. Një barazim na mjafton për të shpëtuar, por një fitore do të na projektonte në zonën e Kupës Intertoto. Turneu veror do të hyjë në projektin e klubit.

Toti, kontratë me të drejtë largimi
Ka mbërritur momenti i madh i Françesko Totit. Pritet që shumë shpejt, ndoshta që sot, kapiteni verdhekuq të nënshkruajë kontratën që do ta lidhë me Romën, edhe për pesë vjet të tjera. Por, sipas shtypit roman, në kontratë qenka edhe një mundësi që do ta lejojë fantazistin ta rishohë marrëveshjen e tij vitin që vjen, në rast se rezultatet e skuadrës nuk janë të kënaqshme.
VLLAZNIA PER GJITHMON

kristian
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 360
Joined: Wed, 20 Apr 2005 , 13:29
Location: Shkoder ==> France
Contact:

Post by kristian » Sun, 29 May 2005 , 10:47

Lipi: Ançeloti? Si unë, humbës i suksesshëm


Një përmbysje e pabesueshme, që do të hyjë në histori. Liverpuli ka fituar Championsit dhe Karlo Ançeloti është mbi "bankën e të akuzuarve". Në 6 minuta çmenduri Milani barazohet me gola, kur kryesonte 3-0 në pjesën e parë. Trajneri i kombëtares italiane, Marçelo Lipi, flet për Karlo Ançelotin dhe provon ta ngushëllojë në një moment kaq delikat: "Ai, sikundër edhe unë, është një humbës i suksesshëm, - saktësoi Lipi. - Më pyetën atëherë, nëse isha një humbës, dhe unë iu përgjigja: po, jam një humbës, por i suksesshëm.
Ançeloti tani ndodhet në të njëjtën situatë që ndodhesha edhe unë pas humbjes në Mançester".
VLLAZNIA PER GJITHMON

kristian
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 360
Joined: Wed, 20 Apr 2005 , 13:29
Location: Shkoder ==> France
Contact:

Post by kristian » Sun, 29 May 2005 , 10:47

Pas një jave plot me dyshime, si dhe dështimi në finalen e Stambollit, trajneri i kuqezinjve nuk dorëzohet

Ançeloti: Do të qëndroj, cikli s'ka mbaruar!


Në prag të javës së fundit të kampionatit, Karlo Ançeloti betohet për besnikëri ndaj Milanit. Bilanci që trajneri kuqezi bën, është mëse pozitiv: "Ka qenë një sezon i mirë, një sezon i shkëlqyer, - ka shpjeguar Ançeloti në konferencën për shtyp para ndeshjes së fundit të kampionatit ndaj Udinezes. - Na mungon vetëm rezultati final, por kemi qenë në garë deri në fund, si në kampionat ashtu edhe në Ligën e Kampioneve. Skuadra jonë nuk ka qenë inferiore ndaj askujt. Objektivi i të gjithëve është i qartë: ta rifillojmë vitin e ardhshëm me stimuj të rinj dhe vendosmëri të madhe për të shkuar në finalen e Championsit të ardhshëm në Paris. Kam bindjen se kemi qenë më të mirët në Europë, dhe kjo më bën të mendoj se cikli ynë nuk ka mbaruar." Me këto fjalë Ançeloti, i cilësuar tashmë si "humbësi i suksesshëm", nuk ka aspak ndër mend të largohet nga stoli kuqezi, pas zërave të fundit. "Po bëhet e mërzitshme, teksa dëgjoj që unë paskam filluar bisedime me klube të tjera. - nënvizoi tekniku kuqezi. - As që ia vlen t'i përgënjeshtroj shpikjet e ndokujt. Nuk kam aspak ndër mend të largohem, dhe nuk ka asnjë që po më kërkon. Këto gjëra bëjnë pjesë në "lojërat" e verës", por kjo nuk është keqardhja e vetme e trajnerit ndaj shtypit. Ançeloti thotë: "Jam shtangur kur kam lexuar që ndonjë gazetë u ka besuar zërave të tillë, sipas së cilës në Stamboll, në pushim të ndeshjes, paskemi festuar fitoren. Të lexosh gjëra të tilla, para së gjithash në ndonjë gazetë të Milanos, "të vret" më shumë sesa humbja. Lojtarët e Liverpulit na dëgjuan? Në stadiumin e Stambollit dhomat e zhveshjes së të dyja skuadrave janë larg 70-80 metra. Pastaj, unë i kërkova qartësisht skuadrës të qëndroj i përqendruar. Pjesa tjetër është thjeshtësisht thashethem". Duke u kthyer te finalja e humbur në Turqi, Ançeloti vazhdoi: "Në aspektin e lojës, ndeshja ishte një nga më të mirat e Milanit. I paguam me çmim të shtrenjtë gabimet e bëra. Kundër Liverpulit patëm 6 minuta "black-out"; nuk pati fare kohë që të ndërhynim. Pastaj, në fund, fati nuk na ndihmoi. Është e qartë: tani zhgënjimi është i freskët dhe nuk ka më mundësi për të marrë menjëherë revanshin, duke parë që sezoni përfundoi. Klubi nuk më kritikoi as mua dhe as lojtarët. Presidenti Berkuskoni na karikoi para finales së Stambollit dhe nuk na tha që një humbje do ta shndërronte sezonin në një vit zhgënjyes". Dhe, në fund merkato, kapitull që Ançeloti është i interesuar të thotë diçka: "Në këto ditë kemi folur për të ardhmen. Idetë janë shumë të qarta, sikundër dhe objektivat. Ronaldo apo Xhilardino? Kushdo që të vijë, për mua mirë është!".
VLLAZNIA PER GJITHMON

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Mon, 13 Jun 2005 , 13:55

Ne finalen e pare per kupen e Italise Interi ka fituar 2-0 ndaj Romes vendase.Te dy golat jane shenuar nga BRAZILJANI Adriano! :lol:

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Wed, 15 Jun 2005 , 15:13

Bolonja fiton ndeshjen e pare kunder Parmes.

Ndheshja Parma - Bolonja e vlefshme per qendrimin ne serian A te kampioantit italian ka perfunduar me fitoren e Bolonjes me rezultatin 1-0.
Goli i vetem i ketij takimi eshte shenuar nga lojtari i kombetares sone Igli Tare ne min. e 18' te pjeses se pare .
Ndeshja ka qene e ashper nga te dyja skuadrat , por diferencen e ka bere goli i Iglit .Pas pesimit te golit Parma ka sulmuar me te gjitha forcat e vehta por ka hasur ne rrezistencen e vendosur te mbrojtjes Kuqeblu .
Ne fund te ndeshjes min 93' , gjakrat jane ndezur , ku jane ndeshkuar me kartona te kuq Amoruso, Mazzone per bolonjen dhe Carmigniani , Bucci per Parmen.
Ndeshja tjeter e cila do te vendose edhe fatin e ketyre dy skuadrave rreth qendrimit apo jo ne Seria A do te vendoset te shtunen ne Bolonja .
Duhet theksuar se Parma ka pasur mungesa te shumta ne kete ndeshje , ku spikasin mungesa e Gilardinos dhe Morfeos .

Ja edhe lojtaret me te cilet kane lujtur :

PARMA (4-4-1-1)
Frey; Cannavaro; Cardone; Bovo; Camara; Olive (28’st Dessena); Savi (16’st Grella); Pisanu; Simplicio; Bresciano; Ruopolo
A disp: Bucci; Galuppo; Rossi; Ranieri; Bianchi
Tr. : Carmignani

BOLOGNA (3-4-2-1)
Pagliuca; Gamberini; Torrisi (36’pt Legrottaglie); Nastase; Nervo; Amoroso
(37’st Colucci); Giunti; Meghni (1st Locatelli); Bellucci; Tare .
A disp.: Pansera, Daino, Sussi, Loviso, Colucci, Cipriani
Tr.: Carlo Mazzone

Shikoni permbledhjen e ndeshjes dhe golin e shenuar nga Tare :

http://mfile.akamai.com/9811/wmv/media. ... x?obj=v001
Vllaznit Ultras

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Wed, 15 Jun 2005 , 20:06

Gol te hatashem ka ba.

Post Reply