Lajmet per skuadren e Vllaznise
Moderators: GOLDIAN, Miri, vllaznia1919
- rai
- I Perjetshem
- Posts: 627
- Joined: Sun, 08 Jul 2007 , 00:20
- Location: n'kry t'mahalls
- Contact:
-
- Kuqeblu Perjete
- Posts: 7305
- Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
- Skuadra: vllaznia
- Location: perjashtuar nga forumi
- rai
- I Perjetshem
- Posts: 627
- Joined: Sun, 08 Jul 2007 , 00:20
- Location: n'kry t'mahalls
- Contact:
O ktyne motrave te bukura mediatike te lidhuna me sk Tiranen ja q... qa ti permbajn pragjet e shtepive se ky lajm ka tash 1 muaj qe asht publiku e keto qellimshem po e japin tani ne prag te ndeshjes.
A e kuptoni se sa te qellimshme jane keto media qe pas vdekjes se te nderumit Vajdin Lame rane ne dore te Tanit te Zyrase (tani topit) i cili i dha me paturpesi aksione Edvinit te Ramajve per ...mburoje politike (natyrisht nga aksionet e Vajdinit)....ngaqe Vajdini nuk ndihmote dot nga varri (hija e te cilit nuk ju nda kurre Tanit te Zyrase)
Edvinn Rama gjyshen e te cilit e la me barre Ahmet Zogu tani po na kontrollon median e Top-it e keshtu po shpif me lajme te trilluara nga amatoret malteze qe 1-2 muaj me pare.
Asgje nuk e shpeton Tiranen.......ASGJE
FITON VLLAZNIA qente e BASHKISE Tiranes le te lehin sa te doje.
VLLAZNIA - mei unus, verus, precipuus ferveo

-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Vllaznia/Sekretari i klubit flet për takimin me kryesuesit
“Jemi ne favoritët
në këtë supersfidë”
Medja: Ekipi shkodran është rritur, Tirana vjen duke rënë
Ethet e takimit me Ti
ranën kanë përf
shirë të gjithë ambientin
e klubit “Vllaznia”. Sekretari
i kuqebluve, Agim Medja,
përpara një takimi të tillë
bën llogaritë dhe në fund
nxjerr si më të favorizuar për
momentin ekipin e tij, Vllazninë.
Shkodranët po kalojnë një
periudhë mjaft të mirë në këto
takimet e fundit. Tri fitore të
njëpasnjëshme kanë bërë që
kuqeblutë të jenë ndjekësit më
të afërt të Tiranës. “Për ekipin
tonë ky takim shikohet me
shumë optimizëm. Tri fitoret
e njëpasnjëshme dhe aq më
tepër rritja në aspektin
psikologjik, shikohen si mjaft
pozitive. Ekipi po rritet nga
takimi në takim si në nivelin e
lojës, ashtu në grintën e
treguar në fushën e blertë. Ajo
ç’ka mund të them është se
pranë kuqebluve nuk bëhet
fjalë për asnjë problem në asnjë
aspekt si financiar dhe
drejtues, e po ashtu edhe të
funksionimit të ekipit. Ndërsa
përsa i përket Tiranës,
mund të them që nuk ka
treguar në këto javë ndonjë
rezultat pozitiv, madje loja e
këtyre ka ardhur duke pësuar
rënie. Nisur nga burime të
sigurta që pranë bardhebluve
ka probleme të ndryshme, na
bëjnë ne që në këtë përballje të
jenë më favorit se kundërshtari”,
shprehet Medja. Sekretari
i klubit vazhdon mendimin
e tij se “tabuja”, Tiranë
tani nuk ekziston për shkodranët.
“Ndërsa unë mund të
them që ekipi ynë e ka kaluar
krizën me Tiranën përsa i përket
rezultateve. Një gjë e tillë
mund është vënë re që në sezonin
e kaluar. Kemi barazuar
0-0 në Tiranë, kemi fituar
4-1 në Shkodër dhe kemi
arritur të triumfojmë 2-0 në
Elbasan, duke i rrëmbyer
Kupën e Shqipërisë, pikërisht
kur të gjithë bënë favorite të
padiskutueshëm Tiranën”, u
shpreh Medja.
Mungesat
Për këtë përballje ekipi shkodran
do të ketë një mungesë
e rëndësishme. Kuqebluve
do t’i mungojë kapitenin e
tyre, Sinani. “Përsa u përket
mungesave, mund të them se
mungesa e Sinanit është tepër
e rëndësishme, por po të bëj
një krahasim me atë që thuhet
për ekipin e Tiranës, jemi në
kuota të barabarta. Edhe bardhebluve
u mungojnë disa
lojtarë titullarë, përfshirë këtu
Memellin dhe Mukën”, thekson
sekretari i ekipit kuqeblu.
Shkodranët në këtë ndeshje
ndoshta do t’i kënaqte shumë
edhe një barazim, pavarësisht
se objektivi i tyre për këtë takim
është të marrim maksimumin.
“Është një takim i hapur. Luajmë
përballë një ekipi me
shumë emër dhe me shumë traditë.
E dimë mirë se është një
ndeshje shumë e vështirë. Të
tria rezultatet janë në lojë dhe
janë të pranueshme. Dëshira
është të marrim maksimumi e
pikëve, por edhe barazimi do
të ishte i kënaqshëm”, deklaron
në fund të prononcimit
të tij për “Panorama Sport”,
sekretari i klubit shkodran,
Agim Medja.

Rriten shpresat
për Licin
Pasi është marrë një përgjigje negative
për një aktivizim të mundshëm
të sulmuesit dhe njëherësh kapitenit
të ekipit shkodran, Vioresin Sinani,
teknikut Canaj i rriten shpresat për
të bërë një formacion sa më të mirë
në takimin e Tiranës. Me shumë gjasa,
mbrojtësi me shumë eksperiencë,
Suad Lici, do të jetë i gatshëm për
ekipin e tij. Nisur nga kjo, për takimin
me udhëheqësit e kampionatit, shkodranët
do të kenë vetëm dy mungesa,
atë të Sinanit dhe Kaçit, por që
fatkeqësisht të dy këta lojtarë luajnë
në sulm. Kështu, duke u nisur nga
këto mungesa, Canajt i duhet të ndërhyjë
vetëm në repartin e sulmit për
të gjetur lojtarin e duhur, që do t’i
nxjerrë kuqeblutë fitimtarë nga ky
takim. A.Uruçi

- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
-
- Tifoz nderi
- Posts: 429
- Joined: Mon, 29 Nov 2004 , 18:43
Nuk asht rastesi kjo pune e nje lajmi qe ka mbi 1 muaj, por e nxjerrin tani dy dite para ndeshjes me Tiranen pikerisht qe ta shperqendrojne ekipin e tone e drejtusat nga ndeshja me Tiranen ku asht perqendru vemendja. Duhet me ken naiv i madh mos me i kuptu kto lojna.
Por nuk ka gja se jena mesu me keto gjana, nuk asht e para here, gjithmone keshtu ka ken, sepse si ekip rrethesh asht normal qe mundohen ne cdo menyre me na fundos. E mira asht me rrah Tiranen brenda ne Tirane edhe per hater te ketyne tjereve qe kerkojne me e favorizu ne cdo menyre. Para Vllaznia!

VLLAZNIA, BAYERN MÜNCHEN, BARCELONA
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
paulin ndoja ish portieri i vllaznise dhe mesuesi i portiereve shkodrane kundershton deklaratat e devi mukes.nuk jam dakort me muken thote ai.Nuk eshte e vertete qe vllaznia do rrihet me lehtesi
Ndoja: Vllaznia, rivale e përjetshme e Tiranës
Trajneri i portierëve, Paulin Ndoja, thotë se rivalët janë të barabartë në fushën e lojës
Deklaratat në distancë mes dy kampeve e kanë “nxehur” sadopak atmosferën në prangdeshjen Tirana Vllaznia. Sigurisht që do të jetë një ballafaqim shumë interesant që mund të prodhojë çfarëdo rezultati. Por nëse dikush mendon se fitorja është e sigurt, nga kampi tjetër menjëherë vijnë kundërpërgjigjet. Kështu ka ndodhur edhe këtë herë, teksa pas një prononcimi të kapitenit bardheblu Devi Muka për një fitore të sigurt ndaj Vllaznisë, është Paulin Ndoja ai që dëshiron t’i japë një përgjigje miqësore atij. “Që kur kam luajtur unë futboll dhe deri më sot, sigurisht që ruaj respekt dhe e vlerësoj këtë skuadër. Vlerësoj emra të tillë, si Frashëri, Hyka, A.Mema, Xhaçka etj., të periudhës sime, për të vazhduar me periudhën e Kolës, Mingës dhe së fundi të Devi Mukës. Ruaj respekt të madh për këtë skuadër me intelekt në futbollin shqiptar, por edhe me shpirt të lartë gare. Por të thuash se do ta mundim lehtë Vllazninë, sikur nuk shkon. Në futboll asnjëherë nuk flitet me garanci 100 për qind për fitore. Për rrjedhojë, një deklaratë e tillë e Mukës nuk më bind shumë. Vllaznia nuk është një skuadër e rëndomtë e kampionatit. Eshtë e dyta në renditje, me vetëm një pikë larg Tiranës dhe rivale e përjetshme e saj,” ka thënë Ndoja, që është edhe pjesë e stafit drejtues të kuqebluve. Më poshtë, përgatitësi i portierëve shkodranë shpjegon edhe situatën në skuadrën e tij, teksa përmend edhe problemet që ka me formacionin, prandaj shton: “Unë e pranoj që mungesa e një golashënuesi të njohur, siç është Sinani, na dëmton shumë. Ashtu siç na dëmton Lici, që mund të mos luajë, apo dhe Kaçi, që ka probleme. Janë mungesa të rëndësishme për ne, por besoj se këto mungesa nuk do të thonë se Vllaznia nuk do të pretendojë për barazim, apo fitore në Tiranë. Unë besoj shumë te puna e Canajt, e gjithë stafit dhe futbollistëve që po stërviten plot përkushtim, por ju garantoj se kjo skuadër, pavarësisht problemeve me mungesat, falë luftës sportive që para 4 5 javësh na pati munguar e tani është një element shumë i fortë i ekipit tonë, do të arrijmë të paraqitemi denjësisht në këtë ndeshje. Barazimi është plotësisht i arritshëm mendoj unë.” Por mungesat duket se do të jenë të pranishme edhe te Tirana, teksa flitet që nuk do të luajnë Muka e Memelli. Kur ia përmend këtë fakt Paulin Ndojës, atij duket se i qeshin paksa sytë dhe për rrjedhojë vjen “mësymja”. Kuptohet me humor tradicional shkodran dhe prandaj ai deklaron: “Në qoftë mungojnë Muka e Memelli, siç thoni ju, atëherë unë jam i mendimit ndaj Tiranës mund të marrim diçka më tepër se një barazim. Një barazim e gjysmë, ndoshta.” Që do të thotë se Vllaznia mund të kërkojë edhe fitoren në këtë ndeshje shumë delikate dhe njëkohësisht edhe të rëndësishme për ecurinë e mëtejshme të kampionatit.

Vllaznia/Mesfushori i kthyer në goleador beson tek ekipi
“Basti” i Dhëmbit: Do
ta thyejmë Tiranën
“Fitorja, ‘shuplakë’ për ata që favorizojnë kryesuesit”
Ecuria e Vllaznisë në
takimet e fundit dhe
afrimi me udhëheqësit
e kampionatit, me vetëm
një pikë diferencë, ka rritur
ndjeshëm optimizmin pranë
kuqebluve. Një nga lojtarët
vendimtarë të skuadrës shkodrane
në këtë sezon, sulmuesi
dhe njëherësh goleadori
më i mirë i saj, Paulin Dhëmbi,
shprehet mjaft optimist
për kalimin me sukses të supersfidës
së sotme me Tiranën.
Korçari, që këtë sezon
mbron ngjyrat kuqeblu,
duket i bindur se ekipi i tij i
ka të gjitha mundësitë për të
mos dalë duarbosh nga stadiumi
“Qemal Stafa”. “Të
gjitha sfidat me Tiranën janë
të një rëndësie të veçantë. Por
ky takim merr edhe më tepër
vlera, pasi përballë janë dy
vendet e para të këtij sezoni.
Kjo ndeshje nuk do të jetë e
vështirë vetëm për ne, por
edhe për Tiranën, - thotë fillimisht
Dhëmbi. – Megjithatë,
unë mendoj se i kemi të
gjitha mundësitë për t’ia
dalë me sukses. Nuk do të
jetë e lehtë, këtë e kemi të
qartë, përkundrazi do të jetë
tepër e vështirë, por në asnjë
mënyrë e pamundur. Unë
dhe shokët e mi kemi besim
të plotë se nga kjo sfidë nuk
do të dalim pa pikë. Për këtë
jemi përgatitur gjatë gjithë
javës”. Dhëmbi dhe shokët e
tij ndoshta kërkojnë që me
një rezultat pozitiv, pse jo një
fitore të mundshme, të fashisin
paksa edhe mendimet e
shumta të specialistëve të
futbollit apo drejtuesve të
ekipit kryeqytetas, që ende
pa përfunduar faza e parë e
kishin mbyllur diskutimin
në lidhje me titullin kampion.
“Tirana është një
skuadër e madhe në dukje,
dhe kjo ta rrit akoma më tej
dëshirën për të fituar ndaj
saj. Prandaj, ne kemi një
motiv më shumë për të arritur
këtë rezultat. Një fitore e
jona në këtë përballje do të
ishte njëherësh edhe një
‘shuplakë’ për të gjithë specialistët
e shumtë, apo edhe
drejtuesit e klubit kryeqytetas,
të cilët flasin me kaq superlativa
për këtë skuadër,
sa e konsiderojnë atë të pamposhtur,
duke e ‘kurorëzuar’
madje qysh tani kampione të
vendit. Ne shpresojmë dhe
besojmë se do ta arrijmë në
Tiranë një gjë të tillë. Për mendimin
tim, ekipe të padiskutueshme
në futbollin shqiptar
dhe atë botëror nuk
ka”, thekson sulmuesi
Dhëmbi. Mirëpo, para këtij
takimi, shqetësimi i të
gjithëve është mungesa në
këtë supersfidë e dy sulmuesve
kuqeblu, Vioresin
Sinanit dhe Albert Kaçit. I
pari, një lider absolut i
kësaj skuadre dhe frymëmarrja
e shkodranëve në
këto 11 javë të para.
Megjithatë kjo nuk duket se
i ka demoralizuar shumë
lojtarët e tjerë, të cilët janë të
bindur se edhe pa Sinanin e
Kaçin mund t’ia dalin. Në
këtë përballje me bardheblutë,
goleadori i shkodranëve,
me 6 gola, përkrah
në vijën e parë do të ketë ganezin
Jeams Boadu. “Pavarësisht
se mungesa e një lojtari
si Sinani ndihet shumë tek
ne, unë besoj se forca e Vllaznisë
nuk është tek individualitetet,
por tek grupi.
Ashtu si me Viorin, edhe me
Jeamsin ne do arrijmë të
bëjmë më të mirën. Është
pikërisht forca e kolektivitetit
që ka bërë të mundur
që ne të jemi vetëm një pikë
larg vendit të parë. Ndaj do
të jetë sërish kjo forcë që do
të përballet me sukses në
këtë takim tepër të rëndësishëm
dhe vendimtar për
ne. Ndërsa tifozit të zjarrtë
shkodran, i cili do të na
mbështesë si gjithnjë në
ndeshjet në Tiranë dhe jashtë,
i premtojmë se do të
bëjmë maksimumin në
fushën e lojës dhe do të tregojmë
pa përjashtim vlerat
tona më të mira”, ka përfunduar
sulmuesi korçar i ekipit
shkodran PAULIN DHEMBI

AUTOBUSË FALAS
Drejtuesit e klubit të Vllaznisë
kanë vënë në dispozicion të
tifozëve shkodranë tre autobusë
falas, për transfertën e
vështirë kundër Tiranës, një
nga ndeshjet më të rëndësishme
të javëve të fundit në
kampionatin shqiptar. Duke
parë këtë atmosferë, presidenti
Fushaj deklaroi dje se
do të bëjë të pamundurën që
Vllaznia të ketë sa më shumë
mbështetës shkodranë në
stadiumin “Qemal Stafa”,
gjatë takimit me kryesuesit e
kampionatit.
Drejtuesit e klubit të Vllaznisë
kanë vënë në dispozicion të
tifozëve shkodranë tre autobusë
falas, për transfertën e
vështirë kundër Tiranës, një
nga ndeshjet më të rëndësishme
të javëve të fundit në
kampionatin shqiptar. Duke
parë këtë atmosferë, presidenti
Fushaj deklaroi dje se
do të bëjë të pamundurën që
Vllaznia të ketë sa më shumë
mbështetës shkodranë në
stadiumin “Qemal Stafa”,
gjatë takimit me kryesuesit e
kampionatit.
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 6241
- Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Postribe
- Contact:
-
- Kuqeblu Perjete
- Posts: 7305
- Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
- Skuadra: vllaznia
- Location: perjashtuar nga forumi
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 6241
- Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Postribe
- Contact:
-
- Kuqeblu Perjete
- Posts: 7305
- Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
- Skuadra: vllaznia
- Location: perjashtuar nga forumi
keka i mire fort praMiri wrote:nuk e di por nuk mujta me gjet as nje info per te.GOLDIAN wrote:mas na dalin si lutziMiri wrote:per sa i perket lojtarit helen(grek) eshte shume lojtare i mire por do mundohem ti hell 1 sy qeshtjes perse ashte larguar nga Ergotelis.
shites ..............................ndeshjesh
as google se kap

pyt vllaznine 1919 mas din gja

i perjashtuar
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Futboll
“E patë, është edhe Vllaznia ime”
25 Nentor Agim Canaj pas “surprizës kundër Tiranës: Sezon i ekuilibruar, bardheblutë s’e “vrasin” dot kampionatin
Skuadrat e tij nuk janë kurrë banale. Janë aty; në krye të klasifikimit. Agim Canaj e bëri këtë vjet me Dinamon dhe është shumë afër objektivit edhe këtë sezon, me Vllazninë. Të dielën kundër Tiranës, në derbin e këtij kampionati, prova e forcës së shkodranëve, ishte në një pjesë të madhe edhe meritë e tija: trajnerit shëtitës.
Në avantazh deri në _78, Vllaznia dominoi, por në fund u arrit nga Tirana. Çfarë ju mungoi për ta mbyllur në favor këtë ndeshje?
Mungoi realizimi i rasteve. i patëm, të shumta madje, por në fund nuk arritëm të mbyllnim takimin që në pjesën e parë. Kisha përshtypjen që na mungoi një sulmues që të dijë të konkretizojë. Mendoj se me rastet që kishim që në 20 minutat e para duhet të kishim qenë 3?0 në avantazh. Më pas në pjesën e dytë, pati një tërheqje të pakërkuar të skuadrës, tërheqje e cila mendoj se erdhi nga psikologjia e ekipit. Ndoshta para ndeshjesh skuadra ishte ngarkuar më shumë për të mos humbur sesa për të fituar. Në fund të ndeshjes të dyja ekipet ishin të kënaqura, para ndeshjes edhe unë do të kisha qenë i kënaqur me atë rezultat, por tani kur e sjell ndeshjen ndërmend, them se duhet ta kishim fituar atë. Mundësitë i kishim të gjitha.
Pra ju nuk e kërkuat atë tërheqje, pas dominimit, në pjesën e dytë?
Jo dhe mendoj se ne ishim superiore dhe mund ta mbanim atë fitore. Të kuptohemi, unë jam i kënaqur me performancën e ekipit. Ai ka ardhur duke u rritur në gjashtë ndeshjet e fundit, që nga barazimi me Dinamon. Grupi është duke u perfeksionuar dhe mendoj se ndeshja kundër Tiranës ishte kulmi i kësaj rritjeje konstante. Nëse opinoni pa një Vllazni që luajti ballë për ballë me Tiranën, kjo është diçka positive, vlerësuese për ne, por unë mendoj se ishin të gjitha premisat për ta fituar ndeshjen. Në fund Tirana ishte shumë e kënaqur që barazoi ndeshjen. Kjo do të thotë që po na vlerësojnë dhe kundërshtarët e dinë tashmë se Vllaznia i ka të gjitha mundësitë për të fituar edhe në fushën e skuadrës që ka kryesuar nga fillimi, dhe me meritë, kampionatin.
Në fillimin e sezonit, keni barazuar ose humbur ndeshje me skuadra jo rivale të drejtpërdrejta, sidomos jashtë. A është Vllaznia juaj e ngjashme me Tiranën e disa viteve më parë, apo Dinamon e vjetshme që nuk hidhte hapa fals, sidomos me ekipet e vogla?
Është e vërtetë që në fillim të kampionatit kemi çaluar me këto ekipet e vogla dhe në fund, kur të bëhen llogaritë nëse nuk merr pikët maksimale në kësi ndeshjesh, fatura që do të paguash është e rëndë. Por unë mendoj se ky sezon nuk është i ngjashëm me atë të vitit të kaluar, kur Dinamo e Partizani kishin rivalitet vetëm me njëra?tjetrën dhe fituan shumë pikë jashtë e brenda. Sivjet është shumë ndryshe. Ka më shumë konkurrencë. Dhe këtë mendim e kisha edhe pas javëve të para, kur Tirana pasi fitoi disa ndeshje përfitoi të gjitha superlativat e mundshme dhe u pozicionua si një skuadër që po e vriste kampionatin. Mendoj se ekipet janë aty?aty, nuk ka diferenca të mëdha. Duke u kthyer te pyetja, mendoj se ne si Vllazni duhet të jemi maksimalisht të përqëndruar edhe në ndeshjet e vogla. Është shumë e rëndësishme të mos hedhim hapa fals.
Por kjo Vllazni duket me pak alternativa. Jeni dakord?
E vërteta është që kemi pasur shumë dëmtime. Nëse largimin e tre prej lojtarëve me peshë të Vllaznisë së sezonit të kaluar në Turqi, e mbyllëm me afrimin e Dhëmbit e Boadusë, ne kemi pasur çdo javë shumë dëmtime. Duke filluar nga këputja e ligamenteve të çekut Kausal, që erdhi me një farë buje, profesionale sigurisht, sepse personalisht mendoj që ai lojtar do të kishte qenë një luks për ne, më pas Kaçi, Sinani që është sulmuesi ynë kryesor, ikja misterioze e Muhamed e ndonjë tjetër. Duke mos pasur 4 apo pesë lojtarë çdo javë në dispozion, gjërat bëhen më të vështira, por jemi shtërnguar duke synuar të bëjmë më të mirën.
Atëherë, në janar Vllaznia do të jetë e zënë në merkato?
Në janar është gjithnjë e vështirë. Ndërhyrja në merkato duhet të jetë e studiuar. Lojtarët më të mirë, ata që mund të shtojnë kualitet në skuadër kanë kontrata dhe është e vështirë që ato të prishen pa marrëveshje dypalëshe. Për futbollistët e huaj, ju e dini, unë nuk jam shumë entuziast për shkak të eksperiencave jo të këndshme që kam pasur me ta dhe që i pata edhe te Vllaznia me Mohamedin. Por, sidoqoftë ndoshta mund të bëjmë diçka. Një sulmues, një golashënues i mirë mund të na ndihmonte në këtë situatë. Por, dua ta theksoj, unë kam besim absolut te kjo skuadër. E shoh ekipin në stërvitje dhe më ka befasuar dëshira e lojtarëve për t’u stërvitur, për të krijuar skuadër.
A po mendoni për titullin?
Shikoni, unë nuk kam qenë kurrë për objektiva afatgjatë. Mua më pëlqejnë objektivat afatshkurtër. Por ndeshja me Tiranën, m`nyra sesi u imponuam në këtë takim, më jep të drejtën të mendoj për diçka të rëndësishme për skuadrën time. Sidoqoftë, vazhdoj të besoj se asgjë nuk është absolute në këtë kampionat. Ai që fiton ndeshjet e ashtuquajtura “të vogla” ka një avantazh.
Ju dhe Tirana, jeni paksa të shkëputur në krye. Shihni ndonjë rival tjetër?
Nuk përjashtoj asnjë. Shkumbini, Dinamo etj që janë pas nesh nuk do të heqin dorë me siguri. Dy tri rezultate të mira rradhazi dhe mund të jenë aty me ne. Pikërisht siç bëmë ne, këto javët e fundit.
Nëse fitoni titullin sivjet, a do e shihnit si një revansh për shkarkimin tuaj nga Dinamo, në pjesën e dytë të sezonit të kaluar, kur ishte ende në krye të kampionatit?
Ka një fakt në futbollin shqiptar. Një trajner duhet të ketë dy nënshtetësi Trajnerët shqiptarë i heqin menjëherë pas ndonjë rezultati zhgënjyes, të huajt i mbajnë gjatë. Kështuqë do të ishte mirë që edhe ne të përdornim pashaporta të tjera