Page 79 of 160

Posted: Wed, 17 Dec 2008 , 06:20
by fpjalmi
as un nuk e besova por fola ne telefon me da shok te mi dhe asht shum e vertete qe salihi mund te luaje per vllaznine.

shoket qe kam ne shkoder me thoshin qe kudo neper kafe e klube diskutohet kjo gja ne cdo vend,dhe asht dicka qe asht shkru ne gazeta dhe asht dhan ne rozafa tv dhe ne loajmet e shkodres pothujse cdo dite.

Posted: Sun, 21 Dec 2008 , 16:57
by vllaznia1919
Edhe mu me duket e pamujtin me u kthy Sala.Dhe un i uroj qe te gjejne nej ekip me emer ne Europe se na fitojme edhe pa te.Me na u kthy Sukaj nuk kishte ken keq meqe spo i ec ne Turqi.

Posted: Mon, 22 Dec 2008 , 02:48
by Admin
Vikcevic thuhet se asht afer afrimit me Vllaznine. Kjo gja mund te nollin ne Janar.
Ishalla ky lajm asht i vertet pasi Vukcevici e ka tregu vedin ne shkoder e besoj se ka me kane nji perforcim shume i domosdoshem duke pa qe kena probleme ne mbrojtje. Pervec ksaj thuhet qe Beqiri mund te largohet ne janar kshu qe ardhja e Vukcevic asht esenciale.

Posted: Mon, 22 Dec 2008 , 22:49
by vllaznia1919
Na kishte kry boll pune.Taman tha Lici mram te alsati,na duhet ka nji lojtar per repart.

Posted: Tue, 23 Dec 2008 , 10:54
by fpjalmi
nje lajm i mire per merkaton

STËRVITJA
Klodian Semina kthehet
tek ekipi “mëmë”
Mbrojtësi 20-vjeçar Klodian Semina, i cili në fillim të
sezonit ka qenë pjesë e ekipit bullgar të Belasicës, sot
pritet të veshë përsëri fanellën kuqeblu. Mbrojtësi shtatlartë
ka qenë pjesë e ekipit të Adës si lojtar i huazuar nga
kuqeblutë deri në fund të sezonit të kaluar. Mirëpo me
nisjen e këtij sezoni, ai provoi një eksperiencë të re në
kampionatin bullgar, e cila për fat të keq u ndërpre për
shkak të një dëmtimi të pësuar në këmbë. Para pak muajsh,
20-vjeçari Semina ka kaluar tek ekipi i Bylisit, por
mesa duket mes tij dhe ekipit ballshiot nuk ka pasur asgjë
të shkruar në letër. Nga burime pranë klubit kuqeblu
mësohet se sot ai do të përfundojë çështjen e kontratës.

Posted: Tue, 23 Dec 2008 , 10:57
by fpjalmi
per mendimin tem kishte ken shum fantastike qe klodian semina me ken nje nga perforcimet e merkatos dimerore.

nuk dihet akoma gja per vukqevic ,por ama klodian semina pritet me ba kontraten me ekipin mam vllaznia.

mjaft mire.ky futbollist na duhet mjaft per mendimin tem

Posted: Tue, 23 Dec 2008 , 11:03
by GOLDIAN
urraaaaaaaaaaaaa
tash po me pelqen
ishalla po nenshkruan Semina
dhe vukcevici kishin balancu deri diku largimin e beqirit(ishalla ne austri po jo ne viene :lol: )

Posted: Tue, 23 Dec 2008 , 11:26
by fpjalmi
pse a asht e sigurte qe po ik beqiri goldian a?

un e kam lexu para 5 ditesh qe beqiri asht ne pikepytje ,dhe u thote se do rrije deri ne fund te kampionatit.

ishalla spo na ik beqiri se asht nje lajm krejt i keq per ne.

beqiri asht shtylla e mbrojtjes ,dhe lot rrolin ma kryesore te vllaznia .

ishalla spo na iken beqiri o zot deri ne fund te kampionatit.

nese ik ,nuk e ban aspak mire,per mendimin tem

Posted: Wed, 24 Dec 2008 , 20:41
by vllaznia1919
Per te miren e Vllaznise na kishte ba pune me ndej por per te miren e Muços kishte ken me ike nekun neper Europe e me vazhdu karriren e tij.
Manej ba me ardhe Vuku e Semina jena ne rregull.

Posted: Thu, 25 Dec 2008 , 08:45
by Miri
GOLDIAN wrote:urraaaaaaaaaaaaa
tash po me pelqen
ishalla po nenshkruan Semina
dhe vukcevici kishin balancu deri diku largimin e beqirit(ishalla ne austri po jo ne viene :lol: )
ta kam dhan lajmin ne pm tesh 4 muj apo ke harru :lol: :lol:

Posted: Thu, 25 Dec 2008 , 13:00
by GOLDIAN
Miri wrote:
GOLDIAN wrote:urraaaaaaaaaaaaa
tash po me pelqen
ishalla po nenshkruan Semina
dhe vukcevici kishin balancu deri diku largimin e beqirit(ishalla ne austri po jo ne viene :lol: )
ta kam dhan lajmin ne pm tesh 4 muj apo ke harru :lol: :lol:
ja ma ja po thash kush asht aj qe i ka vjedh te drejten e autorit :lol:

Posted: Thu, 25 Dec 2008 , 15:18
by vllaznia1919
Ka harru ma miri por tesh po kerkon skuza kote.Biles un kisha thane qe se ka lexu hiç. :lol: :lol: :lol: :lol:

Posted: Fri, 26 Dec 2008 , 08:52
by Miri
vllaznia1919 wrote:Ka harru ma miri por tesh po kerkon skuza kote.Biles un kisha thane qe se ka lexu hiç. :lol: :lol: :lol: :lol:
athu aaa?
:lol: :lol: :lol:

Posted: Fri, 26 Dec 2008 , 08:53
by Miri
Vllaznia shfaq interesim konkret për Nevil Deden



Vllaznia e Shkodrës përparon në negociatat për marrjen e mbrojtësit të njohur, Nevil Dede. Mësohet se dje një përfaqësues i lartë i klubit shkodran është takuar me Deden për të biseduar më konkretisht rreth një transferimi të mundshëm.

Konkretisht për këtë lëvizje pritet të vendoset në ditët në vazhdim. Dede ka përfunduar aventurën e tij në kampionatin e largët kinez me skuadrën e Cangsha Ginden. Megjithëse u përfol se në Kinë i kishin ofruar dy-fishin e shumës që mori në sezonin e fundit, Dede vendos të rikthehet në kampionatin shqiptar.

Për Deden të interesuara ishin edhe ekipet e Tiranës dhe Elbasanit, me të cilat lojtari ka luajtur edhe më parë, por pista e tyre duket e rrëzuar tashmë. Në garë shkodranët duket se kanë vetëm kampionët aktual të Dinamos.

Posted: Fri, 26 Dec 2008 , 12:02
by fpjalmi
per mendimin tem kishte ba pune dede edhe pse asht 33 vjeq.

Posted: Fri, 26 Dec 2008 , 12:15
by fpjalmi
Në gjurmët e
19-vjeçarit
Sykaj
Vllaznia në fillim të
merkatos do ta çojë vështrimin
edhe te lojtarët e Kategorisë
së Parë. Në qytetin
e Pukës gjendet pikërisht
një “mini-Vllazni”, e cila
drejtohet po nga një shkodran,
Ylber Zani. Në këtë
ekip me 95% shkodranë,
drejtuesit kuqeblu kanë
vënë në shënjestër 19-
vjeçarin, Arsel Sukaj.
Mbrojtësi shtatlartë ka
tërhequr vëmendjen e drejtuesve
të Vllaznisë me lojën
e treguar në këtë sezon. Nga
burime pranë klubit shkodran,
mësojmë se Sukaj
është në planet e tyre dhe
ndoshta mund të aplikojnë
me këtë lojtar me perspektivë
një kontratë afatgjatë.
Megjithatë, deri tani nuk ka
gjë të saktësuar përsa u përket
bisedimeve për të ardhmen
e këtij lojtari pranë gjirit
kuqeblu. A. Uruçi

Posted: Fri, 26 Dec 2008 , 12:18
by fpjalmi
nuk e kam dit se ne puke paska nje mini vllazni ku 95 perqind jan shkodran.


keka nje mbrojtes shtatlart qe quhet Arsel Sukaj dhe asht shkodran 19 vjeq,dhe shum i talentum.

tash po me pelqen fushaj.

ishalla ky mbrojtes do ta zevendesojn me se miri elvin beqirin.

po me vjen mire qe keka i gjate dhe i talentum.

per mbrojtje kena vujt shum kta vitet e fundit.

Posted: Fri, 26 Dec 2008 , 12:47
by fpjalmi
Futboll

“I shtrenjtë”, Vllaznia “jo” Dedes
25 Dhjetor Shkodranët i japin prioritet Beqirit, që pritet të qëndrojë. Malazezi Vukçeviç është alternativa

Presidenti Fushaj është takuar me mbrojtësin. Kërkesat financiare të lojtarit frenojnë marrëveshjen



Mbrojtësi Nevil Dede nuk do të transferohet të Vllaznia në muajin janar. Pretendimet e mëdha ekonomike të lojtarit kanë bërë që kuqeblutë të mos e kenë prioritet për merkaton e muajit janar. Në fakt, gjithnjë e më shumë ditët e fundit është përfolur për një transferim të mundshëm të mbrojtësit te klubi shkodran. Por burime të brendshme bëjnë të ditur se klubi nuk ka ndërmend ta bëjë Deden, lojtarin e vet më të paguar. “Nuk besoj se do të ketë tratativa të mëtejshme me Nevilin. Ai do t’i bënte shumë punë Vllaznisë, të kuptohemi. Edhe lojtarët do ta mirëprisnin një afrim kaq cilësor, por me siguri që nuk do të vijë në Shkodër”, tha burimi i “Sport Ekspres”. Shkak është bërë kontrata financiare, pasi mësohet se Dede ka kërkuar një shumë prej 80 mijë eurosh për shërbimet e tij.

Takimi? Burime pranë të dy palëve konfirmuan dje se presidenti i Vllaznisë, Fushaj ka pasur një takim kokë me kokë me Deden. Detajet e këtij taknimi nuk janë marrë vesh drejtpërdrejt por jehonë e tij është pikërisht njëfarë largimi nga pozicionet fillestare mes dy palëve. Burimet nga klubi Vllaznia thanë se presidenca ka vlerësuar kërkesat financiare të lojtarit si jo shumë të përshtatshme për ekuilibrat financiarë të skuadrës. 80 mijë euro, mendohet se janë pretendimi i Dedes për një kontratë një vjeçare. Shkodranët në fakt i kanë shpatullat e ngrohta pas këtij refuzimi, duke qenë se kanë me thuajse 100% garancinë se mbrojtësi kryesor i ekipit Elvin Beqiri do të qëndrojë edhe pas përfundimit të kontratës me klubin shkodran, në muajin janar. Edhe pse Beqiri ka shprehur hapur dëshirën për të luajtur në kampionatet e huaja pas përfundimit të kontratës, presidenca shkodrane po bën të gjitha lëvizjet që të rinovojë kontratën për të paktën gjasht muajt e ardhshëm. Për më tepër, mbrojtësi është ndjerë mirë te Vllaznia dhe në fillim të këtij viti është caktuar një takim kokë më kokë ndërmjet tij dhe presidencës. Por sidoqoftë qëndrimin e mbrojtësit, te Vllaznia e bëjnë fakt të kryer. Sidoqoftë kuqeblutë nuk do ta linin me kaq dhe në mbrojtje do të bashkëngjisnin edhe malazezin Vukçevç, i cili të shtunën do të jetë në Shkodër për të ndjekur ish?skuadrën e tij (ka luajtur si kuqeblu në sezonin 2006?07) por edhe për të biseduar me drejtuesit e klubit për një kontratë të re.

Posted: Fri, 26 Dec 2008 , 12:51
by fpjalmi
puuuu sa njiri i poshter dede .

per 1 vit kontrate i ka kerku presidences son 80 000$ dollare .

tamam ftyre e poshterm ,dhe me vjen inat per ket laper 34 vjeqare ,qe keka tamam pordhac.

asht tamam lojtare pordhac .

theft qafen me nej klub tjeter ,dhe me vjen mire qe nuk po lot me vllaznine.

beqiri po pritet te bej nje kontrate 6 mujore ,dhe pritet dhe vuksevic.

Posted: Fri, 26 Dec 2008 , 13:26
by Ujku
fpjalmi wrote:puuuu sa njiri i poshter dede .

per 1 vit kontrate i ka kerku presidences son 80 000$ dollare .

tamam ftyre e poshterm ,dhe me vjen inat per ket laper 34 vjeqare ,qe keka tamam pordhac.

asht tamam lojtare pordhac .

theft qafen me nej klub tjeter ,dhe me vjen mire qe nuk po lot me vllaznine.

beqiri po pritet te bej nje kontrate 6 mujore ,dhe pritet dhe vuksevic.
Beqiri t na rrin t vin edhe Vuku e per mu Dede t shkojn prep n kin se as ne Elbasan spo shkon se nrroj situata e merkatos elbasanse per problemet e pres.