Lajme nga Liga Superiore

Diskutoni rreth ecurise , rezultateve , etj. të Kampionatit Shqiptar

Moderators: GOLDIAN, vllaznia1919

Post Reply
Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by Skodrinon » Mon, 17 Aug 2009 , 16:11

TIRANA-FLAMURTARI 1-0/ Për Tiranën shënon vlonjati Abilaliaj. Pak tifozë në stadium
Bardheblutë fitojnë Superkupën
Arbitri bëhet protagonist, s’jep dy penallti Vlorës


Konkluzioni: Tirana fiton për herë të tetë Superkupën e Shqipërisë duke mundur në finale Flamurtarin.
Veç lojës jo me shumë nivel dhe me shumë ndërprerje protagonist i kësaj sfide u bë edhe arbitri Albano Janku i cili sipas lojtarëve të Flamurtarit u mohoi dy 11-metërsha. Ndërsa nga ana tjetër Tirana me shumë mungesa iu fal një goditje me kokë mjaft precize e Arbër Abilaliajt që rezultoi në fund si goli-trofe i parë i sezonit të ri futbollistik.

Atmosfera

Takimi u karakterizua nga një lojë jo me nivel ku mungun jo vetëm gjuajtyejt në portë por edhe aksionet e rrezikshme. Që të dyja skuadrat vinin nga një dështim i turpshëm në Kupat e Evropës dhe një faze përgatitore ku më së shumti u fol për merkato sesa për gjendjen e lojtarëve. Atmosfera para ndeshjes qe mbushur me mjaft polemika
e thumbi nga të dy krahët kjo edhe për faktin se sihin po këtë dy skuadra që zhvilluan edhe finalen e Kupës së
Shqipërisë, fituar atëherë nga skuadra e Flamurtarit falë një përmbysje spektakolare nga 1-0 në 1-2. Pikërisht kjo humbje thumbuese por edhe eliminimi turpërues 4-0 me Stabaek solli në “Qemal Stafa” një Tiranë plot dëshirë
për hakmarrje. Nga ana tjetër Flamurtari “vuajti” kritikat pafund për humbjen shokuese dhe më të thelllën
në futbollin tonë 8-1 ndaj Motheruellit ndaj dëshironte me çdo kusht një trofe për të “ulur gjakrat”.

Ndeshja

Tirana vinte me shumë mungesa në këtë takim për shkak të dëmtimeve (Malindi, Memelli, Muka, Muzaka) dhe me një sulmues tipik të vetëm në skuadër, Abilaliajn. Vlonjati, i pranuar në skuadër vetëm në çastet e fundit u mundu shumë të tregonte më të mirën e tij por gjithsesi ishte mjaft i ngathët në veprimet sulmuese. Madje në minutën e 9-të të takimit u gjend ballë për ballë me portierin Moçka dhe nuk arriti të shënonte. Nëse nuk do të kishte shënuar golin e vetëm të kësaj ndeshje vlerësimi për të do të ishte negativ. Ndërsa Tiranës nuk i mungoi Lila, Devolli dhe Pashaj. Që të tre këta mbajtën lart tempin e lojës bardheblu, madje kavajasi në dy-tri raste çau mjaft mirë në krahun e djathtë të sulmit. Ndërsa te Flamurtari mungoi sulmi. Dyshja Mema-Ngjela jo pa shkak u zëvendësuan që në
fillim të pjesës së dytë nga Galica dhe Roshi.

Kontestimet
Takimi u gjykua nga ndërkombëtari Albano Janku, arbitrimi i të cilit u kontestua ashpër nga Flmaurtari në dy raste. Në minutën e 21 të pjesës së parë ishte një top i prekur me dorë sipas vlonjatëve nga mbrojtësi bardheblu Tefik Osmani ndërsa në minutën e 65 Dabulla rrëzoi në mënyrë të gabuar Odise Roshin në zonën e rreptësisë por për Jankun loja mund të vazhdonte. Ndërsa gjyqtari ndërpreu disa herë edhe ndeshjen duke ulur tempin e lojës, për çdo ndërhyrje sadopak të gabuar në mesin e fushës.

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by Skodrinon » Mon, 17 Aug 2009 , 16:14

Memushi
Na vodhën, me anë të gjyqtarit


“Ky ishte një fund i hidhur për mua dhe skuadrën. Më vjen keq për këtë humbje, pasi lojtarët luajtën mirë në fushë
dhe ishin superiorë në pjesën më të madhe të kohës. Mund ta kishim fituar ne këtë ndeshje, pasi kam bindjen e
plotë se ishim më të mirë. Por nuk duhen zbehur vlerat e Tiranës. Gjyqtari nuk e mbajti mirë ndeshjen. Penalltia?
Po, ishte e pastër fare, nuk kam nevojë ta shikoj në moviolë. Na u mohua një 11-metërsh i pastër, që mund të
kishte ndryshuar rrjedhën e ndeshjes. Madje kam rezervat e mia edhe për disa episode të tjera në fushë. Gjithsesi,
e uroj Tiranën për trofeun, ashtu sikurse më vjen keq që nuk mundëm ta çonim Superkupën në Vlorë

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Tue, 18 Aug 2009 , 06:53

Tirana merr hak
18 Gusht Nuk ishte finalja e Kupës. E megjithatë ishte një trofe që Tirana dhe Flamurtari donin ta fitonin. Për arsye të ndryshme. Tirana. Një skuadër ndoshta jo aq cilësore sa edicionin e shkuar kërkon të bindë opinionin se janë ende pretendentët kryesorë të kampionatit. Përtej kësaj, e luajtur në “Qemal Stafa” askujt nuk i falej hapi fals. Nga bardheblutë sigurisht. Flamurtari, i etur gjithnjë për trofe e luan si një finale Kupe, e ndoshta dhe ca më shumë. Ka dëshirë, por jo ndonjë atmosferë apo kualitet të madh. Megjithatë pas muajsh pushime, futbolli është për tu ndjekur.

Para – ndeshjes është një atmsferë jo e denjë për një superkupë. E justifikueshme. 16 gusht, e dielë, pika ndarëse mes dy sezoneve për të pushuar. Ditë ideale për të bërë plazh. Ata që qëndronin nëpër shkallë gjithësesi argëtoheshin. Tirana Fanatics janë “kampionët” e njëjtë. Ndërkohë që tribuna ishte mbushur me dashamirës të të dyja skuadrave. Nuk mund të mungonte as presidenti i Republikës, një tifoz ekstra i Tiranës që është akomoduar në vendin e tij të zakonshëm në tribunën VIP. Pjesa tjetër është një stadium i ftohë, por me thirrje energjike që nuk pushojnë për asnjë moment nga të përhershmit e zakonshëm bardheblu. Sot kishin një arsye më shumë për të fesuar. Tirana e tyre mbushte 89 vjeç.

Ndeshja – skuadrat në fushë luajnë me formacione përgjithësisht modeste. Mbi të gjitha Tirana. Nuk është një zgjedhje, por një detyrim. Kapiteni Muka bën tërheqje vetëm 2 4 orë përpara ndeshjes. Ndërkohë që Memelli dhe Muzaka mund t’i mungojnë skuadrës deri në shtator. Pra një Tiranë sidmos përpara pa shumë alternativa. Trajneri i beson sulmit dyshes Hajdari-Abilaliaj, ndërkohëqë verifikohet menjëherë mungesa e Sabian Lilajt në mesfushë. i sëmurë, me serume ai sakrifikon më shumë se duhet duke qëndruar në stol. E madje duke luajtur në pjesën e dytë. Tirana funksionon mbrapa. Mbrojtja e pandryshuar nga viti i shkuar, është modeli më i mirë i një preparati që tashmë duket i konsoliduar. Ndokush habitet pse Osmani ka qëndruar për një vit në stol, ndërkohë që ndokush tjetër ngre supet kur i thonë se Andi Lila nuk ka qenë as në pankinë me përfaqësuesen. Mbrojtësi i djathtë dje ka xhvilluar një nga ndeshjet e tij më të mira. Devolli dhe Mohelebi kanë filluar të kuptohen.pavarësisht se ndokush nuk e kupton më Mohelebin kaq të qetë. Edhe këtu nuk ka ndonjë gjë për tu habitur. Klubi dhe francezi ka nënshkruar një kontratë dy vjeçare, por kushti është i qartë: jo më kartona! Dhe francezi është më i butë si duhet në këtë finale superkupe. Gabim ata që kanë vënë bast se del nga loja “me të kuqe”. Megjithatë Tirana e ka të vështirë të funskionojë. Raste ka, po më shumë janë përpjekje individudale. Abilaliaj humbet në mënyrë të pabesueshme golin e parë në mesin e pjesës së parë, ndërkohë që Sefa ndonjëherë e tepron me mbajtjen e topit. Ky djalë duhet një herë e mirë të ndajë mendjen se ku do të luajë në fushë. Sepse nuk mund të jesh shkatërrues me përfaqësuesen dhe fantazist te Tirana. Nuk çaloi ai më shumë se të tjerët, gjithësesi. Flamurtari është një fotokopje e vetvetes. Megjithatë pa shumë dëshirë dhe grintë.Humbja shokuese në Skoci duket se ka lënë ende shumë “rezerva”. Memushi nuk aktivizon nga minuta e parë Stratin dhe Roshin megjithëse janë shumë të talentuar dhe sulmin ia beson dyshes Mema-Ngjela. Qoftë se nuk ishin në pozicionet e tyre më të favorhsme, e qoftë se kundërshtari në mbrojtje është më i miri në Shqipëri, ata të dy, korçarët duket sikur nuk janë. Memushi e kupton dhe në pushim i çon në dushe. Pjesa e parë është përgjithësisht e mërzitshme. Luftohet shumë në mesfushë, por të dyja skudrat nuk kanë njerëz në sulm që të bëjnë diferencën. Sigurisht që e gjitha kjo i shkon përshtat vlonjatëve që edhe me një barazim deri në fund do të ishin të kënaqur. Por jo Tiranës. Në ndonjë rast ka dhe dyshime për 11-metërsh që në fraksionin e parë. Osmani ndal një top me dorë në zonë, por vështirë ta gjykosh si të vullnetshme apo jo. Arbitri Janku nuk mendon se ëshsë 11-metërsh.Është pranë aksionit dhe derisa vendos kështu, duket që e ka parë mirë. Skuadrat janë aty-aty, luhet një futboll fragmentar dhe nga tribunat vijnë batutat e para. Provoni t’i ndërroni fanelat skuadrave, nuk do të ketë asnjë ndryshim. Por jo në pjesën e dytë. Lonçareviç nuk dëshiron të rrezikojë. Dhe kërkon fitoren. Ajo duhet të vijë me vështirësi, sepse zgjedhjet atje në sulm janë shumë të pakta. Një lëvizje e bën, çon sferën pranë Abilaliajt dhe fut Lilajn në mesfushë. Sapo është ngritur nga shtrati i sëmurë, madje me serume, korçari i vogël është një katalizator i mirë së bashku me Devollin dhe Mohelebin. Lila sa vjen e ngrihet në të djathtë,. Ndërkohë që Abraham nuk lë talentin Roshi të Flamurtarit të bëjë mrekullira me topin. Tirana të paktën për 20 minuta funksionon dhe goli është rrjedhë logjike e një ndeshjeje që dukej qartë se mund të ndahej vetëm kështu, me një gol. Abilaliaj kërcen më shumë se të gjithë në një top të ardhur nga e djathta dhe e dërgon sferën në rrjetë. Mbrapa shpinës së Moçkës. Nuk është një gol i rastit për vlonjatin, që nxjerr dufin e festës duke shkuar pranë tiofozëve bardheblu me fanelën me të njëjtat ngjyra në doë. Për të është një gol i veçantë. Dhe pas golit është një Abilaliaj tjetër. Shumë agresiv dhe luftarak. Ata që të gjithë do të donin ta kishin parë që vite më parë. Sepse asnjëherë nuk është thënë që nuk i mungojnë cilësitë. Pak më shumë karakter ndoshta ta imponon dhe fanela. Në 20 minutat e fundit Flamurtari sulmon, por jo shumë qart.ë katërshja e mbrojtjes së Tiranës nuk lëviz asnjëherë nga detyrat dhe në të vetmin rast që Roshi vjedh një top mes Abraham dhe Dabullës e ndalon”gjyqtari”. Një ndërhyrje që më shumë ishte penallti se sa jo. Dabi vë bast që ka prekur vetëm topin, ndërkohë që Memushi megjithëse i pranon problemet e skuadrës së tij e thotë hapur që ishte një 11-metërsh dhe që ka ndikuar në rezultaitn e ndeshjes. Për tu parë në TV në mbrëmje.

Fundi – në fund ka ndonjë përpjekje të dëshpëruar të skuadrës vlonajte për të marrë barazimin. Madje kërkon dhe Moçka të bëjë disi rolin e heroit dhe në minutat shtesë në një goditje dënimi për vlonajtët lë portën për të shkuar në portën kundërshtare. Nuk ia del as ai. Tirana është mirë e blinduar mrbapa dhe mbron pa shumë ankth rezultatin. Bardheblutë në një farë mënrye hakmerren për ndeshjen e 6 majit. Fitojnë superkupën. Një trofe më vete.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Tue, 18 Aug 2009 , 06:55

Besa fiton dhe bind në miqësoren ndaj Teutës


Autori: Feriz Ferizaj
Data: 17/08/2009
Version Print


Kavajasit zhvillojnë provën gjenerale para startit të sezonit, duke mundur Teutën 2-1

Besa ka zhvilluar dje miqësoren e parë para tifozëve të saj në stadiumin “Besa”. Tifozëria verdhezi pati rastin të shijonte për herë të parë të besuarit e Shpëtim Duros një javë para startit të sezonit. Mjafton të shihje futbollistët që u çuan nga stoli për t’u futur në pjesën e dytë për t’u bindur se kjo Besë është e superblinduar me futbollistë titullarë. Dragusha, Vrapi, Dhëmbi e Hasalla ishin futbollistët që, ndërsa bënin nxemjen mes dy pjesëve, ngjallën jo pak optimizëm te tifozëria e shumtë e pranishme në stadium.

Duke u kthyer te miqësorja, ekipet e nisën lojën me këto përbërje: Shehi, Fagu, Arapi, Leci, Hoxha, Mihani, Poçi, Babamusta, Çikalleshi, Mancaku, Xhafaj. Ndërsa ekipi mik i Teutës aktivizoi: Vashakun, Jakupin, Dushkun, Ndrekën, Imerajn, Hodon, Deliallisin, Muçollarin, Kaçin, Milen, Hysenin. Gjatë pjesës së parë verdhezinjtë dominuam thuajse plotësisht, duke kaluar në avantazh me Mancakun në minutën e 21-të, pas një goditjeje nga distanca, ku portieri Vashaku u mashtrua nga lëvizja pa top e Xhafës. Në manovrën e Besës ra në sy fakti se të gjitha repartet funksionuan më së miri. Për Shehin, nuk bëhet fjalë, pasi ai thuajse nuk pati punë fare. Mbrojtja me Lecin, Hoxhën, Arapin dhe Fagun frenoi ato pak aksione të Teutës.

Në këtë repart ra në sy grinta dhe gjendja shumë e mirë e Fagut, që jo vetëm bëri detyrën e tij, por shpesh u pa të dilte edhe përpara. Në mesfushë sigurisht tashmë janë bindur të gjithë se Artion Poçi mbetet lider dhe futbollisti që i nevojitej Besës. Këtu nuk mund të mos themi se edhe Babamusta me Mihanin nuk bindën. Pra, mesfusha ishte reparti që bindi më shumë. Ndërsa manovra sulmuese ishte ndërtuar mbi Daniel Xhafajn, që u mbështet shkëlqyer nga Mancaku e Çikalleshi. Ky i fundit mori disa herë duatrokitjet e të pranishmëve për veprimet e shkëlqyera teknike, duke garantuar se tashmë Xhafaj e ka partnerin e tij ideal në sulm. Pjesa e dytë solli në fushë të tjerë futbollistë me vlera, disa prej të cilëve i cituam në fillim. Kështu, Besa ndërroi komplet mbrojtjen dhe katërshja Dragusha-Vrapi-Fagu-Hasalla ishte përsëri në një nivel mjaft të lartë. U aktivizuan edhe Dhëmbi, Okshtuni, Tragaj, Kaja për Besën.

Miqtë durrsakë nga ana e tyre bënë disa ndërrime dhe ata, duke aktivizuar edhe Rugovën, Hoxhën, Likmetën, Hysën. I gjithë takimi përfundoi me fitoren e Besës 2-1, ku autorë të golave ishin Mancaku e Xhafaj për Besën dhe Ndreka për Teutën. Kjo miqësore për verdhezinjtë ishte prova gjenerale para startit ndaj Vllaznisë. Besa në këtë sfidë bindi me lojën e saj. Tashmë, nisur nga ajo çfarë dha Besa në këtë miqësore, mund të themi me plot gojën se do të jetë një ndër pretendentet për titull kampion.

I vetmi problem qëndron në mënyrën se si Shpëtim Duro mund të mbajë frymën e grupit, kur ka në dispozicion mjaft emra titullarësh dhe ku në fushë s’mund të luajnë më shumë se 11 veta. Besojmë se mangësia që na frikësonte lidhur me sulmin ishte zgjidhur më së miri. Besa tregoi se është plotësisht në formë dhe e gatshme për ta nisur mbarë sezonin.

5 shkrimet e fundit nga Feriz Ferizaj

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by GOLDIAN » Tue, 18 Aug 2009 , 21:32

mu duk shume cudi largimi i martinit nga laci
me duket se do e fillojme mrapsht kampionatin ja bajne pucin likes e skuadren e merr martini
i perjashtuar

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Wed, 19 Aug 2009 , 04:47

Ideja e çmendur e Laçit, kërkon Gjasulën nga Bazeli
19 Gusht Sipas drejtuesve kurbinas, pritet që lojtari të vijë në formë huazimi



Nuk është vetëm për të bërë lajm. Futbolllisti shqiptar Jurgen Gjasula me pasaportë gjermane, aktualisht është në pronë të Bazel në Zvicër. Sulmuesi 23 vjeçar sipas donatorit Paro Laçi, ka pranuar të hyjë në kontakte me kurbinasit dhe mbrëmë në zyren e Laçit në kryeqytet, i ati i Xhasules ka premtuar para drejtueseve të Laçit, se do të negocijojë fuqishem për ta sjellë të birin në trajten e huazimit për tek Kf. Laçi. Ja deklarata e donatorit Laçi dje:-“ Është mëde e vërtetë se Jurgen Xhasula mund të përfshihet që tani me Laçin. Prej dy ditëve i ati i futbollistit, një mik i hershem i imi , gjëndet këtu dhe ne po bisedojmë për të gjitha detajet e një trasferimi të mundshem. Kemi rënë parimisht dakort. Deri në dt 31 gusht, ku sipas rregullores lejohen huazimet, shpresoj që të kemi konkluduar.”,- deklaroi Paro Laçi dje.(Paro Laçi është emri i donatorit qe i eshte bashkuar Laskes tek Laçi). Kështu futbollisti i bazel, i cili u kërkua të luante për fanellen e kombëtares “doiç” mund të surpizojë e të vijë në Laç. Megjithatë kjo duket paksa e vështirë, duke qenë se Gjasula nuk pranoi të vinte me përfaqësuesen shqiptare.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Wed, 19 Aug 2009 , 04:52

Trajneri
Lika lë pushim kuqeblutë,
nga sot mendohet për Besën
Skuadra shkodrane dje ka qenë në pushim total, pas
një faze përgatitore të ngjeshur, të zhvilluar në Pukë
dhe pas dy takimeve miqësore. Këto të fundit, më
shumë kanë vlejtur për elementet e ardhur për provë
dhe lojtarët e ri, se sa për të përcaktuar formacionin
e parë. Gjithsesi, trajneri Hasan Lika para fillimit të
sezonit të ri ka menduar që të lërë një ditë pushim
grupin. Të dielën kuqeblutë luajtën miqësoren e
fundit me Kastriotin dhe dita e djeshme është
menduar për gjithë lojtarët si momenti për të
rikuperuar forcat, para nisjes së kampionatit.
Ndërkohë, sot ekipi shkodran do të zhvillojë seancën
e parë stërvitore, në prag të ndeshjes me Besën në
transfertë, më 23 gusht. Trajneri Lika këtë javë do të
shikojë nga afër edhe gjendjen e lojtarëve, të cilët
mund të jenë të gatshëm për takimin e parë. E sigurt
duket mungesa e mbrojtësit Elvin Beqiri, i cili u
dëmtua në ndeshjen e Kombëtares me Qipron. A.U.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by vllaznia1919 » Wed, 19 Aug 2009 , 18:25

E lexova edhe un kyt marrine e Gjasules te Laçi.Si i shkon menja me shkru kta gjana se kuptoj.Gjasula veq me ken debil me shku te Laçi.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by Skodrinon » Wed, 19 Aug 2009 , 18:38

vllaznia1919 wrote:E lexova edhe un kyt marrine e Gjasules te Laçi.Si i shkon menja me shkru kta gjana se kuptoj.Gjasula veq me ken debil me shku te Laçi.
gjasula kishte ba aksident me makine. si duket ka psu goditje n'kry e ja ka marre mendt :D

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by GOLDIAN » Wed, 19 Aug 2009 , 18:39

vllaznia1919 wrote:E lexova edhe un kyt marrine e Gjasules te Laçi.Si i shkon menja me shkru kta gjana se kuptoj.Gjasula veq me ken debil me shku te Laçi.
asht me tu shpif gjithca
mire qe deri tash tu shkru perlegjionaret tone qe po i kerkojne klubet ma te mira te europes po tash e kan kthy klubet tona kerkojne lojtar me emer ne europe
prit kur te na thojne dhe per nedvedin e juves nej gja te re :mrgreen:
i perjashtuar

Ledi1920
Fanatics
Fanatics
Posts: 1410
Joined: Fri, 21 Nov 2008 , 15:34
Skuadra: Tirona,Bayern
Location: Tiron

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by Ledi1920 » Wed, 19 Aug 2009 , 21:43

GOLDIAN wrote:
vllaznia1919 wrote:E lexova edhe un kyt marrine e Gjasules te Laçi.Si i shkon menja me shkru kta gjana se kuptoj.Gjasula veq me ken debil me shku te Laçi.
asht me tu shpif gjithca
mire qe deri tash tu shkru perlegjionaret tone qe po i kerkojne klubet ma te mira te europes po tash e kan kthy klubet tona kerkojne lojtar me emer ne europe
prit kur te na thojne dhe per nedvedin e juves nej gja te re :mrgreen:

po nuk ka me shku thjesht bojn lajm kto ose reklame per lacin...
me ardh gjasula ne lac rri nje ore dhe ben gati valixhet...
Image

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Fri, 21 Aug 2009 , 04:01

S’ka më short, gjyqtarët i cakton vetë FSHF për çdo ndeshje


Autori: editor
Data: 20/08/2009
Version Print


Një vendim që mbështetet në bazë të kushteve të UEFA-s për nënshkrimin e “Konventës së Arbitrave”, por që ia ngarkon tërë përgjegjësinë FSHF-së. Sepse, në rastet e gabimeve të gjyqtarëve, institucioni qendror i futbollit shqiptar nuk mund të justifikohet më me shprehjet “verdikti i shortit”, por as me “gabime njerëzore”. Sepse këtej e tutje, në sezonin e ri futbollistik, gjyqtarët për cdo ndeshje, si ata kryesor, edhe anësorët, do të caktohen pa short, nga sektori përkatës në FSHF. Kjo mënyrë emërimi direkt, pa short, si deri më tani, vlen jo vetëm për Superligën, por edhe për kategoritë e tjera. Ky vendim është marrë në mbledhjen e fundit të Komitetit Ekzekutiv, që “bekoi” nisjen e kampionatit të ri kombëtar. Gjithashtu, përpos këtij vendimi, komiteti ekzekutiv ka “aminstuar” dy klube të përjashtuara për dy nga aktiviteti kombëtar sezonin e shkuar, Tërbunin e Pukës dhe Butrinin, ndërkohë që i ka falur edhe dy javë pezullim të fushës së tij Shkumbinit të Peqinit. Në mënyrë telegrafike, ja edhe vendimet e marra nga komiteti ekzekutiv i FSHF-së, në mbledhjen e ditës së enjte, që i hap kështu rrugë fillimit të sezonit të ri, pikërisht më 23 gusht, me ndeshjet e kampionatit të 71-të kombëtar të futbollit, Superliga:

1. Klubeve të Futbollit “Butrinti” dhe “Tërbuni” u hiqet dënimi për mospjesëmarrje në aktivtitet kombëtare. Në sezonin futbollistik 2009-2010 këto dy klube do të marrin pjesë në Kategorinë e Dytë.

2. Shkumbinit i hiqet dënimi për zhvillimin e dy ndeshjeve jashtë fushës përkatëse.

3. U miratuan “Kodet e Drejtësisë Sportive për sezonin 2009-2010”.

4. U miratua lista e aribtirave , asistentëve dhe vëzhgueseve për sezonin futbollistik 2009-2010.

5. Në bazë të kushteve të UEFA-s për nënshkrimin e “Konventës së Aribtrave” për mënyrën e përcaktimit të arbitrave për ndeshjet e Kampionateve Kombëtare, Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së miratoi ndryshimin e rregullores për përcaktimin e arbitrave. Duke filluar nga sezoni 2009-2010, për cdo ndeshje të Kampionateve Kombëtare, arbitrat dhe asistentë arbitrat do të emërohen nga sektori përkatës pranë FSHF-së.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Fri, 21 Aug 2009 , 04:02

ket vitin e fundit qe i ka met dukes si president paska vendos me fitu mire me gjygjtaret sa per 10 vjet

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Fri, 21 Aug 2009 , 04:45

Katër futbollistë në FSHF: Duam paratë tona!
» Vendosur: 20/08/2009 - 08:05





I janë drejtuar institucionit të futbollit shqiptar, për të gjetur drejtësi, teksa pretendojnë se klubet ku kanë bërë pjesë sezonin e kaluar, nuk kanë respektuar kontratën me ta. “Duam lekët tona!” Ka qenë kjo kërkesa e tyre. Nuk janë pak, por katër lojtarë, madje emra shumë të njohur, që pritet këto ditë të bëjnë një kërkesë zyrtare në FSHF, drejtuar Komisionit të Disiplinës, për të shqyrtuar çështjen. Bëhet fjalë për portierin Orges Shehi, mesfushorët Dritan Babamusta e Paulin Dhëmbi, e gjithashtu sulmuesin Daniel Xhafa. Këta të fundit tashmë janë pjesë e Besës, por kërkojnë që të shlyhen deri më një, detyrimet që klubet u kanë nga sezoni i kaluar. Lajmi konfirmohet nga burime të sigurta në federatë. “Të katërt lojtarët kanë qenë këto ditë në ambientet e FSHF-së, për t’u njohur më shumë me procedurat në të tilla raste. Pasi kanë marrë informacionin e duhur, tashmë pritet të bëjnë një kërkesë zyrtare, në mënyrë që çështjet e tyre të kalojnë për shqyrtim Disiplinë”, - tregojnë në institucionin e futbollit. Ndërkohë, edhe vetë shefi i sektorit të garave, Ilir Shulku, e konfirmoi këtë lajm. “Gjithsesi, çështja është ende në kuadrin e fjalëve, sepse lojtarët duhet të bëjnë një kërkesë zyrtare në FSHF, pastaj kjo do të kalojë në komisionet juridike”, - tha Shulku, i cili nuk e mohoi se ekziston një çështje e tillë, në një kohë që lojtarët janë gati të bëjnë kërkesat zyrtare. J.MEMO

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Fri, 21 Aug 2009 , 04:51

Superliga, 600 mijë euro për të drejtën televizive
» Vendosur: 20/08/2009 - 08:04





Leonard Karaj

E drejta televizive e sezonit të ri futbollistik 2009-2010 mund të arrijë shifrën e 600 mijë eurove.Kjo gjë ka dalë nga mbledhja e djeshme e zhvilluar në Federatën Shqiptare të Futbollit nga drejtuesit e kësaj të fundit, kompanisë që do të shesë këtë të drejtë dhe klubeve të Superligës.
Si fillim u tha se shifra do të ishte jo më pak se 300 mijë euro. Por kjo do të vinte gjithnjë e në rritje në varësi të ofertave që do të vinin. E sigurt është vetëm se klubet që kanë pasur nga një kontratë televizive sezonin e kaluar do të marrin pak a shumë dyfishin e asaj shume. Por nuk mbaron me kaq. Klubet do të marrin para nga kjo e drejtë bazuar në renditjen e sezonit 2008-2009 si dhe të disa koefiçinetëve të vendosur nga Federata Shqiptare e Futbollit. Formula ka qenë mjaft e vështirë për t’u kuptuar edhe nga vetë drejtuesit e klubeve shumica e të cilëve kanë kërkuar kohë para se të japin konsensusin e tyre mbi këtë të drejtë. Mbi të gjithë ka qenë Tirana, e cila ka pohuar se do të mbledhë pikë së pari kryesinë e klubit që të diskutojë ofertën. Ndërsa nga ana tjetër Refik Halili ka pohuar se me shumë gjasa klubi bardheblu nuk do të pranojë këtë ofertë pasi është shumë herë më e vogël nga sa duhej që realisht sipas tij të merrte klubi i Tiranës.
E drejta televizive jepet për herë të parë në kampionatin shqiptar dhe nga ajo do të përfitojë ndonëse në sasi shumë më të vogla edhe klube të Kategorisë së Parë. Mbi të gjithë do të jetë Partizani dhe Elbasani, dy “big” që militojnë këtë sezon në këtë kategori. Duhet theksuar se Partizani ka pasur një kontratë gjatë sezonit të kaluar me Vizion + ndaj klubi i Bert Xhanit do të mund të përfitojë diçka më tepër sesa homologët në këtë kategori. Gjithsesi kjo shumë nuk do të jetë më e madhe sesa i një klubi të Superligës. Këta të fundit do të përfitojnë në bazë të kontratave që kanë pasur sezonin e kaluar, nëse kanë pasur (rezultojnë vetëm Tirana, Vllaznia dhe Flamurtari) dhe më pas do të merret parasysh edhe renditja gjatë sezonit të kaluar. Ekipet që mund të përfitojnë më pak janë debutuesit e Kategorisë Superiore, Gramozi, Kastrioti, Laçi dhe Skënderbeu, skuadra këto që me shumë gjasa do të marrin të njëjtën shifër nga paketa e të drejtës TV

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Fri, 21 Aug 2009 , 15:12

Kapiteni dinamovit,
Arjan Pisha, ishte
një nga mbrojtësit
më të kërkuar nga klubet e
mëdha të Superiores në këtë
sezon, madje pati edhe një ofertë
konkrete nga Vllaznia e Shkodrës,
por lëvizja nuk u realizua
dhe “Lashi” iu dorëzua
vendimit të zemrës: të qëndrojë
edhe një sezon tjetër me blutë,
duke qenë kësisoj një nga shtyllat
kryesore të skuadrës së
Dinamos për sezonin e ri.
Kapiteni i rikthehet edhe një
herë bisedës në lidhje me
lëvizjen e tij të mundshme në
merkato, por jo vetëm sqaron
përfundimisht se ka nënshkruar
e zeza mbi të bardhë kontratën
me klubin, por ndihet i
gatshëm të përballojë sfidat e
ardhshme në kampionat, duke
besuar fuqishëm se kjo Dinamo
është e aftë të fitojë trofe. Vllaznia
i premtoi shumë Pishës,
por kapiteni vendosi të mos e
“tradhtojë” skuadrën që i ka
dhënë kaq shumë. “E vërteta
është se pata një ofertë nga Vllaznia.
Unë, normalisht i falënderoj
për respektin që kanë ndaj
meje dhe më vjen mirë që ata
më kanë vlerësuar. Sigurisht që
një ofertë konkrete përmban
dhe terma financiare konkrete,
por lojtari vendos në fund, pasi
bën bilancet. Bilancet e mia unë
i shoh jo vetëm në këndvështrimin
e parasë, por edhe në aspektin
emocional. Dua të them
se një lojtar shkon e jep maksimumin
aty ku ai ndihet komod.
Dhe unë komod ndihem te Dinamo.
I refuzova milionat e Vllaznisë,
pasi i kam shërbyer Dinamos
dhe do të vazhdoj t’i
shërbej edhe më tej. Tani unë
Edhe pse duhen vetëm pak ditë
për startin e kampionatit, ekipi
kavajas është gati që tani. Në
fakt, verdhezinjtë mezi po e
presin ndeshjen e parë, që do
të luajnë brenda në shtëpi ndaj
Vllaznisë. Djemtë e Duros janë
stërvitur intensivisht gjatë kësaj
periudhe, kështu që ndihen gati
për sfidën e parë të kampionatit.
Megjithatë e vetmja gjë që mbetet
për t’u përcaktuar te verdhezinjtë
është formacioni, pasi
kanë mbetur ende disa dilema
për t’u zgjidhur. Nëse mesfusha
dhe sulmi tashmë janë
konfirmuar, mbrojtja është
ende enigmatike. Ç.K.
KAVAJASIT, GATI
PËR VLLAZNINË
kam një kontratë njëvjeçare me
klubin dhe jam i përqendruar
të jap maksimumin për të realizuar
objektivat që kemi”, tha
Pisha.
Skuadra
Për Pishën, Dinamo ka një
grup lojtarësh të mirë, të cilët
kanë pretendimet e tyre në kampionatin
e ri. Kapiteni u mjaftua
të theksonte se të gjithë
lojtarët janë të angazhuar në
shkallën më të lartë gjatë procesit
stërvitor dhe ndihen optimist
për të ardhmen, duke besuar
fuqishëm se Dinamo
mund t’ia dalë mbanë të fitojë
trofe këtë sezon. “Ekipi po
përmirësohet vazhdimisht.
Sigurisht që si çdo skuadër
tjetër, kemi edhe ne problemet
tona dhe kjo lidhet me faktin se
jo të gjithë lojtarët janë përshtatur
mirë. Ka pasur prurje të reja,
që ende nuk janë ambientuar
si duhet, por në tërësi puna me
ta po ecën mirë dhe skuadra
po gjen tempin e duhur në funksionimin
e saj. Fizionomia e
lojës që po ndërtojmë synon një
harmonizim të të gjitha reparteve
dhe që në fushë të marrim
rezultatin maksimal ndaj
çdo kundërshtari”, - shtoi
Pisha.
Kastrioti
Dinamo do të përballet në
javën e parë të kampionatit me
Kastriotin e Krujës në fushën e
këtij të fundit. Për kapitenin dinamovit,
Pisha, kjo sfidë është
shumë e rëndësishme, pasi
blutë dëshirojnë ta nisin me fitore
sezonin e ri dhe të tregojnë
realisht se janë një ekip pretendentë
për titull. Megjithatë, ai
pranon se kjo është një sfidë e
vështirë, ku duhet pasur
kujdes. “Kastrioti, kundërshtari
ynë i parë, është ekip i rrezikshëm
dhe nuk duhet nënvlerësuar.
Ata u ringjitën në Superiore
dhe dëshirojnë shumë
të fitojnë ndaj një skuadre si
jona. Në këtë pikë duhej pasur
kujdes. Megjithatë, unë besoj te
grupi dhe shpresoj ta nisim me
fitore kampionatin e ri. Dinamo
do të udhëtojë për të marrë
trepikëshin në Krujë, - shtoi
kapiteni – Çdo mbrojtës ka
detyrë të ndalojë sulmuesin
kundërshtar, pavarësisht emrave.
Sidoqoftë, besoj se nuk do
t’u lejojmë hapësira”, - shtoi
Pisha.
Rivalët
Kapiteni dinamovit ka komentuar
edhe zhvillimet e fundit
në skuadrat rivale. Sipas tij,
Tirana, Besa, Flamurtari, Teuta
dhe Vllaznia do të jenë ekipet
rivale të Dinamos në garën
për trofe në këtë sezon, duke u
rezervuar të theksojë emrin e
ndonjë skuadre që e sheh si pretendente
të mundshme për titull.
“Janë disa skuadra që pretendojnë
trofe dhe unë shoh
disa rivalë të fuqishëm këtë sezon.
Gjithsesi, ajo që ka rëndësi
është që Dinamo ta marrë seriozisht
çdo ndeshje, duke u
fokusuar gjithmonë te kundërshtari
i radhës. Ne dëshirojmë
titullin dhe besoj se jemi në
gjendje ta fitojmë. I mbetet garës
të tregojë cila nga skuadrat do
të jetë më e fortë”, - përfundoi
kapiteni i bluve, Arjan Pisha.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Fri, 21 Aug 2009 , 15:14

Edhe pse duhen vetëm pak ditë
për startin e kampionatit, ekipi
kavajas është gati që tani. Në
fakt, verdhezinjtë mezi po e
presin ndeshjen e parë, që do
të luajnë brenda në shtëpi ndaj
Vllaznisë. Djemtë e Duros janë
stërvitur intensivisht gjatë kësaj
periudhe, kështu që ndihen gati
për sfidën e parë të kampionatit.
Megjithatë e vetmja gjë që mbetet
për t’u përcaktuar te verdhezinjtë
është formacioni, pasi
kanë mbetur ende disa dilema
për t’u zgjidhur. Nëse mesfusha
dhe sulmi tashmë janë
konfirmuar, mbrojtja është
ende enigmatike. Ç.K.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Sat, 22 Aug 2009 , 04:08

Dinamo mund të humbasë Muçën dhe Karabecin
20 Gusht Të dy janë nën 23 vjeç dhe kanë dalë nga ekipet zinxhire të skuadrave kryeqytetase; blutë duan ta zgjidhin paqësisht çështjen



Edhe pse “hallet” e Dinamos janë dukur të mbyllura, dje ato janë rihapur sërish si me një të rënë të “lapsit”. Kështu, dy lojtarët e Dinamos, Gentjan Muça dhe i sapoardhuri Erando Karabeci tashmë janë rivënë sërish në shënjestër të ish-skuadrave të tyre, përkatësisht Tirana dhe Partizani. Gjithçka ka nisur pikërisht nga Rregullorja e Federatës Shqiptare të Futbollit, por edhe të UEFA-s e FIFA-s, që një lojtar, i cili nuk ka kaluar moshën 23 vjeç dhe që ëshë aktivizuar me një ekip që në radhët e Akademisë, apo ekipeve zinxhire, i detyrohet ish-klubit të tij një lloj “gjobe” për lejen e kalimit edhe nëse kontrata e tij ka përfunduar zyrtarisht me atë klub. Dhe që të dy, qoftë Muça, qoftë Karabeci kanë dalë nga ekipet zinxhirë të Tiranës dhe Partizanit.

Muça- E para që është hedhur në sulm ka qenë Tirana. Kështu, klubi bardheblu ka patur pretendimet e tij që kur Gentjan Muça kaloi tek Dinamo. Por, duke qenë se përpara ishte Liga e Europës dhe blutë nuk kishin shumë lojarë në dispozicion, atëherë bardheblutë pranuan që ta linin Muçën të luante për dinamovitët. Por, tani duket se Tirana i është kthyer sërish “rregullores” dhe ka kërkuar një shumë prej 1 milionë lekësh dëmshpërblim për Gentjan Muçën, ish-lojtarin e tyre të akademisë, i cili nuk ka mbushur ende 23 vjeç. Vetë lojtari nuk është prononcuar rreth këtij fakti, por nga sa është mësuar ka shkuar në FSHF për të sqaruar këtë problem. Nëse problemi nuk zgjidhet ai s’mund të luajë dot në kampionat.

Karabeci- Përsa i përket Erando Karabecit çështja është e ndryshme. Megjithatë, përsëri edhe për të mund të ketë probleme, ose të paktën lojtari duhet të ankohet në FSHF përpara se të fillojë kampionati. Kështu, presidenti i Partizanit, Albert Xhani kërkon nga Dinamo një shumë të njëjtë me atë që kërkon Tirana nga Muça. Nga ana e tij Karabeci ka pohuar se një gjë e tillë qëndron, por se nëse kontrata e tij ka përfunduar dhe në momentin kur ai nuk ka përfituar asgjë për një sezon të tërë, atëherë gjërat duhen parë më mirë. “Unë do të takoj presidentin Xhani këto ditë dhe do të mundohem ta zgjidh këtë çështje”, ka thënë vetë Karabeci. “Dhe, nëse nuk e zgjidh dot, atëherë do t’I drejtohem FSHF-së”, ka sqaruar Erando.

Dinamo- Ndërkohë, dje, drejtuesit e Dinamos nuk duan të prononcohen lidhur me këtë fakt edhe pse ata duan që të mos kenë probleme me rregulloren. Vetë administratori i klubit, Ismet Saliaj, ka pohuar se në lidhje me këtë problem, nuk do të ketë asnjë masë nga Dinamo. “Ne nuk duam të jemi armiq me klubet e tjera, sidomos ato kryeqytetase. Nuk e di të them të drejtën, këtë do ta sqarojmë në FSHF dhe me lojtarët. Kur kanë ardhur këtu, ata kanë siguruar se nuk kanë asnjë problem me klubet nga kanë ikur. Pra mendoj se ata do t’I zgjidhin problemet me klubet e tyre dhe do të jenë të gatshëm”, ka thënë Saliaj. Po nëse kjo nuk do të ndodhë. Atëherë duket se Dinamo s’do të paguajë asnjë lek, teksa Saliaj e ka thënë një gjë të tillë edhe pse jo në mënyrë të drejtpërdrejtë. “Nëse nuk i zgjidhin problemet, lojtarët mund të gjejnë zgjidhje të tjera”, pra me pak fjalë Dinamo nuk ka ndërmend të thyejë asnjë rregull.

Ndesha- Të shtunën është edhe ndeshja me Kastriotin dhe, sipas të gjithave gjasave, nëse lojtarët nuk i zgjidhin problemet rrezikojnë të mbeten jashtë kësaj përballjeje. Për Karabecin kjo nuk do të jetë problem, pasi ai nuk do të luante në çdo rast, duke qenë se është ende me gjendje gripale. Por, për Muçën ndryshon puna.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Sat, 22 Aug 2009 , 04:10

Ethe kavajase: Po nis sezoni yne!
20 Gusht Besa ndihet “super” pas afrimeve te lojtareve cilesore dhe nje stervitjeje model nga trajneri Duro



“Ndryshe nga viti i kaluar, kur ndeshja e startit u humb vetëm për një gabim foshnjarak, kjo gjë nuk do të ndodhë më këtë të dielë. Vjet e mallkuan të gjithë atë top të kthyer prapa nga ish-mesfushori i Besës, Enkel Alikaj ( ky lojtar të dielën pritet të jetë kundërshtar i kavajasve me fanellën e shkodranëve), që u shfrytëzua perfekt nga vlonjatët që shënuan e fituan. Ndersa ndaj Vllaznisë pritet të regjistrohet fitorja e parë dhe tripikëshi që në start. Tashme te gjithe jemi optimist”, tha dje drejtori teknik i Besës, Gentian Kaja

Situata – U pa dhe në miqësoren e fundit me Teutën, fituar 2-1 në Kavajë, se Besa e sezonit të ri do të paraqesë ambicie të forta. Grupi është stërvitur në kushte ideale që nga 8 korriku (stërvitjen nisën fillimisht në Kavajë) dhe më tej pas 19 korrikut e gjer më sot, Besa me dy faza përgatitore të zhvilluara e të kombinuara perfekt në Mavrovë dhe në Ohër të Maqedonisë ka marrë atë formë qe i nevojitet per te perballuar edicionin. Një gjendje sportive të tillë e ka konfirmuar edhe trajneri Shpëtim Duro në deklarimet e tij. “Takimin e parë zyrtar të startit të kampionatit të ri, përballë shkodranëve në fushën tonë jemi duke e parapërgatitur me shumë kujdes. Si një ndihmesë jo e vogël, për të parë harmonizimin dhe konsolidimin e skuadres që do të na duhet pargjatë rrugës së sezonit të ri, kane shërbyer edhe disa ndeshje miqësore. Janë plot gjashtë të tilla, me bilancin pesë fitore e vetëm një humbje, që dëshmojnë se situata aktuale është mjaft pozitive te Besa. Mjaftojnë këto fakte - pohoi drejtoi teknik Gentian Kaja pasditen e djeshme - për të kuptuar se edhe në kampionatin e ri, Besa hyn me shumë optimiste dhe do ta dëshmojë këtë me pretendimet konkrete që do të shprehë në të gjitha ndeshjet, sipas radhës së tyre. Duke dëshmuar gatishmërinë dhe aftësinë e saj për një start të mbarë ndaj Vllaznisë në Kavajë”.

Grupi – “Janë një grup futbollistësh me përvoje të konsiderueshme, te cilet janë afruar gjatë merkatës së verës te Besa” - thote drejtori Kaja. “Lojtarë që me aftësitë e tyre presim të sjellin në skuadrën tonë vlera, duke dhënë rendimentin maksimal në stërvitje dhe në ndeshje. Në të gjithë këtë periudhë është parë qartë ai sens angazhimi e serioziteti nga ana te gjitheve, për t’u stërvitur sa më mirë, por veçanërisht të ardhurve e rinj, të cilët kanë dëshmuar se do t’i japin një performancë edhe më spikatëse lojës së Besës. Konkretisht, forma e Artion Poçit në mesfushë dhe e Daniel Xhafës në sulm, pa llogaritur se në portë është një “gardian” ndër më të mirët e kampionatit shqiptar, si durrsaku Orges Shehi, apo dhe fakti se në mbrojtje Besa rreshton jo pak, por 10 lojtarë me klas, e po kështu dhe më mesfushë që e kemi quajtur më “pesë yje”, atëhere – vazhdon komentin e tij drejtori Kaja - nuk ka se si me këtë grup, jo vetëm ne pjestarët e stafit që kemi shfaqur konsideratat tona, por edhe vetë tifozeria kavajase eshte entuziazmuar. Sigurisht në kampionat, ndryshe nga ndeshjet miqësore, dihet se luhet për pikët, por Besa falë kualiteteve që disponon do te dije të reagoje mire ne çdo situatë”, perfundon Kaja.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Sat, 22 Aug 2009 , 04:11

FSHF I heq “licensën” gjyqtarit Arjan Mali
20 Gusht

Asistenti në ndeshjen e shumëpërfolur të plejautit Kastrioti – Partizani, që tani e tutje s’do të arbitrojë më





Të gjithë e mbajnë mend dhe e njohin shumë mirë gjyqtarin Arjan Mali. Edhe nëse ka patur ndonjë sportdashës që nuk e ka njohur, ka mjaftuar ndeshja e plejautit të sezonit të kaluar ndërmjet Kastriotit dhe Partizanit (ku demat e kuq ranë nga kategoria”, pikërisht nga një gabim I këtij asistenti të Metës në atë ndeshje) që të gjithë të mësojnë emrin e tij. Vetë gjyqtari nuk ka dalë dhe nuk është prononcuar asnjëherë publikisht për këtë gjë. Madje është folur shumë se ai do të dënohej për këtë që ka ndodhur. Aq sa edhe burime të brendëshme në FSHF e pohonin një gjë të tillë. Por, me kohën që kaloi dhe me asnjë vendim të dalë, një gjë e tillë, pra dënimi I Malit u la në harresë. Por, jo për Federatën Shqiptare të Fubollit. Kështu, edhe pse lajmin FSHF nuk e ka dhënë ende zyrtarisht (në bazë të rregullores nuk bëhen publike masat nga arbitrave) nga sa është mësuar dje, gjyqtari Arjan Mali është dënuar që të mos arbitrojë më asnjëherë në kampionatin shqiptar, madje në asnjë prej kategorive. Një lajm I tillë ka dalë dje nga zyrat e FSHF-së, teksa masa për t’I hequr këtij arbitri “licensën” ka ardhur pikërisht pas atij goli të anulluar të Partizanit, në Durrës, në ndeshjen e plejautit ndaj Partizanit.

Ccfarë ndodhi- Në ndeshjen e plejautit ndërmjet Kastriotit dhe Partizanit, e zhvilluar në “Niko Dovana” të Durrësit, ku Partizani ra për herë të dytë në historinë e tij 64-vjeccare si klub (pas rënies në sezonin 99-2000), ka qenë pikërisht asistenti I Kridens Metës në atë ndeshje, Arjan Mali ai që, kur rezultati I ndeshjes ishte 1-0 për Kastriotin dhe kur Partizani ka shënuar golin e barazimit me anë të Memës, e ka anulluar atë për një pozicion jashtë loje, që më pas u vërtetua se ishte inekzistent. Në stadium në atë kohë nisi edhe një protestë kolektive, teksa e gjithë skuadra e Partizanit, përfshirë edhe presidentin Xhani iu vërsulën anësorit Mali. Më pas një gjendje e tillë vazhdoi edhe për disa ditë. Ndërkohë dje, më në fund ka ardhur edhe masa për gjyqtarin Mali, I cili nuk do të arbitrojë më asnjë ndeshje në kampionatin shqiptar.

Post Reply