Page 78 of 230

Posted: Mon, 10 Nov 2008 , 09:11
by fpjalmi
Premio për
takimin me
Lushnjën
Kuqeblutë e Vllaznisë do të përfitojnë
premion e premtuar nga
presidenti i këtij klubi, Valter Fushaj,
si rezultat i fitores së arritur
me skuadrën e Lushnjës. Nga
burime pranë presidencës shkodrane,
kjo vlerë mund të luhatet
nga 3000 deri në 4000 dollarë.
Mesa duket, kjo ka qenë edhe një
ndër shtysat e ekipit shkodran për
arritjen e suksesit në këtë përballje.
Drejtuesi numër një i këtij
klubi, presidenti Fushaj, ka qenë
përherë korrekt në mbajtjen e
premtimeve të dhëna. E në këtë
aspekt, klubi shkodran është një
nga më të rregulltit për sa i përket
anës financiare. Premioja e
Lushnjës mund të jetë një parapritë
e një tjetër premioje që
mund të përfitojnë lojtarët, në
rast fitoreje edhe me skuadrën e
Teutës. A. Uruçi
ADMIR URUÇI

Posted: Thu, 13 Nov 2008 , 23:15
by fpjalmi
vllaznise nuk i ndahen shqetesimet e lojtareve perseri .

sinani fillon perseri te kete probleme mbas nderhyrjeve te poshtra te skuadres lushnjare .

Alarm kuqeblu: Sinani i dëmtuar
13 Nentor Te Vllaznia mungojnë zyrtarisht edhe Doçi, Bashiç e Kaçi. Canaj me “dhimbje koke”

Sulmuesi vazhdon me probleme. Është në dyshim të plotë për ndeshjen kundër Teutës .




Doçi, Bashiç dhe Kaçi, zyrtarisht jashtë formacionit. Në pikëpyetje edhe kapiteni Sinani, i cili ende nuk është bashkuar me grupin pas dëmtimit në Lushnje. Nuk paska qenë e thënë, që Vllaznia të jetë e qetë përpara një ndeshje të kampionatit. Skuadrës së Canajt, në prag të ndeshjes kundër Teutës do t’i mungojnë tre futbollistë. Doçi, Bashiç dhe Kaçi nuk do të jenë në këtë takim. Kjo është përgjigja zyrtare e mjekut të Vllaznisë, ndërkohë që në krahun tjetër, ai nuk është shumë i qetë edhe për gjendjen e kapitenit Sinani, i cili ka ndjerë shqetësime serioze, në pjesën e dytë të ndeshjes së javës së kaluar në Lushnje, ku edhe u detyrua të largohej nga fusha e lojës, si rezultat i një tërheqje muskulare në kofshën e djathtë. Pasojat e këtij dëmtimi e kanë shoqëruar Sinanin edhe në seancat stervitore të kësaj jave, duke mos e lejuar që të përballojë ngarkesën stervitore me grupin. “Vetëm dje kemi filluar të bëjmë ndonjë tentativë, për të provuar mundësinë e përfshirjes në grupin e parë, duke e lënë për disa minuta në fushë, gjatë një ndeshje testuese që bëri tekniku Canaj me skuadrën, por shumë shpejt, ai u detyrua të zëvendësohej pasi ende nuk është rikuperuar”, shprehet mjeku Çoba. Ndërko, në takimin e Lushnjes, probleme ka pasur edhe për mesfushorët Belisha e Nallbani, të cilët disa herë kanë kërkuar asistencën e mjekëve, pas ndërhyrjeve të ashpra të futbollistëve vendas. Megjithatë, në lidhje me këtë dy futbollistë, stafi mjekësor nuk mendon se nuk do të jenë në fushë, madje që nga minuta e parë. Për ndeshjen kundër Teutës, tekniku Canaj duket se do të jetë i detyruar të mbrojtjes Amarildo Belishën, duke lënë në qëndër të mesfushës Nallbanin me Osjen, në krah Hotin djathtas dhe Smajlin majtas, rol të cilin do ta luajë për herë të parë, që kur ka ardhur tek Vllaznia. Ndërsa në vend të Sinanit, mendohet se do të jetë i riu Raboshta.

Posted: Thu, 13 Nov 2008 , 23:33
by vllaznia1919
Po me vjen keq per Viorin por ishalla po shperthen ky Rraboshta.

Posted: Sat, 15 Nov 2008 , 01:48
by Admin
Gjynah per Sinanin, pasi asht lojtari kryesor i joni.... e aq ma teper qe asht nje nder lojtart ma korrekt ne kampionatin tone.
Ishalla Rraboshta ka me e justifiku vedin.

Posted: Sat, 15 Nov 2008 , 05:17
by fpjalmi
ishalla sinani bahet kunder tiranes.

sinani i vjen hakut tiranes ,dhe dihet nga te gjithe qe sinani quhet hija e zeze e tiranes,sepse i jep shum petlla nallbanit.
:lol: :lol: :lol: :lol: :lol:

megjithate qa kam ndigju nga shkodranet rraboshta asht lojtar fantastik gjithashtu.

Posted: Sat, 15 Nov 2008 , 05:39
by fpjalmi
Vllaznia/Numri një i pankinës kuqeblu ndryshon taktikë
Canaj: Do të luajmë
në sulm me Teutën
Tekniku rrezikon për fitoren. Me tre sulmues në fushë

Përgatitjet e ekipit të Vl
laznisë për takimin e
radhës me Teutën
janë futur në fazën finale të
tyre. Tekniku Canaj jo vetëm
që ka menduar për lojtarët
që do të zbresin në fushën e
blertë në këtë përballje, por
ka menduar gjithashtu,
edhe për të gjetur rrugën e
duhur që do ta çojë këtë ekip
drejt suksesit në këtë takim.
Tekniku vlonjat gjatë seancës
stërvitore në të cilën
ka zhvilluar një takim me
dy porta mes ekipit të tij, ka
përgatitur një skemë ndryshe,
për të kaluar me sukses
këtë përballje të radhës të kuqebluve.
Në këtë seancë,
tekniku e ka provuar ekipin
e tij me dy skemat, të cilat
mund t’i përdorë në
ndeshjen e ardhshme. Të
paktën nga ajo që u paraqit
në atë seancë stërvitore,
skuadra i ka të gjitha
mundësitë për të pasur një
reshtim me tre mbrojtës,
katër mesfushorë dhe tre
sulmues, ku ndër ta, Sinani
do të jetë më përpara.
Taktikat
Ndoshta kjo mund të jetë
taktika e duhur për të çarë
mbrojtjen e “djemve të
detit” në këtë përballje.
Megjithatë, tekniku ka provuar
edhe rreshtimin klasik
me 4-4-2, të cilin e ka përdorur
që nga fillimi i sezonit.
Nisur nga ajo që ekipi
paraqiti në këtë seancë
stërvitore, më pranë zbatimit
mbetet skema 3-4-3.
Problem për teknikun
ADMIR URUÇI
Canaj, ndoshta nuk ka qenë
skema e lojës, por mungesat
e tre prej lojtarëve titullarë
të këtij ekipi. Mungesën
e lojtarëve të dënuar
dhe të dëmtuar, tekniku
duket se do ta zgjidhë me
lojtarët me eksperiencë që
ka në stol.
Formacioni
Tekniku Canaj mendohet
që të hedhë në fushën
e lojës që nga minuta e
parë Osjen dhe Hotin. Të
dy këta lojtarë kanë qenë
pjesë e pandarë e formacioneve
të ekipit kuqeblu
në këtë sezon. Megjithatë,
për të parën herë në këtë
sezon, futbollistwt do tw
provojnë role të reja në fushën
e blertë, të cilat nuk është
se i kanë të panjohura.
Nga sa mësohet treshja e
mbrojtjes do të përbëhet nga
Beqiri në të djathtë, ndërsa
Lici kthehet për të parën
herë në rolin e një mbrojtësi
të qendrës në këtë sezon, rol
të cilin e ka luajtur thuajse
në gjithë sezonin e shkuar
jashtëzakonisht mirë. Ndërsa
Belisha do të lërë përsëri
mesfushën dhe do të kalojë
në të majtë të mbrojtjes.
Lezhjani Smajli do të spostohet
nga e djathta në të
majtë të mesfushës, ndërsa
vendin e tij në krahun e
djathtë do ta luajë Hoti. Dyshja
e qendrës do të jetë një
dyshe me shumë eksperiencë
si Osja e Nallbani.
Ndryshimet
Në këtë takim ndryshimi
do të jetë në vijën e sulmit.
Përkrah Sinanit nuk do të
jetë vetëm Dhëmbi, por edhe
ganezi Boadu. Kuqeblutë, të
cilët kërkojnë të tretën fitore
radhazi për t’i bërë një mbyllje
sa më të mirë kësaj faze,
lojën me tre sulmues e
shikojnë si mundësinë më të
mirë për t’ia arritur qëllimit.
Kësaj here tekniku Canaj
kërkon të rrezikojë gjithçka
për të arritur fitoren.
Zgjedhja e këtij moduli loje
nga ana e teknikut vlonjat
të kuqebluve ka të vetmin
qëllim, zhbllokimin sa më të
shpejtë të rezultatit, që
pastaj gjithçka të luhet më
lirshëm dhe larg presionit,
që mund të vijë nga mungesa
e golit.

Posted: Sat, 15 Nov 2008 , 05:42
by fpjalmi
TEUTA do vetem piket e plota kunder vllaznise.


Begeja: Ndaj kuqebluve
do luajmë me mbrojtje
Ekipi i Teutës do të shkojë në drejtim të Shkodrës i bindur si
asnjëherë më parë për të marrë një rezultat sa më pozitiv. Zv/
trajneri i Teutës, Gentian Begeja, ka bindjen se “djemtë e detit”
nuk do ta zhgënjejnë në stadiumin “Loro Boriçi”, pavarësisht
faktit se forca e kundërshtarit nuk vihet në diskutim. “Do të
përpiqemi në maksimum të bllokojmë çdo tentativë të ekipit të
Vllaznisë drejt portës tonë, duke luajtur me mbrojtje të përforcuar
dhe mesfushë solide. Por kjo nuk do të thotë se ne vetëm do
të mbrohemi. Objektivi i
skuadrës janë tri pikët, ndaj
edhe sulmi ynë do të jetë
agresiv. Shpresoj të
shënojmë të parët në Shkodër,
pasi një situatë e tillë
do të na e lehtësonte
punën”, deklaroi Begeja. Zv/
trajneri i “djemve të detit” ka
drejtuar me shumë sukses
formacionin durrsak në
ndeshjen e Kupës ndaj Pogradecit.
Sipas tij, edhe fitorja
e marrë ndaj skuadrës
liqenore ka shumë vlera,
pasi u arrit me formacionin
rezervë të Teutës. “Nuk
është rastësi që fituam
edhe në ndeshjen e kthimit
ndaj ekipit të Pogradecit. Ne
e kishim arritur kualifikimin që në takimin e parë kur fituam jashtë
fushe, por sërish u kërkova djemve një tjetër fitore. Kjo është
çështje mentaliteti. Dua të theksoj se, Teuta që do të ndeshet të
shtunën ndaj Vllaznisë do të synojë vetëm marrjen e pikëve të
plota. Sigurisht që fitorja ndaj kuqebluve do të jetë mjaft e vështirë
dhe nganjëherë është fati ai që vendos, por kam bindjen se,
ne do të vazhdojmë të dhurojmë momente magjike si në këto
pesë javët e fundit”, përfundoi zv/trajneri i “djemve të detit”
Begeja. Oerd Ulqini

Posted: Sat, 15 Nov 2008 , 05:45
by fpjalmi
shum ekipe neper gazeta thojn qe do luftojm per barazim jasht qytetit kurse teuta keka e betume vetem per fitore :lol: :lol: :lol: :lol: :lol:

duhet nji rezultat tenistik per me i dhan teutes sepse po enderroka shum per fitore :lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol:

starova asht tranieri qe kam inat ma shum nga tranieret e shqipnise sepse ban si i shkathet tamam si bici.

le ti japim nje mesim edhe staroves ,dhe ti japim nji mesim te mire siq i dhame kolegut te tij bicit javen qe kaloj. :lol: :lol: :lol: :lol:

Posted: Sat, 15 Nov 2008 , 14:26
by vllaznia1919
Ishalla kta te tont po lozin me deshire e me mend ne kry e ta shofin manej Tueta se kush asht Vllaznia.

Posted: Sat, 15 Nov 2008 , 16:46
by GOLDIAN
vllaznia1919 wrote:Ishalla kta te tont po lozin me deshire e me mend ne kry e ta shofin manej Tueta se kush asht Vllaznia.
ta kan degju fjalen

Posted: Mon, 17 Nov 2008 , 04:35
by fpjalmi
Begeja, protagonist negativ

Ish-sulmuesi i ekipit durrsak dhe tani zv/trajner i tij, Gentian Begeja, është bërë përsëri
protagonist në përballjet mes dy skuadrave, Teutës dhe Vllaznisë. Në përfundim të
kësaj ndeshjeje, zëvendësi i parë i Starovës u është drejtuar me të shara tifozëve
shkodrane, aq sa ka nxitur edhe irritimin e tyre karshi tij. Ky nuk është rasti parë që zv/
trajneri Begeja bëhet protagonist i së keqes në qytetin verior. Të njëjtën gjë ka bërë
edhe kur ka qenë futbollist, por edhe si trajner i ekipit të “djemve të detit”.

Posted: Mon, 17 Nov 2008 , 04:38
by fpjalmi
te shohim nese fshf do ta ndershkoje kete njeri te poshter.

e mbaj mend qe para 15 vjeteve kur ka ken futbollist i teutes pat sha ne stadium tifozat tane dhe un kam ken bash njatu kur njeni prej tifozeve e pat gjujt me gur ,dhe guri i pat qa tullen e kokes

Posted: Mon, 17 Nov 2008 , 15:01
by vllaznia1919
Prep spaska marre vesht ky?I keka dasht edhe i tull tjeter me duket.Tallem! :lol: :lol: :lol: :lol:

Posted: Mon, 17 Nov 2008 , 17:10
by kuqeblu4ever
vllaznia1919 wrote:Prep spaska marre vesht ky?I keka dasht edhe i tull tjeter me duket.Tallem! :lol: :lol: :lol: :lol:
ti keke me at parimin s'ka nji pa dy mduket :lol: :lol: :lol:
e paska lan batall tulla.

Posted: Mon, 17 Nov 2008 , 21:17
by fpjalmi
te forta te dyja

:lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol:

duhet qe rradhen tjeter ti heket e drejta me ardh ne shkoder.

pra shkurt ,atij njeriu i duhet me iu hek patenta mos me ardh ma ne shkoder ,si njiri i padeshiruar nga shkodranet. :lol: :lol: :lol: :lol: :lol:

Posted: Mon, 17 Nov 2008 , 21:38
by fpjalmi
Futboll

Canaj: “Vllaznia është kthyer e frikshme”
17 Nentor

Fitorja e arritur në shtëpi me durrsakët e Teutës ka qënë e treta radhazi për Vllazninë. E filloi me Elbasanin në Shkodër, vijoi në transfertën e Lushnjës, për të bërë të njëjtën gjë edhe në ndeshjen e së shtunës së kaluar me Teutën në Shkodër. Pa anashkaluar dy tre pikëshat e mëparshëm, ky i fundit ndaj durrsakëve merr vlera tepër të mëdha, pasi në një farë mënyre ka qënë vendimtar në fatin e e mëtejshëm të kuqebluve. Ndonëse pas përfundimit të ndeshjes ka qënë shumë i nervozuar me gjykimin e ndeshjes, duke mos hezituar të komentojë defektet që manifestuan në fushën e lojës treshja tiranase, tekniku shkodran nuk ka harruar të përgëzojë ekipin e tij, ku sipas tij futbollistët kuqeblu në këtë takim treguan një karakter të jashtëzakonshëm. Dhe ajo që e ka kënaqur më tepër tknikun shkodran në këtë ndeshje ka qënë gëzimi që skuadra i ka dhënë publikut të zjarrtë, i cili me atë mbështetje të fuqishme që i bëri futbollistëve të tij gjatë të gjithë takimit, nuk meritonte të shpërblehej vetëm me një barazim. Duke iu rikthyer momentit të shënimit të golit në sekondat e fundit të ndeshjes nga Beqiri, duhet pranuar se situata në mjedisin e “Loro Boriçit”, në fushë dhe shkallët e tij ka qënë e jashtëzakonshme. Një gol që shpërbleu epërsinë që paraqiti në fushë skuadra shkodrane, por më së shumti një gol që hap një kapitull krejt të ri për Vllazninë, kur kemi parasysh se të dielën e ardhshme Vllaznia do të jetë mysafire në Tiranë, përballë kryesueses Tirana. Dhe e thënë drejt, nëse nuk do të dilte në dritë ky gol i Beqirit, për t’i dhënë tre pikët Vllaznisë edhe ballafaqimi i javës së ardhshme Tirana ? Vllaznia do të kishte ngjyra krejt të tjera, duke ia zbehur në një farë mënyre rivalitetin kreut të tabelës së klasifikimit.

Besimi ? Kanë kaluar shumë javë të kampionatit, ndër të cilat ka pasur ngjitje, por edhe ulje, vlerësime dhe kritika, por gjithsesi, ajo që ka rënë në sy tek tekniku i shkodranëve Agim Canaj, ka qënë besimi se me këtë skuadër do të mund të arrijë tek objektivi, që klubi ka marrë në fillim të sezonit. Dhe, “lapsi” i Canajt nuk duket se ka gabuar, pasi ngadalë, por me hapa të sigurtë, ai po mbërrin aty ku ka synuar. “Mendoj se skuadra është në rrugën e duhur, gjë që e tregoi edhe në këtë ndeshje, që ndonëse me pak peripeci, ishte një fitore plotësisht e merituar nga ana e ekipit tonë, i cili e domonoi lojën në përgjithësi”, thekson Canaj duke iu gëzuar jo vetëm marrjes së pikëve, si dhe pozicionit në vend të dytë në tabelën e klasifikimit, por më së shumti nivelit të mirë, që po paraqet skuadra në fushën e lojës

Posted: Mon, 17 Nov 2008 , 21:42
by fpjalmi
keto jan deklaratat e pqaftyra te presidentit te teutes.

ai nuk pranon qe gjykimi asht i nje anshem per teuten dhe nuk pranon as 3 penalltite dhe golin e rregullt. ma mire lexoni se qa shkruhet


Deklaratat e shkodranëve acarojnë Hasanbelliun
17 Nentor Pas shtatë javësh pozitive, “djemtë e detit” janë ndalur në Shkodër, duke humbur takimin ndaj Vllaznisë vetëm në sekondat e fundit të tij. Gjatë këtyre javëve, dukej sikur Teuta e kishte harruar humbjen, ndërsa për të gjetur dështimin e fundit të saj, duhet të kthehesh në javën e tretë të kampionatit, ku durrsakët u mundën me rezultatin 1?0 nga Shkumbini. Futbollistët e Starovës janë përpjekur shumë që dhe në “Loro Borici” të mos dilnin pa pikë. Këtë objektiv arritën ta realizojnë mjaft mirë deri në minutën e tretë shtesë të ndeshjes, por atëherë kur u mendua se Teuta e mori një pikë, ishte mbrojtësi i ekipit kombëtar Elvin Beqiri që shënoi golin e fitores për Vllazninë, duke i kthyer bregdetarët me “këmbë në tokë”. Megjithëse një humbje në fund është gjithnj` mjaft e hidhur, trajneri Starova është përpjekur pas ndeshjes, që me fjalët e tij ta bëj sa më të lehtë për djemtë e tij, zhgënjimin që të jep humbja, shijen e të cilës skuadra kishte javë që nuk e provonte. “Nuk kemi çfarë të bëjmë – shprehet Starova – pasi në futboll ndodhin këto gjëra. Ashtu siç e pësuam në fund, ashtu dhe mund të kishim kaluar në avantazh me rastin e Miles, dhjetë minuta para se të mbyllej ndeshja. Duhet të pranojmë këtë dështim dhe të vazhdojmë punën, për të qenë më rezultativë në javët e ardhshme. Përsa i përket lojës nuk është se kam shumë pretendime për të, sepse përgjithësisht futbollistët kanë luajtur mirë, sidomos në pjesën e dytë të ndeshjes, ku treguam një formë të mirë fizike”. Kurse presidenti durrsak Edmond Hasanbelliu dje ka qenë mjaft i indinjuar nga deklaratat që kanë bërë drejtuesit shkodranë pas këtij takimi. “Nuk i kuptoj ato deklarata të turpshme të drejtuesëve shkodranë, të cilët me ato çka shprehën, hedhin baltë dhe nënvlerësojnë lojën e skuadrës tonë. Gjykimi i takimit jo vetëm që nuk ishte në favorin tonë siç shprehen ata, por në momente të caktuara ndikoi në disfavor të Teutës. Ata kërkojnë që të justifikojnë fitoren e tyre në minutat e fundit dhe të tregojnë diçka jo të vërtetë, sikur ekipi i tyre mund të fitonte shumë më thellë. Unë e kuptoj që trajneri Canaj me deklarata e tij, dëshiron të justifikohet para presidentit, por nuk ka pse ta bëjë këtë duke nënvlerësuar kundërshtarin. Nëse pjesën e parë Vllaznia luajti më mirë, ne ishim shumë më lart në pjesën e dytë dhe i kishim mundësitë për ta fituar ndeshjen. Unë dhe ekipi im e pranojmë humbjen ndonëse ishte dramatike, por nuk pranojmë që drejtuesit e skuadrës kundërshtare të nëpërkëmbin vlerat tona për të nxjerrë në pah meritat e tyre”.

Posted: Mon, 17 Nov 2008 , 22:01
by GOLDIAN
po lene qenin te lehin
na morme tre piket
ai leh si qen

Posted: Mon, 17 Nov 2008 , 22:05
by fpjalmi
ashtu asht goldian.

Posted: Mon, 17 Nov 2008 , 22:07
by fpjalmi
gezeta sporti shqiptare online.
vllaznine qe do 3 piket edhe me tiranen ,pse jo per mos t'a leshuiar me vendin e pare deri ne fund.

Vllaznia, fitorja e shoqëruar me lotë


Shkodranët janë brenda objektivave, duke udhëtuar në transfertën me Tiranën me plot autoritet

Ndeshja e së shtunës me Teutën ka dhuruar shumë emocione në Shkodër. Kishte kohë në fakt që tifozët shkodranë, trajnerët, drejtuesit dhe tifozët e saj nuk i gëzoheshin aq shumë një fitoreje të tillë. Të arritur vetëm në minutën e 93 të të ndeshjes dhe për këtë arsye shprehja që kemi dëgjuar më tepër, ka qenë ajo: “Gati më la zemra.” E ka thënë këtë trajneri i portierëve Paulin Ndoja, i cili të tregonte edhe duart që ende i dridheshin nga gëzimi i shfrenuar pas golit të Beqirit.

Kemi parë Suad Licin, që ndonëse në stol, ka derdhur lot gëzimi nga fitorja e arritur. Kemi parë Hotin që qante, sepse me gabimin e tij në rastin e golit të barazimit për pak sa nuk e ndëshkoi rëndë Vllaznisë. Ashtu siç kemi parë futbollistët e tjerë të Vllaznisë të shkonin drejt Shtubinës, të riut që u aktivizua në pjesën e parë, por që u largua në të dytën nga Canaj dhe për këtë arsye donin t’i jepnin moral se mund të bëjë gjëra të mira në të ardhmen.

Minutat e fundit të ndeshjes në fakt kanë qenë shumë dramatike. Përveçse ndodheshin në barazim, shkodranët humbën edhe shërbimin e Kaçit, i cili u dëmtua sërish dhe u largua nga fusha e lojës gati 10 minuta para përfundimit të ndeshjes. Duke e lënë skuadrën e tij me 10 veta, megjithatë ajo gjeti forca, ndoshta si rrallëherë të tjera që të kërkonte golin e fitores.

Pas traversës së Nallbanit, shumëkush mendoi se fati nuk ishte me Vllazninë dhe ndeshja do të mbyllej në barazim, por nuk qe e thënë kështu. Falë Dhëmbit, që me përvojën e tij kërkonte të çonte skuadrën më përpara, por edhe Beqirit, që i hedhur në sulm kërkonte një top të lartë në zonën kundërshtare, ekipi u shty drejt zonës durrsake. Derisa erdhi momenti shumë kulmor i kësaj ndeshjeje, shënimi i golit, që çoi në delir “Loro Boriçin”.

Një fitore që ishte kundërpërgjigjja më e mirë e kuqebluve edhe ndaj gjykimit të ndeshjes, sepse Peza dhe ndihmësit e tij janë kontestuar shumë gjatë kësaj ndeshjeje. Jo më kot trajneri Canaj pas ndeshjes në konferencën e shtypit është shprehur: “Vllaznia fitoi kundër 15 vetave, falë karakterit dhe shpirtit të lartë të garës që tregoi në fushën e lojës.”

Presidenti Fushaj në fakt nuk është ndier, ndonëse zemërimi edhe tek ai ka qenë tepër i madh. Por në fakt numri një i klubit shkodran ka nxituar drejt dhomave të zhveshjes për të falënderuar futbollistët e Vllaznisë për fitoren e arritur. Në Shkodër janë në delir, ndonëse kanë kaluar tashmë kohë nga përfundimi i ndeshjes.

Të gjithë tashmë kanë filluar të mendojnë se skuadra e tyre është e denjë për të fituar titullin kampion sivjet. Madje kanë filluar të mendojnë për të thyer edhe Tiranën që këtë javë. Një dëshirë e kahershme e tyre dhe në fakt ndeshja e së dielës është vërtet shumë interesante dhe e mirëpritur në qytetin më të madh verior të vendit.