Lajme nga Liga Superiore
Moderators: GOLDIAN, vllaznia1919
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: Lajme nga Liga Superiore
Tirana humbet 1-3 me Kastriotin
Në miqësoren e fundit, Tirana kishte barazuar 1-1 me Partizanin, ndërsa Kastrioti kishte fituar me Dajtin (1-0).
Tirana humbi 1-3 miqësoren me Kastriotin të zhvilluar në “Selman Stërmasi”, teksa pjesën e parë bardheblutë e mbyllën në avantazh 1-0. Golin për formacionin e Ilija Lonçareviçit e shënoi mbrojtësi Andi Lila (40’). Në pjesën e dytë trajneri kroat bëri tetë zëvendësime. Kastrioti shpërtheu në fraksionin e dytë të ndeshjes duke realizuar tre gola: Pema (55’), Shameti (60’) dhe Grizha (72’).
Për Tiranën një figurë të mirë bëri Enco Malindi (goditi tranversën), ndërsa Ditmar Bici, në disa raste nuk tregoi siguri në lojë.

Tirana, më 16 gusht do të përballet me Flamurtarin për finalen e Superkupës së Shqipërisë.

ne miqesoret e fundit qe tirana ka ba ,ka nje hije te frikshme ne vedi .
i kan ik te gjithe loojtaret dhe ka shum per me ba dhe quditem si fiton kastrioti me tiranen kampione .
mos do te thote kja qe nuk e kena pa hala skuadreen tone si lot ,apo mos kastrioti mund te jete pretendent per titull.
mendoj se do kena nje kampionat shum te forte .
i kan ik te gjithe loojtaret dhe ka shum per me ba dhe quditem si fiton kastrioti me tiranen kampione .
mos do te thote kja qe nuk e kena pa hala skuadreen tone si lot ,apo mos kastrioti mund te jete pretendent per titull.
mendoj se do kena nje kampionat shum te forte .
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: Superliga Shqiptare 2009/10
Ngjela: Tiranës t’i marrim së pari Superkupën
Autori: Elton Nika
Data: 09/08/2009
Version Print
Sulmuesi i Flamurtarit, Marius Ngjela, kërkon menjëherë trofe
Duhet edhe një javë për ndeshjen e Superkupës me Tiranën, por në kampin vlonjat vëmendja është përqendruar te ky takim, që është cilësuar shumë i rëndësishëm për Flamurtarin. Vlonjatët duan të përsëritin finalen e Kupës së Shqipërisë, duke e nisur sezonin me një trofe. Te Flamurtari synojnë ta sjellin trofeun e Superkupës në Vlorë. Flamurtari dhe Tirana do të ndeshen edhe në javën e parë të kampionatit, si për ironi të fatit. Megjithatë, për stafin teknik dhe vetë futbollistët e Flamurtarit, më e rëndësishme është ndeshja e parë, ajo e datës 16 gusht. Ka edhe nga ata që sfidën me Tiranën e shohin si një ndeshje derbi. Kështu ndodh me sulmuesin korçar Marius Ngjela, për të cilin kjo ndeshje mbart patjetër vështirësi, por edhe një dëshirë të madhe për të triumfuar. “Natyrisht, ta nisësh sezonin me një trofe, do të thotë shumë. Ne te Flamurtari besojmë shumë se do të përballemi denjësisht me Tiranën dhe do ta sjellim trofeun në Vlorë. Kemi përballë kampionët në fuqi, që pavarësisht problemeve, mbeten më të mirët. Kemi edhe një javë kohë për ta përgatitur sa më mirë këtë ndeshje, që të marrim më të mirën prej saj. Fitimi i Superkupës do të na jepte më shumë besim për kampionatin,” - ka theksuar sulmuesi Ngjela. Ai thotë më tej se dy ndeshjet me Tiranën ndryshojnë nga njëra-tjetra. “Janë dy ndeshje të kundërta, por ne e kemi mendjen te superkupa. Tirana dhe Flamurtari kanë qenë gjithmonë rivalë dhe sfidat mes tyre kanë sjellë shumë emocione. Kështu do të ndodhë edhe më 16 gusht, kur shpresoj shumë të jemi ne fitues. Të kalojmë fillimisht ndeshjen e parë, pastaj fitojmë edhe në kampionat. Pse të mos fitojmë dy herë me Tiranën? Flamurtari ka një grup me lojtarë të rinj, por mjaft të talentuar. Kët vit ata janë më të rritur dhe natyrisht që objektivi është i madh. Gjithsesi, të mos nxitohemi, t’i marrim gjërat me radhë,” - ka përfunduar Ngjela.
Shpëtim Babaj, shumë pranë Flamurtarit
Kosovari Shpëtim Babaj mund të jetë pjesë e Flamurtarit për sezonin e ardhshëm. Mesfushori erdhi te Besa dhe u stërvit disa ditë, por më pas u largua dhe tani është parë në Vlorë, në stërvitjen e Flamurtarit. Ndoshta është pikërisht ai lojtari që kërkonte prej kohësh ekipi vlonjat. Ka shumë mundësi që kosovari të hedhë firmën për ekipin e Flamurtarit, pasi drejtuesit e tij kanë mbetur të kënaqur me paraqitjen e tij. Po kështu, konfirmohet se lëvizje të tjera pritet të ketë te Flamurtari.

- Posts: 695
- Joined: Fri, 09 Feb 2007 , 17:40
- Skuadra: vllaznia
Re: Lajme nga Liga Superiore
Asht ekip hajdussh. Kampionatin ja nep federata kurse miqsoret nuk munet me jadhan federata.fpjalmi wrote:ne miqesoret e fundit qe tirana ka ba ,ka nje hije te frikshme ne vedi .
i kan ik te gjithe loojtaret dhe ka shum per me ba dhe quditem si fiton kastrioti me tiranen kampione .
Vllaznia ne zemer
-
- I lindur KuqeBlu
- Posts: 3657
- Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
- Location: angli
- Contact:
Re: Lajme nga Liga Superiore
une pash krejt turneun Majaci dje te katerta skuadra te nje nivelit spikati shum teuta ishte skuadra ma e mire kurse tirana si gjithmon kishte ekspirencen por so me futboll te bukur. malindi per mendimin tem ishte lojtari i turneut shum i levrishem dhe teknik, mos tije duhet me than me plot goje ishte albert kaci i teutes. nga 4 skuadrat dinamo deshtoj totalish e dominoj durrsi.
per mendimin tem teuta ket vit do jet prap aq e rrezikshme sa vitin e kaluar.

Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.
[/color]
[/color]
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: Lajme nga Liga Superiore
Edmond-Cela wrote:une pash krejt turneun Majaci dje te katerta skuadra te nje nivelit spikati shum teuta ishte skuadra ma e mire kurse tirana si gjithmon kishte ekspirencen por so me futboll te bukur. malindi per mendimin tem ishte lojtari i turneut shum i levrishem dhe teknik, mos tije duhet me than me plot goje ishte albert kaci i teutes. nga 4 skuadrat dinamo deshtoj totalish e dominoj durrsi.
per mendimin tem teuta ket vit do jet prap aq e rrezikshme sa vitin e kaluar.
mondi ,me ken teuta si vitin e kalum ka me met ne fund
mendimi jem asht qe kampionati kete vit do jete ma i forte
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: Lajme nga Liga Superiore
un mendoj qe kastrioti do jete pretendentja numer 1 .loroborici wrote:Asht ekip hajdussh. Kampionatin ja nep federata kurse miqsoret nuk munet me jadhan federata.fpjalmi wrote:ne miqesoret e fundit qe tirana ka ba ,ka nje hije te frikshme ne vedi .
i kan ik te gjithe loojtaret dhe ka shum per me ba dhe quditem si fiton kastrioti me tiranen kampione .
cdo njeri mund te thojn pse ,por arsyja asht shum e thjeshte .
taqi oil po ti jape dukes 200.000 euro ,duka jo qe i jep kampionatin ,por i premton qe do ti falen edhe 50 n penallti ne vit qe do te thojn 50 gola te sigurte
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: Lajme nga Liga Superiore
Tirana fiton kupën “Majaci”
Ky ishte dhe trofeu i parë i trajnerit kroat të Tiranës, Ilija Lonçareviç.
Tirana është fituesja e kupës simbolike “Majaci”, e zhvilluar për nder të legjendës fierake të futbollit, Kujtim Majaci, të ndarë më 14 korrik të këtij viti. Takimet u zhvilluan në “Loni Papuçiu”, në Fier. Në këtë turne morën pjesë Apolonia, Tirana, Dinamo e Teuta.
Tifozët e shumtë kishin vendosur shumë banderola në kujtim të sulmuesit të madh, i cili ka qenë dy herë golashënuesi më mirë i Shqipërisë, në sezonet 1985-1986 me 20 gola dhe 1989-2000, 19 gola. “Majaci, ti nuk vdes kurrë”.
TEUTA-DINAMO 2-1
Në gjysmëfinalen e parë, Teuta fitoi 2-1 me Dinamon: Mile e Hodo shënuan për Teutën, ndërsa Kuli shkurtoi diferencën nga pika e bardhë.
APOLONIA-TIRANA 0-1
Në gjysmëfinalen tjetër, Tirana mundi 1-0 Apoloninë: gol i Enco Malindit, i cili mesa duket do të veshë përfundimisht fanellën bardheblu.
TIRANA-APOLONIA 2-1
Në finale, Tirana barazoi 1-1 me Teutën. Golat u shënuan nga dy futbollistë vlonjate: Abilaliaj shënoi për Tiranën dhe Imeraj për Teutën. Me penallti Tirana fitoi 5-4, duke fituar edhe kupën “Majaci”. Devolli për Tiranën e Kaçi e Muçollari për Teutën ishin dhe lojtarët që nuk i realizuan penalltitë.

Partizani s’ka lekë për të shkuar në Vlorë!?
Autori: Ilir Cara
Data: 10/08/2009
Version Print
Mendohej se sot të kuqtë do të udhëtonin drejt Vlorës për të marrë pjesë në trofeun “Petro Ruci”
Ishte parashikuar që sot Partizani të udhëtonte drejt Vlorës për të marrë pjesë në Kupën “Petro Ruci”, trofe i cili është organizuar nga drejtuesit e Flamurtarit në nderim të mbrojtësit kuqezi, i cili u nda nga jeta para pak kohësh. Të kuqtë kishin marrë ftesë për të qenë pjesë e këtij trofeu, por dje është mësuar se Partizani nuk do të udhëtojë sot drejt Vlorës. Arsyeja e mosprezencës është fare e thjeshtë dhe e kuptueshme nga të gjithë, mungesë financash.
Pjesëtarët e kuq kishin shumë dëshirë që të ishin sot të pranishëm në Vlorë, pasi ish-lojtari i Flamurtarit dhe ekipit tonë kombëtar, Petro Ruci, e meriton të nderohet, por Partizani deri mbrëmë nuk ia ka dalë që të sigurojë shumën financiare për të plotësuar nevojat e udhëtimit drejt qytetit bregdetar. Sipas përllogaritjeve të bëra, duhej që të kuqtë të siguronin rreth 1 milion lekë (të vjetra) për të plotësuar misionin e trofeut “Petro Ruci”. Pas shumë përpjekjesh, Partizani nuk ka arritur ta sigurojë këtë shumë, kështu që deri mbrëmë ata nuk bëheshin dot gati për të shkuar në Vlorë. Duket paradoksale që një emër i famshëm i futbollit shqiptar është katandisur në atë gradë, sa nuk siguron dot një milion lekë (të vjetra) për të marrë pjesë në një veprimtari përkujtimore.
Tafaj i Dajtit, i vjen keq për Partizanin. Më së fundi, është konfirmuar edhe kalimi i Fatjon Tafajt për te kamazalinjtë e Dajtit. Mbrojtësit i vjen keq që po largohet nga Partizani, pasi të kuqtë kanë një tifozeri të mrekullueshme, që për momentin po vuan shumë. Kështu që sot Fatjon Tafaj pritet të udhëtojë me skuadrën e Dajtit drejt Maqedonisë, ku edhe do të kryejnë një fazë të shkurtër përgatitore. “Ka mbetur pak kohë nga fillimi i sezonit të ri, kështu që duhej t’i jepja fund pritjes dhe të vendosja për të ardhmen.
Më vjen keq që po largohem nga Partizani, por largimi ishte i detyruar dhe të gjithë e kuptojnë, pasi dihen peripecitë që kemi kaluar prej më shumë se një viti. Prita që te Partizani të kishte ndryshime, por deri tani asgjë, kështu që vendosa të jem i Dajtit. Kam pasur oferta të mira si nga Skënderbeu, por edhe Shkumbini, në fund pranova të kaloj te Dajti. Këtë zgjedhje e bëra për disa arsye shumë të thjeshta, së pari jam pranë familjes, pasi distanca me Kamzën është e vogël, më pas edhe oferta financiare ishte e mirë, dhe deri tani Dajti nuk ka pasur probleme me detyrimet.
Gjithashtu, në këtë pragsezoni Dajti duket shumë ambicioz, pasi drejtuesit, me në krye presidentin Naim Qarri, kanë krijuar një grup të fortë, që ka objektiv ngjitjen në kategorinë superiore. Nuk e kisha të lehtë ta merrja këtë vendim, pasi nuk dëshiroja t’u ktheja shpinën kryesisht tifozëve të mrekulleshëm të Partizanit, të cilët vjet kanë qenë shembulli më i mirë i futbollit shqiptar dhe kanë treguar se sa shumë e duan fanellën e kuqe. Lutem që situata të përmirësohet, pasi Partizani meriton të kthehet te lavdia e tij,”- u shpreh dje për “Sportin shqiptar” ish-mbrojtësi i “demave të kuq”, Fatjon Tafaj.
Shkurt
- Dje të kuqtë kanë qenë pushim, por sot grupi nën drejtimin e stafit trajnues do të nisë javën e re stërvitore. Ndryshimi i planeve, që kishin të bënin me trofeun “Petro Ruci”, bëri që sot të kuqtë të kryejnë dy seanca stërvitore.
- Pas kalimit të Edvan Bakajt dhe Fatjon Tafajt te Dajti, pritet që pjesë e kamzalinjve të bëhet edhe një tjetër lojtar, që prej ditësh përgatitet me Partizanin. Pikërisht bëhet fjalë për ish-lojtarin e Dinamos, Sokol Ishka. Kështu që java e re do të tregojë firot e vërteta që ka pësuar Partizani në fundjavën e shkuar.
- Pritet që gjatë kësaj jave të kuqtë të zhvillojnë edhe dy ndeshje miqësore, ku për të mërkurën është mendur një sfidë derbi me Dinamon, ndërsa një ditë më vonë pritet të luajnë ndaj Gramshit. Gjithsesi, mbetet për t’u vërtetuar nëse do të luhen këto takime, pasi për arsye financiare deri dje Partizani i tha “jo” trofeut “Petro Ruci”.
Njëri nga presidentët cërrikas, Xhemal Çela, paralajmëron rivalët për sezonin e ri
Sfida e Çelës: Turbina, pretendentja e vërtetë!
Presidenca cërrikase e ka shokuar opinionin sportdashës në Cërrik, para pak ditësh ka deklaruar se Turbina do të jetë pretendente kryesore për superligën. Njëri nga presidentët, Xhemal Çela, pohon se gjithçka është gati për të nisur garën e drejtuar nga trajneri Sinan Bardhi, i cili e ka gati listën me futbollistët, të cilët do të përbëjnë Turbinën e sezonit 2009?2010. Sipas Çelës, presidenca cërrikase priste bashkëpunimin me bashkinë, por heshtja e gjatë e saj bëri që skuadrën ta marrin në dorë ai dhe presidenti tjetër, Gentian Gjoka.
Gjithashtu, ai ka bërë me dije se për sezonin e ri Turbina do të ketë edhe një tjetër donator të rëndësishëm, siç është firma “Teorem”, e drejtuar nga Orest Çela. Kështu, do të forcohen financat e klubit, duke garantuar kësisoj pagat dhe kontratat e futbollistëve. “Ishim gjatë gjithë kësaj periudhe në pritje të ndonjë sinjali pozitiv nga bashkia, që ligjërisht gëzon të drejtën e 40% në menaxhimin e Turbinës, por duket se kemi humbur kohën kot.
Presidencës i është afruar një tjetër biznezmen, z.Orest Çela, i cili, përmes kontributit të tij financiar, do të garantojë ambicjen e Turbinës për të qenë pretendentja kryesore për superligën,”- është shprehur Xhemal Çela. Trioja financuese e Turbinës u shfaq pas vonesave të bashkisë, duke hedhur poshtë aludimet për një skuadër të shpërbërë.
Nga ana tjetër, trajneri Sinan Bardhi, pas shumë studimesh, i ka garantuar financuesit se futbollistët e përzgjedhur prej tij do të përmbushin atë, që opinioni sportdashës cërrikas e ka parë si ëndërr: superligën. Turbina do të funksionojë sipas mekanizmit të sezonit të kaluar, pra duke qenë në Cërrik vetëm për ndeshjet zyrtare, pasi seancat stërvitore do të zhvillohen në kryeqytet.
“Natyrisht që ardhja edhe e donatorit Orest Çela tregon qartë se Turbina do të jetë ndër skuadrat më të forta të kampionatit të ri. Gjithçka është gati dhe ne kemi besim te stafi teknik, që është mjaft i përgatitur,” - ka përfunduar Çela. Tani pritet të bëhen të ditur emrat e futbollistëve, që do të mbrojnë ngjyrat e Turbinës sezonin e ri.
Bistri: Së pari, Luftëtari do një fushë stërvitjeje
Arbër Bistri, mbrojtës i Luftëtarit dhe një ndër lojtarët me pjesëmarrje disavjeçare në betejat e këtij ekipi, në një farë mënyre rezulton “opozitar”, kryesisht në lidhje me terrenet stërvitore dhe faktin që procesi stërvitor këtë sezon nuk e ndërron “ujin”. Pra, Luftëtari vazhdon stërvitjet në Gjirokastër, duke pasur si terrene fushën e futbollit, kodrat pranë Liqenit të Viroit, fushën “Lefter Millo”, por edhe stadiumin, që kryesisht do të jetë për “shfaqjet” zyrtare dhe ndoshta pak për prova. Ja si shprehet Bistri: “Vërtet që po stërvitemi prej 9 korrikut, por terrenet nuk u përgjgjen kërkesave të futbollit të sotëm, veçanërisht për punën me topin dhe kjo pa dyshim ka pasojat e veta.
Të bësh stërvitje dhe ndoshta edhe ndeshje kontrolli në fushën e thatë të qytetit, tepër të konsumuar nga gjithë ato ekipe fëmijësh e të moshave, dhe ndeshjen ta zhvillosh në stadium, me tapetin e porsashkelur, patjetër që ka ndryshim jo të vogël. Mundet për ndonjërin që kjo të jetë kërkesë “luksoze”, por them se futbolli gjirokastrit e kërkon një terren stërvitor me tapet gati si të stadiumit. Edhe qëndrimi në Gjirokastër për gjithë fazën përgatitore nuk ka ndikim të mirë. Sidoqoftë, këto tani nuk mund të ndryshojnë, por duhen parë për të ardhmen. Ne ndërkaq do të mundohemi të bëjmë më të mirën edhe në këto kondita për t’i rikthyer vlerat Luftëtarit.”

Eksod te Partizani. Largohen tre ne nje dite.
12 Gusht Tafaj dhe Sheta te Dajti. Ishka te Kastrioti, Çekaj shume prane Dajtit. Lojtaret largohen nje nga nje.
Eksod ne mase te Partizani. Ajo qe pritej, po ndodh keto dite te fundit perpara se te startoje kampionati. Ne fillim te pergatitjeve, dolen ne stervitje nje grup lojtaresh dhe shume thane se kjo eshte nje skuader per titull kampion. Por, kenaqesia qe ndjene te gjithe, nga Xhani i pari, ka mbetur ne te kaluaren. Largimet nga te kuqte kane filluar te shtohen shume dhe dje kane braktisur “demat” tre lojtare. Fatjon Tafaj, Arjan Sheta dhe Sokol Ishka kane vendosur qe te largohen nga Partizani duke pare se situata e veshtire financiare nuk po ndryshon. Dy te paret i jane bashkuar Dajtit, ndersa i treti ka shkuar ne Kruje.
Largimet – Arjan Sheta duket se ka mbyllur gjithçka me Dajtin dhe do ti bashkohet kesaj skuadre ne fazen pergatitore qe eshte duke zhvilluar ne Maqedoni. Mbrojtesi nuk ka qene i pranishem ne seancat e djeshme stervitore qe kane zhvilluar “demat”. Sokol Ishka ka vendosur te shkoje ne Kruje dhe te luaje per Kastriotin sezonin e ardhshem. Mesfushori e ka arritur akordin me skuadren krutane dhe dje nuk ka qene i praishem ne stervitjet e Partizanit. Tafaj i eshte bashkuar dje Dajtit ne Maqedoni duke mbyllur perfundimisht marreveshjen me skuadren e Kamzes. Rigers Çeka eshte shume prane largimit nga te kuqte. Mesfushori ka oferte konkrete nga Dajti dhe pritet qe keto dite te zhvilloje me drejtuesit e kesaj skuadre bisedimet perfundimtare. Nga te kuqte u larguan fillimisht Ngjela, Shehi, Gjondedaj, Gjyla, Malota, Maho, Nora dhe se fundit tre lojtaret qe lane te kuqte diten e djeshme.
Stervitja – Nga tete futbolliste qe u afruan te Partizani kur nisen pergatitjet, vetem kater prej tyre kane mbetur te te kuqte. Ne seancen e djeshme stervitore kane qene te pranishem vetem Bejzade dhe Asllani, perveç lojtareve te tjere qe kane qene pjese e skuadres sezonin e kaluar. Beqiri ka munguar per arsye shendetesore, ne nje kohe qe edhe Klevis Dalipi ka pasur arsye personale. Ndersa, Ishka, Sheta, Nora dhe Ahmataj nuk jane me pjese e Partizanit. Aktualisht me skuadren jane duke u stervitur shume te rinj qe jane mare nga ekipet e moshave te skuadres se kuqe. Trajneri Eduart Zhupa eshte duke ndjekur me vemendje te rinjte, ne nje kohe qe gjate kesaj kohe qe po zhvillojne miqesore, po sheh formen e lojtareve dhe po aplikon skema te ndryshme loje.

Memushi “provokon”
Tiranën: I mundim!
“Aftësitë e lojtarëve tanë i tejkalojnë ato të kundërshtarit”
Vëzhgon Tiranën
dhe bindet se eki
pi i tij do të arrijë
suksesin e dytë në këtë vit me
bardheblutë. Trajneri Eqerem
Memushi është i bindur
se Flamurtari do të mposhtë
24 herë kampionët në
ndeshjen e Superkupës, që
do të luhet të dielën. Ky optimizëm
i trajnerit kuqezi, që
ia ka përçuar edhe lojtarëve,
ka ardhur pas vëzhgimit që
ai u ka bërë kampionëve në
fuqi, në ndeshjet e luajtura
për Kupën “Majaci” në Fier.
Kjo mundësi për të parë
kundërshtarin e 16 gushtit
në fushë, nuk mund të humbej
nga Memushi dhe stafi i
tij. Pasi ka ndjekur dy 45-
minutëshat e Tiranës ndaj
Apolonisë dhe Teutës, ai ka
krijuar një bindje që bardheblutë
nuk mund t’i kesh
aspak frikë. Kjo siguri i konsolidon
avantazhin e krijuar
ndaj Tiranës që më 6 maj,
ndërkohë që tani për të mbajtur
grupin në stade të larta
garancie, trajneri Memushi
ka filluar lëvizjet diplomatike.
Dje, në analizën para
stërvitjes, edhe pse me një
grup të cunguar, për shkak
të impenjimit të pesë kuqezinjve
me kombëtaret, trajneri
i Flamurtarit u ka komunikuar
lojtarëve sigurinë e tij.
Deklarata
“Me atë skuadër që është
paraqitur në Fier, Tirana
nuk na frikëson aspak. Mendoja
që kishim përballë një
skuadër të tmerrshme, por në
të vërtetë kam konstatuar të
kundërtën. Kam besim tek aftësitë
tuaja, të cilat tejkalojnë
ato të kundërshtarit, prandaj
ndihemi në avantazh
për të bërë tonën edhe Superkupën.”
Kështu është
shprehur trajneri Eqerem
Memushi, dje paradite në
analizën me lojtarët kuqezi.
Refuzimi
Tirana dhe Flamurtari do
të jenë dy skuadrat që do të
diskutojnë Superkupën në
fundjavë, por përpara se të
përfaqësoheshin në kompeticionet
evropiane, mes
klubeve ka ndodhur diçka
vërtetë interesante. Mësohet
se Memushi dhe stafi i tij i
kanë propozuar disa herë
drejtuesve të Tiranës që të organizojnë
një miqësore midis
tyre, çka ishte përpara
përballjes së Superkupës.
Por klubi bardheblu ka refuzuar,
pas komunikimit me
kroatin e pankinës, Ilija
Lonçareviç. Kjo ka ndodhur
kur skuadrat kanë qenë në
kulmin e fazës përgatitore,
por sfidën e hapur të Memushit,
bardheblutë e kanë
refuzuar.

PËR NDER TË PETRO RUCIT
Dështimi i triangolares,
refuzoi Vllaznia e Partizani
Të nxitur prej organizimit që kanë bërë drejtuesit e
klubit “Apolonia”, për të nderuar Kujtim Majacin, tifozët
kuqezi kanë mbetur të shtangur, kur një gjë e
tillë nuk është realizuar në Vlorë për nder të ish-futbollistit
të Flamurtarit dhe Kombëtares, Petro Ruci. Si
rrjedhojë, triangolarja e parashikuar mes Flamurtarit,
Vllaznisë dhe Partizanit ka dështuar. Në këtë mes,
përgjegjës nuk është Flamurtari, por Vllaznia, që ka
refuzuar pjesëmarrjen, e po ashtu Partizani, i cili për
shkak të problemeve financiare e ka pasur të pamundur
të udhëtojë drejt Vlorës. Tashmë, ballafaqimi i
radhës për kuqezinjtë ngelet vetëm Superkupa. A.D.

Kraja kundër rrymës, shikon një
skuadër të mbushur me kualitete
Mbrojtësi shkodran, Ervis Kraja, një nga futbollistët
më të paguar të Laçit, ka thënë dje për “Panorama
Sport” se, skuadra bardhezi është stërvitur me intensitet
të jashtëzakonshëm gjatë qëndrimit në Strugë.
Vetëm pak orë nga kthimi në shtëpi, mbrojtësi shtatlartë
pohon faktin se grupi ka lojtarë, të cilët mbartin
vlera. Në këndvështrimin e ish-futbollistit të ekipit
ukrainas, Zakarpatia, edhe puna e stafit teknik meriton
superlativa. Sipas tij, trajneri Edi Martini dhe
pjesëtarët e tjerë të stafit, u kanë qëndruar shumë pranë,
jo vetëm me stërvitjet
bashkëkohore, por gjithashtu
përsa i përket afrimitetit
human. “Qëllimi
për të cilin jemi këtu
në Strugë, më duket se po
shkon drejt realizimit të
plotë. Po kryejmë stërvitje
me nga dy seanca në ditë
dhe më pas regjim të
plotë. Kemi vrapuar
shumë dhe për këtë, trajnerët
ishin të “pamëshirshëm”,
por më mirë
kështu. Jam i bindur se
kjo fazë përgatitore do ta
mbajë në tonus të mirë
fizik skuadrën, që për
mua është e mbushur
me kualitete”, është
shprehur Ervis Kraja.
Përforcimet - Edhe pse mbrojtësi shkodran pohon
se Laçi është drejt konsolidimit, në radhët e ekipit ndihet
se duhen të tjera përforcime. Sipas “kritikës” bardhezi,
roli i një organizatori të mirëfilltë po e shqetëson,
sepse nga kontigjenti aktual asnjë nuk është i “prerë”
për ta bërë këtë. Kroati që u stërvit disa ditë te Laçi,
Zoran Simiç, i tha “jo” ofertës, ndërkohë që elbasanasi
Hetlem Çapja zgjodhi Shkumbinin. Mësohet se tratativat
e drejtuesve të klubit me lojtarët janë kthyer sërish
në pistën vendëse, sepse edhe afati deri në fillimin e
kampionatit është ngushtuar ndjeshëm. Ardi Hasani

Besa merr edhe Vrapin, sot kthehet në Kavajë
Autori: Feriz Ferizaj
Data: 14/08/2009
Version Print
Presidenti Bizhdili bën goditjen e radhës, ndërsa i ka ndjekur nga afër të tijtë ndaj Dajtit
Endri Vrapi është blerja e fundit e presidentit të Besës, Nexhat Bizhdilit. Ish-futbollisti i Elbasanit kaloi gjatë verës te Dinamo dhe luajti në Ligën e Europës me blutë, por ditët e fundit ai rezultoi të mos ishte më pjesë e tyre. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare ka rënë dakord të luajë me Besën sezonin e ardhshëm, pasi pëlqehet edhe nga trajneri Shpëtim Duro.
Mbrojtja kavajase bëhet “top” me ardhjen e Vrapit, i cili u bashkohet kështu përforcimeve të mëparshme, portierit Shehi, Arapit, Fagut, D.Xhafajt, Poçit, Dhëmbit dhe Babamustës. Për momentin, nevojë por lojtarë të tjera ka vetëm sulmi, që me eksperiencë ka vetëm Daniel Xhafajn. Nuk dihet, nëse presidenti Bizhdili do të vazhdojë të mendojë ende për merkaton, apo ardhja e Endri Vrapit i ka vënë kapak asaj.
Ndërsa pritej që dje ekipi verdhezi, pas miqësores me Dajtin, të kthehej në Kavajë, nuk ka ndodhur kështu. Stafi teknik ka vendosur që edhe natën e mbrëmshme Besa ta kalonte në hotelin “Mizo” të Ohrit, çka do të thotë se kthimi do të bëhet sot. Kjo shtyrje, sipas burimeve brenda stafit teknik kavajas, ka të bëjë me faktin se ditën e diel Besa do të zhvillojë miqësoren e parë në Kavajë, ku do të presë Teutën.
Stafi teknik, me Shpëtim Duron në krye, ka bërë llogaritë e veta dhe, nëse Besa kthehet sot, kur e shtuna do të jetë pushim, të dielën futbollistët do të jenë të çlodhur për sfidën e radhës. Dihen marrëdhëniet e shkëlqyera midis Besës dhe Teutës dhe presidentëve të tyre, Bizhdilit dhe Hasanbelliut. Krahas vlerave dhe formës së dy ekipeve, ky derbi bregdetar, nëse mund ta quajmë kështu, pritet të ngjallë kërshërinë e qindra tifozëve kavajas, pasi Besa është plotësuar gjatë stërvitjes në Mavrovë me lojtarë cilësorë. Tifozëria e saj nuk e ka parë Poçin, Xhafajn, Fagun e të tjerë në stadiumin “Besa”. Po ashtu, kjo miqësore shënon debutimin e Besës së re.
Bizhdili ndjek miqësoren me Dajtin
Pa bërë ndonjë njoftim, presidenti Nexhat Bizhdili ka befasuar edhe stafin teknik e lojtarët, kur ka mbërritur në Ohër para miqësores me Dajtin. Besa ka fituar me një gol të Poçit dhe pas ndeshjes, presidenti është kthyer në hotel me ekipin. Nga sa mësohet, presidenti Bizhdili ka biseduar me një grup futbollistësh, duke diskutuar me ta për gjendjen e ekipit. Po duket se “sheqerin” ai e kishte ruajtur për në fund, kur thirrur një pjesëtar të stafit, të cilit i ka dhënë një shumë jo të vogël eurosh për t’ua shpërndarë të gjithë futbollistëve. Eshtë mbyllur si jo më mirë kjo vizitë e presidentit Bizhdili. Ndërsa futbollistët i kanë dhuruar atij vetëm fitore, ai nuk harroi t’u jepte një dhuratë “simbolike”. Nuk është hera e parë që presidenti i Besës ndjek këtë mënyrë vëzhgimi dhe shpërblimi për të besuarit e tij.
Artion Poçi sulmues?
Nëse vëren miqësoret e Besës dhe rezultatin e tyre, bie në sy menjëherë një fakt interesant. Pothuajse në të gjitha, në listën e golashënuesve të Besës figuron emri i Artion Poçit. Fieraku duket se në radhët e Besës po tregon vlera të shkëlqyera si mesfushor, duke qenë pa dyshim më i miri në këtë repart, por gjithashtu po shënon rregullisht. Ditë më parë, mesfushori Dritan Babamusta tha se te Besa të gjithë shënojnë, por para të gjithëve ai e ka pasur fjalën për Poçin. Loja e këtij të fundit dhe golat e shënuar tregojnë se vërtet Besa nuk po vuaka për sulmues.

besa asht ba super ekip
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: Lajme nga Liga Superiore
Shpëtim Babaj kalon te Gramozi
Mesfushori kosovar, Shpëtim Babaj, është blerja e fundit e Gramozit. Ky lojtar është i njohur në kampionatin shqiptar, sepse më parë është aktivizuar me Besën dhe Elbasanin. Në fakt, ai ishte pranë kalimit te Flamurtari, ku zhvilloi disa seanca stërvitore, por në momentet e fundit ka vendosur të veshë fanellën e Gramozit për sezonin e ardhshëm, duke u bashkuar me dy kosovarët e tjerë, Kukajn dhe Hysenin. Me eksperiencën e tij, Babaj do t’i shërbejë Gramozit në aventurën e parë në superligë. Ndërkohë, drejtuesit kolonjarë vazhdojnë të jenë në vëzhdim të lojtarëve të tjerë.

Devolli: Flamurtari ka “borxhe” për të larë
Autori: Erion Saliu
Data: 14/08/2009
Version Print
Mesfushori gjirokastrit, Bledar Devolli, pas titullit kampion do edhe Superkupën me Tiranën
Që në fillim të kësaj jave, skuadra e Tiranës mendon vetëm për takimin e Superkupës me ekipin e Flamurtarit të Vlorës, që do të zhvillohet këtë fundjavë në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”. Sfida e fundjavës po pritet me interes nga bardheblutë, të cilët pas titullit kampion, duan të vënë në radhë në koleksionin e trofeve edhe Superkupën.
Pavarësisht se përbërja e kampionëve ka ndryshuar, pasi janë larguar disa lojtarë nga ata që dhanë një kontribut të çmuar në fitimin e titullit, si Agolli, Pezo, Xhafaj, shto këtu edhe dëmtimin e sulmuesit Memelli, kryeqytetasit janë në kërkim të suksesit të radhës. Gjirokastriti Bledar Devolli, i cili iu bashkua Tiranës një vit më parë dhe do të vazhdojë aventurën me kampionët edhe për sezonin e ri, e sheh një ndeshje të vështirë, por beson te suksesi.
Gjatë një prononcimi për gazetën “Sporti shqiptar”, mesfushori shkatërrues, Devolli, tha: “Nuk i kemi ndërprerë për asnjë çast seancat stërvitore që nga fundi i kampionatit të kaluar e deri tani. Pas Trofeut “Majaci”, ku treguam se mbetemi një skuadër e fortë dhe pretendente, tashmë kemi filluar të mendojmë seriozisht për takimin e fundjavës me Flamurtarin.
Superkupa është një test i mirë për ne para startit të kampionatit. Me kundërshtarin kemi përvojën e hidhur të finales së Kupës, por besoj se kësaj radhe gjithçka do të flasë për ne në fushën e lojës. Flamurtari ka “borxhe” për të na larë, akoma nuk e kemi harruar finalen e Kupës, ku aksidentalisht na ikën fitorja dhe trofeu nga duart vetëm në minutat e fundit të takimit.
Pavarësisht se na janë larguar disa lojtarë titullarë të një sezoni më parë, presidenti Halili ka ruajtur bërthamën e skuadrës, duke mbajtur disa lojtarë me peshë në ekip. Ndaj kam bindjen e plotë se do ta nisim mbarë sezonin e ri, pavarësisht se kuqezinjtë nuk vijnë këtu për “piknik”. Fitimi i Superkupës do të jetë një sinjal për rivalët tanë për një Tiranë të fortë edhe sezonin e ri, ku sërish objektivi ynë kryesor do të jetë të shpallemi kampionë.
E rëndësishme për mua është që të gjithë që do të futemi në fushën e lojës ndaj Flamurtarit të japim maksimumin tonë që nga fillimi e deri në vërshëllimën e fundit të gjyqtarit. Shpresojmë shumë që, ndryshe nga takimi i parë, pra finalja në Durrës, kësaj radhe të kemi pak më tepër fat dhe besoj se kemi për ta bërë tonin trofeun,”- përfundoi mesfushori i bardhebluve, Bledar Devolli.
Grupi, i plotë për trajnerin kroat
Dje, trajneri Lonçareviç e ka pasur të plotë skuadrën. Krahas grupit tjetër, janë rikthyer pas anagazhimit me ekipin tonë përfaqësues mesfushori Sefa dhe mbrojtësi Lila. Nga Shpresa kanë ardhur mbrojtësi Bici, mesfushori S.Lilaj dhe sulmuesi Malindi. Përveç S.Lilajt, i cili e ka kaluar dëmtimin që pësoi në hund në miqësoren me Partizanin dhe do të jetë gati për Superkupën, dy të tjerët presin që t’u mbërrijë kartoni nga ekipet ku janë aktivizuar më parë. Ndryshe nga pjesa tjetër e skuadrës, sulmuesi Malindi ka bërë stërvitje individuale.
Lonçareviç, nga Shpresa te kombëtarja
Dita e mërkurë ka qenë pushim për Tiranën, për shkak të ngarkesave në stërvitje gjatë ditëve të kaluara. Mirëpo trajneri i kampionëve, Ilija Lonçareviç, nuk ka preferuar të qëndrojë pushim dhe pasditen e së mërkurës. i shoqëruar nga presidenti Refik Halili, ka ndjekur Shpresën në “Niko Dovana” ndaj Maltës, pasi aty luajtën edhe dy bardheblutë, S.Lilaj dhe Bici, por mund të jetë shfrytëzuar nga ai për të parë ndonjë element që mund t’i bëjë punë Tiranës. Në mbrëmje kroati ka ndjekur në “Qemal Stafa” kombëtaren tonë, ku ka mbetur i kënaqur nga paraqitja e mesfushorit Sefa.
Sot, vetëm një seancë stërvitore
Dje, pas pushimit absolut të ditës së mërkurë, 24 herë kampionët zhvilluan dy seanca stërvitore paradite dhe pasdite në “Skënder Halili”, ku trajneri kroat, krahas ushtrimeve të karakterit fizik dhe taktik, pasdite ka bërë edhe një minilojë me dy porta. Qëllimi ishte që Lonçareviçi të shikojë me imtësi gjendjen e lojtarëve që ka në dispozicion dhe të krijojë një ide për ndërtimin e formacionit në takimin e Superkupës që po afron. Sot kampionët do të zhvillojnë vetëm një seancë, atë të pasdites, në kompleksin sportiv “Skënder Halili”.

Bëhet zyrtare, firmos
dyshja Bashiç-Belisha
Largohet Merxha, ndërsa Leandro, i shtrenjtë për vlonjatët
Flamurtari mbyll gjithçka me dy ish-lojtarët e Vllaznisë

rrofte fushaj
-
- Administrator
- Posts: 4726
- Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
- Location: ITALI
Re: Lajme nga Liga Superiore
jam tu pa ndeshjen per superkupe. çfar skandalit. i hangren flamurtarit nji penallti ne m'nyren ma te turpshme. ishte arbitri 2 metra larg edhe e kishte t'pamujtun mos me e pa. me ta neverite futbollin. gjithmone ne favor te tiranes ndodhin. e ma e forte asht se komentatori ultra i tiranes thote hupi ekuilibrin