Page 77 of 86

Re: Lajme mbi kombëtaren

Posted: Fri, 03 Sep 2010 , 23:24
by fpjalmi
Miri wrote:Sa inad me vjen prej gazetareve ton Shqiptar me ken njerzt kaq injoranta vec ne te na ndodhin "kombetarja per hakmarrje ne rumani" per cfar lesh hakmarrjet flasin a din kush me e shpjegu?.

besa keta gazetart na prune shans 8)

kja ishte hakmarrje miri

un mendoj se ne shqipni i rrahim lehte

Re: Lajme mbi kombëtaren

Posted: Sat, 04 Sep 2010 , 01:12
by fpjalmi
Shqipëria, pikë të rëndë në Rumani
Kombëtarja për herë të pestë e nis pozitivisht ndeshjen hapëse
http://albania-sport.com/mat.php?idm=15589

Re: Lajme mbi kombëtaren

Posted: Sat, 04 Sep 2010 , 08:30
by Miri
fpjalmi wrote:
Miri wrote:Sa inad me vjen prej gazetareve ton Shqiptar me ken njerzt kaq injoranta vec ne te na ndodhin "kombetarja per hakmarrje ne rumani" per cfar lesh hakmarrjet flasin a din kush me e shpjegu?.

besa keta gazetart na prune shans 8)

kja ishte hakmarrje miri

un mendoj se ne shqipni i rrahim lehte
Neqofte se kja ishte hakmarrje un jam 007-a
90 minuta te mbyllur mrapa 1 rast ne porten kundeshtare dhe barazim 1-1 nuk e di si na qenka kjo hakmarrje kshtu :( :(

Re: Lajme mbi kombëtaren

Posted: Sun, 05 Sep 2010 , 15:03
by Man in Redblue
Miri wrote:
Neqofte se kja ishte hakmarrje un jam 007-a
hahahahah :lol: :lol: :lol: hallall, krahasim ma tgoditun ska

Re: Lajme mbi kombëtaren

Posted: Mon, 06 Sep 2010 , 16:59
by fpjalmi
Miri wrote:
fpjalmi wrote:
Miri wrote:Sa inad me vjen prej gazetareve ton Shqiptar me ken njerzt kaq injoranta vec ne te na ndodhin "kombetarja per hakmarrje ne rumani" per cfar lesh hakmarrjet flasin a din kush me e shpjegu?.

besa keta gazetart na prune shans 8)

kja ishte hakmarrje miri

un mendoj se ne shqipni i rrahim lehte
Neqofte se kja ishte hakmarrje un jam 007-a
90 minuta te mbyllur mrapa 1 rast ne porten kundeshtare dhe barazim 1-1 nuk e di si na qenka kjo hakmarrje kshtu :( :(
kena pas edhe na raste mir .

2 raste qe nuk u humshin ,i hupi veq salihi e plus te tjera

duke pa ndeshjen holle ,rumania e ka pas topin ne kam per 90 min ,por nuk kan mujt me ba gja ,sepse deshtoshin para rreshtimit tone . :D

duke pa ndeshjen e 3 viteve ma pare 6-1 dhe duke pa ndeshjen e tashme ,mund te vejm re se ndryshon si dita me naten :D

Re: Lajme mbi kombëtaren

Posted: Mon, 06 Sep 2010 , 19:17
by Miri
Jam dakord qe ndryshimi asht shum i madh jo i kombetares tone por i asaj te rumanis qysh ne 6 me 1 skan ba 1 ndeshje me i ba marrshalla ku ne cdo ndeshje tifozaria vendese fishkellon dhe largohet nga stadiumi.
Nuk e di ku i ke pa ti kta raste por iky televizori jem 1 rast te salihit dha edhe aj nuk ishte nej rast kushedin thjesht komentatori e bani tragjike si gjithmon e kena zakon.

Re: Lajme mbi kombëtaren

Posted: Mon, 06 Sep 2010 , 20:46
by fpjalmi
Miri wrote:Jam dakord qe ndryshimi asht shum i madh jo i kombetares tone por i asaj te rumanis qysh ne 6 me 1 skan ba 1 ndeshje me i ba marrshalla ku ne cdo ndeshje tifozaria vendese fishkellon dhe largohet nga stadiumi.
Nuk e di ku i ke pa ti kta raste por iky televizori jem 1 rast te salihit dha edhe aj nuk ishte nej rast kushedin thjesht komentatori e bani tragjike si gjithmon e kena zakon.
e thash ket gja ma mire ngaqe as ata SKAN BA KURXHA :D

shpresoj ta dithtohm ne ndeshjen e kthimit se sa na vlen lekura :D ,kur romunt te vijn ne shqipni :D

le te mendokjm per francen tash ,se edhe franca ma keq se rumania asht :D ,ku per mendimin tem favoritja e grupit asht aja skuadra ruse qe rrahu francen ne mes te parisit

Re: Lajme mbi kombëtaren

Posted: Mon, 06 Sep 2010 , 21:02
by fpjalmi
Duro i hap “krahun” Muzakës: Luaj unë në qendër!

http://www.sportishqiptar.com.al/duro-i ... ne-qender/

Re: Lajme mbi kombëtaren

Posted: Mon, 06 Sep 2010 , 21:05
by fpjalmi
mendoj qe ka ardh koha qe duro mos me ken ma titullare .

jam i mendimit qe duro duhet me u fut 15 minutat e fundit dhe me i lan vendin si titullare muzakes

ne qender nuk ka nevoje per duron sepse ka lojtarte ma te mire qe e bajn punen aty

Re: Lajme mbi kombëtaren

Posted: Mon, 06 Sep 2010 , 23:43
by fpjalmi
Shtypi:

Presidenti urdhëroi lojtarët të mos takohen me të panjohur


Mediat rumune kanë zbuluar dje një nga prapaskenat e qëndrimit dyditor të Kombëtares shqiptare në qytetin e Piatra Neamt, duke shkruar se Federata Shqiptare u kujdes shumë që të mos lejonte futbollistët të takoheshin me të huaj. Një prej gazetave më të mëdha në Rumani, "Sporturilor", bën të ditur se presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka urdhëruar izolimin e skuadrës me qëllim shmangien e joshjeve nga jashtë saj. "Presidenti i federatës Armand Duka i urdhëroi lojtarët dhe stafin që të mos zhvillonin asnjë takim me të panjohur", shkruan gazeta rumune, e cila thotë se në ndeshjen paraardhëse, ku Shqipëria u mund me gjashtë gola nga Rumania, ka pasur mjaft dyshime për fiksim të rezultatit. Gazeta citon gjithashtu se përveç “pjesëtarëve të hotelit dhe Federatës Rumune, askush tjetër nuk e dinte se ku ishte grumbulluar Kombëtarja shqiptare”. Por, kjo gazetë zbulon se shkaku kryesor për këtë izolim ishin dyshimet për ndodhitë e vitit 2007

Re: Lajme mbi kombëtaren

Posted: Wed, 08 Sep 2010 , 04:27
by fpjalmi
ma ndin zemra qe shqipnia ket vit don me na ba surprizen e mrekullise ,ku cdo njeri shpresote qe do ndodhte :D :D :D

me i marr frances barazimin ne paris ,dhe billrusise ne rusi ,ne shqipni do ti shembim brish \

po flas ngaqe portogalia danimarka dhe hungaria ishin shum skuadra te forta ,dhe deri diku i nxorrem probleme


kurse franca rumania jan ne nivelin ma te keq ne historine e tyne dhe ndoshta nga gabimi i tyne shqipnia po perfiton :D

un kam frike billrusine ma shum se asnji skuader

Re: Lajme mbi kombëtaren

Posted: Wed, 08 Sep 2010 , 04:47
by fpjalmi
Ushtari Salihi çon në vend të parë Shqipërinë
Kombëtarja fitoi 1-0 me Luksemburgun falë një kryevepre të shkodranit :lol: :lol: :lol:

http://albania-sport.com/mat.php?idm=15616

Re: Lajme mbi kombëtaren

Posted: Wed, 08 Sep 2010 , 08:33
by Ledi1920
fpjalmi wrote:ma ndin zemra qe shqipnia ket vit don me na ba surprizen e mrekullise ,ku cdo njeri shpresote qe do ndodhte :D :D :D

me i marr frances barazimin ne paris ,dhe billrusise ne rusi ,ne shqipni do ti shembim brish \

po flas ngaqe portogalia danimarka dhe hungaria ishin shum skuadra te forta ,dhe deri diku i nxorrem probleme


kurse franca rumania jan ne nivelin ma te keq ne historine e tyne dhe ndoshta nga gabimi i tyne shqipnia po perfiton :D

un kam frike billrusine ma shum se asnji skuader


MU ky ekip nuk me ngrof fare mer shok.
Skela ,Duro,Bogdani skan bo surprizen kur kon qen ne kulmin e vet e pse po e bojn tani qe i ka lon takati.

Qarkullim topi me nji ekip si luksemburgu dhe me nji lojtar mongut...me te vertete sukses i merituar.

Thuj shyqyr salihit se kushedi e cojshim dhe barazim.

Re: Lajme mbi kombëtaren

Posted: Wed, 08 Sep 2010 , 12:39
by Admin
Ledi1920 wrote: MU ky ekip nuk me ngrof fare mer shok.
Skela ,Duro,Bogdani skan bo surprizen kur kon qen ne kulmin e vet e pse po e bojn tani qe i ka lon takati.

Qarkullim topi me nji ekip si luksemburgu dhe me nji lojtar mongut...me te vertete sukses i merituar.

Thuj shyqyr salihit se kushedi e cojshim dhe barazim.
Jam dakort me ty Ledi, ne mujshim me marr fitore me Bjellorusine e Bosnjen une jam shume i knaqun.
s'kena takat ne me pretendu per kualifikim!!!

Re: Lajme mbi kombëtaren

Posted: Wed, 15 Sep 2010 , 18:54
by Miri
Kombëtarja shqiptare fiton 3 pozicione në renditjen e FIFA-s

Shqipëria u ngjit me 3 pozicione në renditjen botërore mujore të FIFA-s, të publikuar sot në faqen zyrtare (fifa.com), duke u pozicionuar tani në vendin e 67-të nga vendi i 70-të që ishte në klasifikimin paraardhës (11 gusht).
Përfaqësuesja e Shqipërisë ka grumbulluar 47 pikë në renditjen e muajit maj, pas barazimit 1-1 ndaj Rumanisë në Pietra Neamt dhe fitores 1-0 ndaj Luksemburgut në Tiranë. Tashmë Shqipëria ndodhet me 502 pikë mes Polonisë dhe Letonisë.
Në renditjen specifike të UEFA-s, Shqipëria ndodhet në vendin e 37-të midis 53 ekipeve kombëtare që aderojnë në konfederatën kontinentale, duke mos fituar asnjë pozicion në renditje
Rezultatin më të mirë në renditjen e FIFA-s Shqipëria e ka arritur në gusht të vitit 2006, kur pozicionohej e 62-ta, ndërsa rezultatin më të ulët në gusht të 1997, kur u rendit në vendin e 124-t.
Përsa u përket kundërshtarëve të Kombëtares shqiptare në grupin D për eliminatoret e Kampionatit Europian, Franca ka rënë mjaft pas paraqitjes zhgënjyese ndaj Bjellorusisë megjithëse më pas fitoi 2-0 në Bosnje. Franca ka zbritur 6 vende nga renditja e kaluar, tani është e 27-ta në FIFA dhe e 17-ta në UEFA.
Rumania, që barazoi me Shqipërinë 1-1 dhe Bjellorusinë 0-0, ndodhet në vendin e 46-të, duke zbritur plot 4 pozicione në FIFA dhe është po e 27-ta në UEFA.
Bosnja gjendet në vendin e 59-të, duke zbritur 2 pozicione në renditjen e FIFA-s, dhe është e 32-ta në UEFA.
Bjellorusia ka bërë ngjitjen më të lartë në grupin D, duke fituar plot 23 pozicione dhe gjendet në vendin e 55-të në FIFA, ndërsa është e 31-ta në UEFA, duke u gjendur kështu përpara Shqipërisë.
Ndërsa Luksemburgu gjendet në vendin e 130-të, duke humbur 13 pozicione në renditjen e FIFA-s, dhe është i 48-ti në UEFA.
Ndërkohë, në krye të renditjes botërore është përfaqësuesja e Spanjës, pas fitimit në Kupën e Botës “Afrika e Jugut 2010”, në vend të dytë është Holanda dhe në vend të tretë Gjermania.

Re: Lajme mbi kombëtaren

Posted: Sat, 18 Sep 2010 , 19:00
by fpjalmi
Kuzhe: Bosnjen e pret një “ferr i vërtetë” në Tiranë




Trajneri kombëtares kuqezi, Josip Kuzhe, flet në një intervistë për gazetën boshnjake, “Dnevni Avaz”

http://www.sportishqiptar.com.al/kuzhe- ... ne-tirane/

Re: Lajme mbi kombëtaren

Posted: Thu, 30 Sep 2010 , 23:13
by Man in Redblue
Lista kuqezi: Rikthehen Lala dhe E.Beqiri


Trajneri i kombëtares kuqezi, Josip Kuzhe, ka publikuar listën e kuqezinjve, që ka thirrur për dy eliminatoret e radhës në Grupin D, në kuadrin e Kampionatit Europian 2012, ndaj Bosnjë Hercegovinës, më 8 tetor, në stadiumin “Qemal Stafa“, dhe ndaj Bjellorusisë, më 12 tetor, në Minsk. Bie në sy rikthimi i kapitenit të Shqipërisë, Altin Lala, pjesë e Hanover 96 në Gjermani, por edhe grumbullimi i portierit, tashmë rezervë te Dinamo, Isli Hidi, ndërkohë që mbeten jashtë kombëtares portierë të tjerë të spikatur në kampionatin shqiptar, si Orges Shehi dhe Ilion Lika. Megjithatë, këto janë zgjedhje të trajnerit Kuzhe, sepse portier titullar i kombëtares, i padiskutueshëm, mbetet Arian Beqaj. Kështu që diskutimi për portierin rezervë të kombëtares, ndoshta përbën një luks të madh dhe të panevojshëm për Shqipërinë. Rikthim në kombëtare ka edhe për Elvin Beqirin, i cili duket se është thirrur “nën armë“ nga Kuzhe, si pasojë e dëmtimit të Debatik Currit dhe mbetjes së tij larg fushave të blerta për të paktën 6 muaj. Gjithashtu, sa i takon Altin Lalës, vetë Kuzhe ka bërë një saktësim, se lojtari në fjalë është i dëmtuar dhe nuk do të jetë gati për Bosnjën, por ndoshta bëhet gati për Bjellorusinë. Një grumbullim më shumë moral, mesa duket, i Lalës në kombëtare. Vend në listën kuqezi ka sërish për Ervin Skelën, pavarësisht se ky i fundit, që nga korriku i këtij viti, është pa skuadër, pa praktikë loje, pa stërvitje të rregullt dhe të “kornizuar” nën një regjim prej profesionisti. Cka tregon se Kuzhe nuk bën dot pa fantazistin kuqezi, nuk po mendon dhe as beson tek një alternativë tjetër, me funksionet e vlonjatit kuqezi. Lista përbëhet prej 23 lojtarësh, 3 më shumë se kundërshtari i 8 tetorit, Bosnja, duke treguar se Kuzhe ka dyshime mbi formën e ndonjërit prej tyre, të cilët kërkon t’i shikojë më mirë në grumbullimin që do të organizojë para dy sfidave kualifikuese në fjalë.

Më poshtë, ja edhe lista e lojtarëve të thirrur nga Kuzhe për ndeshjet me Bosnjë Hercegovinën, në Tiranë, dhe me Bjellorusinë, në Minsk, të parashikuara të luhen brenda katër ditëve, më 8 dhe 12 tetor 2010.



Lista e kuqezinjve

1. Arjan Beqaj Olimpiakos Nikosia

2. Isli Hidi Dinamo

3. Samir Ujkani Novara

4. Andi Lila Tirana

5. Armend Dallku Vorskla Poltava

6. Kristi Vangjeli Aris Selanik

7. Ansi Agolli Karabak

8. Admir Teli Karabak

9. Lorik Cana Gallatasaraj

10.Endrit Vrapi Skënderbeu

11.Elvin Beqiri Hazar Lankaran

12.Ervin Bulku Hajduk Split

13.Ervin Skela Pa skuadër

14.Altin Lala Hanover 96

15.Klodian Duro Lask Linz

16.Jahmir Hyka Panionios

17.Gilman Lika Diarbarkispor

18.Emilian Vila Dinamo

19.Gjergj Muzaka Dinamo

20.Erjon Bogdani Çesena

21.Hamdi Salihi Rapid Vjenë

22.Edmond Kapllan Augsburg

23.Elis Bakaj Dinamo

Re: Lajme mbi kombëtaren

Posted: Thu, 30 Sep 2010 , 23:20
by Man in Redblue
o ky tranjer nuk meriton as 1000 lek tvjetra per ikto lista krejt qesharake qi ban, me u ul 2 or ne internet e kishte mujt me e permirsu listen.

Per ca e thrret Lalen e damtum qi asht aktivizu tan vitin e kalum me pikatore prej demtimeve e qi shum shpejt do ta myllin karrieren ???!!! ky asht kulmi :evil: :evil: :evil:

Na jena rast unik qi kena futbollist nkomtare qi nuk aktivizohet tan gjysemsezonin te asnji ekip. normalisht thuhet se per me u thirr ne komtare duhet me tregu form tmire aktuale ku lun, kurse na thrrasim lojtar qi nuk kan ekip hic...

Kur e thrret hala Isli Hidin nkomtare asht skandal

Re: Lajme mbi kombëtaren

Posted: Fri, 01 Oct 2010 , 16:46
by fpjalmi
Ndeshja nuk do shtyhet, tani duhet nje trajner
Skuadren mund ta drejtoje zevendesi “Xhemo”. Pritet nje vendim nga FSHF

http://www.sportekspres.com/lajm.php?idt=16969

Re: Lajme mbi kombëtaren

Posted: Fri, 01 Oct 2010 , 18:20
by Skodrinon
fpjalmi wrote:Ndeshja nuk do shtyhet, tani duhet nje trajner
Skuadren mund ta drejtoje zevendesi “Xhemo”. Pritet nje vendim nga FSHF

http://www.sportekspres.com/lajm.php?idt=16969
tjetri asht n'rrezik per jeten kta dojn me lujt. ça pret prej uefa-s, qi nuk e nderpreu champions ligen as me 11 shtator ku deken 3000 vete