Page 77 of 230

Posted: Mon, 03 Nov 2008 , 07:09
by jeti
Dy gjna jane ketu, o kategoria e dyte ukrainse asht si kampionat lagjesh...
Ose Kraja qenka ne forme te mire sportive, dhe keto te vllaznise duhet ta marrin ne konsiderate nje fakt te tille.

Posted: Mon, 03 Nov 2008 , 20:06
by GOLDIAN
jeti wrote:Dy gjna jane ketu, o kategoria e dyte ukrainse asht si kampionat lagjesh...
Ose Kraja qenka ne forme te mire sportive, dhe keto te vllaznise duhet ta marrin ne konsiderate nje fakt te tille.
krajes ja kan ba kot pucin naqe
e miqte e tij me kan than qe nuk kthehet ma sa te jete ky president

Posted: Mon, 03 Nov 2008 , 20:43
by GOLDIAN
a kan fillu pushimet heret tek vllaznia a si a puna
qe nje futbollist(spo jap emer)po ban qejf neper klagenfurt

Posted: Mon, 03 Nov 2008 , 23:13
by jeti
GOLDIAN wrote:
jeti wrote:Dy gjna jane ketu, o kategoria e dyte ukrainse asht si kampionat lagjesh...
Ose Kraja qenka ne forme te mire sportive, dhe keto te vllaznise duhet ta marrin ne konsiderate nje fakt te tille.
krajes ja kan ba kot pucin naqe
e miqte e tij me kan than qe nuk kthehet ma sa te jete ky president
Me kujtohet qe Kraja per nje vit lujti me Besen dhe ka ken nder mbrojtesit me te mire te kampionatit.

se di te Vllaznia si eci, se di sha ket punen e pucit... :oops:
por ktyne gjithcka i pritet.

Posted: Tue, 04 Nov 2008 , 00:19
by vllaznia1919
GOLDIAN wrote:a kan fillu pushimet heret tek vllaznia a si a puna
qe nje futbollist(spo jap emer)po ban qejf neper klagenfurt
Dona emra!Po ne kjofte Kotrri as slot ma. :lol: :lol: :lol: :lol:

Posted: Tue, 04 Nov 2008 , 00:20
by vllaznia1919
Normalisht qe kat e dyte ukraines nuk asht nej hata e madhe kampionatit por nuk besoj se asht shum ma e keqe se kategorija superiore e jona.Kshtuqe un mendoj se Kraja asht ne forme te mire.

Posted: Tue, 04 Nov 2008 , 17:46
by Miri
vllaznia1919 wrote:Normalisht qe kat e dyte ukraines nuk asht nej hata e madhe kampionatit por nuk besoj se asht shum ma e keqe se kategorija superiore e jona.Kshtuqe un mendoj se Kraja asht ne forme te mire.
a din gja sa vjec asht mar se nese i ka ardh koha per pencion duhet me e marr se gjynah asht.

Posted: Tue, 04 Nov 2008 , 17:57
by Miri
Sinani: Goli për ditëlindje të shijon më shumë

Sulmuesi shkodran Vioresin Sinani mbush 31 vjeç, gëzim që vjen pas fitores me Elbasanin
“Pasaporta”
Emri: Vioresin
Mbiemri: Sinani
Datëlindja: 4.11.1977
Vendlindja: Shkodër
Gola në kampionate: 181
Gola në total: 225

Pikërisht sot, Vioresin Sinani ka ditëlindjen. Ky është përvjetori i 31 të i lindjes, i cili vjen në një moment mjaft të mirë të këtij lojtari. Goli i shënuar të shtunën ndaj Elbasanit ka qenë kësisoj “qershia mbi tortë” për këtë ditëlindje.

Ashtu si dhe fitorja e skuadrës së tij, e cila ka bërë që kjo ngjarje e shënuar e jetës së tij të kalojë në mënyrë më entuziaste. Kapiteni i Vllaznisë është vërtetë i pashoq sa u takon vlerave të tij jo vetëm si futbollist, por edhe si njeri. I veçantë në të gjitha drejtimet. Te sporti nuk ka rivalë sa u takon numrit të golave që ka shënuar.

Plot 181, ndoshta më shumë se gjithëkush tjetër. Edhe se Refik Resmja dhe Panajot Pano, dy legjendat e mëdha të futbollit shqiptar. Nëse nuk i ka thyer rekordet e tyre (kjo mbetet për t’u parë nga historianët dhe staticienët), do t’i thyejë medoemos shifrat e golave të shënuar prej tyre, sepse Sinani sot mbush 31 vjeç.

Që do të thotë se të paktën edhe 2 3 vjet të tjera do të vazhdojë të shënojë pareshtur, pasi kjo është gjëja që ai di të bëjë më mirë se çdo gjë tjetër. Në karrierën e tij ka shënuar më tepër se 220 gola. Natyrisht shumë, kur ke parasysh faktin se ka një karrierë 11-vjeçare.

Pra një mesatare prej 20 golash çdo sezon. E admirueshme për të gjithë, sidomos për lojtarët e brezit të ri, të cilët kanë një shembull që duhet ndjekur. Dhe jo vetëm në fushën e blertë, por edhe jashtë saj. Miqësor me të gjithë, presidentë, trajnerë, kolegë futbollistë, gazetarë, tifozë e të tjerë.

Gjithnjë i shoqërueshëm dhe mbi të gjitha shembulli i njeriut korrekt në të gjitha fushat e jetës. Ja pse ky përvjetor i 31 të merr vlera edhe më të veçanta. Vioresin Sinani është emblema e Vllaznisë e pas viteve ‘90. Si e tillë, do të mbetet gjatë në kujtesën e shumë futbolldashësve edhe pasi ta ketë lënë futbollin.

Megjithatë, vlerësimet për këtë lojtar kanë qenë gjithnjë pozitive nga të gjithë njerëzit që kanë punuar me të, si trajnerë, ashtu dhe futbollistë. Të shtunën, pasi e ka dërguar topin në rrjetën e portës elbasanase, ka nxituar të festojë drejt tribunës së tifozëve. Ka dashur të ndajë me ta këtë gëzim, duke menduar se ishte pragditëlindje.

Mbase askush nuk e ka ditur një fakt të tillë, por vetë Sinani e ka mbajtur për vete atë “sekret”. Të paktën deri sot, kur do t’i duhet t’i qerasë shokët e skuadrës dhe stafin drejtues. Një gol që e ka ngjitur në kuotën 5 golave të shënuar në këtë kampionat, duke qenë sërish një nga pretendentët kryesorë për fitimin e “Këpucës së artë” edhe këtë sezon. Që do të ishte hera e katërt për të dhe ky është një tjetër tregues se Vioresin Sinani i ka shokët e rrallë. Prandaj të gjithë ne kemi dëshirë të marrim pjesë në urimin për ditëlindjen e tij, duke i thënë: “Edhe 100, Viori!”

Ndaj Lushnjës mungon Smajli, kthehet Lici


Kartoni i verdhë i marrë në ndeshjen me Elbasanin ka qenë i treti për futbollistin lezhjan të Vllaznisë, Dritan Smajli. Si rrjedhojë, ai nuk do të luajë në ndeshjen e radhës me Lushnjën. Vetë mbrojtësi, i cili ka luajtur titullar me kuqeblutë gjatë këtij sezoni, është ndier shumë keq pas ndeshjes, teksa nuk ka dashur kurrsesi të mungojë në Lushnjë.

Ndërkohë, ndaj elbasanasve ka marrë karton të verdhë edhe kroati Bashiç dhe drejtuesit e Vllaznisë kanë qenë vërtet të shqetësuar nga një fakt i tillë, sepse fillimisht kanë menduar se dhe ai do të kishte plotësuar numrin tre të kartonëve të verdhë. Kjo sepse një fakt i tillë, me mungesat e Smajlit dhe Bashiçit, do të thoshte një mbrojtje krejt gjysmake ndaj Lushnjës.

Por vetë kroati ka deklaruar se ka dy kartonë të verdhë dhe jo tre. Një fakt i tillë ka rikthyer qetësinë në kampin shkodran, ndërkohë që pozitiv është edhe fakti tjetër, se këtë javë do të rikthehet edhe Lici, pas skualifikimit dyjavor. Madje pritet që edhe Kaçi të lërë pas dëmtimin dhe të rikthehet sërish në formacion.

Sporti Shqiptar

Posted: Tue, 04 Nov 2008 , 17:59
by Miri
ju jeni te tan per denim mar po si nuk ja keni uru ditelindien djalit :lol: :lol:
Vior ishalla edhe 100 vite te tjera naqe.

Posted: Tue, 04 Nov 2008 , 18:59
by GOLDIAN
vllaznia1919 wrote:
GOLDIAN wrote:a kan fillu pushimet heret tek vllaznia a si a puna
qe nje futbollist(spo jap emer)po ban qejf neper klagenfurt
Dona emra!Po ne kjofte Kotrri as slot ma. :lol: :lol: :lol: :lol:
njaj ishte
me taman slet ma????

Posted: Tue, 04 Nov 2008 , 22:58
by vllaznia1919
A shef si nuk me pshton mu.Hahahahahaha.
Pse kur ka lujte nej her ai??????????? :lol: :lol: :lol: :lol:
100 vjeq ishalla Vioresin Sinani.Nderi i Vllaznise.

Posted: Wed, 05 Nov 2008 , 00:46
by shv13
nqs ka ndoj lojtar qe vec per te ja vlen me e ndjeke vllaznine ky asht legjenda e ekipit tone te dashtun : Vioresin Sinani.I vetmi qe n keto vite ka diftu se e meriton plotesisht me e veshe kyt bluze te magjishme...

Posted: Wed, 05 Nov 2008 , 17:49
by Miri
Canaj: Ndaj Lushnjës, për vazhdimësinë

Trajneri i Vllaznisë, Agim Cana, kërkon rezultate pozitive radhazi për konsolidimin e pozitave


Fitorja me Elbasanin sigurisht që e ka lehtësuar jo pak. Jo se kjo ndeshje ishte gjithçka, por situata në kampin shkodran është shoqëruar me një tension jo të vogël pas dy rezultateve jo të mira që Vllaznia arriti në ndeshjet e mëparshme. Për Agim Canajn, rëndësi kanë tri pikët dhe fakti që është fituar ndaj një kundërshtari direkt.

Këtë ai e ka thënë në konferencën e djeshme për shtyp, teksa ka deklaruar: “Kemi zhvilluar një ndeshje të mirë me Elbasanin. E rëndësishme është se kemi fituar ndaj një rivali direkt. Ka qenë ndeshja më e mirë e Vllaznisë në këtë kampionat, zhvilluar në Shkodër, që pas takimit me Tiranën. E kam thënë edhe herë të tjera se kampionati ka disnivelet e veta dhe skuadrat janë fare pranë njëra tjetrës.

Një fitore një javë të ngre shumë lart, gjithashtu edhe një humbje të çon disa vende më poshtë. Ne duhet t’i marrin ndeshjet hap pas hapi dhe nëse ruajmë këtë ritëm të nivelit të lojës të zhvilluar katër javët e fundit, shumë shpejt mund të kapim edhe Tiranën. Pra, unë kërkoj vazhdimësi, duke shpresuar që në takimet e ardhshme të kemi sa më pak mungesa.”

Në fakt këto të fundit kanë qenë gjithnjë të pranishme në kampin shkodran dhe stafi drejtues i Vllaznisë është detyruar të gjejë zgjidhjet brenda skuadrës. Kështu do t’i duhet të veprojë edhe në ndeshjen e radhës në Lushnjë, teksa sërish Canajt do t’i duhet të gjejë zgjidhje të reja. Megjithatë, trajneri i kuqebluve nuk duket dhe aq i shqetësuar nga këto mungesa, sepse, me sa duket, ka fituar “imunitet” përballë tyre. “Edhe këtë javë do të kemi mungesa, siç janë ato të Kaçit dhe të Smajlit.

Dihet që çdo mungesë është e dëmshme për skuadrën, sepse pakësohen forcat, por unë mendoj se edhe brenda grupit kemi lojtarë për t’i zëvendësuar këto mungesa,” ka thënë më tej trajneri i ekipit shkodran. Vllaznia këtë javë do të jetë e detyruar të udhëtojë drejt Lushnjës për të luajtur ndeshjen e radhës. Ajo që kërkohet sigurisht që është vazhdimësia në rezultate dhe, nëse kjo provë kalon me sukses, atëherë do të thotë se shkodranët janë në rrugën e duhur.

Vetë Canaj, duke folur në lidhjen me ndeshjen e së shtunës, ka thënë: “Ndeshjen e radhës, ndaj Lushnjës, nuk e konsideroj të lehtë. Janë dy skuadra që kanë objektiva të kundërta për kampionatin, ku ne synojmë të shkojmë sa më lart për të siguruar një vend për në kupat e Europës, kurse lushnjarët synojnë të sigurojnë mbijetesën.

Por që të dyja skuadrat do të kërkojmë maksimumin e pikëve ditën e shtunë. Edhe në Lushnjë duhet të tregojmë vlerat tona për të marrë rezultatin e dëshiruar, fitoren.” Presidenti Fushaj ka vënë si kusht për skuadrën dy fitoret në dy ndeshjet e fundit të fazës së parë dhe kur e pyet Canajn në lidhje me këtë çështje, ai do të përgjigjej: “Nëse shkrijmë lojën kolektive me kualitetet që kemi në ekip, atëherë s’kemi frikë asnjë skuadër në superligë. Pavarësisht se presidenca kërkon gjashtë pikë në dy takimet e ardhshme dhe ka të drejtë të kërkojë llogari, pasi shpenzon jo pak për ne, ndeshjet duhet t’i marrin një nga një. Unë mbetem optimist për të ardhmen.”

——————————-
Shkodranët, kundër ish-trajnerit Bici


Në ndeshjen e së shtunës ndaj Lushnjës, shkodranët, përveç “lagunarëve”, do të kenë përballë edhe një njohje të tyre të vjetër, pikërisht trajnerin Vasil Bici. Fakti është që sa herë ky trajner është ndeshur kundër shkodranëve, u ka dhuruar jo pak rezultate të hidhura. Ka ndodhur kështu në disa raste dhe më i fundit ka qenë ai i sezonit të kaluar.

Trajneri lezhjan ishte në krye të skuadrës së Kastriotit dhe krutanët në prag të ndeshjes me Vllazninë nuk po kalonin momente të mira. Megjithatë, kjo nuk ishte pengesë që ata ta mundnin skuadrën shkodrane, megjithëse ndeshja zhvillohej në fushë asnjanëse, në Shijak. Këtë herë, Bici ka marrë drejtimin e Lushnjës dhe kjo skuadër ende nuk ka njohur fitoren nën drejtimin e trajnerit të ri të saj. Do ta kërkojë ndaj Vllaznisë, kjo është e qartë.

Posted: Fri, 07 Nov 2008 , 20:45
by jeti
Belisha: Jemi me favorite se Lushnja

Vllaznia nuk shikon as statistikat, as faktin se perballe kete rradhe do kete nje trajner qe e njeh mire lojen e saj. Qellimi i saj i vetem ne ndeshjen e sotme do jete fitorja. Kete e ka deklaruar mesfushori i saj Amarildo Belisha ne konferencen e djeshme per shtyp. Sipas tij, skuadra pjese e se ciles ai eshte, eshte e karikuar ne maksimum per te bere me te miren ne fushen e lojes. "Personalisht jam i mendimit se ne futbollin shqiptar çdo dite e me teper po vertetohet fakti se nuk ka skuadra te medha dhe te vogla. Zakonisht ne nje ndeshje vendos skuadra qe ka me shume grinte dhe shpirt gare. Per kete arsye Lushnjen kurrsesi nuk e kemi marre lehte dhe kurrsesi nuk duhet ta nenvleresojme pavaresisht pozicionit qe ka ne tabelen e renditjes"- ka thene numri 8 i Vllaznise.
Por bilancet e ketyre dy skuadrave ne vitet e fundit per ndeshjet e zhvilluara ne Lushnje, kane treguar se kane qene vendasit ata te cilet kane arritur rezultate me te mira. Belisha nuk mendon se çdo gje varet nga bilancet apo statistikat prandaj shton: "Per mua nuk vendosin fare bilancet apo shifrat. Ato sherbejne per ndeshjet qe kane kaluar ndersa per ata qe vijne, vendosin skuadrat ne fushe, perkushtimi per te marre maksimumin dhe shpresoj se ne Lushnje ne do te luajme ashtu siç duhet". Kunder shkodraneve kete rradhe do jete Vasil Bici, nje trajner qe e njeh mire lojen e tyre dhe per rrjedhoje shpeshhere ka arritur rezultate pozitive ndaj Vllaznise. Per Belishen nuk eshte ndonje avantazh i madh per kundershtarin ky fakt prandaj deklaron: "Vllaznine nuk e njeh vetem profesor Bici por te gjithe trajneret dhe skuadrat shqiptare. Ata njohin lojen dhe potencialin e saj. Ne e kemi te qarte se ne Lushnje nuk na pret nje ndeshje e lehte perkundrazi jemi te bindur se do te hasim ne nje mur te forte por perqindjet me te madhe per te fituar besoj se i kem ne". kjo ndeshje duket se po pritet me interes edhe ne kampin lushnjar i cili eshte i bindur se fitorja do te jete ne anen e tyre. Amarildo Belisha kenaqet ne fakt nga nje mendim i tille qe ekziston ne Lushnje sepse sipas tij, kjo do te thote se do behet nje loje e hapur. "Sinqerisht me gezon fakti kur degjoj deklarata entuziaste per fitore edhe tek Lushnja. Them keshtu pasi Vllaznia zakonisht ka hasur ne probleme kete kampionat ndaj skuadrave qe jane mbyllur ne mbrojtje. Nese lushnjaret do bejne te hapur, sigurisht qe do te kemi me teper shanse per ta fituar ndeshjen"-vazhdon mesfushori shkodran. Sakaq edhe ne kete takim, stafi drejtues do kete serish probleme me mungesat teksa te sigurte jane Kaçi e Smajli. Ne dyshim nderkohe duket edhe Grima por per Belishen, "Grima eshte nje ujk i vjeter dhe do ia hedhe edhe kesaj here dhe do jete ne fushe ndaj Lushnjes". Vllaznia ne kete kampionat ne shenimin e golave ka spikatur vetem me dy sulmuesit Sinani e Dhembi qe kane shenuar 10 nga 11 golat e gjithe skuadres. I pyetur se kur do shenojne mesfushoret, Belisha ne fund do t’i pergjigjej: "Ekipi zakonisht punon qe te shenojne dy sulmuesit qe jane Sinani e Dhembi. Nese ata kane shenuar, do te thote se ekipi e ka bere detyren. Shpresoj qe ata te shenojne serish dhe sa me shume sepse kjo do te thote edhe rezultate te mira per Vllaznine, madje perveç titullit do fitojme edhe "Kepucen e Arte". Kur te na jepet rasti sigurisht qe do shenojme por asnjerin nga ne nuk e shqeteson fakti se kush do ta beje golin".Gjergj KOLA

Posted: Fri, 07 Nov 2008 , 20:53
by jeti
Belisha: Jemi me favorite se Lushnja

ish trajner!

Sa trajnera ndrrohen ne shqiperi i takon qe te tana skuadrat kur lozin me nj-tj me ken isha e sisha...

A harrut qe per cdo fillim kampionatit laragohen te pakten 7-8 trajnera per munges rezutatessh...

Ishalla te del parashikimi e fitojm, se ba ma se me fitu, mos nxjerrni justifikime te kota, ma mir rrine ne Lushnje e mos u ktheni ma ne shkoder... :twisted:

Posted: Sat, 08 Nov 2008 , 00:28
by vllaznia1919
12 skuadra 15 trajnera jane isha trefisha. :lol: :lol: :lol: :lol:

Posted: Sun, 09 Nov 2008 , 12:39
by Miri
Vllaznia rekord sezonal, Dhembi shkon gjashtë

Shkodranët u ngjitën në kuotën e 18 pikëve, po aq sa Shkumbini, me të cilin ndan edhe sulmin më të mirë të kampionatit në këto dhjetë javë: nga 15 gola
Vllaznia vendosi një rekord sezonal në javën e 10-të të Superligës me fitoren me të thellë, që një skuadër ka arritur në transfertë. 1-4 ndaj Lushnjës së trajnerit Vasil Bici, i cili ka përjetuar një nga ndeshjet më të hidhura të tij, përsa i përket performancës së lojtarëve që i drejton pas vetëm 15 ditësh.

Furia shkodrane nisi me shkodranin Elvin Beqiri (11’), vazhdoi me malaziasin Bashiç (27’) e korçaren Paulin Dhembi (31’). Për ish-mesfushorin e Partizanit ky ishte goli i gjashtë sezonal, duke lenë pas vetes 3-herë golashënuesin më të mirë të Shqipërisë, Vioresin Sinani (5 gola këtë sezon).

3-0 qysh në pjesën e parë i ftohu keq lushnjarët, që pësuan golin e katërt dy minuta pas fillimi të pjesës së dytë, një gol i realizuar me penallti nga Suad Lici. Doçi i Vllaznisë u ndëshkua me karton të kuq pas goditjes së një kundërshtari, duke lënë skuadrën e tij me dhjetë lojtarë qysh nga minuta e 55-të. Golin e nderit për Lushnjën e shënoi kapiteni Gentian Çela nga pika e bardhë në minutën e 93-të.

Një fitore e bukur në ndeshjen e 85-të historike midis dy ekipeve, 53 fitore Vllaznia, 19 Lushnja. Vllaznia u ngjit në kuotën e 18 pikëve, po aq sa Shkumbini, me të cilin ndan edhe sulmin më të mirë të kampionatit në këto dhjetë javë: nga 15 gola.

Kategoria Superiore
Java 10: 08.11.2008,
Ora 14:00, St."R.Haxhiu", Lushnje

Lushnja-Vllaznia 1-4
0-1 11' Beqiri
0-2 27' Bashic
0-3 31' Dhembi
0-4 47' Lici
1-4 93' Cela
* Doci doli me karton te kuq në minutën e 55-të.

BILANCI MIDIS SKUADRAVE
85 ndeshje - - -

19 fitore Lushnja
E fundit: 2-0 12.03.2005

13 barazime -
I fundit: 1-1 04.12.2000

53 fitore Vllaznia
E fundit: 4-1 08.11.2008

72 gola te shenuar Lushnja
158 gola te shenuar Vllaznia

Posted: Sun, 09 Nov 2008 , 13:40
by vllaznia1919
Detyren kan ba.Ishte e padiskutushme kja fitore.

Posted: Sun, 09 Nov 2008 , 15:02
by GOLDIAN
vllaznia1919 wrote:Detyren kan ba.Ishte e padiskutushme kja fitore.
banja qefin gazetarit tash edhe ti
thuji nje surprize e kendshme dhe jo detyren kan ba :lol:

Posted: Mon, 10 Nov 2008 , 09:09
by fpjalmi
Vllaznia ka arritur
një fitore të çmuar
në fushën e vështirë
të “Roza Haxhiut”, në
Lushnje. Ka qenë një fitore që
i ka dhënë ekipit të drejtuar
nga Canaj vendin e dytë në
tabelën e klasifikimit. Por,
përveç kësaj, ajo është shoqëruar
nga numri më i madh
i golave të realizuar nga kuqeblutë
gjatë gjithë këtyre 10
javëve kampionat. Për
menaxherin e përgjithshëm
të klubit shkodran, Kujtim
Shaba, fitorja e së shtunës në
Lushnje ka pasur një rrjedhojë
logjike. “Për mendimin
tim, fitorja e arritur në Lushnje
me një rezultat të pastër
mund të them se ishte e paraprirë
nga fitorja e arritur me
Elbasanin dhe nga lojërat
më të mira të zhvilluara nga
kjo skuadër në takimet e fundit,
pavarësisht mungesës së
rezultateve, - shprehet Shaba.
- Në përballjen me Lushnjën
ishim përgatitur për të
marrë më të mirën dhe ia
dolëm mbanë. Për mua, faktori
më vendimtar ishte shpirti
i lartë i garës dhe grinta e
treguar gjatë gjithë ndeshjes
nga futbollistët tanë. Në asn-
Skuadra e Lushnjës është
shokuar këtë javë nga humbja
që pësoi të shtunën me Vllazninë,
me rezultatin 1-4. Ajo
ka sjellë shumë pështjellim në
radhët e myzeqarëve, të cilët
duket se nuk do ta kapërdinë
lehtë këtë rezultat. Sepse, sikur
të mos mjaftonte humbja, loja
e verdhejeshilëve ka qenë një
nga më të dobëtat e zhvilluara
deri tani. “Kjo humbje më
ka shokuar pa masë, sepse
nuk e prisja një të tillë nga
lojtarët e mi. Ka qenë një nga
ndeshjet tona më të dobëta, e
për pasojë ekipi i Vllaznisë ka
‘hedhur valle’ në fushën tonë,
pasi futbollistët nuk treguan
asgjë nga vlerat e tyre. Ishte
një turp i vërtetë për ne”, u
shpreh në një prononcim të
tijin për gazetën “Panorama
Sport” ish-presidenti i klubit
të Lushnjës, Albert Sanxhaku.
Sot stadiumi “Roza Haxhiu”
pritet të jetë i zhurmshëm,
pasi analiza që do të zhvillohet
mund të nxjerrë në skenë
jë moment, ata nuk toleruan
dhe nuk nënvlerësuan, pavarësisht
rezultatit të lojës. E
pra, të gjitha këto çuan tek ajo
fitore e thellë e ekipit tonë në
këtë takim”. Shkodranët tani
janë vetëm një pikë larg kreut
të renditjes, duke u kthyer
kështu sërish më afër objektivave
të tyre. Kjo renditje është
mjaft favorizuese për kuqeblutë,
për ta pritur sa më të
qetë ndeshjen e fundit të fazës
së parë me Teutën. Në letër
kjo përballje shikohet e kalueshme,
ndonëse në fushë
shkodranët kanë dëshmuar
shumë herë të kundërtën.
“Nuk mund të them se tani
do të presim vetëm përballjen
e parë të fazës së dytë me
Tiranën për të ndarë vendin
e parë pas këtij takimi, sepse
mund të gabohesha. Unë dhe
i gjithë stafi i këtij ekipi nuk
po mendojmë për ndeshjet e
javëve të tjera, por vetëm për
sfidën e radhës. Duhet të
mendojmë dhe punojmë
vetëm për këtë takim, për ta
vlerësuar drejtë dhe për mos
e nënvlerësuar, pasi mund
të jetë pikërisht ky gabimi më
i madh që mund të bëjmë”,
vazhdon mendimin e tij
menaxheri Shaba. Ndërkohë
menaxheri i klubit kuqeblu
zbulon edhe fillimet e
planeve për kompletimin e
skuadrës në merkaton e janarit.
“Kryesorja është që të
kalojmë me sukses këtë pjesë
të sezonit deri në mbylljen
sezonale të tij, pasi drejtuesit
po përgatisin edhe afrimet
e nevojshme për të përballuar
me sukses këtë sezon.
Kemi besim se me tre apo
katër afrime, të cilat janë në
planet tona, Vllaznia do të
ketë gjendjen e tij optimale
për të pretenduar trofetë e
këtij sezoni. Ky qytet dhe
këta sportdashës meritojnë
shumë dhe shpresojmë se
me rrugën që kemi nisur, do
t’i kënaqim ata. Unë mendoj
se që në ndeshjen e radhës,
ata nuk do të mungojnë dhe
ekipi ynë do të dijë t’i shpërblejë”,
deklaron në fund të
fjalës së tij menaxheri i
përgjithshëm i ekipit kuqeblu,
Kujtim Shaba.