Lajmet per skuadren e Vllaznise

Lajme te fundit nga Vllaznia

Moderators: GOLDIAN, Miri, vllaznia1919

Post Reply
Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Sat, 20 Sep 2008 , 14:55

Per mendimin tem Canit nuk duhet me ja dhan kartonin si edhe me e mbeshtet ne demtimin qe ka, masandej kur te rekuperohet nqs nuk ka hapsine ne ekip ta japin hua si vitin e kalum.
Vllaznit Ultras

Image

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Sun, 21 Sep 2008 , 07:51

Sasa Delain nënshkruan me Liaoning në Kinë

Kongolezi me pasaportë gjermane Sasha Delain, ish-lojtari i njohur i Vllaznisë, Partizanit e Flamurtarit, do të luajë në kampionatin kinez. Mbrojtësi 32-vjeçar, i cili më parë ka luajtur në Gjermani edhe për Bayer Leverkusen e Uerdingen 05, si dhe në Turqi me Erzurumspor, nënshkroi një kontratë me klubin kinez të Super Ligës, Liaoning.

“Delain, pas marrjes së kartonit nga Vllaznia, nënshkroi një kontratë të kënaqshme me klubin kinez.


u shnosh nana e Deleanit

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Sun, 21 Sep 2008 , 12:24

Miri wrote:Sasa Delain nënshkruan me Liaoning në Kinë

Kongolezi me pasaportë gjermane Sasha Delain, ish-lojtari i njohur i Vllaznisë, Partizanit e Flamurtarit, do të luajë në kampionatin kinez. Mbrojtësi 32-vjeçar, i cili më parë ka luajtur në Gjermani edhe për Bayer Leverkusen e Uerdingen 05, si dhe në Turqi me Erzurumspor, nënshkroi një kontratë me klubin kinez të Super Ligës, Liaoning.

“Delain, pas marrjes së kartonit nga Vllaznia, nënshkroi një kontratë të kënaqshme me klubin kinez.


u shnosh nana e Deleanit
turp ti vijne drejtusave tone vec

(me falni se u riktheva prap ai qe kam ken)
i perjashtuar

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sun, 21 Sep 2008 , 13:42

Ku je se me kishte marre malli per Goldin e vjeter! :lol: :lol: :lol: :lol:
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Sun, 21 Sep 2008 , 13:55

vllaznia1919 wrote:Ku je se me kishte marre malli per Goldin e vjeter! :lol: :lol: :lol: :lol:
te marsha te keqen(edhe pse ske) :D
thash po ndryshoj mendje iher e po bahem me pjalmin optimist po spo mundem me ja dal
i perjashtuar

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sun, 21 Sep 2008 , 14:00

Si skam te keqe maj naqe.Por kryesorja asht qe mu kthy Goldi(Jem). :lol: :lol: :lol: :lol:
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

jeti
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 1544
Joined: Tue, 13 Nov 2007 , 09:30
Skuadra: Vllaznia
Contact:

Post by jeti » Thu, 25 Sep 2008 , 05:56

Klubi Vllaznia 5 mije euro gjobe nga Uefa

Disa shishe te hedhura ne fushen e lojes nga tifozet shkodrane ne nje moment gjakenxehtesie kur gjyqtari i ndeshjes ndaj Napolit nuk akordoi 11-metersh per Vllaznine, do t’i kushtojne jo pak klubit kuqeblu. Keto dite ka mberritur ne zyrat e tij nje shkrese nga UEFA e cila njofton se eshte marre vendimi per ta gjobitur ate me shumen prej 5 mije eurosh. Njekohesisht ne kete vendim thuhet se pagesa duhet bere brenda 30 ditesh nga marrja e tij. Ne kete menyre shkodraneve tashme do t’u duhet te mendojne edhe per kete çeshtje duke nxjerre shumen e mesiperme nga arka e klubit vetem si rrjedhoje e nje gabimi te gjyqtarit dhe nje veprimi jo shume korrekt te tifozeve.Gjergj KOLA
Forca Vllaznia...Image
ImageImage

ingleo
Tifoz
Tifoz
Posts: 80
Joined: Wed, 17 Sep 2008 , 16:03
Location: rome italy

Post by ingleo » Thu, 25 Sep 2008 , 11:54

mire na e kane ba.duke e dite se ndaj napolit ishim duke luajtur per kupe uefa e jo per kampionat shqiptar nuk duhej me i hedh shishet.uefa eshte shume e rrepte ne keto raste sidomos per vendet me futboll amator si vendi jone.une e pritsha edhe me keq(pezullim fushe,ndeshje me dyer te mbyllura).kisha me pas qejf me i derguar te deleguarit e uefas me pa nje ndeshje te superliges ne peqin, per mos me thane ne kategori te pare a te dyte.gjithsesi ate penallti na e ka mohua krejt kot arbitri sepse ka ken penallti tan diten.prej kesaj gjobe duhet me mesua per radhet tjera (kete vit shpresojme se kena me luajte ne eliminatoret e champions league)
bashkimi ben fuqine!!!!

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Thu, 25 Sep 2008 , 13:30

Uefa nuk te fal.Kja dihet por hajde thuja tifozave. :lol: :lol: :lol:
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Mon, 06 Oct 2008 , 17:15

Vllaznia, deri të martën pushim


Skuadra e Vllaznisë, pas një jave të ngjeshur dhe pa pushime, madje as për
festën e Bajramit, tani do të ketë mundësi për një pushim të gjatë. Dje dhe
sot ekipi shkodran do të jetë pushim totalisht, ndërsa përgatitjet do të nisin të martën.

----------

Kuqeblutë, të fortë me të mëdhenjtë e kampionatit

Me skuadrat më të forta të kampionatit, Vllaznia gjithnjë është e fortë. Kështu ka bërë edhe të shtunën në “Selman Stërmasi”, ndaj Dinamos, kampione në fuqi e Kategorisë Superiore, kur është shfaqur bindëse në lojën e saj. Pavarësisht problemeve, pasi disa lojtarë titullarë të formacionit shkodran janë rikuperuar nga dëmtimet vetëm në momentet e fundit, ekipi i drejtuar nga tekniku Canaj ka arritur të tregojë se përsëri është pretendent në këtë sezon. Pika e marrë të shtunën, përballë bluve, nuk ka ngrohur vetëm teknikun Canaj, por edhe sportdashësit shkodranë, të cilët ishin skeptikë përpara kësaj ndeshjeje. Kreu i pankinës kuqeblu, më shumë se gjithçka ka vlerësuar lojën e skuadrës së tij: “Jam i kënaqur me lojën e treguar në këtë takim. Për mendimin tim, ne lamë dy pikë në këtë ndeshje. Kemi shpërdoruar disa raste shënimi, të cilat mund të ishin kurorëzuar me gol, prandaj mendoj se fitorja jonë do të ishte rezultati më i drejtë për këtë përballje”. Kësaj here Vllaznia nuk ka marrë ndoshta atë që meritonte në rezultat, ashtu siç është shprehur dhe tekniku Canaj. Megjithatë ka kënaqur tifozët e saj, për më tepër dhe drejtuesit, të cilët kanë qenë të pakënaqur ndeshje më parë me lojën e zhvilluar. Ajo që pranojnë të gjithë është fakti se, Vllaznia në përballjen me dinamovitët ka qenë më e mira e këtyre gjashtë javëve të kampionatit. Kuqeblutë kanë zhvilluar një 90 minutësh jo vetëm të barabartë me kampionët, por kanë qenë më lart në nivel loje. Grinta, pikërisht ajo çka i ka munguar në takimet e fundit, në sfidën me Dinamon ka qenë prezente. Kësisoj, ajo që ka ngrohur më tepër është kthesa në lojë e kësaj skuadre. Vllaznia në këtë përballje ka arritur jo vetëm të marrë një pikë, që nisur nga rrjedha e lojës ishte minimumi, por ka treguar edhe një herë se fytyra e vërtet e kësaj skuadre nuk është ajo e paraqitur në takimet e fundit.
Vllaznit Ultras

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Mon, 06 Oct 2008 , 22:10

Ishte dashte me ken te forte me tana ekipet qe me pase nej shpres per titull.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Sat, 11 Oct 2008 , 10:55

Beqiri e Lici, shqetësimet e Vllaznisë

Dy lojtarët titullarë të ekipit kuqeblu akoma nuk janë rikuperuar plotësisht

Dhëmbi e Kaçi janë duke u stërvitur normalisht me skuadrën. Po ashtu edhe Smajli, ndërkohë që i vetmi me probleme duket se është mbrojtësi Suad Lici. Ai gjatë gjithë ditëve të kësaj jave ka zhvilluar një stërvitje individuale, veçmas grupit, ngaqë ka ende shqetësime në këmbën e tij të djathtë. Dëmtimi ka ardhur në minutat e fundit të ndeshjes me Bylisin dy javë më parë, ndërkohë që u provua të luante në ndeshjen e radhës me Dinamon, por 34-vjeçari e ka lënë fushën e lojës pa mbaruar pjesa e parë, ngaqë nuk ka mundur më të vazhdonte. “Infermieria” shkodrane kësisoj duket se për momentin ka vetëm këtë problem. Pa lënë mënjanë kuptohet as atë të mbrojtësit tjetër Beqiri, i cili është pjesë e kombëtares shqiptare për dy ndeshjet e radhës. Te Vllaznia, drejtuesit e saj kanë ndjekur me interes të madh lajmet që vinin nga Hungaria ku ndodhen aktualisht kuqezinjtë tanë në përgatitjet e tyre për ndeshjen me vendasit. Lajmi i dalë dje se Beqiri nuk do të bëhej gati për ndeshjen me hungarezët, ka pasur edhe reagime pozitive, por edhe negative në Shkodër. Pozitive, sepse drejtuesit kuqeblu nuk dëshirojnë kurrsesi një aktivizim të këtij lojtari pa qenë në gjendjen e tij optimale, sepse një aktivizim i tillë mund t’i sjellë probleme të mëdha për të ardhmen. Themi kështu, pasi 28-vjeçari ka vuajtur kohët e fundit nga një zgjatje e muskujve të kofshës së djathtë. Por një sforcim tjetër do të thoshte këputje dhe për pasojë edhe ndërhyrje kirurgjikale. Njëkohësisht edhe disa muaj larg fushës së blertë. Këtë askush nuk ia dëshiron, aq më tepër te Vllaznia, sepse Elvin Beqiri konsiderohet një nga pikat më të forta të kësaj skuadre. Por nga ana tjetër, shumëkush ka dëshiruar aktivizimin e këtij lojtari ndaj Hungarisë, sepse mbi të gjitha është krenari prania e një shkodrani në radhët e ekipit tonë kombëtar. Në këtë mënyrë, trajneri Canaj dhe stafi i tij deri pas ndeshjes me Portugalinë do ta kenë mendjen te ky lojtar, sepse është shtylla e mbrojtjes. Sa i takon Licit, pritet që deri për ndeshjen me Shkumbinin ai të jetë gati. Stafi mjekësor është duke punuar për këtë gjë. Të tjerët duket se po përmirësohen nga dita në ditë. Dhëmbi, ndërkohë, përveçse e ka lënë pas dëmtimin, po përmirësohet shumë edhe nga ana fizike, sepse dihet që nuk ka zhvilluar siç duhet përgatitjet në fillim të sezonit. Po ashtu, Kaçi në ndeshjen ndaj Dinamos tregoi se po rikthehet në ditët e tij më të mirë, duke qenë një lojtar shumë i rëndësishëm për Vllazninë. Trajneri Canaj shpreson shumë se, duke nisur nga ndeshja e radhës, nuk do ketë më “tersllëk” me dëmtimet, por do të punojë i qetë, për të hedhur në fushë lojtarët me gjendjen më të mirë.

———————————

Shkodranët, tri seanca më tepër këtë javë

Pushimi i detyruar i kampionatit për shkak të ndeshjeve të kombëtares po u shërben të gjitha skuadrave për të riparuar të metat e vërejtuar në 6 javët e para. Kështu po ndodh edhe te Vllaznia, teksa stafi drejtues i saj është duke i kushtuar jo pak rëndësi rritjes së parametrave fizikë te të gjithë lojtarët, por në veçanti te disa që kanë pasur më tepër probleme kohët e fundit. Me ta është duke u punuar veçmas, por gjithsesi ngarkesat janë për të gjithë skuadrat. Jo më kot trajneri Canaj ka shtuar tri seanca stërvitore këtë javë. Drejtuesit e klubit kërkojnë që pas kësaj ndërprerje të kampionatit, të mos ketë më ankesa për formën e disa lojtarëve.

—————————————–

Boadu Mohamed, surpriza dhe dështimi i merkatos

Të dy janë nga Gana. Të dy kanë ardhur nga kampionati turk në formë huazimi, por nëse për të parin të gjithë po flasin me respekt, nuk ndodh kështu me të dytin. James Boadu dhe Adomu Mohamed janë cilësimi i surprizë dhe dështimit më të mirë të merkatos së Vllaznisë. I pari, përveçse po luan si titullar në çdo ndeshje, po bëhet edhe shumë përcaktues me lojën e tij. Mbi të gjitha, ka spikatur në sfidat ndaj Tiranës dhe Dinamos, ku ka bërë diferencën në fushë. Nëse do të kishte shënuar në këto dy takime, teksa i ka pasur mundësitë, sot do të kishim folur edhe më me superlativa për të, sepse po cilësohet nga të gjithë specialistët si një blerje e goditur e kuqebluve. Ndërkohë, sa i takon të dytit, ganezit tjetër Mohamed, ai vërtet mund të konsiderohet zhgënjimi më i madh i merkatos së shkodranëve. Ka luajtur vetëm pak minuta deri tani në kampionat, sepse nuk bind shumë, por edhe ndoshta ngaqë nuk është provuar aq sa duhet. Si rrjedhojë, ka shumë të ngjarë që mund të largohet shpejt, mbase nga janari nga Shkodra.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sat, 11 Oct 2008 , 15:42

Nuk asht gja e re qe ne merkato te na vijne edhe plehna.Po te pakten me kyt ganezin tjeter e me Dhembin nuk kena dal bosh.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Sat, 11 Oct 2008 , 16:45

vllaznia1919 wrote:Nuk asht gja e re qe ne merkato te na vijne edhe plehna.Po te pakten me kyt ganezin tjeter e me Dhembin nuk kena dal bosh.
vec ne krye jena pak si shume bosh :P
i perjashtuar

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sat, 11 Oct 2008 , 22:01

Aty kena per te ken gjithmone. :wink: :wink: :wink: :wink:
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Sat, 11 Oct 2008 , 22:12

vllaznia1919 wrote:Aty kena per te ken gjithmone. :wink: :wink: :wink: :wink:
ptuu ptuuu ptu
shejtan largoju :lol: :lol:
i perjashtuar

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Sun, 12 Oct 2008 , 20:32

Vllaznia fiton miqësoren në Lezhë

Ashtu siç ishte parashikuar, Vllaznia dje paradite ka luajtur një takim miqësor me Besëlidhjen në Lezhë. Eshtë luajtur në Lezhë për faktin se janë duke u bërë disa meremetime në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës. Edhe pse kanë kaluar të parët vendësit, kuqeblutë e kanë përmbysur rezultatin, duke fituar me rezultatin 2-1. Golin e barazimit për shkodranët e ka shënuar Dhëmbi, ndërsa atë të avantazhit Kaçi, i cili po rikthehet në formën e tij më të mirë pas dëmtimit.
Vllaznit Ultras

Image

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Post by Skodrinon » Sun, 12 Oct 2008 , 20:51

Admin wrote:Eshtë luajtur në Lezhë për faktin se janë duke u bërë disa meremetime në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës.
a jane tu ndertu tribunen qi asht lan pergjys a? :P

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Mon, 13 Oct 2008 , 00:01

KRENARIA KUQ e BLU wrote:
Admin wrote:Eshtë luajtur në Lezhë për faktin se janë duke u bërë disa meremetime në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës.
a jane tu ndertu tribunen qi asht lan pergjys a? :P
ja po jane tu i ba muzeun per drejtusat e skuadres :D
i perjashtuar

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Mon, 13 Oct 2008 , 14:14

Jan ka thurin muret mas me hyp tifozet me pa neshjen pa lek :wink:

Post Reply