Page 73 of 86

Re: Lajme mbi kombëtaren

Posted: Mon, 01 Mar 2010 , 14:20
by Ujku
Jam dakort ma Man se ata jan ne tok te vet, e nen sundimin e te hujt, por me dasht SHqiprin me zemer
si pret kush, ata presin dica me ndodh ne shqipri e me qesh a thu se ata jan ma te civilizum se ne
un thash menimin tem se kam pas kontakt me shum prej tyne, ka edhe nga Kosova sa te dush si puna e tyne.
gjithsesi sporti bashkon e nuk ndan.

Re: Lajme mbi kombëtaren

Posted: Mon, 01 Mar 2010 , 21:27
by fpjalmi
LISTA

1. Arjan Beqaj Anorthosis Famagusta
2. Isli Hidi Kryvbas
3. Andi Lila Tirana
4. Armend Dallku Vorskla Poltava
5. Kristi Vangjeli Aris Selaniku
6. Ansi Agolli Kryvbas
7. Lorik Cana Sunderland
8. Altin Lala Hanover 96
9. Debatik Curri Vorskla Poltava
10. Ervin Bulku Kryvbas
11. Klodian Duro Apollon Limasol
12. Ervin Skela Tus Koblenz
13. Jahmir Hyka Mainz
14. Gilman Lika Boluspor
15. Emilian Vila Dinamo
16. Gjergj Muzaka Tirana
17. Erjon Bogdani Chievo
18. Hamdi Salihi Rapid i Vienës
19. Edmond Kapllani Tus Koblenz
20. Elis Bakaj Dinamo

Trajner
Josip Kuzhe

Re: Lajme mbi kombëtaren

Posted: Wed, 03 Mar 2010 , 17:39
by fpjalmi
Mavraj “revolton” familjaret


Kur ishte femije kishte deshire te luante per klubin e futbollit Prishtina, por me pas enderronte qe te ishte me cdo kusht pjese e kombetares shqiptare te futbollit.
Por pasi i tha tre here 'jo' Federates Shqiptare te Futbollit, duket se kjo enderr eshte me larg se kurre. 23-vjecari Mergim Mavraj ka lindur dhe jeton ne Gjermani, por te afermit e tij i gjen sot ne fshatrat Saradran dhe Kashice te komunes se Istogut ne Kosove.

“Nje dite vinte nje trajner, nje dite tjetri. Mergimi u shqetesua per kete gje. Deshira e tij ishte te bente kontraten ne Tirane”, eshte shprehur Qerim Ibrahimaj, daja i Mergimit.

“Me sa di une i ka thene Kuzhes, se ndeshja me Irlanden eshte miqesore, se kishte oferta te tjera dhe se duhet te priste deri pas boterorit”, sqaron Sadri Mavraj, djali i xhaxhait.

Pas refuzimit te tij per t’u aktivizuar me formacionin shqiptar ne ndeshjen Shqiperi-Irlande e Veriut, familjaret ende shpresojne se endrra e Mergimit qe eshte edhe e tyre, do te realizohet nje dite.

"Ne do te kishim dashur te luante me kombetare shqiptare. Jemi nje vend qe na ka ndare historia. Deshira eshte e imja dhe e jona, por varet prej tij”, pohon Ibrahimaj.

“Mergimi e ka enderr te prezantoje ngjyrat kuq e zi dhe te veshe ate fanele. Ne si familjare po e presim me padurim”, shtoi djali i xhaxhait.

Por familjaret duket se do te presin gjate, sepse jo vetem Federata Shqiptare e Futbollit, por edhe trajneri kroat Josip Kuzhe eshte zemeruar nga futbollisti, i cili pasi kerkoi vete te vishte ngjyrat kuqezi dhe mori nenshtetesine shqiptare, nuk zbret ne fushe kunder Irlandes se Veriut me fanelen e ekipit kombetar.

“Kjo histori ka perfunduar dhe nuk kam ndermend te harxhoj kohen me kete ceshtje. Ne formacion ishte perfshire edhe Mavraj, por ai nuk paraqitet, keshtu qe do na duhet te gjejme nje lojtar tjeter ne kete pozicion”, deklaroi Kuzhe.

Re: Lajme mbi kombëtaren

Posted: Wed, 03 Mar 2010 , 19:38
by Ujku
Un habitem pse kta te FSHF-s rrin e merren me te e kan thirr disa her por ai nuk ka deshir me luj per komtaren
ton ndoshta ka arsyet e veta personale kjo s'me intereson por habitem pse rrin e merren me Mavrajn a thu se ai esht Leo Mesi, edhe kta gazetart rrin tu than ka than daja axha halla gjyshja nandaja e dreqi e i biri ka pas deshir me lujt per shqiprin e shqipria ja afron mundesin e ai na injoron pa ba te ditur shkakun.
Ibrahimovic ka lind ne Bosnje e ka emigru ne Suedi lun per suedin por boshnjakt nuk rrin tu qa per te
por grumbullojn dhe zhvillojn talentet e reja qe kan deshir me lujt per ta.
Kta tont rrin tu qa jo s'na erdhi Nini, Berami,Nuhiu ,e Mavraj leni mar ne pun te vet e shifni e grumbulloni ata qe me te vertet don me lujt per vendin e vet

Re: Lajme mbi kombëtaren

Posted: Wed, 03 Mar 2010 , 19:40
by Skodrinon
Cfare hipokriziet
Adrra e mergimit - thote- asht me lujte me Shqipnine. Ishalla realizohet.....
Po ai vete e ka n'dore mor. Kush e pengon me lujt me Shqipnine?

Re: Lajme mbi kombëtaren

Posted: Thu, 04 Mar 2010 , 05:10
by fpjalmi
Kuqezinjte, testi i pare 2010 mbyllet me sukses




http://top-channel.tv/artikull.php?id=177002

Re: Lajme mbi kombëtaren

Posted: Thu, 04 Mar 2010 , 15:16
by Skodrinon
kena lujte shume mire mrame. sidomos ne pjese te pare, ku irlanda nuk e ka kalu gjysen e fushes.
turp per fushen skandaloze

Re: Lajme mbi kombëtaren

Posted: Thu, 04 Mar 2010 , 15:24
by Skodrinon
Mirë se vini në Tiranë, një rrugë për askund!

Nga Paul Ferguson

Shqipëria nuk është më ajo e vitit 1982, kur Irlanda e Veriut luajti për herë të fundit, para miqësores së të mërkurës, në kryeqytetin e këtij vendi ballkanas, që mban emrin Tirana. Nëse asokohe rrugët ishin krejt të lira, me ndonjë motoçikletë apo biçikletë, që ecte sipër tyre; tek tuk edhe ndonjë makinë, pse jo, edhe ndonjë karrocë kuajsh, që shërbente për të transportuar ndonjë mall, papritmas Shqipëria na shfaqet ndryshe nga ç’e kishim menduar.

Të paktën në Tiranë, aq sa mundëm të shëtisnim për 3 ditë qëndrimi aty, kuptuam se thuajse çdo familje në këtë qytet e ka një makinë të sajën, apo diçka që i ngjan një makine. Për pasojë, kaosi automobilistik nëpër rrugë është absolut.

Nuk e kuptoj si kemi arritur të shkojmë nga aeroporti deri në hotel, pa bërë ndonjë aksident. Sepse trafiku në këtë segment rrugor është me të vërtetë një mister më vete. Më pas kuptojmë se rrugët e brendshme të Tiranës janë edhe më keq, të pushtuara gjatë tërë kohës nga një trafik i frikshëm. Që të triumfosh në këtë situatë, nuk të ndihmon dot as ajo miniunazë e kryeqytetit shqiptar, e cila mezi “mbushet me frymë” për vete.

E konsideruar si arteria kryesore e Tiranës, rruga që përshkon taksia jonë në mënyrë drejtvizore, që nga hyrja në qytet, deri tek stadiumi ku do të luhet ndeshja miqësore, është plot gropa dhe plasaritje. Dhe të mendosh se në Tiranë qarkullojnë rreth 300 mijë makina në ditë, stërmundimin e dikujt që shkel për herë të parë aty, kuptojeni vetë. Dritat e trafikut ekzistojnë, por injorohen shumë korsi, ndërsa rregullat e atyre që janë në timon, por edhe të kalimtarëve, nuk kanë asnjë rëndësi.

Tek tuk shikon edhe vijat e bardha, ku duhet të kalojnë ata që ecin në këmbë, por askush nuk denjon të kalojë në anën tjetër të rrugës, duke lëvizur vetëm brenda tyre. Kjo do të thotë se nuk ke asnjë shans t’i shpëtosh këtij kaosi automobilistik në Tiranë, zhurmës së pandërprerë të makinave të shumta, edhe nëse përpiqesh t’i biesh përbri këtij qyteti.

E megjithatë, ka edhe disa kulla disi të larta, stil Nju Jorku, të cilat janë evidente në qendër të qytetit. Mijëra njerëz lëvizin nëpër këtë qytet, shumica me kokën ulur, të cilët e kanë jetën në duart e tyre, kur bëhet fjalë për kalimin e rrugëve.

Sepse vetëm për rregulla qarkullimi nuk mund të flitet. Nuk do shumë kohë që kureshtja për të parë një vend, apo qytet, ku shkon për herë të parë, të të shuhet. Sepse Tirana nuk ka asgjë tërheqëse për ta parë. Eshtë një qytet i trishtuar dhe i shëmtuar, që bujtësve të vet do t’u marrë shumë vite, derisa të modernizohet. Burrat janë të zymtë, ndërsa gratë merren më shumë me punë shtëpiake.

Një qytet i zemëruar edhe me vetveten, i mbetur mbrapa në kohë, pas viteve të sundimit komunist dhe trazirave të vitit të mbrapshtë 1997, kur vendi u dogj dhe konsumoi thuajse një luftë civile. Infrastrukturën e qytetit e dominojnë zona të mëdha të ndërtimit, sepse Tirana është duke u zhvilluar, por me dhimbje të ngadaltë.

“Look” u i disa monumenteve duket si diçka e tmerrshme. Kjo është Tirana për të gjithë. Një qytet në tranzicion, mjaft i vuajtur, që shpreson si gjithë Shqipëria për t’u rindërtuar dhe lëvizur me ritmin e shekullit të 21 të. Një vend “i kalbur” nga diktatura për një kohë të gjatë, që përpiqet të fitojë kohën e humbur.

E megjithatë, për korrespondentin irlandezo verior të “BBC Sport”, John O’Neill, i cili nuk e ka për herë të parë vizitën në kryeqytetin shqiptar, Tirana ka pësuar ndryshime dramatike. Ai ishte pjesë e delegacionit të Irlandës së Veriut, që barazoi 0 0 me Shqipërinë, në Tiranë, 28 vjet më parë. “Kjo që shikoni sot është një Las Vegas, në krahasim me ç’kam parë unë, kur isha herën e fundit këtu. Asokohe mezi të kapnin sytë një makinë në kryeqytetin shqiptar.

Baret dhe restorantet ishin shumë të rralla. Ndryshimet janë të dukshme, edhe pse ka mjaft tregues të tjerë sinjifikativë, që tregojnë se Shqipëria, si një e tërë, ende vuan.”
Në baret e Tiranës mund të shijosh të gjitha pijet që kërkon. Nuk mungojnë. Birrat janë të shumëllojshme, të këndshme dhe të freskëta. Ju mund të provoni një “Bitburger”, “Zipfer”, por edhe një gotë kriko nga “Krombacher”.

Mjafton të paguash rreth 150 lekë të reja, monedha në Shqipëri, për të pirë një birrë vendase, ndërsa birrat që vijnë nga jashtë, me shishe, si “Heineken”, “Becks”, “Tuborg”, kap koston e 200 lekëve. Një vakt, duke përfshirë mishin dhe verën brenda, në një nga hotelet mesatare të këtij qyteti, kushton vetëm 3000 lekë.

Tetëdhjetë tifozë të pasionuar irlandezo verior pritet të jenë të pranishëm në stadiumin “Qemal Stafa”, në përkrahje të kombëtares së tyre, falë një gjesti dashamirës të Federatës së Futbollit të Irlandës së Veriut, që ka mbuluar shpenzimet e udhëtimit për këta mbështetës besnikë.

Sa i takon futbollit, konkretisht kombëtares së Shqipërisë, Tirana është bërë e njohur si një transfertë mjaft e vështirë për të siguruar fitoren. Suedia dhe Danimarka, për eliminatoret në grupe të Botërorit 2010, janë dy kombëtare të rëndësishme europiane, të cilat e kanë provuar këtë gjë. Gjithsesi, ndeshja miqësore mund të rezultojë më e lehtë se kthimi për në aeroport, ku të gjithë bashkë jemi të detyruar të ndërmarrim një tjetër udhëtim, përmes trafikut të ethshëm të Tiranës. Më besoni, kjo është sfida më e madhe në këtë qytet!

sporti shqiptar

Re: Lajme mbi kombëtaren

Posted: Thu, 04 Mar 2010 , 15:26
by Skodrinon
o zot sa mrapa jena

Re: Lajme mbi kombëtaren

Posted: Thu, 04 Mar 2010 , 16:49
by Miri
Kronika


Re: Lajme mbi kombëtaren

Posted: Fri, 05 Mar 2010 , 07:25
by fpjalmi
tranieri hafizi ka fol fjalet ma te keqija per tranierin sepse

lujtaret e rij qe i fuste me i provu i lete shum pak me lujt dhe per aq minuta qe i lete ,nuk kishin kohe as me kap topin nji here.



un se kam pa ndeshjen por ne pjese te pare kena lujt shkelqyshem kurse pjesa e dyte sikur mos me ken shqipnia e pjeses se pare me tha nji shok

Re: Lajme mbi kombëtaren

Posted: Fri, 05 Mar 2010 , 07:51
by fpjalmi
Mavraj: Gjermania, zgjedhja e parë, Shqipëria të më presë po deshi

http://www.sportishqiptar.com.al/mavraj ... -me-prese/


Tifozet kuqezi njezeri : “Mavraj Prostituta”



Tifo grupi tifozet kuq e zi (TKZ), nuk kane harruar ti bejne nje surprize “Tradhtarit”, Mavraj. Gjate zhvillimit te ndeshjes Shqiperi-Irland e Veriut ata kane shpalosur nje banderole ku shkruhej, “Mavraj Prostituta”. Per gjate gjith lojes ata kane leshuar ofendime te ndryshme ne drejtim te mbrojtesit te Bokumit

shifni dhe foton qe e kan shkru me shkronja

http://www.albaniasoccer.com/te-gjitha- ... /1465.html

Re: Lajme mbi kombëtaren

Posted: Mon, 08 Mar 2010 , 01:30
by vllaznia1919
Pjesen e pare kena lujte shum mire.Ne pjesen e dyte pak u lodhme pak fusha u shkatrru edhe ma shum e pak lujten ma mire Irkandezt.Problemi i testimit te lojtarve te ri asht shum i madh.Kur ne miqsore vazhdon me insistu me Duron(qe ishte zero) kur don me provu Gilman Lika eetj etj??????
Shum i bukur aj artikulli i irlandezit.Merreni me mend kur flet kshtu per tiranen qe mahet si qyteti ma i mire ne Shqipni imagjinoni ku jane te tjeret.

Re: Lajme mbi kombëtaren

Posted: Mon, 08 Mar 2010 , 22:08
by GOLDIAN
kot han mut goldi qe thet skena sy per qabe
lexonje profesionistin se me bani me ndrru mendje dhe mu


http://www.albania-sport.com/mat.php?idm=14144

Re: Lajme mbi kombëtaren

Posted: Sat, 13 Mar 2010 , 14:26
by vllaznia1919
Pa pa kena fitu ndeshje te madhe.Nji miqsore ku Irlanda e Veriut testoj i dyrnja lojtar te ri.Ne rregull jena.

Re: Lajme mbi kombëtaren

Posted: Thu, 29 Apr 2010 , 16:45
by fpjalmi
Besian Idrizaj, gati për Shqipërinë


Besian Idrizaj është shprehur i gatshëm të bëhet pjesë e Kombëtares shqiptare. Sulmuesi, i cili ka qenë pjesë e Liverpulit, e që tashmë militon në Çempionshipin anglez (kategoria e dytë) me Suansi Sitin, ka pranuar të bëhet pjesë e skuadrës për eliminatoret e Euro 2012.

http://top-channel.tv/artikull.php?id=181756

Re: Lajme mbi kombëtaren

Posted: Thu, 29 Apr 2010 , 16:46
by fpjalmi
Kuzhe thërret edhe Januzin

Tani duket se ka ardhur momenti i duhur, që Ahmet Januzi të bëjë kapërcimin nga ekipi Shpresa drejt Kombëtares kuqezi

http://top-channel.tv/artikull.php?id=181757

Re: Lajme mbi kombëtaren

Posted: Thu, 29 Apr 2010 , 21:08
by GOLDIAN
ku i mrrin keta lajme keto gazetaret tone se marr vesht
e austri i ka hup fara asi komtare se merr se a kot
ky a i demtum i sakatum se marr vesht
man a din gja ma shume

Re: Lajme mbi kombëtaren

Posted: Fri, 30 Apr 2010 , 17:02
by Admin
Ket sezon vetem ne 3 ndeshje asht aktivizu, 1 ka lujt qysh ne fillim e 2 tjerat ka hi si zevendsus....

Goldi ky asht i ri vetem 22 vjeç e demtimet mund ti kaloje, kohe ka boll per me e tregu vedin.

Re: Lajme mbi kombëtaren

Posted: Sat, 15 May 2010 , 19:24
by fpjalmi
Beqiraj, një kosovar kundër Shqipërisë


Është shqiptar, i lindur në fshatin Radac të Komunës së Pejës në Kosovë, por më 25 maj pritet të zbresë në fushë me bluzën e Malit të Zi për të mundur Shqipërisë.


http://top-channel.tv/artikull.php?id=183131