Lajmet per skuadren e Vllaznise
Moderators: GOLDIAN, Miri, vllaznia1919
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 6241
- Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Postribe
- Contact:
Vllaznia nuk ngopet: Të kalojmë dy ture
Skuadra shkodrane ka lënë pas dhe një ditë përgatitore anti-Koper, madje duke zhvilluar dy seanca stërvitore: paradite në sallën e forcës pranë kompleksit sportiv “Zmijani”, kurse pasdite kuqeblutë janë zhvendosur pak metra më tej, në fushën sportive të Shtojit, ku kanë punuar me topin, të shoqëruar nga reshjet e shiut. Skuadra është grumbulluar në hotel “Meteor” që gjendet shumë pranë fushës stërvitore, ndërsa në dispozicion të saj është vënë edhe një autobus. Gjithçka flet për një interesim të veçantë të drejtuesve të Vllaznisë, çka lidhet edhe me objektivin që kanë kuqeblutë, për të kaluar në turin e dytë të Kupës UEFA,pasi të kalojnë të enjten sllovenët e Koperit. Titullari Amarildo Belisha, duke u prononcuar, nënvizon faktin se skuadra po kalon një gjendje mjaft të mirë, si nga ana fizike, tekniko-taktike dhe në vecanti psikologjike. “Jemi të përqendruar totalisht për ndeshjen e së enjtes përballë skuadrës sllovene NK Koper”, thekson Ildo, sikurse e thërrasin të gjithë, ndërsa ka pranuar se sa ditë që afrohet sfida, aq më shumë shtohen edhe emocionet, që lidhen me dëshirën e kualifikimit. Ndonëse një mesfushor tipik prej vitesh, Amarildo Belisha në ndeshjen e parë të kupës UEFA, Koper-Vllaznia, është aktivizuar në rolin e mbrojtësit të majtë. Në fakt, për teknikun Canaj dhe kolegët e tij në tavolinë ishin dy variante: me Belishën si mesfushor i qendrës, dhe tjetri në mbrojtje. Fitoi varianti i dytë për ndeshjen në transfertë. Ndërkaq, Belisha thotë se i qëndron akoma asaj deklarate që do të thotë se Vllaznia, sipas tij, i ka mundësitë ta bëjë realitet ëndrrën për të kaluar dy ture. “Po, nuk tërhiqem nga ai mendim, por mirë është t’i marrim me radhë. Të eliminojmë më parë sllovenët e Koperit, pasi “oreksi vjen duke ngrënë”, përfundon plot entuziazëm Belisha, me besimin se objektivi i parë, ai i kalimit me sukses të ndeshjes së të enjtes do të bëhet realitet.

- Tifoz nderi
- Posts: 887
- Joined: Thu, 02 Jun 2005 , 21:04
Futboll
Tre shkodranë “sulltanë” në Ankara
4 Gusht Presidenti Fushaj gjendet së bashku me lojtarët në Turqi. Ka fituar edhe Vllaznia nga transferimi
Like, Teli dhe Sukaj firmosin me Haxhetepe të kategorisë superiore. Skuadra ka të njëjtin president me Genclebirligi
Tre futbollistët më të talentuar të Vllaznisë kanë firmosur praktikisht kontratën e jetës së tyre dje në mbrëmje në Ankara të Turqisë. Në praninë e menaxherëve përkatës dhe të presidentit Fusahaj, Teli, Sukaj dhe Lika kanë arritur një akord zyrtar me skuadrën Haxhetep, një klub I cili ka përfunduar në vendin e 11 vitin e shkuar në kampionatin turk.
“Kemi arritur një paraakord ? thanë drejtuesit e skuadrës shkodrane ? megjithatë mund ta konsideroni gjithccka si zyrtare. Lojtarët do të luajnë në dy ndeshjet me Napolin dhe në 28 gusht do të jenë pranë skuadrës turke”.
Detajet – Për momentin skuadra shkodrane nuk do të ketë futbollistët të disponueshëm në stërvitje deri në datën 12 gusht. Deri asokohe lojtarët do të jenë në grumbullim në klubin turk dhe më pas do të mbërrijnë në Shkodër dhe trajneri do t’i ketë të gatshëm për ndeshjen e madhe me Napolin. Normalisht futbollistët do të ishte më mirë që edhe këto ditë të ishin të pranishëm në stërvitje, por, mesa duket edhe trajneri Canaj ka dhënë OK duke pasur parasysh pretendimet sportive për takimin kundër gjigandëve të Serisë A. Lojtarët kanë firmosur kontrata tre vjeccare dhe janë të gëzuar, pasi shuma që do të përfitojnë do të jetë e lartë.
Tratativat – Të tre futbollistët kanë pasur shumë tratativa gjatë kësaj merkatoje vere për të lëvizur. Filimisht për Sukajn u bë punë e kryer transferimi në Gjermani pranë skuadrës Kaizerslautern, ndërkohë që më pas arriti një akord me ekipin turk Genclebirligi. Më pas presidenti I Haxhetepe, që në fakt është skuadra e dytë e Gencclebirligisë dhe që kanë të njëjtin president, ka vendosur ta tërheqë pas vetes. Gilman Lika nga ana tjetër ka pasur disa oferta nga shumë skuadra në Zvicër dhe Holandë, megjithatë së fundmi ai mori viston nga ana e presidentit fushaj për të ndryshuar skuadër pasi gjendej në kontratë në këmbim të kartonit të Likës, presidenti Fushaj ka marrë një shumë të konsiderueshme nga klubi turk. Në fund Teli. Futbollisti, I cili ka qenë gjithnjë edhe kontigjent I skuadrës përfaqësuese ka pasur një rritje të konsiderueshme në edicionin e fundit dhe ofertat për të janë shtuar ndjeshëm, fillimisht mbrojtësi arriti një akord me skuadrën qipriote Alki, por më pas marrëveshja u prish pasi lojtari ishte I detyruar të luante 2 ndeshje në kupën UEFA kundër Koperit dhe qipriotët e kërkonin përpara aktivitetit ndërkombëtar. Gjatë ndeshjes së parë ku luajti në mënyrë të shëlqyer mori një ofertë nga Rijeka e Kroacisë, të cilën e hodhi poshtë pas kërkesës së fundit nga ana e skuadrës turke.
Kombëtarja – Futbollistët shpresojnë që duke bërë një lëvizje të tillë të jenë të konsiderueshëm dhe të aftë për të fituar një vend në përfaqësuese. Han ka ndjekur nga afër Telin në ndeshjen e luajtur në Slloveni dhe pritet që t’i bëjë një ftesë për ndeshjen miqësore me skuadrën e Lihtenshtejnit ndërkohë që të grumbulluar do të jenë gjithashtu edhe Sukaj e Lika të cilët edhe në të shkuarën kanë qenë pjesë e 22?shes kuqezi.
-----------------
teshti gazetat shqiptare dihet qe shkrujn karlleqe por nuk e di se sa vlen qe te tre te sterviten ne turqi deri me 12 mandej te losin kunder napolit me 14.me duket pak e habitshme

- Posts: 1544
- Joined: Tue, 13 Nov 2007 , 09:30
- Skuadra: Vllaznia
- Contact:
Asnjë pushim deri më 14 gusht
Vllaznia ka nisur dje një javë të ngjeshur stërvitore. Të gatshëm ishin të gjithë lojtarët, me përjashtim
të treshes tani të zyrtarizuar pranë turqve të Haxhetepes, Teli-Sukaj-Lika. I gjithë kontingjenti
shkodran ka shfaqur formë të mirë në seancën e parë stërvitore të javës, ndërkohë që deri në
ditën e ndeshjes mund të mos ketë më asnjë ditë pushimi. Trajneri Canaj ka qenë i qetë në stërvitje
dhe i vetmi preokupim i tij është ardhja e tre të larguarve drejt Turqisë. Ata nuk do të luajnë me
kuqeblutë në kampionatin e ardhshëm, por kanë planifikuar të jenë kundër Napolit. Megjithatë, për
këtë nuk ka asnjë siguri dhe varet nga qëndrimi i klubit turk. A

Forca Vllaznia...

-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
-
- Moderator
- Posts: 3865
- Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
- Location: My heart is where my home is
e habitshme dhe shume e damshme per ekipin. Nuk ma merr mendja se Cana ka dhane OK, por kur nuk ka qa me ba e futbollistat jan nturqi dihet se ia xjerr nji OK Gjergji.vvvllaznia wrote:Futboll
-----------------
teshti gazetat shqiptare dihet qe shkrujn karlleqe por nuk e di se sa vlen qe te tre te sterviten ne turqi deri me 12 mandej te losin kunder napolit me 14.me duket pak e habitshme
-
- Administrator
- Posts: 4726
- Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
- Location: ITALI
nqs kan me fillu fazen pergatitore me ta asht shum e damshme se kan me i ba stervitje shum t'rand qi ka me i sherby per tan kampionatin, e kur t'vin me lujt me napolin s'kan me ken n'form hiç.Man in Redblue wrote:e habitshme dhe shume e damshme per ekipin. Nuk ma merr mendja se Cana ka dhane OK, por kur nuk ka qa me ba e futbollistat jan nturqi dihet se ia xjerr nji OK Gjergji.vvvllaznia wrote:Futboll
-----------------
teshti gazetat shqiptare dihet qe shkrujn karlleqe por nuk e di se sa vlen qe te tre te sterviten ne turqi deri me 12 mandej te losin kunder napolit me 14.me duket pak e habitshme
megjithate shyqyr qi po perfiton nei euro edhe vllaznia prej ktyne tre trasferimeve e ishalla i investojn mire te nej lojtar cilsor
-
- Webmaster
- Posts: 5601
- Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Loro Boriçi
- Contact:
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
-
- Tifoz nderi
- Posts: 887
- Joined: Thu, 02 Jun 2005 , 21:04
besa desha me thane qe nje president me pas dy skuadra ne nje kampionat nuk ndodh as ne ShqiperiAdmin wrote:Tjeta juj djema
Hatteceppe ka ndrru emer sepse nuk asht leju qe 1 president me pas 2 skuadra, kshu qe jane detyru me ja ndrru emrin.
Vjet emri ka kene Genclerbirligi OFTAS si edhe kane xan vendin e 11.
-
- Moderator
- Posts: 3865
- Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
- Location: My heart is where my home is
-
- Webmaster
- Posts: 5601
- Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Loro Boriçi
- Contact:
Papapappapa,
Ne fakt e lexova ne nji interviste direkt mas ndeshjes kunder Naplit ku presidenti jone kishte deklaru qe nuk jam i knaqun me punen e Canaj, menyren se si ka vendos ekipin ne fushe, etj etj....
Gjaja ma mire kishte me kene qe vete presidenti qe asht ba specialist te vehet tranjer , kshu qe bjen rehat e nuk shpenzon shume leke!!!!
Ne fakt e lexova ne nji interviste direkt mas ndeshjes kunder Naplit ku presidenti jone kishte deklaru qe nuk jam i knaqun me punen e Canaj, menyren se si ka vendos ekipin ne fushe, etj etj....
Gjaja ma mire kishte me kene qe vete presidenti qe asht ba specialist te vehet tranjer , kshu qe bjen rehat e nuk shpenzon shume leke!!!!
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
-
- Tifoz nderi
- Posts: 1544
- Joined: Tue, 13 Nov 2007 , 09:30
- Skuadra: Vllaznia
- Contact:
DOREHIQET ZAGANORI
Një situatë aspak pozitivie po theksohet gjithmonë e më shumë
në kampin kuqeblu.
Kështu pas tensioneve të shpeshta gjatë javëve të fundit, mbrëmë në orët
e vona, drejtori ekzekutiv i Vllaznisë, Ardian Zaganjori ka dhënë dorëheqjen. Zaganjori nuk ka preferuar të shprehë motivet e kësaj dorëheqje.
Një situatë aspak pozitivie po theksohet gjithmonë e më shumë
në kampin kuqeblu.
Kështu pas tensioneve të shpeshta gjatë javëve të fundit, mbrëmë në orët
e vona, drejtori ekzekutiv i Vllaznisë, Ardian Zaganjori ka dhënë dorëheqjen. Zaganjori nuk ka preferuar të shprehë motivet e kësaj dorëheqje.
Forca Vllaznia...

-
- Webmaster
- Posts: 5601
- Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Loro Boriçi
- Contact:
Klubi Vllaznia, gati kerkesa per te shtyre ndeshjen me Partizanin
Nese kerkesa e klubit shkodran per shtyrjen e ndeshjes se Superkupes nuk u mor parasysh nga ana e Federates, nje tjeter kerkese do mbrrije keto dite ne zyrat e ketij insititucioni nga klubi Vllaznia. Behet fjale per ate te shtyrjes se ndeshjes se javes se dyte te kampionatit kunder Partizanit. Arsyeja eshte shume domethenese: Vllaznia te enjten e ardhshme luan ne Napoli ndeshjen e kthimit te Kupes Uefa dhe si rrjedhoje te premten do kthehet ne Shkoder. Duke qene keshtu do ishte krejt e pakuptueshme te luhej 24 ore me vone ndaj Partizanit sepse ndeshjet nuk do zhvilloheshin ne kushte te barabarta. Kuqeblute mbesin me shprese se kete rradhe kerkesa e tyre do gjeje miratim per ta shtyre kete ndeshje per nje kohe tjeter.

Vllaznia refuzon gjyqtarin Meta
Polemikat kanë nisur menjëherë në prag të përballjes së madhe, sapo
është mësuar emri i gjyqtarit. Kridens Meta do të jetë ai që do të drejtojë
takimin midis Vllaznisë dhe Tiranës sot në mbrëmje, por ai nuk është i
mirëpritur në “Loro Boriçi”. Ka qenë drejtori i ri ekzekutiv i Vllaznisë,
Kujtim Shaba, i cili ka refuzuar Metën, duke vënë në dukje se nuk dyshon
te aftësitë e tij si gjyqtar, por te simpatia e tij për Tiranën. Me anë të një
shkrese në FSHF, drejtuesit e Vllaznisë kanë bërë të ditur se nuk do të
mbajnë asnjë përgjegjësi nëse ndodh ndonjë incident i pakëndshëm për
shkak të gjykimit tendencioz e të njëanshëm të Metës.

Ja “kushtetuta” e sezonit të ri futbollistik, që starton sot me kategorinë superiore
Sezoni 2008-2009, rregullat që duhen ditur
Përcaktimi i renditjes së klubeve të futbollit për të gjitha kategoritë, për dhënien e titujve që ndahen në fund të kampionatit, klasifikimin përfundimtar, ekipet që ngjiten ose bien dhe ato që kanë të drejtën e pjesëmarrjes në kompeticionet e UEFA-s, do të vendoset si më poshtë:
- Në rast pikësh të barabarta ndërmjet 2 ose më shumë skuadrave, veprohet duke mbajtur parasysh këtë rregullore:
1) Pikët e grumbulluara si rrjedhojë e takimeve direkte ndërmjet këtyre dy skuadrave.
2) Diferenca e golave të shënuar dhe të pësuar në takimet direkte.
3) Diferenca e golave të shënuar dhe të pësuar gjatë gjithë kampionatit.
4) Numri më i madh i golave të shënuar gjatë gjithë kampionatit
5) Me short
Kategoria superiore
- Bien direkt nga kategoria 2 klubet e futbollit, të cilat në përfundim të kampionatit janë renditur në vendet 11 dhe 12.
- Klubet që në përfundim të kapionatit janë renditur në vendet 9 dhe 10 do të zhvillojnë një ndeshje play-out me klubet të cilat në përfundim të kampionatit të kategorisë së parë janë renditur në vendin e 3-të dhe të 4-t. Kështu, 9-ta do të luajë me 4-n, ndërsa 3 me 10-n.
Kategoria e parë
- Fitojnë të drejtën direkte për të marrë pjesë në kategorinë superiore, skuadrat që sipas klasifikimit renditen në përfundim të kampionatit në vendin e parë dhe të dytë.
- Ekipet që renditen në vendet 3 dhe 4 marrin pjesë në play-off me ekipet që renditen në vendet 9 dhe 10 të kategorisë superiore.
- Bien direkt nga kategoria e parë klubet të cilat në përfundim të kampionatit janë renditur në vendet 15 dhe 16.
- Klubet e kategorisë së parë, të cilat në përfundim të kampionatit janë renditur në vendet 13 dhe 14, do të zhvillojnë një ndeshje play-out-i me klubet e futbollit të kategorisë së dytë, që në përfundim të kampionatit janë renditur në vendin e dytë në grupin respektiv A dhe B. Pra, 13 do të luajë me 2A, ndërsa 14 me 2B.
Kategoria e dytë
- Fitojnë të drejtën për të marrë pjesë në kampionatin e kategorisë së parë, skuadrat të cilat janë renditur të parat në grupet respektive A dhe B në përfundim të kampionatit të kategorisë së dytë.
- Fitojnë të drejtën për të marrë pjesë në play-off ekipet që në përfundim të sezonit renditen në vendet e dyta të grupeve respektive A dhe B, të cilat do të ndeshen me ekipet e vendit 13 dhe 14 të kategorisë së parë.
- Përcaktimi i klubit të futbollit, i cili do të shpallet fitues i kampionatit të kategorisë së dytë, do të bëhet duke zhvilluar një ndeshje finale me kryesuesit e dy grupeve, A dhe B.
- Bien direkt nga kategoria e dytë klubet e futbollit që në përfundim të kampionatit janë renditur në vendet e fundit të grupeve A dhe B.

Largohet trajneri i portierëve Dani, gjobitet Bishani
Klubi Vllaznia përmes një komunikate zyrtare për shtyp ka bërë të ditur dje se ka larguar nga detyra e tij trajnerin e portierëve Avenir Dani. Nuk bëhen të ditura arsyet e marrjes së këtij vendimi megjithatë që nga dita e djeshme ai nuk është më pjesë e stafit drejtues. Ende nuk ka ndonjë emër të mundshëm për zëvendësimin e tij por të paktën ky është vendimi zyrtar i largimit. Por drejtuesit e klubi kanë marrë edhe një tjetër masë ndëshkimore teksa kanë gjobitur portierin Olti Bishani me një rrogë mujore. Arsyeja e këtij ndëshkimi është sepse sportisti në fjalë javën e kaluar ka munguar tre ditë në stërvitje pa lajmëruar asnjërin nga pjestarët e stafit drejtues me pretekstin se ka një dëmtim.
---------------
ppappapa cfare koicidence, perjashtohet Dani... si edhe Bishani gjobitet ..., Grim rikthehet tirullar ...............