Re: Lajme nga Liga Superiore
Posted: Sat, 06 Jun 2009 , 17:48
Mbledhje” donatorësh: Halili konfirmohet president i Tiranës
7 Qershor Në takimin e programuar është paraqitur vetëm kredonatori aktual. Përfaqësuesi i Bashkisë: Do financojë bashkë me Shefikat Ngjelën
Mbledhja e parashikuar mes katër donatorëve të Tiranës dhe shefit të klubit Rauf Dimraj është zhvilluar në paraditen e djeshme por prezent nga katërshja ka qenë vetëm donatori Halili. Fillimisht Dimraj dhe Halili kanë zhvilluar një mbledhje me dyer të mbyllura në zyrën e shefit të klubit dhe pasi kanë kanë sheshuar dhe kanë rënë dakort parimisht në disa pika në lidhje me të ardhmen e klubit bardheblu, kanë dalë së bashku në një deklaratë për median. Ngjela ka munguar për arsye personale pasi donatorja ndodhet në SHBA dhe në distancë i ka konfirmuar shefit të klubit Dimraj se ajo do të sponcorizojë në sezonin e ardhshëm, duke premtuar dhe duke u treguar e gatshme për të derdhur rreth 200 milionë lekë të vjetra në arkat e klubit. Në krahun tjetër, donatorët Papuli dhe Nuri ishin lajmëruar për këtë mbledhje dhe kishin marrë një shkresë ku i kërkohej të merrnin pjesë në këtë takim, por të dy nuk janë paraqitur duke zgjedhur të mos i përgjigjen ftesës së marrë nga klubi. Edhe pse nuk është zyrtarizuar, pasi duhet pritur që donatori Halili dhe bashkë me të edhe shefi i klubit Rauf Dimraj të firmosin kontratën për sezonin e ardhshëm, nga mbledhja e zhvilluar në ditën e djeshme është rënë dakort që Halili të vazhdojë të japë kontributin e tij për të sponcorizuar Tiranën në sezonin e ardhshëm, në të njëjtën mënyrë si dhe në sezonin që përfundoi.
Shefi klubit – “Ju falenderoj për prezencën tuaj sot në këtë mbledhje. Kjo na jep mundësinë që neve të parashtrojmë shumë gjëra në të mirë të cilësisë së futbollit të këtij klubi. Do të kërkoj që gjithmonë të kemi një bashkëpunim të ngushtë dhe efikas me juve si media. Kjo mledhje është caktuar që dhjetë ditë përpara. Njoftimet janë bërë zyrtare, janë konfirmuar nga të gjithë sponsorët, por duhet thënë në mënyrë të veçantë se znj. Ngjela si sponsor i klubit ndodhet në Amerikë për arsye shëndetësore të familjes. Ajo konfirmoi që do të jem sponsore në këtë klub në nivelet deri në 20 milionë lekë të reja. Nuk u prezantuan sponsorët z. Papuli dhe z. Nuri. Në mbledhjen e sotme del ky vendim jo plotësisht përfundimtar. Ky klub dëshiron që ta zhdërvjellësojë demokratizimin dhe masivizimin e sponsorëve dhe njëkohësisht është në një moment që këto konkluzione do të marrin formën përfundimtare duke diskutuar me Bashkinë e Tiranës. Meqënëse shpenzimet e këtij klubi referuar ritmikës së deritanishme të këtyre viteve kapërcejn shifrën e 400 milionë lekëve të vjetra, z.Halili angazhohet, duke thënë se është gati të kompensoj shumën deri në ato që duhen duke iu referuar edhe aktiviteteve dytësore ku përfshihet dhe pjesëmarrja në Ligën e Kampioneve. Kemi rënë dakort parimisht por do të ulemi të diskutojmë në ditët në vazhdim për të konkretizuar atë çfarë kemi folur sot”, ka deklaruar shefi i klubit të Tiranës, Rauf Dimraj.
Halili - "Unë ju falenderoj të gjithëve, dhe ndihem paksa në siklet. Kur pashë një interesim të madh të medias, i bëra dhe njëherë thirrje vetes time se a jam në gjendje që të vazhdoj kontributin tim për klubin e Tiranës. Nuk dua të flas për problemet që tha prof.Raufi, unë do të vazhdoj sponsorizimin, nuk do të largohem kurrë nga Tirana. Këtë vit, në qoftë se sponsorizimi do të vazhdoj ashtu si vitin e kaluar, do të kërkoj një bashkëpunim me klubin për të vendosur disa gjëra që janë të domosdoshme në drejtimin dhe menaxhimin e ekipit. Dua t’ju them që këtu përfshihen të gjitha të ardhurat brenda ligjit dhe duhet të bëjmë një akt marrëveshje gjë që nuk u bë vitin e kaluar sepse ne ishim katër sponsorë dhe nuk firmosëm për të hapur një numër llogarie. Do të kërkoj nga klubi që të bashkëpunojmë, më pas të ardhurat janë të thjeshta ku të përfshihen, biletat, e drejta televizive me ato pak mundësi që kemi ne apo edhe reklamat, të ardhurat që vijnë nga Uefa, titulli kampion. Këto të menaxhohen me sukses nga sponsorët ose donatorët nën drejtimin e klubit. Do ju flas pak edhe për sezonin që do të vazhdojë. Duhet bërë urgjentisht mbledhja, sepse çdo minutë që kalon e kam thënë që është baraz me një javë. Unë jam në gjëndje ta shpall përsëri vitin e ardhshëm Tiranën kampione. Kurse për të shkuar në Ligën e kampioneve, për të qenë dhe atje me ambicie dhe për të ecur përpara, kërkoj nga shefi i klubit në mënyrë urgjente se të vendosi çfarë drejtimi do të marrë skuadra ku besoj nga sa kam biseduar me të dhe jam i bindur se shumë shpejt do i japi zgjidhje që duke ruajtur këtë grup të sezonit që sapo u mbyll dhe me disa përforcime me lojtarë shumë cilësorë në Ligën e Kampioneve të bëjmë një paraqitje të mirë. Në lidhje me trajnerin e ri po e mbaj jo sekret por po ju garantoj se në bashkëpunim me klubin dhe me specialistë ku gjithmonë është marrë mendimi i tyre, do të jetë një emër i madh. Do të jetë një surprizë shumë e madhe emri i trajnerit por për momentin nuk dua ta bëj publike pasi ende nuk është vendosur nëse do të drejtoj unë skuadrën apo jo. Përsa i përket përbërjes së ekipit ju garantoj se një skuadër që të shpallet kampion në sezonin e ardhshëm më mjaftojnë vetëm tri orë për ta realizuar këtë gjë por duhet të theksoj faktin që për një skuadër të denjë në ligën e kampionëve duhen disa përforcime të nivelit të lartë”, ka deklaruar donatori i Tiranës Refik Halili.