Page 72 of 125
Re: Lajme nga Liga Superiore
Posted: Sun, 31 May 2009 , 21:12
by fpjalmi
Mustafa Taçi, mes futbollistëve
I vetmi që ka zbritur nga tribuna VIP për të festuar me kolonjarët ishte presidenti Mustafa
Taçi, i cili ka qenë i shoqëruar nga disa tifozë të Gramozit, të cilët janë penguar nga forcat
e rendit për të hyrë brenda, madje këto të fundit kanë penguar edhe gazetarët. Por
gjithsesi, festa ka qenë e madhe në fushën e blertë të stadiumit kombëtar “Qemal Stafa”.
Trajneri i Gramozit, Ilir Qirjako, është parë në krahët e futbollistëve, kurse bashkë me ta,
në fushë ka festuar edhe presidenti Taçi. E meriton, sepse ka investuar për këtë skuadër
Re: Lajme nga Liga Superiore
Posted: Sun, 31 May 2009 , 21:13
by fpjalmi
Partizani-Gramozi, njësh
Protesta e tifozëve të Partizanit, dje në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa” ka pasur
edhe një formë tjetër. Fansat e kuq, të vendosur në tribunën përballë të stadiumit
kombëtar “Qemal Stafa”, kanë mbështetur Gramozin. Dhe tifozët kolonjarë, në krahun e
majtë të tribunës kryesore, ia kanë kthyer me të njëjtën monedhë. Tifozeria e Partizanit
dhe e Gramozit ka qenë një, sepse të kuqtë e kanë bërë gjithçka kundër Bylisit, ndërsa
tifozeria ballshiote ka thërritur: “Kastrioti, Kastrioti...”. Kjo ishte përplasja e tifozerive
Re: Lajme nga Liga Superiore
Posted: Sun, 31 May 2009 , 21:13
by fpjalmi
Shqetësohet edhe federata
Tifozeria e Partizanit, si për të kundërshtuar rënien e padrejtë të ekipit në Kategorinë e Parë,
dje ka bërë një luftë parullash. Parulla “Federata-Korrupsion!” ka angazhuar edhe gjyqtarët,
kur Meta ka thirrur Pezën, i cili duhet ta ndërpriste ndeshjen. Por loja ka vazhduar normalisht,
sepse të kuqtë e kanë hequr shpejt. Një tjetër parullë, që këtë herë ka përzier edhe Shulkun,
ishte “Xhani-Shulku, turpi i historisë së kuqe!” Apo dhe “Ju nuk jeni vetëm” dhe “Faleminderit!”,
të cilën e kanë marrë më pas futbollistët e Gramozit për të festuar me të gjithë
Re: Lajme nga Liga Superiore
Posted: Sun, 31 May 2009 , 21:14
by fpjalmi
Deputetë e presidentë, bashkë
Tribuna VIP dje ka qenë e mbushur plot, sepse presidentë klubesh dhe deputetë kanë
qëndruar bashkë. Për Gramozin, përveç presidentit Mustafa Taçit dhe kryebashkiakut Braçe,
ka qenë edhe deputeti Alfred Dalipi. Presidenti i Bylisit, Besnik Kapllanaj, ka qenë i
shoqëruar nga deputeti i PS-së, Lutaj, si dhe ministri i Drejtësisë, Alibeaj. Por ka pasur edhe
të jashtëm si presidenti i Partizanit, Albert Xhani, e ai i Dajtit, Naim Qarri. Drejtori i Sporteve
Vasil Bici. Të pranishëm ishin edhe trajnerët Hysen Dedja, Faruk Sejdini e Edmond Gëzdari
Re: Lajme nga Liga Superiore
Posted: Sun, 31 May 2009 , 21:24
by fpjalmi
Elbasani/Dy lojtarët e huaj i marrin të plota këstet e kontratës
Paratë i marrin vetëm Karçev e Menglevski
Tek Elbasani, lojtarët janë të ndarë sipas preferencave
të drejtuesve të klubit. Kampionati ka ulur
siparin e tij e të gjithë futbollistët dhe stafi drejtues
kanë marrë pushimet pas përfundimit të një sezoni
të dështuar. Tashmë, që Elbasani është zyrtarizuar
si pjesë e Kategorisë së Parë, drejtuesit e
klubit kanë bërë diferencime, përsa u përket pagesave
të lojtarëve. Nga burime zyrtare pranë klubit,
mësojmë se vetëm dy nga të gjithë lojtarët e ekipit
të Elbasanit janë paguar nga ana e aksionarëve,
ndërsa pjesa tjetër nuk ka marrë as një qindarkë.
Kështu, Nikola Karçev dhe Toni Mengelevski kanë
qenë më të privilegjuarit e drejtuesve të klubit.
Gjatë këtij sezoni, njëri nga maqedonasit nuk u aktivizua
rregullisht, ndërkohë që tjetri u akuza në
fund të kampionatit nga shokët e ekipit për shitje
ndeshjesh.
Financimet
Disa ish-futbollistë verdheblu, ditë më parë kanë
shkuar në zyrën e financës për të marrë këstin e
fundit të parave. Mirëpo, drejtuesit e klubit janë
shprehur se asnjë nuk do të paguhet, për arsye të
mosrealizimit të objektivave, që kishte Elbasani në
fillim të sezonit. Ndërsa e kundërta ka ndodhur me
maqedonasit Nikola Karçev dhe Toni Menglevski,
të cilët pavarësisht aftësive që kanë si futbollistë,
te verdheblutë nuk kanë dhënë asgjë pozitive. Ata
erdhën me shumë bujë tek elbasanasit në merkaton
e janarit, por nuk bënë ndonjë paraqitje për t’u vlerësuar.
Mësojmë se disa nga lojtarët nuk do ta lënë pa
ndjekur çështjen që ka të bëjë me pagesat e tyre të
fundit. Pavarësisht se Elbasani ra nga kategoria,
drejtuesit e klubit dhe aksionerët duhej të ishin
treguar korrektë me shlyerjen e pagesave. Gjithashtu,
mësohet se këtë çështje ish-verdheblutë do
ta denoncojnë edhe në Komisionin e Disiplinës, pasi
një pjesë e mirë e këtyre lojtarëve janë me kontrata
të rregullta dhe të firmosura nga drejtuesit më të
lartë të klubit të Elbasanit.
Re: Lajme nga Liga Superiore
Posted: Sun, 31 May 2009 , 21:28
by fpjalmi
Gjyqtari i skandalit merr
vetëm ndere nga FSHF-ja
Gafa e federatës me protagonistin e Partizani-Kastrioti
Anësori 45-vjeçar, Mali, u shpërblye me stemën e FIFA-s
Një gjyqtar në lënie
të karrierës së tij,
edhe pse ka precedentë
skandalozë në sezonin
e fundit, gjithnjë nga institucioni
i futbollit shqiptar,
është mbajtur si ndër më të
përkëdhelurit. Pikërisht anësori
Arjan Mali, i cili u bë së
fundmi protagonist me anulimin
e golit në ndeshjen
Partizani-Kastrioti, ka marrë
vetëm ndere nga FSHF-ja.
Në një mënyrë të turpshme,
anësori 45-vjeçar nga Patosi,
i cili në sezonin e ardhshëm
nuk ka të drejtë të gjykojë më,
për shkak të moshës, është
votëbesuar si asistent ndërkombëtar
nga FSHF-ja, për herë
të katërt. Në ndarjen e
stemave të FIFA-s, në një ceremoni
të organizuar në
fillimin e këtij viti, Mali e ka
marrë përsëri këtë privilegj.
Ndërkohë, sipas burimeve të
sigurta të “Panorama Sport”,
në rrethet e ngushta të
gjyqtarëve, ka kohë që
qarkullojnë zëra se ky anësor,
jo vetëm që merr stemën
e FIFA-s pa plotësuar ndonjë
kriter, por u hyn në hak
edhe shumë arbitrave të rinj.
Dhe si për ironi, në sezonin
e fundit, gafat e anësorit të
privilegjuar nga FSHF-ja,
kanë njohur stadiumin
“Niko Dovana”. Si asistent
i parë në ndeshjen Teuta-Dinamo,
të zhvilluar më 23
nëntor të vitit 2008, Mali ka
anuluar një gol të rregullt të
durrsakëve, të shënuar nga
sulmuesi Mile. Drejtuesit e
klubit durrsak dhe trajneri i
Teutës, Sulejman Starova, e
kanë përmendur shpeshherë
këtë precedent, që i hoqi dy
pikë ekipit të tyre. Pas kësaj
ndeshjeje, në FSHF bënë të
ditur se Arjan Mali do të pezullohej.
Ai nuk gjykoi për
pak javë, por më pas u rikthye
bindshëm në ndeshjen
më kryesore të Superligës,por që gjithnjë i kontestuar
për vendimet e tij, që në shumicën
e rasteve kanë
ndikuar direkt në rezultat.
Por pas kësaj gafe, FSHF-ja
në vend që ta shmangte Malin
nga arena ndërkombëtare
i bën edhe një nder
tjetër në fund të karrierës.
Shpërblimi më i mirë i tij ndaj
besimit të dhënë nga federata,
ishte në ndeshjen Partizan-
Kastrioti.
Precedenti “Maloku”
Një tjetër asistent në fund
të karrierës, që dënoi këtë sezon
Partizanin, është Genc
Maloku. Ky i fundit, në
ndeshjen e javës së 29-të, më
29 prill, midis Bylisit dhe Partizanit,
anuloi një gol mëse të
rregullt të të kuqve, që u
shënua nga Ngjela. Gol ky që
në fundin e ndeshjes barazonte
rezultatin, por Maloku
me veprimin e tij tejet trashanik
e dënoi Partizanin, që zbriti
përfundimisht nga Kategoria
Superiore. Ndoshta është një
koincidencë, por dy anësorë
si Arjan Mali dhe Genc Maloku
i kanë dhënë një dorë rrëzimit
të të kuqve, duke
ndikuar direkt me vendimet
e tyre.
Re: Lajme nga Liga Superiore
Posted: Sun, 31 May 2009 , 21:30
by fpjalmi
Ultrasit e kuq “shfryjnë” ndaj Ismailit dhe Fushajt
Pushimi i ndeshjes Partizani-Kastrioti është kthyer në një dialog në
distancë midis tifozërisë së kuqe, të ndodhur në tribunën e “Niko
Dovanës” dhe dy presidentëve të klubeve, Valter Fushajt të Vllaznisë
dhe Xhavit Ismailit të Shkumbinit (ky i fundit ka dhënë
dorëheqjen pak ditë më parë). Duke përfituar edhe nga prania e
Albert Xhanit mes tyre, tifozët e kuq kanë nisur të shigjetojnë këtë të
fundit. “Xhani ik, se e ke ndritur. Pse duhet të vish në stadium dhe të
shikosh këtë ndeshje. Je ters për ne. Lere ta marrë ekipin Xhaviti,
që ia la ndeshjen Bylisit”, është një nga shprehjet e tifozëve. Ndërsa
Xhani qëndron i heshtur, gati si në faj, duket edhe ish-donatori i
Shkumbinit, Ismaili. Fillimisht ky i fundit bën sikur nuk dëgjon dhe më
pas qesh, i ngacmuar nga Bizhdili e Fushaj, që ndodheshin në
tribunë. Në atë moment të krijohej përshtypja se të gjithë presidentët
e klubeve sikur ishin në një mendje dhe ndjenin keqardhje për Partizanin.
Madje Bizhdili i Besës bënte sikur të ishte një tifoz i kuq, edhe
pse këta të fundit nuk i lanë gjë mangët, duke i zënë në gojë humbjen
e Besës me Apoloninë. Në ngacmimet e tifozëve përfshihet edhe
Fushaj. “Mirë që nuk i rregullove punë vetes, po na prishe edhe neve
me barazimin kundër Lushnjës”, i drejtohen tifozët kreut të klubit
shkodran. Duke qeshur, Fushaj ngre supet, duke treguar se ai nuk
kishte çfarë të bënte. Në këtë dialog të veçantë nuk u la pa përfshirë
edhe deputeti Ferdinand Xhaferri. Prania e tij në tribunën VIP nuk u
prit mirë nga tifozët e Partizanit, që nxituan të thoshin se ndërhyrja e
politikanëve rrëzoi ekipin nga kategoria.
Re: Lajme nga Liga Superiore
Posted: Sun, 31 May 2009 , 21:31
by fpjalmi
FRIKA
Asnjë nga drejtuesit e federatës
nuk vëzhgon ndeshjen e Partizanit
Në ndeshje të qeta zbarkojnë në stadium nga tre
apo katër përfaqësues të FSHF-së, ndërsa në sfidën
e “play-out”-it, Partizani-Kastrioti, nuk kishte
ndonjë prej tyre. Si një nga ndeshjet më të rëndësishme
të sezonit, natyrisht prania e drejtuesve të
FSHF-së në stadium do të tregonte më shumë seriozitet
për institucionin që organizon kampionatin.
Por mesa duket, atëherë kur luan Partizani, nuk
dëshiron të marrë pjesë asnjë prej tyre. Arsyeja?
Nuk është çudi edhe “frika” nga tifozët e kuq, të
cilët shpesh kanë shigjetuar zyrtarët e federatës,
për atë çka ekipi i tyre ka hequr këtë sezon nga
“bluzat e zeza”. Është fakt që shefi i sektorit të garave,
Ilir Shulku, prej shumë kohësh nuk vëzhgon,
ose të jetë si delegat, në ndonjë nga ndeshjet e të
kuqve. Këtë “ves” e ka edhe shefi i gjyqtarëve, Plarent
Kotherja. Mirëpo dje u zhvillua ndeshja e dytë
e “play-out”-it, Bylisi-Gramozi, dhe FSHF-ja ishte
e përfaqësuar mirë, në ndryshim nga e shtuna.
Re: Lajme nga Liga Superiore
Posted: Mon, 01 Jun 2009 , 00:27
by GOLDIAN
mu me vjen keq per partizanin po ne ndeshjen finale ndaj kastriotit sja u ka fajin as xhati as fushaj e as halili
se kuptova pse kan mbeshtet gramozin nje dite masi kane ra ne kategori te dyte
une hala se kam marre vedin prej zhgenjimit te vllaznise e jo ma me ra prej kategoriet
ku igjejne forcat keto tifoza me shku me mbeshtet gramozin??????
Re: Lajme nga Liga Superiore
Posted: Mon, 01 Jun 2009 , 00:32
by Skodrinon
GOLDIAN wrote:mu me vjen keq per partizanin po ne ndeshjen finale ndaj kastriotit sja u ka fajin as xhati as fushaj e as halili
se kuptova pse kan mbeshtet gramozin nje dite masi kane ra ne kategori te dyte
une hala se kam marre vedin prej zhgenjimit te vllaznise e jo ma me ra prej kategoriet
ku igjejne forcat keto tifoza me shku me mbeshtet gramozin??????
se kan hall me i ble partizanin taç voji
Re: Lajme nga Liga Superiore
Posted: Mon, 01 Jun 2009 , 02:41
by loroborici
GOLDIAN wrote:mu me vjen keq per partizanin po ne ndeshjen finale ndaj kastriotit sja u ka fajin as xhati as fushaj e as halili
se kuptova pse kan mbeshtet gramozin nje dite masi kane ra ne kategori te dyte
une hala se kam marre vedin prej zhgenjimit te vllaznise e jo ma me ra prej kategoriet
ku igjejne forcat keto tifoza me shku me mbeshtet gramozin??????
Ke Panoramsport, kam lexue se tifozt e Partizanit kishn ardh me protestu kunra federats tuj menue se kishin ardh ne stadium Duka me do mutna te tjer. Gramozin e kishin mshtet tuj dit se Bylis i ka ble tana neshjet 3 javt e funit
Re: Lajme nga Liga Superiore
Posted: Mon, 01 Jun 2009 , 23:37
by fpjalmi
GOLDIAN wrote:mu me vjen keq per partizanin po ne ndeshjen finale ndaj kastriotit sja u ka fajin as xhati as fushaj e as halili
se kuptova pse kan mbeshtet gramozin nje dite masi kane ra ne kategori te dyte
une hala se kam marre vedin prej zhgenjimit te vllaznise e jo ma me ra prej kategoriet
ku igjejne forcat keto tifoza me shku me mbeshtet gramozin??????
goldi.
ia ka ba puqin fshf naqe edhe partizanit edhe elbasanit.
aja gja dihet .
nuk e meritoshin me ra ne kategori ma pushte .
apolonia me bylisin asht dasht me ik e ja partizani dhe elbasani qe doli para 3 vjetesh kampione
Re: Lajme nga Liga Superiore
Posted: Tue, 02 Jun 2009 , 23:46
by loroborici
fpjalmi wrote:GOLDIAN wrote:mu me vjen keq per partizanin po ne ndeshjen finale ndaj kastriotit sja u ka fajin as xhati as fushaj e as halili
se kuptova pse kan mbeshtet gramozin nje dite masi kane ra ne kategori te dyte
une hala se kam marre vedin prej zhgenjimit te vllaznise e jo ma me ra prej kategoriet
ku igjejne forcat keto tifoza me shku me mbeshtet gramozin??????
goldi.
ia ka ba puqin fshf naqe edhe partizanit edhe elbasanit.
aja gja dihet .
nuk e meritoshin me ra ne kategori ma pushte .
apolonia me bylisin asht dasht me ik e ja partizani dhe elbasani qe doli para 3 vjetesh kampione
Cka po me duhet mue nji lig ku ke me lujt ne fusha tan rrezik si Laci, Kolonja, Kruja, Pillqini? A munet me than se asht lig superiore?
Re: Lajme nga Liga Superiore
Posted: Wed, 03 Jun 2009 , 03:28
by fpjalmi
Re: Lajme nga Liga Superiore
Posted: Wed, 03 Jun 2009 , 17:42
by Skodrinon
me ju ba nji pytje
ça ka ba ma shum terbuni i pukes se partizani mas ndeshjes me kastriotin? asgja. bile partizani ka pergjithsi direkte se perveç tifozave ka ushtru dhune presidenti. un i kuptoj ata t'partizanit dhe nuk jam per me i perjashtu, por edhe terbuni ne ate ndeshje ishte penalizu prej arbitrit, edhe ma keq se partizani. kjo asht edhe prova e asaj qi pata thane, qi me ekipet e mdhaja ose te qyteteve te mdhaja nuk guxojne me marre te njejtin vendim si ai i perjashtimit per dy vjet te terbunit e butrintit.
Re: Lajme nga Liga Superiore
Posted: Wed, 03 Jun 2009 , 19:27
by REINIS
Skodrinon wrote:me ju ba nji pytje
ça ka ba ma shum terbuni i pukes se partizani mas ndeshjes me kastriotin? asgja. bile partizani ka pergjithsi direkte se perveç tifozave ka ushtru dhune presidenti.
Plotesisht dakord.
Ky osht futbolli.
Re: Lajme nga Liga Superiore
Posted: Thu, 04 Jun 2009 , 00:44
by loroborici
Skodrinon wrote:me ju ba nji pytje
ça ka ba ma shum terbuni i pukes se partizani mas ndeshjes me kastriotin? asgja. bile partizani ka pergjithsi direkte se perveç tifozave ka ushtru dhune presidenti. un i kuptoj ata t'partizanit dhe nuk jam per me i perjashtu, por edhe terbuni ne ate ndeshje ishte penalizu prej arbitrit,
Une menoj se nuk asht me vue shenj barazie tuj vu Terbunin illoj me incidentet e Partizanit. Pse jam tuj than? Se Partizani lunte neshjen per jet a vdekje, kurse Terbuni e ka ba sherrin kot. Pra du me than se dhuna ne neshjen e Partizanit edhe pse nuk asht e lejushme, munet me u justifikue per fatin se ka ken neshje vendimtare., neshje nervi ku munet me hupo edhe llogjiken tuj pa padrejtsit kaq te nalta.Tash si menoni ju, se nqs do na kish nodh na te Vllaznise nji pradrejtsi kaq e nalt, si ajo qi ju ba Partizanit, tuj anollue goli shume i rregllt, cka duhet kishim me ba na ? Ta kishim ftue arbitrin me hanger ke Rozafa, a ke kafija e madhe? Nuk do e kishim xjerr shpirtin ktij far arbitrit??? Bile une du me than se ka ken Partizani shume i but, se ky arbitri me ken ne Puke, Memaliaj, Gramsh etj nuk kish me dal gjall prij stadiumi. Ti thojna gjanat me drejtsi se ka me na vra zoti, nqs nuk i thojna sic na i njen shpirti. Ne fun te funit ka ken arbitri qi e ka nderlikue situaten, ai e ka krujt vet, se skish pse me e anollue golin. Asht turp e marre qi ky arbiter teveqel ka ba dokumentat gati per me u ba arbiter i FIFA. Ku kuuuuuuu
Re: Lajme nga Liga Superiore
Posted: Thu, 04 Jun 2009 , 11:43
by GOLDIAN
o loro borici o vlla dhuna mbetet dhune faj i albitrit apo i fushes apo i shiut a kudi une se ca
gjestet e xhanit per mu duhen ndjek penalisht
mesa di une dhe nese je ne gjak dhe vret per me marr hak prap se pra denohesh apo jo
nuk di se ka nej ligj qe te lejon me vra per hakmarrje??????
pra dhe ne futboll ska ligj kur duhet leju dhuna e kur jo
gjithsesi gjithkush ka mendimin e vet
Re: Lajme nga Liga Superiore
Posted: Thu, 04 Jun 2009 , 14:17
by loroborici
GOLDIAN wrote:o loro borici o vlla dhuna mbetet dhune faj i albitrit apo i fushes apo i shiut a kudi une se ca
gjestet e xhanit per mu duhen ndjek penalisht
mesa di une dhe nese je ne gjak dhe vret per me marr hak prap se pra denohesh apo jo
nuk di se ka nej ligj qe te lejon me vra per hakmarrje??????
pra dhe ne futboll ska ligj kur duhet leju dhuna e kur jo
gjithsesi gjithkush ka mendimin e vet
Naqe, m duket se nuk e ke kuptue, cka dash me than. Kam than se nuk munet me e barazue gjestin e Terbunit me ate te Partizanit. Nuk munem me justifikue asgja qi asht dhune, jam kunra dhuns, vec duhet me ken i fije ma objektiv, se ne fun te funit 2 durt per nji kry jan. Kur arbitri ta ban borxh, e ban marrina te tilla, drunin e ka pak. Mos bahena kaq te civilizum, seedhe ne neshjen Chelsea-Barcelona, per pak Ballack e Droga desh e rrahin arbitri qiros qe referonte neshjen. Thas me ma nalt se Partizani asht sjelle bute, se ne Puke, Burrel a Memaliaj, tash ky arbiter kishte me dal i vdekun prij stadiumi.
Re: Lajme nga Liga Superiore
Posted: Thu, 04 Jun 2009 , 17:49
by Skodrinon
loroborici wrote:GOLDIAN wrote:o loro borici o vlla dhuna mbetet dhune faj i albitrit apo i fushes apo i shiut a kudi une se ca
gjestet e xhanit per mu duhen ndjek penalisht
mesa di une dhe nese je ne gjak dhe vret per me marr hak prap se pra denohesh apo jo
nuk di se ka nej ligj qe te lejon me vra per hakmarrje??????
pra dhe ne futboll ska ligj kur duhet leju dhuna e kur jo
gjithsesi gjithkush ka mendimin e vet
Naqe, m duket se nuk e ke kuptue, cka dash me than. Kam than se nuk munet me e barazue gjestin e Terbunit me ate te Partizanit. Nuk munem me justifikue asgja qi asht dhune, jam kunra dhuns, vec duhet me ken i fije ma objektiv, se ne fun te funit 2 durt per nji kry jan. Kur arbitri ta ban borxh, e ban marrina te tilla, drunin e ka pak. Mos bahena kaq te civilizum, seedhe ne neshjen Chelsea-Barcelona, per pak Ballack e Droga desh e rrahin arbitri qiros qe referonte neshjen. Thas me ma nalt se Partizani asht sjelle bute, se ne Puke, Burrel a Memaliaj, tash ky arbiter kishte me dal i vdekun prij stadiumi.
po nuk ka lidhje se sa e radsishme ishte ndeshja. dhuna asht njisoj, biles ma e rande e partizanit se e ka ushtru presidenti. edhe terbunit ju ba nji padrejtsi e madhe se gjithkush ka obiektivat e veta. un i kuptoj tifozate partizanit. jam tifoz vete e m'ka qellu shpesh me u ba nervoz sa qi me e pa pase arbitrin para durve e kisha hanger dhame. biles e thashe qi nuk jam per perjashtimin e partizanit njashtu si nuk kam kene per perjashtimin e terbunit. un deshta me krahasu dy episodet qi jane te ngjashme. njeni asht denu ne maksimum tjetri hiç. nuk asht e drejte. o te ishin perjashtu te dy ose anjeni. un tham qi per te dy ishte dashte nji denim por jo kaq i rande sa ai qi i dhane terbunit. se nuk shkatrrohet nji ekip per nji episod. sidomos kur asht nji episod i vetem, se stadiumi i pukes ka kene shemull ne shqipni me ma shum se 100 femna ne stadium per ç'do ndeshje.