Page 71 of 86

Re: Lajme mbi kombëtaren

Posted: Thu, 31 Dec 2009 , 18:55
by Man in Redblue
Ky Vila as me Dinamon (e Zagrebit) nuk shkoi, as me nji ekip te kategorise se dyte kroate nuk po ban hajr...ca duhet ky ?

Re: Lajme mbi kombëtaren

Posted: Thu, 31 Dec 2009 , 19:17
by fpjalmi
Man in Redblue wrote:Ky Vila as me Dinamon (e Zagrebit) nuk shkoi, as me nji ekip te kategorise se dyte kroate nuk po ban hajr...ca duhet ky ?

duket se nuk ia ka takati me lujt jasht .

ma mire te vijn me vllaznine :lol: :lol:

Re: Lajme mbi kombëtaren

Posted: Mon, 04 Jan 2010 , 16:03
by GOLDIAN
Man in Redblue wrote:Ky Vila as me Dinamon (e Zagrebit) nuk shkoi, as me nji ekip te kategorise se dyte kroate nuk po ban hajr...ca duhet ky ?
o man ata te talentuarit qe losin ne peqin kruje apo diku tjeter nuk i thrret se ato skane lek
prandaj thirren keto tjeret
mandej se ban kuzhe listen jo po tan bushati me shoke e shoqe

Re: Lajme mbi kombëtaren

Posted: Sun, 10 Jan 2010 , 00:32
by GOLDIAN
paskena barazu sot me nje ekip te nje x kategorie ne turqi
po bejme perparime

Re: Lajme mbi kombëtaren

Posted: Sun, 10 Jan 2010 , 20:38
by Man in Redblue
ekip i kategorise tkatert ka ken,
u habita se nuk dhan nai lajm per menaxherat e huj, se zakonisht ndeshjet miqsore tkombetares tone ndjeken prej menaxherave klubesh pretigjoze

Re: Lajme mbi kombëtaren

Posted: Sun, 10 Jan 2010 , 20:52
by GOLDIAN
Man in Redblue wrote:ekip i kategorise tkatert ka ken,
u habita se nuk dhan nai lajm per menaxherat e huj, se zakonisht ndeshjet miqsore tkombetares tone ndjeken prej menaxherave klubesh pretigjoze
kane fillu me i majt sekret menaxheret
po livorno catania bari wigan sunderland hertha dhe borusia dortmund i kane pas aty

Re: Lajme mbi kombëtaren

Posted: Sun, 10 Jan 2010 , 23:01
by fpjalmi
GOLDIAN wrote:
Man in Redblue wrote:ekip i kategorise tkatert ka ken,
u habita se nuk dhan nai lajm per menaxherat e huj, se zakonisht ndeshjet miqsore tkombetares tone ndjeken prej menaxherave klubesh pretigjoze
kane fillu me i majt sekret menaxheret
po livorno catania bari wigan sunderland hertha dhe borusia dortmund i kane pas aty

me siguri jan tremb nga loja e tyne dhe nga eksperienca qe kan :lol: :lol: :lol:

Re: Lajme mbi kombëtaren

Posted: Wed, 13 Jan 2010 , 13:31
by Man in Redblue
Ekipi kombëtar shqiptar nuk mund të bëhet me iluzione


Nga Arsen HOXHA

Unë e dua futbollin shqiptar jo më pak se ata që flasin me entuziazëm të madh rreth tij, bile dëshiroj që ëndrra e tyre, se Shqipëria një ditë do të jetë konkurruese në finalet e Kupës së Botës apo asaj Europiane, të bëhet sa më shpejt realitet. Por kur mendoj se së paku edhe për një dekadë kjo do të ngelet vetëm ëndërr, nuk kam për qëllim të injoroj dëshirat e tyre, sepse ato janë edhe të miat. Sidoqoftë, duke iu referuar disa realiteteve, dëshiroj të them ato që ndiej. Unë mendoj se niveli aktual i futbollit tonë është nën mesataren e futbollit botëror e aq më shumë atij europian. Futbolli i sotëm nuk është më ai i disa dekadave të shkuara. Fillimisht Holanda e më pas mjaft ekipe të tjera europiane apo amerikano latine e shndërruan futbollin e ri total në një shfaqje sportivo artistike. Futbollistët zotërojnë një nivel të lartë teknik e fizik, të ndërthurura këto me një inteligjencë të lartë, e cila i ndihmon ata që të bëjnë veprime taktike mjaft të zgjuara dhe dinamike dhe të kenë efektivitet të lartë për të shënuar gol në çdo mundësi që u krijohet, kur dihet se për vetë mënyrën se si organizohen mbrojtjet këto mundësi në një ndeshje janë shumë të vogla.
Nuk mund të them se shqiptarët nuk e duan futbollin, apo ne na kanë munguar talentet. Nuk mund të them se shteti monist, ashtu i dobët, siç ishte, e la pas dore futbollin, madje kishte një strategji shumë herë më të qartë dhe më serioze se ajo që kemi parë në këtë dekadën e fundit, ku futbolli ka qenë plotësisht i braktisur nga pushtetarët. Për aq kohë sa nuk do të kemi ndërtuar një infrastrukturë konkurruese me ata që ndeshemi dhe për aq kohë sa nuk ndryshojmë kulturën profesionale të atyre qindra trajnerëve që stërvitin moshat e vogla, mbi seleksionimin, përgatitjen dhe aq më tepër konceptin për intensitetin, zor se do të jemi të suksesshëm në ballafaqimet me botën. Ndiqni me interesim disa seanca stërvitore qoftë dhe me ekipet që pretendojnë për titullin kampion dhe shumë lehtë do të dalloni se edhe kur pretendohet se stërviten me ngarkesë, kurrsesi nuk bindesh se stërviten me intensitet. Futbolli ynë është i avashtë, i kuptueshëm, jodinamik, jointeligjent dhe aspak i rrezikshëm. Edhe nga ata pak futbollistë që luajnë jashtë shtetit, asnjëri nuk ka arritur akoma ta vendosë emrin e tij në elitën e futbollit europian e jo më botëror. Realisht, ne kemi pasur edhe ndeshje mjaft të suksesshme të kombëtares, çka tregon se kemi mundësi edhe më të mëdha. Sepse gjithmonë dhe në çdo gjë ekzistojnë mundësi më të mëdha nga ato që shprehen në një etapë të caktuar, por, ndërkohë, nuk duhet të harrojmë faktin se futbolli është një lojë tekanjoze. Në ndeshje të veçanta ndodhin çudira të paparashikuara. "Rregulli i treshit" shpesh nuk funksionon. Një ekip i dobët mund edhe të fitojë në një ndeshje të veçantë me një ekip më të fortë, kjo për hir të fatit, për një gabim fatal të portierit apo mbrojtësit, ose edhe për një gabim të arbitrit. Por sido që të ndodhë, një gjë është e sigurt: Në fund të kampionatit, në 99 % të rasteve, kampion do të shpallet ekipi më i mirë. Pra, rezultatet e mira që ne arrijmë në ndeshje të veçanta nuk duhet të na turbullojnë arsyen për të vlerësuar realisht nivelin tonë futbollistik. E vetmja armë, brenda nivelit real profesionist që ka ekipi ynë përfaqësues dhe që përbën bazën e besimit apo entuziazmit të drejtuesve të tij dhe sportdashësve tanë për një rezultat pozitiv, është angazhimi maksimal i energjive nga futbollistët në çdo ndeshje. Kur këtë armë nuk e kemi shfrytëzuar, ne kemi qenë hija e vetvetes në fushë. Çdo shkrim apo opinion që përpiqet të krijojë përshtypjen se kemi një futboll të madh dhe se jemi në prag të kualifikimit, nuk ka bërë gjë tjetër, veçse ka krijuar te futbollistët përshtypjen e rreme se mund ta fitojmë një ndeshje edhe me një mobilizim mesatar. Drejtuesit duhet t'ua bëjnë të qartë fubollistëve se një lojtar që nuk jep maksimumin e energjive të tij në fushë, nuk do të provohet më për herë të dytë me ekipin kombëtar.
Një tjetër problem, që ka ngjallur diskutime të shumta në mjedisin futbollistik shqiptar, ka qenë trajneri i kombëtares. Pra, nëse ai duhet të jetë trajner i huaj apo vendas. Të gjithë trajnerët e huaj të ardhur në Shqipëri kanë pasur një eksperiencë më të madhe se trajnerët tanë. Nën drejtimin e tyre ekipi bëhet më autoritar dhe më profesionist, por duke qenë se në fushë futbollistët operojnë brenda një diapazoni, që është në përputhje të plotë me bagazhin profesional të tyre, në këtë kuptim janë ata që përcaktojnë vlerën e vërtetë të futbollit tonë kombëtar. Kështu kemi parë se në përfundim të çdo aktiviteti jemi rreshtuar pothuaj në të njëjtën shkallë, pavarësisht faktit nëse trajnerët kanë qenë të huaj apo shqiptarë. Në kushtet e kufizuara ekonomike ku ndodhet futbolli ynë, mendoj se ekipin kombëtar duhet ta drejtojnë trajnerët tanë. Ne kemi nevojë urgjente për një specialist të huaj, i cili mund të shërbejë edhe si konsulent i trajnerëve tanë të ekipit kombëtar, por detyra e tij kryesore duhet të jetë ajo e metodistit në shkollat apo kurset afatgjata serioze që duhet të hapë FSHF ja me të gjithë trajnerët, duke filluar nga ata të moshave të vogla e deri te trajnerët e superligës. Zgjedhja e elementit, metodat e përgatitjeve teknike, taktike, fizike e në mënyrë të veçantë atletike, kanë nevojë për mendësi të reja. Në rast se në një stadium do të fusim 22 lojtarë të shteteve të ndryshme, nga të cilët njëri do të jetë shqiptar, vetëm nga mënyra e vrapimit, me ose pa top, edhe një sportdashës i thjeshtë do ta njohë se cili prej tyre është yni. Kjo në një kohë që kërkesa e domosdoshme është që një futbollist të jetë edhe një atlet shumë i mirë.
Personalisht mendoj se krerët e lartë të FSHF së, për të siguruar ekzistencën e vetvetes, jo vetëm para kërkesave gjithmonë në rritje të sportdashësve dhe të medias, nga njëra anë, por edhe të sulmeve politike nga ana tjetër, vëmendjen totalisht e kanë përqendruar te gjetja dhe më pas te rigjetja e një trajneri të huaj, duke sajuar kështu një shpresë të re për daljen nga situata. Këto manovra nuk mund të sjellin përmirësime, veçse iluzione të reja, mirëpo punët e mira nuk mund të bëhen me iluzione. Ato bëhen me analiza profesioniste të grupeve dhe organeve të specializuara. Detyra e administratorëve nuk është që t'i vendosin vetë apriori rrugët e zgjidhjeve, por të organizojnë me organet e specializuara konsulta dhe analiza serioze për përmirësimin e situatës. Unë mendoj se vendosja e trajnerëve vendas nuk ka qenë dhe nuk mendohet të jetë një opsion për drejtuesit aktualë të FSHF së. Në këto kushte jo vetëm që nuk kanë menduar kurrë të përgatisin disa prej tyre, të gatshëm në çdo kohë për t'u emëruar, por nuk janë as vetë të përgatitur për të emëruar një trajner vendas.
Më ka habitur jo pak një deklaratë e trajnerit Kuzhe për paraqitjen e Shqipërisë në finalet e Kampionatit Europian 2012. Natyrisht, është e qartë se trajneri i ekipit kombëtar nuk mund të flasë me gjuhën time, sepse edhe qëllimet i kemi të ndryshme. Unë flas për një realitet që edhe ai e di, por që nuk është i interesuar ta ekspozojë. Ai synon të motivojë dhe krijojë ndjenjën e besimit te lojtarët e ekipit kombëtar, por njëkohësisht të krijojë edhe një ambient më komod rreth vetes së tij. Gjithashtu, kur nuk është e largët dita që do të zgjidhet presidenti që do të drejtojë edhe 4 vjet të tjera futbollin, deklarata të tilla iluzive u shkojnë për shtat edhe drejtuesve aktualë të futbollit. Ndërsa synimi i mendimeve të mia është që drejtuesit e ardhshëm të heqin dorë përfundimisht nga iluzionet dhe të ndërmarrin reforma vërtet serioze, që garantojnë përparimin e futbollit kombëtar. Për hir të së vërtetës, duhet të pranojmë se nga viti në vit futbolli ynë është paraqitur më mirë, por ai ka avancuar me të njëjtin ritëm që kanë avancuar edhe të tjerët.
Përfundimisht, ky përparim është jo i mjaftueshëm nëse ai nuk kalon një ose dy shkallë mbi të tjerët. Eshtë vendi që zë në grup ai që përcakton nivelin dhe jo fakti se je paraqitur më mirë se një sezon më parë. Jam i bindur se trajneri Kuzhe do të ketë të njëjtin përfundim si dhe paraardhësit e tij, për aq kohë sa tek ne do të vazhdohet të punohet me të njëjtat metoda.
(Mundësoi nga SHBA: Përparim HYSI)

Re: Lajme mbi kombëtaren

Posted: Wed, 13 Jan 2010 , 13:35
by Man in Redblue
e pruna kyt shkrim te gjat sepse asht shkru shume bukur dhe per ma teper, jashtzakonisht profesionalisht

imagjinoni se cfar progressit do kishte futbolli shqiptar nqs do te drejtohej nga specilaista te tilll si autori i ktij shkrimit, dhe nga an tjeter se cfar humbje kolosale ka futbolli shqiptar sot, kur drejtohet nga njerez te paafte hajduta te rendomte

Re: Lajme mbi kombëtaren

Posted: Fri, 15 Jan 2010 , 00:25
by fpjalmi
Kuzhe-Bushati-Shehu, “për gjueti” talentesh në Greqi



Nga data 18 deri më 20, trajnerët e Kombëtarëve U-21 dhe U-19, Artan Bushati dhe Ramadan Shehu, do të zhvillojnë stërvitje me talentet shqiptarë që gjenden në vendin fqinj, përkatësisht të datëlindjeve 1991-1992 dhe 1993-1994. Grumbullimin në Greqi do ta ndjekë edhe trajneri i Kombëtares A, kroati Josip Kuzhe. “Kemi ndryshuar sistemin e zbulimit dhe seleksionimit të lojtarëve kandidatë për ekipin Kombëtar U-21. Më parë, gjithmonë kishim zhvilluar zbore në data fikse në Shqipëri, në fillim të muajit janar, me lojtarë që vinin nga jashtë. Tani e bëmë më të udhës që të shkojmë drejt tyre, pasi në një farë mënyre minimizojmë edhe shpenzimet, por dhe nga ana jonë kemi bindjen se do të gjejmë lojtarë më cilësorë atje. Të njëjtën gjë si në Greqi, do të bëjmë shumë shpejt edhe në Itali, e më pas edhe në Gjermani, atje ku ndodhet edhe zyra e tretë e talenteve të organizuar nga federata jonë. Ende nuk janë fiksuar se data, por është e programuar që deri në përfundim të muajit mars të përfundojnë grumbullimet e seleksionimet”, thekson Bushati për mediat. Shumë lojtarë aktualë janë në përfundim të limitit të lejuar të moshës dhe trajneri Bushati është në kërkim të fytyrave të reja. “Shpresoj të gjej lojtarë interesantë që të na shërbejnë edhe neve në të ardhmen, por sita e seleksionimit do të jetë shumë serioze”, tha ai.

pjalmi te kam editu temen du temen kujdes mos fut marrina

Re: Lajme mbi kombëtaren

Posted: Sat, 16 Jan 2010 , 14:02
by Miri
Shqipëria kundër Irlandës së Veriut më 3 mars

Sipas kërkesave të Josip Kuzhe, miqësorja do të luhet në Tiranë
Irlanda e Veriut do të jetë kundërshtarja e ardhshme e Shqipërisë. Federata Shqiptare e Futbollit ka përcaktuar skuadrën me të cilën përfaqësuesja e drejtuar nga Josip Kuzhe do të luajë më 3 mars. Takimi do të zhvillohet në Tiranë, në stadiumin “Qemal Stafa”, duke qenë se kjo ishte një prej kërkesave kryesore të “timonierit” të stolit kuqezi. Lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga zyra e shtypit në institucionit që drejton sportin më popullor në vend. Sfida me irlandezët do të jetë e para për Kombëtaren në vitin 2010 dhe ajo cilësohet si një test mjaft i rëndësishëm në kuadër të përgatitjeve për eliminatoret e Euro 2012. Së fundmi, si alternativa për këtë ndeshje kanë qenë Rusia, Turqia, por edhe mjaft skuadra të tjera në rajon. Megjithatë, Irlanda e Veriut shihet si një kundërshtar cilësor, me të cilin Kuzhe do të kolaudojë Shqipërinë e edicionit të ardhshëm. Skuadra e trajnerit Najxhëll Uorthington ka një reputacion mjaft të mirë në arenën ndërkombëtare: ata renditen në vendin e 40-të në klasifikimin e FIFA-s, duke lënë mbrapa ekipe me emër si Turqia, Suedia, Japonia, Kosta Rika e Skocia. Pjesa më e madhe e lojtarëve militojnë në kampionatin anglez dhe atë skocez, ndërsa elementët më të rëndësishëm janë portieri Tejlor i Birmingam, Hjuxhs e Baird të Fulham, MekKartnei e Heili të Sandërlendit, Dejvis e Laferti të Rejnxhërs dhe dyshja e Sëlltikut, MekGin dhe MekKort. Kundërshtarët u renditën në vendin e katërt në Grupin 3 eliminator të Botërorit 2010, pas Sllovakisë (së kualifikuar), Sllovenisë (në play-off) dhe Republikës Çeke, me 15 pikë të grumbulluara në dhjetë takime.

Shqipëria dhe Irlanda e Veriut janë ndeshur tetë herë në histori dhe statistikat flasin dukshëm në favor të kundërshtarëve. Kuqezinjtë kanë arritur vetëm një fitore, dy herë ndeshja është mbyllur në barazim, ndërsa në pesë raste kanë fituar irlandezët. Triumfi i vetëm i Kombëtares sonë është regjistruar në ndeshjen e fundit, të luajtur në shtator të vitit 1997, në fushën asnjanëse të Zyrihut (për shkak të trazirave në Shqipëri), e cila ishte e vlefshme për eliminatoret e Kupës së Botës 1998. Skuadra e drejtuar në atë periudhë nga Astrit Hafizi fitoi 1-0 falë një goli të Altin Haxhit. Ndërsa nga dy barazimet e arritura, ai i 24 nëntorit 1965 sjell një fakt mjaft interesant: me rezultatin 1-1 në Tiranë, ku rrjeta për Shqipërinë u realizua nga Medin Zhega, përfaqësuesja irlandeze humbi të drejtën për të marrë pjesë në finalet e Botërorit 1966, i cili u zhvillua në Angli.

Në ndeshjen me Irlandën e Veriut pritet që me kuqezinjtë të debutojë edhe mbrojtësi i Bokumit në Bundesligë, Mërgim Mavraj. Lojtari i ka konfirmuar trajnerit Kuzhe gatishmërinë për të qenë pjesë e skuadrës, gjatë një takimi që ata kanë pasur në gjysmën e dytë të nëntorit në Gjermani.

Re: Lajme mbi kombëtaren

Posted: Sat, 16 Jan 2010 , 14:56
by Edmond-Cela
Man in Redblue wrote:Ekipi kombëtar shqiptar nuk mund të bëhet me iluzione


Nga Arsen HOXHA

Unë e dua futbollin shqiptar jo më pak se ata që flasin me entuziazëm të madh rreth tij, bile dëshiroj që ëndrra e tyre, se Shqipëria një ditë do të jetë konkurruese në finalet e Kupës së Botës apo asaj Europiane, të bëhet sa më shpejt realitet. Por kur mendoj se së paku edhe për një dekadë kjo do të ngelet vetëm ëndërr, nuk kam për qëllim të injoroj dëshirat e tyre, sepse ato janë edhe të miat. Sidoqoftë, duke iu referuar disa realiteteve, dëshiroj të them ato që ndiej. Unë mendoj se niveli aktual i futbollit tonë është nën mesataren e futbollit botëror e aq më shumë atij europian. Futbolli i sotëm nuk është më ai i disa dekadave të shkuara. Fillimisht Holanda e më pas mjaft ekipe të tjera europiane apo amerikano latine e shndërruan futbollin e ri total në një shfaqje sportivo artistike. Futbollistët zotërojnë një nivel të lartë teknik e fizik, të ndërthurura këto me një inteligjencë të lartë, e cila i ndihmon ata që të bëjnë veprime taktike mjaft të zgjuara dhe dinamike dhe të kenë efektivitet të lartë për të shënuar gol në çdo mundësi që u krijohet, kur dihet se për vetë mënyrën se si organizohen mbrojtjet këto mundësi në një ndeshje janë shumë të vogla.
Nuk mund të them se shqiptarët nuk e duan futbollin, apo ne na kanë munguar talentet. Nuk mund të them se shteti monist, ashtu i dobët, siç ishte, e la pas dore futbollin, madje kishte një strategji shumë herë më të qartë dhe më serioze se ajo që kemi parë në këtë dekadën e fundit, ku futbolli ka qenë plotësisht i braktisur nga pushtetarët. Për aq kohë sa nuk do të kemi ndërtuar një infrastrukturë konkurruese me ata që ndeshemi dhe për aq kohë sa nuk ndryshojmë kulturën profesionale të atyre qindra trajnerëve që stërvitin moshat e vogla, mbi seleksionimin, përgatitjen dhe aq më tepër konceptin për intensitetin, zor se do të jemi të suksesshëm në ballafaqimet me botën. Ndiqni me interesim disa seanca stërvitore qoftë dhe me ekipet që pretendojnë për titullin kampion dhe shumë lehtë do të dalloni se edhe kur pretendohet se stërviten me ngarkesë, kurrsesi nuk bindesh se stërviten me intensitet. Futbolli ynë është i avashtë, i kuptueshëm, jodinamik, jointeligjent dhe aspak i rrezikshëm. Edhe nga ata pak futbollistë që luajnë jashtë shtetit, asnjëri nuk ka arritur akoma ta vendosë emrin e tij në elitën e futbollit europian e jo më botëror. Realisht, ne kemi pasur edhe ndeshje mjaft të suksesshme të kombëtares, çka tregon se kemi mundësi edhe më të mëdha. Sepse gjithmonë dhe në çdo gjë ekzistojnë mundësi më të mëdha nga ato që shprehen në një etapë të caktuar, por, ndërkohë, nuk duhet të harrojmë faktin se futbolli është një lojë tekanjoze. Në ndeshje të veçanta ndodhin çudira të paparashikuara. "Rregulli i treshit" shpesh nuk funksionon. Një ekip i dobët mund edhe të fitojë në një ndeshje të veçantë me një ekip më të fortë, kjo për hir të fatit, për një gabim fatal të portierit apo mbrojtësit, ose edhe për një gabim të arbitrit. Por sido që të ndodhë, një gjë është e sigurt: Në fund të kampionatit, në 99 % të rasteve, kampion do të shpallet ekipi më i mirë. Pra, rezultatet e mira që ne arrijmë në ndeshje të veçanta nuk duhet të na turbullojnë arsyen për të vlerësuar realisht nivelin tonë futbollistik. E vetmja armë, brenda nivelit real profesionist që ka ekipi ynë përfaqësues dhe që përbën bazën e besimit apo entuziazmit të drejtuesve të tij dhe sportdashësve tanë për një rezultat pozitiv, është angazhimi maksimal i energjive nga futbollistët në çdo ndeshje. Kur këtë armë nuk e kemi shfrytëzuar, ne kemi qenë hija e vetvetes në fushë. Çdo shkrim apo opinion që përpiqet të krijojë përshtypjen se kemi një futboll të madh dhe se jemi në prag të kualifikimit, nuk ka bërë gjë tjetër, veçse ka krijuar te futbollistët përshtypjen e rreme se mund ta fitojmë një ndeshje edhe me një mobilizim mesatar. Drejtuesit duhet t'ua bëjnë të qartë fubollistëve se një lojtar që nuk jep maksimumin e energjive të tij në fushë, nuk do të provohet më për herë të dytë me ekipin kombëtar.
Një tjetër problem, që ka ngjallur diskutime të shumta në mjedisin futbollistik shqiptar, ka qenë trajneri i kombëtares. Pra, nëse ai duhet të jetë trajner i huaj apo vendas. Të gjithë trajnerët e huaj të ardhur në Shqipëri kanë pasur një eksperiencë më të madhe se trajnerët tanë. Nën drejtimin e tyre ekipi bëhet më autoritar dhe më profesionist, por duke qenë se në fushë futbollistët operojnë brenda një diapazoni, që është në përputhje të plotë me bagazhin profesional të tyre, në këtë kuptim janë ata që përcaktojnë vlerën e vërtetë të futbollit tonë kombëtar. Kështu kemi parë se në përfundim të çdo aktiviteti jemi rreshtuar pothuaj në të njëjtën shkallë, pavarësisht faktit nëse trajnerët kanë qenë të huaj apo shqiptarë. Në kushtet e kufizuara ekonomike ku ndodhet futbolli ynë, mendoj se ekipin kombëtar duhet ta drejtojnë trajnerët tanë. Ne kemi nevojë urgjente për një specialist të huaj, i cili mund të shërbejë edhe si konsulent i trajnerëve tanë të ekipit kombëtar, por detyra e tij kryesore duhet të jetë ajo e metodistit në shkollat apo kurset afatgjata serioze që duhet të hapë FSHF ja me të gjithë trajnerët, duke filluar nga ata të moshave të vogla e deri te trajnerët e superligës. Zgjedhja e elementit, metodat e përgatitjeve teknike, taktike, fizike e në mënyrë të veçantë atletike, kanë nevojë për mendësi të reja. Në rast se në një stadium do të fusim 22 lojtarë të shteteve të ndryshme, nga të cilët njëri do të jetë shqiptar, vetëm nga mënyra e vrapimit, me ose pa top, edhe një sportdashës i thjeshtë do ta njohë se cili prej tyre është yni. Kjo në një kohë që kërkesa e domosdoshme është që një futbollist të jetë edhe një atlet shumë i mirë.
Personalisht mendoj se krerët e lartë të FSHF së, për të siguruar ekzistencën e vetvetes, jo vetëm para kërkesave gjithmonë në rritje të sportdashësve dhe të medias, nga njëra anë, por edhe të sulmeve politike nga ana tjetër, vëmendjen totalisht e kanë përqendruar te gjetja dhe më pas te rigjetja e një trajneri të huaj, duke sajuar kështu një shpresë të re për daljen nga situata. Këto manovra nuk mund të sjellin përmirësime, veçse iluzione të reja, mirëpo punët e mira nuk mund të bëhen me iluzione. Ato bëhen me analiza profesioniste të grupeve dhe organeve të specializuara. Detyra e administratorëve nuk është që t'i vendosin vetë apriori rrugët e zgjidhjeve, por të organizojnë me organet e specializuara konsulta dhe analiza serioze për përmirësimin e situatës. Unë mendoj se vendosja e trajnerëve vendas nuk ka qenë dhe nuk mendohet të jetë një opsion për drejtuesit aktualë të FSHF së. Në këto kushte jo vetëm që nuk kanë menduar kurrë të përgatisin disa prej tyre, të gatshëm në çdo kohë për t'u emëruar, por nuk janë as vetë të përgatitur për të emëruar një trajner vendas.
Më ka habitur jo pak një deklaratë e trajnerit Kuzhe për paraqitjen e Shqipërisë në finalet e Kampionatit Europian 2012. Natyrisht, është e qartë se trajneri i ekipit kombëtar nuk mund të flasë me gjuhën time, sepse edhe qëllimet i kemi të ndryshme. Unë flas për një realitet që edhe ai e di, por që nuk është i interesuar ta ekspozojë. Ai synon të motivojë dhe krijojë ndjenjën e besimit te lojtarët e ekipit kombëtar, por njëkohësisht të krijojë edhe një ambient më komod rreth vetes së tij. Gjithashtu, kur nuk është e largët dita që do të zgjidhet presidenti që do të drejtojë edhe 4 vjet të tjera futbollin, deklarata të tilla iluzive u shkojnë për shtat edhe drejtuesve aktualë të futbollit. Ndërsa synimi i mendimeve të mia është që drejtuesit e ardhshëm të heqin dorë përfundimisht nga iluzionet dhe të ndërmarrin reforma vërtet serioze, që garantojnë përparimin e futbollit kombëtar. Për hir të së vërtetës, duhet të pranojmë se nga viti në vit futbolli ynë është paraqitur më mirë, por ai ka avancuar me të njëjtin ritëm që kanë avancuar edhe të tjerët.
Përfundimisht, ky përparim është jo i mjaftueshëm nëse ai nuk kalon një ose dy shkallë mbi të tjerët. Eshtë vendi që zë në grup ai që përcakton nivelin dhe jo fakti se je paraqitur më mirë se një sezon më parë. Jam i bindur se trajneri Kuzhe do të ketë të njëjtin përfundim si dhe paraardhësit e tij, për aq kohë sa tek ne do të vazhdohet të punohet me të njëjtat metoda.
(Mundësoi nga SHBA: Përparim HYSI)

hallall aulltorit

Re: Lajme mbi kombëtaren

Posted: Sat, 30 Jan 2010 , 13:40
by Edmond-Cela
Ndeshja më 17 shkurt, me më të mirët e dy kampionateve. Të ardhurat, për familjet e përmbytura në Nënshkodër
Sporti shqiptar vazhdon të jetë prezent në festën e përvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Pas kërkesës së Federatës Kosovare të Futbollit, homologia shqiptare ka pranuar që më 17 shkurt 2010 të zhvillohet një miqësore “all stars”. Në mënyrë më specifike, një seleksionim me lojtarët më të mirë të kampionatit kosovar do të zbresë në fushë përballë skuadrës me futbollistët më të spikatur në Kategorinë Superiore në Shqipëri. Vendimi është marrë në mbledhjen e djeshme të Komitetit Ekzekutiv në FSHF, i cili ka ndryshuar edhe datat e çerekfinaleve të Kupës. “Ekzekutivi miratoi ftesën e marrë nga FFK-ja për zhvillimin e një miqësoreje me lojtarët më të mirë të dy kampionateve në Kosovë dhe Shqipëri, më 17 shkurt, me rastin e festës së pavarësisë”, theksohej nga organi më i lartë vendimmarrës në vend. “Në këtë kuadër u miratua edhe ndryshimi i datave të ndeshjeve çerekfinale të Kupës së Shqipërisë, që do të luhen më 10 dhe 24 shkurt 2010”.
Në anën tjetër, drejtuesit e Federatës Kosovare kanë marrë një vendim mjaft të rëndësishëm. Të gjitha të ardhurat nga miqësorja që do të zhvillohet në Prishtinë, do të kalojnë në ndihmë të familjeve të përmbytura në zonën e Nënshkodrës. Lajmi është konfirmuar nga sekretari i Përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu, i cili deklaroi: “Kjo ndeshje ka vlera të dyfishta, sepse përveçse do të festohet përvjetori i pavarësisë së Kosovës, është vendosur që të gjitha të ardhurat nga kjo miqësore do t’u jepen familjeve të prekura nga përmbytjet në veri të Shqipërisë”.

Re: Lajme mbi kombëtaren

Posted: Sat, 06 Feb 2010 , 01:29
by fpjalmi
Kuzhe: Ne grup preferoj Gjermanine, jo Kroacine
http://top-channel.tv/artikull.php?id=174728

Re: Lajme mbi kombëtaren

Posted: Sat, 06 Feb 2010 , 01:30
by fpjalmi
a dihet gja pse e ka than ket gja kuzhe :shock: :shock: :shock: :shock: :shock:

Re: Lajme mbi kombëtaren

Posted: Sat, 06 Feb 2010 , 03:06
by Man in Redblue
Anderr e kisha pas Gjermanin...kurse Austrin se kisha dasht se do tna kishte rrah keqas..edhe pse sia merr mendja shumkujt ktu nshqipni, por vendet e tjera bajn perparime, nderkoh qi ne futbollin shqiptar protogonista e futbollit jan krytar bashkiet qi futen nfushe e tranjer-boksiera

Re: Lajme mbi kombëtaren

Posted: Sat, 06 Feb 2010 , 04:44
by fpjalmi
Man in Redblue wrote:Anderr e kisha pas Gjermanin...kurse Austrin se kisha dasht se do tna kishte rrah keqas..edhe pse sia merr mendja shumkujt ktu nshqipni, por vendet e tjera bajn perparime, nderkoh qi ne futbollin shqiptar protogonista e futbollit jan krytar bashkiet qi futen nfushe e tranjer-boksiera

kuzhe ka hallin e dukes me marr sa ma shum prej te drejtave televizive mar man :lol: ,ky asht halli :lol:

Re: Lajme mbi kombëtaren

Posted: Sat, 06 Feb 2010 , 15:05
by GOLDIAN
edhe pse salihi nuk e pranon
po realiteti flet qe austria a shume ma nelt se na
brenda 24 oresh dy talenta nenshkrune ne serine a
brenda jave u bane tre
dy tek skuadrat e genoas
dhe nje ne livorno

Re: Lajme mbi kombëtaren

Posted: Sun, 07 Feb 2010 , 14:55
by Admin
Asht hedhe shorti per eliminatoret EURO 2012.
Shqipnia ban pjese ne grupin D ku jane keto skuadra:

France
Romania
Bosnia-Herzegovina
Belarus
Albania
Luxembourg


Shorti nuk asht edhe njaq i keq.

Re: Lajme mbi kombëtaren

Posted: Sun, 07 Feb 2010 , 17:04
by Man in Redblue
Admin ne kohen e "arte" te Baric i morre 1 pik Bjellorusis+ Rumanis, mrend e jasht

Sa per Francen e Bosnjen, qi ka ekip fantastik e vetem ngaqi pati Spanjen ngrup doli nvend te dyte nuk po flas.

As portier, as mrojtje, as mesfush as sulm- komplet ekipi a zhele