Page 71 of 160
Posted: Wed, 11 Jun 2008 , 14:27
by vllaznia1919
Aj taman qe ka lujt mire por spo i kena shpresat te Delain.Na duhen lojtar te ri e te talentum!
Posted: Wed, 11 Jun 2008 , 14:29
by vllaznia1919
Kuqeblutë e përgjysmuar
nisin përgatitjet
Nga ajo që është programuar nga krerët më të lartë dhe stafi
teknik i Vllaznisë, sot pritet të zhvillohet seanca e parë stërvitore
në kuadër të përgatitjeve për përfaqësimin në Kupën UEFA.
Një start ky, që e gjen kontingjentin kuqeblu të përgjysmuar,
duke qenë se zyrtarisht janë larguar 7 futbollistë, 4 kanë nga të
cilët pjesë e formacionit titullar. Përveç emrave të njohur si
Grima, Kapaj, Lici e Kotrri, të larguar nga drejtuesit e Vllaznisë,
në këtë stërvitje të parë do t’i shtohet edhe mungesat e dyshes
Delain dhe Nallbani. Këta nuk kanë konfirmuar ende nëse do
të jenë apo jo pjesë e ekipit shkodran për sezonin e ardhshëm.
Gjashtë nga njëmbëdhjetë lojtarët e formacionit titullar të sezonit
të shkuar nuk do të jenë në këtë start përgatitjesh, çka vë
jo pak në pikëpyetje ecurinë e kuqebluve në Evropë. Por ajo që
i shqetëson më tepër drejtuesit e Vllaznisë është fakti se, edhe
ata futbollistë që konsiderohen si pjesë ekzistuese e skuadrës
janë në pozita mëdyshjeje. Kaçi, E. Beqiri, si dhe të tjerë titullarë,
kanë nisur kontaktet me ekipe të Kategorisë Superiore.
Në të njëjtën situatë gjenden edhe Lika e Sukaj, të cilët e shohin
të ardhmen larg Vllaznisë. Ndërsa për sa i përket afrimeve, ky
start i gjen kuqeblutë vetëm me një emër praktikisht të ri, lezhjanin
Smajli, ndërkohë që lojtarët e tjerë të përfolur janë ende në
tratativa me drejtuesit shkodranë.
Admir Uruçi
Posted: Wed, 11 Jun 2008 , 17:16
by GOLDIAN
NUK KA MA MIRE SE E KENA NIS STERVITJEN
UNE DU ME HEK DORE SE ME SHKATERRUNEN NERVASH
Posted: Wed, 11 Jun 2008 , 19:30
by Edmond-Cela
me ndegju mu e ban sa ma shpejt naqe.
e kam than dhe e tham na tifozat e shkrejt nuk duhet te pajtohemi me mafjozat qe e kan kap ne dose skuadren ton te zemres, kena fitu nje kupe e per mendimin tem te pa meritume, dhe disa prej nesh jena pajtu me drejtusit e vllaznias. por nje gja duhet me e dit se nese nje skuader asht e sukseshme asht se cdo gja shkon mire ne skuader dhe njeriu qe sponserizon e hell paren me zemer ne skuader sic e ka ba myftar cela past rahmet e mos u harroft kurr emri tij. e jo njerz sic jan vlleznit fushaj se cdo gja qe e kan e kan nga korrupsioni e leku e ndyte dhe nuk ju interreson hyc per skuadren ton por mundohet si mund te bajn korrupsion me te per me fitu nje lek te pa paster.
ne mund te flasim ca te duam por ky asht realiteti. dhe nese asnjeri nuk cohet prej gjumit ishtu kena me met.
Posted: Wed, 11 Jun 2008 , 20:18
by GOLDIAN
Edmond-Cela wrote:me ndegju mu e ban sa ma shpejt naqe.
e kam than dhe e tham na tifozat e shkrejt nuk duhet te pajtohemi me mafjozat qe e kan kap ne dose skuadren ton te zemres, kena fitu nje kupe e per mendimin tem te pa meritume, dhe disa prej nesh jena pajtu me drejtusit e vllaznias. por nje gja duhet me e dit se nese nje skuader asht e sukseshme asht se cdo gja shkon mire ne skuader dhe njeriu qe sponserizon e hell paren me zemer ne skuader sic e ka ba myftar cela past rahmet e mos u harroft kurr emri tij. e jo njerz sic jan vlleznit fushaj se cdo gja qe e kan e kan nga korrupsioni e leku e ndyte dhe nuk ju interreson hyc per skuadren ton por mundohet si mund te bajn korrupsion me te per me fitu nje lek te pa paster.
ne mund te flasim ca te duam por ky asht realiteti. dhe nese asnjeri nuk cohet prej gjumit ishtu kena me met.
VLLAI JEM I KE THAN TE TANA CA DUHET MU THAN
EDHE UNE KERKOJQE SHKODRA TE COHET PREJ GJUMIT SE E ZURI PLUHNI FANELLEN KUQEBLU
P.s KU ASHT MIRI
Posted: Wed, 11 Jun 2008 , 22:48
by Edmond-Cela
goldi ma merr mendja se asht merzit edhe ai me situaten qe po bahet ne skuaren ton te zemres e nuk i bahet me fol ose ka shku me u martu. as ne msn nuk e kam pa.
Posted: Fri, 13 Jun 2008 , 15:15
by Miri
Tjeta juj burra:
si ju kam mor se mi keni tha syt.
ja mar nipash nuk jam martu ala por mkan kap per ushtar...
Goldi prsh vlla.
Posted: Sat, 14 Jun 2008 , 18:59
by matrix-kuqeblu
Dresheviç, një portier nga Tuzi për kuqeblutë
14 Qershor Ndonëse në kampin e skuadrës shkodrane askush nuk e konfirmon, gazeta “Pobjeda” në Mal të Zi shkruan për kalimin në Shkodër të 27?vjeçarit me shtatlartësi 195 cm
Vllaznia ka shumë mundësi që të ketë në ruajtjen e portës së saj një portier nga matanë kufirit shqiptaro?malazez. Ai quhet Vedad Dresheviç, 27 vjeç, shtatlartë 1 metër e 95 centimetra, peshon 80 kilogram, me banim në Tuz të Malit të Zi, pjesë e skuadrës “Deçiç” të këtij qyteti. Futbollisti është shqiptar dhe së bashku me emrat e tjerë, të njohur për futbollin tonë, ngaqë kanë luajtur më parë për Vllazninë, si Gjokoviç, vëllezërit Valento e Albino Camaj, Lekiç e ndonjë tjetër janë në formacionin Deçiçit, skuadër e renditur në vendin e shtatë të Ligës së Parë malaziase. Shkodranët kanë patur edhe më parë një portier nga Mali i Zi, dymetroshin Serxhio Kërstaiç, i cili fitoi titullin kampion me Vllazninë, në sezonin 2001?2002.
po na bine edhe portjerin via e-mail
Posted: Sat, 14 Jun 2008 , 19:55
by Man in Redblue
BISHANI
Posted: Sat, 14 Jun 2008 , 21:38
by vllaznia1919
Taman naqe.Bishani asht mirboll.Na kena nevoje per lojtar se per portjera me duket se jena ne rregull.
Posted: Sun, 15 Jun 2008 , 19:32
by elbasans4ever
Pse si bajn na i oferte mustafes kto po vejn e fusin hundet kot ne mal te zi. Ky eshte mentaliteti presidentave tone te famshem te tregu huj lojtareve plehra kushedi sa cuna nga ekipet e moshave i djegin kot.
Posted: Mon, 16 Jun 2008 , 16:09
by vllaznia1919
-Nallbani sot ne stervitje, ne prove edhe nje portier malazez
Pasditen e sotme pritet te bashkohet me ekipin ne stervitje edhe futbollisti kosovar Ilir Nallbani. Ai luajti nga janari dhe deri ne fund te sezonit me sukses ne rradhet e Vllaznise dhe per rrjedhoje drejtuesit e saj duan te kene serish sherbimet e tij edhe per sezonin ne vazhdim. Kujtojme ketu qe ky lojtar deri tani ka qene me leje sepse ka qene pjese e kombetares se Kosoves ne ndeshjen perballe ekipit te yjeve qe eshte zhvilluar te shtunen ne Prishtine. Nuk eshte çudi qe bashke me Nallbanin sot te vije edhe ndonje futbollist tjeter kosovar per t’u provuar tek Vllaznia. Nderkohe po sot, ne stervitjen e pasdites pritet te jete prezent edhe nje portier nga Mali i Zi. 27 vjeçari Dresheviç nga Tuzi do jete ne prove per tre dite ne Shkoder dhe vetem me pas do vendoset nese do qendroje apo jo tek kjo skuader.
Posted: Tue, 17 Jun 2008 , 15:35
by Admin
Shpresoj qe Nallbanin ta kena tek Vllaznia edhe vitin e ardhshem pasi asht nji lojtare me vlera per Vllaznine.
Posted: Tue, 17 Jun 2008 , 16:43
by vllaznia1919
Posted: Wed, 18 Jun 2008 , 15:42
by Man in Redblue
Vllaznia, Fushaj bën pazar në Amerikë
“Amerikanizohet” Vllaznia. Presidenti Valter Fushaj ka bërë Pazar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Porteri Afrim Lajçi (192 cm, 26 vjeç) dhe mesfushori Alkesandër Hanaxhari (178 cm, 20 vjeç) janë dhe dy afrimet e fundit të Vllaznisë.
Lajçi, një kosovar më banim në Amerikë ka luajtur më parë me St.Francis Couege të Divizionit të Parë në SHBA, ndërsa Hanxhari me Iona College të Ligës së Parë amerikane.
Dy ditë më parë, trajnerin Agim Canaj pati nën urdhrat e tij edhe shqiptaro-malazezët Vedad Dreshiç (portier) dhe Leon Duka (mesfushor).
Për Vllazninë është bashkuar përfundimisht edhe Amarildo Belisha, i cili sezonet e fundit luajti për Besën e Kavajës. Vioresin Sinani, golashënuesi më i mirë i dy edicioneve të fundit në Superligë, ende nuk e ka filluar stërvitjen me kuqeblutë.
Pse nuk blejme 11 portiera e losim vec me portiera...
Posted: Wed, 18 Jun 2008 , 23:03
by matrix-kuqeblu
pa sa merkato kot ashte tu ba presidenti jone [/b]
Posted: Thu, 19 Jun 2008 , 00:13
by Shkodrani81
Pa pa pa, blerje ne Amerike.
Po kush mutin vjen prej Ameriket me lujt ne Shkoder?!
Vetem najnji barkthate.
Merre me mend se cfare pageset duhet t'kene pas ne Amerike qe kan pranu me ardhe ne Shkoder.
Hajde Valo hajde. Pah, cfare tregtarit.
Posted: Thu, 19 Jun 2008 , 00:16
by Shkodrani81
Ky ma mire te shkojne ne ndonje lagje braziljane dhe te shofin ata qe lujne lagje per lagje, se ma te mire se kta tonet jane. Si puna e Leandros, njashtu e kan gjete tham njat.
Manej variant te dyte, kisha me sygjeru Veleqikun , se kan ba edhe kange tash dhe jan rrit shume si ekip.
Posted: Thu, 19 Jun 2008 , 12:38
by Admin
Hhahahhaah Sh81
Dy malazezet rezultojne te padobishem
Eshte pritur me shume interes ardhja e tyre ne Shkoder por ne fakt vetem pas dy ditesh qendrimi, ka ardhur pergjigja negative per ta. Malazezet me origjine shqiptare Dresheviç dhe Duka nuk kane rezultuar te dobishem per skuadren e Vllaznise dhe prandaj jane larguar per andej nga kane ardhur. Nese per Duken pergjigja negative ka qene shume e shpejte ngaqe nuk ka patur tregues te mire ne ato seanca ku eshte provuar, per portierin Dresheviç, puna ka rezultuar me ndryshe. Kjo ngaqe ai eshte dukur nje portier me te dhena te mira por defekti i tij me i madh ka qene fakti se ai prej disa kohesh eshte stervitur pa trajner portieresh. Nje gje e tille ka bere qe ai te humb shume reflekse ne loje por nderkohe Vllaznia nuk mund te prese qe ai te permiresohet sepse do nje portier cilesor per te mbrojtur porten ngaqe tre te tjere jane aktualisht pjese e skuadres dhe nuk eshte nevoja te marrin plotesues. Largimi i Dresheviç eshte bere edhe nga nga fakti tjeter se nga Amerika ka ardhur nje tjeter portier ne prove, Lajçi nderkohe qe me Delain mund te vije edhe nje afrikan.
Posted: Thu, 19 Jun 2008 , 15:41
by BLEDI