Page 8 of 230
Posted: Thu, 02 Jun 2005 , 17:42
by kristian
Presidenca kuqeblu ka filluar të kontaktojë me të gjithë shkodranët e larguar, pa harruar titullarët aktualë
Kaçi, rikthehet "dashuria" e vjetër te Vllaznia
Ditët e lumtura për Vllazninë kanë filluar të vijnë. Të paktën kështu duket nga projektet që kanë filluar të marrin rrugë nga presidenca e saj. Pas tentativave për ta bërë skuadrën me trajner (kjo do të vendoset pas dy ditësh), tashmë kanë nisur edhe planet për forcimin e skuadrës me lojtarë të tjerë cilësorë.
Hapi i parë natyrisht që ka qenë ai i mbajtjes së kontigjentit aktual, ku, sipas vetë presidentit Çela, bisedimet me këta lojtarë kanë hyrë në një fazë pozitive. Bëhet fjalë për lojtarë të tillë, si Sinani, Lici, Shehi dhe Belisha. Këta të fundit kanë pasur oferta nga ekipe të tjera, por përpara se të largohen natyrisht që kanë dashur të mësojnë se çfarë planesh kanë drejtuesit kuqeblu. Këta të fundit, përmes presidentit Agron Çela, janë shprehur shumë entuziastë për një Vllazni pretendente në sezonin tjetër. Për ta bërë atë natyrisht që duhet operuar mirë edhe në merkato. Një gjë të tillë krerët kuqeblu e dinë, prandaj dhe po lëvizin me shumë maturi.
Hapi i dytë është rikthimi i disa prej shkodranëve që kanë luajtur vitin e fundit nëpër ekipe të tjera. Për rrjedhojë, pas një bisede që presidenti Çela ka pasur me Gjokoviçin, ai ka rezervuar edhe një tjetër me sulmuesin Albert Kaçi. Ky i fundit, siç dihet, ka luajtur me mjaft sukses sezonin që sapo përfundoi në radhët e Elbasanit, së bashku me shkodranin tjetër Safet Osja. Biseda mes tyre ka qenë më tepër miqësore sesa zyrtare. Një kafe e pirë së bashku dhe në fund një shtrëngim duarsh. Siç bëhet e ditur nga burime pranë klubit të Vllaznisë, të dy palët kanë rënë parimisht dakord që të firmosin një kontratë që do të "vuloste" kthimin e Kaçit te Vllaznia. Megjithatë, megjithëse biseda ka qenë shumë miqësore, duhet theksuar që asgjë nuk ka përfunduar. Natyrisht që do të jetë edhe një takim i dytë pas disa ditësh për të saktësuar përfundimisht nëse sulmuesi shtatshkurtër do të rivishet kuqeblu, apo jo. Pozitive është që Kaçi ka dëshirë të kthehet të luajë në qytetin e tij me skuadrën që e bëri futbollist. Po ashtu, edhe presidenca kuqeblu është e gatshme të bëjë gjithçka për të krijuar një skuadër pretendente. Në këtë kontekst, rikthimi i Kaçit duket punë e kryer për ditët e ardhshme.
Një fat të tillë mund të kenë edhe disa shkodranë të tjerë që duan të rikthehen te Vllaznia, ndërkohë që edhe sponsorët e skuadrës janë shprehur pozitivisht për një gjë të tillë. Megjithatë, ajo që mbetet është puna e nisur. Krerët e klubit shkodran e kanë kuptuar se skuadra krijohet që tani dhe kanë shpejtuar t'i bëjnë punët ashtu siç duhet. Kontakti i djeshëm me Albert Kaçin dhe ftesa ndaj tij për t'u rikthyer janë lajme të mira që vijnë nga kampi kuqeblu. Sot mund të ketë të tjera lajme të mira dhe, për rrjedhojë, tifozëria shkodrane pret me mjaft interes se çfarë do të ndodhë te skuadra e saj e zemrës.
Posted: Fri, 03 Jun 2005 , 22:05
by kristian
Portieri durrsak ka biseduar me presidentin Çela dhe me shumë të ngjarë do të jetë pjesë e kuqebluve
Shehi: Vllaznia, sërish në planet e mira
Në planet e drejtuesve të Vllaznisë për të krijuar një skuadër pretendente për sezonin e ri, pa dyshim që një vend të rëndësishëm do të zërë edhe sigurimi i portës. Presidenca kuqeblu nuk kishte si të mendonte ndryshe, veçse t'ia besonte këtë detyrë edhe për një sezon tjetër durrsakut Orges Shehi. Paraqitja e tij në sezonin që shkoi ka qenë e mirë, prandaj ai dhe braziliani Abilio kanë qenë të vetmit që e kanë justifikuar fjalën "blerje" për kuqeblutë. E ndërsa me Abilion është firmosur rinovimi i kontratës edhe për një sezon tjetër, kështu duket se do të ngjasë edhe me Shehin. Ai ka qenë para dy ditësh në Shkodër dhe është takuar me presidentin Çela, takim prej të cilit ka dalë më se i kënaqur. Dy palët kanë shprehur dëshirën për rinovimin e kontratës dhe kjo duket se është vetëm çështje kohe. Këtë e bën të ditur për "Sportin shqiptar" vetë portieri Orges Shehi, kur thotë:
? Orges, duket se paskeni filluar pushimet?
? Eshtë e vërtetë. Përveçse jam pranë familjes në këtë periudhë, po kaloj edhe disa ditë pushime, që do të më ndihmojnë edhe për t'u relaksuar paksa, pas atij sezoni shumë të gjatë.
? Para dy ditësh, është e vërtetë që keni qenë në Shkodër?
? Po. Isha për t'u takuar me presidentin Çela për të marrë rrogën e fundit dhe për të biseduar rreth të ardhmes. Mund të them që kam gjetur mirëkuptim në të gjitha pikat e bisedës që zhvilluam dhe pas kësaj bisede e kuptova edhe një herë vlerësimin që klubi i Vllaznisë kishte ndaj meje.
? Kjo do të thotë se ju është afruar rinovimi i kontratës?
? Siç e dini, kontrata aktuale me shkodranët më përfundon më 6 qershor dhe pas kësaj periudhe jam futbollist i lirë. Kam marrë disa oferta prej disa ekipesh të tjera të kampionatit tonë, ndër të cilët më e rëndësishmja ka qenë ajo e Partizanit. Ndërkohë, pas bisedës që pata me presidentin Agron Çela, shtohen mundësitë për të luajtur sërish me këtë skuadër edhe sezonin tjetër.
? Ju është bërë ofertë direkte, apo janë vetëm bisedime?
? Ofertë konkrete ende nuk ka, pasi edhe biseda që zhvillova me presidentin nuk ishte e tillë. Më tepër folëm në lidhje me projektet që drejtuesit e klubit kishin për të ndërtuar një skuadër krejt ndryshe sivjet. Një skuadër më të fortë dhe pretendente për trofe. Por në kuadrin e këtyre projekteve që ata kishin bërë, natyrisht që pjesë e tyre isha edhe unë, megjithatë e kemi lënë të ulemi dhe të bisedojmë, pasi skuadra të jetë konturuar ashtu siç e mendon presidenca.
? Pra, në njëfarë mënyre, e shihni sërish veten pjesë të Vllaznisë edhe për sezonin tjetër?
? Me shumë të ngjarë po. Nuk mund të them 100 për qind, por nuk e fsheh që kam dëshirë të luaj sërish me Vllazninë. Nuk kam pse të mos kem dëshirë, kur presidenca është treguar shumë korrekte me mua në aspektin financiar. Po ashtu, ndihem i vlerësuar edhe nga tifozeria kuqeblu, e cila gjithnjë më ka përkrahur. Për një futbollist besoj se këto gjëra mjaftojnë për t'u ndier mirë.
Posted: Fri, 03 Jun 2005 , 22:05
by kristian
Kuqeblutë, pushim deri më 15 qershor
Ekipi shkodran, deri më datë 15 qershor do të jetë pushim. Kështu kanë vendosur drejtuesit e klubit pas konsultës që kanë pasur me ata të skuadrës. Lojtarët janë lënë të pushojnë deri në gjysmën e këtij muaji dhe më pas do të ketë një njoftim të dytë se kur do të mblidhen për të filluar stërvitjen. Në ditët e fundit skuadra herë pas here është grumbulluar nga trajnerët Medja e Ndoja, duke zhvilluar stërvitje të lehta, sa për të mos e ndërprerë menjëherë atë. Megjithatë, edhe këto seanca janë shoqëruar nga shumë mungesa të futbollistëve, çka i bënte të pavlefshme ato. Në këtë mënyrë, për këto dy javë, kuqeblutë do të kenë mundësi të çlodhen dhe të relaksohen nga ai sezon i gjatë, për të menduar pastaj për atë tjetrin që do të vijë. Megjithatë, ka shumë të ngjarë që pas datës 15 të këtij muaji të lajmërohet edhe një tjetër afat i shtyrjes së fillimit të stërvitjes. Kjo pasi ky sezon veror është krejt pushim për kuqeblutë dhe, deri në fund të gushtit, kur mund të nisë sezoni i ri, ka shumë kohë në dispozicion.
Posted: Fri, 03 Jun 2005 , 22:06
by kristian
Merkato e heshtur dhe pa shumë bujë e Vllaznisë
Drejtuesit e Vllaznisë janë duke zhvilluar një merkato shumë të qetë në këtë fillim të lëvizjeve të shumta që kanë filluar të dëgjohen. Prioriteti i tyre kryesor natyrisht që është mbajtja e kontigjentit aktual të ekipit, ku natyrisht që problemet kryesore kanë pasur të bëjnë me disa prej lojtarëve titullarë të ekipit. Bëhet fjalë për Sinanin, Licin dhe Shehin, të cilëve u ka mbaruar kontrata me kuqeblutë. Me këtë të fundit duket se akordi është arritur dhe ka mbetur vetëm hedhja e firmës për shtyrjen e kontratës edhe për një sezon tjetër. Po ashtu, presidenti Çela gjatë këtyre ditëve është parë shpeshherë të bisedojë me sulmuesin Sinani dhe nuk do të ishte çudi e madhe nëse goleadori i njohur nuk do të lëvizte as këtë sezon nga Shkodra. Ka mbetur vetëm Lici, i cili për shkak të angazhimeve me kombëtaren prej ditësh nuk është në qytetin e tij, por menjëherë pas kthimit të tij, me siguri që do nisin bisedimet për një kontratë të re edhe me të. Nga ana tjetër, presidenca shkodrane gati ka bërë të vetin edhe Albert Kaçin dhe po kështu pritet të ndodhë në ditët e ardhshme edhe me shkodranin tjetër, Osja. Përveç tyre, tashmë dihet që edhe braziliani Abilio edhe për një vit tjetër do të jetë kuqeblu. Në këtë mënyrë, Vllaznia e ardhshme ka filluar të konturohet. Taktika e zgjedhur nga drejtuesit e saj për bisedime një për një dhe pa shumë bujë duket se deri tani i kanë dhënë frytet e veta.
Posted: Sun, 05 Jun 2005 , 12:51
by futbollist
Kraja po shkon ne kroaci per nje prove 3ditore te nji ekip i kategorise se pare mas ndeshjes me U-21 ne Danimarke.Ishalla i ec mbare zen ndonje vend atje.

Posted: Sun, 05 Jun 2005 , 22:12
by vllaznia1919
Skuadrat jane dy,Kamen Ingrad dhe Slaven Belupo.
Posted: Tue, 07 Jun 2005 , 17:32
by kristian
Kuqeblutë do të drejtohen nga një brez i ri drejtuesish, për të kthyer ndoshta lavdinë e dikurshme
Vllaznia në duart e trios Luçi-Premçi-Bushati
Të enjten është parashikuar të mësohet përfundimisht emri i trajnerit të ri të Vllaznisë. Deri atëherë duhen edhe 48 orë, por në Shkodër të gjithë mendojnë se ai tashmë është përzgjedhur. Bëhet fjalë për ish?futbollistin e njohur të Vllaznisë të viteve '80, Roland Luçi. Bisedimet me të kanë avancuar dhe mbetet vetëm zyrtarizimi i tij që mund të bëhet pas dy ditësh. Kështu të paktën bëjnë të ditur burimet pranë klubit të Vllaznisë, që i referohen presidentit Çela. Përzgjedhja e Luçit për ta ulur në stolin kuqeblu është bërë me synimin për ta rikthyer këtë skuadër në elitën e futbollit shkodran, por më tepër për kthimin e Vllaznisë në lojën e saj tradicionale. Ekipi, këto vitet e fundit, si pasojë edhe e drejtimit nga trajnerë të shkollave të ndryshme, ka humbur shumë nga futbolli i tij i zakonshëm. Në këtë kontekst, detyra prioritare e Luçit do të jetë pikërisht kjo gjë. Por nëse për caktimin e trajnerit të ri të kuqebluve veprimet u zgjatën paksa, kjo është bërë me qëllimin e mirë që zgjedhja të ishte shumë efikase. Nga ana tjetër, vetë drejtuesit e klubit, por edhe kandidati për stolin shkodran, kanë pasur një problem: mosnjohjen e gjendjes reale të përbërjes së skuadrës nga ana e Roland Luçit, si pasojë e emigrimit 15-vjeçar të tij. Duke qenë kështu, drejtuesit e klubit shkodran e kanë gjetur menjëherë zgjidhjen. Pranë tij do të jetë një staf i tërë që do t'i qëndrojë pranë trajnerit të parë dhe të gjithë së bashku do të mundohen të bëjnë një punë me sa më pak gabime. Kësisoj, pranë Luçit do të jetë Astrit Premçi, edhe ky një emër i njohur i Vllaznisë në vite, madje edhe kapiten i saj për vite me radhë. Vendi që do të mbajë Premçi do të jetë ai i zëvendëstrajnerit, duke qenë krahu i djathtë i Luçit. Nga ana tjetër, megjithëse aludohej shumë edhe për uljen në stolin e kuqebluve të ish?trajnerit të Elbasanit, Artan Bushati, kjo nuk do të ndodhë. Mbase ka qenë vetë dëshira e tij për mos iu rikthyer kësaj detyre, ngaqë deri në gusht do të jetë pjesë e skuadrës verdheblu. Nga ana tjetër, njeriu që deri një vit më parë ka mbajtur edhe postin e anëtarit të KE-së në FSHF, duket se nuk do të mbesë pa një vend te Vllaznia. Para pak ditësh aludohej që Bushati mund të merrte vendin e drejtorit teknik të kuqebluve, por mësohet se këtë detyrë do ta vazhdojë ta kryejë sërish Gëzim Mustafaraj. Për njeriun që drejtoi dhe menaxhoi me mjaft sukses skuadrën elbasanase është gati vendi i menaxherit të Vllaznisë. Të paktën e tillë mësohet të jetë dëtyra që do t'i ngarkohet atij. Por risitë në drejtimin e ekipit shkodran mund të mos marrin fund këtu. Agim Medja, njeriu që drejtoi skuadrën në periudhën më të vështirë të saj, atë të fundsezonit, do të jetë sërish pranë klubit. Nuk dihet me saktësi në çfarë detyre, por nga sa mësohet prej vetë atij, me shumë të ngjarë ai do jetë në rolin e këshilltarit të presidentit për problemet e skuadrës. Në këtë mënyrë, Vllaznia e sezonit të ardhshëm duket se do të jetë në duart e treshes Luçi?Premçi?Bushati. Një brez i ri drejtuesish që shpresohet të jenë të suksesshëm për ringritjen e skuadrës në nivelet më të larta.
Posted: Fri, 10 Jun 2005 , 13:27
by piero
Jo kur nuk thone Gjon Kola prosori jem.
O che cazzo ku dojne me shku me ata trajnera?
Per mu dy kena pase persmarit
Haxhiosmanovic dhe Ramadan Shehu.
Posted: Sun, 12 Jun 2005 , 14:09
by vllaznia1919
Per mu edhe Bici asht trajner i mire.Nuk ka pase skuader vjet.
Zgjidhet stafi drejtues !!!
Posted: Fri, 17 Jun 2005 , 12:11
by Admin
Pershendetje !!!
Dje eshte percaktuar edhe stafi drejtues i Vllaznise , te cilet shpresojme qe do ti sjelle Vllaznise Fitoret dhe lavdine e saj.
Nderkohe qe presidenti Cela ka bere te ditur se Vllaznia do te vazhdoje te mbeshtet financiarisht nga po ato donatore te vjetshem .
Dje eshte bere e ditur se prane Vllazznise eshte afruar nje lojtar malezes qe do te provohet tek vllaznia dhe pastaj do te vendoset rreth fatit te tij.
Lojtari malazes i moshes 21 vjec luan mbrojtes .
Ja Stafi qe do te udheheq Vllaznine ne sezonin e ardhshem :
Sekretar klubi: Ismet Hoxha
Drejtor teknik: Gëzim Mustafaraj
Drejtor ekzekutiv: Agim Medja
Menaxher: Artan Bushati
Konsulentë: Esat Rakiqi, Ramazan Rragami, Paulin Ndoja
Stafi drejtues: Dervish Haxhiosmanoviç, Astrit Premçi, Avenir Dani
Posted: Fri, 17 Jun 2005 , 19:25
by vvvllaznia
Per si jan duke shku punt me duket se ta po let stafi simjet per vllaznin fjalt thojn qe Sinani eshte i partizanit.Dy fjal du me than edhe per malazezet qe vijn tek vllaznia.nuk e kuptoj kur ja kena pa hajrin malazezve qe ne i blejm ça kan ardh tek vllaznia jan lojtar kot per shkije nuk kena nevoj.Mendimi im
Posted: Tue, 21 Jun 2005 , 14:05
by vllaznia1919
Vllaznia, binjakëzim me Kastriotin e Ferizajt
Marrëdhëniet mjaft të mira të krijuara këto vitet e fundit mes klubeve të futbollit "Vllaznia" të Shkodrës dhe Kastriotit të Ferizajt mund të çojnë në binjakëzimin e tyre. Një gjë e tillë mund të konkretizohet së shpejti dhe duhet thënë që kjo është dëshira e të dy palëve. Ajo është konstatuar edhe në takimet që pjesëtarë të klubit të Vllaznisë patën në Ferizaj me drejtuesit e sportit në këtë qytet. Një ftesë e ardhur nga klubi kosovar ka bërë që ekipet e U-19 dhe U-17 të Vllaznisë të udhëtojnë drejt Ferizajt për të zhvilluar ndeshje miqësore me moshatarët e tyre të Kastriotit. Ekipi i U-17 i trajnerit Astrit Premçi fitoi 5-0 ndaj homologëve të Kastriotit, ndërsa ai U-19 i Ismet Hoxhës fitoi 1-0 ndaj vendësve. Por më shumë rëndësi se rezultatet e këtyre ndeshjeve patën bisedimet dhe pritja e bërë nga kosovarët. Në bisedat e tyre me drejtuesit e Kastrioti ranë dakord që marrëdhëniet e mira mes dy klubeve të shoqërohen në të ardhmen me binjakëzimin zyrtar të tyre.
Posted: Thu, 23 Jun 2005 , 14:00
by vllaznia1919
Haxhiosmanoviç: Premtoj një Vllazni pretendente Puna e tij ka nisur, ndonëse jo në fushën e stërvitjes. Dervish Haxhiosmanoviçi tashmë, përveçse duhet të gjejë edhe ndonjë lojtar tjetër në tregun malazez për ta sjellë në Shkodër, ka filluar të mendojë edhe për mënyrën si do të funksionojë skuadra. "Deda", pavarësisht ndonjë deklarate që është kundër emërimit të tij në krye të Vllaznisë, ka vijuar normalisht të mendojë dhe të flasë për skuadrën që do ta drejtojë për të tretën herë.
Posted: Thu, 23 Jun 2005 , 14:01
by vllaznia1919
"Deda": Sa më pëlqen Devolli!
Një ndër futbollistët më të lakmuar prej trajnerit të Vllaznisë dhe që dëshiron ta ketë në skuadrën e tij është edhe gjirokastriti Bledar Devolli. Malazezi, pasi është mësuar me disa nga planet e presidencës sa i takon merkatos, është ndalur menjëherë kur ka dëgjuar të përmendet emri i mesfushorit që ka luajtur edhe para tri sezonesh me kuqeblutë. "Deda" ka evidentuar vlerat e këtij lojtari shumë potent, duke e konsideruar një pikë të fortë të Vllaznisë së tij, gjithnjë nëse do të bëhej e mundur kjo lëvizje. "Unë jam gëzuar kur kam dëgjuar që presidenca e kishte shënjestruar një lojtar të tillë. Devolli më ka pëlqyer gjithmonë si një lojtar shumë potent dhe që sakrifikon shumë për skuadrën. Do të isha shumë i kënaqur nëse ky lojtar do të ishte në skuadrën time për sezonin e ri,"ka thënë numri 1 i stolit shkodran. "Topi" tashmë mbetet në fushën e presidencës kuqeblu, e cila duhet ta bindë ish-lojtarin e Lushnjës të rivishet sërish kuqeblu. Siç është bërë e ditur edhe më parë, kontaktet mes shkodranëve dhe Devollit kanë filluar tashmë dhe pritet që çdo gjë të mbyllet me një "happy-end".
Më 30 korrik, miqësorja Zeta-Vllaznia
Posted: Wed, 06 Jul 2005 , 16:55
by Admin
Më 30 korrik, miqësorja Zeta-Vllaznia
Për skuadrën shkodrane kanë filluar që tani përgatitjet për sezonin e ri futbollistik. Megjithëse stërvitja do të fillojë me datë 17 korrik, drejtues të saj gjatë këtyre ditëve janë duke u marrë edhe me rregullimin e të gjitha gjërave sa i takon mbarëvajtjes së kësaj faze përgatitore. Një e tillë natyrisht që është edhe zhvillimi i disa miqësoreve përpara fillimit të sezonit të ri. Dhe e para ndërkohë është rregulluar. Këtë e ka konfirmuar vetë trajneri i Vllaznisë, Dervish Haxhiosmanoviç, i cili ka bërë të ditur se më 30 korrik shkodranët do të ndeshen me Zetën në një miqësore që do luhet në qytetin malazez të Zetës. "Drejtuesit e kësaj skuadre u shprehën të gatshëm për të zhvilluar një ndeshje të tillë, e cila do të jetë e rëndësishme jo vetëm për ne, por edhe për vetë ekipin e Zetës. Siç e dini, ky ekip merr pjesë në Kupën UEFA sivjet," - ka thënë "Deda". Ndërkohë, vetë ai ka thënë se gjatë ditëve të stërvitjes në Cetinjë do të ketë edhe ndeshje të tjera miqësore, aq shumë të nevojshme për skuadrën në faza të tilla përgatitore.
Posted: Fri, 08 Jul 2005 , 02:29
by Admin
Vllaznia: Më shumë hapësirë të rinjve
Mbledhja e sotme e komitetit ekzekutiv të FSHFsë po pritet me mjaft interes nga shumë klube të futbollit tonë. Ata tashmë prej ditësh i kanë depozituar në zyrat e këtij institucioni vërejtjet dhe propozimet e tyre në lidhje me strukturën e sezonit të ardhshëm, apo dhe mbi ndryshimin e disa pikave të rregulloreve, mbi të cilat funksionon futbolli shqiptar. Sipas sekretarit të klubit të futbollit "Vllaznia", Ismet Hoxha, dy mund të konsiderohen propozimet më interesante të klubit që ai drejton për gjërat që duhen ndryshuar në mbledhjen e sotme. "Në dokumentacionin e dërguar nga federata kuptohet që ne dhamë mendimet tona për mënyrën se si duhen ndryshuar disa rregullore. Kështu neve na duket shumë e logjikshme që të limitizohet numri i futbollistëve të huaj të federuar nëpër skuadrat tona. Kështu, klubi i Vllaznisë mendon se numri maksimal i futbollistëve të huaj në një ekip nuk duhet ta kalojë numrin 5. Besoj se është më se i mjaftueshëm për një ekip për t'u përforcuar. Ndoshta ky mendim bie ndesh me interesat e ndonjë klubi tjetër, që e përqendron merkaton te lojtarët e huaj, por çdo gjë duhet të ketë një kufi," ka shpjeguar kreu i ekzekutivit të klubit shkodran. Ky propozim duket se bie ndesh me vetë strategjinë që po ndjek në merkato ekipi shkodran. Siç dihet, deri tani kanë firmosur dy malazezët Radusinoviç e Çetkoviç. Së bashku me brazilianin Abilio, që është pjesë e skuadrës, numri i të huajve aktualisht shkon në tre, ndërkohë që thuhet se në ditët e ardhshme te kuqeblutë mund të vijnë për t'u provuar edhe malazezë të tjerë, apo dhe futbollistë kosovarë. Megjithatë, sekretari Hoxha i mbahet idesë së tij edhe për të dalë pastaj tek ideja tjetër, që ata kanë nënvizuar për të dërguar në federatë. "Pavarësisht nga dëshira për të marrë shumë lojtarë të huaj, numri 5 është më se i mjaftueshëm. Kjo edhe për faktin se nuk duhet të lëmë pas dore elementin e ri që del nga ekipet zinxhir. Vendimi i fundit për federimin e 4 të rinjve nga çdo ekip është një lajm i mirë, por mendoj se ai duhet të jetë më i plotë. Kjo sepse të rinj të federuar ka në çdo skuadër, por ata edhe duhet të luajnë. Prandaj klubi i Vllaznisë ka propozuar që, përveçse këta të rinj të federohen, njëri prej tyre duhet të jetë medoemos në formacion. Madje edhe nëse ai zëvendësohet nga trajneri, duhet sanksionuar që në vend të tij të hyjë po një lojtar i ri tjetër. Një rregull i tillë ka funksionuar edhe më parë në futbollin shqiptar dhe besoj se është i efektshëm për t'u hapur rrugë talenteve të reja," ka shtuar më tej sekretari Hoxha. Një ide të tillë e kishte përkrahur para pak ditësh edhe trajneri tjetër i të rinjve të klubit "Vllaznia", Ferid Borshi. Një tjetër propozim interesant i shkodranëve, që pret të marrë përgjigje sot nga komiteti ekzekutiv është edhe ai i ndërrimit të strukturës së kampionatit. Agron Çela, siç dihet, është një nga shtatë presidentët firmëtarë që kanë kërkuar shtimin e numrit të skuadrave në superligë. Kjo kërkesë e bërë prej kohësh vetëm sot mund të kalojë nëpër duart e anëtarëve të KE-së të FSHF-së, të cilët do të vendosin edhe për fatin e sezonit të ri futbollistik.
Posted: Sat, 09 Jul 2005 , 23:14
by vvvllaznia
Presidenti kuqeblu reagon pas pezullimit 2-vjeçar të malazezit nga komisioni i disiplinës 09-07-2005
Çela: "Deda" do ta drejtojë Vllazninë!
Gjergj Kola
Menjëherë pasi ka marrë vesh edhe dënimin, sipas tij absurd, që është marrë ndaj trajnerit Dervish Haxhiosmanoviç, presidenti i Vllaznisë, Agron Çela, ka reaguar: "Trajneri i zgjedhur prej nesh do ta drejtojë ekipin tonë deri në fund të sezonit, pasi ai tashmë ka lidhur një kontratë njëvjeçare me klubin e Vllaznisë. Ne nuk do të çojmë asnjë gjë në komisionin e apelit, pasi më duket absurde një gjë e tillë. Klubi i Erzenit le ta bëjë këtë gjë. Unë nuk e kuptoj se ç'lidhje ka një trajner në lëvizjen e apo federimin e lojtarëve, qofshin këta edhe të minifutbollit, pasi regjistrimin apo çregjistrimin e tyre e bën klubi dhe federatat përkatëse. Nëse federata ka federuar një lojtar me dokumente jo të rregullta, atëherë faji është i saj dhe jo i trajnerit që e ka aktivizuar. E gjitha kjo më duket një budallallëk. Por mua personalisht nuk më intereson shumë kjo çështje, pasi nuk ka lidhje klubi që unë drejtoj dhe trajnerin që kemi zgjedhur për të drejtuar Vllazninë. Ne nuk mund ta kuptojmë domethënien e një vendimi të tillë, të marrë nga një komision, që kujtohet pas kaq muajsh të merret me një kampionat të mbyllur. Le të bëjmë një krahasim. Ta zëmë se lojtarët malazezë që erdhën te Vllaznia, që i solli trajneri Haxhiosmanoviç, janë të federuar edhe në kampionatin e vendit të tyre dhe luajnë disa ndeshje edhe atje. Më thoni, zotërinj të nderuar të komisionit të disiplinës, apo ju drejtues të FSHF-së, kush e ka fajin, ju që i federoni pa kartonët përkatës, apo trajneri që kërkon lojtarë për të pasur sukses? E thashë edhe më sipër, ne nuk do ta çojmë askund këtë çështje, pasi jam i bindur se do të jetë një vendimmarrje e gabuar dhe federata do të korrigjojë vetë këtë gabim diletantësh."
Posted: Sun, 10 Jul 2005 , 01:28
by futbollist
Morri fund edhe ky tesh duhet me u fut me kerku per ndonji tjeter.Ishalla marrin Bicin ose Josen se kto legenat tjere skane sy per çabe.
Posted: Fri, 15 Jul 2005 , 19:44
by Admin
Pershendetje !!
Pak si veshtir eshte qe Dede te mos drejtoje Skuadren e Vllaznise , pmasandej edhe denimi eshte krejtesisht absurd pasi aj ska lidhje me oragnizimin dhe federim e lojtareve , pasi ai ka qen thejsht nje tranjer qe pergatit dhe organizon lojtaret .
Pamvarsisht qe ai mund ta kete dite qe lojtari ka qene i federum ne kampiontin malazes nuk mund te denohet pasi do te ishte sikur te denoje nje futbollist kolegun e ketij lojtari qe e din se ai eshte i federuar dhe te denohet se nuk ka "PADIT" .
Kush mund te denohet mund te jete sekretari i klubit dhe presidenti sepse ato jen pergjegjesit per federimet ,apo edhe vete federata qe nuk e ka verejtur me pare kete gje !!!
Po ça me ba kto jan nje nder absurditet e shumte te FSHF-se .
Posted: Tue, 19 Jul 2005 , 20:11
by vllaznia1919
Kuqeblutë, dje të gjithë "nën armë"
Më në fund ka ardhur momenti që ekipi shkodran të nisë stërvitjen. Kjo ka ndodhur dje pasdite në orën 18:00, kur në stadiumin "Loro Boriçi" kanë qenë të pranishëm, përveçse një numri të madh lojtarësh, edhe shumë tifozë, të cilët i kishte marrë malli për skuadrën e tyre të zemrës. Kuptohet, që e gjithë vëmendja ka qenë e përqendruar tek emrat e rinj që mund të ishin prezent në këtë seancë të parë të kuqebluve. Megjithatë, ndonëse nuk ka patur ndonjë surprizë, emri më i rëndësishëm ka qenë ai i kapitenit Vioresin Sinani. Firma e tij në kontratë i ka gëzuar të gjithë, pasi edhe këtë vit Vllaznia do të ndërtohet pikërisht rreth tij. Të pranishëm në këtë seancë të parë për sezonin e ri ka qenë edhe treshja presidenciale Çela-Fushaj-Amuli. Të tre ata, pas disa kohësh, shihen për herë të parë sëbashku në publik, duke premtuar për një fillim të ri shumë entuziast. Përveç tyre, edhe drejtuesit e tjerë të klubit, Hoxha, Mustafaraj e Medja, ndërkohë që dje ka qenë edhe për herë të parë sëbashku edhe treshja e trajnerëve Haxhiosmanoviç-Premçi-Dani. Nga ana tjetër, përpara se të niste seanca e parë stërvitore, është zhvilluar një takim i shkurtër në ambientet e stadiumit mes presidencës dhe ekipit. Një takim ky që ka shërbyer për njohje, për fjalët e ngrohta që duhen thënë sa herë që nis një fazë e re dhe po ashtu edhe detyrat e gjithësecilit. Sekretari Hoxha ka prezantuar stafin e ri të skuadrës, ndërsa më pas presidenti Çela, pasi u ka uruar suksese futbollistëve në sezonin e ri, ka kërkuar prej tyre më shumë punë dhe përkushtim, në mënyrë që të mos përsëritet sezoni i shkuar. Ndërkohë ka folur shkurt para skuadrës edhe trajneri Haxhiosmanoviç, i cili ka premtuar një drejtim profesional të skuadrës dhe u ka kujtuar sporistëve se te Vllaznia nuk do të luajë ai që nuk e meriton, por ai që do të derdhë djersë më shumë. Pas kësaj ceremonie të shkurtër, që është shoqëruar me shtërngime duarsh dhe urime për punë të mbarë, ekipi ka filluar menjëherë nga puna. Para trajnerëve Haxhiosmanoviç dhe Premçi kanë qenë plot 40 futbollistë. Shumica e tyre ishin të rinj që kishin ardhur për herë të parë tek ekipi i të rriturve dhe do t'i nënshktrohen seleksionimit që do të bëhet gjatë kësaj jave. Por përveç të rinjve të ardhur nga ekipet zinxhir të klubit "Vllaznia", kanë rënë në sy edhe disa lojtarë të tjerë. Bëhet fjalë për një tjetër malazez, përveç Radusinoviçit dhe Çetkoviçit, që është Orahovac. Përveç tij, edhe korçari Frroku, ndërkohë që kosovari Jakupi kishte shkuar në Kosovë dhe kthehet sot për të filluar stërvitjen me kuqeblutë. Bëhet e ditur se skuadra do të jetë e kompletuar me lojtarët e duhur përpara se skuadra të niset javën tjetër për në Mal të Zi.