Page 8 of 160
Posted: Thu, 19 Jan 2006 , 14:20
by vllaznia1919
Malazezët, ata që rezultojnë të pavlefshëm
Ndeshja e djeshme e kontrollit që u zhvillua në stadiumin "Loro Boriçi", ka qenë edhe testi vendimtar që do të vendoste për fatin e disa prej lojtarëve, që kanë ardhur për t'u provuar te Vllaznia. Kështu, me përjashtim të Drobnjakut, që e ka nisur ndeshjen në formacionin e parë, të tjerët janë aktivizuar në intervale të ndryshme kohore në formacionin e dytë. Ajo që ka rezultuar në fundin e këtij testi, është që tre prej malazezëve që kishin ardhur për provë, nuk e kanë kaluar "klasën". Që do të thotë se Nikiç, Xhorxheviç dhe Rakoviq, sot nuk do të jenë më në stërvitje me kuqeblutë. Nga ana tjetër, një figurë më të mirë se ta ka bërë nigeriani Nuabunuanne, i cili përgjithësisht ka fituar njëfarë besimi te trajneri Dedja. Për rrjedhojë, ai do të qëndrojë edhe për disa ditë në provë dhe më pas do të vendoset për të. Por nëse tre malazezë dje u larguan si të pavlefshëm, një tjetër lojtar nga vendi fqinj do të provohet sot. Bëhet fjalë për Mehmet Divanoviç, 21-vjeç, që luan si mesfushor i majtë. Në karrierën e tij, ai është aktivizuar me ekipet e Molnarit dhe Petrovacit.
Posted: Fri, 20 Jan 2006 , 14:35
by vllaznia1919
Divanoviç dhe Nuabunuanne, ende në provë
Pas largimit të tre futbollistëve malazezë, që rezultuan të panevojshëm, dje me Vllazninë kanë vazhduar sërish me provën e tyre edhe dy futbollistë të tjerë. Bëhet fjalë për malazezin tjetër Divanoviç, si dhe nigerianin Nuabunuanne. Trajneri Dedja ka kërkuar më tepër kohë në dispozicion, për dhënien e një mendimi më të qartë mbi këta dy lojtarë edhe për faktin që ata luajnë në repartin e mesfushës, ku nevoja për forcime është evidente. Për pasojë, dy të huajt edhe dje janë stërvitur me ekipin dhe me shumë të ngjarë, prova e tyre do të vazhdojë edhe për disa ditë të tjera.
Posted: Fri, 20 Jan 2006 , 14:45
by vllaznia1919
Ivan Drobnjak, firmosja me Vllazninë, vetëm një formalitet
Pas një eksperience jo shumë të mirë me skuadrën e Partizanit, malazezi Ivan Drobnjak i është kthyer sërish kampionatit shqiptar të futbollit. Këtë radhë për të i kanë hapur portat kuqeblutë e Shkodrës, të cilët pas humbjes me Tiranën kanë menduar seriozisht për të përforcuar skuadrën e tyre. Sipas burimeve në klubin e Vllaznisë, Drobnjak nuk ka firmosur ende, por kjo tashmë mbetet veçse një formalitet si për drejtuesit e klubit dhe për futbollistin. Në dy fazat e para, Drobnjak u aktivizua me Partizanin, por “sherri” i nisur mes tij dhe presidentit Xhani përfundoi me largimin e futbollistit para përfundimit të kontratës, e cila skadonte në fund të këtij sezoni. Bashkë me Drobnjak, te Vllaznia është afruar edhe një futbollist tjetër malazez.
Posted: Sat, 21 Jan 2006 , 14:35
by vllaznia1919
Rinaldo, të hënën lamtumirë Vllaznisë
Lajmi i publikuar dje në gazetën tonë për një mundësi të largimit të brazilianit Rinaldo është konfirmuar plotësisht nga pjesëtarë të klubit shkodran. Sipas tyre, ka qenë vetë sulmuesi, ai që ka kërkuar një prishje të kontratës me Vllazninë. Kjo ka ardhur si rrjedhojë e faktit që, me ardhjen e Drobnjakut, hapësirat për një aktivizim të tij si titullar minimizohen. Duke qenë kështu, dy ditë më parë, Rinaldo ka pasur një takim me presidentin Çela, të cilit i ka kërkuar largimin për në vendlindje. Drejtuesit e klubit ndërkohë i kanë kujtuar brazilianit se ka një kontratë deri në fund të sezonit dhe për rrjedhojë në të nuk është i parashikuar aktivizimi gjihnjë si titullar. Por, Rinaldo ka kërkuar largimin e për rrjedhojë presidenti Çela ia ka dhënë këtë të drejtë, duke i vënë atij edhe një "gjobë" për prishje të njëanshme të kontratës. Për rrjedhojë, të hënën Rinaldo do t'i japë lamtumirën Vllaznisë. Por, nga ana tjetër, bëhet e sigurtë mbërritja javën tjetër e brazilianit të njohur për kampionatin tonë, ngaqë ka luajtur më parë me Partizanin, pikërisht e mesfushorit Rosha.
Posted: Tue, 24 Jan 2006 , 14:27
by vllaznia1919
Bokatola, akoma pikepyetje
Ndonese eshte ne Shkoder qe prej dites se premte, kongolezi Ricard Bokatola vetem dje ka arritur te takohet me presidentin e Vllaznise. Kjo ka ndodhur mbas perfundimit te analizes qe zhvilloi skuadra, ku ishte i pranishem edhe Cela. Nderkohe qe lojtaret dolen ne fushen e “Loro Boricit”, per te zhvilluar seancen e pare te kesaj jave, presidenti ka rezervuar rreth 30 minuta me Bokatolen, duke biseduar shtruar lidhur me mundesite e bashkepunimit te tij me Vllaznine. “Ndonese ne pelqen se tepermi ta kemi pjese te skuadres sone, kerkesat e parashtruara nga ana e Bokatoles jane krejt te parealizuenshme”, eshte shprehur per “Sport Ekspres” presidenti i skuadres shkodrane. Nderkaq, Cela ben te ditura disa prej detajeve te kesaj bisede. “Nuk mund te pranohet ajo qe thote Bokatola”, shton Cela, duke sqaruar se ai, pervecse kerkon nje shume teper te majme, i do te gjitha “kesh” ne dore, duke perfshire pagesat per te gjithe kohen qe do te luaje per Vllaznine. “E si mund te realizohet nje gje e tille, kur ne nuk dime asgje rreth formes sportive qe ai gezon. Ta zeme se ai eshte krejt jashte forme, atehere,si mund t’ia parapaguajme ne dore shumen qe ai kerkon, qe ne momentin kur te firmose kontraten? Jo, ne asnje menyre nuk do te ndodhe ashtu si e ka menduar ai. Nderkohe, ne i kemi ofruar tjeter gje: te dale ne stervitje me skuadren, sepse, qe kur ka ardhur ne Shkoder, vetem vrapime individuale ben ne fushe, i vecuar prej lojtareve te tjere dhe ne orare te ndryshme. Te bindet trajneri se ai nuk vjen nga rruga, por ka nje forme te mire dhe i sherben skuadres, mandej ne i japim ate qe ai kerkon, brenda rregullave te cdo transferte te nje futbollisti”, ka perfunduar sqarimin presidenti Cela.
E gjitha kjo qe u tha, tregon se pazari i pare mes tyre nuk ka shkuar aspak mire. Kjo do te thote se Bokatola, ose do te distancohet nga Vllaznia, ose, ne rast te kundert, pas nje refletimi te futbollistit, ai do te jete dakord qe t’u nenshtrohet kerkesave te klubit duke hyre ne raportet e nje profesionisti te vertete. Atehere, “ceshtja Bokatola” mund te rihapet.
Posted: Wed, 25 Jan 2006 , 14:46
by vllaznia1919
Cela: Bokatola ka nje kontrate 5 vjecare me Vllaznine
Levizjet e fundit “me, dhe pa top” te Bokatoles, duket se kane nxitur presidentin e Vllaznise, Agron Cela, te beje publik faktin se futbollisti me ngjyre ka nje kontrate 5 vjecare me ekipin e Vllaznise. Dy dite me pare, ai ishte ne nje tavoline me presidentin Cela, duke biseduar gjate me te per kontraten qe priste te firmoste per kuqeblute. Por, disa kerkesa te paparashikuara te ketij futbollisti e bllokuan ecurine e bisedimeve. U tha se Bokatola do te reflektonte per te qne “me kembe ne toke”, ndaj informacionet e ardhura ne klubin Vllaznia se ai eshte duke marre kontakte edhe me klube te tjere, nuk kane tingelluar mire. Nuk ka munguar te permendet se Vllaznia ka bere jo pak per te edhe ne momente delikate, qe e shoqeruan ate gjate aksidentit qe i mori jeten dy banoreve shkodrane. Ishin keto donatore qe nuk lane “gur pa “levizur” deri sa ia “falen” serish lirine, madje duke e kthyer drejtperdrejt ne fushen e lojes, ne formacionin e pare. “Shperblimi” ishte “arratisja” e tij ne menyren me misterioze nga qyteti i Shkodres, duke mos dhene asnje arsye. Vete presidenti Cela rrefen se ka qene nje telefonate e futbollistit, qe nuk e ka ndiere veten mire ne kategorite e ulta te kampionatit francez, qe ka bere te levizin drejtuesit shkodrane. Bokatola erdhi ne Shkoder permes nje angazhimi te lodhshem me organet e Ministrise se Brendshme per te mundesuar ardhjen e tij.
I ndodhur ne kete situate, presidenti ka deklaruar: “Bokatola ka nje kontrate 5 vjecare me Vllaznine. Ta dije mire ai, apo edhe ndonje tjeter qe mund te interesohet per te, se aktivizimi i tij me cfaredo ekipi tjeter pervec Vllaznise, do te kete sanksionet e veta ligjore”. Nje deklarate e tille, duke se do t’ia veshtiresoje Bokatoles ndonje projekt qe mund t’i kete lindur se fundi ne koke per te trokitur ne ndonje “dere” tjeter. Megjithate, zoti Cela shton se kane lene dicka te hapur ne mes tyre, me idene e nje takimi te dyte, ndoshta per t’i vene tamam pikat mbi “i”. Dhe ne Shkoder presin...
Posted: Wed, 25 Jan 2006 , 14:51
by vllaznia1919
Elbasani, shfaqet Bokatola!
Ka qene e pamundur qe dje pasdite verdheblute te zhvillonin stervitjen e tyre te radhes ne fushen e kompleksit sportiv “Shefqet Lamcja”. Ne kushtet e nje ere te forte, por edhe te temperaturave mjaft te ulta, futbollistet e trajnerit Ilir Daja jane drejtuar te fushat e kalcetos, prane kombinatit metalurgjik, te pakten per t’ju shmangur disi eres se Krastes. Ka qene surprize per vete skuadren elbasanase prania ne kete seance e futbollistit te shumelakuar keto dite, Ricard Bokatola, i cili ka marre pjese ne stervitjen me elbasanasit, nderkohe qe ai pritej te firmoste per Vllaznine e Shkodres. Trajneri Ilir Daja, ardhjen e ketij futbollisti, i cili ka lene pershtypje te mira ne kampionatin tone, kur eshte aktivizuar me kuqeblute dy sezone me pare, nuk e quan si “pune e mbaruar” se do te luaje me Elbasanin per periudhen ne vazhdim. “Ai eshte ne prove me ne, eshte shprehur Daja, dhe pasi te verejme me kujdes gjendjen e pergjithshme te tij, do te vendosim se bashku me presidentin Laze per ta mbajtur kete futbollist, apo jo”. Menjehere pas perfundimit te fazes se dyte te kampionatit, presidenti Laze, ka bere perpjekje te shumta per te plotesuar kerkesat e skuadres per te perballuar ne vazhdim kampionatin. Trajneri Daja pat kerkuar me shume ndonje mesfushor organizator, apo edhe ndonje sulmues, pasi per te tille kishte nevoje me shume skuadra e tij. Me ardhjen e Erion Rizvanollit eshte plotesuar njeri piksynim i trajnerit, ndersa po behen perpjekje per nje mesfushor. Nese do te vendoset per marrjen e Bokatoles, gjithmone nese ai do te plotesoje kerkesat e trajnerit te verdhebluve, atehere skuadra elbasanase plotesohet ne nje fare menyre me futbollistet e nevojshem ne pikat e duhura.
Dje, ne seanceen e pare stervitore me skuadren e tij te re, Rici, sic i therrasin shkurt, ka gjetur edhe dy te njohut te tij te “vjeter”, Osjen dhe Bejzaden, me te cilet ka luajtur te Vllaznia. Trajneri Ilir Daja eshte shprehur shkurt per paraqitjen e pare te Bokatoles me verdheblute: “Me shikim te pare duket se ka nje gjendje te pranueshme fizike, kur ka levizur me lirshmeri ne fushe. Do te vazhdojme ta vezhgojme edhe per disa dite, para se te vendosim”.
Posted: Wed, 25 Jan 2006 , 14:53
by vllaznia1919
Pse po mungon Belisha?
Temperaturat shume te ulta, te shoqeruara me nje ere te forte, po behen pengese serioze per pergatitjen e kuqebluve. Ne vecanti, dita e djeshme ka qene me te vertete “e hidhur”. Si rezultat i kesaj, tekniku Dedja, nga dy seanca qe kishte planifikuar per diten e djeshme, eshte detyruar te zhvilloje vetem njeren prej tyre, ate te paradrekes. Sidoqofte, ne kete seance Dedja eshte perpjekur te beje gjithcka e mundur ne dhenien e nje ngarkese te plote te skuadres. Problemet e medha qe po kalojne ne javet e fundit, ku humbjet po pasojne njera tjetren, e kane vene skuadren shkodrane ne shenjester e te gjithe opinionit sportiv. Duke qene se ndeshja e radhes i ka vene perballe Shkumbinit te Peqinit, kerkohet pa diskutim nje fitore. Ne rast te kundert, do te kishim nje fundosje totale te Vllaznise.
Analiza e se henes, duket se i ka “shkundur” paksa futbollistet, te cilet ne dy ditet e pare stervitore te kesaj jave jane pare me te mobilizuar. Megjithate, keto dy seanca nuk kane kaluar pa te vecantat e tyre. E para dhe me e rendesishmja qendron ne nje ftohje, jo te motit, por ndoshta te nje karakteri tjeter, te Amarildo Belishes me Vllaznine. Pa u futur ne komente me te drejtperdrejta, ajo qe nuk mund te anashkalohet eshte fakti qe Belisha, per te dyten dite nuk eshte me grupin e kuqebluve ne procesin stervitor. Mungesa e tij gjate seances te se henes, kur skuadra stervitej ne fushe dhe ishte ne lokalin e stadiumit, koke me koke me presidentin Cela, nuk u pa me sy te mire. Ndersa, mungesa e djeshme e do nje pergjigje.
Ne krahun tjeter, nje mungese e Jovan Drobnjak ne seancen e se henes, qe per pak krijoi dyshime, eshte zbardhur pa pasur asnje problem diten e djeshme, kur ai eshte paraqitur ne dispozicion te Dedjes. Madje, ai ka justifikuar deri diku edhe ate forme aspak te mire qe paraqiti ne ndeshjen me Teuten ne Durres, duke sqaruar se ka pasur nje gjendje jo te te mire shendetesore.
Posted: Wed, 25 Jan 2006 , 15:02
by vllaznia1919
Pinari, pasuesi i Ndrekës te Vllaznia?
Pas seancës së djeshme stërvitore, ka qenë vetë trajneri Dedja ai, që i pyetur në lidhje me merkaton e Vllaznisë, ka zbuluar një fakt të tillë. Largimi i Ndrekës, ka lënë një boshllëk që ende nuk po mbushet dhe për rrjedhojë, drejtuesit e skuadrës janë vënë në kërkim të një lojtari që do të zinte vendin e tij. "Largimi i Ndrekës na ka prishur shumë punë, pasi nuk po arrijmë të gjejmë lojtarin e duhur, për të mbuluar vendin e tij. Mund të konfirmoj faktin që presidenca ka nisur bisedimet dhe ka shfaqur dëshirën, që në skuadër të kemi pikërisht mbrojtësin e Partizanit, Luan Pinari. Ky është një problem që mbetet për t'u zgjidhur deri më 31 janar, kur dhe mbyllet merkatoja e dimrit", ka thënë tekniku shkodran. Ndërkohë përveç këtij fakti, bëhet e ditur se sot, pranë skuadrës mund të vijë për t'u provuar edhe një mbrojtës tjetër. Bëhet fjalë kësaj radhe për një mbrotjës të Buduçnostit të Podgoricës, pikërisht Nikolla Vukçeviç. Ai është shtatlartë dhe vetëm 22-vjeç. Malazezi pritet t'u bashkohet kuqebluve në stërvitje sot paradreke. Në këtë mënyrë, pasardhësi i Ndrekës, për të cilin ende nuk ka ndonjë lajm, do të përzgjidhet mes Pinarit dhe Vukçeviç.
Posted: Thu, 26 Jan 2006 , 14:48
by vllaznia1919
Vukçeviç dhe Nuabunuanne vishen kuqeblu
Skuadra shkodrane, që nga kjo javë, mund të ketë edhe dy forca të tjera të reja në radhët e saj. Bëhet fjalë për malazezin Nikolla Vukçeviç dhe nigerianin Ahmeti Nuabunuanne. Këta dy lojtarë kanë fituar besimin e trajnerit Dedja, i cili ka dhënë mendimin e tij pozitiv për të dy ata. Kësisoj, tani topi është në anën e presidencës së klubit për rregullimin e marrëdhënieve financiare me të dy këta futbollistë, më pas mbetet firmosja e kontratave dhe në fund federimi i tyre. Sa i takon të parit, pra malazezit Vukçeviç, ai vetëm dje ka mbërritur në Shkodër dhe është vënë në provë nga stafi drejtues i kuqebluve. Shtatlartë dhe me moshë të re, ai në shkurt mbush 22 vjeç. Lojtari i Buduçnostit ka bërë një paraqitje të mirë në ndeshjen e kontrollit. Ka qenë vetë Dedja ai që pas stërvitjes së djeshme ka dhënë aprovimin e tij për qëndrimin te Vllaznia. "Më ka bërë shumë përshtypje ky lojtar. Kisha dëgjuar për të si një nga pikat më të forta të Buduçnostit dhe vetë kjo paraqitje e tij në këtë seancë më bindi se ai është një lojtar me të dhëna. Ajo që kam pëlqyer më shumë tek ai ishte fakti që ishte shumë pozicional dhe i saktë në ndërhyrjet e tij. Në këtë mënyrë, pas kësaj, tashmë mbetet vetëm qartësimi pozicionit të tij në lidhje me marrëdhëniet me presidencën e klubit. Duket se nuk ka ndonjë problem sa i takon anës financiare, sepse kontaktet e para për këtë çështje janë pozitive. Tashmë mbetet vetëm sjellja e dokumentacionit të tij nga ekipi i Buduçnostit, pjesëtar i të cilit ai është. Vukçeviçi ka qenë pjesë e formacionit bazë të skuadrës nga Podgorica, e cila në gusht të këtij viti ka luajtur me shumë sukses ndaj Deportivo La Korunjës. Nuk është çudi që Vukçeviçi të federohet që këtë javë dhe të jetë edhe në formacion për ndeshjen e së shtunës me Shkumbinin. Shkodranët kanë probleme me mbrojtjen, pasi këtë javë atyre nuk u luan as Teli, i skualifikuar me karton të kuq në ndeshjen me Teutën. Përveç malazezit, një figurë të mirë gjatë këtyre seancave të fundit stërvitore ka bërë edhe nigeriani 20-vjeçar Nuabunuanne. Ai prej një jave është në provë me kuqeblutë dhe pas ndeshjes së kontrollit të ditës së djeshme duket se ka arritur ta bindë përfundimisht trajnerin Dedja për ta mbajtur në skuadër. "Ajo që më pëlqen te ky lojtar është lëvizshmëria në fushë dhe veprimet e tij. Prandaj dhe mendoj se mund të na shërbejë për të ardhmen," ka thënë tekniku Dedja. Edhe për afrikanin, pas "ok" it të dhënë nga trajneri, mbetet vetëm biseda me presidencën dhe më pas, nëse palët bien dakord, firmosja e kontratës dhe federimi i tij me Vllazninë. Nuk është çudi që kjo gjë të ndodhë brenda kësaj jave, për ta pasur edhe mesfushorin sulmues në dispozicion që këtë ndeshje. Po ashtu, që prej ditës së djeshme, në provë me ekipin shkodran është dhe 19-vjeçari nga kryeqyteti Andri Renxa. Mbrojtësi në fjalë mësohet se vjen nga të rinjtë e Dinamos, ndërkohë që sezonin e kaluar ka luajtur me Pogradecin. Në fillim të këtij sezoni ka zhvilluar fazën përgatitore me Elbasanin, por një dëmtim i rëndë e ka lënë jashtë fushave të blerta për një periudhë të gjatë kohore. Renxa do të jetë në provë për një javë me Vllazninë dhe më pas do të vendoset për të.
Posted: Fri, 27 Jan 2006 , 14:28
by vllaznia1919
Vllaznia, mbërrin edhe një afrikan tjetër
Dje paradite me skuadrën shkodrane në stërvitje është bashkuar edhe një futbollist tjetër afrikan. Bëhet fjalë për nigerianin Eleanta Kelechi i cili vitet e fundit mësohet se ka luajtur në Serbi pikërisht me ekipin e kategorisë së dytë atje, Çukariçki. Ardhja e tij është bërë me ndërmjetësimin e malazezëve që luajnë aktualisht tek Vllaznia. Nga të dhënat e para që mësohen për këtë lojtar, bëhet e ditur se ai është 24 vjeç dhe luan si në mesfushë ashtu edhe në sulm. Për nigerianin në fjalë duket se do jenë disa ditë prove për të parë më nga afër aftësitë e tij dhe më pas për të vendosur nëse do qëndrojë apo jo. Kuptohet koha në dispozicion nuk do jetë shumë e gjatë pasi më 31 janar mbyllen federimet. Sa i takon malazezit Vukçeviç, edhe ky i ardhur dy ditë më parë në Shkodër, ëmsohet se ai nuk mund të federohet këtë javë me skuadrën shkodrane për disa arsye të vogla dhe një gjë e tillë do bëhet javën e ardhshme.
Posted: Fri, 27 Jan 2006 , 14:29
by vllaznia1919
Ndreka, ai që pritet të rikthehet
Natyrisht që problemi i tij u zgjat pak si tepër. Por mesa duket “telenovela Ndreka” do mbyllet me një “happy-end”. Që do të thotë se ai do kthehet sërish tek Vllaznia. Këtë gjë e konfirmojnë vetë drejtuesit e klubit e njëkohësisht edhe trajneri Dedja. “Kam qenë i pari që kam komunikuar nga Turqia me Ndrekën. Lojtari më telefonoi nga Turqia dhe më konfirmoj faktin që do kthehet tek Vllaznia. Natyrisht që një lajm i tillë më ka kënaqur duke qenë se skuadra e ka ndjerë shumë mungesën e këtij lojtari në këto ndehsje që ai nuk ishte prezent”-ka thënë tekniku shkodran. Lojtari duhet të ketë mbëritur dje pasdite në Shqipëri dhe nuk është çudi që ai të luajë edhe nesër në formacion kundër Shkumbinit.
Posted: Fri, 27 Jan 2006 , 14:30
by vllaznia1919
Brazilianët të zemëruar, presidenti i qetëson
Dy futbollistët brazilianë që kanë mbetur tek Vllaznia, pikërisht Leandro dhe Zheraldinjo dje nuk janë stërvitur me skuadrën. Ky fakt ka bërë që drejtuesit e Vllaznisë të shqetësohen jo pak për ta teksa shumëkush hidhet edhe idenë e largimit t tyre drejt Brazilit. Kjo hipotezë shtohej për më tepër që ata të dy që parmbrëmë nuk kanë qenë në Shkodër, teksa kishin udhëtuar drejt Tiranës. Ndërkohë dje në drekë është sqaruar çdo gjë në lidhje me “humbjen” e tyre. Leandro dhe Zheraldinjo nga njerëz të ndryshëm kishin dëgjuar se drejtuesit e Vllaznisë të pakënaqur me paraqitjen e tyre, do t’u ulnin atyre pagesat. Kjo gjë natyrisht që i ka shqetësuar brazilianët të cilët përmes njeriut që është marrë me kontratat e tyre, kanë kërkuar të bisedojnë me presidentin Çela. Ky i fundit i ka sqaruar ata se në këtë mes nuk ka asgjë të vërtetë dhe për rrjedhojë lojtarët nuk kishin pse të shqeësoheshin sepse kontratat do të zbatoheshin deri më një ashtu siç ishin nënshkruar. Kjo gjë e ka qetësuar Leandron dhe Zheraldinjon që pasdite janë rikthyer në Shkodër duke vijuar normalisht praninë e tyre në skuadrën shkodrane.
Posted: Tue, 31 Jan 2006 , 14:17
by vllaznia1919
Mberrin edhe Ndreka
Pas nje shkeputjeje trijavore, me ne fund lezhjani Henri Ndreka ka mberritur dje ne Shkoder. Ndonese nuk ka arritur te zhvilloje stervitjen me kuqeblute ne fushen e “Loro Boricit”, kjo edhe per arsye se ndihej teper i lodhur nga udhetimi i gjate, Ndreka ka qene i pranishem ne analizen qe ka bere skuadra ne dhomat e zhveshjes. Pasi eshte takuar me shoket e skuadres, te njejten gje ka bere edhe me teknikun Dedja, duke i shfaqur atij gatishmerine per te qene ne dispozicion te Vllaznise. Me pas, ai ka qendruar me shoket ne analize dhe, nderkohe qe flitej per gjendjen e renduar psikollogjike qe ka pushtuar kampin kuqeblu, Ndreka ka terhequr vemendjen duke u perpjekur t’i jape moral skuadres, kur ka thene perpara te gjitheve: “Vllaznia i ka te gjitha mundesite te shkoje ne vendin qe i takon. Periudha qe kemi ne dispozicion do te na sherbeje per te eliminuar te metat e konstatuara”. Por, seanca e djeshme ka pasur edhe nje te re tjeter, kur skuadres i eshte ribashkuar portjeri Armir Grima, i cili qe ne mesjaven e kaluar ishte i pezulluar nga tekniku Hysen Dedja. Duket se ka qene nje keqkuptim mes trajnerit dhe portjerit veteran te Vllaznise, qe e ka cuar punen ne nje pezullim te ketij te fundit. Keshtu, pas kater dite pushim, duke filluar qe nga e enjtja e kaluar, Grima dje ka qene i perfshire ne grupin e kuqebluve gjate seances stervitore te zhvilluar ne “Loro Borici”.
Posted: Tue, 31 Jan 2006 , 14:19
by vllaznia1919
Afrikanët, ende pezull vendimi për ta
Ditët e fundit, në stërvitje me Vllazninë kanë qenë edhe dy futbollistë afrikanë. Bëhet fjalë për nigerianët Nuabunuanne dhe Kelechi. Por ndërkohë dje, kur kishin mbetur edhe 24 orë nga afati përfundimtar i mbylljes së merkatos së dimrit, askush në kampin shkodran nuk ishte në gjendje të thoshte nëse këta dy lojtarë do qëndronin apo jo. Për të dytin, pikërisht mesfushorin Kelechi, që ka ardhur nga futbolli serb, vlerësimet kanë qenë më të rezervuara, nisur edhe nga fakti që vetëm dy ditë është paraqitur në stërvitje me kuqeblutë dhe për rrjedhojë me shumë të ngjarë nuk do të vijë më. Nga ana tjetër, për nigerianin tjetër, Nuabunuanne, i cili ka kaluar një provë më të gjatë, siç dihet, trajneri Dedja ka dhënë "ok" in për qëndrimin e tij. Por tashmë ajo që mbetet është vetëm biseda për kushtet financiare të kontratës, që mund të jenë zhvilluar mbrëmë në darkë, ose sot. Nëse do të qëndrojë, atëherë drejtuesit e klubit shkodran do të shpejtojnë për ta federuar.
Posted: Tue, 31 Jan 2006 , 14:28
by vllaznia1919
Por nëse ka ardhur Ndreka, malazezi i cili u prit me shumë interes në Shkodër javën e kaluar, Nikolla Vukçeviç, bëhet e ditur se nuk do bëhet pjesë e ekipit shkodran. Pasi e kishte fituar menjëherë besimin e stafit drejtues, malazezi i mbrojtjes pat shkuar në Podgoricë për të marrë lejekalimin nga ekipi i Buduçnostit. Por kjo gjë nuk ka ndodhur, pasi në këtë mes kanë ndërhyrë drejtuesit e federatës malazeze, sipas të cilëve lojtari nuk mund të largohej në një skuadër tjetër ngaqë është i dënuar nga komisioni i disiplinës së këtij vendi. Në këtë mënyrë, vetëm në qershor Vukçeviçi mund të bëhet pjesë e Vllaznisë, gjithnjë nëse palët bien sërish dakord. Në këtë mes ajo që pritet tashmë është një rikonfirmim i vlerave të mbrojtjes kuqeblu, që me Ndrekën në radhët e saj pati krijuar njëfarë stabiliteti.
Posted: Tue, 31 Jan 2006 , 14:30
by vllaznia1919
Nga ana tjetër, dita e sotme, që është edhe e fundit e merkatos së janarit, mund të sjellë largimin nga Vllaznia edhe të brazilianit të dytë të saj. Pas Rinaldos, që u largua pak ditë më parë, tashmë radha i ka ardhur mesfushorit Zheraldinjo. Ky i fundit prej kohësh ka qenë duke menduar largimin nga skuadra, edhe për faktin se asnjëherë nuk ka qenë në vëmendjen e trajnerit Dedja. Si rrjedhojë, braziliani 32-vjeçar vetëm në pak ndeshje ka qenë titullar. Ndërkohë, të shtunën e kaluar, Zheraldinjo nuk ka qenë as në stolin e rezervave kundër Shkumbinit. Si vazhdim i kësaj, dje ai nuk ka qenë prezent as në stërvitjen e ekipit shkodran. Burime pranë stafit drejtues të Vllaznisë bëjnë të ditur se lojtari mund të lëvizë nga skuadra. Leandro është shprehur dje se patrioti i tij është nisur drejt Brazilit, që do të thotë se ai nuk do jetë më pjesë e skuadrës kuqeblu. Duke qenë kështu, mund të themi se kuqeblutë ende nuk po e gjejnë qetësinë e duhur sa u takon afrimeve dhe largimeve nga skuadra. Eshtë pikërisht kjo ndoshta arsyeja pse skuadra nuk ka dhënë rezultatet e duhura deri tani.
Posted: Thu, 02 Feb 2006 , 15:07
by vllaznia1919
Ndreka mungon në stërvitje, shqetësohen drejtuesit
Në dy seancat e stërvitje të ditës së djeshme, ajo që ka rënë në sy ka qenë mungesa e mbrojtësit shtatlartë Henri Ndreka. Vetë trajneri Dedja ka qenë i shqetësuar me këtë mungesë, teksa është informuar edhe për faktin që ekziston ende mundësia e lëvizjes së lojtarit drejt Ukrainës. Por ndërkohë çdo gjë është sqaruar në seancën e pasdites, ku megjithëse lojtari ka munguar sërish, ai i ka telefonuar trajnerit Dedja dhe e ka lajmëruar se kishte pasur disa arsye familjare që nuk kishte ardhur. Për rrjedhojë, edhe vetë lojtari në kontaktin telefonik që patëm me të ka sqaruar se sot do të jetë sërish, si zakonisht, në stërvitje me kuqeblutë. Megjithatë, dilema e qëndrimit apo jo të Ndrekës në Shkodër duhet pranuar që ekziston. Vetë menaxheri i tij, ai që po tenton t'i gjejë një ekip tjetër lezhjanit, dy ditë më parë ka bërë të ditur faktin se mundësitë për të lëvizur drejt Ukrainës janë ende.
Posted: Thu, 02 Feb 2006 , 15:07
by vllaznia1919
Vllaznia "prenoton" edhe dy brazilianë të tjerë
Megjithëse afati i mbylljes së merkatos së dimrit ka përfunduar, drejtuesit e Vllaznisë kanë bërë edhe dy lëvizje të tjera në merkato. Burime pranë klubit shkodran bëjnë të ditur se pikërisht më datë 31 janar janë federuar edhe 2 futbollistë brazilianë në radhët e kuqebluve. Nuk bëhen të ditura shumë detajet në lidhje me emrat dhe karakteristika të tjera në lidhje me ta, por ata janë tashmë në listën e federimit të Vllaznisë. Dy brazilianët pritet të mbërrijnë sot në vendin tonë për të kaluar më pas në "sitën" e trajnerit Dedja, i cili do të vendosë nëse do të qëndrojnë apo jo. Ky fakt nuk i ka penguar shkodranët t'i quajnë ata pjesë të tyre, në mënyrë që, nëse rezultojnë të vlefshëm, të mos kenë probleme me federimin. Tashmë ajo që mbetet është vetëm prova e tyre. Pas Licit, Drobnjakut, Bokatolës dhe Nuabunuannes, dy brazilianët që pritet të vijnë mund të jenë blerjet e radhës për shkodranët.
Posted: Fri, 03 Feb 2006 , 14:34
by vllaznia1919
Ndreka Vllaznia, sot vendoset e ardhmja
Ashtu siç kishim bërë të ditur në numrin e djeshëm të gazetës, ende nuk është i qartë pozicioni i mbrojtësit të Vllaznisë, Henri Ndreka. Nga Ukraina vazhdojnë t'i vijnë sinjale për një kontratë të mundshme me ekipin e Vorllska Polltavës, ndërkohë që në Shkodër e presin të vendosë për një gjë të tillë. Por gjithçka në lidhje me këtë çështje pritet të marrë një përgjigje përfundimtare pikërisht sot. Këtë e ka bërë të ditur për zëvendëspresidenti i klubit shkodran, Valter Fushaj, që ka thënë: "Unë jam takuar edhe sot (dje) me Ndrekën për të sqaruar pozicionin e tij dhe vendimi përfundimtar pritet të merret nesër (sot). Qëndrimi i tij mendoj se është shumë i mundshëm, pasi edhe ne ia kemi kërkuar me këmbëngulje një gjë të tillë." Pavarësisht këtyre deklaratave, ai që e ndien veten shumë në tension është trajneri Hysen Dedja. Ky i fundit po gjendet në vështirësi pikërisht me këtë lojtar, sepse ende nuk e di nëse do ta ketë në dispozicion apo jo për vazhdimin e sezonit. Për drejtuesin e stolit shkodran, mbrojtësi lezhjan është një pikë shumë e rëndësishme e mbrojtjes dhe e ekipit në tërësi. Por a do të qëndrojë ai në radhët e kuqebluve? Përgjigjja pritet të merret sot në lidhje me këtë çështje shumë të rëndësishme për ekipin shkodran. Ndërkohë, mbrojtësi shtatlartë dje ka qenë prezent me ekipin në ambientet e stadiumit dhe nuk ka pasur shumë dëshirë të flasë mbi të ardhmen e tij.