Mirel Josa

Historia e Vllaznise dhe lojtarët e saj në vite.

Moderator: GOLDIAN

Post Reply
User avatar
rai
I Perjetshem
I Perjetshem
Posts: 627
Joined: Sun, 08 Jul 2007 , 00:20
Location: n'kry t'mahalls
Contact:

Post by rai » Sat, 29 Sep 2007 , 18:31

Vllaznia, Fushaj pret kokën e Josës

Mirel Josa bëhet trajneri i tretë që shkarkohet gjatë këtij sezoni. Presidenti i Vllaznisë, Valter Fushaj e largoi trajnerin tiranas për mungesë rezultatesh: Vllaznia ka marrë vetëm pesë pikë në pesë ndeshje, ku barazimi i fundit me Besëlidhjen duket se kushtëzoi edhe largimin e Mirel Josës. Trajneri i Vllaznisë pason kështu ish-teknikun e Tiranës, Sulejman Starova ( i larguar pas javës së tretë) dhe Stavri Nicën e dorëhequr nga Besëlidhja pas javës së dytë. Duke i shtuar edhe Jani Kaçin, i cili nuk pranoi të drejtonte Skëndërbeun vetëm një ditë para fillimi të sezonit. Burime nga presidenca shkodrane pohojnë se zëvendësuesi i pritshëm i Josës pritet të jetë Edi Martini, i cili gjatë javëve të fundit të sezonit të kaluar drejtoi Luftëtarin e Gjirokastrës. Martini, një nga futbollistët më të talentuar që ka nxjerrë Shkodra ka qenë më parë edhe trajneri i ekipit Kombëtar të Minifutbollit.

E Shtune, 29 Shtator 2007
VLLAZNIA - mei unus, verus, precipuus ferveo

Image

Shkodrani81
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 882
Joined: Fri, 19 Jan 2007 , 07:48
Location: Kanada
Contact:

Post by Shkodrani81 » Sat, 29 Sep 2007 , 18:40

Ja bani puqin Joses ky Martini. Asht tu me ik truni. E mori ky zhumile Vllaznine. :evil:

Shkodrani81
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 882
Joined: Fri, 19 Jan 2007 , 07:48
Location: Kanada
Contact:

Post by Shkodrani81 » Sat, 29 Sep 2007 , 18:44

Inshallah pa ti hup nja tre neshje rresht Vllaznia, qe ta kurisin kyt qelbsine qe ban puqa si e si me hy tranjer. Ca bahet atje ne Shqipni ma vlla. Ne jena t'marr qe i ndjekum kta matrapaza. Turp!

Tan tifozat shkodran duhet me bojkotu stadium, deri sa te ikun ky qelbsine qe dan me e marr.

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Sat, 29 Sep 2007 , 18:57

pamvarsisht qe nuk i takon te jete tranjer i Vllaznis kaq shpejt por mos harroni se ka dhan shume per Vllaznis sa ka lujtur.

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Sat, 29 Sep 2007 , 19:50

sdi ca me than po duhet me u ba dica me vllaznia ton se ishtu nuk hecet ma.
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sat, 29 Sep 2007 , 19:58

Kuku per ne tesh mori fun taman Vllaznia. :twisted: :twisted: :twisted: :twisted:
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Sat, 29 Sep 2007 , 20:12

po nuk u largu i dashuri Presinanti degjenerumi fushaj nuk kena me pas gje ne terezi, vetem qe lodhna trunin ton kat.
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Post by Man in Redblue » Sat, 29 Sep 2007 , 20:21

Shkodrani81 wrote:Ja bani puqin Joses ky Martini. Asht tu me ik truni. E mori ky zhumile Vllaznine. :evil:

po me vjen shume keq , jo vetem per largimin e joses, por nqs Edi Martini bahet tranier i vllaznise une do te baj tifo per kundershtaret e vllaznise,
a dit kjo pun: Lici, Osja, Grima, Sinani etj, te tan jan shoket e Edi Martinit.

Bravo i qofte ktij pleh me gjithe Fushen, kan me e fundose mire Vllaznine.

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Post by Man in Redblue » Sat, 29 Sep 2007 , 20:27

Rezultatet e dobeta ndikojne ne shkarkimin e trajnerit


Trajneri i Vllaznise Mirel Josa ka drejtuar ndeshjen e fundit per Vllaznine. mesohet se presidenti i klubit shkodran Valter Fushaj do ti komunikoje ne menyre zyrtare largimin nga drejtimi i skuadres te teknikut Josa, diten e djele paradite ne nje mbledhje te posaçme te kryesisie se klubit

Enkel Martini



edhe lajmin e paska shkru "i nipi" i Martinit .................

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Sat, 29 Sep 2007 , 20:27

E fundit / Mirel Josa, neser zyrtarizohet largimi nga Vllaznia


Trajneri i Vllaznise Mirel Josa ka drejtuar ndeshjen e fundit per Vllaznine. mesohet se presidenti i klubit shkodran Valter Fushaj do ti komunikoje ne menyre zyrtare largimin nga drejtimi i skuadres te teknikut Josa, diten e djele paradite ne nje mbledhje te posaçme te kryesisie se klubit

albanissoccer
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sat, 29 Sep 2007 , 21:32

Manje men kur te marrin Ser Dedjen se tesh po e hjek Teuta tuj pa se hupne 4-0 me partizanin sot.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

User avatar
Ultras Kuqeblu
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 209
Joined: Fri, 26 Jan 2007 , 20:00
Contact:

Post by Ultras Kuqeblu » Sun, 30 Sep 2007 , 00:36

A tash paskena marre fund si skuader edhe kjo na u desh, Josa per mendimin tem sa kene arsyeja qe si skuader s'arrijme me fitua ndeshjet problemi eshte diku tjeter. :x :x :x
PARA VLLAZNIAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA

tironsi_tr
Mysafir i Rrespektum
Mysafir i Rrespektum
Posts: 503
Joined: Thu, 09 Aug 2007 , 05:33
Location: TR 1920 A

Post by tironsi_tr » Sun, 30 Sep 2007 , 02:00

Man in Redblue wrote:Rezultatet e dobeta ndikojne ne shkarkimin e trajnerit


Trajneri i Vllaznise Mirel Josa ka drejtuar ndeshjen e fundit per Vllaznine. mesohet se presidenti i klubit shkodran Valter Fushaj do ti komunikoje ne menyre zyrtare largimin nga drejtimi i skuadres te teknikut Josa, diten e djele paradite ne nje mbledhje te posaçme te kryesisie se klubit

Enkel Martini



edhe lajmin e paska shkru "i nipi" i Martinit .................

po per zotin ka qene nji dore shume e forte ketu, se Josa e Sula jane burra te nershem e te urte, bojne ate punen e vet po t'i lesh me punu. po kto duret e mcefta qe po pasurohen ne kurriz te ekipeve tona jone tu kriju gjithe marifetet. ka vetem nji fjale: DELENXHILLERE!
Se Tirones Deri Me Sot Vec Tironsi 24Karat i Ka Dal Zot!!!!

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Sun, 30 Sep 2007 , 02:02

Ppappaapapap, si nuk i vjen marre mor ktyne drejtusave tone qe para ndeshjes shume te rendsishme kunder Tiranes me largu tranjerin !!!!!
Ma e keqja vjen tek ardhja e teknikut te ri qe po flitet se asht Martini.
Nji lojtar i nderum qe ka dhan shume per Vllaznine por pa pike eksperiencet. Vllaznia ka nevoje per nji tranjer me eksperience e ja nji tranjer qe me msu "zanatin" te Vllaznia.
Masandej te mas flas per karakterin e Martinit qe kur ka kene lojtar ska kene asifije i disiplinum !!!! Shpresoj per Vllaznine e per tane tifozat e Vllaznise qe Martini te jete disiplinu e te jet tranjeri i duhun.......

Mqs hala nuk ka asigja zyrtare shpresoj shume qe Josa te mas largohet, te bajne ndeshjen e ardhshme kunder Tiranes e masandej te largohet!!


P.S. Nqs hup Tirana neser ne kavaje, atehere Josa tranjer i Tiranes...
Vllaznit Ultras

Image

memlikraja
I Sapoardhur
I Sapoardhur
Posts: 5
Joined: Sun, 30 Sep 2007 , 01:16
Location: usa

Post by memlikraja » Sun, 30 Sep 2007 , 02:04

Nuk dua me than qysh kur kam ken tifoz dhe qi kam ken shofer i tyre por une e ndi si tifoz qi mendoni per tifozat e shkoders edhe per ata qi nuk e dojne vllaznine nuk asht fjala se po ik josa se perpara joses kan ik shume dhe nuk bahet qameti se ka ik joas e ka shkodran shume mat mire se josa si trajner dhe si futbollista dhe i lutem stafit dhe presidentit te krijojn nji klime te mir per sportistat dhe ne kry te stolit te jete nji profesionist shkodran dhe mos te blejne lojtare apo trajnera prej jasht se skan nevoje se kena boll talenta shkodran. Me vu doctorr coban trajner ner ita pese ndeshje i kishim marr 10 pike se asht tesh 30 vjet gati doctor i sportit shkodran. me nderime zhaba e mirse jugheta
memlikraja

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Sun, 30 Sep 2007 , 02:07

Mrama Shab,

Ne rralle te pare te uroj mirese ardhjen.

Ke te drejte per sa i takon tranjerave, por problemi asht se tranjerat pa heken me puçe e kja nuk sjell asigja te mire ne skuader!!!
Kja asht gjaja qe me shqetson ma shume mu personalisht.
Vllaznit Ultras

Image

iliriny
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 201
Joined: Fri, 08 Dec 2006 , 22:04
Location: New York

Post by iliriny » Sun, 30 Sep 2007 , 06:52

Si mor paska hek Josen. Me ju thane te drejten Josa me dhimet se ka punu fort me ekipin. Por kur ke lojtare qe drejtojne skuadren e jo president atehere keshtu shkojne punet. Asht fole per Edi Martinin qe ka fillu me i ba pucin Joses por se e paska mbeshtet edhe presidenti kete veprim s'ma ka marr mendja. Nuk di ca mundet Edi Martini me i dhane ekipit. Ai s'ka moral me i dhane se e ka lane futbollin qe ne moshen 28 vjecare se pritote me ba stervitje e kur delte ne fushe u dukte si fuci ngaqe ishte shendoshe shume. Ka ken numer 1 per mas me ba stervitje kur ka ken futbollist e tan trajnerat nen za kan hek keq me te. Ku ka te drejte ky trajner me i ba moral ekipit? Le qe s'ka eksperience hic. Edhe ne ato ekipe ku ka ken trajner ka tregu qe asht nje deshtak: deshtoi me ekipin kombetar te minifutbollit dhe deshtoi edhe me Luftetarin vjet duke e nxjerr nga kategoria. Ishallla nuk e nxjerr edhe Vllaznine prej kategorijet.
Kur do ta shohim Vllaznine kampion

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Sun, 30 Sep 2007 , 11:23

Fushaj “këput kokën” e Josës.
ShkodraOnline
28shtator-07 Besi Bekteshi
Presidenti i “Vllaznisë” tashmë është bindur se “ka premtuar dhe pemtuar” dhe gjëndja është përkeqësuar.
“Vllaznia” një mediokritet që pretendon shumë me tepër se sa vlen.
Shkodër---Mbas barazimit të “Vllaznisë” me “Besëlidhjen” vetëm dy ditë mbas një rivlersimi që Fushaj i ka dhënë skuadrës apo edhe vetë Josës, ka ardhur edhe zëmërimi i tij me një ndryshim të menjëhershëm humori me faktin e pesë pikëve në pesë ndeshje.


Fushaj në ditën mbas të ndeshjes me Lezhën me sa duket ka bërë bilançet, por sidomos ka vënë re se edhe ai po flet dhe po “kërcënon” apo po dënon, por nuk ka dobi kjo punë.
Në fakt ka kohë që opinioni sportiv dhe sidomos analistët dhe gazetarët lokalë dhe qëndrorë, kanë kritikuar jo vetëm drejtimin, organizimin por edhe një merkato të dobët jo rezultative dhe deri të kotë të lojtarëve që në fakt nuk japin pothuaj asgjë në fushë. Presidenti Fushaj nuk ka përjashtuar, përkundrazi ka deklaruar se edhe në staf do të largohet ndonjë tjetër dhe nuk kuptohet në se e ka fjalën për zëvtrainerin apo stafin e menexhmendit që me sa duket do të jenë edhe ato nën kërcënimin direkt të presidentit tashmë të zëmëruar që po kupton më në fund se me pesë ndeshje me vetëm pesë pikë, nuk ka për të zënë as mesin e tabelës.

Që në fillimet e tij në prononcim mediatik, Fushaj ka thënë se masat do të fillojnë nga koka. Ditën e diel me sa duket Valter Fushaj do të mbledhë të gjithë stafin kur i pari që ka për tu lëvizur do të jetë vetë traineri Josa.
Fushaj edhe për veten ka deklaruar se kritikonte veten “që premton dhe vetem premton” duke ju sqaruar të gjithëve se, kur edhe veten e trajtonte kështu, imagjinohet lehtë për të tjerët se çfarë mendonte.
Fushaj ka përmëndur lëvizjet nga koka kësaj rradhe dhe linte të kuptonte se i gjithë ekipi do të kalonte në një ndëshkim kolektiv.
Fushaj tashmë është bindur se dy lojtarët e “merkatos së madhe të Vllaznisë” Sinani dhe Leandro nuk ishin të angazhuar. Fushaj ka deklaruar se tashmë ai mendonte se Josa duhet të largohet për rezultatet e dobta që shpjegohen nga pesë ndeshje me pesë pikë.
Por ai është ndaluar shumë te ndeshja e Lezhës të cilën e kritikuar shumë, por që me sa duket e ka llogaritur të fitueshme kollaj dhe në vazhdim të rezultatit me “Shkumbinin” gjë që në fund e kishte nxjerrë të zhgënjyer.
Fushaj Josën e ka vlersuar për mundin dhe seriozitetin në stërvitjen e tij, por ai e ka deklaruar jo shumë të aftë në drejtimin dhe komandimin e lojtarëve në ndeshje. Fushaj nuk ka dyshuar aspak në “ndershmërinë e Mirelit” që sipas tij ishte një trainer i mirë, por ndoshta sipas tij kishte të bënte më shumë pjesa e harmonizimit.
Kështu “Vllaznia” me gjithë rinovimet e saj me trainerë, lojtarë edhe deri në zëdhënësa shtypi të kompletuar, me drejtorë menaxherë, të karakteristikave profesioniste si të një ekipi të huaj, ka pësuar fiaskon më të madhe të këtyre viteve të fundit si fillim kampionati.
Vllaznia ka ardhur në ditët e këqia të ndërrimit të presidencave dhe akoma më keq sepse atëherë kishte mbaruar kampionati real. Besushmëria jo vetëm ndaj trainerit, por sidomos ndaj lojtarëve të “mëdhenj” të blerë që kanë rezultuar të dorës së dytë apo të shtrydhur si limoni dhe të marrë nga “Vllaznia” ka rënë në minimumet e ditëve të zeza të saj.
Tanimë haptas në mjedisin futbollistik shkodran, po kritikohet edhe presidenca megjithë përpjekjet që po bën për të krijuar një ekip “modern” dhe të përmbledhur teknikisht dhe taktikisht. Këto javë kanë treguar se “Vllaznia” nuk ka një talent si lojtarë që të mbështetës shpresat, nuk ka bagazh të shfaqur teknik dhe harmoni taktike, por nuk ka edhe ndonjë performancë të dallueshme fizike. “Vllaznia” është një ekip mediokër pa asnjë pretendim, në qoftëse vazhdon kjo mënyrë perceptimi të luajturi futboll nga djemtë dhe trainerët e tyre edhe pse Josa ka dhënë maksimumin e tij në stërvitjen e ditëpërditëshme dhe mund të jetë “fajtori pa faj” të cilit mbasi i takon pjesa më e madhe, por që sigurisht shkodranët e kuptojnë se nuk është ai i vetmi dhe kryesori. “Vllaznia” nuk është një ekip modern me një mënyrë drejtimi kaq konfuze dhe shpesh herë diletanteske në përgjithësi në çdo aspekt.
Deri tani “Vllaznia” që nga kalimi i kroatëve në “Intertoto” ka prodhuar vetëm gola në portë të vet, lojtarë që nuk japin asgjë në fushë, gjoba dhe kërcëmime pa fund të Fushajt dhe zhgënjim në tifozerinë më të madhe e të zjarrtë shqiptare siç është ajo shkodrane. Tani “Vllaznia” do të provojë edhe ndërhyrjet e premtuara të Fushajt që edhe pse kanë kohë që kryehen asgjë nuk kanë përmirësuar në ekip.
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

iliriny
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 201
Joined: Fri, 08 Dec 2006 , 22:04
Location: New York

Post by iliriny » Sun, 30 Sep 2007 , 11:36

E paska shkri Besi kete artikull. Edhe them se ky asht opinioni i pergjithshem i shkodraneve per Vllaznine e sotme. Bukur e kishte cilesuar Josen si "Fajtori i pafaj". Ta dijne Fushaj e te tjeret qe sillen rreth e rrotull tij se fjalet nuk bajne ndryshimin. Jane rezultatet ato. Atehere edhe opinioni shkodran do jete pro tij nese siguron rezultate.
Kur do ta shohim Vllaznine kampion

kuqeblu4ever
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 429
Joined: Mon, 29 Nov 2004 , 18:43

Post by kuqeblu4ever » Sun, 30 Sep 2007 , 12:28

Man in Redblue wrote:
Shkodrani81 wrote:Ja bani puqin Joses ky Martini. Asht tu me ik truni. E mori ky zhumile Vllaznine. :evil:

po me vjen shume keq , jo vetem per largimin e joses, por nqs Edi Martini bahet tranier i vllaznise une do te baj tifo per kundershtaret e vllaznise,
a dit kjo pun: Lici, Osja, Grima, Sinani etj, te tan jan shoket e Edi Martinit.

Bravo i qofte ktij pleh me gjithe Fushen, kan me e fundose mire Vllaznine.

Nqs e kane ba Lici, Osja, Grima, Sinani kyt pune vetem per me vu Martinin trajner te Vllaznia turp te kene perball tan Shkoders me na humb pike te randsishme per kampionat e tuj pas nji trajner shume te mire si Josa. Kjo tregon qe edhe kta shkodran puro s'kan pike moralit as respektit per fanelen e Vllaznise edhe ka maru ky muhabet krejt as nuk ia vlen me u marr me ta ma. Ka hi parja, miku e shoku gjithkund e nuk pysin per tan at tifoz qe mbush stadiumin sa here lozin kta te pamoralshem. Edhe kampion me dal simjet une nuk e uroj ma kyt Vllazni. 20 ndeshje rresht me fitu Martini me shoke ,prap turp te kene per mnyren sesi e kane marre drejtimin e Vllaznise. Kur ta bajn pucin "ajka" e Vllaznise pa marre parasysh objektivat qe ekipi i ka vu vedit per kampionat ske ca prejt prej jabanxhive. Ky asht postimi i fundit i jem per kyt faze te kampionatit se nuk me bahet ma me harxhu energji per njerez te pamoral. Do ti ndjeki rezultatet e Vllaznise krejt gjakftofte se si e tha Shkodran81 na jena te marr qe humbim kohen me ta. Tana t'mirat tanve deri ne fazen e dyte.
VLLAZNIA, BAYERN MÜNCHEN, BARCELONA

Post Reply