Page 8 of 9

Re: Peshengritje

Posted: Fri, 30 Sep 2011 , 15:06
by Skodrinon
Xhulio Prroni, fitues i Kupës së Shqipërisë


Ditën e djeshme është zhvilluar në Tiranë Kupa e Shqipërisë në peshëngritje për të rritur.
Rezultatin më të mirë ndër sportistët e Vllaznisë që kanë marrë pjesë në këtë garë, e ka arritur
Xhulio Prroni i cili ka zënë vendin e parë në peshën 85 kg duke ngritur 140 kg në shkëputje dhe
170 në shtytje. Me 310 kg në dygarësh ai nuk është arritur nga asnjë sportist tjetër dhe prandaj
ka zëvë vendin e parë në këtë peshë duke u shpallur fitues i Kupës së Shqipërisë. Ai ka
arritur rezultatin më të mirë nga gjithë shkodranët por duhet thënë se në këto gara nuk ka marrë
pjesë Erkand Qerimaj që është duke u përgatitur për Kampionatin Botëror që zhvillohet në fillim
të nëntorit në Paris. Po ashtu nuk ka marrë pjesë as Marjan Bregu dhe Isa Bala që janë
sportistë me shumë përvojë. Megjithatë rezultati i Prronit duhet përshëndetur

shkodra sport

Re: Peshengritje

Posted: Sat, 19 Nov 2011 , 17:48
by Skodrinon
Barkiçi: Shtanga shqiptare, një sukses I madh

Sigurimi I katër vendeve për në Olimpiadën “Londra 2012” nga peshëngritësit shqiptarë,
konsiderohet një sukses I madh nga trajneri I ekipit kombëtar të peshëngritjes, shkodrani Genc
Barkiçi. Sipas tij, ky është një eveniment që duhet të gjejë edhe jehonën e duhur në ambjentin
sportiv shqiptar. “Kemi bërë një paraqitje të mirë në Botërorin e fundit të zhvilluar në Paris.
Ndonëse nuk morëm medalje përveç asaj që mori Romela Begaj, e rëndësishme ishte që të
gjithë peshëngritësit e ekipit kombëtar punuan për renditjen ekipore duke tentuar t’I japin sa më
shumë pikë atij. Fakti që kemi bërë një paraqitje të tillë që u sigurua edhe me konfirmimin e
katër sportistëve për të marrë pjesë në Olimpiadën e ardhshme, është treguesi më I mirë për
këtë”-ka thënë trajneri I kombëtares Barkiçi. Dje, kombëtarja e shtangës është pritur nga Ministri
Bumçi që mbulon edhe sportin. Ai përveçse ka uruar sportistët për suksesin e arritur, ka treguar
se vëmendja e Ministrisë që ai mbulon por edhe e Qeverisë ndaj rezultateve të larta të
sportistëve, do të vijë duke u rritur. Por Erkand Qerimaj dhe të tjerë sportistë kanë kërkuar më
tepër interes nga shteti për shpërblimet e këtyre sportistëve në momentin që ata arrijnë
rezultate të larta. E rëndësishmë është që kemi katër vende të sigurta të fituar (I sigurtë duket
edhe Erkand Qerimaj në këtë listë) me djersë nga peshëngritësit shqiptare. Për trajnerin e
kombëtares Barkiçi, ky numër mund të shkojë në gjashtë sepse pretendohet që edhe dy vajza
të sigurojnë këtë të drejtë në aktivitetin e ardhshëm.

Re: Peshengritje

Posted: Fri, 13 Apr 2012 , 06:44
by fpjalmi
Erkand Qerimaj shpallet Kampion Europe në peshëngritje.

Peshëngritësi Erkand Qerimaj është shpallur kampion i Europës për peshën 77 kilogranë në europianin e Antalias në Turqi, një rezultat historik për sportin shqiptar. Qerimaj u rendit i dyti në shkëputje me 158 kg dhe i pari në shtytje me 190 kg duke merituar medaljen e artë me 348 kg në dygarësh .Shtangisti shkodran ka triumfuar përballë rumunit Martin Razvan, duke ngritur 348 kilogramë në dy garësh dhe duke marrë medaljen e artë.

http://www.sportishqiptar.com.al/newsit ... hengritje/

Re: Peshengritje

Posted: Fri, 13 Apr 2012 , 09:24
by Ledi1920
I vetmi sport qe ne kemi rezultate te mira eshte peshengritja.

Ishalla shteti i jep ate qu u takon. Dita e djeshme per mu ishte e merzitshme. E vetmja kenaqesi dhe krenari e dites ishin tre medaljet ne gjoksin e Erkanidt ne shkaben e zeze dhe ne fushen e kuqe.

Bravo i qofte dhe suksese te metejshme.

Re: Peshengritje

Posted: Fri, 13 Apr 2012 , 11:51
by vllaznia1919
Te ky sport duhen perqendru tana financimet per sporti shqiptar.I vetmi qe na nep medalje here mas heret.

Re: Peshengritje

Posted: Fri, 13 Apr 2012 , 22:48
by Skodrinon
bravo erkandit
edhe romela begajt se e dyta kishte dal m'duket

Re: Peshengritje

Posted: Sat, 14 Apr 2012 , 12:02
by Admin
Urime Erkandit si edhe Romeles.

Ka dal e dyta ne dygaresh per shkak te peshesh trupore ma te madhe.

Re: Peshengritje

Posted: Wed, 18 Apr 2012 , 23:37
by Admin
Pashe pare nji interviste te Erkand Qerimaj ne TV, shume shume komplimente, nji djal shume i pergatitun e me kam ne toke.

I uroj shume shume suksese.

Re: Peshengritje

Posted: Sat, 05 May 2012 , 22:47
by fpjalmi
Cfare ndryshimit Bashkia e Tirans me bashkine e Shkodres. Romela Begaj paska marr 20 milion leke te vjetra prej kryetarit te bashkise se tiranes , kurse Erkand Qerimaj me rezultate ma te larta se Romela , Duke dal kampion Europe , nuk ka marre asnji kryq lekut prej bashkise se shkodres .

Me dal kampion europe , dhe mos me marr asgja as nga shteti dhe as nga bashkia asht tamam kulmi .

E mandej thojn pa pike turpit gazetat , pirro dhima , luan shabani etjere e tradhetojn shqipnin , per mendimin tem ia kan lujt zotin , gjithashtu edhe nese Erkandi do ta bate ket pune do ia lute zotin , pa pa pa cfare shtetit jena

Re: Peshengritje

Posted: Fri, 25 May 2012 , 01:10
by fpjalmi
Erkand Qerimaj, pozitiv në testin antidoping

Peshëngritësi shqiptar Ekand Qerimaj ka rezultuar pozitiv në testin antidoping që i është nënshtruar në europianin e Antalyas, aty ku ai doli kampion Europe në peshën 77 kg.

Sipas një shkrese të dërguar me 4 maj të këtij viti në adresë të Federatës, Federata Botërore e Peshëngritjes njofton se pas testeve të bëra në urinën e Qerimajt është gjetur një substancë e familjes “Metyl hexanamine” e përfshirë në listën e të ndaluarave qysh nga viti 2011.

Sipas udhëzimeve të Federatës Botërore, subtanca të kësaj familjeje gjenden në nutrimentet ushqimore, në mënyrë tipike ato që janë të dizenjuara për të rritur enegjinë apo për humbjen e peshës. Kampioni Qerimaj ka bërë dy analiza, njëra e befasishme 8 ditë para europianit dhe tjetra ditën e garimit.

Në të dyja këto teste Qerimaj ka deklaruar se përdorte vitamina Badi Sërxh. Në të parën ku i është nënshtruar në Shqipëri, përgjigja ka dalë negative ndërkohë që në të dytën me po të njëjtat vitamina dhe substanca ai ka rezultuar pozitiv.

Një nga elemntet e kësaj vitamine është edhe subastanca në fjlaë e cila i përket stimuluesve të dobët. Erkand Qerimaj ka kërkuar në Federatën Botërore të Peshëngritjes të dëgjohet në panel nga gjyqtarë që caktohen me short. Për mungesë kohe dhe dokumentacioni Qerimaj është përfaqësuar nga sekratari Ilir Kraja dhe doktori i ekipit kanadaz, shqiptaro-kanadezi Alban Merepeza.

Tashmë Erkand Qerimaj pret përgjigjen përfundimtare nga Federata Botërore e Peshëngritjes.

Re: Peshengritje

Posted: Fri, 25 May 2012 , 10:21
by Ledi1920
E ka dit Bashkia SHkodres qe do dolte pozitiv ne doping pranej :mrgreen: :mrgreen: :mrgreen:

Re: Peshengritje

Posted: Fri, 25 May 2012 , 19:11
by Skodrinon
nji here qi arritme dicka t'mire.....
nuk na len zoti rehat

Re: Peshengritje

Posted: Sat, 26 May 2012 , 01:08
by fpjalmi
Nuk asht se po i hekin titullin e kampionit te europes por edhe mund ta denojn per 3 ose 4 vite mos me marr pjese ma ne europiane e botnore.

Re: Peshengritje

Posted: Thu, 07 Jun 2012 , 18:35
by shv13
jo zoti ma skodrinon po robi...

http://www.iwf.net/2012/04/27/warning-% ... xaneamine/

Atletet e trajnerat meqe nuk asht se punojne 10-12 ore ne dite, se axhornohen pak nuk do ishte keq.
Substanca nuk lejohet ma qysh ne 2011.
Gjithsesi i heken tane titujt e medaljet deri tesh, perfshi ato te europianit.
Pezullim deri ne 2016 e ti pijne langun shtanges tesh.

Re: Peshengritje

Posted: Fri, 08 Jun 2012 , 00:29
by Edmond-Cela
se kuptoj pse me e ba at pune

Re: Peshengritje

Posted: Fri, 08 Jun 2012 , 13:45
by Man in Redblue
Bababah sa gjynah, me vjen shume keq per te, por vazhdoj me pas rrespekt maksimal per Erkandin dhe nuk i kuptoj shume komente neper gazeta qe shkrujn me tallje se keka drogaxhi.

Federatat e sporteve itash e kan ba krejt lamsh, duhet me pas specialista e laboratora ne dispozicion me dit se car pomadet me vu njiri; per cdo vit ndalo substanca te reja, hajde ban kerkime ne ushqime, pije, pomada e ca smarrin sportistat cila prej mijera substancave asht e ndalume e cila jo.

Re: Peshengritje

Posted: Wed, 09 Apr 2014 , 19:42
by Skodrinon
Fantastik Erkandi. Kampion Europet. Bravo!
Urime edhe Godellit qi doli i dyti

Re: Peshengritje

Posted: Wed, 09 Apr 2014 , 23:40
by Admin
U lumt qe mbas denimit u kthy dhe direkt 2 medalje ari e 1 argjendi !!
Hallall, ishalla kta djem kane edhe mbeshtetjen e duhun financiare per me vazhdu ne kshi livelesh.

Re: Peshengritje

Posted: Sun, 21 Sep 2014 , 13:53
by Skodrinon
Vetëm Emanuel Lushi kampion, dëmtohet Erkand Qerimaj

Garat e kampionatit kombëtar të peshëngritjes për të rritur nuk kanë dhuruar rezultatet e duhura për shtangistët shkodranë. Ndonëse fillimisht objektivi i këtij ekipi ka qenë shpallja kampion, kjo nuk ka ndodhur. Arsyeja është se ekipi nuk ka udhëtuar i plotë drejt Tiranës e për këtë nuk dihet arsyeja e vërtetë pse ka ndodhur kështu. Tek disa sportistë të tjerë, nuk është marrë më e mira e mundshme. Për t’u përmendur është dëmtimi i Erkand Qerimajt. Ai ka konkurruar në peshën e tij 77 kilogramë dhe pritej një rivalitet me nënkampionin e Europës Daniel Godelli. Por peshëngritësi shkodran është detyruar ta ndërpresë garën që në provën e dytë për shkak të një dëmtimi në bërryl megjithatë nuk duket ndonjë dëmtim shqetësues për të penalizuar pjesmarrjen e tij në Kampionatin Botëror të muajit të ardhshëm. Nuk janë paraqitur në nivelin e duhur as sportistët e tjerë si Gridi Jahja e Marjan Bregu teksa asnjëri prej tyre nuk ka zënë vendin e parë në peshat respektive. Ajo çfarë duhet evidentuar nga ky kampionat, është shpallja kampion e peshëngritësit të talentuar shkodran Emanul Lushi. 17 vjeçari ka konkurruar në peshën 62 kilogramë duke sfiduar të gjithë kundërshtarët e tij dhe duke merituar vendin e parë. Në këtë mënyrë karriera e këtij sportisti vazhdon të ndjekë hapa të rëndësishëm teksa pas vendit të tretë në Europianin e kësaj moshe, tashmë është edhe kampion Shqipërie me të rriturit duke treguar per talentin e tij dhe punen e mire qe ben nen drejtimin e trajnerit Muhamet Tuzi. Pavarësisht suksesit të Lushit, paraqitja e ekipit të Vllaznisë në këtë kampionat me siguri që do të analizohet nga ana e drejtuesve të klubit sepse është e pashpjegushme mosmarrja pjesë e plotë e ekipit në aktivitetin më të rëndësishëm kombëtar.

Re: Peshengritje

Posted: Wed, 12 Nov 2014 , 20:15
by vvvllaznia
http://www.panorama-sport.com/zoom/dani ... e-shtytje/" onclick="window.open(this.href);return false; urime urime urime