Lajme nga Liga Superiore

Diskutoni rreth ecurise , rezultateve , etj. të Kampionatit Shqiptar

Moderators: GOLDIAN, vllaznia1919

Post Reply
GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Fri, 03 Nov 2006 , 18:36

SE KUPTOVA PSE KY CASSANO REFUZOI DHE ITALINE MAS KA NEJ TE FSHEHTE E PO PRANON VLLAZNINE.
kottrri shkoj ne gjermani ka mundesi ti bajne nje zile atij DIEGOS se bremenit se merr vete aj ne telefon.
tashti si thoni ju dhe pizarro po ik.
dhe mehmet scholli don me e myll karrieren ne turqi a ne shqipni
pasha zoten na pa bahen ma keq se abramovici
i perjashtuar

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sat, 04 Nov 2006 , 12:32

Ishalla po blejne nej lojtar te vlefshem se anrrat sjane per ne.

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Sat, 04 Nov 2006 , 12:59

pa naqe tu ble asht mas e ke problem ti
e nderron tan skuadren ne janar iheran e mandej den me pretendu per titull
i perjashtuar

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sat, 04 Nov 2006 , 15:31

Njate thashe edhe un,duhet me ba pak blemje mas e ndruu komplet ekipin e me fillu edhe i here prej fillimit punen trajneri.

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Sat, 04 Nov 2006 , 15:35

une te kuptoj ke drejte
po puna asht se si po shifet tan kane mu ndrru
i perjashtuar

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Sat, 04 Nov 2006 , 16:00

gol kraja per besen
i perjashtuar

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Sat, 04 Nov 2006 , 16:23

starova merzitet se barazunen ne kruje
e ky i joni thote randesi ka qe skena hup
kuuuuuuukkuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuu
uuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuu
i perjashtuar

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Fri, 10 Nov 2006 , 16:29

luftetari -kastrioti 2-0
apolonia-dinamo 1-0



sa per kujtes dhe luftetari na la targen ne shkodraneve per fazen e pare
ne ndehsjen direkte pas nje jave ne rast hupjet nga ana jone na duhet me
kerku me i gjet nmrat e targes me dylbi dhe luftetarit
kukuuuuuuuuu ku kena mrrit


sa per kujtes 4 pike na ndan me vendin e fundit te renditjes
i perjashtuar

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Sun, 21 Jan 2007 , 03:08

Pergatitore me lakra!

Nga Gjergj Cicani
I derguari i “Sport Ekspres” ne Ulqin

Nje rruge gjarperushe e gjate te con ne nje zone qe tani, ne dimer, duket si e harruar edhe nga vete Zoti. Aty, ku perfundojne dredhat e shumta te rruges, ne periferine e Ulqinit, gjendet Hotel Olimpik, ku jane akomoduar pese skuadra shqiptare, te cilat kane zgjedhur fqinjin e veriut per te kryer nje pjese te fazes pergatitore te dimrit. Skuadrat e Partizanit, Teutes, Flamurtarit, Beselidhjes dhe Lushnjes flene qe te gjitha nen nje cati, ne hotelin qe ditet e fundit eshte permendur kaq shpesh ne shtypin shqiptar.

Fama nuk mungon, fale bujtjes se skuadrave, por qe ne fillim te krijon idene e nje kampi te braktisur, ku dimri i pameshirshem ka fshire me eren e tij kujtimet e bukura te sezonit veror. Aty perreth jane nje numer hotelesh, qe te gjithe te boshatisur, pervec “Olimpikut”. Te gjithe kane bujtur aty, pasi ishte “shitur” si nje parajse, por pa pasur asgje te perbashket me te. Qe ne momentin e pare, recepsionistja “te pret kembet”, duke sqaruar se “ketu nuk ka internet”, pasi linja nuk mund te shkoje aq larg. Per nje reporter qe ka marre udhen nga Shqiperia me idene e gezueshme te bollekut te lajmeve, nen catine ku flene plot pese skuadra, kjo eshte nje goditje. Ne fakt, eshte vetem goditja e pare... Eshte orar dreke dhe ne momentin qe skuadrat po pergatiten per te ngrene vaktin e perfshire ne cmim, syri te sheh shume futbolliste qe dalin nga hoteli dhe kerkojne ndonje dyqan aty rrotull. “Aty rrotull” eshte nje menyre shprehjeje, pasi nuk ka asnje vend ku mund te blesh dicka ne rrezen e 100 metrave. Minutat kalojne dhe ata kthehen ne hotel, me qeset plot ushqime dhe pije freskuese. Sigurisht qe nje gje e tille te ben shume pershtypje dhe pyetja eshte e pashmangshme. “Pse keni blere ushqime, nuk hani ne restorantin e hotelit”? Pergjigja vjen menjehere, edhe ajo ne forme pyetjeje: “Cfare, te hame ate ushqim? Mos na ka lene mendja”? Dhe aty nisin e rrefejne fije e per pe se perse i ka zene tmerri nga ushqimi i hotelit. “Ketu ka vetem mish te zier dhe sallaturina”, thone ata. “Kjo na detyron qe te blejme jashte, ku te gjejme, madje edhe me shtrenjte se “frengu pulen” ndonje ushqim te rastit, edhe pse as per fast food nuk behet fjale”. Lojtaret vijojne duke treguar se e vetmja gje qe porosisin, kur duhet te hane, eshte sallata me lakra. “Mbetem duke ngrene laker, pasi asgje tjeter ketu nuk hahet. Por, behet dy jave faze pergatitore vetem me lakra?”, eshte pyetja qe del me inat nga buzet e lojtareve.

Restoranti buze rruges

Buka e perditshme nuk eshte e lehte per t’u gjetur nga bujtesit shqiptare. Atyre u duhet te kalojne tegjithe kompleksin e boshatisur, shkretuar nga dimri, per te shkuar me pas ne rrugen kryesore dhe te porosisin ne nje restorant atje perballe, qe, edhe pse mban emrin “Antique”, eshte shume me modern se sa kushtet e hotelit prehistorik, ne catine te cilit qendrojne. “Vijne, hane me shpejtesi, nuk ka rendesi se cfare, dhe largohen”, sqaron kamarieri dhe pronari i restorantit, i cili eshte nje shqiptar shume i sjellshem. Madje gjate kohes qe ulemi per te ngrene, shohim disa futbolliste, te cilet dalin nga restoranti, duke na pershendetur.



Edhe fushat me hile

Por, peripecite e lojtareve nga Shqiperia nuk mbarojne ketu. Pasi mbushin barkun larg hotelit ku jane bujtes, duhet te ruhen qe te mos vriten ne fushat e amortizuara, me rere poshte barit. Hoteli ka gjashte fusha, por ne dy me te mirat sterviten dy skuadra te tjera, Zeta e Malit te Zi dhe Hajduk i Kroacise. Skuadrat shqiptare sterviten me radhe ku te mundin, deri edhe duke ndare fushat pergjysme me njera tjetren. “Na e paskan marre prape fushen me te mire”, degjohet nga futbollistet kur dalin ne stervitje. Dhe kthehen nga “fusha me gure”, ashtu si dikur Tomka dhe shoket e tij. Vecse kete here, nuk ka ushtare gjermane. Eshte vec nje hotel i shkrete, ku kerkonin parajsen dhe gjeten vec halle e telashe...
Vllaznit Ultras

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sun, 21 Jan 2007 , 14:15

Kuku qfare skandalit.Edhe un e lexova ket artikull dhe mendova qe ku ka arrite futbolli shqiptar.Un kam kene ne Ulqin e nuk ma duke nej ven kaq hata.per mu Shqipnija ka vene shum ma te bukra,por infrastrunkturen e kena 0!

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Sun, 21 Jan 2007 , 16:10

S'ka vizë për Hidin, niset drejt Antalias

Isli Hidi humbet durimin dhe niset drejt Antalias. Portieri i Tiranës qëndroi për një javë në kryeqytet në pritje të marrjes së vizës italiane, nuk ka duruar dot më, teksa dje paradite udhëtoi me përfaqësuesen në Turqi. Si rrjedhojë e burokracive në Ambasadën Italiane, 25-vjeçari nuk arriti të shkonte në qytetin e Empolit, ku e prisnin për provë drejtuesit e këtij klubi. Mësohet se nga bisedat që ka pasur me menaxherët italianë, Isli Hidi u ka bërë të ditur atyre se nuk mund të vazhdonte më të priste dhe në të njëjtën kohë të mbetej pa stërvitje. "Më vjen keq që nuk arrita ta merrja në kohë vizën italiane dhe sot (dje) po detyrohem të nisem drejt Turqisë me ekipin kombëtar. Bëra maksimumin e mundësive për të plotësuar të gjithë dokumentacionin që nevojitej, por që nuk ishte e thënë që ta marrja vizë dhe gjithashtu të nisesha drejt Empolit, ku do të provohesha gjashtë ditë. Tani s'më mbetet gjë tjetër, veçse të presë të vijnë vet drejtuesit italianë dhe të më shohin në Turqi, nëse ata vërtet janë të interesuar për mua,"- thotë për gazetën portieri i Tiranës. Gjatë qëndrimit të tij njëjavor në kryeqytet, Isli Hidi u detyrua të stërvitej individualisht, por një gjë e tillë nuk mund të vazhdonte për shumë kohë, kështu që ai e kuptoi se duhej të bashkohej sa më shpejtë me ekipin. Për fat të mirë, dje paradite delegacioni kuqezi u nis në Antalia, ku do të qëndrojë në të njëjtin hotel me Tiranën, e cila ndodhet aty prej 8 ditësh. Siç bëhet e ditur, Hidi, por edhe gjashtë shokët e tjerë, Muka, Duro, Dede, Bulku, Sinani dhe Abazaj, stërvitjet do t'i kryejnë me Tiranën, ndërkohë që me kombëtaren do të zhvillojnë vetëm ndeshjet miqësore. "Kjo është një çështje që do të zgjidhet mes drejtuesve, ndërkohë që mua si futbollist më duhet të stërvitem mirë, si me ekipin kombëtar, ashtu edhe me Tiranën. Për fat të mirë, jemi në të njëjtin hotel dhe në të njëjtat fusha stërvitore, kështu që nuk mendoj se do të përbëjë ndonjë problem. Personalisht, kam dëshirën e madhe që të arrij të luaj në njërën prej ndeshjeve miqësore që janë planifikuar nga skuadra kombëtare, sepse normalisht fanella kuqezi është një nder për çdo futbollist,"- përfundon deklarimin e tij portieri i dalluar i kampionatit shqiptar, Isli Hidi, që së bashku me Ilion Likën e Dinamos dhe Arion Mustafën e Besës, përbëjnë treshen pretendente për një fanellë kuqezi gjatë këtij turneu që do të zhvillohet në Turqi.

__

Ppapapapa ca nuk ndodh ne shqipni. Mu me duket se i vjen era kti muhabet sepse para disa diteve pata lexu se Hidi kishte qendru ne Tirane sepse ishte i demtum, masandej doli historia e Empolit. Masandej historia e vizes...., tesh del qe nuk i kane dhane vize si edhe Hidi shprehet qe nqs italianet e dojne te shkojne ne Turqi me e vezhgu !!!!
Ca i duket vedi Hidit se asht Bufoni i dyte, e me refuzu mundesine me u provu ne nje ekip te Serise A qe ndodhet ne vendin e 6 !!!!
Vllaznit Ultras

Image

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Post by Man in Redblue » Sun, 21 Jan 2007 , 16:30

si ka mundsi qi hidi tamam itesh qi asht ne momentin ma te keq te karrieres se tij merr nji ofert prej Seria A ?

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Sun, 21 Jan 2007 , 17:43

Man in Redblue wrote:si ka mundsi qe hidi tamam itesh qe asht ne momentin ma te keq te karrieres se tij merr nji ofert prej Seria A ?
e kur u zgjua hidi nga gjumi .....................(vllaznia1919 naqe vazhdoje fjaline aman)
i perjashtuar

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sun, 21 Jan 2007 , 19:16

...........Ku ishte??? :lol: :lol: :lol: :lol:

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Sun, 21 Jan 2007 , 19:21

vllaznia1919 wrote:...........Ku ishte??? :lol: :lol: :lol: :lol:
mbi jorgan :lol: :lol:
i perjashtuar

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sun, 21 Jan 2007 , 19:36

Apo nen? :lol: :lol: :lol: :lol:

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Sun, 21 Jan 2007 , 19:38

vllaznia1919 wrote:Apo nen? :lol: :lol: :lol: :lol:
mbi pra se ka kujtu se gjujti krespo penallti e ky e priti
i perjashtuar

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Thu, 25 Jan 2007 , 18:40

Grushta në Besa Lushnja, ndërpritet miqësorja


Ngjarje të çuditshme po ndodhin kohët e fundit në Ulqin dhe sërish protagonistë po bëhen futbollistët shqiptarë. Edhe pse kësaj radhe nuk është propaganduar shumë, ngjarja ka qenë e shëmtuar, pasi dy lojtarë të një ekipi zihen mes tyre, duke ndërprerë edhe ndeshjen miqësore në mes. Kjo ka ngjarë pikërisht gjatë ndeshjes miqësore së djeshme në Ulqin mes Besës së Kavajës dhe Lushnjës. Kur morëm vesh për këtë incident banal, mendja menjëherë të shkon se ka pasur ndonjë zënkë mes futbollistësh kundërshtarë, ashtu siç ndodh rëndom në një ndeshje, qoftë edhe miqësore. Por habia më e madhe ka qenë kur na kanë sinjalizuar nga Ulqini se bëhej fjalë për dy futbollistë të një skuadre. Sa ka filluar pjesa e dytë e ndeshjes, mesfushori shkodran Amarildo Belisha dhe sulmuesi kavajas Parid Xhihani kanë filluar të bëjnë fjalë mes tyre, duke shkuar deri në konfrontim. Arsyeja ka qenë krejt banale, teksa bëhet fjalë për pasime dhe gjëra të ngjashme me to. Pasi kanë ndërhyrë pjesëtarë të dy ekipeve, gjendja është qetësuar pak, por fjalët e protagonistëve kanë qenë sërish banale. Duke parë këtë gjendje aspak të mirë, ka ndërhyrë trajneri Vasil Bici, i cili i ka nxjerrë jashtë nga fusha të dy lojtarët. Por pas kësaj ngjarjeje të shëmtuar Bici e ka parë që kjo ndeshje nuk mund të zhvillohej dhe në marrëveshje me drejtuesit e Lushnjës është ndërprerë miqësorja, e cila është luajtur për 55 minuta. Pjesa e parë e takimit është mbyllur 1 1, ku të parët kanë shënuar lushnjarët me anë të Taullaut, ndërsa për kavajasit ka shënuar një afrikan, i cili e kishte provën e parë te Besa. Në këtë takim ka qenë i pranishëm edhe presidenti Bizhdili, i cili menjëherë pas kësaj ngjarjeje ka mbledhur urgjentisht ekipin në hotel. Nuk mësohet se çfarë ka ndodhur më pas, nëse ai ka marrë ndonjë masë ndëshkimore. Drejtuesit e Besës janë mjaftuar duke deklaruar se kjo çështje është brenda familjes dhe si e tillë do të zgjidhet brenda klubit. Ndërkohë, kur po flitej se të gjithë kosovarët e ardhur së fundi te Besa e kaluan klasën dhe pritej firmosja e kontratave, ka ndodhur e kundërta. Katër nga kosovarët e ardhur në janar janë larguar pikërisht dje nga Ulqini dhe janë rikthyer në vendlindjen e tyre. Në ekip ka mbetur vetëm sulmuesi 18 vjeçar Ahmed Jonuzi, i cili ka lënë më shumë përshtypje nga të gjithë. Por edhe për këtë futbollist nuk është afruar ndonjë kontratë. Merret vesh se menaxheri i tij ka ndër mend ta provojë në një ekip ukrainas dhe nuk është çudi që ai të largohet urgjentisht nga Ulqini. Megjithatë, duhet pritur dita e sotme për të mësuar më shumë për kosovarin Jonuzi, por edhe për masat që mund të merren ndaj shkaktarëve të incidentit banal mes Belishës dhe Xhihanit.


___

Nncncncnc ca nuk nigjon njiri. ....
Vllaznit Ultras

Image

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Thu, 25 Jan 2007 , 18:52

shume ngjarje e bukur e dojne dhe kombetaren keta mandej
i perjashtuar

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Thu, 25 Jan 2007 , 21:31

po e lame name me duket
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

Post Reply