Kampionati Anglez

Ketu mund te diskutoni mbi kampionatet e huaja si kamponati Italian,Gjerman,Anglez, Spanjoll, etj.
Post Reply
fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati Anglez

Post by fpjalmi » Sun, 22 Feb 2009 , 18:07

v1919 shkruan

Mas pij kaq shum naqe se manej flet marrina.Hahahahha
Jane nja 4 minimumi para tij sot per sot.
____________________________________________________________________

un po flas njat qe pash ne televizorin anglez naqe.e tha fare hapur.

sigurisht qe ti mund te thuash bufon qe asht ma i miri sepse keshtu shkruan gazeta italiane ,por nese do lute bufoni ne angli qe asht kampionati ma i forte ne bote do te shkepek prej golave.

mandej me sa di un bufoni po shkepet prej golave ne itali. :lol: :lol:

mund te them qe bufon asht specialist per pritjen e penalltive por nuk ka asgja ma teper se i shkyhet porta mbrapa .

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Kampionati Anglez

Post by Skodrinon » Mon, 23 Feb 2009 , 13:48

Nuk do me than gja se po then rrekord Van der Saar e asht ma i miri. Rekordin ne Itali e ka Rossi, qi nuk ka ken kerkun ne krahasim me Zoff apo me portiera te tjere italian, por ka pas perpara mbrojtjen ma te mire te historise: Maldini, Costacurta, Baresi, Tassotti. Kurse rekordin ne europe e ka nji portjer i Atletico Madrid qi as emrin nuk ja man mend kush.

Pjalmi
Van der Saar e kena pa ne Itali me Juventusin. Ka lan nam. Per faj te tij hupen 2 kampionate.

Buffon asht portieri ma i mire per mendimin tem. Kto kohe ka kene i demtum.
Casillas asht ne vend te dyte. Te tjert jan larg simas mejet.

Ledi1920
Fanatics
Fanatics
Posts: 1410
Joined: Fri, 21 Nov 2008 , 15:34
Skuadra: Tirona,Bayern
Location: Tiron

Re: Kampionati Anglez

Post by Ledi1920 » Mon, 23 Feb 2009 , 16:53

Per mu me i miri tani per tani eshe Julio Cesar i Interit
Image

tironsi_tr
Mysafir i Rrespektum
Mysafir i Rrespektum
Posts: 503
Joined: Thu, 09 Aug 2007 , 05:33
Location: TR 1920 A

Re: Kampionati Anglez

Post by tironsi_tr » Mon, 23 Feb 2009 , 20:01

/
Last edited by tironsi_tr on Fri, 27 Feb 2009 , 09:16, edited 1 time in total.
Se Tirones Deri Me Sot Vec Tironsi 24Karat i Ka Dal Zot!!!!

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Re: Kampionati Anglez

Post by Edmond-Cela » Mon, 23 Feb 2009 , 20:27

vllaznia1919 wrote:Ja kalosh mire naqe.Neshje e bukur boll.
flm naq.
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati Anglez

Post by fpjalmi » Mon, 23 Feb 2009 , 23:15

shkodrinon shkruan

Buffon asht portieri ma i mire per mendimin tem. Kto kohe ka kene i demtum.
Casillas asht ne vend te dyte. Te tjert jan larg simas mejet

__________________________________________________________

un nuk di qa me te than por me sa di un van der star ka hanger ma pak gola se asnji portier tjeter kur lute me juven dhe me sa di un ka dale portieri me i mire ne bote 4 here kurse bufoni 1 here .

van der stat asht plak naqe e bufon asht i ri e prap nuk me mbushet mendja se bufon asht ma i mire .

si mund te jete bufoni portieri ma i miree ne itali kur kete vit ka hanger gola ma shum se cdo portier.

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Kampionati Anglez

Post by Skodrinon » Tue, 24 Feb 2009 , 00:59

kur ke mrojtje kot han gola shum. nuk ka pun portieri.
juventus shiti van der sar dhe bleu buffon nja 50 milion euro vetem se holllandezi ja hupi 2 kampionate.

Ledi1920
Fanatics
Fanatics
Posts: 1410
Joined: Fri, 21 Nov 2008 , 15:34
Skuadra: Tirona,Bayern
Location: Tiron

Re: Kampionati Anglez

Post by Ledi1920 » Tue, 24 Feb 2009 , 11:04

tironsi_tr wrote:Vallaj pritjet qe ka bo Beqaj kundrra Portugalise brenda 1 neshje nji pas nji, tu pas diva te futbollit boteror perballe si ka nxjerr as Bufoni, Cesar etj.

Fan # 1 Beqaj

Po sduket portieri me nje ndeshje...
Po golin qe hongri ne Hungari :x :?
Image

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Kampionati Anglez

Post by GOLDIAN » Tue, 24 Feb 2009 , 18:10

portier per mendimin tem asht ky belgu i glandbach qa i ka ba mremenit ai nje zot e din
i perjashtuar

shv13
Moderator
Moderator
Posts: 1174
Joined: Mon, 24 Jul 2006 , 19:25
Location: torino
Contact:

Re: Kampionati Anglez

Post by shv13 » Tue, 24 Feb 2009 , 18:41

pjalmi mos te vijne keq se ti don me e mbrojte vd sarin se asht hollandez me zor.Me buffonin s krahasohen pavaresisht se asht italian e mu s mi kande hic po meritat s mund t ja mohosh.
Mbrojtja e juves asht e dyta ne serie A mbas interit per gola te pesum kjo per merite edhe t buffonit.
Me fole ne tym e me tifozllek asht kollaj...qe edhe linkun ku jane fitusit e portierit ma t mire t vitit...
http://it.wikipedia.org/wiki/Portiere_dell'anno_IFFHS
kuq e blu asht flamuri,
qe valvitet ne shkallet prej guri,
tane tjereve diftonja,
si tradhtojme kurre na kta bojna...

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Kampionati Anglez

Post by GOLDIAN » Tue, 24 Feb 2009 , 23:50

o shv13 shife kete protierin e glandbach qe ka mrojtjen ma te dobet po qe ban pritje spektakolare nga ndeshja ne ndeshje
ishalla e merr bayerni
i perjashtuar

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Re: Kampionati Anglez

Post by vllaznia1919 » Sun, 01 Mar 2009 , 17:10

Per mu jane ne kyt renditje:Buffon,Julio Cesar,Casillas!
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati Anglez

Post by fpjalmi » Tue, 03 Mar 2009 , 04:27

Mançesteri pushton “Uemblin”
Pas penalltive, skuadra e Fergusonit fiton “Carling Cup” për herë të tretë në histori
Totenhemi gjunjëzohet në fund të 120 minutave lojë. Heroi është portieri Foster


“Djajtë e kuq” ngritën
në “Uembli”
trofeun e parë të
këtij sezoni, pikërisht “Carling
Cup”, që më parë ishte
fituar vetëm dy herë në historinë
e klubit (1992, 2006).
Në finalen e djeshme, që
ndiqej nga 88217 tifozë në
shkallët e stadiumit,
djemve të Sër Aleks Fergusonit
iu desh gjuajtja e penalltive
për të mposhtur
Totenhemin (4-1). Heroi i
Mançesterit ishte portieri i
talentuar, Ben Foster, i cili
priti gjuajtjen e dytë të
Xhemi O’Hara, ndërsa në
11-metërshin e tij Deivid
Bentlit goditi shtyllën. Kampionët
në fuqi të Anglisë
nuk gabuan asnjë nga gjuajtjet
dhe në këtë mënyrë, arritën
të ngrenë trofeun e 24-
t të Aleks Ferusonit që prej
mbërritjes në “Old Treford”,
rreth 22 vjet më parë.
Në këtë sfidë, skocezi vendosi
të lërë jashtë loje Uejn
Runin, Dimitar Berbatovin
dhe Majkëll Kerrik, ndërsa
mbajtësit e këtij kompeticioni
u hodhën në fushë me
formacionin më të mirë.
Ndonëse loja ishte me një
ritëm të lartë, rezultati i
minutave të rregullta dhe
30’ të shtesës përfundoi me
rrjeta të paprekura. Të
parët që kërcënuan portën
kundërshtare ishin “djajtë
e kuq”, të cilët me anë të
sulmuesit Tevez, gjuajnë
shumë pranë kuadratit të
portës në minutën e tretë.
Fillimi i ndeshjes është një
dominim total i skuadrës së
Fergusonit, ndërkohë që
Roman Pavljuçenko dhe
Darrent Bent fillojnë të dalin
në zonën kundërshtare
vetëm pas 30 minutave lojë.
Në të 65’, “Spërsat” i afrohen
shumë pranë kalimit
në avantazh, por topi i
gjuajtur nga Zokora kalon
shumë pranë shtyllës anësore.
Një fat të tillë do të
ketë edhe Kristiano Ronaldo
në fundin e kohës së
rregullt, kur me një tentativë
nga larg, godet shtyllën.
Minutat e shtesës do
të kalojnë me lojë të kontrolluar
nga të dyja skuadrat,
si në mbrojtje, ashtu edhe
në sulm. Kështu, fati i
takimit u përcaktua nga
pika e bardhë e penalltisë.
Të parët që gjuajnë janë kampionët,
me anë të veteranit
Rajan Gigs, i cili nuk gabon.
Ndërsa O’Hara dorëzon
topin në duart e Ben
Forster. Gjuan Tevez dhe
dyfishon avantazhin,
ndërkohë që Korluka rikuperon
disi. Ronaldo
shënon në tentativën e
tretë, kurse Deivid Bentli
dështon dhe falë golit të
shënuar më pas nga Anderson,
“djajtë” pushtojnë
“Uemblin”.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati Anglez

Post by fpjalmi » Tue, 03 Mar 2009 , 04:28

“Prioritet janë titulli e Champions-i”

Sër Aleks Ferguson

e pohoi se prioriteti i tij në këtë sezon mbetet fitimi i Premier Ligës,
ndërkohë që fitimi i “Carling Cup” cilësohet si sukses i madh prej tij. “Djemtë shkuan drejt
penalltive shumë të bindur te suksesi, - tha Ferguson për ‘Sky Sports’. - Ben Foster bëri pritje
fantastike dhe i dhuroi skuadrës këtë trofe. Mendoj se mund ta kishim mbyllur takimin pa kohën
shtesë dhe të jem i sinqertë, për një moment mendova se Totenhemi e fitoi sfidën, kur pashë
se 90 minutat përfunduan me porta të paprekura. Prandaj zgjodha të hedh në fushë lojtarë më
të freskët, që t’i jepnim në tepër frymëmarrje lojës. Fatmirësisht, arritëm të tregoheshim të
saktë nga pika e bardhë dhe fituam ‘Carling Cup’. Jam shumë i gëzuar për këtë, por dua të
rikujtoj se prioriteti ynë mbeten Premier Liga dhe Liga e Kampioneve”, nënvizoi Ferguson.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati Anglez

Post by fpjalmi » Tue, 03 Mar 2009 , 04:29

Skuadra e Martin O’Nill ka barazuar 2-2 në shtëpi përballë Stok Sitit
Aston Vilës i vidhet fitorja në fund

Pas eliminimit nga Kupa e Anglisë dhe nga Kupa UEFA,
Aston Vilës i shtohet një tjetër rezultat i hidhur, si barazimi
me Stok Sitin. Në ndeshjen e luajtur dje, të besuarit e
Martin O’Nill ishin në avantazh të dyfishtë (Petrov 45’,
Kerju 79’) deri tri minuta para përfundimit të takimit, por
dy gola të shpejtë nga Shoukros (87’) dhe Uelan (91’), bëjnë
që ndeshja e luajtur në “Villa Park” të përfundojë me shifra
të barabarta. Në këtë mënyrë, Aston Vila humbet
mundësinë për të blinduar vendin e katërt, me 8 pikë diferencë
nga Arsenali. Fitore të rëndësishme ka arritur të sigurojë
Blekbërni në fushën e Hull Sitit, teksa fitoi me rezultatin
e ngushtë 2-1, ç‘ka solli rokadë në zonën e ftohtë të
renditjes. Boltoni vazhdon serinë e rezultateve pozitive në
fushën e vet, teksa edhe këtë fundjavë arriti të fitojë me vështirësi
përballë Njukasëllit. Me të njëjtin rezultat përfundon
edhe takimi tjetër, ai midis Uest Hemit dhe Njukasëllit.
Skuadra e trajnerit italian, Xhanfranko Zola, e zgjidhi rezultatin
e takimit në mesin e pjesës së dytë, me anë të Kolison.
Ky do të ishte edhe goli vendimtar i ndeshjes, për fitoren
e skuadrës londineze, që mban vendin e shtatë.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati Anglez

Post by fpjalmi » Tue, 03 Mar 2009 , 04:31

TË SHTUNËN
Everton-Uest Bromuiç 2-0
Arsenal-Fulham 0-0
Çelsi-Uigan 2-1
Midëllsborou-Liverpul 2-0
DJE
Hull-Blekbërn 1-2
Ashbi 79’/Uarnok 34’, Endrjus 36’
Uest Hem-Mançester Siti 1-0
Kolison 71’
Boltoni-Njukasëll 1-0
Gardner 47’
Aston Vila-Stok Siti 2-2
Petro 45’, Kerju 79’/
Shoukros 87’, Uelan 90’


JAVA E ARDHSHME
TË MARTËN (3 MARS)
Portsmuth - Çelsi 20:45
Uest Bromuiç - Arsenal 20:45
Liverpul - Sanderlend 21:00
TË MËRKURËN (4 MARS)
Mançester S. - Aston Vila 20:45
Njukasëll - Mançester J. 20:45
Stok S. - Bolton 20:45
Uigan - Uest Hem 20:45
Blekbërn - Everton 21:00
Fulham - Hull 21:00
Totenhem - Midëllsborou 21:00


Renditja

1. Mançester J. 26 19 5 2 46-11 62
2. Çelsi 27 16 7 4 47-16 55
3. Liverpul 27 15 10 2 43-20 55
4. Aston Vila 27 15 7 5 42-27 52
5. Arsenal 27 12 10 5 38-25 46
6. Everton 27 12 8 7 36-28 44
7. Uest Hem 27 10 6 11 33-34 36
8. Uigan 27 9 8 10 27-26 35
9. Fulham 26 8 10 8 24-22 34
10. Bolton 27 10 3 14 30-38 33
11. Mançester S. 27 9 5 13 43-36 32
12. Sanderlend 26 8 7 11 27-33 31
13. Hull 27 7 8 12 33-50 29
14. Totenhem 26 7 7 12 28-32 28
15. Njukasëll 27 6 10 11 33-43 28
16. Portsmuth 26 7 7 12 29-43 28
17. Blekbërn 26 6 8 12 30-43 26
18. Midëllsborou 27 6 8 13 20-36 26
19. Stok 27 6 8 13 25-44 26
20. Uest Bromuiç 27 6 4 17 24-51 22

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati Anglez

Post by fpjalmi » Mon, 09 Mar 2009 , 00:23

Fergi, ora për të dalë në pension
“Largimi nga Mançesteri më tremb, sepse nuk do ta imagjinoja jetën pa futbollin”
Trajneri legjendar i “djajve të kuq” është ende në udhëkryq mbi të ardhmen e tij


Sër Aleks Ferguson tha
dje se karriera e tij në
stolin e Mançester
Junajitd është në fazën e “gjuajtjeve
të penalltive” pasi askush
nuk e di me siguri se kur do t’i
japë ai lamtumirë profesionit.
“Kumbari” i të gjithë trajnerëve
të Premier Ligës, ndihet në
gjendje të mirë shëndetësore,
edhe pse është 68 vjeç dhe
skuadra që ai drejton është në
kulmin e suksesit, teksa po
dominon Premier Ligën, Ligën
e Kampioneve, “Carling Cup”
dhe Kupën e Anglisë. Edhe në
ndeshjen e djeshme përballë
Fulhamit, skuadra e Fergusonit
tregoi supremacinë që e karakterizon
dhe fitoi lehtësisht 4-
0. Në fakt, teksa ndjek skuadrën
e tij të shkëlqyer, Fergusoni
shprehet i lumtur për çdo
minutë loje, megjithatë, asgjë
nuk e entuziazmon atë për të
fshehur natyrën e realistit. Dihet
mjaft mirë se mbretërimi i tij
në “Old Trafford” nuk do të
zgjasë përgjithmonë. Largimi i
tij nga bota e futbollit do të lërë
një boshllëk të madh në arenën
evropiane përsa i përket lojës
së bukur që ai i ka sjellë futbollit
modern. Në një nga intervistat
e tij më të çiltra dhe më emocionuese,
trajneri skocez i
Mançester Junajtid u shpreh:
“Kur festova 60-vjetorin, i bëra
të njëjtën pyetje vetes. Kur do të
largohem? Për pak kohë, isha i
vendosur të dorëzoja detyrën,
por shumë shpejt e mblodha
mendjen dhe pas disa bisedave
me familjen, e kuptova se ishte
vendim i gabuar. Ndërsa sot, i
trembem idesë për largim. Ka
shumë kohë që jam në drejtimin
e skuadrës dhe kur mendoj të
largohem, kam frikë se sistemi
im do të bjerë në një kolaps të
vërtetë. Kam vendosur të mos
ia bëj më këtë pyetje vetes. Tri
gjera mund të më largojnë nga
puna ime: 1. shëndeti, 2. humbja
e kënaqësisë ndaj këtij sporti,
3. pafuqia për sfida të reja.
Çdo verë i studioj mirë këto tri
gjëra. E para që bëj është vizita
te mjeku. Para, katër a pesë
vitesh mora një stimulues kardiak
për të vijuar punën, ndërsa
sot nuk di se çfarë të bëj. Jam
me të vërtetë në gjuajtjen e 11-
metërshave të karrierës sime si
trajner. Në verë do të takoj sërish
mjekun dhe pres që ai të
më thotë: “Trajner je 67 vjeç. Do
të ndiesh gjithnjë e më shumë
dhimbje të kurrizit. Ndonjëherë,
do ta kesh të vështirë të
ngrihesh në mëngjes. Kjo do të
jetë edhe gjuajtja e penalltive”.
Përgjatë viteve Ferguson ka
treguar se është mjeshtër si trajner.
Formon lojë inteligjente,
jep motivimi dhe ka teknikë të
klasit të lartë. Përveç kësaj, skocezi
dallohet edhe për raportet
e ngushta me lojtarët e tij. “Më
pëlqen t’ju rikujtoj rrënjët e tyre,
në këtë mënyrë ata mësojnë se
nga vijnë prindërit e tyre dhe
gjyshërit e tyre. Dua që ata të
mendojnë për historinë e
familjes së tyre, në mënyrë që
të ruajnë vlerat kulturore. Jam
i sigurt se futbollistët mund
t’i bëjnë ballë gjithçkaje, nëse
mbajnë një karakter brenda
vetes. Përpiqem t’i prek në
zemër lojtarët e mi.”

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati Anglez

Post by fpjalmi » Mon, 09 Mar 2009 , 00:23

Mançesteri Junajtid dhe Çelsi
sigurojnë gjysmëfinalet
Transferta e Çelsit në Koventri për ndeshjen e vlefshme për
Kupën e Anglisë rezultoi e suksesshme, pasi golat e shënuar
nga Didier Drogba dhe Aleks, në secilën pjesë u dhanë të drejtë
atyre të kalojnë në gjysmëfinalen e këtij kompeticioni. Ndërkohë,
paraqitje të shkëlqyer në këtë takim ka bërë lojtari i huazuar
në merkaton e dimrit, Rikardo Kuarezma. Skuadra që renditet
në mes të tabelës së Çempionshipit, Koventri, luajti përballë
miqve londinezë pa mbrojtësin Den Foks, ndërsa Markus Holl u
rikthye si titullar pas një periudhe të gjatë dëmtimi. Te skuadra
tjetër u aktivizua që në minutën e parë “djali i keq”, Eshli Kol, për
të cilin trajneri Gus Hidink njoftoi se do të merrte masa ndëshkuese
pas gjestit të shëmtuar të shkaktuar ndaj uniformave blu
të policisë, nën ndikimin e alkoolit. Edhe ndeshja tjetër foli për
gjigantët e Premier Ligës, teksa Mançester Junajtid dominoi totalisht
në stadiumin “Craven Cottage” dhe fitoi 4-0 ndaj Fulhamit.
Serinë e golave për skuadrën e Fergusonit e hapi argjentinasi
Karlos Tevez në minutën e 20-të. 15 minuta më pas do të
jetë përsëri, ai që do të kthejë në portë një krosim të Uejn Runit,
duke dyfishuar rezultatin. Po kaq gola u shënuan edhe në fragmentin
e dytë të takimit, kur rrugën e rrjetës e gjeti Uejn Runi
(50’) dhe koreano-jugori, Ji Sung Park (81’).
TRAJNERI I ARSENALIT
Arsen Venger: Presim me
padurim rikthimin e Ualkotit
Trajneri i Arsenalit, Arsen Venger, pohoi ditën e djeshme se
ndihet tepër i lumtur që në ndeshjen përballë Bërnlit do t’i
kthehet lojtari që ka befasuar më shumë në këtë sezon në
radhët e “topçinjve”, pikërisht fantazisti, Teo Ualkot. 20-
vjeçari anglez nuk luan që prej nëntorit të shkuar kur pësoi
një dëmtim në shpatull gjatë përgatitoreve me Kombëtaren e
Anglisë, e cila do të ndeshej në miqësore me Gjermaninë.
Pas këtij dëmtimi, talenti i Arsenalit u detyrua t’i nënshtrohet
një operacioni dhe ndeshja e sotme në “Emirates” do të jetë
e para që prej atij incidenti. “Është shumë e rëndësishme që
shoh sesi do të përgjigjet ai pas dëmtimit në shpatull. Mendoj
se është në formë mjaft të mirë fizike dhe morale për të
treguar aftësitë që zotëron. Të shohësh atë në fushë është
gjithmonë kënaqësi si për mua si trajner, ashtu edhe për
tifozët e skuadrës sonë, - tha për ‘Mirror’ trajneri i Arsenalit.
– Megjithatë ndryshimi midis stërvitjes dhe aktivizimit në
ndeshje zyrtare është i dukshëm. Teo është në formë të
mirë, por do t’i duhet edhe pak kohë për t’u përshtatur në
fushën e lojës”. Një tjetër i kthyer nga dëmtimi është edhe
kroati Eduardo, i cili u dëmtua gjatë fitores 4-0 ndaj Kardifit
në raundin e katërt të kupës.
Kupa e Anglisë
DJE
Koventri-Çelsi 0-2
Drogba 15’, Aleks 73’
Fulham-Mançester J. 0-4
Tevez 20’, 35’, Runi 50’ Park 81’
SOT
Arsenal - Bërnli 14:30
Everton - M’borou 17:00

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati Anglez

Post by fpjalmi » Mon, 09 Mar 2009 , 00:24

Arsen Venger: Presim me
padurim rikthimin e Ualkotit
Trajneri i Arsenalit, Arsen Venger, pohoi ditën e djeshme se
ndihet tepër i lumtur që në ndeshjen përballë Bërnlit do t’i
kthehet lojtari që ka befasuar më shumë në këtë sezon në
radhët e “topçinjve”, pikërisht fantazisti, Teo Ualkot. 20-
vjeçari anglez nuk luan që prej nëntorit të shkuar kur pësoi
një dëmtim në shpatull gjatë përgatitoreve me Kombëtaren e
Anglisë, e cila do të ndeshej në miqësore me Gjermaninë.
Pas këtij dëmtimi, talenti i Arsenalit u detyrua t’i nënshtrohet
një operacioni dhe ndeshja e sotme në “Emirates” do të jetë
e para që prej atij incidenti. “Është shumë e rëndësishme që
shoh sesi do të përgjigjet ai pas dëmtimit në shpatull. Mendoj
se është në formë mjaft të mirë fizike dhe morale për të
treguar aftësitë që zotëron. Të shohësh atë në fushë është
gjithmonë kënaqësi si për mua si trajner, ashtu edhe për
tifozët e skuadrës sonë, - tha për ‘Mirror’ trajneri i Arsenalit.
– Megjithatë ndryshimi midis stërvitjes dhe aktivizimit në
ndeshje zyrtare është i dukshëm. Teo është në formë të
mirë, por do t’i duhet edhe pak kohë për t’u përshtatur në
fushën e lojës”. Një tjetër i kthyer nga dëmtimi është edhe
kroati Eduardo, i cili u dëmtua gjatë fitores 4-0 ndaj Kardifit
në raundin e katërt të kupës.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati Anglez

Post by fpjalmi » Mon, 09 Mar 2009 , 00:25

1 Mançester J. 27 20 5 2 48-12 65
2 Çelsi 28 17 7 4 48-16 58
3 Liverpul 28 16 10 2 45-20 58
4 Aston Vila 28 15 7 6 42-29 52
5 Arsenal 28 13 10 5 41-26 49
6 Everton 28 12 9 7 36-28 45
7 Uest Hem 28 11 6 11 34-34 39
8 Mançester S. 28 10 5 13 45-36 35
9 Uigan 28 9 8 11 27-27 35
10 Fulham 27 8 10 9 24-23 34
11 Bolton 28 10 3 15 30-40 33
12 Totenhem 28 8 8 12 33-33 32
13 Sandërlend 28 8 8 12 28-36 32
14 Hull 28 8 8 12 34-50 32
15 Stok 28 7 8 13 27-44 29
16 Njukastëll 28 6 10 12 34-45 28
17 Portsmuth 27 7 7 13 29-44 28
18 Blekbërn 27 6 9 12 30-43 27
19 Midëllsbrou 28 6 8 14 20-40 26
20 Uest Bromuiç 28 6 4 18 25-54 22

Post Reply