Page 8 of 19
Posted: Mon, 05 May 2008 , 17:50
by kuqeblu
Pa tan shkodrant lujn per tropojen ma naqe, Vllaznia let me fmi. Vit per vit e shtyjm deri n'play-off, po manej rrahena si gamari n'duhan.
Posted: Mon, 05 May 2008 , 18:32
by visho
po pse mar kaq shum kekan kab ata tropojs me tardh keq pra metaman mas me dal nji njiri persmarit e me ba nji ekip taman e ba mi pa tan kan miliona
Posted: Mon, 05 May 2008 , 19:08
by kuqeblu
Tropojen e ka njeni qi asht i krymun n'lek, pronar i SIGAL-it dhe Peugeot Albania. Shkodranve ton i nep lek shum pranej kan shku te tropoja, qi defacto asht ekipi i 5-t i tirans, mas Tirans, Dinamos, Partizanit, e Studentit, se i lujn neshjet mren n'Tiran (z'don men se hajde shka deri n'tropoj me lujt basketboll).
Un pata nigju iher qi ai qi ka Top Channel-in dhe Lori Caffe-n, qi ka ken (s'e di a asht ma) president i boksit t'Vllaznis, pat dasht me ble edhe ekipin e basketbollit, po manej e la.
Posted: Wed, 07 May 2008 , 15:54
by PARTIZANI
me hidherim te thell njoftoj qe tirana u shpall kampione ne basketboll per meshkuj
Posted: Wed, 07 May 2008 , 15:56
by kuqeblu
PARTIZANI wrote:me hidherim te thell njoftoj qe tirana u shpall kampione ne basketboll per meshkuj
Partizan, ke me hanger naj denim te rand per kshi lajmesh qi na jep diten e finales
Posted: Wed, 07 May 2008 , 16:00
by PARTIZANI
Posted: Wed, 07 May 2008 , 21:26
by visho
ti a je me ne a me tiranen ta marrim vesht
Posted: Wed, 07 May 2008 , 21:49
by sportist_shkodran
Hahahahahaha po te jet puna per marrveshje e ban me tiranen jo me vllaznin.
Posted: Thu, 08 May 2008 , 16:48
by PARTIZANI
mes vllaznise e tiranes jam me vllaznine
Real vorfa
Posted: Sat, 05 Jul 2008 , 17:20
by Feriku
edituar
Posted: Sun, 06 Jul 2008 , 12:36
by Admin
Reali let me ekipin e Domodossola ne Itali C2 zona e Piemonte. Sezonin qe sapo u mbyll ka kene nje nder lojtaret ma te mire te ekipit te vet.
Ishalla Real Vorfa vaazhdon me ba lojna te mira.
Posted: Sun, 06 Jul 2008 , 14:26
by shv13
gati tane bashkemoshataret e njofin realin e me ca kam ndi edhe ktu n itali ka lujte bajagi mire ne kategorine e vet..
perimend qe kto lajme s kane lidhje me sportin aq ma teper kur jane gjana private...e per ma teper qe s duhet t jene as e vertete...
Posted: Sun, 06 Jul 2008 , 14:36
by kuqeblu4ever
Ca jane keto fjale, Admin te lutem editoje pak postimin e masiperm se nuk ka lidhje tek kjo teme aq ma teper qe jane gjana personale. Realin e kam pas shok klase e shpresoj te mos jete e vertete. Asht djale i respektum si dhe basketbollist shume i mire.
Posted: Sun, 06 Jul 2008 , 19:57
by PARTIZANI
kam degjuar per kete basketbollist.cfare thuhet ne lidhje me te se s'arrita ta lexoj artikullin
Posted: Mon, 07 Jul 2008 , 11:29
by Miri
Starton sot Kupa e Promocionit ne basketboll
E Hene, 07 Korrik 2008
Ekipi i basketbollit shqiptar per femra, i drejtuar nga trajneri Viron Toska dhe zevendes trajnere Edra Alibegaj, u nis dje drejt Luksemburgut ku do te marre pjese ne Kupen e Promocionit, qe do te zhvillohet nga datat 7-12 korrik 2008. Shqiperia ben pjese ne grupin A se bashku me Skocine, Uellsin dhe Malten. Ne grupin B bejne pjese Luksemburgu, Gjiblartari, Andorra dhe Monako. Ne dispozicion te teknikeve Toska dhe Alibegaj jene lojtaret, Elona Hasanaj, Migena Plasa, Enkela Deneko, Ina Permeti, Valbona Sako, Artemida Myrto, Brikena Caktci, Karolina Kostallari, Elektra Zyka, Fabiola Permeti, Rezarta Hoxha, Elsa Lamce, Aida Cani, Enkelejda Aliaj. Sipas skemes, dy skuadrat me te mira te cdo grupi do te ndeshen midis tyre ne gjysmefinale (A1-B2 dhe B1-A2), ku fitueset do te luftojne per Kupen e Promocionit, nje trofe ky qe i hap dyert kombetares fituese per pjesemarrjen ne aktivitetet me te medha te basketbollit kontinental.
Posted: Tue, 08 Jul 2008 , 18:55
by Miri
Malta shkatërron Shqipërinë me shifrat 80-55 në Divizionin C
Kombëtarja shqiptare e basketbollit për femra i nis keq ndeshjet e Kampionatit Evropian 2008. Në sfidën e tyre të parë në Grupin B të Divizionit C, vajzat kuqezi janë shkatërruar me rezultatin 80-55 nga përfaqësuesja malteze. Fillimi i skuadrës së drejtuar nga Viron Toska ka qenë i keq që në periodën e parë, ku Shqipëria ka realizuar vetëm 9 pikë, ndërkohë që Malta gjendej në kuotën e 24 pikëve. Edhe dy periodat e tjera, përfaqësuesja jonë ka qenë inferiore, duke i humbur me rezultatet 10-21 dhe 19-21, ndërkohë që kanë arritur të dominojnë vetëm në 10 minutat e fundit të lojës, ku kanë fituar 17-13. Basketbollistja më e mirë në fushë ka qenë padyshim australiania e natyralizuar me pasaportë malteze, Rebeka Brinkat Thoresen. 30-vjeçarja ka regjistruar 34 pikë të realizuara dhe 5 rebaunde. Për Shqipërinë ka spikatur Brikena Çakiçi me 15 pikë. Sot Shqipëria luan me Uellsin, që u mposht 62-46 nga Skocia.
Posted: Wed, 09 Jul 2008 , 11:37
by Miri
Shqipëria shkatërron Uellsin, tani është e dyta në renditje
Basketboll/ Femrat kuqezi fitojnë 79-49 dhe sot luajnë ndaj Skocisë
Më në fund, Shqipëria shijon edhe fitoren e parë në Kampionatin Evropian për femra. Ky është lajmi i gëzueshëm që vjen nga kampin e sportistëve kuqezi, të cilët kanë triumfuar përballë përfaqësueses së Uellsit. Rezultati përfundimtar i takimit ka qenë shumë i thellë (79-49). Është pikërisht kjo diferencë që tregon edhe dominimin e basketbollisteve shqiptare, të cilat që në periodën e parë kanë demonstruar edhe qëllimin e tyre për fitimin e këtij takimi. Në këtë periodë, ata e kanë mbyllur me rezultati 14-6. Ndërkohë që në periodën e dytë edhe pse uellsianet kanë reaguar, ajo është fituar nga kuqezinjtë 15-21. Po ashtu, shqiptaret kanë fituar edhe dy periodat e tjera 14-17 e 14-27, duke fiksuar rezultatin përfundimtar 79-49. Shënuesja më e mirë shqiptare në këtë takim ka qenë E. Deneko (19 pikë). Shqipëria tashmë është në kuotën e 3 pikëve dhe mban vendin e dytë (3 pikë), pasi në ndeshjen parë është mundur 80-55 nga Malta e vendit të parë (4), Skocia (2) dhe i fundit Uellsi (2). Ndeshjen e fundit në grup do ta luajnë sot ndaj Skocisë.
Posted: Wed, 09 Jul 2008 , 18:45
by Admin
Urime basketbollisteve shqiptare, ishalla marrin nji fitore kunder Skocise .
Posted: Thu, 10 Jul 2008 , 15:56
by Miri
Shqipëria, në gjysmëfinale
Kanë vuajtur shumë, por më në fund kanë mundur të kualifikohen për në gjysmëfinalet e Evropianit. Ka qenë ky rezultati përfundimtar i ndeshjeve në grupin B për femrat e kombëtares sonë të basketbollit, të renditura të dytat me 5 pikë. Në vendin e parë u rendit Malta, e cila i kishte shkaktuar edhe humbjen e vetme Shqipërisë. Për t‘u kthyer te ndeshja e djeshme, mund të pohojmë se ka qenë shumë emocionuese deri në sekondat e fundit të saj, të cilat kanë qenë vendimtare. Vajzat kuqezi dominonin në 2 periodat e para 22-15 dhe 20-12. Ndërkohë që kanë humbur 2 periodat e tjera 10-16 24-18. 22 sekonda nga fundi i periodës së katërt dhe i të gjithë lojës, vajzat kuqezi ndodheshin një pikë përpara: rezultati 68-67. Rezultatin final të sfidës e vendosin gjuajtjet e lira të Artemida Myrto dhe në fund Shqipëria fiton 70-67, duke siguruar vendin e dytë në Grupin B të Divizionit C.
Posted: Thu, 10 Jul 2008 , 15:57
by Miri
ta marrsha direkt per finale jena sna nal njeri