Page 70 of 230
Posted: Mon, 26 May 2008 , 16:01
by Admin
Kosovari Jusufi, “firoja” e pare e Vllaznise
Ka ardhur ne janar me shume buje ne Shkoder dhe u menduar se do ishte nje lider per kete skuader ne repartin e sulmit por nuk ka rezultuar aspak keshtu. kosovari Alban Jusufi per te cilin u tha se ka luajtur edhe ne futbollin italian, ka luajtur vetem pak ndeshje e minuta me Vllaznine duke shenuar me te vetem nje gol, ate ndaj Skenderbeut. Si titullar ka qene ne fushe vetem nje ndeshje nderkohe qe ne disa te tjera ka luajtur nga pak minuta. Ne total 190 minuta, qe do te thote shume pak per nje lojtar qe u ble per te qene i rendesishem. Duke qene keshtu, vete lojtari eshte merzitur nga situata e krijuar dhe i ka kerkuar presidentit te Vllaznise Fushaj prishjen e kontrates. Edhe ky i fundit ka patur te njejtin mendim dhe behet e ditur se dy palet i kane dhene doren njera-tjetres duke nderprere bashkepunimin mes tyre. Ne kete menyre Jusufi eshte “firoja” e pare ne merkato per kuqeblute.
-------
Pritej ma teper prej tij, por kam pershtypjen se nuk ia asht dhane hapsina e duhun per me tregu vedin.
Posted: Mon, 26 May 2008 , 16:55
by vllaznia1919
Veq te na nodhin kta gjana!!!!Nji lojtar qe ka lujt neper Eurpe keka i pavlefshem per Vllaznine!!!!
Nese ishalla Albanit i prihet mare kudo qe te shkojne e ishalla kta karfilat tone vejn men ne kry per sot i vjet!
Keni me ndi blemjet qe asht tuj ba presidenti jone.Ishalla e kam gabim por kam ndi do muhabete me u idh gazit!
Posted: Wed, 28 May 2008 , 14:37
by Admin
Canaj, seleksionimi i te rinjve ne datat 7-15 qershor
Kete vit do punohet ndryshe me seleksionimin e te rinjve ne kampin shkodran. Nuk do qendrohet me vetem tek propozimet e trajnereve qe punojne me moshat per kalimin e tyre tek ekipi i pare por do jete vete trajneri i te rriturve ai qe do perzgjedhe. Per kete arsye presidenti Fushaj i ka kerkuar trajnerit Canaj te beje nje seleksionim njejavor te elementit me te mire. Te perzgjedhurit me pas do te bashkohen me pjesen tjeter te skuadres ne fazen pergatitore qe do te zhvillohet jashte vendit. Sesa do jete numri i lojtareve qe do te perzgjidhen apo i atyre qe do testohen, kjo mbetet per t’u pare ngaqe priten propozimet e te gjithe trajnereve qe punojne me ekipet zinxhire ne Shkoder. Nje menyre e tille seleksionimi pritet te jape frutet e veta ne menyre qe Canaj te evidentoje ato lojtare qe do te kete ne skuader pastaj per sezonin e ri. Ende nuk ka asgje konkrete por ne “siten” e tij duket se do jene edhe lojtaret qe sezonin e fundit kane qene te huazuar ne ekipe te tjera si Guri, Kepi, Perfati, Terolli e ndonje tjeter. po ashtu pritet qe ne seleksionim te jene edhe 2-3 lojtare nga Ada te cilet kane bere nje paraqitje shume te mire ne sezonin qe sapo lame pas ku emri me i lakuar eshte ai i organizatorit Lini.
Posted: Wed, 28 May 2008 , 14:38
by Admin
Shtupina e Rraboshta, kontrata te gjate me klubin
Jane dy prej lojtareve te perspektives. I pari madje ka qene edhe me pare pjese e kuqebluve nderkohe qe ne sezonin e fundit pat luajtur si i huazuar. Fillimisht me Aden ne fazen e pare nderkohe qe nga janari kaloi ne Korçe tek Skenderbeu ku ishte lojtari me i mire i ketij ekipi, njekohesisht edhe autor i tre golave ne kampionat. Kjo paraqitje e mire e tij ka bere qe drejtuesit e klubit Vllaznia te mendojne per rifreskimin e nje kontrate me te. Per kete arsye ditet e fundit behet e ditur se Ndriçim Shtupina ka firmosur nje kontrate trevjeçare me kuqeblute. Nje tjeter lojtar qe ka firmosur keto dite me presidentin Fushaj eshte edhe sulmuesi 18 vjeçar Rraboshta. I ardhur nga ekipi i te rinjve, ai luajti me sukses ne rradhet e kuqebluve ne ndeshjet e fundit te kampionatit dhe per rrjedhoje arriti te shenoje edhe tre gola. Nje paraqitje e tille ka bere qe klubi t’i afroje firmosjen e nje kontrate te gjate dhe vete lojtari nuk ka ngurruar ta beje nje gje te tille. Per kete arsye, Jasmin Rraboshta do jete pjese e Vllaznise deri ne vitin 2013. siç shikohet, vete klubi ka filluar te ndjeke nje politike afatgjate me firmosjen e kontratave shumevjeçare. Kete e tregon me se miri edhe kontata tjeter trevjeçare e firmosur me lezhjanin Smajli.
Posted: Wed, 28 May 2008 , 14:45
by Admin
Pa me vjen mire qe Vllaznia ma ne fund ka fillu me ba kontrata afatgjata e qe ka fillu me i dhane ma shume besim te rinjve.
Rraboshta asht paraqit mire ne ndeshjet e fundit po kshu edhe Shtupina tek Korca.
Posted: Wed, 28 May 2008 , 15:06
by vllaznia1919
Gjaja e pare me men qe bajne kta karafilat e klubit!
Posted: Wed, 28 May 2008 , 15:35
by Altin
SHTUPINA me pelqente shum si lojtar.Ai ishte lojtari me i mire i Skenderbeut.
Posted: Wed, 28 May 2008 , 16:31
by Edmond-Cela
po me vjen mire per keta te rinjet se per zoten na duhet mentalitet i ri ne skuadre, e ishalla u jetem shum hapesira ne fushen e lojes.
Posted: Wed, 28 May 2008 , 20:00
by vvvllaznia
vllaznia1919 wrote:Veq te na nodhin kta gjana!!!!Nji lojtar qe ka lujt neper Eurpe keka i pavlefshem per Vllaznine!!!!
Nese ishalla Albanit i prihet mare kudo qe te shkojne e ishalla kta karfilat tone vejn men ne kry per sot i vjet!
Keni me ndi blemjet qe asht tuj ba presidenti jone.Ishalla e kam gabim por kam ndi do muhabete me u idh gazit!
merrem me mend qe keta te tont kan pas mundsi me ble edhe Currin por e vlersunen si te pavlefshem.tesh asht nder lojtaret kryesor te kombtares
Posted: Wed, 28 May 2008 , 20:04
by vvvllaznia
Admin wrote:Shtupina e Rraboshta, kontrata te gjate me klubin
Jane dy prej lojtareve te perspektives. I pari madje ka qene edhe me pare pjese e kuqebluve nderkohe qe ne sezonin e fundit pat luajtur si i huazuar. Fillimisht me Aden ne fazen e pare nderkohe qe nga janari kaloi ne Korçe tek Skenderbeu ku ishte lojtari me i mire i ketij ekipi, njekohesisht edhe autor i tre golave ne kampionat. Kjo paraqitje e mire e tij ka bere qe drejtuesit e klubit Vllaznia te mendojne per rifreskimin e nje kontrate me te. Per kete arsye ditet e fundit behet e ditur se Ndriçim Shtupina ka firmosur nje kontrate trevjeçare me kuqeblute. Nje tjeter lojtar qe ka firmosur keto dite me presidentin Fushaj eshte edhe sulmuesi 18 vjeçar Rraboshta. I ardhur nga ekipi i te rinjve, ai luajti me sukses ne rradhet e kuqebluve ne ndeshjet e fundit te kampionatit dhe per rrjedhoje arriti te shenoje edhe tre gola. Nje paraqitje e tille ka bere qe klubi t’i afroje firmosjen e nje kontrate te gjate dhe vete lojtari nuk ka ngurruar ta beje nje gje te tille. Per kete arsye, Jasmin Rraboshta do jete pjese e Vllaznise deri ne vitin 2013. siç shikohet, vete klubi ka filluar te ndjeke nje politike afatgjate me firmosjen e kontratave shumevjeçare. Kete e tregon me se miri edhe kontata tjeter trevjeçare e firmosur me lezhjanin Smajli.
Shtupinen e pash tu lujt ne Shkoder kunder Vllaznis ne shkurt kur shkova ne Shqiperi.Per mendimin tem asht lojtar i vlefshem.
Posted: Thu, 29 May 2008 , 01:38
by vllaznia1919
vvvllaznia wrote:vllaznia1919 wrote:Veq te na nodhin kta gjana!!!!Nji lojtar qe ka lujt neper Eurpe keka i pavlefshem per Vllaznine!!!!
Nese ishalla Albanit i prihet mare kudo qe te shkojne e ishalla kta karfilat tone vejn men ne kry per sot i vjet!
Keni me ndi blemjet qe asht tuj ba presidenti jone.Ishalla e kam gabim por kam ndi do muhabete me u idh gazit!
merrem me mend qe keta te tont kan pas mundsi me ble edhe Currin por e vlersunen si te pavlefshem.tesh asht nder lojtaret kryesor te kombtares
Pash zotin leni kta debila se jane turpi i bots.
Posted: Thu, 29 May 2008 , 17:13
by Edmond-Cela
Zbardhet lista e spastrimeve te Vllaznia
Suad Lici, Armir Grima, Uliks Kotrri, Maringlen Kapaj, Ilir Dibra, Arsen Beqiri, por dhe ndonjë tjetër, nuk janë në planet e skuadrës për sezonin e ri
Që prej përfundimit të sezonit futbollistik 2007–2008 është folur shumë për një spastrim në radhët e Vllaznisë, që do të prekte kryesisht futbollistët që kanë moshë më të madhe se të tjerët. Ndonëse është përfolur vazhdimisht një gjë e tillë, asnjë prej drejtuesve të këtij ekipi nuk kishte dhënë emra konkretë, pavarësisht se nuk donte shumë kohë për t’u menduar dhe për të gjetur se cilët janë lojtarët që mund të mos jenë pjesë e skuadrës shkodrane kur përdorej kriteri “moshë e madhe”. Ka qenë vetë presidenti i këtij ekipi Vlater Fushaj që ka zbardhur ekskluzivisht për gazetën “Metropol Sport” listën e lojtarë që nuk janë në planet e Vllaznisë për të ardhmen. “Suad Lici, Armir Grima, Uliks Kotrri, Maringlen Kapaj, Ilir Dibra, Arsen Beqiri, por dhe ndonjë tjetër, nuk janë në planet tona për sezonin e ri”, - ka thënë në fillim të prononcimit të tij presidenti Fushaj, duke i konsideruar këta futbollistë të lirë për të luajtur me çdo skuadër tjetër në vendin tonë apo jashtë. “Nuk kam asgjë me këta futbollistë, por për një pjesë të mirë të tyre mosha nuk premton një sezon të plotë, qoftë nga zhvillimi i ndeshjeve, aq më tepër në nivelin që duhet një skuadër kampione, që kam besim se do ta ndërtojmë sivjet. Lojtarë që nuk garantojnë më shumë se 15 ndeshje në sezon në nivele të larta, nga 33 të tilla që ka kampionati, nuk e shoh të arsyeshme t’i mbajmë. Kurse ndonjëri prej tyre nuk e ka justifikuar besimin tonë gjatë këtij sezoni, prandaj janë të lirë për të shkuar ku të dëshirojnë apo të kenë oferta”, - ka vijuar më tej në prononcimin e tij numri një i klubit shkodran. Por se çfarë do të bëhet me pjesën tjetër të lojtarëve që kanë mbyllur sezonin presidenti Fushaj përgjigjet: “Me gjithë të tjerët do të thirren e do të bisedohet me ta. Pastaj, në bazë të kontratës dhe kushteve që mund të biem dakord, mund të përcaktohet e ardhmja e tyre të Vllaznia. Kjo do të bëhet gradualisht”, - ka thënë në mbyllje presidenti i Vllaznisë Valter Fushaj në lidhje me largimet nga radhët e këtij ekipi. Sigurisht, një deklaratë e tillë mund të konsiderohet një bombë për mbarë opinionin sportiv, pasi një pjesë e këtyre futbollistëve janë me kontribut shumë të madh në radhët e kuqebluve dhe ndoshta nuk pritej largimi i tyre në këtë mënyrë. Gjithsesi, ky është vendimi i presidentit ekipit shkodran, që është edhe njeriu kompetent për të tilla lëvizje të lojtarëve. Megjithatë, edhe vetë lojtarët e sipërpërmendur pak më lart duket se do të kenë argumentin e tyre në këtë rast, të ngjashëm me këtë apo të kundërt, kjo mbetet për t’u parë në ditët në vazhdim në prononcimet e tyre. Por lojtarët e mësipërm mund të mos jenë të vetmin që mund të largohen nga kuqeblutë për këtë periudhë. Pas kosovarit Alban Jusufi, i cili tashmë konsiderohet i larguar, pasi është arritur kompromisi mes palëve për ta ndërprerë bashkëpunim, mund të ketë edhe të tjerë futbollistë që mund të largohen nga radhët e Vllaznisë. Kujtojmë se Jusufi kishte kontratë me ekipin shkodran deri në janar të 2009-s.
Posted: Thu, 29 May 2008 , 17:30
by Miri
hajde ishalla me kam te mar
Posted: Thu, 29 May 2008 , 18:01
by Altin
[quote="Edmond-Cela"]Zbardhet lista e spastrimeve te Vllaznia
Suad Lici, Armir Grima, Uliks Kotrri, Maringlen Kapaj, Ilir Dibra, Arsen Beqiri, por dhe ndonjë tjetër, nuk janë në planet e skuadrës për sezonin e ri
Që prej përfundimit të sezonit futbollistik 2007–2008 është folur shumë për një spastrim në radhët e Vllaznisë, që do të prekte kryesisht futbollistët që kanë moshë më të madhe se të tjerët. Ndonëse është përfolur vazhdimisht një gjë e tillë, asnjë prej drejtuesve të këtij ekipi nuk kishte dhënë emra konkretë, pavarësisht se nuk donte shumë kohë për t’u menduar dhe për të gjetur se cilët janë lojtarët që mund të mos jenë pjesë e skuadrës shkodrane kur përdorej kriteri “moshë e madhe”. Ka qenë vetë presidenti i këtij ekipi Vlater Fushaj që ka zbardhur ekskluzivisht për gazetën “Metropol Sport” listën e lojtarë që nuk janë në planet e Vllaznisë për të ardhmen. “Suad Lici, Armir Grima, Uliks Kotrri, Maringlen Kapaj, Ilir Dibra, Arsen Beqiri, por dhe ndonjë tjetër, nuk janë në planet tona për sezonin e ri”, - ka thënë në fillim të prononcimit të tij presidenti Fushaj, duke i konsideruar këta futbollistë të lirë për të luajtur me çdo skuadër tjetër në vendin tonë apo jashtë. “Nuk kam asgjë me këta futbollistë, por për një pjesë të mirë të tyre mosha nuk premton një sezon të plotë, qoftë nga zhvillimi i ndeshjeve, aq më tepër në nivelin që duhet një skuadër kampione, që kam besim se do ta ndërtojmë sivjet. Lojtarë që nuk garantojnë më shumë se 15 ndeshje në sezon në nivele të larta, nga 33 të tilla që ka kampionati, nuk e shoh të arsyeshme t’i mbajmë. Kurse ndonjëri prej tyre nuk e ka justifikuar besimin tonë gjatë këtij sezoni, prandaj janë të lirë për të shkuar ku të dëshirojnë apo të kenë oferta”, - ka vijuar më tej në prononcimin e tij numri një i klubit shkodran. Por se çfarë do të bëhet me pjesën tjetër të lojtarëve që kanë mbyllur sezonin presidenti Fushaj përgjigjet: “Me gjithë të tjerët do të thirren e do të bisedohet me ta. Pastaj, në bazë të kontratës dhe kushteve që mund të biem dakord, mund të përcaktohet e ardhmja e tyre të Vllaznia. Kjo do të bëhet gradualisht”, - ka thënë në mbyllje presidenti i Vllaznisë Valter Fushaj në lidhje me largimet nga radhët e këtij ekipi. Sigurisht, një deklaratë e tillë mund të konsiderohet një bombë për mbarë opinionin sportiv, pasi një pjesë e këtyre futbollistëve janë me kontribut shumë të madh në radhët e kuqebluve dhe ndoshta nuk pritej largimi i tyre në këtë mënyrë. Gjithsesi, ky është vendimi i presidentit ekipit shkodran, që është edhe njeriu kompetent për të tilla lëvizje të lojtarëve. Megjithatë, edhe vetë lojtarët e sipërpërmendur pak më lart duket se do të kenë argumentin e tyre në këtë rast, të ngjashëm me këtë apo të kundërt, kjo mbetet për t’u parë në ditët në vazhdim në prononcimet e tyre. Por lojtarët e mësipërm mund të mos jenë të vetmin që mund të largohen nga kuqeblutë për këtë periudhë. Pas kosovarit Alban Jusufi, i cili tashmë konsiderohet i larguar, pasi është arritur kompromisi mes palëve për ta ndërprerë bashkëpunim, mund të ketë edhe të tjerë futbollistë që mund të largohen nga radhët e Vllaznisë. Kujtojmë se Jusufi kishte kontratë me ekipin shkodran deri në janar të 2009-s.[/quote
Me ke do i zevendesoj kta??
Posted: Thu, 29 May 2008 , 18:16
by Miri
Posted: Thu, 29 May 2008 , 18:36
by Admin
Kta deklarata sme duken te mira per klimen tek Vllaznia!!!
si marr vesht kta gazetar tone.
Tek artikulli i sport Ekspres shkruhet tekstualisht:
Mes tyre është diskutuar me seriozitetin më të madh për hapat e mëtejshëm që pritet të hidhen nga klubi Vllaznia.
Ku e din gazetari qe asht diskutu seriozisht kur nuk ka kene i pranishem!!!!
Sdq sa i takon lojtareve pa dasht me ba rolin e specialistit, nuk duhen qe me u dhane emrat neper gazeta por me dale me komunikate per shtyp, dicka ma serioze, sepse lojtare si Lici, Grima kane dhane shume shume per kete Vllazni e smeritojne te trajtohen kshu.
Sa i takon emrave jam dakort me listen e lojtareve qe nuk kan me ken pjese e Vllaznise, por duhet me u pa me kujdes me gjet lojtaret qe kane me gjet si zevendsues.
Per mendimin tem Grima nuk duhet me u largu direkt pa gjet dike qe e zevendson, pasi Bishani(qe personalisht me pelqen shume) nuk mendoj se asht plotsisht i gatshem per Vllaznine, ishte dasht me e aktivizu ma perpara ne menyre qe te merrte eksperiencen e duhun.
Arsen Beqiri, pavarshisht se asht i ri kete sezon nuk ka dhane ate qe duhet dhe per mendimin tem asht ba mire qe nuk asht ne planet e Vllaznise, ishalla i prihet mbare ne ndonji ekip tjeter.
Dibra.... skam koment se di pse e morrme vjet !!! Noshta per sevap....
Lici noshta mund te jene prep i nevojshem per Vllaznine pasi asht nji lojtare i eksperiencet, per ate qe ka dhane per Vllaznine ne vite ishte dasht me tregu ma shume respekt.
Grima, idem si Lici...
Kapaj, te vazhdojne andej ka ka ardh.
Kotrri, ka dhane boll per futbollin edhe i ka ik koha.
Posted: Thu, 29 May 2008 , 20:10
by matrix-kuqeblu
pa qa po dokan me ba valteri me tranjerin dokane me i hjek tane edhe ata qe kane prit topat mas portet deri dje mua po me vjen shume keqe qe po e largoka grimen licin dhe kotrrin pse mi largu kot kur e din se ma te mire nuki te vine te vllaznia pse po i largon ku zot njerit duro kje i lire e nuk e mori ke done me na pru ne shkoder ku gabelt e afrikse apo naj futbollis vari arin ktun qe jane ne kampionat tone si nuk duhen asgja .......ne rast se valteri don me rinovua skadren te fusin vetem futbollista te ri per sezonin tjeter mos te na bin gjith q fare madhit ne shkoder .

Posted: Thu, 29 May 2008 , 20:32
by Altin
Gazetat ja fusin kot er burr.

Posted: Thu, 29 May 2008 , 20:57
by vllaznia1919
Grima,Lici,Kotrri etje etj Flm per qa keni ba (ose jo) per Vllaznine por ju ka ardhe koha per pension.
Asnjeni prej tyne sna duhet asisan.Ma mire me Rraboshta,Gocaj,Shtupina etj etj!
Posted: Thu, 29 May 2008 , 21:01
by Altin
Sa vjec esht GRIMA???