Page 70 of 160
Posted: Thu, 05 Jun 2008 , 20:28
by vllaznia1919
GOLDIAN wrote:Man in Redblue wrote:hajt iher ti shofim a po mund ta marrin Abrahamin, se per Sinen, njat nivel si Kapaj asht per mendimin tem.
ate po mendosha dhe une
kapaj dhe sina pak a shume te njejte jane
me ka hi frika kur kujtoj ate sezon te dobet te tij me elbasanin
abraham e xhafaj ti shohim por them se tirana do kete ma perparsi me abraham
kam frike se dhe sukaj e lika do perfundojne bardheblu
Naqe Xhevoja demek ka deklaru qe ne Shqipni nuk lun me kerken perveq Vllaznise!
Posted: Thu, 05 Jun 2008 , 21:53
by GOLDIAN
ishalla naqe asht njashtu si thu ti po une prap kam frike
duke pas parasysh dhe largimet e sinanit e salihit ne drejtim te tiranes ne sezonet e kalume gjithcka mund te jete e mujtun
tirana kete vit do jete me tjeter ftyre e isalla spo ban merkato te vllaznia
Posted: Thu, 05 Jun 2008 , 23:37
by Admin
Sina asht lojtar me vlere edhe e quj pozitive blemjen e tij, edhe se kta sezonet e fundit nuk ka dhane ate qe pritej.
Sa i takon Sukaj e Likes sma merr mendja se shkojne tek Tirana.
Nqs levizin kane me ik vetem jashte shtetit.
Abraham asht lojtar teper cilsore edhe do ishte fantastike nqs e marrim.
Sma merr mendja se Xhafa vjen tek Vllaznia.
Posted: Fri, 06 Jun 2008 , 03:02
by rai
Une tham se Abraham do kishte kene fantastike me e pru ne Shkoder, po si shume e veshtire me duket
Kurse Daniel Xhafa qa po na duhet, se marr vesht,
edhe po iku Xhevoja prap jena shume mire me Sinanin-Canin-Kaci-Rraboshta e ndonji te ri tjeter, sa me marr ket Xhafen qe si duhet kuj i lek
Posted: Sat, 07 Jun 2008 , 17:53
by GOLDIAN
abraham me xhafen a kane ardh ataaaaaaaaa
na thoni nej gja per merkaton mar burra
Posted: Sun, 08 Jun 2008 , 14:28
by vllaznia1919
Qa me thane maj naqe,ikta jane muhabetet!Zv presidenti ka thane qe jane tuj fole me Belishen edhe pritet firma e Sines!
Kurse sot lexova qe Kaçi ka shum oferta prej disa ekipeve te Liges Superiore!
Posted: Sun, 08 Jun 2008 , 14:48
by GOLDIAN
vllaznia1919 wrote:Qa me thane maj naqe,ikta jane muhabetet!Zv presidenti ka thane qe jane tuj fole me Belishen edhe pritet firma e Sines!
Kurse sot lexova qe Kaçi ka shum oferta prej disa ekipeve te Liges Superiore!
kaci le te ikun per mu
belisha na ishte dasht
na thoni nej gja aman se na late shurdh
Posted: Sun, 08 Jun 2008 , 16:33
by rai
Posted: Sun, 08 Jun 2008 , 22:47
by vllaznia1919
Posted: Mon, 09 Jun 2008 , 10:17
by PARTIZANI
Posted: Mon, 09 Jun 2008 , 16:16
by Man in Redblue
Elvis Sina firmos për Dinamon
Elvis Sina është blerja e fundit e kampionëve të Shqipërisë, Dinamo. Ish-futbollisti i Tiranës, në fillim të merkatos u raportua si lojtari i Vllaznisë, por me sa duket Sina nuk ka mbetur i kenaqur nga oferta shkodrane.
29-vjeçari Sina, i cili më parë ka luajtur edhe me Elbasanin, mesa duket do të mbushë boshllëkun që la kroati Dario Bodrusiç.
Si lojtar Sina ka fituar 7 kampionate me Tiranën dhe 5 kupa të Shqipërisë.
Te Dinamo mund të nënshkruajnë edhe dy lojtarë të kampionatit kroat: Ivan Brazoviç dhe braziliani Gabriel da Silva. Në fokus për ekipin e trajnerit Ilir Daja është edhe mbrojtësi i Kastriotit, Julian Brahja.
Posted: Mon, 09 Jun 2008 , 16:22
by Man in Redblue
Kuqeblutë, hapet “oreksi”: “Duam Abraham e Xhafajn”
5 Qershor Lista e merkatos së skuadrës shkodrane ka gjasa të shtohet me dy prej futbollistëve të dalluar të sezonit të kaluar, për të cilët thuhet se në parim e kanë pranuar ofertën, por për të firmosur pritet ardhja e presidentit Fushaj
“Moti i mirë shikohet nadje”, thotë një fjalë e urtë popullore në Shkodër. Dhe kjo duket se i shkon për bukuri ndërtimit të Vllaznisë së re, punë që ka nisur për së mbari. Asnjëherë si tashti nuk është parë një interesim kaq i shpejtë për futjen në kohë në merkato. Për të avancuar në ndërtimin e skuadrës, nuk është se shkodranët janë të nxitur vetëm nga fakti i pjesëmarrjes në kupën UEFA, por edhe nga përvoja jo fort pozitive në sezonet e mëparshme.
Kështu, ndryshe nga veprimet e vonuara të viteve të kaluara, këtë herë tregu është duke u pulsuar më shpejt dhe në mënyrë më “agresive”, ndërsa edhe lojtarët, emrat e të cilëve janë vënë në “rreth” për t’u veshur kuqeblu, duket se janë shumë më të goditur. Njëri prej tyre është edhe
tiranasi Sina, i konfirmuar për të qenë pjesë e Vllaznisë. Në fakt, së bashku me të në listë kanë qenë edhe “ish”?ët bardheblu, Vrapi e
Klodian Duro, por ky i fundit, me kalimin në një skuadër qipriote bëri që emrit të tij t’i vihej “vizë”. Ndërsa për
Vrapin, edhe pse për momentin nuk ka gjëra konkrete në avancimin e komunikimit me të, nga kampi shkodran thuhet se ai figuron në listën e merkatos, madje me besim se mund ta bëjnë pjesë të tyre.
Në skenë, Abraham dhe Daniel Xhafaj
Kuqebluve duket se u është shtuar shumë “oreksi” drejt “tavolinës” kryeqytetase. Pas Sinës, një tjetër ish?bardheblu ka shumë mundësi të përfundojë në radhët e Vllaznisë. Ky është
Daniel Xhafaj, një emër i përhershëm në preferencën e kuqebluve për çdo sezon merkatoje. Dhe, nëse vitet e tjera tentativat kanë dështuar, këtë radhë gjasat janë që “peshku të bjerë në rrjetë”. Futbollistin në fjalë thuhet se e ka preferuar edhe trajneri Canaj, teksa, përveç vlerave të tij të padiskutueshme në vijën e sulmit, nëse do të vinte, do të çonte në dy numrin e “lebërve” te veriorët e Shkodrës, çka nuk mund të thuhet se s’do të ishte mirëpritur nga sportdashësit e kuqebluve. Por, përveç tij, një tjetër “mik” i teknikut Canaj, nigeriani
Abraham, i cili jo pak ka qëndruar nën urdhërat e ish?teknikut blu, mund të përfundojë në kampin e skuadrës shkodrane. Të dy këta emra konfirmohen nga burimet pranë stafit të Vllaznisë, për të cilët thuhet se bisedat janë realizuar dhe, nëse do të flisnim me përqindje, atëherë mbi 80% ata janë kuqeblu. Gjithsesi, edhe pse stafi drejtues, me në krye zëvendëspresidentin Pjerin Fushaj, vazhdon të jetë tepër aktiv në drejtim të ndjekjes së ecurisë të merkatos, përsa i takon afrimit të këtyre dy futbollistëve, por edhe ë tjerëve që do të mësohen në ditët në vazhdim, gjithçka do të vendoset javën e ardhshme, kur në në Shkodër do të kthehet presidenti Valter Fushaj, pa firmën zyrtare të cilit nuk nënshkruhen kontratat.
MASHTRIME
Posted: Mon, 09 Jun 2008 , 16:41
by vllaznia1919
Pse naqe itesh e more vesht ti a????
A mani men qa ju kam thane sa fillune zanat e para te merkatos?
Posted: Mon, 09 Jun 2008 , 16:43
by vllaznia1919
Posted: Mon, 09 Jun 2008 , 17:18
by GOLDIAN
turp e faqja e zeze
ja se sina na kishte pshtu po jane tu u perserit te njejtat gjana si sezonin qe shkoi
nuk e di po do kisha dasht me pyt seriozisht A KA TIFOZA SHKODRANE NE SHKODER
SHPRESOJ VLLAZEN MOS ME KEQKUPTONI SE DHE JU SI UNE E DUAM NELT E MA NELT VLLAZNINE PO TIFOZAT PO RRIJNE SHUME PASIVA
MA BANI HALLALL
Posted: Mon, 09 Jun 2008 , 21:44
by Edmond-Cela
goldi naqe ku je mar burr. mas i lodhe trunin me ta maj naqe a me shikon mua se kam staku trunin e as nuk me interreson ma ca vjen nga goja tyre, me vjen te vjedht kur e ndigjoj emrin e tyre se as emrin nuk me bahet me ju permend.
ne si tifoza nuk kemi ca prisim prej tyre asht e kote. por na duhet te mendojm se si mund ta shpetojm skuadren ton nga kjo mafje qe e ka kap ne dore.
Posted: Mon, 09 Jun 2008 , 21:48
by Edmond-Cela
Posted: Tue, 10 Jun 2008 , 18:31
by GOLDIAN
naqe juam tu e perserit disa here trupi komplet po me dridhet edhe syte me jane lotu.
po i kthehem tems
na thoni nej gja ca u ba me abraham edhe xhafen
lexova qe dhe poci thuajse ka firmos me ne
a asht e vertet
Posted: Tue, 10 Jun 2008 , 22:00
by vllaznia1919
Belisha ka pothujse firmose.Kurse me Poçin edhe me Vrapin jane ne besidime.
Posted: Tue, 10 Jun 2008 , 23:59
by Edmond-Cela
he ma burra po ju baj qefin edhe me nje lajm tjetur
Lojtari ma i mire i Vllaznia sezonin qe sa kaloj -Sasha Delain mes Vllaznise dhe Tiranes