Lajme mbi kombëtaren

Diskutoni rreth ekipit tone Kombetares ,futbollisteve te saj , etj.

Moderator: GOLDIAN

Post Reply
Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Lajme mbi kombëtaren

Post by Man in Redblue » Sat, 31 Oct 2009 , 01:27

Pervec problemit qe theksoi Admini, gjaja ma kyce asht qe Fshf nuk po i bjen nder mend me ba perpjekje...me perpjekje nuk e kam fjalen me i ba nji telefonate tri dite para ndeshjes nji lojtarit si Mavrajt e me e vu nen presion por me kontaktu futbollistin rregullisht, me tregu interes per te...Austria aktivizoi para nji muji nji 17 vjecar nigerian, qi ka lind ne austri, por qi kan pas frig mos ti lindin deshira me lujt per nai shtet tjeter...e pra ai lot te amatort e bayernit, kurse haani thote nuk kena nevoje per nji lojtare si Mavraj se Bochum asht ekip i dobet.

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: Lajme mbi kombëtaren

Post by Admin » Sat, 31 Oct 2009 , 14:44

Mrb ke te drejte naqe, normale qe F$HF-ja ka fajin e vet, sdq sma merr mendja se komplet faji asht vetem i federates, kena rastin e Canes(ja bafte zoti hallall) qe kishte mundesi me lujt me komtare tjeter.
Nqs Shqipnia hin ne BE gjanat kane me u ndryshu.
Vllaznit Ultras

Image

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Re: Lajme mbi kombëtaren

Post by Edmond-Cela » Wed, 18 Nov 2009 , 20:45

Kuzhe kërkon afrikanin Diop në ekipin kombëtar

Nga: ALTIN LATIFI

TIRANE-Afrikani Papa Albaye Diop së shpejti do të jetë një futbollist i kombëtares shqiptare. Lajmi bëhet i ditur nga burime të sigurta në Federatën Shqiptare të Futbollit, sipas të cilave ky institucion ka nisur tashmë procedurat për pajisjen me pasaportë të mbrojtësit senegalez. Ka qenë vetë trajneri Josip Kuzhe ai që e ka sugjeruar emrin e futbollistit afrikan, që është vetëm 25 vjeç. Trajneri i kombëtares ka ndjekur shumë ndeshje të kampionatit deri më tani, por është ankuar se problemi më i madh i Shqipërisë mbetet fakti se nuk ka asnjë mbrojtës qendre. Madje as Franc Veliu, i cili u mor me shumë optimizëm nga ekipi kombëtar Shpresa, nuk e ka bindur kroatin në miqësoren e para një muaji me Greuther Furth. Kësisoj, duke parë pamundësinë e gjetjes së një qendre dhe faktit se Shqipërisë aty i duhet të tërheqë dy mesfushorë të mirëfilltë si Cana e Curri, tekniku i përfaqësueses shqiptare i ka kërkuar Federatës që të nis procedurat për pajisjen me pasaportë të futbollistit dinamovit. Një gjë e tillë tashmë është bërë realitet dhe burime nga FSHF kanë bërë të ditur se Diop mund të jetë i gatshëm për edicionin e ardhshëm, atë të eleminatoreve të Europianit 2012.
Mbrojtja
Reparti i mbrojtjes ka qenë vërtetë më problematiku për kombëtaren shqiptare në edicionet e fundit. Largimi i Nevil Dedes apo forma deri diku në rënie e Beqirit, ka detyruar trajnerët, si Ari Han, ashtu edhe Josip Kuzhe, që të përshtasin në repartin e prapavijës mesfushorët Lorik Cana e Debatik Curri. Por, ky kthim mbrapa i tyre ka bërë që përfaqësuesja kuqezi të humbasë jo pak cilësi në mesfushë, sidomos në ndeshjet ku edhe Altin Lala nuk ka luajtur. Kuzhe ndoqi disa ndeshje të kampionatit shqiptar me synimin pikërisht për të gjetur qendërmbrojtës, por ai e quajti të dështuar këtë mision, duke deklaruar se "në Shqipëri nuk ka asnjë qendër të mirëfilltë". Por, ndjekja nga afër e disa ndeshjeve të Dinamos, ka bërë që kroati të bindet për aftësitë e Papa Diop, i cili nuk grumbullohet nga kombëtarja e Senegalit.
Diop
Pajisja me nënshtesinë shqiptare dhe marrja e Diop në kombëtare, natyrisht që është një risi më vete në futbollin shqiptar. Deri më tani Shqipëria ka marrë futbollistë të shumtë, por gjithnjë me kombësi shqiptare, siç janë kosovarët që veshin fanelën kuqezi. Ndryshe qëndron puna me Diop, i cili është me kombësi jo shqiptare, ç'ka do të ishte thyerja e një barriere. Në konferencën e fundit për shtyp, të mbajtur dy ditë më parë në ambientet e FSHF, Kuzhe e tha hapur: "Duke parë rrethana të tilla, ne duhet të veprojmë si Bosnja apo Turqia dhe të marrim futbollistë nga vende të tjera". Fjalët e trajnerit kuqezi lidheshin pikërisht me nisjen e procedurave për pajisjen me pasaportë të Diop. Më përpara, nënshtetësinë shqiptare dhe dëshirën për të luajtur me kombëtaren kuqezi e ka shprehur edhe nigeriani i Tiranës Abraham.
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.

Image

[/color]

vvvllaznia
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 887
Joined: Thu, 02 Jun 2005 , 21:04

Re: Lajme mbi kombëtaren

Post by vvvllaznia » Thu, 19 Nov 2009 , 00:20

Edmond-Cela wrote:Kuzhe kërkon afrikanin Diop në ekipin kombëtar

Nuk du me dal si rracist sepse pa hipokrizi e tham qe nuk jam.Un mendoj qe nqs nje kombtare duhet me marr nje lojtar te huj perveq se ky lojtar duhet me pas da vjet tek ky vend duhet edhe qe me ba diferecen ne fushe ne menyr qe te justifikojn pse ne kombtaren teme qe me perfaqson ne bot duhet me pas ne skuader nje qe nuk me perfaqson.me sa di un rregulli asht qe pak a shume me hi ne kombtare duhesh me pas nje eksperience jasht shtetit ne menyr qe te demostrosh talentin ne nje kampionat persmarit e jo zhele si ky qe kena na.Teshti ky Diopi ka me duket pes vjet ne Shqiperi qe besoj se jan te mjaftushem por ka lujt me rrezultate ndoshta pak mbi mesatare me Dinamon por asgja qe na len te mendojm se ka me diferencen me lojtar shqiptar.Dmth ne po mundohena me fut ne kombtare nje lojtar prej senegalit dhe nuk bajm asisand per talentet qe kena jasht qe tre prej tyne jan ba kampion botet,nje kombtare si gjermania ka ne gjirin e vet kater lojtar me origjine shqiptare si Shkodran Mustafi,Fanol Perdedaj,Ndriqim Halili,Leart Pacarada dhe ne nuk bajm asisand per ata lojtar qe losin me sukses ne klubet gjermane si Arben Mustafa (Wolfsburg U-19) apo Gentian Duraku (Hamburg U-17)
Per shembull jam dakort me Kroacin qe afron Eduardon sepse ata bajn maksimumin per talentet e tyne jasht e mrena Kroacis dhe thojn po bahena edhe ifije ma te fort me nje brazilian por jo si na qe nuk bajm asisand as per talentet mbrend,as per ata jasht e dona me u perforcu me nje qe asht zhele si tan te tjert e ndoshta edhe ma shume.normalisht qe nuk kam asgja kunder as multietnicitetit te Frances,Gjermanise,Zvicerrs sepse ata lojtar kan lind e jan rrit aty.
Megjithese jam kunder shpresoj qe kombtarja ta afroj si Diopin si Abrahamin,qe Duka e Bushati te rrijn ne postet e tyne tan jeten ne menyr qe un shume shpejt ti bij mohit kombtares e ne pergjithsi futbollit shqiptar e lirohem nervash e jetaj edhe nja 10 ma shume besoj.me falni per gjatsin e komentit

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Lajme mbi kombëtaren

Post by Man in Redblue » Thu, 19 Nov 2009 , 00:56

vvvllaznia kta po na shkaterrojn nervash te tane...nuk po du me fshperthy me nji fjalor banal se mandej nuk permbahet njiri, por nuk ka fjale me pershkru:
ne rradh tpare damin si nga na sportive ashtu edhe nga na shpirtrore (krenari kombtare) qi sjellin kto drejtusa federatet me gjith traniera, staf etj Shqiperise
ne rradh te dyte indinjaten teme e ma merr mendja pjeses ma tmadhe te tifozave shqiptar per kyt maskarallek e paftyrsi

Asht poshtersi e aspak e vertet te thush qe shqiperia nuk i ka mundsite per ma nelt: Sllovenia as nuk ka banore ma shume, as infrastrukture sportive (e pash me syte e mi cfar stadiumit skandaloz kishte ajo skuadra kundershtare e vllaznise ne kupen uefa) as nuk asht nai vend qi ka nai interesim te jashtzakonshem per futbollin, ne ndryshim nga republikat e tjera te ish-jugosllavise. e as nuk investohet shume ne futboll megjith standardin e nalt te jeteses. Nuk do te me marrin gjumi sante qi nji skuader te ciles ia falme dy here barazimin para tre vjetsh, do tlujn ne botnor...kurse na andrrojm nji jet te tan ta shofim shqipnine ne europian e botnor e ndoshta KURRE sdo ta kena kyt fat.

asht poshtersi te pagush shifra kolosale per permasat shqiptare per traniera te huj palaco, te paafte qe nuk kan pik kualifikimit, zotesiet apo interesimit te vertet per ta drejtu me sukses kombtaren tone

asht poshtersi te kesh luksin te mos denjosh me thirre lojtare qe lujn jasht shtetit si ne rastin e kombetares te rritunve ashtu edhe atyne U21, nderkohe qe shqipnia zhytet gjithmone e ma keq.

Kta mas bashin hajr di me thane- njashtu si edhe qi - na si popull edhe tifoza paskena ken te marum qi i durojme pa ba za.

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Lajme mbi kombëtaren

Post by GOLDIAN » Thu, 19 Nov 2009 , 01:07

ka me i myt harami nje dit keta flliqesina qe kena
po po zgjat pak si shume
i perjashtuar

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme mbi kombëtaren

Post by fpjalmi » Thu, 19 Nov 2009 , 02:07

GOLDIAN wrote:ka me i myt harami nje dit keta flliqesina qe kena
po po zgjat pak si shume

me sa di un armando duka edhe 8 vjet nuk ik prej presidences,keshtu qe edhe 8 vjet te tjera kombetarja jone ka me shku edhe ma poshte

Ledi1920
Fanatics
Fanatics
Posts: 1410
Joined: Fri, 21 Nov 2008 , 15:34
Skuadra: Tirona,Bayern
Location: Tiron

Re: Lajme mbi kombëtaren

Post by Ledi1920 » Thu, 19 Nov 2009 , 10:14

mire iku duka...po kush do jete ai tjetri mo i mire???
lind pyetja
Image

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Lajme mbi kombëtaren

Post by Miri » Thu, 19 Nov 2009 , 18:47

Une nuk e kuptoj kete veprim te dukes nje kohe qe vet ne akuzojme lojtaret shqiptare qe aktivizohen me kombetare te tjera gjithesesi mendimi jem asht qe para Diop ka shum lojtar Shqiptare qe aktivizohen ne kampionatin Shqiptare te cilet jane shum shum me te mire se ky si dhe e ndjejne fanellen kuq e zi qindra here me shum se ky.
Ky eshte nje budallallek shum i madhe nga ana e FSHF nje veprim i tille mund de quhet vetem "budallallek"

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Lajme mbi kombëtaren

Post by Man in Redblue » Fri, 20 Nov 2009 , 01:29

a dini gja kur jan zgjedhjet e reja ne FSHF? a nuk jan mas dy vjetsh?

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme mbi kombëtaren

Post by fpjalmi » Fri, 20 Nov 2009 , 03:53

Ledi1920 wrote:mire iku duka...po kush do jete ai tjetri mo i mire???
lind pyetja
vellai binjak :lol: :lol:

vvvllaznia
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 887
Joined: Thu, 02 Jun 2005 , 21:04

Re: Lajme mbi kombëtaren

Post by vvvllaznia » Fri, 20 Nov 2009 , 14:15

Man in Redblue wrote:a dini gja kur jan zgjedhjet e reja ne FSHF? a nuk jan mas dy vjetsh?
jane brenda gjashtmujorit te par te 2010 pra mbrenda 6 mujve por hala nuk asht zgjedh data.Deri tesh kan shpall kanditaturen Rudi Vata e pisi qe asht tesh

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: Lajme mbi kombëtaren

Post by Admin » Fri, 20 Nov 2009 , 16:24

Pervec Rudi Vates ka shpall kandidaturen edhe Fatbardh Jera.

Gjithsej duhet te jene rreth 78 delegate:

Klubet e superiores 2 delegatë (12 ekipe x 2 vota= 24 vota)
Klubet e kategorisë së parë 1 delegat (16 ekipe 1 votë= 16 vota)
Klubet e kategorisë së dytë 1 delegat (26 ekipe x 1 votë= 26 vota)
Shoqata e mjekësisë sportive 1 delegat
Shoqata e arbitrave 1 delegat
Shoqata e trajnerëve 1 delegat
Shoqata e minifutbollit 1 delegat
Secili nga 8 rajonet e shoqatës së futbollit amator kanë nga 1 delegat.

Fitues shpallet kadidati qe merr 2/3 e votave ne roundin e pare, nqs nuk arrihet kuota e 2/3 atehere bahen votimet e dyta ku kanditat jane ato qe kane marre me shume vota. Ne raundin e 2-te fiton ai kandidat qe merr maxhorancen e thjeshte pra ma shume se sa 50% +1 te votave.
Vllaznit Ultras

Image

Ujku
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 830
Joined: Fri, 19 Dec 2008 , 20:57

Re: Lajme mbi kombëtaren

Post by Ujku » Fri, 20 Nov 2009 , 17:05

Deri sa t'shkojn puna te votat e delegatve kan me u ba shum spekullime kuptohet
ne favor te Dukes parja ma vlla parja i ban tana ne shqipri.

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Lajme mbi kombëtaren

Post by Man in Redblue » Fri, 20 Nov 2009 , 17:06

kandidati jem do t'ishte Fatbardh Jera.... Vates ia kam pak frigen se mos ta lidhin punen ne FSHF me punen si menaxher futbollistash

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Lajme mbi kombëtaren

Post by GOLDIAN » Fri, 20 Nov 2009 , 19:53

edhe pse rud vata ka eksperience europiane dhe do ishte ma mire se ky qe kena
edhe une jam per bardh jeren
nese do votosha do ja jepsha voten bardhit
por simas delegateve besoj se duka sdo e ket problem fitoren vec ne e laft vet
i perjashtuar

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme mbi kombëtaren

Post by fpjalmi » Sat, 21 Nov 2009 , 00:46

GOLDIAN wrote:edhe pse rud vata ka eksperience europiane dhe do ishte ma mire se ky qe kena
edhe une jam per bardh jeren
nese do votosha do ja jepsha voten bardhit
por simas delegateve besoj se duka sdo e ket problem fitoren vec ne e laft vet

po gold

tapo e len vet njashtu si e la enver hoxha

un mendoj se duka nuk e leshon ma deri sa te vdesin

arsyja asht se anetaret jan me duken dhe vjedhin bashke

ba me ardh nej president tjeter si jera ose vata anetaret ndrrohen fill si pune partiet ,dhe kja fshf asht ba taman si partia komoniste shqiptare me enverin ne kry

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme mbi kombëtaren

Post by fpjalmi » Wed, 16 Dec 2009 , 04:48

FSHF do te rinovoje kontraten me Kuzhe
15/12/2009 19:45

Pas paraqitjes se mire ne tre ndeshjet e fundit eliminatore te boterorit per edicionin e sapoperfunduar, Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur te coje deri ne fund kontraten qe ka firmosur ne mesin e ketij viti me trajnerin kuqezi Josip Kuzhe.
Kroati kishte firmosur me FSHF-n ne maj te ketij viti nje kontrate 1-vjecare, me nje klauzole sipas se ciles ne rast te rezultateve pozitive do te shtyhej edhe me 1 vit e gjysme tjeter.

Ne prag te ndeshjes se fundit te fazes se grupeve me Danimarken, presidenti i Federates Armand Duka konfirmoi se Kuzhe do te kete nje rinovim kontrate.

Komiteti ekzekutiv i mbledhur diten e marte mes te tjerave ka miratuar edhe shtyrjen e kontrates se trajnerit Kuzhe deri ne fund te vitit 2011.

Kontrata qe kishte aktualisht kroati perfundonte ne maj te vitit te ardhshem, nderkohe qe pas majit, me shtyrjen e kontrates per Josip Kuzhe do te kete dhe nje rishikim te pages, ne mbi 10 mije euro ne muaj.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme mbi kombëtaren

Post by fpjalmi » Wed, 16 Dec 2009 , 04:53

deshtim per shqiperine

aty shkruhet se nese ban rezultate te mira shtyjn kontraten.

e verteta asht qe kena marr vetem nji barazim ne ndeshjet eleminatore kurse skuadrat e tjera na kan shperthiq.

10 mije euro kuzhe i merr kot tu ndej e tu nxjerr kujin ,kurse nji tranier shqiptare do ti rrinte kombetares pranedhe nuk do merrte as gjys cmimit

Ledi1920
Fanatics
Fanatics
Posts: 1410
Joined: Fri, 21 Nov 2008 , 15:34
Skuadra: Tirona,Bayern
Location: Tiron

Re: Lajme mbi kombëtaren

Post by Ledi1920 » Wed, 16 Dec 2009 , 09:40

Me falni per injorancen...kush eshte Bardh Jera?
Image

Post Reply